"Larg tregut, larg famės, ndodhin gjithė gjėrat e mėdha"

‑Niēe‑

1.

Kur ligje tė tjera ndėrhyjnė dhunshėm nė art, krejt fusha magnetike e tij ērregullohet.

Krijimtaria e sotme artistike nė Shqipėri pėrcaktohet ndjeshėm prej ligjeve tė bursės politike, shpėrblehet e vlerėsohet me parametrat e saj, kur vetė prapavijat e kėsaj burse janė tė errėta e niveli kulturor i saj i mjerueshėm. Eshtė hija vendimtare e njė ēifti tė frikshėm P‑P ose Pushtet‑Pare, qė edhe nė letėrsi vendos pėr shumėēka.

Siē ndodh me rrymat detare, ku tė tjera shkojnė nė sipėrfaqe e tė tjera, mė tė fuqishme, vorbullojnė nė thellėsi, edhe nė artin e sotėm ka njė ndarje pakashumė kėsisoj: disa herė artistė tė mirėfilltė lėvizin nėn ujė, tė padukshėm, larg zhurmės por edhe larg njohjes.

Pėr kėta artistė zbatohet i ashtuquajturi "komplot i heshtjes" kundėr vlerave: bėhen tė paqenė.

Dikush shkruan e s'boton dot (ēifti i bursės...). Edhe kur boton, ekranet qė thonė se janė tė pavarura mbyllen e gazetat poashtu, nėse nuk ka pare e lidhje politiko‑miqėsore qė t'i bėhet publiciteti i nevojshėm (ēifti i bursės...). Fituesit nėpėr konkurse dihen qysh mė pėrpara, juritė nuk lodhen as me i lexue (ēifti i bursės...). I ka pėrcaktuar "protokolli" i vlerave, qė ėshtė ruajtur gati i paprekur, qysh prej kohės sė shkuar, me pak grim demokratik (ēifti i bursės...). Nė tempullin e shenjtė tė letrave emėrohen (!) krijues mesatarė e deri poetė tė llamarintė me shtirje tė hershme opozitare qė kanė zhurmuar sa herė i ėshtė dashur dikujt, shkrimtarė qė japin intervista e bėjnė deklarata politike tė pėrshtatshme sa herė i duhen dikujt. Ata ftohen pėr tė dhėnė "kėshilla" qė blihen sa frengu pulėn me paret e takspaguesve, pėr ta ruhen vendet e punės me tė ardhura europiane; bordet paralele tė shumėpaguara, fondacionet, sponsorizimet nė shuma hutuese, tėrmekėse, tė gjitha pėr ta.

"Shkrimtarėt janė ndihmės tė partisė", thuhej njė herė. E ndihmėsit duhen ndihmuar: mė jep tė tė jap!



2.

Po shija e publikut?

Publikut duhet tė kesh mundėsi me ia dhanė nė dorė veprat, qė tė mund tė shprehet e tė bėjė vlerėsimin e vet.

Thonė se nė fund tė fundit arti i madh ēan, e gjen rrugėn. Kjo ndoshta ka vlerė pėr gjenitė. Por ka edhe tė tjerė qė nuk janė gjeni, megjithatė janė artistė tė njėmendtė. Gjenitė janė njė privilegj i rrallė pėr popujt, tė cilėt duhet t'u gėzohen edhe talenteve.

E kėta krijues tė mbetur pa mbėshtetje e pa mjete financiare, njerėz tė talentuar e jo montues metaforash a subjektesh tė mbledhura andej‑kėndej nėpėr libra, bijen viktimė. Viktimė e kujt?

Pėrballė bursės politikės P‑P paguajnė haraēin e dinjitetit tė vet.

Pėrballė publikut janė viktimė e paragjykimit. Paragjykimi i publikut vjen prej mosnjohjes. Mosnjohja vjen pėr arsyet e mėsipėrme.

Dhimbja pėr mjerimin vangogian tė disave syresh qė herė‑herė nuk kanė pare as pėr kafen e mėgjezit, ėshtė e madhe, edhe pse ata nuk mund tė jenė Van Gogė.

Nuk mund tė jenė tė gjithė gjeneralė, por njerėzimit i ther zemra edhe pėr "kolonelėt, tė cilėve s'ka kush t'u shkruajė", siē thotė Garcia Markez.

Aq mė tėpėr kur janė kolonelė tė njė dhantie hyjnore si arti.

3.

Romanin "Dyer tė paputhitura" tė Halit Shamatės ma dha miku im Maxhun Peka.

Herėpashere, kur autori i kėtij libri pėrmendej si njė njeri i politikės, dėgjoje tė thuhej edhe se ai ėshtė poet. Nuk e di nėse ia shtonte vlerat kjo thėnie nė njė shoqėri tė mbushur me paragjykime, nė njė shoqėri ku cilido qė i ka punėt grurė me bursėpolitikėn P‑P mund tė shpallet poet e ēka tė duash. Rastit tė Shamatės i shtohej edhe njė rrethanė: mosha. Ku qe deri tashti ky, kur paska qenė poet?, pyeste mosbesues zotnia e tij Paragjykimi. Pse asnjėherė, nė asnjė rast, nuk e kemi parė ndėrmjet fytyrave vezulluese nė tribunat e kuqe tė protokollit zyrtar tė vlerave?, kėmbėngulte kokėfortėsisht zotnia e tij Paragjykimi.

Poezia, si dhe arti nė pėrgjithėsi, ka diēka prej zogjve: ajo mund tė trembet e tė marrė arratinė edhe prej lėvizjes sė njė hijeje. Ose mund tė thahet e tė vdesė, nė se mbyllet nė kafaz.

Po tė ishe me "hije" (nė biografi) vite mė parė ishte e ndaluar me qenė shkrimtar, pa hipotekuar shpirtin diku. Por edhe pėr arsye thjesht krijuese mund tė dėshtoje krejt padrejtėsisht: vetvetishėm frymėzimi yt mund tė mos pėrputhej me atė mėnyrė tė shkruari qė ishte e standardizuar, mund tė mos e gjente veten atje; e meqenėse standardi ishte detyrim, shkrimtari i fshehur brenda teje mund tė mos lulėzonte. Mund tė vyshkej, tė venitej, tė thahej e tė vdiste.

Pėr njė numėr arsyesh kėsisoj ose pėr lloj‑lloj shkaqesh tė njohura e tė panjohura, ka shkrimtarė qė hyjnė vonė nė garėn e letrave. Dikujt i ndodh si thanės: lulėzon e para, nė borė, e piqet e mbramja, po nė borė, kur pemėt e tjera janė rrudhur. Ngjashėm i ka ngjarė edhe njė shkrimtari nobelist tė viteve tė fundit: a nuk e ka botuar Saramanga librin e parė kur ishte 59 vjeē?

Gjithėsesi ėshtė keq tė jesh vonė nė njė shoqėri me korniza, ku kurorat janė paracaktuar nėpėr zyrat e bursės P‑P.

Nė kėto rrethana ai qė quhet "konsumator i artit" e ka vėshtirė me dallue vezullimėn e artit ‑ ar me vezullimėn e copave tė qelqta e vargjeve tė teneqta tė vajisura s'diseku.

Kur emri i Halit Shamatės u pėrmend ndėrmjet gjashtė figurave tė PD qė u arrestuan nė njė mesnatė vere tė 1998‑ės me akuzėn e pėrbindshme "krime kundėr njerėzimit", gazeta "Drita" botoi njė dorė me poezi tė tij me shllimin (idenė) "Lirojeni Poetin". Ishte hera e parė qė lexoja diēka prej kėtij autori. Mė mbeti nė vetėdije shija e tyre: ndjeva se Halit Shamata ishte poet.

Ishte kjo shije qė mė shtyu me e lexue romanin "Dyer tė paputhitura". Anipse me njė titull jointrigues. Anipse i shkruar prej njė autori qė, dikur pjesėtar nė protokollin e shtetit, pėr "protokollin shtetėror" tė artit mbetet shumė i huaj.

4.

Nė njė farė mėnyrė mund tė thuash se romani "Dyer tė paputhitura" zbulon patologjinė e njė shoqėrie tė dyzuar, nė dy kopje. Njėra kopje ėshtė jeta e tjetra vdekja (si mund tė jenė kėto tė dyja kopje tė shoqja‑shoqes?!); njėra kopje ėshtė shurdhimi e tjetra terapia kundėrshurdhim; njėra kopje ėshtė kėndejmuri e tjetra ėshtė matanėmuri; njėra kopje fluturon nė avion (viktima) e tjetra shkon bashkė me tė nėpėr re, nė njė zarf‑arkivol brenda nė ēantėn e viktimės sė vet (spiuni). Si do tė shpėtojnė prej njėra‑tjetrės? E mė tej, si mund tė shpėtojė prej vetvetes kjo shoqėri siameze?

Njė mjek qė duket absurd mundohet mė kot tė bėjė diēka. Rreket me ua rikthye dėgjimin njerėzve. Mė kot, se edhe veshėt e tij nisin me ushtue prej mijėra piskamave qė e kanė traumatizuar klientelėn e tij. Klientela e tij ėshtė e madhe, ėshtė e gjithė shoqėria. Kaq janė edhe pėrmasat e epidemisė sė shurdhimit.

Edhe nė liri ky doktor e ka vėshtirė: rruga drejt cakut tė vertetė tė lirisė ėshtė e gjatė, e gjatė: "dyzet ujqėr larg"!

Ujku, kjo ėshtė njėsia me tė cilėn Shamata e mat udhėn e njeriut tė ndershėm, idealist.

Tė dashur vėllezėr ujq!

"Mė mirė i rrethuar me mure apo i murosur pa mure"?, ėshtė mėdyshja e dhimbshme e tij.

5.

Vėrtet gjithēka nė dy kopje, edhe vetė bota e pėrtejme qenka modeluar sipas tė njėjtės gjedhe? Kush e kopjoi shoqen: jeta vdekjen apo vdekja jetėn?

"Tė vdekurit, sidomos nė jug tė vendit, i vinin nga njė pare nė gojė para se tė hynte nė dhé. Kjo quhej taksa e tė vdekurit... Si tė thuash i jepeshin paratė e rrugės... ato para qė i jepeshin shpirtit tė tė vdekurit pėr ta kaluar lumin e nėntokės, i shėrbenin kėtij tė fundit pėr tė korruptuar Cerberin, nė rast se ndonjė ditė do tė arratisej nga ferri".

Filozofi e frikshme: kaq e pashpresė qenka gjithēka pėr idealistėt e kėsaj bote, ose le tė themi pėr idealistėt e kėsaj pjese tė botės qė prej mijėra vjetėsh popullohet me shqiptarė?

E kam thėnė edhe herė tė tjera, brezi ynė ‑ dhe jo ai brez qė njihet nė Europė si i tillė ‑ ėshtė vėrtet brez i humbur. Krejt ndryshe prej atyre qė nė letėrsi njihen si pėrfaqėsues tė tė ashtuquajturit "brezi i humbur" (Heminguej, Remark e tė tjerė), tė cilėt pas njė lufte dolėn nė mėnyrė pėrfundimtare nė njė breg tė lumtur, pėr ne shpresa u vra nė mėnyrė ciklike. Nė njė farė mėnyre, ne "nga shpresėvdekja vijmė nė shpresėvrasje shkojmė". Tė paktėn kėshtu ka ndodhur deri tashti.

6.

Gjithėsesi filozofia e romanit nuk tėhumb nė kėtė kurth ligėshtues, edhe pse modat e artit mund ta kishin pėlqyer.

"Cerberi, si detyrė tė parė e tė fundit kishte tė mos i linte vipat e ferrit tė dilinin prej aty". Pėr tė tjerėt, tė vegjėlit, tė pėrditshmit "bėnte gjysmėn e syve qorr dhe gjysmėn e veshėve shurdh", pra korruptohej me taksėn qė tė vdekurit merrnin nėn gjuhė, dhe ua ēelte derėn. "Kurse perėnditė vėshtirė se mund tė dilnin prej aty", prej ferrit.

Kėshtu pėrsijat doktori.

"Trokiti dera.

‑Kush je ti?, ‑ pyeti i trembur.

‑Kujdestari i Orės sė Madhe.

‑Ē'bėn ende pa vdekur?

‑Ja qė s'mė bėhet tė vdes kaq vonė.

‑Ik tani vdis, edhe pak do tė zbardhė!

‑S'tė dėgjoj mirė, s'mė le deti.

‑Thuaji detit tė mė zgjojė herėt."

Nė romanin "Dyer tė paputhitura" dialogu ėshtė i natyrshėm, aspak i sforcuar. Fjalitė tė shkurta, mė saktė, tė kursyera. Mendimi filozofik, pėrveē stilit e konceptimit tė pėrgjithshėm tė librit qė ėshtė vėnė nė udhė pas gjurmėve kafkiane, derdhet shpeshherė si poezi.

7.

Po troket dera.

‑Kush je ti?, pyesin nga sofra e protokollit zyrtar tė letėrsisė.

‑Jam kujdesatari i Orės sė kėtij Populli. Bėj art.

‑Ē'bėn ende pa vdekur?

‑Ja qė s'mund tė vdes, pa u ulur nė atė sofėr.

‑Vdis tashti. Edhe pak do tė zbardhė.

‑Atė po pres, Zbardhjen. Zbardhja i vret hijet e natės. Pyesni Detin.

‑Shko nė varr, boll.

‑Nga varri po vij. Kam kaluar shumė net nė varr. Dhe "njė natė nė varr ėshtė e barabartė me njėqind vjet jetė". Tashti mė takon me jetue njėqind herė mė shumė.

Ky dialog, ndryshe prej tė parit qė e vura nė thonjėza, nuk ėshtė nė roman. Por ky hidheprit zhvillohet sot ndėrmjet artistėve "tė vonuar" a tė mėnjanuar (Halit Shamata ėshtė vetėm njėri syresh), nė njėrėn anė, dhe "kuadrove" zyrtare tė artit e mjeshtrave tė vetėreklamės qė i kanė privatizuar vlerat artistike sipas protokollit tė bursės P‑P, nė anėn tjetėr.

Se si ėshtė nė ngulin e tij ky raport forcash, kush mund ta ketė epėrsinė artistike, pavarėsisht nga bursa, kėtė na e kallėzon Niēja nėpėrmjet Zarathustrės: "Larg tregut, larg famės, ndodhin gjithė gjėrat e mėdha"!

Por... sa "ujqėr" e gjatė ėshtė rruga deri te Zbardhja?

"‑E po s'vdesin kaq kollaj tė vdekurit! ‑ tha duke dalė fjalėt qė s'ia kuptoi kush".

Kėshtu foli... Doktori.



Mehmet ELEZI

Tiranė, 19 shtator 2002