Te nderuar bashkatdhetare.
Duke qene se ne keshillin e Greewich ne Londer banon nji komunitet i konsiderueshem shqiptar dhe duke pare interesimin e tyre ne leximet e librave ne gjuhen shqipe keshilli i Greenwich-it ka hape nje fond me libra ne gjuhen shqipe ne dy librarite e ketij keshilli me rreth 50 tituj. Ata kerkojne qe ta shtojne kete numer titujsh deri ne 500 pasi kane nji kompani qe i furnizon dhe nji bugjet destinuar librave te komuniteteve te huaja.Kompania qe ben furnizimin e librarive ka hasur ne veshtersi pasi nuk e din se kush jane titujt qe ja vlen ti serviren komunitetit shqiptar .Keshtu ne fondin e pare gjysma e titujve nuk jane interesante dhe gjysma tjeter jane vetem te Ismail Kadarese . Duke qene se jam anetar i librarive te kesaj zone drejtuesit e librarise qendrore me kane lutur t'ju perpiloj nje liste sa me te madhe me tituj librash ne shqip qe edhe ata te mos kene veshtersi ne perzgjedhje dhe ajo qe jua ofrojne komunitetit tone te jete sa me afer kerkesave te tyre.Duke shpresuar se do te kem edhe ndihmen e anetareve te ketij forumi une ju kam thene se mund te hartoj nje liste deri e shumta ne 200 tituj keshtu qe po ju drejtohem juve per ndihme.
Pra te dashur bashkatshetare ju lutem nese keni mundesi te shkruani edhe ju ne kete forum titujt e atyre librave qe mendoni se ja vlen te lexohen nga shqiptaret PRA VETEM ATYRE QE JANE BOTUAR NE GJUHEN SHQIPE.
Shpresoj se do na ndihmoni
Krijoni Kontakt