Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Arti ilir ne prehistori

    Gjatė periudhės sė prehistorisė, ilirėt kishin tė zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me figura gjeometrike tė objekteve qė ata pėrdornin. Arti figurativ ka qenė pak i zhvilluar. Arti dekorativ ilir ka pasur qėllim estetik (zbukurues) dhe botėkuptimor. Ai shėrbente pėr hijeshimin e objekteve tė pėrdorimit praktik dhe pėr zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanė kuptim botėkuptimor, sepse janė tė lidhura me kultet e kohės. Motivet gjeometrike qė zbukuronin qeramikėn punoheshin me tekniken e gėrvishjes dhe tė mbushjes sė figurave me ngjyrė tė bardhė. Nė disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikės. Figurat gjeometrike mė tė pėlqyeshme kanė qenė trekėndėshi dhe rombi, vijat zigzage, tufat e vijave dhe mė rrallė rrethi. Trekėndėshi dhe rombi janė tė lidhura me kulte matriarkale, kurse rrethi dhe kryqi i thyer pėrfaqėsojnė diellin. Parimet estetike tė zbatimit tė artit dekorativ ilir janė simetria dhe harmonia e kompozimit tė motive, pėrshtatja e kompozimit me formėn e objektit dhe hijeshimi i pjesėve mė tė dukshme tė sendeve. Ky art shquhet pėr saktėsinė e zbatimit tė motiveve, qė, sė bashku me parimet e tij bazė, i kanė dhėnė artit deokrativ ilir njė bukuri tė veēantė, shumė tė pėlqyeshme edhe pėr artėdashėsit e kohėve tona. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht nė punimin me baltė ose nė bronz tė figurave tė kafshėve, tė shpendėve e mė rrallė tė njerėzve, tė cilėt kishin me kultet fetare.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Arti ilir nė periudhėn qytetare



    Nė periudhėn qytetare ilire (shek.V- II p.K.) arti figurativ u zhvillua nė njė drejtim tė ri mė tė lartė, me teknikė bashkėkohore. U shfaq skulptura ilire prej guri, me shtatore e portrete, e cila paraqiste figura njerėzish me veshje ilire tek ilirėt. Modelet mė tė mira tė kėsaj skulpture janė zbuluar nė trevat e fiseve ilire tė amanetėve, bylinėve, taulantėve, japodėve e liburnėve. Pėrhapje tė gjerė mori nė tė gjithė Ilirinė arti i punimit tė terrakotave prej balte (figurina tė vogla, tė punuara kryesisht me kallėpe), tė cilat paraqesin zakonisht kultet e kohės. Kėto terrakota shpeshherė i gjejmė tė punuara me frymėzim vendės. Edhe arti dekorativ mori njė zhvillim tė ri, ndonėse u pėrdor mė rrallė. Ai u shtri kryesisht nė artizanatin ilir. Shfaqjet mė tė arrira i gjejmė nė punimin e enėve prej balte ose prej bronzi dhe nė pafat metalike tė brezit. Nė shek.III-II p.K. ndeshim amfora, kupa dhe enė kozmetike tė zbukuruara nė reliev me tema mitologjike, erotike ose bimore. Punimet mė tė njohura janė pafta e brezit e shek.III p.K. e Selcės sė Poshtme (Pogradec), ku paraqiten skena luftėrash, figura shpendėsh e kafshėsh, po kėshtu edhe paftat e Gostilit (nė Malin e Zi) nė veri tė liqenit tė Shkodrės. Arti dekorativ zbatohet nė kėtė kohė edhe nė arkitekturė, sidomos nė varret monumentale.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •