Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    IN MEMORIAM - Hirėsia e tij Baba Tahir Emini

    Nė moshėn 65 vjeēare, nga njė sėmundje e shpejtė dhe e papritur, nga infarkti, ndėrroi jetė, Kryetari i Komunitetit Bektashian tė Republikės sė Maqedonisė, Hirėsia e tij Baba Tahir Emini. Vdekja e papritur e tij ėshtė dhembje e madhe pėr tė gjithė besimtarėt Bektashianė.

    Tė gjithė ata qė e njihnin humbjen e Baba Tahirit e cilėsojnė si njė tragjedi tė vėrtetė, pasi qė Baba Tahiri ishte i njohur si njė udhėheqės shpirtėror, me ide dhe vizion fetar qė pėrkon me materien e religjionit, e me theks tė veēantė tė fesė dhe kombit.

    Baba Tahiri, ishte njė njeri fisnik, i urtė dhe atdhetarė i madh. Tėrė jetėn e tij ia kushtoi besimit mistik fetar islam dhe pėrhapjes sė ideve tė Kuranit tė shenjtė si dhe tė porosive tė atdhetarėve tė mėdhenj shqiptar me pėrkatėsi fetare bektashiane.

    Baba Tahir Emini, njė periudhė tė gjatė ka punuar si arsimtar nė fshatin Zhelinė tė Tetovės, si dhe mė vonė si drejtor shkolle nė fshatin Grupēin, ndėrsa mė pas Kryegjyshata Botėrore Bektashiane e emėroi pėr kryetar tė Komunitetit Bektashian tė Maqedonisė.

    Pėr tė gjithė besimtarėt dhe miqtė e Baba Tahir Eminit, bėhet e ditur se varrimi i tė ndjerit do tė bėhet tė shtunėn, nė ora 14:00, nė Teqenė Harabati Baba nė Tetovė, ku me devotshmėri shėrbente Baba Tahiri nė 15 vjetėt e fundit.

    Nga Kėshilli pėr varrim tė Kryetarit tė Komunitetit Bektashian nė R. Maqedoni
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Luarasi
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    108
    Fjalët e lartëpërmendura për të ndjerin Baba Tahir Emini janë shumë të vërteta dhe pa as një eksagjërim. Është një humbje shumë e madhe për komunitetin Bektashian dhe për gjithë ata të përkatësive të tjera që e kanë njohur atë.
    Përshtypjet e mija personale janë që ai ishte shumë i admirueshëm, dhe ne shumë mënyra i veçantë, një model i përkryer për një klerik, demokrat dhe mikprites për të gjithë. Zoti e bekoftë.

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Zoti e shperbleft me parajse ...

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Tahir Baba: Bektashizmi - urė midis
    komuniteteve fetare


    Shqiptarėt u pėrkasin tre feve univerzale: muslimane, ortodokse dhe
    katolike. Muslimanėt nė Shqipėri dhe Kosovė dhe njė pjesė prej
    muslimaneve nė Maqedoni u pėrkasin komunitetit bektashian, ndėrsa
    pjesa tjetėr janė muslimanė sunitė tė meshabit hanifi. Qarqe tė shumta
    jo shqiptare nė Ballkan pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr pavarėsi siē
    ishte rasti me Kosovėn dhe pėr barazi siē ishte nė Maqedoni ua
    atribuojnė objektiva tė lidhura me fundamentalizimin musliman. Po
    bėhen pėrpjekje qė kėto pėrpjekje tė karakterizohen si pjesė e
    fundementalizimit terroristė tė AI-Kajdės.

    Shqiptarėt ku do qė tė jetojnė sidomos ata me fe muslimane
    pavarėsisht nga kjo a janė suni ose bektashi mjaft me sukses u
    kundėrvihen kėtyre akuzave me veprimin e tyre tolerant duke i
    respektuar mėsimet hyjnore tė librit tė shenjtė treguan se mund tė
    bashkėjetojnė me popujt e tjera pa dallim feje ose kombi. Si
    pėrfaqesues i komunitetit Bektashian nė Maqedoni, duke iu referuar
    parimeve tė misticizmes bekteshiane dhe duke u bazuar nė rėndėsinė
    e pastėrtisė shpirtėrore, qė ėshtė fundament i bekteshizmit mund tė
    them se gjatė historisė par edhe tani, bektashizmi ka qenė ure e
    qendėrueshme dhe me rol historik per marradhėnie midis
    komuniteteve fetare. Shqiptarėt bektashiane kanė shėrbyer si urė
    miqesie dhe njohjeje tė ndėrsjellėtė midis komunitetit musliman dhe aitj
    tė krishterė.

    Faktori fetar ėshtė i pranishėm dhe mjaft i ndjeshėm po thuaj nė ēdo
    ngjarje dhe akt tė histories - ku si motiv a pėrkatėsi fetare, ku mė e
    keqja si identifikim i kombėsisė me fenė. Tek shqiptarėt nė parim, fetė
    dhe ideologjia e tyre, dogmatika dhe praktika, nuk iu drejtuan kauzės
    kombėtare si qėllim i vetėm siē u bė kjo me ortodoksinė sė Greqi dhe
    Sėrbi dhe nė shumė raste tė tjera nė Ballkan ose me islamin ne vendet
    arabe. Gjatė historisė sė popullit tonė si reflektim tė kataklizmave
    politike me ndihmėn e feve shqiptarėt arriten tė ruajnė identietin e vet
    dhe njėkohėsisht tė ruhen nga rreziqet qė rrjedhin nga pėrkatėsia tyre
    nė fe tė ndryshme.

    Ajo pjese qė i pėrket fesė ortodokse pėrmes klirit ortodoks grek pa
    mėshirė asimilohej nga komuniteti grek. Dihet nga hisotria se leverditė
    ekonomike e tėrheqnin njė pjesė prej shqiptare tek komuniteti grek. Nė
    Maqedoni komuniteti ortodoks shqiptar si rezultat i politikės sė shtetit
    dhe klerit maqedonės u aismilua nga etnosi maqedones. I tille ishte
    edhe fati i shqiptarėve muslimanė nė Kosovė dhe Sanxhak nė Sėrbi,
    cilėn nėn presionin e Shkupit mernin pėrkatėsi kombėtare tirke, qė tė
    emigronin me lehtė nė Turqi.

    Nė kundėrshtim tė plotė tė kėtyre veēorive, qė rrjedhin nga fetė e
    ndryshme nė kuadrin e njė etnosi, komuniteti bektashian e organizuar
    prėmes kryegjyshatėve gjithnjė ka qenė me karakter opozitar. Kjo
    veēori e bektashizimit ēoi nė afrimimin e tij si reaksion tė person it,
    ndėrsa ndėrgjegja kombėtare ushqente tolerancėn fetare, e cila mund
    tė shėrbėjė si shembull. Prandaj lėvizjet e ndryshme kombėtare ne
    periudhėn e Rilindjes Kombėtare u mbėshtetėn nė parimin atdhetar -
    feja e shqiptarit ėshtė Shqiptaria. Pikėrisht ky parim luajti rol ven dimtar
    pėr ndėrtimin e ndėrgjegjes kombėtare shqiptare. Ai u ngrit nė
    momentet kulminante tė Rilindjes Kombėtare shqiptare dhe ishte
    element shumė i rėndėsishėm i saj. Nė aktivitetin e tij pėr pavarėsi tė
    Kosovės kleriku Dom Lush Gjergji mbėshtetej pikėrisht nė parimin e
    Lėvizjes sonė Kombėtare se "feja jonė ėshtė Shqiptaria."

    Shqiptarėt janė mjaft tė ndėrgjegjėsur, qė tė mbytin qė nė embrion ēdo
    shfaqje tė klerikalizmit, ēdo keqpėrdorim fetar nė emėr tė kauzės
    kombėtare. Mendoj se ky ėshtė rasti t’u them tė gjitha fqinjėve tanė tėre
    bates. Mos luani me ndjenjet fetare tė shqiptarėve, pėrpiquni t'i kuptoni
    dhe i pranoni tė tille siē janė. Kėrkesat e shqiptarėve per t'u trajtuar si
    popujt e tjerė tė Evropės janė bindėse, transparente, tepėr tė sinqerta
    sepse janė tė drejta dhe tė ligjshme. Mos i shikoni ato pėrmes syzave
    tė erreta tė fesė. Shqiptarėt me tolerancėn e tyre fetare mund tė jenė
    model per tėrė Evropėn. .
    http://www.bektashi.net/shqip-babatahir.html





    Tahir Baba
    http://www.bektashi.net/images/BabaTahir.gif
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    U Preht Ne Paqe....

Tema tė Ngjashme

  1. Hirėsia e Tij, Theofan Stilian Noli [1882-1965]
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 27-06-2013, 17:59
  2. In Memoriam
    Nga ZANOR nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-12-2008, 01:41
  3. IN MEMORIAM: Ate Jakob Marlekaj OFM
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 15:50
  4. IN MEMORIAM: Dom Lazer Shantoja
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-07-2006, 17:05
  5. Mario Luzi. In memoriam
    Nga laguna blu nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •