Cila eshte arsyeja qe software nuk mund te zhvillohet ne kete lloj menyre?
Pastaj, si zhvillohet software, duke propoganduar qe programistet duhet te punojne falas, ne menyre qe te luftojne Microsoft???
Te gjitha teorite se si mund te kthehet "open source" ne biznes kane deshtuar. "Open Source" ka vetem 1 produkt kompetitiv: Linux OS. Te gjithe te tjeret jane jashte tregut, ose realisht shume prapa. Edhe Appache qe ka qene perpara IIS 5, tashme eshte prapa IIS 6. Open Office eshte produkt ne themel i deshtuar. MySQL nuk keshillohet te perdoret per misione kritike biznesi dhe realisht eshte tashme eshte 1 jete prapa Oracle dhe SQL Server.
E vetmja shprese qe ka "open source" eshte nderhyrja e HP dhe IBM. Por kuptohet keto kompani mund te japin dhe falas OS software, pasi qellimi kryesor i tyre eshte shitja e hardware. Kompanite e "biznesit" me drejtim 100% software po shkojne gjithnje e me poshte. Aksionet Red Hat sot kane 50% te vleres se emetimit, pavaresisht rritjes qe paten ne 2 vitet e para te jetes.
Nje pyetje kam une: Nese IP (intellectual property) e programisteve jepet falas, atehere si do te paguhen keta njerez?
Shume perkrahes te open source thone nga supporti. Por supportuesit nuk kane pse te jene detyrimisht autoret e softeve dhe as te jene detyrimisht programiste eksperte.
Fatkeqesisht ne grupin e "fansave" te open source une shoh shume me teper administratore network-esh, serverash, IT, etj., (me njohuri minimale programimi) se sa realisht programiste.
Pashe ne nje postim tjeter kishe dhene disa mesime mbi "hash tables", cka me ben te mendoj se je programist.
A je i gatshem ti te punosh 1 vit pa rroge dhe me pas ta japesh produktin tend falas dhe "open source" ne tregun shqiptar?
Une personalisht jam i gatshem, me kusht qe: te me japin shtepi falas, makine falas, ushqim falas, pushime falas. Pra shkurt kur te kthejme cdo lloj industre ne GPL.
P.S.
Kuptohet ne kete rast se kush i afrohet me shume ideve komuniste, Raymond apo Stallman.
Krijoni Kontakt