Megjithate ndodhen.Skena tashme te para neper televizione diku ne Gaza, Bagdat apo Xhalalabad. Disa qindra te rinj shqiptar te Shkupit te mbeshtjellur me shami te zeza ne koke me flamuj te zinj te AL AKSES (Ju kujtohet ato me te madhe shiteshin ne Bit Pazar) brohorisnin per xhihad.Dolen nga birrucat e rrugicave te errta te gazi babes,dizhonit e duqanxhikut e tani jane ne skene.Nuk ishte me rendesi qellimi por ikonografia (pamja) sepse BIM-i tashme protestoi per karikaturat e vrazhda.Dolen keto vehabiste per te treguar se jane aty, se kane fuqine te demonstrojne, se jane te ngjashem me "vellezerit" e tyre ne Gaza apo ne Bagdad. Ata duheshte te xhirohen dhe keto xhirime te jepen neper televizione boterore qe, ja ne Shkup shqiptaret jane per xhihad mu ashtu sic thoshte Millosheviqi apo Putini. Cudi nje dite me pare Putini i therret vellezerit e Hamasit ne bisedime vellazerore mu ashtu sic bente Arafati me vellezerit rus (sovjetik). Ne nderkohe po vendoset fati i Kosoves dhe fjalen kryesore do ta kene miqte tane perendimore qe i ngriten aeroplanet ne Aviano apo Inxhirlik per ta bombarduar Serbine dhe per ta shporur serbin.Po ato perendimor qe e nxorren dhe e ndihmuan UCK prej Haracine dhe ne fund arriten ta bejne marreveshjen e Ohrit dhe ta ngrisin statusin e shqiptareve.
Krijoni Kontakt