Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Vari i Mbretit Gent ne Rome

    Iliret kane bere disa luftra me Romaket e nga te medhajat e kohes.

    Nje nga ato Mbreti Gent mbasi Romaket fituan e cuan ne Rome si udheheqes i mundur .

    Gentin e vrane ne Rome.

    Po e varosen me nderime si mbret.

    Vari i tij eshte dhe sot ne Rome.

    Kush ri ne Itali te shkruaj dicka me shume.

    A te japi dicka me shume per kete, qofte dhe foto po ka.

    Do qe interesante qe arkeologet tane te mirnin leje qe ta rihapnin e studionin varin e Mbretit Ilir qe gjendet dhe sot i pa prishur ne Rome.

    Po keshtu kam lexuar qe ka mbishkrim Ilirisht ne te qe kuptohet ne shqip kur e lexon.

    Do qe i mirepritur kush jep dicka me shume per kete teme ose ka matriale per kete

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Iliriani
    Iliret kane bere disa luftra me Romaket e nga te medhajat e kohes.

    Nje nga ato Mbreti Gent mbasi Romaket fituan e cuan ne Rome si udheheqes i mundur .

    Gentin e vrane ne Rome.

    Po e varosen me nderime si mbret.

    Vari i tij eshte dhe sot ne Rome.

    Kush ri ne Itali te shkruaj dicka me shume.

    A te japi dicka me shume per kete, qofte dhe foto po ka.

    Do qe interesante qe arkeologet tane te mirnin leje qe ta rihapnin e studionin varin e Mbretit Ilir qe gjendet dhe sot i pa prishur ne Rome.

    Po keshtu kam lexuar qe ka mbishkrim Ilirisht ne te qe kuptohet ne shqip kur e lexon.

    Do qe i mirepritur kush jep dicka me shume per kete teme ose ka matriale per kete

    Mbreti Gent nuk u vra ne Rome por u kap rob ne Iliri dhe u dergua ne Rome, me pas u interrnua dhe vdiq atje...Varri i tij me te vertete ndodhet ne Itali...

    Persa iu perket arkeologeve tane besoj se kane shume pune ende per te bere ne Iliri e me vone le te shkojne per kerkime ne Rome
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tani_26 : 16-02-2006 mė 13:22
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ja nje adres

    http://www.legaalbanese.com/pagine/genzio.htm

    EVENIMENTI PANSHQIPTAR I VITIT 2004

    ME RASTIN E 28 NENTORIT, PAVARESISE MBARESHQIPTARE, DHE 2150 VJETORIT TE VDEKJES SE SOVRANIT TE FUNDIT TE ILIRISE, MBRETIT GENT, “LIDHJA NACIONALE SHQIPTARE NE ITALI” ORGANIZON:

    “JAM ILIR, JAM SHQIPTAR”

    MANIFESTIMI ME I MADH PANSHQIPTAR NE GUBBIO (Perugia) TE ITALISE, PRANE MAUZOLEUT QE RUAN ESHTRAT E GENTIT TE ILIRISE.

    Jeni te gjithe te ftuar te merrni pjese ne kete eveniment me vlera te pashlyeshme:

    diten e diel 28 nentor 2004, nga ora 10.00 e mengjesit deri ne ora 20.00, ne sheshin e madh prane Mauzoleut te mbretit Gent, via Bruno Buozzi – Gubbio (Perugia) Italia.

    10 ore te mbushura perplot me aktivitete te larmishme me pjesemarrjen e:

    interpretuesve me te shquar shqiptar te muzikes klasike, popullore e folkloristike personaliteteve politike, historianeve e arkeologeve nga te gjitha trevat shqiptare e te huaj. E gjitha nen reflektoret e kanaleve te shumta televizive. Pjesemarrja e juaj eshte e lire dhe pa pagese por ju apelojme, nese e keni te mundur, te visheni me veshje kombetare ose te pakten te kombinoni veshjen tuaj me ngjyrat e flamurit tone; kuq e zi . Ejani pra, qe te gjithe se bashku te rifreskojme kujtesen tone, kujtesen e iliro-shqiptarizmit nganjedhimtar, antike aq sa dhe vete jeta ne kontinentin tone Europian.

    Pak histori mbi Gentin e Ilirise :

    Mbreti Gent ka qene i fundit sovran i Ilirise tone antike, pasues i denje i Bardhylit, Pleuratit, Agronit, Teutes, Skerdilajdes e Pines. Gjate luftes se trete romano-ilire, nga kryeqyteti i Ilirise Skodra (Shkodra), ai organizoi rezistencen ndaj superfuqise te asaj kohe, Romes. Megjithe qendresen e tij stoike, legjonet romake me te shumta ne numer arriten ta thyejne rezistencen ilire mbas luftimesh te ashpra e te pergjakshme. Keshtu qe, ne pamundesi per te rezistuar me gjate ne fushe te hapur, sebashku me garden e tij pretoriane, u izolua brenda mureve te kryeqytetit Shkodra. Me pas romanet filluan nje sere raprezaljesh ndaj popullsise ne rrethinat e kryeqytetit. Ne pamundesi qe tu vinte ne ndihme qytetareve te tij, per shkak te forcate te pakta qe i kishin mbetur akoma ne dispozicion, pas nje akordi me konsullin romak Anicio, Genti pranoi te dorezohet me gjithe familjen e tij me kusht qe te ndalej gjenocidi ndaj njerezve te pafajshem. Ishte 15 qershori i vitit 168 para krishtit e njohur ne histori si “ La caduta di Skodra ”. Me pas romaket do te respektojne akordet e marra por duke bere vetem me nje perjashtimer te shmangur mundesine e organizimit te nje ribelimi vendosin qe familjen mbreterore se bashku me Gentin dhe vellain e tij Karavantin, ta egzilojne ne Itali, pikerisht ne Gubbio, ku ju dhane prona e ofiqe te denja per nje mbret te defronizuar. Ketu Genti do nderroje jete ne nentor te vitit 146 para krishtit dhe per nder te tij do ngrihet nje Mausole madheshtor per te cilin na ka lene deshmi te qarte Tito Livio. Mbreti Gent kujtohet nder te tjera nga historia edhe si nje mjek i mire, pasi zbuloi efektet kurative te nje bime medicinale, shume te rendesishme per kohen e qe mban emrin e tij, pikerisht Genziana . (marre nga libri “24 perandore shqiptar ne udheheqje te Romes” – shkruar nga Alban Kraja)

    Te marresh pjese me 28 nentor ne Gubbio, te perkujtosh gjithesa dhane jeten per arritjen e pavaresise mbareshqiptare e ne te njejten kohe te rievokosh permes nje figure si mbreti Gent, ringjadhjen e historise tone mijeravjeēare, do te thote qe nje dite te proklamosh me krenari: aty isha dhe une . Per te tjera informazione komuniko permes:

    www.legaalbanese.com

    e-mail: info@legaalbanese.com

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    fotot i ke me siper nga e njejta adrese
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Arkeologet tane

    E thashe se kur kane nje var e deshmi te gjalle , ca presin te zbulojne??!! kur kjo eshte e zbuluar, mbi toke , vetem do ta studjosh.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    mbreti gent
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Mausoleniumi i Mbretit Gent


  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    ja dhe ajo barna e famshme....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  11. #11
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ky ka qene mjek shume i zoti, bile bari i njohur Gentiana eshte zbuluar nga ky. Eshte kjo arsyeja pse romaket nuk e vrasin kur e zejne rob por e marrin me vete ne Rome.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 16-02-2006 mė 13:45

  13. #13
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ja dhe nje teme e bukur, qe nuk kerkon grindje.


    Ne shkurt te vitit 167 para Krishtit u festua me triumf fitorja e Gallit <>, ky festim kishte me pak ceremoni sesa spektakli madheshtor qe u organizua per fitoren mbi Maqedonet Dhjetorin e meparshem me triumfin e Aemil Paulit kunder mbretit grek Persea.

    Sic kane shenuar shume historiane, te gjitha pergatitjet ishin me te pakta por sigurisht ia vlenin per fitoren totale (dhe nga deti dhe nga toka) kunder Ilireve, nje kundershtari te guximshem qe nuk humbiste kollaj ne territorin e tij dhe ne keshtjellat e tij.

    Ne paraden madheshtore parakaluan te gjitha simbolet luftarake te Ilireve (trofe lufte), te gjtha armet mbreterore, 27 libra ar, 13 000 dinare dhe 120 000 monedha ilirike prej argjendi. Para karoces se Gallit (ishte gjenerali romak qe mundi Gentin) ishte mbreti Gent, bashke me vellain, gruan e tij, femijet si dhe shume Ilire ushtarake.

    Aleatet e Romes qe kishin mare pjese ne ekspediten kunder Ilireve u dhuruan shumen e 45 dinareve, e njejta shume qe u dha dhe tek te gjithe qytetaret romake qe morren pjese ne ekspedite.

    Pervec arit dhe argjendit Arka e Shtetit Romak (Thesari) fitoi trofe qe arrinin ne 20 milion sistersie (monedhe romake).

    Me urdher te Senatit Genti nuk u vra por u vu ne arest shtepie bashke me njerezit e aferm te tij ne Spoleto te Ombrias por pas shume protestave te banoreve te qytetit u vendosen ne Iguio (lat. Iguvium).

    220 anijet e zena te ilireve nga romaket u dhuruan ne popullin e Kerkyres, te Apollonise dhe Epidamnit

    Referenca: (Triumfi i Anicit: Inscriptiones Italiae XIII pjesa 1, f. 81 dhe 566; Titus Livius 45.43)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Tannhauser : 16-02-2006 mė 13:57

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,632
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Ja dhe nje teme e bukur, qe nuk kerkon grindje.


    Ne shkurt te vitit 167 para Krishtit u festua me triumf fitorja e Gallit <>, ky festim kishte me pak ceremoni sesa spektakli madheshtor qe u organizua per fitoren mbi Maqedonet Dhjetorin e meparshem me triumfin e Aemil Paulit kunder mbretit grek Persea.

    Sic kane shenuar shume historiane, te gjitha pergatitjet ishin me te pakta por sigurisht ia vlenin per fitoren totale (dhe nga deti dhe nga toka) kunder Ilireve, nje kundershtari te guximshem qe nuk humbiste kollaj ne territorin e tij dhe ne keshtjellat e tij.

    Ne paraden madheshtore parakaluan te gjitha simbolet luftarake te Ilireve (trofe lufte), te gjtha armet mbreterore, 27 libra ar, 13 000 dinare dhe 120 000 monedha ilirike prej argjendi. Para karoces se Gallit (ishte gjenerali romak qe mundi Gentin) ishte mbreti Gent, bashke me vellain, gruan e tij, femijet si dhe shume Ilire ushtarake.

    Aleatet e Romes qe kishin mare pjese ne ekspediten kunder Ilireve u dhuruan shumen e 45 dinareve, e njejta shume qe u dha dhe tek te gjithe qytetaret romake qe morren pjese ne ekspedite.

    Pervec arit dhe argjendit Arka e Shtetit Romak (Thesari) fitoi trofe qe arrinin ne 20 milion sistersie (monedhe romake).

    Me urdher te Senatit Genti nuk u vra por u vu ne arest shtepie bashke me njerezit e aferm te tij ne Spoleto te Ombrias por pas shume protestave te banoreve te qytetit u vendosen ne Iguio (lat. Iguvium).

    220 anijet e zena te ilireve nga romaket u dhuruan ne popullin e Kerkyres, te Apollonise dhe Epidamnit

    Referenca: (Triumfi i Anicit: Inscriptiones Italiae XIII pjesa 1, f. 81 dhe 566; Titus Livius 45.43)
    Pse thua iliret e grket humben ndaj romakeve ?

    JO ore Tannhauser, mos çit rrena te kulluara ketu se edhe une i kam parasysh keto libra komplete....
    ju e dini forte mire por ndoshta nuke doni ta dini se romaket nderhyne ne ilirie e ballkan sepse Athina ishte ajo qe kishte lidhur aliancen me romen kurse Perseu, mbreti i maçedonve lidhi aliancë me Roden(ishullin) dhe me mbretin ilirë Gentin(gentius) e qe keta te dy e humben luften ne betejen e famshme te Pindas.
    Humbja e betejes u shkaktua ngase romaket kishin me vete edhe astrologe qe kishin parapare nje eklipsë totale të tokes nga hena keshtuqe te çorjentuar ne kete errësire ushtaret maqedon dhe kalorsit sidomos e leshuan fushebetejen dhe ne ikje u shpartallua e tere ushtrija maqedone-ilire e jo greke si thua ti....
    Genti i dehur u mbyll ne kalane e Shkodres ku pa rezistencë iu dorzua Pol Emilit i cili ua fali jeten te gjithe familjes. mirepo genti ishte edhe nje mjeke i mire, njohes i barnave e sidomos te nje bime qe me vone e mori emrin e mbretit ilire Gentiana, qe rrenjet e kesaj bime destilohen ne nje likere te forte pore edhe sherues ndaj helmimeve ne stomakë.
    Genti njihte edhe fshehtesi tjera medicinale ku tere jeten e tije ia kushtoij ketyre ilaçeve dhe virtyteve te ketyre bimve ku edhe sot perdoren ne farmaci.

    harrova te shtoj se beteja eshte zhvilluar ne vitin 168 para krishti !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 16-02-2006 mė 18:47

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113

    Mbreti Gent

    Gjendja politike nė Iliri pas vitit 196.


    Pasi fitoi luftėn e dytė me Maqedoninė, Roma u kujdes tė forconte pozitat e saj nė Greqi dhe tė zinte kėtu vendin e Maqedonisė. Pėr kėtė qėllim ajo shfrytėzoi me mjeshtėri kontradiktat qė ekzistonin midis shteteve greke; duke pėrkrahur Lidhjen e Ahesė asgjėsoi lėvizjen e Nabisit nė Spartė, mė pas u dha fund pretendimeve tė Lidhjes Etole pėr hegjemoni nė Greqi dhe njėherėsh me kėtė u preu rrugėn synimeve tė Antiohut tė Sirisė mbi kėtė vend.

    Nė kėto ngjarje Mbretėria e dobėt Ilire, e varur dhe e lidhur me detyrime ndaj Romės, veproi si aleate e saj. Pleurati qe detyruar tė dėrgonte flotėn e tij kundėr brigjeve tė Greqisė dhe tė ndihmonte me kėtė pėr fitoren romake mbi etolėt nė vitin 189.

    Edhe Filipi V mori anėn e romakėve. Ai i ndihmoi ata kundėr Nabisit dhe pastaj edhe nė luftėn kundėr etolėve dhe Antiohut. Duke u pėrzier nė kėtė luftė Filipi shpresonte tė pėrmirėsonte pozitat e tij dhe u mundua t’i kthejė Maqedonisė njė pjesė tė tokave tė humbura, por romakėt e detyruan tė tėrhiqej nė kufijtė e vitit 196, duke i dhėnė tė kuptonte se nuk kishin ndėrmend tė ndanin me tė pozitat e tyre nė Greqi.

    Interesat e Maqedonisė u ndeshėn pėrsėri me politikėn agresive tė Romės. Filloi njė periudhė e re marrėdhėniesh tė acaruara, qė ēuan dalėngadalė nė konfliktin e fundit tė armatosur midis tyre. Pėrgatitjet pėr luftė gėlltitėn pėr shumė vite me radhė burimet mė tė rėndėsishme ekonomike dhe ngritėn nė kėmbė forca ushtarake qė nuk kishte njohur mė parė historia e luftėrave tė kėtyre dy vendeve. Me luftėn e ashpėr politike pėr tė bėrė aleatė dhe pėrkrahės ato e shtrinė konfliktin mbi njė zonė tė gjerė tė Ballkanit dhe tė Lindjes. Shtetet e kėsaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqėrore u tėrhoqėn nė konflikt sipas interesave tė tyre politike dhe ekonomike.

    Historia e shtetit ilir nė kėtė kohė ėshtė e lidhur ngushtė me pėrpjekjet qė bėhen nė Maqedoni dhe nė Ballkan pėr tė pėrballuar rrezikun e ri romak. Gjendja qė u krijua pas luftės kundėr etolėve dhe Antiohut dhe ngjarjet e lidhura me marrėdhėniet midis Maqedonisė e Romės gjetėn njė vlerėsim tė ri nė Iliri. Politika agresive e Romės qė synonte tani asgjėsimin e plotė tė shtetit maqedon nuk mund tė pritej mirė nga shtetet e vogla tė Ballkanit, duke pėrfshirė kėtu edhe shtetin e dobėsuar ilir. Gjendja e ekuilibruar qė ishte krijuar nga prania pėrballė njėra-tjetrės nė Gadishull e forcės maqedone dhe asaj romake, ishte i vetmi faktor qė kishte siguruar, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbijetesėn e kėtyre shteteve.
    Prishja e kėsaj gjendjeje nuk ishte nė interesin e tyre. Duke vlerėsuar drejt kėtė rrezik u gjallėruan dhe u aktivizuan forcat antiromake nė Iliri. Si pasojė, nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit vihet re njė kthesė nė marrėdhėniet e mbretit ilir me Romėn, qė u shpreh nė afrimin e tij me Maqedoninė. Tė dhėnat numizmatike dėshmojnė pėr vendosjen e lidhjeve tė ngushta ekonomike dhe politike midis shtetit ilir dhe Maqedonisė. Edhe prania e trupave ilire nė pėrbėrjen e garnizonit tė Kasandresė qė provohet nga Livi dhe qė sipas fjalėve tė tij “i pat dėrguar prej kohėsh Pleurati”, vėrteton kėtė mendim.

    Senati reagoi me forcė tė madhe kundrejt qėndrimit tė ri ilir, veēanėrisht pas ardhjes nė fuqi tė Gentit, i cili pasoi Pleuratin nė vitin 181. Politika romake u drejtua kundėr mbretit tė ri me tėrė ashpėrsinė e saj. Ai u akuzua si nxitės pėr rifillimin e piraterisė nga ana e ilirėve dhe pėr trajtimin e keq qė po u bėhej gjoja aleatėve tė Romės dhe qytetarėve romakė nė Korkyra Nigra. Me kėtė pretekst senati caktoi nė vitin 178 njė flotė tė posaēme prej 10 anijesh, e cila do tė vepronte nė Adriatik pėr tė ruajtur nga flota ilire ujėrat midis Ankonės dhe Tarantos.

    Brenda vendit mbreti u vu, jo pa nxitjen e Romės, pėrpara vėshtirėsive edhe mė serioze. Kundėr tij u ngritėn dalmatėt, tė cilėt u shkėputėn nga mbretėria. Pėrpjekje tė tilla u bėnė edhe nga krerė tė fiseve tė tjera. Gentit iu desh tė bėnte njė luftė tė ashpėr kundėr aristokracisė sė lartė me tendenca proromake, e cila kishte pėrkrahės edhe nė oborrin mbretėror. Nė kėtė luftė ai nuk u ndal as pėrpara sakrifikimit tė vėllait, Platorit, qė Roma synonte ta vinte nė fron nė vend tė tij.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Pėrpjekjet pėr forcimin ekonomik e politik tė Mbretėrisė

    Kėrcėnimi i ri romak diktonte nevojėn e pėrgatitjeve pėr t’i dalė pėrpara njė konflikti tė hapur, i cili siē tregojnė ngjarjet, ishte i pashmangshėm. Duke e kuptuar qartė kėtė detyrė, Genti i kushtoi gjithė vėmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik tė mbretėrisė.

    Midis masave me karakter ekonomik ajo qė na dėshmohet mė mirė nga burimet ėshtė veprimtaria e dendur monedhaprerėse qė zhvilloi Genti. Krahas Skodrės dhe Lisit mbreti u njohu tė drejtėn e prerjes sė monedhave edhe dy qyteteve tė tjera tė mėdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve tė rėndėsishme Labeatėve e Daorsėve. Kjo zgjeroi shumė qarkullimin monetar dhe e shtriu atė nė viset mė tė thella tė mbretėrisė.
    Rėndėsi tė veēantė patėn pėrpjekjet e Gentit pėr vendosjen e njė sistemi tė pėrbashkėt monetar nė mbretėrinė e tij. Pėr kėtė qėllim ai ndėrpreu prerjet e vjetra tė punishtes sė Skodrės dhe nė vend tė tyre hodhi nė treg monedha tė reja. Tani monedha kryesore e Skodrės nė vend tė Zeusit, mban nė faqe portretin e mbretit, kurse nė shpinė, duke ruajtur si simbol anijen ilire, vendin e legjendės sė qytetit e zė titulli dhe emri i mbretit.


    Monedhėn me mburojė pėrkrenare qė u fut nė sistemin monetar tė Skodrės qysh prej kohės sė Pleuratit, Genti vazhdoi ta presė, por edhe kėsaj i hoqi legjendėn e vjetėr dhe nė vend tė saj vuri titullin dhe emrin e vet. Kjo tregonte se Genti i kishte hequr Skodrės autonominė monetare dhe punishten e bashkėsisė qytetare e ktheu nė punishte mbretėrore.


    Ndryshe prej Skodrės mbreti u njohu Lisit, Labeatėve dhe Daorsėve tė drejtėn qė monedhat e tyre t’i siglojė me emrin e bashkėsisė qytetare apo fisnore (?as????? Ge?????), por edhe kėta i detyroi tė respektojnė standardin shtetėror: tė pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe t’u japin tė njėjtėn masė e peshė qė kishin monedhat e prera nė punishten mbretėrore tė Skodrės.
    Mė vonė mbreti shtiu nė dorė edhe punishten monetare tė Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome; qė nga kjo kohė ai krijoi pėr Skodrėn, Lisin dhe krahinat qendrore tė mbretėrisė, njė sistem monetar tė pėrbashkėt tė pėrbėrė nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura qė priteshin nė punishten mbretėrore tė Skodrės; njėra me portretin e mbretit - anijen ilire, dhe tjetra me mburojė - pėrkrenare.
    Monedha e tretė ishte monedha e vjetėr, e vogėl e Lisit, e cila paskėtaj do tė siglohej me titullin dhe emrin e mbretit. Nė sistemin e ri monedha e parė pėrfaqėsonte nominalin, kurse dy tė tjerat nėndarjet e tij.


    Sistemi monetar qė vendosi Genti nė zonėn qendrore nuk u shtri edhe nė qytetet periferike tė mbretėrisė. Monedhat prej argjendi tė Rizonit me mburojė - pegas dhe ato prej bronzi tė Lyhnidit me mburojė gjysmė anije, tė prera nė emėr tė bashkėsisė qytetare (??ss?t??, ?aß?at??, ?a??s??) dėshmojnė pėr njė farė autonomie nė marrėdhėniet ekonomike tė kėtyre qyteteve me mbretėrinė.
    Gjatė sundimit tė Gentit, Skodra, Lisi dhe qytete tė tjera tė mbretėrisė fituan njė gjallėri tė madhe ekonomike.
    Rrezja e qarkullimit tė monedhave tė prera nė emėr tė mbretit apo tė qyteteve e tė fiseve nė punishtet e Skodrės, Lisit, Rizonit, Lyhnidit etj., u shtrinė nė skajet mė tė thella tė Mbretėrisė Ilire dhe nė disa raste edhe pėrtej kufijve tė saj. Nė jug monedhat e Gentit zbresin deri nė Dyrrah e Apoloni. Vetė prerjet e daorsėve dhe tė labeatėve si dhe monedhat e gjetura nė Mat, Peshkopi, Malėsi e Madhe dhe nė krahinat e thella tė Malit tė Zi, tregojnė se qarkullimi monetar kishte depėrtuar dhe nė krahinat e brendshme malore.


    Politika e ndjekur prej Gentit nė fushėn e prerjeve monetare mund tė konsiderohet njė reformė e vėrtetė, qė i lejoi mbretit tė pėrqendrojė nė duart e tij mjete tė fuqishme financiare. Dėshmi e qartė e kėsaj ėshtė pėrmbajtja e thesarit mbretėror qė u kap nga romakėt. Livi na thotė se nė arkėn e mbretit u gjetėn 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarė dhe 120 000 monedha ilire argjendi. Kjo ishte njė shumė e madhe qė mbreti e kishte grumbulluar nga tė ardhurat e pronarėve mbretėrorė dhe taksat e rėnda qė u kishte vėnė nėnshtetasve.
    Dendėsimi i prerjeve monetare dhe pėrpjekja pėr tė pėrqendruar nė arkėn shtetėrore sa mė shumė mjete financiare diktohej nė radhė tė parė nga gjendja ndėrkombėtare. Rreziku romak sa vinte bėhej mė i qartė dhe mbreti duhej tė shtonte pėrpjekjet e tij pėr forcimin e ushtrisė dhe tė flotės.
    Fakti qė nė kohėn e shpėrthimit tė konfliktit efektivi i ushtrisė ilire numėronte 15 000 veta, me tė cilėt Genti u drejtua kundėr romakėve (pa llogaritur kėtu garnizonet e veēanta tė qyteteve) dhe fakti qė flota ilire numėronte ende nė fund tė luftės 220 anije, tregon se sundimtari ilir e kishte vlerėsuar drejt kėtė rrezik dhe u kishte kushtuar gjithė vėmendjen pėrgatitjeve pėr ta pėrballuar atė.
    Ato elemente tė organizimit shtetėror qė nė burimet e periudhės sė sundimit tė Agronit apo tė pasardhėsve tė tij dolėn nė mėnyrė sporadike, tek Genti vijnė e plotėsohen dhe problemi bėhet mė i qartė nė tėrėsinė e tij.

    Nė kohėn e Gentit, edhe pse e cunguar, Mbretėria Ilire shtrihej ende nė njė territor mjaft tė gjerė dhe pėrfaqėsonte fuqinė e dytė pas Maqedonisė, nė pjesėn perėndimore dhe jugore tė Gadishullit. Pasi i dhanė Pleuratit Parthen dhe Lyhnidin, romakėt i njohėn Mbretėrisė Ilire si kufi jugor Genusin; nė lindje ajo pėrfshinte edhe tokat e Penestisė, kurse nė veri pas shkėputjes sė dalmatėve nuk shtrihej mė tej se krahina rreth gjirit tė Rizonit.

    Kryeqytet i mbretėrisė ishte Skodra. Njėsitė administrative tė saj duket se pėrputheshin me territorin rreth qyteteve. Ato kishin si qendėr njė qytet tė rėndėsishėm dhe rreth tij njė varg kėshtjellash, tė cilat mbronin kryeqendrėn dhe gjithė krahinėn. Njė njėsi tė tillė formonte Rizoni me kėshtjellat e vogla rreth kėtij gjiri. Qė nga koha qė Skodra u bė kryeqytet i mbretėrisė duket se qendra e Labeatėve kaloi nė Meteon. Nė jug, si shembull mund tė sillet krahina e penestėve, pėr tė cilėn burimet lejojnė tė nėnkuptohet se formonte njė tėrėsi tė tillė. Uskana, qyteti mė i madh i penestėve, ishte kryeqendra e krahinės, kurse kėshtjellat qė pėrmenden rreth saj ishin, me sa duket, qendra me funksione mė tė ngushta administrative e mbrojtėse.


    Burimet nuk sjellin tė dhėnat e nevojshme pėr tė pėrcaktuar sa njėsi tė tilla kishte mbretėria, megjithatė, duhet menduar se atje ku kemi njė qytet tė rėndėsishėm, rreth tij kemi dhe njė krahinė qė formonte njė njėsi administrative tė mbretėrisė. Nuk mund tė kėrkohet kjo pėr krahinat e thella malore ku jeta qytetare nuk u zhvillua. Rolin e qendrave kanė mundur ta luajnė kėtu vetėm fortesat e vogla qė shėrbenin si seli e aristokracisė sė fiseve.

    E mbėshtetur nė ekonominė e pėrparuar skllavopronare tė qyteteve Mbretėria Ilire e Gentit paraqitet me tipare tė qarta tė njė monarkie tė tipit helenistik. Pushteti mė i lartė ishte nė duart e mbretit. Ashtu si dhe parardhėsit e tij ai mbante titullin “mbret i ilirėve” dhe sundonte si njė mbret romak dhe nuk njihej nė burimet ndonjė organ tjetėr qė tė kufizonte veprimet e tij. Anėtarė tė veēantė tė familjes mbretėrore zinin detyra me pėrgjegjėsi nė punėt e shtetit, por rolin mė tė rėndėsishėm nė jetėn politike e luanin “miqtė” e mbretit. Ata ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt e mė tė besuar tė tij. Kėtė institucion, qė ishte tipik helenistik e ndeshim nė Mbretėrinė Ilire pėr herė tė parė gjatė sundimit tė Teutės; “miqve” ajo u besoi drejtimin e punėve tė shtetit. Nė kohėn e Gentit “miqtė” e mbretit luanin njė rol tė dukshėm nė qeverisjen e vendit dhe ngarkoheshin me misione tė rėndėsishme diplomatike.

    Mbreti ishte kryekomandant i forcave tė armatosura tokėsore dhe detare. Veprimet ushtarake i drejtonte vetė ose ua besonte komandantėve tė veēantė. Bėrthamėn kryesore tė ushtrisė qė ishte mbėshtetja kryesore e pushtetit mbretėror e pėrbėnin kontingjentet e rregullta, tė cilat sipas rastit qėndronin si garnizone nė qytete ose pėrqendroheshin pėr tė ndėrmarrė njė ekspeditė apo pėr tė pėrballuar luftimet nė njė front tė caktuar.
    Burimet nuk bėjnė fjalė pėr forca ndihmėse nė pėrbėrjen e ushtrisė ilire, por nuk duhet pėrjashtuar mundėsia qė fiset malore tė kenė ushqyer ushtrinė mbretėrore me forca tė tilla, sa herė qė i thėrriste mbreti, duke qenė tė komanduara nga krerėt e tyre.
    Njėsi e flotės ilire ėshtė lembi, njė anije e vogėl, por e shpejtė dhe e manovrueshme. Ēdo lemb, pėrveē rremtarėve, kishte edhe 50 luftėtarė qė pėrbėnin njėsinė bazė tė forcave ushtarake detare dhe mbase edhe tokėsore ilire.
    Mbreti kishte nėn kontroll punishtet monetare dhe autorizonte prerjen e monedhave nė emėr tė vet ose tė bashkėsisė qytetare e fisnore. Njė aparat fiskal vilte taksat me tė cilat Genti kishte ngarkuar shtetasit; kurse burgjet dhe nėnkuptohet, njė aparat dhune garantonin rendin e vendosur nga shtresa sunduese dhe pėrfaqėsuesi i saj mė i lartė, mbreti.

    Nė marrėdhėniet me botėn e jashtme shtetin e pėrfaqėsonte gjithashtu mbreti; ai shpallte luftėn dhe pėrfundonte paqen, lidhte aleanca, zhvillonte bisedime tė drejtpėrdrejta ose pėrmes pėrfaqėsuesve caktonte pengje pėr tė garantuar njė marrėveshje, merrte hua etj.

    Administrimi i qyteteve dhe i krahinės qė lidhej me to u besohej dinastėve, tė cilėt mbreti mund t’i zėvendėsonte. Nė zonėn qendrore tė mbretėrisė Genti arriti ta kufizonte shumė autonominė e qyteteve dhe ta dobėsonte autoritetin e dinastėve lokalė, tė cilėt nė burimet njihen ndryshe dhe si “principa illyriorum”.

    Siē shihet, nė kėtė periudhė shteti ilir paraqitet me njė strukturė tė gjithanshme dhe me organe administrative qė ishin ngarkuar me funksione tė ndryshme nė veprimtaritė pėr forcimin e pushtetit qendror dhe konsolidimin e shtetit. Reforma monetare ishte njė shprehje e qartė e kėsaj politike. Kontradiktat nė plan ndėrkombėtar qė mplekseshin me ato sociale, tė brendshme, e diktonin njė politikė tė tillė. Genti e pėrēoi kėtė pa ngurrim dhe me rezultat nė zonėn qendrore tė mbretėrisė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Politika e jashtme e Gentit

    Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Romėn, Genti u kujdes tė vendosė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt ballkanikė. Qysh nė fillim tė sundimit tė tij, ai ia arriti tė vendoste lidhje miqėsore me fqinjėn lindore, Mbretėrinė Dardane. Kėto marrėdhėnie mbreti i pėrforcoi me njė martesė dinastike dhe sado e ndėrlikuar qė u bė mė vonė gjendja politike nė Ballkan, nga burimet nuk del qė ato tė jenė prishur.


    Por bazėn e politikės sė jashtme tė shtetit ilir nė kėtė kohė e pėrbėnin marrėdhėniet miqėsore me Maqedoninė. Synimet ekspansioniste tė Romės kishin diktuar njė politikė tė tillė qysh nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit. Tani nė kohėn e Gentit, vazhdimi i kėsaj politike bėhej edhe mė i nevojshėm, sepse, nė fund tė viteve 80 dhe sidomos gjatė dekadės sė re, senati e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė mbi Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire. Burimet letrare nuk hedhin dritė mbi marrėdhėniet e tij me sundimtarin e Maqedonisė Perseun, nė vitet e para tė sundimit tė Gentit, por nė to vihet re qartė njė paralelizėm nė qėndrimin armiqėsor tė Republikės (Romės) ndaj tyre. Nga ana tjetėr, materiali numizmatik dėshmon pėr lidhje tė ngushta ekonomike dhe si rrjedhim edhe politike, midis Mbretėrisė Ilire dhe Maqedonisė.


    Marrėdhėniet e Gentit me Perseun dokumentohen mė mirė nė prag tė luftės sė fundit. Dy lajme tė Livit qė lidhen me fundin e vitit 173 dhe fillimin e vitit pasues hedhin dritė mbi kėto marrėdhėnie. Njėri ka tė bėjė me vrasjen e Artetaurit, njė dinasti tė vogėl qė pėrkrahte politikėn romake diku nė Iliri, ndoshta nė zonėn e pushtuar nga romakėt dhe qė nė burime paraqitet si njė aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit. Lajmi tjetėr bėn fjalė pėr dy sulme tė Gentit kundėr tokave tė Isės dhe pėrkon nė kohė me aktivitetin qė zhvillon Perseu pėr tė pėrmirėsuar pozitat e tij nė jug dhe nė lindje.
    Kėto ngjarje qė shkaktuan shqetėsimin e romakėve dhe tė aleatėve tė tyre nuk mund tė merren thjesht si njė produkt i propagandės romake qė synonte t’i paraqiste tė dy sovranėt si provokatorė. Livi, sipas Polibit, pohon se, krahas delegatėve qė vijnė nga Lindja me ankesa kundėr Perseut, delegatė nga Isa vijnė para senatit pėr tė akuzuar Gentin pėr atė qė “ishte nė njė mendje me mbretin e Maqedonisė dhe qė tė dy sė bashku po pėrgatitnin luftėn kundėr romakėve”. Gjendja ishte e tillė qė u impononte tė dy sovranėve nevojėn e veprimeve tė bashkėrenditura pėr tė pėrballuar rrezikun romak qė sa vinte bėhej mė kėrcėnues.

    Megjithatė ėshtė fakt se duke u pėrgatitur pėr t’i bėrė ballė kėtij rreziku, tė dy sovranėt nuk donin njė konflikt tė hapur me Romėn, fuqia e sė cilės nuk ishte pėr tė mos u pėrfillur. Prandaj Genti, ashtu siē bėn edhe Perseu, u shpejtua tė dėrgonte delegatė nė Romė “pėr tė larė nga fajet qė i ngarkonin isasit”. Senati nuk pranoi tė bisedonte me tė dėrguarin e mbretit dhe i bėri tė ditur pakėnaqėsinė e tij duke e shoqėruar me kėrcėnime. Duke dashur, nga ana tjetėr, qė ta izolonte plotėsisht Perseun, senati provoi ta bindė Gentin qė tė shkėputej nga miqėsia me mbretin maqedon dhe tė bashkonte armėt e tij me ato tė romakėve.
    Genti qėndroi nė pozitat e tij dhe delegati romak u kthye nė atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me tė hollat e mbretit ilir. Me kėtė ndėrpriten pėrpjekjet romake pėr tė tėrhequr Gentin nga ana e tyre.


    Kėshtu nė pragun e luftės kundėr Maqedonisė, kur Roma zhvillonte njė veprimtari tė etshme diplomatike, tė shoqėruar me presion tė madh politik, pėr tė izoluar Perseun, sundimtari ilir nuk mori anėn e Republikės. Livi e paraqet Gentin tė lėkundur, por faktet tregojnė se as kėtė radhė, as mė pas, mbreti ilir nuk tregon shenja lėkundjeje nė qėndrimin e tij ndaj Romės. Ishte vetėm pėrgatitja e pamjaftueshme qė do ta pengonte pėr tė dalė nė fushėn e betejės kundėr saj.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Lufta e tretė romako-maqedone, veprimet luftarake tė vitit 171

    Krahas pėrgatitjeve diplomatike, Roma po merrte edhe masat ushtarake pėr tė asgjėsuar Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire qė ishin dy forcat kryesore, tė cilat pengonin planet e saj ekspansioniste nė Ballkan.


    Nė nėntorin e vitit 172 senati urdhėroi dėrgimin e forcave tė para nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut, tė pėrbėra nga 5 000 kėmbėsorė dhe 300 kalorės. Ky kontingjent i vogėl qė dėrgohej si pararojė e ushtrisė konsullore, pasi zbriti nė Epir, me sa duket nė Orik, ngriti lėmin e vet nė afėrsi tė Nymfeut, nė tokat e Apolonisė. Kėndej njė njėsi prej 2 000 vetash u dėrgua menjėherė pėr tė zėnė, siē na thuhet, “fortesat e dasaretėve dhe tė ilirėve”.
    Po tė gjykojmė nga tė dhėnat e mėvonshme, forcat romake duhet tė jenė vendosur nė kėtė kohė nė Lyhnid, Uskanė dhe nė disa kėshtjella rreth saj, aty ku prania e tyre na del papritur nė ngjarjet e dimrit tė vitit 170/169. Ky aksion kishte njė qėllim tė largėt strategjik. Ai duhet tė siguronte pozitat romake nė Iliri, tė mbante tė hapura rrugėt kryesore pėr nė Maqedoni dhe tė bėnte presion mbi Mbretėrinė Ilire, duke e ndarė atė territorialisht nga Maqedonia.


    Mė vonė forca tė pakta u dėrguan nė Greqi dhe u vendosėn nėpėr qytete si garnizone tė vogla qė kishin mė tepėr karakter simbolik. Njė kontingjent i veēantė u dėrgua nė Thesali pėr tė zėnė Larisėn si njė pikė me rėndėsi strategjike. Pasi ishin zėnė pozitat e pėrparuara nė Iliri e Thesali, nė pranverėn e vitit 171, senati vendosi tė fillonte luftėn kundėr Perseut. Goditja do tė jepej nga Thesalia. Ushtria konsullore pasi zbriti nė Apoloni, pėrshkoi Epirin dhe ra nė ultėsirėn thesale; kėtu ajo u gjend pėrpara forcave tė Perseut qė kishin zėnė rrugėn e hyrjes pėr nė Maqedoni; 40 000 ishin forcat konsullore pėrballė 43 000 forcave tė Perseut, megjithatė tė dyja palėt iu shmangėn betejave vendimtare dhe stina e verės sė vitit 171 u mbyll pa ndonjė rezultat tė shėnuar, duke i lėnė kundėrshtarėt nė pozitat e mėparshme, fillestare.


    Ndėrkaq Roma nuk e la krejt pas dore edhe Mbretėrinė Ilire. Ndėrsa ushtria konsullore u nis pėr tė zbritur nė Apoloni, flota romake vuri dorė mbi 54 anije tė Gentit, pa marrė pėlqimin e mbretit dhe i pėrfshiu nė pėrbėrjen e forcave detare qė do tė zinin Qefaloninė dhe do tė vepronin gjatė bregdetit grek nė mbėshtetje tė forcave tokėsore romake. Mė vonė romakėt duket se ndėrmorėn njė aksion tė dytė, shumė tė rėndėsishėm, kundėr Mbretėrisė Ilire.
    Ndėrsa po zhvillohej fushata verore nė Thesali, konsulli urdhėroi tė nėnshtroheshin disa qytete nė Iliri. Midis tyre Karnunti, njė qytet i paidentifikuar, u bėri njė qėndresė tė fortė pushtuesve, prandaj pretori qė komandonte forcat romake, urdhėroi plaēkitjen e kėtyre qyteteve. Nuk ėshtė thėnė qartė pėr ē’qėllim u organizua kjo fushatė, megjithatė njė ngjarje qė ndoshta mund tė lidhej me tė, do tė ishte ajo qė ka tė bėjė me ndryshimet nė kufirin jugor tė Mbretėrisė Ilire.

    Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Gentin dhe pasi dėshtuan pėrpjekjet pėr ta bėrė atė pėr vete, senati urdhėroi aneksimin e tokave dhe tė qyteteve parthine qė i pat njohur Pleuratit mė 196 dhe e shtyu kufirin e Mbretėrisė Ilire nga Genusi nė Ardaksan, aty ku shėnohet disa vite mė vonė. Nė kėtė rast Karnunti dhe qytetet e tjera qė u sulmuan bashkė me tė duhen kėrkuar nė veri tė Genusit. Ėshtė pėr t’u shėnuar se si pėr rastin e grabitjes sė anijeve, ashtu dhe pėr ndryshimet qė ndodhėn nė kufirin jugor tė mbretėrisė, sundimtari ilir nuk jep asnjė shenjė kundėrshtimi, sepse, me sa duket, nuk ishte nė gjendje ta bėnte njė gjė tė tillė.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Fushata e Perseut nė Iliri nė dimrin e vitit 170/169.

    Aleanca iliro - maqedone
    Gjendja nė frontin thesal edhe nė vitin 170 mbeti e pandryshuar. Nė Iliri pėrkundrazi u zhvilluan ngjarje tė rėndėsishme. Nė verėn e kėtij viti romakėt i shtuan forcat e tyre rreth Mbretėrisė Ilire. Garnizoni i Isės qė kishte mė parė vetėm 12 anije tė vogla vendase u pėrforcua me 18 anije tė tjera pesėrremėshe dhe 2 000 ushtarė, qė do tė ishin tė gatshėm pėr ēdo rast kundėr Gentit. Nga ana tjetėr, Senati dėrgoi nė Iliri edhe 4 000 kėmbėsorė dhe kjo forcė u rrit mė vonė me 8 000 veta, me trupat ndihmėse qė u mobilizuan midis aleatėve tė Romės.

    Kėshtu forcat romake nga 5 000 qė ishin nė fillim tė konfliktit u rritėn nė vitin 170 nė 15 000 veta. Kjo forcė e konsiderueshme qė ushtronte presionin e vet tė vazhdueshėm mbi Mbretėrinė Ilire, kishte krijuar njė gjendje lufte tė pashpallur.
    Gjendja e krijuar nė Iliri shqetėsonte mjaft edhe Perseun, sundimtarin e Maqedonisė. Forcat romake qė ishin grumbulluar kėtu po bėheshin njė rrezik gjithnjė mė serioz pėr tė dhe po e ngushtonin Gentin qė ai e quante aleatin e tij tė natyrshėm.
    Prandaj, pasi pėrfundoi fushatėn kundėr dardanėve, Perseu vendosi t’i godiste pozicionet romake nė Penesti dhe, duke u shtyrė nė thellėsi tė Ilirisė, tė vendoste kontaktet me Gentin. Si kohė tė pėrshtatshme pėr kėtė ekspeditė, Perseu zgjodhi mesin e dimrit (dhjetor-janar 170/169), kur njė sulm romak kundėr Maqedonisė nga ana e Thesalisė ishte pothuajse i pamundshėm, meqenėse bora e madhe i bėnte tė pakapėrcyeshme malet qė ndanin kėto dy vende.
    Pasi pėrqendroi njė forcė goditėse prej 12 500 vetash nė Stuberė u drejtua kundėr Uskanės, qytetit mė tė madh tė tokės sė penestėve dhe e rrethoi atė. Mbas njė qėndrese tė vogėl garnizoni romak prej 4 000 vetash dhe forcat ndihmėse tė mobilizuara tek ilirėt u dorėzuan. Romakėt i ndanė nė grupe tė vogla dhe i shpėrndanė nėpėr qytete pėr t’i mbajtur nė rojė, kurse uskanasit dhe ilirėt e zėnė rob i shitėn.

    Pas kėsaj Perseu u drejtua kundėr qytetit Oene, qė zinte njė pozitė strategjike nė rrugėn pėr nė krahinėn e labeatėve, qendėr e mbretėrisė sė Gentit. Por mė parė iu desh tė nėnshtronte njė varg kėshtjellash, midis tė cilave Draudakun, njė qendėr e fortė dhe me njė popullsi tė dendur, qė zinte njė vend me rėndėsi nė mbrojtjen e Oenes. Vetėm pasi zuri kėto kėshtjella dhe bashkė me to edhe garnizonet e vogla romake, gjithsej 1 500 veta, Perseu arriti nė Oene.
    Qyteti ishte vendosur nė njė vend tė mbrojtur mirė nga lumi qė i kalonte pranė dhe njė mal i lartė nė shpinė tė tij. Meqenėse nuk pranoi tė dorėzohej, mbreti qe i detyruar ta merrte me forcėn e armėve pas njė rrethimi tė gjatė e tė lodhshėm. I zemėruar, Perseu urdhėroi tė masakroheshin tė gjithė burrat; gratė e fėmijėt i mori rob dhe qytetin ua la ta plaēkisnin ushtarakėve.


    Pas kėsaj fitoreje ekspedita i kishte arritur objektivat e saj: kishte larguar njėherė pėr njėherė rrezikun e njė invazioni romak nga perėndimi dhe kishte ēelur rrugėn pėr tek Genti. I kėnaqur Perseu u kthye nė Stuberė dhe menjėherė u kujdes pėr tė hyrė nė lidhje me mbretin ilir, aleancėn me tė cilin nė kėtė ēast e ēmonte shumė. Pėr kėtė qėllim, nisi dy pėrfaqėsues tė vet, Adeun nga Maqedonia, dhe ilirin Pleurat, i cili gjendej pranė tij i mėrguar dhe qė do tė shėrbente si pėrkthyes.


    Delegatėt u porositėn tė informonin Gentin mbi rezultatet e luftės kundėr romakėve dhe dardanėve, nė mėnyrė tė veēantė t’i vinin nė dukje fitoret qė kishte korrur Perseu gjatė fushatės sė fundit nė Iliri dhe t’i propozonin aleancė. Pasi pėrshkuan njė rrugė tė gjatė, pėrmes krahinave malore tė Ilirisė delegatėt arritėn nė Skodra. Genti ndodhej nė Lis, prandaj i ftoi ta gjenin atje. Bisedimet qė filluan kėtu nė janar tė vitit 169 dhe qė u rimorėn disa herė gjatė kėtij viti, pėrfunduan vetėm nė janarin tjetėr tė vitit 168.
    Qė nė takimin e parė Genti e pranoi idenė e njė aleance, por u tha tė dėrguarve tė Perseut se nuk kishte armė dhe tė holla tė mjaftueshme pėr t’u shpallur luftėn romakėve. Pas kėsaj pėrgjigjeje tė Gentit, tradicioni antik dhe pas tij gjithė historiografia moderne, kanė parė gjithmonė lėkundjet dhe pavendosmėrinė e mbretit ilir pėr t’u prishur haptazi me romakėt dhe dėshirėn e tij pėr tė pėrfituar sa mė shumė tė holla. Perseu, nga ana tjetėr, paraqitet gjatė traktativave si njė koprac qė do t’ia arrijė qėllimit me njė ēmim sa mė tė lirė, prandaj humbet kohėn me bisedime tė zgjatura dhe pa rezultat.
    Nuk ka dyshim se qėndrimi proromak i Polibit, qė i transmeton kėto bisedime, ka bėrė qė tė errėsohet pėrmbajtja racionale e kėtyre traktativave. Rezerva qė bėn Genti nė lidhje me mungesėn e armėve dhe tė tė hollave dėshmon vetėm se ai ishte i papėrgatitur pėr tė hyrė nė luftė. Kjo vėrtetohet edhe me atė qė njė vit mė vonė ai do ta bėnte kėtė pa ngurrim.
    Fakti qė Genti nuk iu pėrgjigj menjėherė kėrkesės sė Perseut tregon se midis tyre kishte, me sa duket, vėshtrime tė ndryshme tė karakterit taktik pėr ēėshtjen e luftės. Ndėrsa mbreti maqedon, mbasi kishte hyrė nė luftė, donte qė me aksionet e tij ushtarake dhe politike t’u imponohej romakėve, t’i bindte se ishte e pamundur fitorja mbi maqedonėt, dhe t’i bėnte tė pranonin njė zgjidhje kompromisi, Genti qė e shikonte ende tė balancuar forcėn romake me atė maqedone, donte tė fitonte kohė pėr njė pėrgatitje tė mjaftueshme para se tė hynte nė luftė, nė qoftė se kjo do tė ishte e pashmangshme.

    Ndėrsa kėta dy sovranė mendonin dhe vepronin me mėnyrėn e tyre, romakėt merrnin masa pėr tė kaluar nė veprime vendimtare. Nė muajt e fundit tė dimrit tė vitit 169, aksionet e tyre nė Iliri ishin ende tė parėndėsishme: ata ndėrmorėn njė sulm qė pėrfundoi pa sukses, pėr tė ripushtuar Uskanėn dhe mė pas u kujdesėn qė tė forconin kontrollin mbi krahinat e pushtuara tė Ilirisė, duke marrė pėr kėtė qėllim pengje nga parthinėt dhe disa qytete tė penestėve, qė kishin mbetur nė duart e tyre.
    Romakėt nuk patėn sukses nė njė aksion qė ndėrmorėn nė Epir. Por nė prag tė verės gjendja ndryshoi. Nė frontin thesal romakėt, me njė manovėr tė shkathėt kaluan masivin e Olimpit dhe papritur u gjendėn nė Maqedoni, duke e detyruar Perseun tė tėrhiqej nė pozita tė reja mbrojtėse.


    Ndėrkaq forcat romake nė Iliri u rritėn nė 30 000 veta. Nė numrin e pėrgjithshėm tė forcave tokėsore dhe detare qė pėrqendroi Republika nė fillim tė vitit 168, kjo ishte njė fuqi e konsiderueshme. Nė kundėrshtim me tendencėn e historiografisė antike dhe moderne pėr tė minimizuar rolin e Mbretėrisė Ilire, kjo shifėr tregon qartė se ē’vend zė ajo nė kėtė luftė vendimtare pėr fatet e popujve tė Ballkanit, sa kohė qė Roma qe detyruar tė drejtonte kundėr saj njė forcė tė tillė ushtarake.
    Pėrpjekjet qė u bėnė nga Perseu gjatė dimrit 169/168 pėr tė gjetur njė zgjidhje diplomatike tė konfliktit, duke pėrdorur si ndėrmjetės shtetet helenistike, dėshtuan. Nė kėto rrethana u bė e qartė se fati i luftės do tė zgjidhej vetėm nė fushėn e betejės.

    Nė janar tė vitit 168 bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė Perseut dhe Gentit morėn fund pasi pala maqedone kishte marrė pėrsipėr tė jepte njė ndihmė financiare prej 300 talentesh pėr nevojat e luftės dhe “gjithė sigurimet e domosdoshme”. Kjo frazė qė mbase nėnkuptonte rregullimin e gjithė marrėdhėnieve midis dy mbretėrive gjatė dhe mbas luftės, mbetet pėr fat tė keq te Polibi e papėrfunduar. Menjėherė pas kėsaj Genti ratifikoi marrėveshjen nė Meteon dhe pasi bėri betimin, u dorėzoi pėrfaqėsuesve tė mbretit maqedon pengjet. Perseu qė i jepte njė rėndėsi tė veēantė kėsaj aleance, nė kėtė ēast kritik pėr Maqedoninė, e shpalli pėrfundimin e marrėveshjes me njė solemnitet tė veēantė: ai organizoi nė Dium ceremoninė e betimit dhe tė kėmbimit tė pengjeve nė prani tė kalorisė maqedone, duke llogaritur kėshtu edhe efektin psikologjik qė do tė kishte kjo ngjarje nė trupat e tij.

    Pėrveē delegacionit qė asistoi nė ceremoninė e ratifikimit tė marrėveshjes, Genti dėrgoi nė Maqedoni edhe dy pėrfaqėsues, tė cilėt sė bashku me njė delegacion maqedon do tė shkonin nė Rod pėr ta tėrhequr kėtė fuqi detare nė aleancėn e tyre. Kėtij misioni sovranėt i jepnin njė rėndėsi tė madhe, sepse sipas tyre po tė bėnin pėr vete kėtė qytet, romakėve nuk do t’u mbetej asnjė shpresė pėr fitore as nė tokė, as nė det. Ata kishin shumė besim nė suksesin e kėtij misioni, sepse edhe Rodi, me pozitėn hegjemone nė Mesdheun Lindor nuk e donte daljen e Republikės nė kėto anė.

    Pas kėsaj Genti mori qėndrimin e parė tė hapur kundėr romakėve, tė cilėt kohėt e fundit kishin riaktivizuar diplomacinė e tyre pėr ta bėrė pėr vete mbretin ilir. Dy delegatė qė senati kishte dėrguar pėr kėtė qėllim i arrestoi dhe menjėherė kaloi nė masat efektive pėr fillimin e veprimeve luftarake. Nė kėtė pikė tradita polibiane i atribuon Perseut njė veprim tė pandershėm qė e shpjegon me vesin e tij tė kopracisė. Sipas Polibit, mbreti maqedon i bindur se me kėtė hap Genti ishte komprometuar nė marrėdhėniet me romakėt, ndėrpreu dėrgimin e ndihmės financiare, lejoi vetėm dėrgimin e 10 talenteve, kurse shumėn tjetėr tė parave, tė vulosura me simbole ilire, qė kishte arritur nė kufi, urdhėroi ta kthenin mbrapsht. Ky pasazh i Polibit, pėr vėrtetėsinė e tė cilit e mbrojnė me forcė edhe autorė modernė, ėshtė vėnė nė dyshim me tė drejtė, si njė shprehje e qėndrimit tė tij, pėrgjithėsisht armiqėsor ndaj Perseut, ashtu sikurse edhe ndaj Gentit, figurat e tė cilėve ky historian dhe pas tij gjithė burimet antike i paraqisnin nė njė dritė tė rreme.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Lufta e tretė iliro-romake

    Kėshtu nė ēastin kur konflikti kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur tė hynte nė luftė kundėr Romės, duke e zgjedhur kėtė si tė vetmen rrugė pėr mbrojtjen e pavarėsisė politike. Vendimi i tij u prit me entuziazėm nė Maqedoni, nė Rod dhe duhet menduar edhe nė vise tė tjera tė Ballkanit, sepse ngjallte shpresa pėr fitoren mbi romakėt.

    Genti nuk vonoi tė vepronte. Pasi kishte grumbulluar nė Lis njė forcė tė konsiderueshme prej 15 000 vetash, u hodh nė sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundėr qytetit Basania, i cili siē na ka mbėrritur nė tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Ky qytet ishte nė aleancė me romakėt. Genti u mundua ta bėjė pėr vete atė me anė tė bisedimeve, por mbasi nuk pranoi tė nėnshtrohej, e rrethoi.
    Ndėrkaq tė vėllanė Karavandin e dėrgoi me 1 000 kėmbėsorė dhe 50 kalorės, nė veri pėr tė nėnshtruar fisin e Kavėve. Qyteti Durn e priti mirė, kurse qyteti tjetėr i mbylli dyert Karavandit. Genti nuk pati sukses edhe nė operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh qė ishte dėrguar tė godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisė dhe, me sa duket, tė vendoste kontrollin mbi rrugėn detare qė lidhte tė dy brigjet e Adriatikut, u thye nė afėrsi tė Apolonisė nė ndeshjen me flotėn romake dhe qe e detyruar tė tėrhiqej nė drejtim tė veriut.


    Pas kėsaj romakėt, qė kishin pėrqendruar ndėrkaq forcat e tyre nė Genus, u drejtuan kundėr mbretit nė Basania. Forcat romake, dy herė mė tė mėdha nė numėr, mbasi pushtuan qendrat e rėndėsishme gjatė rrugės, u gjendėn para mureve tė Skodrės. Boshllėku qė ėshtė krijuar nė tekstin e Livit nuk jep mundėsi pėr tė njohur hollėsitė e kėtyre veprimeve luftarake.


    Qėndresėn e fundit Genti e bėri nė Skodra. Ai shpresonte shumė nė kėtė qytet qė e kishte zgjedhur si kryeqendėr tė mbretėrisė, sepse pozita e tij ofronte njė mbrojtje tė sigurt. Dhe me tė vėrtetė i rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirė, qyteti mund tė pėrballonte me sukses njė rrethim tė gjatė. Por mbreti nuk diti ta organizonte mirė mbrojtjen. Nė vend qė forcat ilire tė qėndronin brenda mureve rrethuese tė qytetit dhe t’i shmangeshin pėrleshjes nė fushė tė hapur, u futėn nė betejė aty ku armiku kishte epėrsi numerike, dhe i theu keqas. Pasi dėshtuan edhe pėrpjekjet e vėllait tė tij, Karavandit, pėr tė grumbulluar forca tė tjera nga krahinat pėrqark, Genti u dorėzua.
    Dhjetė ditė mė vonė pas rėnies sė Skodrės, nė betejėn qė u zhvillua nė Pydna u shkatėrrua pėrfundimisht dhe ushtria maqedone. Njėherėsh me Ilirinė dhe Maqedoninė romakėt nėnshtruan dhe Epirin. Genti dhe Perseu bashkė me familjet e tyre, me plaēkė e robėr tė shumtė lufte u dėrguan nė Romė.
    Kėshtu u nėnshtruan dy shtetet e fuqishme tė Ballkanit dhe u vendos nė kėto krahina sundimi romak.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dilemat e Kastriot Myftarajt.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:23
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Refimet e adjutantit te Mbretit Zog
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 03:11
  4. Nje mbret ne dashuri-historia e mbretit Zog me te dashuren franceze
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 00:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •