Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės zgjodhėn sot Fatmir Sejdiun nga radhėt e LDK-sė President tė ri tė Kosovės.
Nėpėrmjet njė votimi tė fshehtė, pas tri raundeve, Fatmir Sejdiu, kandidati i vetėm pėr kreun e vendit, mori 8O vota, kundėr ishin 12 dhe 17 fletėvotime ishin tė pavlefshme.
Fatmir Sejdiu, sekretar i pėrgjithshėm i LDK-sė, nė postin mė tė lartė tė vendit trashėgon Presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta mė 21 janar 2OO6.
Sipas Kornizės Kushtetuese, Presidenti i Kosovės mund tė zgjidhet me dy tė tretat e votave tė 12O deputetėve sa ka parlamenti ose me shumicėn e thjeshtė prej 61 votave pro.
Nė raundin e parė, nga 11O deputetė tė pranishėm, pro votuan 78, ndėrkaq 8 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme. E njėjta situatė u pėrsėrit pothuajse edhe nė raundin e dytė kur pro votuan 77 deputetė, 9 ishin kundėr dhe 24 fletėvotime ishin tė pavlefshme.
Biografia e Fatmir Sejdiut
Fatmir Sejdiu u lind mė 23 tetor 1951 nė Pakashticė, komuna e Podujevės, Kosovė. Shkollimin fillor dhe tė mesėm i ka mbaruar nė Podujevė. Ka mbaruar Fakultetin e Drejtėsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1974, ku ka kryer edhe studimet pasuniversitare. Po nė kėtė Universitet ka mbrojtur disertacionin e doktoratės.
Dr. Fatmir Sejdiu ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe atė tė Shkencave Politike tė Universitetit tė Prishtinės.
Pėr studime tė thelluara, Prof. Sejdiu ka qėndruar nė Francė (Universiteti Paris 2 ) dhe nė SHBA (Arizona State University), ndėrsa ka pasur qėndrime mė tė shkurtra studimore edhe nė universitete tė tjera. Ka marrė pjesė nė shumė simpoziume shkencore vendore dhe ndėrkombėtare. Ka publikuar shumė punime shkencore nga fusha juridike - historike dhe juridike kushtetuese. Ėshtė autor librash tė veēantė nga kėto fusha.
Fatmir Sejdiu ka qenė pjesėmarrės i Kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) mė 23 dhjetor 1989. Nė Kuvendin e Parė Zgjedhor nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe mė 1992 anėtar i Kryesisė sė LDK sė, ndėrsa mė 1994 Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK sė, detyrė tė cilėn e kryen edhe sot.
Ka qenė anėtar i Komisionit Qendror pėr organizimin e Referendumit pėr Pavarėsinė e Kosovės, mbajtur mė 1991. Ka qenė ndėr njerėzit kryesorė pėr pėrgatitjen dhe organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale tė Republikės sė Kosovės, qė janė mbajtur mė 1992 dhe 1998.
Fatmir Sejdiu ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės mė 1992 dhe mė 1998. Po kėshtu, mė 1998 ėshtė zgjedhur Sekretar i Pėrgjithshėm i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit pėr Ēėshtje Kushtetuese.
Mė 2001, nė zgjedhjet e para demokratike tė pasluftės, ėshtė zgjedhur deputet nė Kuvendin e Kosovės dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit. Deputet dhe anėtar i Kryesisė sė Kuvendit ėshtė zgjedhur sėrish mė 2004. Z. Sejdiu ėshtė gjithashtu anėtar i Komisionit pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar dhe Integrime Euroatlantike.
Fatmir Sejdiu komunikon nė frėngjishte dhe anglishte.
Eshtė i martuar dhe ka tre fėmijė. Jeton nė Prishtinė.
Ruaj Lidhjet