Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e B-rexha
    Anėtarėsuar
    12-02-2006
    Vendndodhja
    Aty ku i behet hije Tokes
    Postime
    95

    Lightbulb Emigrimi frontiera aktuale e shqiptareve

    Historikisht ne hisorine boterore kemi ndegjuar per levizje te medha popullsie ne kerkim te nje te ardhure me me prosperiritet ndaj gjendes eko-politike ekzisuese.
    Qe nga fillimi i shekullit te 19 levizjet me masive kane qene midis dy lufterave boterore duke permendur ceshtjet ( italiane, irlandeze) e deri tek njezetvjecari i fundit ku pas renies se sistemit ne europen lindore u krijua mundesia per te kerkuar ate qe prej vitesh u mohua: "aspirata me te mira jetsore". E si shume europiane lindore nje nga levizjet me te nenvizuara ka qene dhe eshte ajo e shqiptareve. Sot mendohet se aktualisht ne diaspore ndodhen rreth nje milione shqiptare e sa vjen e ky numer gradualisht po shkon drejt rritjes. Gjithmone shpresat tona jane dhe do te jene per arritje te shqiperise ne nje atmosfere me euro-demokratike ku mundesia dhe e ardhmja e shqiptarit ti perkase vete shqiperise. Lind pyetja: e si mund te arrihet kjo- kjo nuk eshte per mua te pergjigjem por do te doja me kete shkrim te sensibilizoja dhe te kujtojme sa here kohen e shkuar e historine aktuale ku cdo te riu emigrimi eshte e vetmja shprese per te krijuar ose permirsuar jetesen qofte tijen ose ate familjare. Si ka mundesi qe nje popull kaq me tradite e vlera kulturore e historike po kalon keto periudha plot zbrazdesi dhe padrejtim? Ndoshta na duhet me teper ndihme nga ana e jashteme se si duket eshte e vetmja shprese, ku syte e ketij populli rendohen, atehere ku drita e nje qiriu ka qene nje drite perparuese tani kjo drite verbuese sa vjen e na largon mes nesh. Por a mos valle ky eshte fillimi i nje epoke te re ne karakterin e shqiptarit? Padyshim qe jo, une nuk jam politikan e as pushtetar por jam njeri i zakonshem ku jeta dhe mendimet vijne nga eksperienca jashte atdheut e ndoshta secilit prej nesh e vlereson ndryshe kete ide.
    Buka e mire zihet nen mullirin tend. Rradha juaj te vleresoni!

  2. #2
    <-----
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Citim Postuar mė parė nga B-rexha
    Buka e mire zihet nen mullirin tend. Rradha juaj te vleresoni!
    Po mor grup ashtu asht por puna asht kur s'ke drita ..me ca do e levizesh mullirin ? lol
    Nuk largohet njeriu prej qefit nga vendi i tij por prej hallit !Lumturia shpirterore asht e lidhun ngushte me ate ekonomiko-financiare pasi nuk ke si te jesh i lumtur sikur te hash buke e djath dy here ne dite apo te mos kesh pare me dal me pi nji kafe me shoqeri !Kur shkon me statusin e turistit ne Shqipni , normal qe do ja kalosh mire pasi do rrish per nji periudhe te shkurter e cila eshte majmerisht e financuar nga ti , ose si i thojne ndryshe...je me luge ne brez lol

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    3,724
    Vizat, motivi i njė turme tė dėshpėruar

    Procedurat e marrjes sė njė vize zgjasin sė paku dy-tre muaj, ndėrsa sigurimi i dokumenteve janė njė ferr i vėrtetė

    Blerina Spaho


    Shumica e tė pyeturve para ambasadave shprehen se ndjehen tė persekutuar vetėm e vetėm sepse janė shqiptarė. Nuk kanė faj: Tė presėsh orė tė tėra dhe tė sorollatesh nga lloj-lloj nėnpunėsish qė nė fund tė dhurojnė dhe njė fytyrė cinike...nuk ėshtė pak



    Prej tre vjetėsh, nė tė njėjtėn kohė e nė tė njėjtin vend, ai rri me tė paktėn 2 muaj, duke pritur njė pėrgjigje pozitive nga ajo dritarja e vogėl me hekura, diku nė tė futur tė Rrugės sė Kavajės. I.SH., rreth tė 40-ve, banues nė njė fshat tė Elbasanit, ka punuar pėrreth 4 vjet punėtor nė Greqi. Ēdo vit, ai merrte njė vizė pune dhe punonte nė sezonin e vjeljes tek i njėjti pronar. Por qė prej tre vjetėsh ky “faks”, siē e quajnė tė gjithė qė presin para derės sė ambasadės, i ėshtė refuzuar, me arsye nga mė tė ēuditshmet dhe ēdo vit tė ndryshme. Ka tre fėmijė tė vegjėl dhe gruan tė papunė, ndėrsa vetė punon si taksist i punėsuar. “Pėrfitimet qė merrja gjatė punės nė Greqi, mė ndihmonin shumė pėr tė gjithė vitin pothuajse. Ndėrsa tani ėshtė e vėshtirė t’u plotėsoj nevojat fėmijėve”, tregon I.SH. Pėrveē kėsaj shpenzimet pėr vizėn e punės e kanė rėnduar dhe mė tepėr ekonominė e tij, por qė justifikohet me shpresėn e kalimit tė kufirit, ku njė punė e mirė e pret. Historinė e fshatarit nga Elbasani e ndesh nė tė gjithė njerėzit qė “popullojnė” dendur derėn e ambasadės greke, italiane apo tė shumė tė tjerave. Njerėz qė presin nė radhė me muaj qė tė shkojnė pėr tė takuar tė afėrmit, pėr njė punė apo dhe pėr t’u arsimuar.

    Ē’ndodh nė njė kohė qė duhet tė ishte e shkuar
    Procedurat pėr tė marrė njė vizė ndryshojnė nga njė ambasadė nė tjetrėn. Pjesa mė e madhe e njerėzve, qė qėndrojnė para ambasadės greke, janė meshkuj, tė cilėt kėrkojnė tė gjejnė njė punė si argat nė fermat e Greqisė. Por nuk ėshtė aq e lehtė. Sė pari, pas futjes sė dokumenteve duhet tė merret njė faks nga pronari grek, i cili kėrkon punėtorė dhe mė pas tė regjistruarit, pasi njihen me njoftimin e marrė nėpėr gazeta, vijnė nė datėn e pėrcaktuar pėr tė marrė pėrgjigjen. Nė njė ditė tė zakonshme para dyerve tė kėsaj ambasade has mbi njėqind njerėz, tė cilėt presin me orė. “Tani janė lehtėsuar paksa procedurat dhe njerėzit aty brenda janė pak mė tolerantė, sepse mė parė prisnim me muaj e zinim radhė duke fjetur kėtu natėn nė tė ftohtė e nė tė nxehtė. Ohu, sa njerėzve u ka rėnė tė fikėt kėtu nga vapa e lodhja”, thotė njė djalė i ri nga veriu i vendit. Ndėrsa shumė prej tyre nuk pushojnė sė treguari “bėmat” e tyre para ambasadės, dikush del nė njė dritare tė vogėl dhe me hekura me shumė pasaporta nė duar. “Hapni rrugėn”, thotė njė polic, dhe tė gjithė marrin qėndrim gatitu: Po shpėrndajnė pasaportat. Ndėrsa punonjėsi grek thėrriste emrat me shumė gabime tė aplikantėve shqiptarė pėr vizė, jo pak ktheheshin me pasaporta bosh nė duar dhe me njė formular ku renditeshin arsyet e refuzimit tė vizės. Ēifti Dani, tė sapomartuar, ishin tė parėt qė shtangėn para pasaportės sė gruas, e cila ishte e shoqėruar me formularin “ters”, ku nė tė cilin arsyeja e mohimit tė vizės kishte tė bėnte me disa qėndrime jo tė favorshme qė kishte paraqitur ajo gjatė intervistės. “Ne jemi martuar. Kjo ėshtė thjeshtė njė bashkim familjar, pasi unė kam dhe pasaportė greke”, thotė bashkėshorti. Pėrveēse shpenzimeve qė kishin bėrė gjatė njė kohe tė gjatė pėr pritjen e vizės dhe martesės, qė pėrllogariteshin nė rreth 2 milionė, ai kishte lėnė dhe punėn nė Greqi, tė cilėn nuk dinte nėse do ta gjente prapė kur tė kthehej.
    Ndėrkohė nė ambasadėn italiane qėndrimi i gjatė pėrballė godinės ėshtė paksa mė komod. Njerėzit ulen nė bordurat ngjitur me godinėn e RTSH-sė ku dhe presin. Ata nuk mund tė afrohen tek dyert e ambasadės, pasi njė polic i pėrhershėm aty ta ndalon rreptėsisht. Mė sė shumti kėrkesat pėr vizė nė kėtė ambasadė duket se janė pėr bashkim familjar, ku burri pret gruan me fėmijėt, djali nėnėn apo motra tė vėllanė. Anila, rreth tė 35-ve tregon se ka kohė qė kėrkon tė nisė nėnėn e saj nė Milano tek vėllai, por qė refuzohet nga ambasada italiane. “Paska dalė njė ligj, i cili ndalon shkuarjen e prindit nė Itali, nėse ajo ka fėmijė tė tjerė kėtu. Unė kam dhe njė vėlla tjetėr kėtu, nė Shqipėri, kėshtu qė...”, thotė ajo. Ndėrsa procedura pėr tė marrė njė vizė shkon sė paku nė dy-tre muaj, sigurimi i dokumenteve qė kėrkohen nga ambasada, janė njė ferr i vėrtetė pėr qytetarėt shqiptarė. Ēertifikata pa fund, dokumentet nė shumė kopje, postime tė shtrenja etj. “Nuk ke ēfarė bėn, duhet t’i sigurosh tė gjitha, sepse jo rrallė ka ndodhur qė u ėshtė refuzuar viza aplikantėve me motivin qė mungon njė dokument, i cili nuk u ishte kėrkuar nė fillim”, thotė njė burrė, i cili pret vizėn e sė motrės. Ndėrkohė, jo rrallė u duhet qė tė pėrsėrisin dokumentet pėr shkak tė skadimit tė afateve tė tyre, pėr shkak tė vonesave nė shqyrtim. Por procedurat tashmė nuk u duken tė mundimshme shqiptarėve se sa pritjet e gjata dhe trajtimet pėrbuzėse. Shumica e tė pyeturve para ambasadave shprehen se ndjehen tė persekutuar vetėm e vetėm sepse janė shqiptarė. “Kur hyn aty brenda, duhet tė rrish gatitu e tė mos nxjerrėsh zė, sepse tė nxjerrin jashtė pa u diskutuar fare e nuk e merr mė asnjėherė vizėn”.


    Gjithmonė e mė tepėr para...
    Tashmė pėr tė marrė njė vizė nė ambasadat e huaja nė Shqipėri tė kushton shumė. Por duket se procedurat janė sistemuar dhe askush nuk pret mė radhėn apo turret pėr t’i futur i pari dokumentet nė ditėn qė dėshiron. Tashmė nėpėrmjet njė linje telefoni 0900 nė ambasadėn italiane mund tė lėsh takim ditėn, kur duhet tė paraqitėsh dokumentet. Por kjo linjė kushton tepėr. Sidomos atyre qė nuk dinė se si jepen tė dhėnat nė momentin qė telefonon. Ata qė janė sprovuar nė kėtė punė, nuk shpenzojnė tepėr, minimalisht 500-1000 lekė tė reja. Ndėrsa tė tjerėt mund tė harxhojnė njė shumė tė konsiderueshme parash, ende pa futur dokumentet pėr vizė. Por tė tjerėt, ata qė i kanė kaluar mė shumė se njė herė kėto peripeci mėsojnė ata “fillestarėt”. “Duhet tė kesh pasaportėn gati pėr ndonjė tė dhėnė qė kėrkohet apo dokumentet e tjera”, thonė shumė syresh. Madje ata i njohin dhe noterėt qė merren me dokumentet e duhura pėr nė ambasadė, ku tė ofrohet dhe ky shėrbim, i cili kushton sė paku 1500 lekė. E njėjta gjė ndodh dhe tek ambasada greke, e cila ka vėnė nė dispozicion tė qytetarėve shqiptarė njė linjė tjetėr, po kaq tė kushtueshme 08085052.



    Paguaj pėr vizė dhe kur nuk merr njė tė tillė
    Pagesat pėr vizė duhet tė na kthehen mbrapsht nė rastet e refuzimit tė tyre. Kėshtu thonė tė gjithė aplikantėt, tė cilėt nė varėsi tė llojit tė vizave, paguajnė njė tarifė tė ndryshme nėpėr ambasada. Por kjo pagesė nuk u kthehet mbrapsht dhe kur atyre nuk u lejohet hyrja nė kėto shtete. Kjo konsiderohet prej tyre si padrejtėsi dhe zhvatje, pasi, nėse ėshtė pagesė pėr vizė, duhet tė mbahet vetėm nė rastet ku u jepet njė e tillė.



    Pėr Ministrinė tonė tė Jashtme:
    Ju lutemi njė pėrgjigje... jo pėr ne
    Askush nuk mund tė ndryshojė gjė. Rutina e turpshme para dyerve tė ambasadave duket se nuk mund tė prishet. Madje as zyrtarėt tanė tė lartė tė Ministrisė sė Jashtme nuk pranojnė t’u pėrgjigjen pyetjeve qė parashtroi pėr ta gazeta “ABC”. Madje dhe pas kapėrcimit tė hapave burokratikė, askush nuk denjoi tė na thotė diēka. Ēėshtje hierarkie, e cila nuk dihet se ku delegohet dhe si. Por gjithsesi shpresojmė qė njė ditė sė paku t’i gjejmė pėrgjigjet dhe zgjidhjet nė rrugėt e trotuaret e mbuluar nga hijet e godinave madhėshtore e tė lakmuara, ku qindra e qindra njerėz tė dėshpėruar presin...

    Procedurat qė ndiqen pėr tė marrė vizė pėr nė disa shtete

    Si tė Aplikoni pėr njė Vizė tė Pėrkohshme (jo-emigrimi) nė SHBA
    Aplikimet pėr vizat e Jo-Emigrimit, pranohen pėr tė gjitha klasifikimet e saj, si psh: Vizat turistike, biznesi, studentesh, etj.
    Ka 3 (tri) mėnyra pėr tė kėrkuar njė datė takimi pėr tė aplikuar pėr njė vizė tė pėrkohshme (jo-emigrimi):
    E-mail: evisaTirana@state.gov
    Emri, Mbiemri, Data e Lindjes, dhe Vendi i lindjes pėr secilin aplikant;
    Adresa: Numri i Telefonit/Celularit; Numri i Faksit (jo e detyrueshme); Adresa e e-mail-it; Qėllimi i udhėtimit (vizitė familjare, biznes, studime, etj.); Data kur mund tė keni planifikuar udhėtimin (afėrsisht). SHĖNIM: Aplikantėt tė cilėt dėrgojnė kėrkesėn e aplikimit pėr vizė me anė tė e-mailit, duhet tė plotėsojnė Formularėt e Aplikimit pėr Vizė Elektronikisht nė adresėn e Internetit: http://evisaforms.state.gov/ Faks: Dėrgoni me faks Formularin Kėrkesė nė numrin: 355-4-374-957; Mail Dėrgoni me postė Formularin Kėrkesė nė adresėn: Zyra Konsullore, Ambasada Amerikane, Rr. Elbasanit, Nr. 103, Tiranė, Shqipėri. Pėr njė shėrbim tė shpejtė, aplikantėt duhet tė dėrgojnė kėrkesėn e aplikimit pėr vizė me anė tė e-mailit, dhe tė plotėsojnė Formularėt e Aplikimit pėr Vizė Elektronikisht: http://evisaforms.state.gov/ Nė seksionin konsullor do tė pranohen vetėm individėt qė kanė njė datė takimi. Kur kėrkohet njė intervistė, aplikantėt nuk duhet tė dėrgojnė pasaportat, pagesat pėr vizat, apo dokumentet mbėshtetės bashkė me formularin kėrkesė. Dokumentet mbėshtetės do tė hidhen. Pagesat pėr vizat do tė merren nė ditėn e takimit. Pagesa e tanishme pėr tė aplikuar pėr njė vizė Jo-Emigrimi ėshtė 100 Dollarė e cila nuk kthehet mbrapsht, Orari i pranimit tė aplikantėve fillon nga ora 8:00 deri nė orėn 9:00 tė mėngjesit, nga e hėna nė tė enjte. Orari i intervistave fillon nga ora 9:00 deri nė orėn 11:00 paradite. Dokumentet qė sillen pėrpara datės sė intervistės do tė hidhen. Aplikantėt duhet tė sjellin tė gjithė dokumentet me tė cilat duhet tė tregojnė qė ata kanė lidhje tė forta sociale, ekonomike dhe familjare me Shqipėrinė nė ditėn e intervistės.




    Si ta prezantosh njė kėrkesė pėr vizė italiane?

    Ku ta paraqesėsh kėrkesėn?
    Pėr tė marrė vizė nė ambasadėn italiane, duhet tė bėni njė kėrkesė, e cila i dėrgohet Konsullatės me anė tė kėtyre tri mėnyrave:
    1- Me anė tė faksit nė numrin (00355) 4 250920
    2- Me anė tė postės sė rregullt
    3- Duke e ēuar dorazi tek sporteli i konsullatės (kėshillohet qė tė jetė i theksuar fakti qė ėshtė njė kėrkesė vize)

    Kėshilla mbi shkrimin e kėrkesės
    Kėrkesa duhet tė jetė e shkruajtur nė kompjuter ose makinė shkrimi. Formulari merret falas tek sporteli i Konsullatės ose mund tė merret nga faqja e internetit: ėėė.ambitalia-tirana.com
    Duhet me patjetėr qė tė shkruani shumė qartė emrin, mbiemrin, adresėn dhe numrin e telefonit.
    Tė theksoni me saktėsi llojin e vizės qė kėrkoni psh (vizė punė, vizė studimi etj), motivin se pse duhet tė shkoni nė Itali dhe kohėn qė dėshironi tė qėndroni.
    Duhet mė patjetėr qė kėrkesėn ta paraqisni nė mėnyrė tė avancuar para njė kohe tė caktuar nga ajo qė dėshironi tė niseni.

    Kujdes!
    Kėrkesa duhet tė paraqitet ekskluzivisht nga personi i interesuar
    Tė gjithė dokumentet shqip duhen pėrkthyer nė italisht dhe duhet tė jenė tė noterizuar.
    Tė gjitha dokumentet e marra nga gjendja civile duhen legalizuar nga Ministria e Punėve tė Jashtme nė Shqipėri
    Kėrkesat me mungesė dokumentacioni do tė kthehen mbrapsht
    Informacionet mbi ecurinė e kėrkesės do ti komunikohen drejtpėrdrejt tė interesuarit dhe asnjėherė me anė tė telefonit.

    Vizė pune (dhe me karakter zonal) pėr nė Itali, pėr njė kohė qėndrimi tė gjatė
    Dokumentet qe duhet te paraqiten:
    Pasaporta
    (Pasaporta duhet tė jetė e vlefshme tė paktėn tre muaj mbas skadencės sė vizės sė kėrkuar; pasaporta duhet tė jetė e firmosur nga titullari).
    Fotokopje e pasaportės
    1 fotografi
    Formular i plotėsuar nė cdo pjesė tė tij
    Kontrata dhe Autorizimi pėr punė
    Origjinali dhe fotokopja e kontratės dhe autorizimit pėr punė tė lėshuar nga Drejtoria Rajonale e Punės italiane kompetente bashkė nė Autorizimin e Kuesturės ( Nulla Osta).
    1. Nga 1.10.2003 ēdo vizėkėrkues duhet tė paguajė ēmimin e vizės nė momentin e paraqitjes sė kėrkesės, pavarėsisht nga lėshimi apo jo i vizės dhe nė momentin e tėrheqjes sė vizės duhet tė ketė 1200 lekė pėr legalizimin e kontratės .
    2. Zyra ruan tė drejtėn tė kėrkojė edhe dokumente tė tjerė shtesė pėrveē atyre mės ipėr, tė cilat do tė konsiderohen tė nevojshėm pėr vlerėsimin e lėshimit tė vizės.
    3. Tė gjitha dokumentet duhet tė paraqiten nė origjinal dhe tė fotokopjuara.
    Kėrkesat pa kėto dokumente refuzohen drejtpėrdrejt nė sportel.



    Vizė pėr punė (punėsim sezonal) nė Greqi


    1. Pasaportė tė vlefshme ose dokument tjetėr kalimi i njohur nga vendi ynė, nė pėrputhje me pikat e pėrmendura nė tabelėn e dokumentave tė udhėtimit nė bazė tė tė cilave lejohet kalimi i kufinjve tė jashtėm dhe qė parashikohet pajisja me vizė.
    2. Ēertifikatė lindjeje.
    3. Dėshmi penaliteti.
    4. Ēertifikatė shėndetėsore tė legalizuar nga autoritetet kompetente nga ku vėrtetohet se nuk janė mbartės tė ndonjė virusi, qė nė bazė tė kritereve ndėrkombėtare dhe tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė mund tė pėrbėjė rrezik pėr shėndetin publik.
    5. Vėrtetim i shlyerjes sė detyrimit ushtarak.








    Blerina Spaho

    21.04.2006

Tema tė Ngjashme

  1. Emigrimi ne Australi
    Nga Kryeplaku nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-01-2014, 17:25
  2. Nje dritare e hapur tani edhe ne Skandinavi
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-06-2007, 13:15
  3. Shkaqet aktuale tė divorcit nė Kosovė
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 18:29
  4. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34
  5. Emigrimi Rinor
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2003, 13:50

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •