Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ing. Reshit Maloku

    DOSSIER

    Si u persekutua inxhinieri i famshėm tiranas, Maloku, ish-nxėnėsi i Fultzit dhe kolegu i Spiro Kolekės qė projektoi urat dhe rrugėt e shkatėrruara nga Lufta

    Reshit Maloku, mjeshtri i madh qė rindėrtoi urat e Shqipėrisė

    Dashnor Kaloēi

    Reshit Maloku ishte njeriu qė nė vitin 1963 projektoi varrezat e Sharrės dhe 30 vjet mė vonė u varros nė pjesėn mė tė dukshme tė tyre, si shenjė respekti pėr kontributin e jetės sė tij, qė kaloi midis rindėrtimit tė Shqipėrisė dhe persekucionit komunist. Ai lindi mė 15 maj tė vitit 1917 nė njė familje tiranase dhe qysh nė moshėn dyvjeēare i vdiq babai, duke i lėnė mbi kurriz varfėrinė dhe vėshtirėsitė ekonomike tė mbijetesės.

    Megjithatė, qysh nga kjo kohė e deri nė vitin 1969, ditėt e jetės sė tij janė tė mbushura me ndėrtime urash dhe hidrocentralesh, pėr tė rindezur shpresėn dhe besimin e brezave tė ardhshėm tek vendi i tyre, i djegur dhe i porsadalė nga lufta e Dytė Botėrore.

    Kush ishte Reshit Maloku

    Megjithėse nė kushte tė vėshtira ekonomike, Reshit Maloku nė vitin 1936 mbaron studimet nė shkollėn amerikane Harri Fulc me nota tė shkėlqyera. Kėshtu, vit pas viti ai tregoi me talentin e tij se ishte pikėrisht njeriu qė i duhej Shqipėrisė pėr tė rindėrtuar atė ēka shkatėrroi Lufta e Dytė Botėrore. E ėma e tij, Hafsaja dhe vėllai, Shabani ēonin armė dhe veshėmbathje nė ēetėn e Dajtit dhe tė Pezės. Ndėrkohė qė nipi i tij, (Tasim Xhafa) dhe dy kunetėrit (Shefqet dhe Mahmut Mezini), ishin partizanė dhe luftuan kundėr okupatorėve. Vetė Reshiti ka punuar si ndihmėsmjek pranė doktor Locit dhe me ēantėn e ndihmės sė shpejtė e flamurin e Kryqit tė Kuq, gjendej pranė popullsisė civile nė periudhat e bombardimeve gjatė luftės. Madje mbahet mend se Reshiti gjatė asaj kohe shpėtoi nga vdekja dhe mjekoi nė shtėpinė e tij edhe dy parashutistė anglezė dhe pėr kėtė, gjermanėt i shkatėruan krejtėsisht shtėpinė duke ia goditur me flakėhedhės. Gjithashtu gjatė asaj kohe shtėpia e motrės sė tij, (Lym Xhafės) ishte shndrruar nė njė bazė tė luftės. Familja e Reshitit, si edhe farefisi i tij, Xhafėt, Rrelėt, Fortuzėt, Tafajt, Mezinėt cilėsohen si familjet mė tė vjetra tė Tiranės. Ndėrkohė ishte pikėrisht gjyshja e tij, Hatixheja qė mbahet mend si mė e moshuara e Tiranės, (107 vjeē) dhe familja e tij kishte miqėsi me nėnėn dhe motrėn e Gonxhe Bojaxhiut, (Nėnė Terezės). Nga ana tjetėr shokėt e tij mė tė ngushtė tė asaj kohe ishin figurat qė mė vonė spikatėn si talente nė fusha tė ndryshme tė jetės. Tė tillė ishin: Sandėr Prosi, Ibrahim Kodra, Abedin Ēiēi, etj.

    Rindėrtuesi i urave

    Diploma e shkollės amerikane pėr studentin Reshit Maloku pėrmbante vetėm vlerėsime tė shkėlqyera. Ishte kjo arsyeja qė fill pas ēlirimit tė vendit, Spiro Koleka, e zgjodhi Reshitin si bashkėpunėtor, duke i ngarkuar rindėrtimin e tė gjitha urave kryesore qė lidhnin Veriun me kryeqytetin, tė cilat ishin shkatėrruar nga gjermanėt. Ajo qė bie nė sy gjatė aktivitetit tė tij tė dendur rindėrtues ėshtė Ura e Bahēallėkut, (Shkodėr), Ura e Lanės (Tiranė), Ura e Limuthit, etj. Nė vitin 1945 ai punonte edhe vetė sė bashku me 600 ushtarė italianė qė prisnin nė atė kohė riatdhesimin. Gjatė kėsaj kohe Reshiti drejtonte punimet, e rindėrtimit tė urave por bėnte edhe punėn e infermierit tė batalionit. Familja e tij bashkėjetonte me kampin e italianėve nė Kamėz dhe nėna e gruaja e tij, pregatisnin ushqime dhe lante rrobat e robėrve, sė bashku me disa gra tė asaj zone. Ai thoshte gjithmonė se familja e tij shpenzonte kohė, energji dhe pasuri pėr mbajtjen e italianėve, ndėrsa Shqipėria pėrfitonte ura, rrugė dhe plot rindėrtime nga puna e tyre. Nė fakt kalendari i aktivitetit profesional tė Reshitit nis me rrugėn e Thethit dhe vazhdon me rrugėn e Rinisė Kukės-Peshkopi, tharjen e kėnetės sė Maliqit, ndėrtimin e vilave nė plazhin e Durrėsit, ku arrin kulminacionin me ndėrtimin e hotel Adriatikut. Mė tej, nė vitin 1946-48 ai drejtoi punimet nė hekurudhėn e parė shqiptare, Tiranė-Durrės, nė sektorin e Kasharit dhe Vorės. Reshiti ishte njė ndėrtues i devotshėm qė shqetėsohej pėr ēdo digė, pėr ēdo urė, pėr ēdo trase. Gjatė kėsaj kohe, duke menduar pėr brezat e rinj tė teknikėve dhe inxhinierėve tė ardhshėm, Reshiti ngriti edhe kursin e parė tė teknikėve tė rinj, tė cilėt mėsonin teorinė pranė digave dhe hekurudhave, sepse Shqipėrinė e prisnin mijra projekte qė kėrkonin njerėz tė devotshėm e tė shkolluar. Tė njėjtėn gjė Reshiti bėri edhe gjatė ndėrtimit tė Rrugės sė Dritės dhe tunelit tė Shkopetit. Nė kėtė tunel gjatė gjithė orėve tė ditės qėndronte i varur me litar pėr tė bėrė pėrpilimin e detajeve teknike. Ndėrsa nė darkė u jepte mėsim bashkėpunėtorėve tė tij duke demostruar energji tė pabesueshme. Mjaft projekte dhe zbatime tė veprave madhėshtore tė asaj periudhe tregojnė se Reshiti ishte fjalėpak dhe i papėrtuar. Qysh nga viti 1946 Reshiti u dekorua me urdhra e medalje pune, nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Shoku i tij mė i ngushtė i asaj kohe ishte Sali Vata, qė tė gjithė e njihnin me pseudonimin "Luani i tuneleve".

    Pedagog nė Universitetin e Tiranės

    Pėr tė gjitha virtutet dhe vlerat e punės sė tij, mė 1956 Reshiti caktohet me punė nė Ministrinė e Ndėrtimit, si edhe nėndrejtor i politeknikumit 7 Nėntori. Mė vonė ai u bė pedagog i universitetit tė Tiranės, por asnjėherė nuk i ndėrpreu kontaktet e tij me prodhimin. Kėshtu ai ka projektuar dhe ndėrtuar Ujėmbledhėsin e Selitės, ujėsjellsa tė qyteteve kryesore dhe shumė vepra tė tjera me rėndėsi kombėtare. Mė pas, mė 1963, pikėrisht atėherė kur varrezat tek Varri i Bamit po shkatėrroheshin, Reshiti propozoi ndėrtimin e varrezave nė Sharrė dhe Shish-Tufinė dhe projektoi e ndėrtoi Varrezat e Sharrės. "Tani dua tė projektoj vendin ku do tė prehem pėrgjithmonė", u shpreh Reshiti. Mė vonė ai u mor vetė me drenazhimet dhe kanalizimet e varrezave tė Sharrės. Dhe koha dalėngadalė nisi tė shfaqė pasojat e mbingarkesave tė dikurshme nė trupin e mjeshtrit tė ndėrtimeve. Pėr vite me rradhė Reshiti ishte kryetar fronti i lagjes sė tij. Kėshtu nė vitin 1969 ai u paralizua dhe qėndroi nė shtėpi. Por nė shenjė respekti pėr punėn e tij drejtuesit e lartė tė shtetit i dhuruan njė karrocė ortopedike dhe njė televizor bardhė e zi dhe njė shpėrblim. Dhe vetė Spiro Koleka u ngarkua pėr tė dėrguar dhuratėn, nė shtėpinė e ndėrtuesit veteran, duke i thėnė: "Kėto nuk janė asgjė, para asaj qė ke bėrė ti pėr Shqipėrinė".

    Kampioni i Qitjes

    Por midis viteve mė tė suksesshme tė Reshitit shkėlqen edhe njė kontribut kombėtar, nė fushėn e sportit tė qitjes. Ai pėr vite me rradhė ishte kampioni i kėtij sporti nė vendin tonė, (pushkė, pistoletė), si edhe njėri midis talenteve mė tė spikatura tė Evropės. Mė vonė, Reshiti u bė trajner i ekipit tė Partizanit dhe ekipit kombėtar. Shokėt e tij tė ngushtė tė sportit Rexhep Rama dhe Ali Mata tregojnė se nė vitin 1965, nė kampionatin botėror tė Qitjes (Rumani), Reshiti bėri njė figurė shumė tė mirė, nėpėrmjet elokuencės, sjelljes dhe kulturės sė tij, (dinte 5 gjuhė tė huaja). Pėr kėtė shtypi botėror sportiv shkroi se "Reshit Maloku ishte trajneri mė i pėrgatitur intelektualisht nė kampionat dhe ka dhėnė njė kontribut tė madh nė pėrkthimin e literaturės sė qitjes". Pėr kontributin e tij, ai ėshtė nderuar me njė sėrė diplomash e titujsh nderi. Nipi i tij, Ismail Maloku ishte gjithashtu njė Mjeshtėr Sporti dhe pjestar i ekipit kombėtar nė volejboll. Shtėpia e Reshitit ishte qendra sportive e mėhallės, ku dolėn mė pas mjeshtrat e mėdhenj sportit nga familjet Mema, Nuri, Mėniku, Galanxhi, Shala, Ferhati, etj, (gjithsej 17). Por pikėrisht kur duhet tė merrte titullin "Mjeshtėr i merituar i sportit", nė familjen e tij ndodhi arrestimi politik i tė birit, Saimirit, (inxhinier elektronik ushtarak), i njohur si "shpikėsi i kanoēes". Kjo ndikoi nė mosdhėnien e titullit, ndėrkohė qė njė dokumentar i Kino-Studios qė tregonte jetėn e tij, u ndėrpre papritur. Tani ai konsiderohej babai i armikut dhe pėr kėtė arsye edhe djemtė e tij tė tjerė patėn pasoja tė panumėrta nė jetėn e tyre personale dhe familjare. Ndėrkohė qė djali i madh, Agimi kishte qenė oficeri mė shembullor i reparteve kundrajrore, ndėrsa djali tjetėr, Fatosi ishte pėrgjegjės i laboratorit nė Hidrocentralin e Fierzės. Por, Reshiti gėzoi gjatė gjithė kohės respektin e kolegėve dhe nxėnėsve tė tij, si Farudin Hoxha, Emin Musliu, Faik Alimehmeti, Muhedin Muēo, etj. Edhe fėmijėt e tij kanė trashėguar prej Reshitit talentin, pėrkushtimin dhe reflektimin e mirėsisė njerėzore. Edukata, humanizmi dhe virtytet mė tė mira tė Reshitit i reflektoi edhe djali i tij, Saimiri i cili ka shpėtuar jetėn e dhjetra vetėve. Pėr aktet e tij humane, mė 17 janar 2002 Saimiri u dekorua nga Presidenti i Republikės me medaljen e artė "Pėr merita tė veēanta civile", ndėrkohė qė shtypi dhe mediat e vendit dhe tė huaja cilėsuan si njeriun mė human tė Shqipėrisė dhe pasues i veprės sė Nėnė Terezės.

    Si vdiq i paralizuar

    Reshit Maloku vdiq mė 6 tetor 1986, dhe u varros pikėrisht nė Sharrė, atje ku ai drejtoi projektin dhe drenazhoi kanalizimet e ujrave. Para se tė vdiste, ai kaloi njė periudhė tė gjatė 17 vjeēare i paralizuar. Gjatė kėsaj kohe, duke udhėtuar me karrocėn ortopedike nė kryeqytet, Reshiti shikonte veprat qė kishte ndėrtuar vetė dhe thoshte me zė tė qetė: Unė u dorėzova por Ura e Lanės qėndroi. Po kėshtu edhe ajo e Bahēallėkut, e Limuthit, rruga e Thethit", etj, etj. Dhe ndonjėherė, kur arrinte t'i numėronte tė gjitha veprat e tij, i thoshte nipėrve: Unė bėra detyrėn ndaj vendit tim, duke ndėrtuar urat qė do lidhin tė ardhmen me tė kaluarėn dhe kėtė nuk e bėra qė ju tė mburreni me mua, por e bėra qė ju tė mburreni me Shqipėrinė".

    ---------------------------------

    Ja dhe i biri i inxhinier Reshat Malokut.

    SAIMIRI...

    Nga "reportazh".
    -------------------------

    11 vjet burg njeriu qė shpiku kanoēen

    HISTORIA E INXHINIERIT QE U DENUA SE DONTE TE LIDHTE SHQIPERINE ME PERENDIMIN



    Saimir Maloku, inxhinier elektronik

    Shok banke me Sokol Hoxhėn dhe shok burgu me Haxhi Hafiz Sabri Koēin, i dekoruar me medalje ari nė Elektronikė dhe i dėnuar me 11 vjet heqje lirie pėr shpikjen e "kanoēes", i akuzuar si "armik i popullit" nė diktaturė dhe i reklamuar si shėmbėlltyrė e Jesu Krishtit, nė vitet e demokracisė. Ky ėshtė Saimir Reshit Maloku, tė cilin hyjnitė e kėrkojnė nė qiell, por njerėzit e thjeshtė e gjejnė nė tokė, ose nė det duke shpėtuar fėmijėt qė mbyten nga dallgėt. Publikimi i historisė sė Saimir Malokut pėrbėn njė detyrim sepse ai ėshtė shembull i qartė i vazhdimit tė traditės sė Nėnė Terezės, e cila energjitė e saj i vuri nė shėrbim tė njerėzimit. Aktualisht, Saimirin e kėrkojnė dhe e ndjekin nga mprapa pjesėtarėt e 52 familjeve shqiptare, pėr ta falenderuar sepse ai i ka shpėtuar jetėn fėmijėve ose tė afėrmve tė tyre. "Kush shpėton njė jetė njeriu ka shpėtuar njė botė tė tėrė", thotė Bibla. Kjo, sė bashku me thjeshtėsinė dhe varfėrinė e tij, na mjaftojnė tė bindemi se busti i Saimirit sė shpejti do tė jetė prezent nė njerin prej shesheve tė Shqipėrisė.


    Saimir Maloku, kur ishte oficer ndėrlidhjeje nė Burrel

    Kanoēet...

    Saimiri ka lindur shtatanik. Nėna e tij nė atė kohė ishte e sėmurė dhe asaj i bėnė shumė presione qė ta hiqte fėmijėn, por ajo nuk pranoi. Lindja e parakohshme e Malokut, (peshonte 1.700 kg) e shtoi mosbesimin e tė afėrmve tek aveniri i djalit. Por rritja, formimi dhe talenti i tij pėr elektronikėn, mė vonė e ndryshuan mendimin e tyre. Nė moshėn 6 vjeē ai bėhet radioamator, ndėrsa 16 vjeē Saimiri ndėrton vetė radion e parė me 4 llampa. Mė tej, bėn pajisje pėr manjetofon dhe nė moshėn 27 vjeēare nxjerr nė dritė shpikjen e famshme qė hyri nė histori me emrin "kanoēja". Atėherė ishte inxhiner ushtarak nė korpusin e Burrelit. Regjimi, duke ndėrprerė tė gjitha kontaktet me botėn perėndimore kishte shpikur heqjen e grupit tė televizorėve qysh nė fabrikėn e montimit tė Durrėsit, ose nė dogana. Njerėzit shihnin nė TV vetėm stacionin e Tiranės qė niste emisionet pas orės 18.00 tė darkės. Pėr pjesėn tjetėr tė kohės televizioni ishte i padobishėm. Nė atė kohė Maloku bėri njė provė tė suksesshme dhe me anė tė "kanoēes", kapi disa stacione tė huaja. Shpikjen nė fillim e mbajti sekret dhe tė tjerėt e kuptuan si njė magji. Ai mbante nė xhep kanoēen dhe vibratorin poshtė kapotės. E lėvizte vidėn dhe gjente stacionet. Por pastaj ndodhi diēka e ēuditshme. Nė repart erdhėn drejtuesit e lartė tė ushtrisė qė donin tė shihnin njė ndeshje ndėrkombėtare futbolli dhe kėrkuan njė teknik. Malokun e thirrėn menjėherė. "Duhet ta nxjerėsh patjetėr stacionin qė kėrkojnė se ndryshe do tė kesh pasoja", i thanė. Maloku aplikoi shpikjen e tij. Kanoēen e mbajti poshtė kapotės, sė bashku me njė antenė tė vogėl dhe nė mėnyrė tė fshehtė bėnte koordinimin e vidės me dorėn tjetėr. Drejtuesit po kėnaqeshin nga ndeshja por ēuditeshin nga marifeti i Malokut: "Ti qėnke magjistar", i thanė ata, "si mund tė lėvizėsh stacionet duke mbajtur dorėn nė xhep". Pas kėsaj, lajmi mori dhenė kėshtuqė erdhi menjėherė Petrit Dumja. Ai kėrkoi tė njėjtėn gjė. Saimiri vazhdoi magjinė e tij duke mbajtur "kanoēen", poshtė kapotės. Dumja nisi tė argėtohej dhe tė qeshte. Por dalėngadalė enigma nisi tė zbardhej. "Pėrse e mban, dorėn nė xhep, ē'ke aty", etj, etj, ishin pyetjet e para. Mė pas, kur Balluku e Dumja u dėnuan, nisėn edhe akuzat. Ē'ėshtė kjo shpikje e ēuditshme" thanė drejtuesit e rinj. Saimirin e thirri me urgjencė komisari: Ti nuk je magjistar por njė armik i popullit", ishin fjalėt e para tė tij. Filluan hetimet. U gjend njė marrėdhėnie e ēuditshme pėr tė qepur akuzėn. Maloku kish pasur njė lidhje spontane me disa filatelistė anglezė tė cilėve u dėrgonte pulla dhe i kėrkonte ilaēe pėr babanė e paralizuar. Lidhja e akuzave u bė shpejt e shpejt: Ti ke bashkėpunuar me tė huajt pėr tė sabotuar punėn e partisė duke u hequr si magjistar. Ke shpikur kanoēen, qė ėshtė njėloj sikur tė bombardoje Shqipėrinė me avionė.


    Sot inxhinieri elektronik shpėton jetė njerėzish

    Nė sallėn e gjyqit, ku ishin dy mijė vetė nga turma nisėn ta godisnin me domate dhe vezė duke e cilėsuar "armik tė rrezikshėm" dhe "bashkėpunėtor tė Beqir Ballukut". Ndėrkaq gjatė qėndrimit 7 mujor nė qelinė e nėndheshme tė Burrelit, nga mungesa e ushqimit, (vetėm pak kokrra fasule) e zuri skorbuti dhe i ranė 7 dhėmbė. Hetuesia niste nė 12.00 tė natės dhe mbaronte nė 06.00 tė mėngjesit. Ai ishte i zhveshur, i zbathur dhe i pangrėnė me duart dhe kėmbėt tė lidhura me hekura. Ndėrkaq jashtė dritareve tė burgut njerėzit kishin nisur tė montonin "kanoēet" e para.

    Televizorėt e burgut

    Nė burgun e Spaēit kishte dy televizorė tė cilėt funksiononin me kabllo tė dėmtuara dhe priza tė prishura. Shpeshėherė, mungonte llampa e figurės, por tė burgosurit ishin tė kėnaqur sepse dėgjonin vetėm zėrin pėr tė ndjekur lajmet. Maloku nisi tė sajonte llampa tė ndryshme. Policėt e burgut dhe drejtuesit e lartė filluan tė sjellin fshehurazi televizorėt e tyre pėr t'i rregulluar nė dhomėn e Saimirit. Vetė komisari solli televizorin e tij dhe tė vjehrrit pėr t'ia rregulluar. Por njė ditė, qelia nuk xinte mė dhe njėri prej gardianėve u ankua. Atėherė komisari e nxorri para gjithė tė dėnuarve dhe e ndėshkoi: tre ditė do tė qėndronte nė birucė. Gjatė viteve tė burgut, maluka ka qėndruar nė njė qeli me Sabri Koēin. "Unė isha mirėmbajtės televizorėsh, ndėrsa ai hidraulik-saldator", thotė Maloku. Ai tregon gjithashtu njė rast tė veēantė kur po shkarkoheshin thasėt e ushqimit tė burgut. Ishin 5 thasė me fasule dhe oriz qė peshonin, 230 kilogramė. "Kush i mban tė gjitha me njė rrugė do t'i ulim pesė vjet nga dėnimi", tha drejtori. Maloku ngriti dorėn. Tė gjithė pritėn. Ai mori ngarkesėn nė kurriz dhe duke thyer paametrat e peshėngritjes i transportoi ato nė njė distancė 120 metrash. Por nė vend tė shpėrblehej me ulje tė burgut u dėnua me tre ditė nė birucė sepse gjatė transportit ishte dėmtuar njė pako makarona spagetti. Mė vonė pas daljes nga burgu, Saimiri e provoi pėrsėri tė mbante tė njėjtėn ngarkesė nė kurriz, por faktikisht nuk arriti tė mbajė as gjysmėn, duke vėrtetuar thėnien se "burgu dhe sidomos premtimi i lirisė, i jep njerėzve energji tė ēuditshme". Nė qelinė e Spaēit, Saimiri i shquhej si mirėbėrės dhe ndihmonte ata qė binin nė komo. Po kėshtu nxirrte edhe burgosurit e vdekur nga galeria, ku i kishte zėnė shembja. Ndėrsa nė njė rast, ai shpėtoi njė tė burgosur i cili gabimisht, piu alkool metilik (alkol frenash) dhe u helmua. Saimiri tregoi se ishte njė profesionist i dhėnies sė ndihmės sė parė. Kėtė prirje, ai e reflektoi qartė pas daljes nga burgu me shpėtimin e 52 njerėzve nga vdekja e sigurtė. Gjatė viteve tė jetės sė burgit ai ka qenė pranė Osman Kazazit, sherif Nerdanit, Kurt Kolės, Abdulla Sallakut, etj, ndėrsa nė Spaē qėndronte nė njė qeli me Sabri Koēin.


    I talentuar apo delirant?

    Ditėn kur doli nga burgu ndėrsa kthehej nė shtėpi me tren, ndodhi qė nė vagonin e tij u ulėn 5-6 studentė tė degės sė Inxhinierisė Elektronike. Njėra nga vajzat nxorri prej ēantės sė saj njė kanoēe, (pajisjen e shpikur nga ai) dhe filloi t'i shpjegonte shokėve se si e kish realizuar ndėrtimin e pajisjes. "Tani do tė shikojmė Elektrik blu, tė cilėn nė Vlorė e quajmė "Korrent mavi", tha vajza. Maloku u drodh, por guxoi tė pyesė pėr ēfarė pajisje bėhej fjalė. Studentėt i shpjeguan se bota kish evoluar dhe kish ishte shpikur "kanoēja" qė zėvendėsonte grupin e televizorit pėr tė parė botėn. "S ke faj, thoshin herė pas here studentėt, ti nuk mund ta dish se bota moderne pasqyrohet nėpėrmjet njė kanoēeje". Shumė vonė kur treni, ishte duke mbrritur afėr kryeqytetit, dikush e kish pyetur malukėn pėrse, kishte hyrė nė burg. "Ja pikėrisht pėr atė kanoēe", iu pėrgjigj Maloku, por zėri i tij ishte i dobėt dhe artoparlanti paralajmėronte atė ēast udhėtarėt tė pėrgatisnin valizhet pėr tė zbritur. "Unė kam shpikur kanoēen i pari dhe pėr kėtė jam dėnuar 11 vjet burg", tha Maloku duke dalė nga vagoni, por studentėt panė njėeri-tjetrin duke thėnė, "si nuk e kuptuam mė parė qė ishte i lajthitur".


    Tani... shpėtimtar

    Klodian Laska, 9 vjeē, nga fshati Bubq i Fushė-Krujės duke u larė nė det papritur prej dallgėve, kish pirė ujė dhe kish pėrfunduar nė fund tė detit. Ishte data 10 qershor, kur fėmija u nxorr nė breg nė prezencė tė dy mjekėve tė huaj dhe 1 mjekeje shqiptare. Sytė dhe buzėt i kishte blu, ndėrsa fytyrėn me ngjyrė tė zezė. Mjekėt, dhanė menjėherė opinionin e tyre, "ka mbaruar". Ndėrkaq, Saimir Maloku, u ul pranė trupit tė fėmijės dhe nisi tė bėjė veprimet duke, i nxjerrė gjuhėn, dhe duke e kthyer me kokė-poshtė pėr tė hequr sekrecionet dhe ujin qė kishte pirė. Mjekja u nervozua dhe madje e kapi prej flokėsh Saimirin duke i thėnė, "qėrohu" dhe "mos u tall me vdekjen". Por Saimiri nuk tallej. Ai i hoqi edhe rrobat e banjės sė fėmijės dhe vazhdoi mė tepėr ngulmimin e tij. I fillo frymėmarrjen artificiale dhe veprimet e tjera. Njė polic, i nxitur nga mjekėt u afrua dhunshėm dhe i tha Saimirit tė largohej. "Mjekėt thonė se fėmija ka mbaruar, prandaj qėrohu", ishte urdhėri i tij. Por Saimiri nuk u ngrit. I ndihmuar nga njerėzit ai e ktheu fėmijėn disa herė pėrmbys dhe nisi t'i bėjė masaxh dhe frymėmarrje. Papritur fėmija dha shenja jete. Saimiri vazhdoi punėn. Tani polici duke parė nme urrejtje mjekėt e ndihmoi dhe e pyeti: "Ē'farė nevoje ke". Fėmija shpėtoi. Vetėm pas disa orėsh kur fėmija ishte mirė, Saimiri pranoi ta dėrgonin nė spital. Mėsuesit qė shoqėronin fėmijėn gjatė i thanė: Na jep adresėn dhe do tė sjellim njė autobus me dhurata". Ndėrsa nė njė rast tjetėr, ishte kur Saimiri bėri tė njėjtat veprime pėr shpėtimin e njė fėmije 11 vjeē. Pasi e ktheu nė jetė ai e ēoi vetė nė spital dhe kur u kthye nė plazh ishte pasdite. Ai pa njė grua qė kėrkonte djalin e saj nė bregdet. Dikush i tha se njė fėmijė ishte mbytur dhe i treguan rrobat e banjės sė fėmijės. Asaj i ra tė fikėt, por kur u pėrmend i treguan se nė botė ishte gjendur njė shpėtimtar qė quhej Saimir Maloku. Fjalėt e saj tė vetme nė atė ēast ishin: Do shes shtėpinė qė t'i bėj monumentin prej bronxi kėtij njeriu". E njėjta gjė pak a shumė ka ndodhur edhe me fėmijė tė tjerė, si edhe me 27 burra e gra qė ai i ka shpėtuar nėpėrmjet veprimeve tė tij efikasae. Njeriu qė ėshtė i aftė tė bėjė 4 kilometra not, ėshtė i pajisur edhe me virtytin e mirėbėrjes. Atė tani e kėrkojnė qindra familjarė pėr ta falenderuar, por numri i tij i telefonit, 257933 deri tani nuk ėshtė publikuar asnjėherė. Vetėm nė njė rast aimiri nuk ka mundur tė marrė falenderime nga familjarėt. Ishte njė fėmijė jetim, tė cilin Saimiri e shpėtoi nga vdekja. "Nėna nmė ka vdekur ndėrsa babanė nuk e njoh", i tha fėmija duke qarė, "por unė tė falenderoj nga zemra dhe njė ditė do tė ta shpėrblej". Saimiri i pėrket racės sė njerėzve qė nuk presin falenderime sepse ata i pret nesėr njė akt tjetėr humanizmi. Po kėshtu njė rast tjetėr ėshtė shėnuar nė 14 shkurt. Ditėn e Shėn Valentinit, tė vitit tė kaluar njė djalosh 17 vjeēar pas njė basti me shokėt piu 1 kile e gjysėm konjak dhe pati njė gjendje komo. Rreziku i njė vdekjeje tė sigurtė, ishte evident. Por aty gjendej, Saimir Maloku qė nisi menjėherė veprimet e tij tė shpejta dhe gjithēka kaloi me sukses. Ka dhjetra raste tė tjera, qė nisin me aksidente, djegje, helmim, tentativa vetvrasjesh, pjagosje etj, ku Saimir ka shmangur njė mort. Nė Bibėl shkruhet se "Kush shpėton njė jetė njeriu ka shpėtuar njė botė tė tėrė". Ndėrsa Saimiri ka shpėtuar tė paktėn 52 jetė njerėzish. Kėshtu dekorimi me Urdhėrin e Nėnė Terezės dhe titulli "Pėr merita tė veēanta civile", i dhėnė nga Presidenti Meidani, ēoi nė vend kėrkesėn e dhjetra shoqatave dhe partive politike, tė Qendrės pėr tė Drejtat e Njeriut dhe mbarė opinionit publik, pėr nderimin e Saimirit. Atė ditė pjesėtarė tė familjeve tė fėmijve kanė derdhur lot pėr gėzimin e tyre dhe pėr tė gjitha ato qė kanė ndodhur. Tani ata kėrkojnė vetėm njė gjė: Saimiri tė takohet me Papėn e Romės. Ky takim duket se do tė realizohet sė shpejti, ku ai do tė shoqėrohet nga zonja Kati dhe Rrok Mirdita. Ndėrkohė, regjisori i talentuar Saimir Kumbaro dhe skenaristi Roland Gjoza po pėrgatisin filmin dokumentar kushtuar shembėlltyrės sė Jezu-Krishtin nė Shqipėri. Dhe rastet e shpėtimit janė tė panumėrta...

    GSH
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 19:24

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    I nderuar zoteri,

    Une njihem personalisht me z.Saimir Maloku dhe me vjen mire qe shkruhet per te ne kete forum.
    Une respektoj per te kaluaren e tij, por edhe per te tashmen.
    Z.Maloku dhe familja e tij jane "thesare" qe mbartin vlera te ēmuara qe duhen respektuar dhe njohur nga te gjithe.
    Pershendetje
    N.Ndoka
    Dreret

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Z. Nardi !


    Ne se jeni ai Nard Ndoka i PDr me vjen mire qe lexoni ketu.

    Nji nga te keqijat e te menduarit e njerzve eshte shabllonizmi ose dogmatizmi.
    Cdo shkolle ndonse meson njeriun krijon dhe shabllone.

    Shkolla (teoria) komuniste shqiptare ne fillimet e saje erdhi nga studentet tane jashte shtetit ne vitet 1920 1930.
    Kur Ata studentet komuniste u poqen dhe reflektuan ishte vone sepse teorine Komuniste qe ata e importuan ne forma vulgare e pervetsuan Katundaret dhe ne 1945 u vendos Sistemi shteteror komunisto-fshataro-morracak..me baze barinjte proletaro-bejlere te Jugut.
    Idea e tyre komuniste ishte me pak fjale kjo..
    Ti bari e ti fshatar ne se je i joni (i partise) ke te drejte tja marresh shpirtin cdo njeriu qytetar qe nuk flet Labce ...qe di gjuh te huaj, qe ka studiuar jashte dhe qe vesh kollare e borsaline dhe gruas se tije nuk i thote "na moj ti zuzke" ose "ti shushke" por e quan zonje dhe del krah per krah me te bulevard.
    Ti fshatar i veshur kapterr ke te drejte tja marresh shpirtin cdo profesori qe ka ne shpi libra te trasha dhe abazhure. Shkelmoje kete tip ..plase brenda e merrja shtepine e nxirrja ne rruge kalamajte dhe zonjen qe vishet me fustan e jo me citjane te Kurveleshit internoja me kuc e mac.
    Me vone evuloi mendimi komunist fshataro -Lab dhe e perfeksionuan Stalinizmin qe...shteti ka cdo gje ne dore dhe fshataret (perjashto ata qe jane Kapterra te Partise) duken kolektivizuar e duhen urtesuar me metoden e URISE kronike.

    Iku 50 vjetshi me Shabllonet komuniste Staliniste dhe linden idete se kolektivizimi e shtetezimi i ekonomise nuk eshte i mire dhe se duhet privatizimi.
    Lindi Shablloni i ri i PD-se se Pashko-Ruleve..
    Te krijojme eliten e bisnesmeneve dhe te bejme terapi Shoku e ti shkallmojme normat socialiste.
    "Te vihemi ne nji start te barabarte" genjeu pa pik turpi nomenklatura komuniste e fshehur ne PD dhe e votuar nga ne populli budalla.
    Filloj kapitalizmi ne "start te barabarte".
    Disa e nisin duke ngritur dy trajse te qelbura me placka te vjetra nga balta e CERMES dhe Shtyllasit dhe lene kasollet ku ishin te internuar per 40 vjet dhe i drejtohen Qytetit per te nisur JETEN e RE ne Kapitalizem.
    Kurse disa e fillojne Startin nga vilat e bllokut...nga zyrat e Makinaimportit dhe ministrite.. nga hotelet e Dajtit dhe bankat..

    Po si jo.. demokraci..e madhe..start i barabarte..
    Perfundimi i regjimit Berishian e Genc pollojan eshte..
    Bllokmenet u bene biznesmene..dhe "armiqte e Klases" u bene (ngelen) zvarranike pa buke e pa shpi baltrave te Kamzes e Babrruse..

    Kaluan disa vjet dhe bllokmenet e permbysin PD-ne dhe behen nga biznesmene -shok te ministrave Blu ne Biznesmeno-Ministra-roze dhe ju...ish Berishianet u trembet dhe dolet ne PARTI te reja qe jane jashte rezes se qitjes te stalinisteve te ardhur ne Pushtet.

    Ne kohen e PD-se a fitoj gje ky Saimir Maloku??
    A i dhate ndoj kioske birit te inxhinierit qe ndertoj urat e Shqiperise??
    A shperblyet ndonji shkencetar e mesues veteran?
    jooooooooooo..
    As qe e cate menderen..ju Partia demo-po-rdho-krate.
    Ju bete biznese me kunetrit e farefisin tuaj demo-komunist.
    Ju majmet Arben Malajt e Bashkim Finot, Marsel Skendot e sorollopin.
    Nen pushtetin tuaj dogmatik tarallak vuajti ajo pjese e popullit qe ju dha voten e respektoj ligjet.
    Pamvaresisht se ne cfare Partie strehoeni ju Blute sot .. ju e mbyllet me turp epoken 1992-1997.

    Ekonomia e tregut nuk eshte gjithcka por eshte vetem nji nga mjetet per te permirsuar jeten e nji Populli.
    Ju ashtu si fshataret Komuniste te PPSH-se qe mendonin se vetem kooperativizimi ekziston ne Bote e bete slloganin "terapi shoku" hajmali dhe qellim ne vetvete..
    Injoranca nuk ka brire..dhe ne te beni pjese dhe ju partite demokratoike.

    E pra shoqeria njerzore ka pasur dhe ka dhe do kete dhe njerez si Reshat Maloku qe ndertuan urat e fituan nji karroc invalidi dhe njerez si Saimiri qe nuk vjedhin magazina..nuk privatizojne Hotele e nuk fitojne milona ne Tendera..por gjejne kuptimin e jetes duke ndihmuar njerezit hallexhij.

    Vetem muajt e fundit 65 femra kane bere vet vrasje. Qindra foshnje po shiten neper bote nga nenat Shqiptare.. qindra vajza 10-12 vjece po perdhunohen..
    Arsyeja eshte MJERIMI.
    Ne kete MJERIM ka gisht Komunizmi enverist, Ka dore Korrupsioni socialist dhe kembe e dore keni juve ..ka Sistemi qe ndertuat juve me Pollon..Pashkon, Rulin, sali kelmendin, Agron Musarain, Tritanin e Meksin e sorrollop.

    Edhe i here keto mendime i shkruaj ne se je Ai nard Ndoka i Pollos. Ne se je tjeter..Vazhdo jeten i qete.No problem..

    kakarisja e Pollos degjohet shpesh..kohet e fundit..dhe e di si Dallohet..??
    Kur SALI Berisha ben "ki ki ki ki " dihet se neser beni ju " ku ku ku "... kur Saliu ben ku ku ku..dihet se ju do beni...ki ki ki..
    Parti e te rinjve jeni ne fakt por te matufepsur si pleq Azili.. pa asnji fantazi..
    ala nji kenge tuajen nuk e keni nxjerre..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Brari,

    shqetsimet qė ke shprehur nė postin e lartėshenuar meritojnė respekt.

    Tė lumtė!

  5. #5
    T'majt e jotja. Maska e Reiart
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Atje ku arrin tymi i SHARRES
    Postime
    621

    Talking Saimir Maloku

    Cfare thesaresh ka ky Saimir Maloku dhe familja e tij? Edhe une e njoh dhe nuk i kam pare ndonje te tille. Mire do te ishte qe ata qe ja dine thesaret te na tregojne me shume.
    Brari je shume i sakte dhe i vertete ne ato qe shkruan. Te lumte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "Ishte njė emocion dhe fat i jashtėzakonshėm qė arrita tė takohesha me papa Gjon Palin. Ndjeva se ishte dita mė e lumtur e jetės sime".

    Saimir Maloku tregon mbresat e meshės sė mbajtur nga papa Gjon Pali

    Si arrita tė takohem me Atin e Shenjtė nė Vatikan


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ilir Bushi

    Takimi me papa Gjon Palin II shėnon ēastin mė tė lumtur tė jetės sime". Kėshtu ėshtė shprehur humanisti i njohur shqiptar, Saimir Maloku, pas kthimit nga Vatikani, ku ai ka marrė pjesė nė Meshėn e madhe tė Atit tė Shenjtė, e cila ėshtė zhvilluar ditėn e mėrkurė nė 7 gjuhė tė botės.

    "Tani qė realizova ėndėrrėn time tė vjetėr, ndihem i frymėzuar pėr vepra tė tjera humaniste", thekson pėrfaqėsuesi i vetėm shqiptar nė kėtė aktivitet tė madh, ku ai ishte i pranishėm sė bashku me gruan e tij dhe dy fėmijėt.

    Cili ishte qėllimi i vizitės suaj nė Vatikan?
    "Vatikani ėshtė tempulli i paqes dhe humanizmit, prandaj qėllimi i vizitės sime kishte tė bėnte me plotėsimin e ėndėrrės sime tė vjetėr pėr tė takuar papa Gjon Palin II. Tani qė e realizova ėndėrrėn time ndiehem i qetė dhe njėkohėsisht i frymėzuar pėr vepra tė tjera humaniste".

    Si u mundėsua takimi juaj me papa Gjon Palin II?
    "Pėrgatitjet kanė filluar shumė kohė mė parė, kur tė gjitha partitė politike (tė majta, tė dmjathta e tė qendrės) me mbėshtetjen e tyre mė kanė ndihmuar nė udhėtimin tim drejt Vatikanit. Kjo mbėshtetje e partive politike, e cila nė vetvete nėnkuptohet si mbėshtetje e gjithė elektoratit tė tyre, ka qenė si rrjedhojė e veprave tė mia humaniste nė Shqipėri. Unė gjatė veprimtarisė sime humanitare kam shpėtuar 60 jetė njerėzish. Vetė Bibla thotė se: "Kush shpėton njė jetė, njeriu ka shpėtuar njė botė tė tėrė". Jeta dhe vepra im humanitare si edhe fakti qė unė isha pėrfaqėsues i vendit tė Nėnė Terezės, ishin arsyet qė nė Vatikan mė pritėn me mjaft ngrohtėsi".

    A patėt probleme me ambasadėn nė nxjerrjen e dokumentacioneve dhe vizave pėr familjarėt tuaj.
    "Aspak. Pėrkundrazi, vetė konsulli italian Torkuado mė thirri sė bashku me gruan time dhe vlerėsoi aktet e humanizmit tim qė janė tė njohura brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Gjatė kėtij takimi, ai u shpreh se shtypi italian ka shkruar shpesh pėr veprimtarinė time. Pas kėsaj, duke mė dhėnė edhe kartėvizitat ai mė tha: "Ju jeni miq tė Italisė dhe e keni portėn e hapur pėr ta vizituar kur tė doni". Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesit e ambasadės sė Vatikanit treguan vlerėsimin e tyre pėr veprėn time dhe mė orientuan pėr tė gjitha detajet e takimit me papa Gjon Palin II, duke filluar qysh me veshjen qė duhej tė kisha gjatė kėsaj vizite".

    Ēfarė orientimi iu dhanė pėr mėnyrėn e veshjes suaj?
    "Pak a shumė bėhej fjalė pėr njė veshje ceremoniale me kostum tė errėt dhe kollare nė ngjyra serioze. Kėto gjėra unė i kisha gjithashtu parasysh nė zgjedhjet e mia pėr veshjen me tė cilėn do tė paraqitesha nė Vatikan. Mbaj mend se ata nėnvizuan: "Ne si Vatikan i vlerėsojmė njerėzit, jo nga pozita shtetėrore, por nga shkalla e humanizmit njerėzor".

    Kur u nisėt pėr nė Vatikan?
    "Bashkė me familjen (gruan dhe dy fėmijėt) u nisėm ditėn e dielė, mė datėn 10 nėntor. Rrugėn e bėmė me traget Durrės-Bari dhe pastaj hipėm nė trenin "Eurostar", qė na ēoi nė Romė". Atje, pėrfaqėsuesit e Vatikanit na strehuan nė njė vilė moderne me pemė tropikale, e cila ishte e "Motrave Piu" (Qendra Botėrore e Murgeshave). Kjo vilė ishte 50-100 metra larg mureve tė Vatikanit. Gjatė dy ditėve, murgeshat na shoqėruan tė vizitonim qendrat muzeale tė Romės. Aty jemi takuar edhe me ambasadorin Bushati".

    Si u takuat me papa Gjon Palin II?
    "Ditėn e mėrkurė nė orėn 10.30 zhvillohej Udienca Gjenerale, ku merrnin pjesė 5 mijė veta nga 100 vende tė botės. Ne na i kishin rezervuar vendet nė rreshtin e parė, si nderim pėr pėrfaqėsimin e vendit tė Nėnė Terezės. Pas nesh qėndronin plot personalitete ndėrkombėtare, ministra dhe ish-presidentė. Sapo nė sallė hyri papa Gjon Pali II, tė gjithė u ēuam nė kėmbė dhe nė sallė mbretėroi heshtja. Nė kėtė kohė, papa Gjon Pali mbajti meshėn nė 7 gjuhė tė botės, duke iu lutur zotit pėr paqe e mirėkuptim nė tė gjithė globin. Pas meshės, papa Gjon Pali II filloi tė presė tė ftuarit. Ne ishim ndėr tė parėt qė na priti".

    Ēfarė ndjetė nė ato ēaste?
    "Ishte njė emocion dhe fat i jashtėzakonshėm qė arrita tė takohesha me papa Gjon Palin. Ndjeva se ishte dita mė e lumtur e jetės sime. Ai na takoi dhe na pėrshėndeti me fjalėt: "Zoti ju bekoftė pėr tė mirat qė i sillni vendit tuaj dhe njerėzimit".

    E dinte papa Gjon Pali se ēfarė pėrfaqėsonit ju nė atė takim?
    Po. Kėtė ia bėri tė ditur prefekti i Vatikanit i cili foli veēanėrisht pėr veprat e mia humaniste. Atė ēast unė dhe familja ime nuk do tė gjejmė kurrė fjalė pėr tė pėrshkruar mrekullinė. Ne i dhuruam Atit tė Shenjtė portrete prej argjenddi tė Krishtit dhe shėn Mėrisė. Ndėrsa Selia e Shenjtė na dhuroi varse argjendi me kryq".

    Ēfarė ndodhi mė pas?
    "Ne u rikthyem nė sallė, ndėrsa njė pėrfaqėsues na prezantoi tek tė gjithė njerėzit duke treguar se unė kisha shpėtuar 60 jetė njerėzish. Atėherė mbėrriti njė ēast kulminant dhe tė gjithė tė pranishmit shpėrthyen nė duartrokitje. Ndėrsa mė pas tė 5 mijė tė pranishmit erdhėn dhe mė pėrqafuan e mė puthėn me ngazėllim. Pas dy ditėsh u kthyem nė Shqipėri duke marrė me vete mbresa tė pashlyeshme nga takimi me Atin e Shenjtė".

    ---------------
    Kush ėshtė Saimir Maloku

    --------------------------------------------------------------

    Saimiri ka lindur nė Tiranė mė 12 korrik tė vitit 1946. Ai ka kryer studimet nė Shkollėn e Bashkuar, si edhe universitetin nė degėn Elektronikė ku ka dalė me medalje ari. Nė Shqipėri njihet si shpėtues i 60 jetėve njerėzore, ndėrkohė qė ka hyrė nė histori edhe si "shpikėsi i kanoēes" pėr aparatet televizive, gjatė kohės sė diktaturės. Pėr kėtė, ai ėshtė burgosur dhe persekutuar, por aktualisht vlerėsohet si njė personalitet i nderuar i jetės shoqėrore.


    ........

Tema tė Ngjashme

  1. Perkujtohet ne Prishtine 5-vjetori i vrasjes se Enver Malokut
    Nga DriniM nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 17-01-2012, 13:52
  2. Kur te hyni ktu vini rripin e sigurimit(+18)
    Nga Jola nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 198
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 12:04
  3. Mė bėri pėrshtypje historia e Reshit
    Nga rreze dielli nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-05-2007, 11:01
  4. Kodra e Priftit
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-04-2004, 18:48
  5. LDK-ja nėn terrorin e pol-potistave
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •