nuk desha ti lija pas keto te forumi qe u mbyll se i kam cik me kimet meqense jane te vetmet ne shqip qe kam shkruar qe disi me pelqejne dhe mua vete. obobo! yes! e thashe. me falni qe po fus dhe ate te periodave po ajo me pelqen me shumeDy poezite e para, "Me Shqiperine" dhe "Doja te te Tregoja Dicka" jane shkruar drejt e ne shqip ne fakt. Te tjerat jane te perkthyera :-|
Caste Qenieje
Thjeshtesia e gjerave te perulura ne vetmine e tyre
me jep shprese se dita e kaluar ne vetmi
eshte dite e kaluar permjet qenies sime.
Ne depertimin e saj ndjej djegien
e diellit, degjoj ankesat e eres
dhe kur shiu gurgullon si lume brenda meje
duke me qullur zemren
une e di se ēasti ska kufi.
Atehere une dhe dita lidhim syte
e njera-tjetres e hapim krahet
ndaj zhurmes se heshtur.
Te Dhjefsha Moj Periode
Te dhjefsha moj periode
qe vjen e sme leshon
per pese dite me radhe
cdo muaj me kafshon
qe poshte barkut tshkrete
e gjer te goje e dyte,
te dhjefsha moj periode,
gjak i ngecur ne fyt.
Ditn e pare e babzitur
ske faj, eshte zakon,
po diten e fundit
ca dreqin kerkon?
Terbim i shkalluar
si ne filma horrori
kur vrasin te keqin
dhe e lene ke oborri
por meqe i keqi
asnjere svdes kollaj
ti vjen prape si ai
e me can, me percan
per nje here te fundit
e pastaj zhdukesh krejt
sikur sishe ktu kurre,
sikur jete gje su tret.
Puna e Ngjyrave
Puna e ngjyrave,
tha piktori, eshte se ato puthin
njera-tjetren ne ate menyre
qe ti s'dallon dot
se ku mbaron hapesira negative
e ku fillon pozitivja.
Per shembull, vazhdoi ai,
po te veshtrosh kete hapesire
te zeze boje, ti mendon, le tthemi,
per nje shpelle, dhe nese e zeza
puth te bardhen,
ti mendon se nje shkume dallgesh
shpelan gojen e shpelles
dhe kur ti leviz syte
nga e bardha ne te zeze
ti sheh shpellen si tynel
prej nga uji shperthen
e leshohet mbi shkembinj
goditur prej diellit
e te duket sikur sheh
nje barkez plot me njerez
qe lekundet mbi nje dallge te marre,
gati sa spo e gelltit ujevara,
por pastaj ti afrohesh me afer e sheh
se kjo eshte vetem nje shtrese boje iluzion,
joshja e padukshme prej dores se piktorit
e thua, aha,
ja cdashka te mtregoje maestroja,
dhe largohesh prej studios
por je akoma ne shpelle.
Gra te Vogla
Jane kaq te vogla, pese pellembe
mbi toke. Kane filluar te ndjejne ama,
dine ceshte nxehtesia ne trup,
dine te thurrin sekrete.
Po kthehen vete ne nje sekret tani.
Ne nje shtepi ku te mdhenjte kane ikur
ne pune dhe gjyshja ka rene te flere,
ato futen mceftazi ne dhomen e gjumit
dhe zhveshin fustanet.
Njera ka sjelle kutine e xhevahireve
te semes. Tjetra zgjedh zinxhiret,
pastaj, qe te dyja, i shtrijne me kujdes
pergjate seksit te tyre, mbi buzet
e hapura dhe terheqin lart e poshte
t'provojne ethe prej metalit t'ftohte
si gjarper rreshkitur mbi to.
Cka dehen te madhen me shume
eshte perfytyrimi i mamase se shoqes
me kto zinxhire stolisur -- era e seksit t'saj
verdalle qafes se nje femre te rritur.
Me Shqiperine
Ste ve dot faj e dashur,
te ka mbetur qe te endesh rrugeve
lakuriq me gjinj te tkurrur
nga njeqind duar te huaja qe ti masin e ti ndukin
duke dashur te te shkulin memesine
prej atyre thithkave ku dikur dehej vete jeta.
Nuk te ve faj e dashur,
vec nje robe mendafshi fjalesh
perpiqem te ta hedh kraheve
por ti nuk e pranon, perkundrazi
me del perpara e me lakuriqesine tende
me akuzon dhe me thua:
Fjalet nuk me ngrohin me,
as nuk me mbulojne,
por me zhdukin krejt
dhe askush sme shikon.
Prandaj merri fjalet, goce,
e qendis pelerina te tjera,
hidhja nje botes, yjeve,
planeteve te fshehura.
Pastaj kthehu prape
e me kerko ne rruge
e nese me gjen serisht ketu
te zhveshur si kte dite,
te pakten do vesh re
si tkurren perendite
kur foshnja qe une vete kam pjelle
stolis pjellat e tyre. Goce,
atehere do te me mbushen gjinjte,
atehere do tme vije qumshti
e do belbezojne perendite,
vete do kerkojne te pijne.
Por nese s'me sheh
ne rruge, mos ndalo.
Vajze e dashur,
une jam ti.
Gjashte Skena te Parendesishme
i
Dorezat e gjyshes u gjeten
sot ne dollapin e saj te vjeter.
Ajo seshte me, seshte me
por ka lene duart e saj rinore
brenda ktyre doreza martese
me tantelle te bardhe.
ii
Mbi tapetin blu te dhomes
corapja e bardhe e nje foshnje
ngjan si nje miush i bardhe
arratisur prej laboratorit te kimise.
Mund ti kete syte e kuq po levizi.
iii
Rreze te arta ne mur,
permes dritares,
permes degesh dimri
reflektohen ne levizje.
Muri po leviz.
iv
Ne banjen e McDonaldit
nje njolle e verdhe
ne kapakun e nevojtores
dhe pikla kafe te thara sinjalizojne
qe njerezit jane thjesht njerez.
v
Duke dale nga makina
ne parkingun e farmacise
gati sa sshkel ne te vjellen e dikujt--
Te jete e nje femije? E nje shtatezaneje?
Paskan ngrene Kornflakes per darke.
vi
Ne dyqanin e luleve
nje trembedhjete vjecare
perkedhel petalet
e nje mos-me-prekses.
Shitesi, ne te dyzetat,
veshtron me adhurim,
me zili nderkohe qe petale
bien si gure brenda tij.
Na Provo Kete!
Rruges per ne shtepi
prej kinemase, Cicinka,
i dashuri i saj e te tjere, vrapojne
nen nje shi te dendur gushti.
Shiu bie i ftohte
permes fustanit te saj
te shkurter pa menge.
Te tere dridhen.
Ohu, kujt i plas,
mendon ajo,
asnje sdo e marre vesh
me gjithe kte shi,
dhe e leshon.
Nen shiun e ftohte te gushtit
Cicinka ndjen ngrohtesine e lagesht
tek shperndahet rrjedhshem prej shaleve
te saj e deri poshte te thembrat.
Rruget e nate-maskuara
zgerdhihen heshtur bashke me te.
Asnje s'e ka idene se cndodhi,
as i dashuri i Cicinkes,
i cili, duke vrapuar mbas saj,
e ze per bythes se lagur
dhe e puth shtrengushem.
Doja te te Tregoja Dicka
Sot mu kujtua femijeria,
menyra se si farat
e trendafilit te eger te djegin
e te kruhen po te preken mishin,
ndaj keputa nje syth
dhe e cava para kohe
si dikur te bacja e Janit
kur une e ti kepusnim gonxhe
e ti shkulje petalet
te m'tregoje farat
e me thoshe perralla
qe vetem ti dije
dhe kur une symbyllur
humbisja n'pershkrime
doren tende fshehurazi
sillje mbrapa qafes
e me hidhje farat
brenda bluzes sime
dhe me ndizje trupin
ne mijra shperthime.
Gjithe te mirat,
Ani
Krijoni Kontakt