Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Starova: Partizan, tregoje veten në Korçë!

    Trajneri i kuq mendon se vlerat e vërteta futbollistët e tij duhet t'i demonstrojnë ndaj Skënderbeut

    Edhe dje, skuadra e kuqe është stërvitur në mënyre intensive, madje futbollistët e Norçias kanë bërë dy seanca stërvitore. Trajneri i kuq ka ndjekur një program të ngjeshur stërvitor gjatë kësaj pauze të kampionatit dhe në fakt ka mbetur i kënaqur me atë që kanë treguar futbollistët e tij në ndeshjet miqësore dhe në stërvitje. Dje, për shkak të anulimit të stërvitjes në Kamëz, të kuqtë kanë "zbarkuar" në fushat e klubit, ku vetëm njëra prej tyre ka qenë e pranueshme për stërvitje. Në fund, Starova ka mbetur përsëri i kënaqur nga djemtë e tij, por, siç thotë ai vetë, më i kënaqur do të ishte nëse Partizani fiton në Korçë, ndaj Skënderbeut vendës. "Është e vërtetë që kemi bërë një punë mjaft të mirë gjatë kësaj kohe shkëputjeje të kampionatit. Megjithëse skuadra ka qenë e reduktuar në numër, impenjimi ka qenë në maksimum nga të gjithë. Kemi zhvilluar dy ndeshje miqësore, që na kanë vlejtur shumë dhe, në njëfarë mënyre, jemi optimistë për ndeshjen e radhës," - ka thënë Starova pas seancës së djeshme stërvitore në fushat e klubit. Optimizmi i ka përfshirë të gjithë pjesëtarët e kuq, por trajneri qëndron me këmbë në tokë dhe nuk tregohet aspak euforik në deklaratat e tij. "E thashë edhe më parë, se kemi punuar mirë, por forca reale shihet në fushën e lojës, përballë kundërshtarit. Nuk mund të lavdërohemi për punën tonë dhe të themi se i kemi në xhep pikët. E gjithë ajo punë e mirë e bërë në stërvitje duhet të reflektohet në Korçë, në ndeshjen e radhës," - ka vijuar Sulejman Starova. "Ujqërit e dëborës" nuk njohin kundërshtarë në fushën e tyre dhe për këtë u ka ardhur në ndihmë klima shumë e ftohtë që mbizotëron në Korçë. Madje, edhe këtë radhë, dëbora e rënë së fundi zor se shkrin, duke qenë kështu "aleate" me vendësit. Kjo, sigurisht, e rrit më shumë shkallën e vështirësisë, por nuk mund t'i ndryshojë aspak synimet e të kuqve. Stërvitja e djeshme në klub u ka vlejtur futbollistëve në këtë drejtim, pasi balta dhe terreni rrëshqitës kanë qenë një provë e mirë para kësaj ndeshjeje. "Dihet që e kanë shumë të vështirë të stërviten në këtë fushë, por nuk pres terren më të mirë në Korçë. Atje do të jetë si një fushë patinazhi artistik," - është shprehur Starova. Për ndeshjen e radhës, trajneri i Partizanit nuk do të ketë shërbimin e dy futbollistëve të tij, Rodrigo dhe Haliti. Në fakt, i pari ka filluar që dje stërvitjen me skuadrën, por nuk mund të jetë në formë optimale për ndeshjen e radhës, prandaj Starova zor se e përfshin në formacion. Ndërsa dëmtimi i Halitit ka qenë shumë serioz, duke rrezikuar kështu të mos luajë për një kohë të gjatë. Starova thekson se çdo dëmtim apo skualifikim, qoftë edhe te lojtarët e stolit është një minus për skuadrën. "Një skuadër përbëhet nga rreth 20 futbolllistë dhe të gjithë janë të vlefshëm për trajnerin, në çfarëdo pozicioni të jenë. Këtë mund të them edhe për Halitin. Ndërsa Rodrigo nuk është në kondicionin e duhur fizik dhe i duhet edhe pak kohë për të qenë i vlefshëm. Për këtë arsye kemi menduar të zhvillojmë me këtë lojtar një program stërvitor individual. Megjithatë, mendoj se kemi futbollistë për ta përballuar me sukses të plotë këtë sfidë," - ka përfunduar Sulejman Starova.

    Rodrigo: Do të bëj të pamundurën
    Mesfushori brazilian Rodrigo i është nënshtruar menjëherë një programni stërvitor individual. Nën kontrollin e rreptë të mjekut Rusi, ky futbollist është stërvitur veçmas nga grupi, duke bërë vrapime të ndryshme përqark fushës. Në këtë mënyrë, drejtuesit e stafit teknik kanë pasur mundësi të kuptojnë më mirë se në ç'gjendje fizike është futbollisti brazilian. "Përgjithësisht, Rodrigo paraqet në formë të mirë fizike, por i duhet ende kohë për të kapur ritmin e shokëve. Analizat mjekësore kanë treguar se shumë shpejt do të jetë i gatshëm për trajnerin. Dy kilet mbi peshë do të eliminohen vetëm për pak ditë, kështu që nuk do të ketë probleme fizike," - ka theksuar Pertef Rusi. Ndërsa vetë futbollisti shprehet i kënaqur me rikthimin e tij dhe premton më të mirën për Partizanin. "Jam munduar të vij disa ditë më parë, por kam pasur probleme me biletat e udhëtimit. Gjatë mungesës sime jam stërvitur individualisht, për të qenë sa më shpejt më fushë. Kam nisur një bashkëpunim me Partizanin dhe dua ta përfundoj me sukses. Jam tepër i motivuar për këtë skuadër dhe këtë shpresoj ta tregoj në fushë," - është shprehur futbollisti brazilian.

    Halili-Berisha-Dhëmbi, dje pushim
    Partizanit i kanë munguar dje në stërvitje tre futbollistë. Ata janë Dhëmbi, Berisha dhe Halili. Mesfushori korçar ka marrë leje te drejtuesit për një problem familjar, ndërse Halili me Berishën kanë marrë ngarkesë të plotë fizike në miqësoren me Naftëtarin, kështu që janë lënë pushim nga Starova. Ndërsa mbrojtësi brazilian, Alan Kardek De Souza, ka bërë vetëm vrapime rreth fushës, pasi edhe ai ka luajtur një 90-minutësh të plotë në Kuçovë.

    Kompleksi i Kamzës "tradhton" Partizanin
    Nuk kanë mjaftuar vetëm terrenet e vështira në fushat e klubit për shkak të reshjeve të shiut. Futbollistëve të Partizanit u është dashur të udhëtojnë pa asnjë shkak nga klubi në Kamëz dhe anasjelltas. Për shkak të moskoordinimit të duhur të bisedimeve me punonjësit e kompleksit të Kamzës, autobusi me futbollistët e kuq është kthyer përsëri për në Tiranë. Në orarin e stërvitjes, në Kamëz po luanin ekipet e të rinjve për Kupën e Ligës Amatore. Për këtë arsye, Partizani është detyruar ta zhvillojë stërvitjen e pasdites në fushat e klubit.

    Edvan Bakaj, në formë të shkëlqyer
    Në fund të seancës së djeshme, Starova ka zhvilluar një minindeshje mes futbollistëve të tij. Sigurisht, formacionet kanë qenë të reduktuara, çka bëri që të luhej vetëm në gjysmën e fushës. Trajneri u ka kërkuar impenjim të madh futbollistëve të tij, edhe pse po luanin kundër njëri-tjetrit. Një formë mjaft të mirë ka treguar edhe portieri rezervë, Edvan Bakaj. Në disa raste, ai ka bërë disa pritje të shkëlqyera, duke marrë kështu edhe vlerësimet e trajnerëve. Megjithatë, ai e ka pasur të pamundur të shmangë tre gola, ku më i bukuri ishte ai i shënuar me kokë nga Elis Bakaj.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    do fitojm qe do ja ........ (po i boj vete pikat spo ja le moderimit )

    Partizoni, Partizoni Partizoni EO

    Gjith me te kuqe Partizoni
    o fitojm, o bohet nomi

    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  3. #3
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Partizani ti harroje tre piket , dhe te mendojne per ndehsjen tjeter se ne Korce nuk fiton njeri .

  4. #4
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    po mer po keni qit ariun aty qe kur ka ra bora

    heren e fundit fitut se ishte puc ndaj bajkos, kete here dhe shen pjetri te vije e te luaje per korcen nuk do ju shpetoje nga disfata

    ju nuk jeni skuader. ju pam ne qemal stafa, turp nuk u futet kurre ne loje. nuk mbahen shpresat te fusha, korca nuk eshte anteu ndersa ne korce po vje nje legjende, ju ta keni per nder, duhet te dilni e ti prisni me lule demat e kuq

    pastaj me fal i cik, ti bo tifozllek nga amerika. Shyqyr qe nuk je ne korce te shijosh disfaten e skuadres tende
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  5. #5
    GoLdEn BoY Maska e Wind_of_Change
    Anëtarësuar
    23-12-2005
    Vendndodhja
    atu ku ndodhen tifozet e italise
    Postime
    251
    Sma do mendja se fiton njeri ne korce sidomos tani ne dimer.
    kane nje skuader te forte ne fushen e tyre dhe do te jete mese e veshtire per te fituar takimin por them nje X edhe del

  6. #6
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Partizani legjende ????? Futbolli shqiptar plako ka dy legjenda ne radhe klubesh qe kan ber pak/disi emer ne Evrope "Flamurtari" njer e ne nje kohe dhe "17 Nentori" deri diku . Partizani legjende hahahahaha ...........

  7. #7
    Djali i fisit ASRA Maska e ardi_truss
    Anëtarësuar
    15-06-2005
    Vendndodhja
    te rrapi ne Mashkullore
    Postime
    133
    Mire ate qe do humbe partizani e dime.po pse te shkojne lojtaret kot se koti se mos marin edhe ndonje te ftohur edhe i shikojme neper spitale pastaj.gjynaf po jo per gje
    Qente le te lehin, karavani shkon perpara..!

  8. #8
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    po je bre lalke se ka bere qeveria senatorium o te mbyllte e mendjes

    nejse lale, mos me ja honger hakun dhe me fol pa dorashka

    keni mundesi te beni nje gol kur te jete rezultati 3-0 per partizonin

    pas ndeshjes i paguj une birrat
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  9. #9
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    Parizani do fitoje edhe PIK.
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  10. #10
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    ja shpirti praktik

    me pelqe ky nolt
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  11. #11
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga Taulant _NYC
    Partizani legjende ????? Futbolli shqiptar plako ka dy legjenda ne radhe klubesh qe kan ber pak/disi emer ne Evrope "Flamurtari" njer e ne nje kohe dhe "17 Nentori" deri diku . Partizani legjende hahahahaha ...........
    Legjendat nuk behen me dy sezone jashtezakonisht te sukseshme por gjate nje periudhe relativisht te gjate.
    Pse eshte Partizoni legjende:
    1. Sepse aty kane luajtur dy legjendat e futbollit Shqiptar, Loro Borici dhe Panajot Pano.
    2. Sepse ka tifozerine me te madhe ne Shqiperi.
    3. Sespe ka rezultate pozitive me gjithe ekipet Shqiptare duke perfshire ketu edhe ekipet e lartpermendura prej jush.
    4. Partizoni ka bere po aq emer ne Europe sa 17 Nentori, megjithese jo sa Flamurtari. Megjithate duhet te kesh parasysh qe FK Partizani eshte denuar 5 vjet te mos marre pjese ne kupat e Europes pas ndeshjes kunder Benfikes ne Lisbone. Ajo ishte nje nga kohet e arta te FK Partizonit ne rradhet e te cilit militonin i madherishmi Perlat Musta dhe Traktori Lefter Millo. Per cudi kjo perkoi me rritjen e Flamurtarit nje ekip qe nuk i ishte degjuar zeri deri atehere ne futboll si p.sh qytetet me tradita si Shkodra apo Kavaja.
    5. Nuk dua te permend ketu qe shkolla e Partizonit ka nxjerre dy bomberat gjigande te kombetares sone Tare e Bogdani.

    Pranej Taulanto hiq syzet e tifozit dhe shih vertet Legjenden e ketij superklubi te pabarabarte ne trojet tona. Per te miren tende e kam
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tulipani Zi : 14-02-2006 më 11:54
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  12. #12
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Tulipani Zi
    Legjendat nuk behen me dy sezone jashtezakonisht te sukseshme por gjate nje periudhe relativisht te gjate.
    Pse eshte Partizoni legjende:
    1. Sepse aty kane luajtur dy legjendat e futbollit Shqiptar, Loro Borici dhe Panajot Pano.
    2. Sepse ka tifozerine me te madhe ne Shqiperi.
    3. Sespe ka rezultate pozitive me gjithe ekipet Shqiptare duke perfshire ketu edhe ekipet e lartpermendura prej jush.
    4. Partizoni ka bere po aq emer ne Europe sa 17 Nentori, megjithese jo sa Flamurtari. Megjithate duhet te kesh parasysh qe FK Partizani eshte denuar 5 vjet te mos marre pjese ne kupat e Europes pas ndeshjes kunder Benfikes ne Lisbone. Ajo ishte nje nga kohet e arta te FK Partizonit ne rradhet e te cilit militonin i madherishmi Perlat Musta dhe Traktori Lefter Millo. Per cudi kjo perkoi me rritjen e Flamurtarit nje ekip qe nuk i ishte degjuar zeri deri atehere ne futboll si p.sh qytetet me tradita si Shkodra apo Kavaja.
    5. Nuk dua te permend ketu qe shkolla e Partizonit ka nxjerre dy bomberat gjigande te kombetares sone Tare e Bogdani.

    Pranej Taulanto hiq syzet e tifozit dhe shih vertet Legjenden e ketij superklubi te pabarabarte ne trojet tona. Per te miren tende e kam


    Plako sot ne kampionatin Shqiptar nuk ka syze tifozi , dhe qe bejme pak tifozllik thjesht sa per muhabet , se nuk ja vle me be tifozllik per lojtaret e kategorive te 3 apo te 4 qe marrim nga Brazili dhe Afrika . Mua do me behej qejfi sikur qofte Partizani , Gramozi apo SHkendija te benin nje skuader te sakte qe te luftonte sa do pak ne turet para eliminatore Evropiane , por fatkeqsisht keto luftojne ne kampionat me kap ndonje vend te dyte a te 3-te qe pastaj ti shesin ndeshjet e kupave .

    Sa per legjendat po ta perseris mendimin tim , "17 Nentori " ose "S K Tirana " , 11 here kampione dhe 4 here nen kampione ne 20 vjetet e fundit .

    Flamurtari , po me dy vjet sepse te eleminosh Partizanin e Beogradit ne fush te vet dhe te besh te dridhet Barcelonen ne fush te vet s'ka per te ndodh sa te jemi une e ti gjalle .

    Lefteri , ishte i ardhur me "force " tek Partizani ashtu si 80% e lojtareve ne vite .

    Do me e ven nje bast per neser me nje 6-she me birra . fitore - fitore ???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Taulant _NYC : 14-02-2006 më 12:38

  13. #13
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    po nuk qe birre bud nuk bohet

    se knej nga tirona ne pime vetem stela e tirona lale dhe dum i cik birre te mire ke parasysh ti
    Ndryshuar për herë të fundit nga Juvi : 14-02-2006 më 12:43
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  14. #14
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Flamurtari para viteve 80' ishte klub i padegjuar ne futbollin shqiptar, kishte fare pak histori si klub.
    Por ate qe arriti te bente me Partizanin e Beogradit dhe me Barcelonen i dha shume prestigj dhe sigurisht pjesemarrja ne finalet e kupave te republikes ne keto vite ia ngriti shume lart emrin.
    Nderkohe qe Partizani ka qene Kampion i padiskutueshem i Shqiperise me vite te tera dhe futbollistet me te medhenj ne historine e futbollit shqiptar kane milituar per skuadren e kuqe.

    Persa i perket Skenderbeut, vjen ne Superlige pas 5 vitesh ne kategorine 1.
    Eshte pak mendjemadhesi te flasesh per fitore bindese kundra Partizanit qe cdo vit merr pjese ne kupat UEFA.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  15. #15
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    du me thon i fakt se nuk me rrihet pa llap kur bohet fjale per demat e kuq

    e di si osht muhabeti, te sporti shqiptar (gazeta), para nja dy-tre javesh, osht botu nje liste dhe komentet e ndeshjeve me befasuese te liges se kampioneve

    dhe imagjinoni i cik kush ishte aty

    1978 apo 79 me duket se maj men me rrej kot

    Partizani Tirane - Selltik Gllasgou 1-0 ec atyyyyyyyyyy

    golin e pati bo i modhi Agim Murati, ndjese paste

    Shume ekipe kane arrit fitore te medha, Flamurtari i modh ka bo buje, por ishte nje shkendije, nuk ishte vazhdimesi

    Partizoni ka rraf Selltikun e Torinon e plot skuadra te tjera, prandaj mendoj se i takon me shume respekt
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  16. #16
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga Juvi
    Shume ekipe kane arrit fitore te medha, Flamurtari i modh ka bo buje, por ishte nje shkendije, nuk ishte vazhdimesi
    Ke te drejte se Flamurtari ishte shkendije ,por jo futbolli vlonjat.Sikur te kishim nje Flamurtar me Skelen,Muken,Taren,Bushin, Aliajn etj, perseri mund te ndesheshim me sukses me Partizanin e Beogradit, apo me ndonje ekip tjeter.

  17. #17
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Tare dhe Bushi s'jane vlonjate Qerimo por ke te drejte, Vlora ka nxjerre talente gjithmone dhe sidomos keto vitet e fundit.
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  18. #18
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    vlora vlora
    vlora vlora
    bjeri moj te lumte dora

    respekte vlores

    por kena Partizonin me te papam

    Partizoni, Partizoni, Partizoni EO
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  19. #19
    Trusti i Lulelakres Maska e Tulipani Zi
    Anëtarësuar
    02-09-2004
    Vendndodhja
    Aty ku mos qofsha
    Postime
    412
    Citim Postuar më parë nga Taulant _NYC
    Sa per legjendat po ta perseris mendimin tim , "17 Nentori " ose "S K Tirana " , 11 here kampione dhe 4 here nen kampione ne 20 vjetet e fundit .

    Flamurtari , po me dy vjet sepse te eleminosh Partizanin e Beogradit ne fush te vet dhe te besh te dridhet Barcelonen ne fush te vet s'ka per te ndodh sa te jemi une e ti gjalle.

    Lefteri, ishte i ardhur me "force " tek Partizani ashtu si 80% e lojtareve ne vite .

    Do me e ven nje bast per neser me nje 6-she me birra . fitore - fitore ???
    6 pack of Guinness? It's on.

    Sa per Legjenden e Tirones i duhen edhe ca vite. I duhet te kete rezultat pozitiv me Partizonin qe te arrije majen. Mos harro qe ne ndeshjet koke per koke Partizoni ka derrmu cdo ekip Shqiptar.

    Lefteri me "force"? Ne ate kohe kur robt martoheshin me femra topalle 40-vjecare per te bo pashaportizim ne Tirone eshte budallallik qe te thuash qe u morr me force nje Gjirokastrit ne Tirone. Po Tit Ramadanin dhe Sokol Kushten pse nuk i majti me force Partizoni?

    Sa per Tironen, i ka morre ato kampionate ne kohen rrumpalle ku ne Shqiperi nuk luhet me futboll po behen pazare, megjithate nuk dua t'ja ha hakun bravo i qofte. Tirona merr ne pronesi stadiumin "Dinamo" ndersa Partizoni dhe Dinamo paguajne nga 3,000,000 leke per ndeshje qera per Qemal Stafen. Cdo ekip ne vend te Tirones do kishte arrit ato rezultate sidomos kur vellai i njerit prej donatoreve te Tirones punon ne FSHF.

    Nqs do me i pa vleren nje kampionati sot shih shkallet e mjeruara te Qemal Stafes. Ne nje kohe qe Tirana eshte trefishuar ne popullsi si qytet ne shkallet e Qemal Stafes quhet sukses prania e 6-7,000 tifozeve ne derbin Partizoni-Tirona kur 20 vite me pare nuk hidhshe dot kokrren e molles.

    Mos harro qe nga tre sulmusit me te mire ne 15 vitet e fundit, Rraklli, Tare dhe Bogdani, 2 kane dale nga shkolla e Partizonit. Benjamini i Tirones, Indrit Fortuzi doli nga Dinamo. Sulmusi qe ka nxjerr Tirona eshte Bushi. Beje vete bilancin.

    Sa per Flamurtarin, nuk ja heq meriten po me kujton Greqine dhe Danimarken ne Euro. U ngriten si meteor ne futbollin Shqiptar dhe po aq shpejt u fiken. Mos harroni qe ate vit qe Flamurtari mundi Partizanin e Beogradit, Partizoni doli kampion.

    Per fat te keq tragjedia e Lisbones ndaj Benfikes e fiku Partizonin per 5 vitet e ardhshme. Nuk ishte cudi qe Partizoni fitoi kampionatin serish ne 93' kur iu hap rruga per ne Evrope. Me pas do vinte lufta e brendshme per te larguar pronaret Italiane ku qellimisht ekipi doli ne kategorine e dyte. Partizoni mezi po e merr veten sot ndaj ketyre travestive qe i ja bene bere keto 20 vitet e fundit. Nuk eshte cudi qe renia e Partizonit perkoi me ngritjen e Tirones.
    BRIGADA E KUQE PERJETE

  20. #20
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125
    Ti bejme qejfin vetes:

    "that's all fox"



    just my 2cent worth
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 10:35
  2. Luan Starova
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2009, 11:46
  3. Luan Starova: Koha konsumon jetën, jo shpresën
    Nga shigjeta në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:44
  4. Moisiu propozon deputetin republikan Robert Çekun për kreun e KLSH
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 15:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •