Sajmir Vladi dhe Stela Kana humbin jetën në rrethana misterioze
Vetëvaret dëshmitari i Jehovait, vdes 5-vjeçarja 2/02/2006
Ornela MANJANI
Mund të mos jetë e saktë, por faktet e tregojnë më së miri, që shkurti duam apo nuk duam, po tregon se është muaji i flijimeve të të miturve. Nëse do të kujtojmë edhe në vitin 2005, po në këtë muaj kanë humbur jetën dy vajza 12-vjeçare. E këtë vit së bashku me to është “bashkuar” edhe 12-vjeçari nga lagjja Nish-Tulla në Tiranë, Sajmir Vladi. Sipas burimeve nga policia, ky i fundit ka qenë në shtëpi dhe ka shkuar në dhomën e gjumit duke e mbyllur me çelës. Më pas ka marrë litarin dhe është vetëvarur. Vladi, nxënës në klasës e pestë i ka dhënë fund jetës, ende pa e filluar mirë. Motivi mbetet mister, por sipas burimeve policore, i mituri prej kohësh frekuentonte sektin e Dëshmitarëve të Jehovait.
Ngjarja
Ka qenë ora 19.30 minuta, kur Sajmiri ka qenë në dhomën e tij. Ka marrë një litar në fshehtësi të prindërve të tij dhe më pas me të ka varur veten. Ngjarja ka ndodhur te Nish-Tulla në kryeqytet. Sipas burimeve nga policia kanë qenë prindit e të miturit ata që kanë parë të parët djalin e vetëvarur. Më pas e kanë dërguar në spital, por për 12-vjeçarin nuk kishte asnjë shpresë jete. Më pas, trupi i pajetë i Vladit është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i bëhet autopsia. Kjo e fundit do të zbardhë shkakun e vërtetë të vdekjes së nxënësit të klasës së pestë. Ndërkohë, në vendngjarje, policia ka bërë të gjitha veprimet e duhura.
Motivi
Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur se vogëlushi prej disa kohësh frekuentonte sektin e Dëshmitarëve të Jehovait. Por burimet pohojnë se nuk është arritur ende në një shkak të vërtetë, i cili ka çuar në vetëvarje të miturin nga Tirana. Do të jenë hetimet e organit të akuzës së kryeqytetit që do të zbardhin misteret e vetëvarjes së të miturit.
http://www.tiranaobserver.com/aktualitet.htm#1
Krijoni Kontakt