Sipas mendimit tim dashurite e medha jane dashurite e palulezuara te cilat kthehen ne ideal ne saje te projektimeve iluzioniste ne nje njeri te caktuar i cili per nje arsye apo per nje tjeter qendron larg fushes te veprimit te atij/asaj qe e deshiron.Nje dashuri e palulezuar s'ka si te vdes...pavdekeshmeria na mban gjalle me iluzionin e madheshtise.
Nuk e di nese egziston nje dashuri e vertete,por,jam e sigurte qe egziston nje njeri me te cilin gjate nje periudhe kohore ndodh te ndihesh mire.
Dhe,jam mese e sigurte qe cdonjeri ka cilesuar te pakten nje here ne jeten e tije/saje nje dashuri si "dashurine e madhe",qofte dhe 14 vjec.Me pas,duke u rritur e zbukuar apo shemtuar me stadartet e te tashmes se cileson me si te tille.Por ama eshte e drejte te thuhet qe "se kam cilesuar asnjehere/askend si njeriun e jetes time"?S'besoj,ketu do hynim ne hipokrizi ose deshire per te plotesuar imazhin e ndershmerise te forcuar te popullit shqipo.
Te ju them te drejten ky postimi im me coi dhe ne pyetje te tjera jashte teme si psh:
Cfare eshte"ndershmeria"?
E cilit nivel eshte influenca e mentalitetit shqipetar tek femrat?Mund te falet genjeshtra/hipokrizia nen nofken e "mentalitetit"?
Pse femra shqipetare nenvizon nje ndershmeri shpeshhere jo-egzistuese?
Aq e rendesishme eshte ne jeten e nje femre shqipetare te kaloje per e ndershme ne syte e dynjase e kjo vetem per te mundur ti zere deren ndonje leshkoje?S'ka arritur femra shqipetare deri aty sa ti thoje vetes"kam studiuar,punoj,jam ne gjendje te mbaj veten,jam ne gjendje te mbroj veprimet e mia pa u fshehur ne hipokrizi"?
Krijoni Kontakt