Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Puroshkodran ose Yes*, kete kenge kam degjuar rastesisht para nje viti dhe me pelqen shume melodia, teksti cdo gje

    Eshte kenge e vjeter apo e re?! Me tregoni pakez per historine e saj. Ne rastin qe s'dini gje edhe genjeshtrat e bukura i pranoj :P. Eshte nje nga kenget e preferuara qe pelqej.

    http://www.youtube.com/watch?v=yo0PL...eature=related
    Nuk di t'kete ndonji histori kjo kange soni. E ka kompozu i madhi Tonin Harapi.


    Teksti

    Citim Postuar mė parė nga puroshkodran Lexo Postimin
    http://www.youtube.com/watch?v=tuiMMaRH-TE

    Prandvera filloi me ardhe

    Prandvera filloi me ardhe
    Dhe bylbyli nis me kndu
    Njajo drandofilja e bardhe
    Del n'dritare me ndigju

    O shpirt, sa te du
    permas tejet kam maru
    O shpirt, sa te du
    sbashkut jeten me e kalu

    Rreth e rreth Shkodres jam sjell
    Lule m'lule tuj shetit
    Nder ma t'bukrat ty t'kam zgjedh
    Porsi hylli i bukuris

    O shpirt sa te du
    permas tejet kam maru
    O shpirt sa te du
    sbashkut jeten me e kalu

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    asht kryeveper
    versioni ne piano i pianistit e kompozitorit italian paolo marzocchi


    inva mula


    ramona tullumani e genc tukiēi ne piano

  3. #43
    O puro, t'pėrshnes me kėt kangen e Sidritit :-D




    Sa me gaz e knoj kėt kang
    motivi ma kujton
    n'at qytet me mall
    menja shpesh me fluturon
    n'zemėr e maj fort
    e pertėris e m'vlon nė gji
    si natyra e bukur
    shkodrane e shpirtit ti!

    Noton ne uj
    s'i lyp ti borxh kerkuj
    ...
    ...

    Je nuri i bukuris
    lezeti i tan shqipnis
    je zog qė s'rri ne kafaz
    shpejt kanges me ja nis

    Ref.
    Oj la ila la
    merrja kanges dhe nji herė
    oj la ila la
    jeta jote shend e verė
    oj la ila la
    na shkoj jeta tra la la
    oj la ila la
    hai e hahaha

    N'humor gjithmon kampjon
    qysh kur kan majt bibron
    bejtet n'maje t'gjuhs
    muhabetin me zhurmus

    Dhe ju krejt rinite matan
    shkodrani i don te tan

    Ju merr n'biēiklet
    ju thot naj barcalet

    Vec gaz e hare
    krenime gjen tek ne
    se kang e humor
    gjithmon jua japim n'dor

    Eee... tash po i jap fund
    Me u kuptu s'don shum mund
    Se veē me ken shkodran
    thojn: bash te tana i ban
    :P

    Ref.
    Oj la ila la
    merrja kanges dhe nji her
    oj la ila la
    jeta jote shend e verė
    oj la ila la
    na shkoj jeta tralala
    oj la ila la
    hai e hahaha





    Citim Postuar mė parė nga s0ni Lexo Postimin
    Puroshkodran ose Yes*, kete kenge kam degjuar rastesisht para nje viti dhe me pelqen shume melodia, teksti cdo gje
    Mos e ke dėgju kur e kam postuar unė njėherė tek njė temė nė forumin "kulturė demokratike"

    Me thėnė tė drejtėn, as unė s'e di historinė e saj, dhe tė jem e sinqertė ne brezi i qumėshtorėve, mė shumė na i pėlqen t'i kėndojmė e kėrcejmė :P Mė kujtohet kur i mėsonim thjesht si tekste dhe i kėndonim nė orėn e muzikės nė 8 vjeēare, dhe sa e sa shumė i kėndonim kur niseshim nė ekskursione rrugės nė autobus, si kur ishim nė 8 vjeēare po ashtu tė mesme, dhe tė nesėrmen ishim me zėrin e ngjirur. Thjesht mė qėllon nganjėherė tė dėgjoj historinė e ndonjė kėngė dhe e mbaj mend, por e mira ėshtė qė psh nė orėt e muzikės nė shkolla krahas mėsimit tė teksteve siē bėnim ne, tė mėsohen edhe historitė pėrkatėse.

    Ėshtė botuar njė libėr nga Isa Alibali me tekstet dhe historitė pėrkatėse, dhe tani qė m'u kujtua do bėja mire ta porosis. Ti puro e ke librin?

    Po tė tregoj historikun e njė tjere qė e kam dėgju "kenke nur i bukurisė"; teksti i kėsaj kėnge ėshtė shkruar nga njė murator, (duhet pėrmendur fakti qė shumė tekste kėngėsh janė shkruar edhe nga njerėz tė thjeshtė, zanatēinjė qė ishin dashamirės tė kėngės popullore dhe tekstet lidhen me historitė e tyre personale), i cili po punonte pėr ndėrtimin e njė shtėpie. Kjo shtėpia ku ishte duke ndėrtuar, kishte si komshi njė shtėpi nė tė cilėn njėra nga vajzat e asaj shtėpie kujdesej ēdo ditė pėr lulet nė oborrin e shtėpisė sė saj. Ky muratori befas njė ditė tek po punonte sheh tek oborri i komshisė, kėtė vajzėn tek kujdeset pėr lulet dhe bie nė dashuri me tė me shikim tė pare (se ne shkodranėt kshu e kemi, ose me t'parėn ose hiē lol) Gjatė gjithė kėsaj kohe, ai duke punuar, kishte mundėsi tė shihte ēdo ditė kėtė vajzėn tek kujdesej pėr lulet, por sigurisht s'i thoshte asnjė fjalė. Shtėpia e kėsaj vajzės kishin njė pemė mand, i cili tashmė qė kishte ardhur stina e pranverės ishte mbushur me gjethe, dhe kėshtu i pengonte pamjen muratorit nga shtėpia ku punonte, dhe i cili tani ngaqė s'kishte mundėsi ta shihte mė si mė parė shprehet: "o do t'i baj rixha (lutje) le t'na presin pak njat mand"... kėshtu edhe teksti i kėsaj kėnge i del vetvetiu...
    Kjo vajza ndodh qė fejohet, pa pasur mundėsi qė ky t'ia shprehte dashurinė asaj vetė, dhe mjaftohet duke ia shprehur dhe kushtuar si kėngė "Kenke nur i bukurisė", kėngė e kėnduar nga kėngėtarė me shumė emėr tė Shqipėrisė, duke filluar me Bik Ndojėn, Nexhmije Pagarusha, Tefta Tashko etj etj...

    Shumė kėngė shkodrane kanė si histori dashurinė tė cilėn tekstshkruesit nuk gjenin guximin t'ua shprehnin vajzave qė dashuronin, dhe dashurinė qė ndjenin pėr to e kthenin nė kėngė, qė kėndohen sot e kėsaj dite. Psh edhe vetė kėnga luleborė, kėngė himn e Shkodrės, i ėshtė kushtuar njė vajze. Historia ėshtė pak a shumė e tillė, ku mėsuesi (bėhet fjalė pėr kompozitorin Simon Gjoni, kompozitor) njė ditė ku kishte rėnė shumė borė nė Shkodėr, i rastis tė shohė gjimnazistėt duke luajtur nė oborrin e shkollės me topa bore, dhe mes disa vajzave atij i shkojnė sytė menjėherė tek njėra qė ishte mė e gjalla dhe mė e bukura (edhe ky dashuri me shikim tė parė ) dhe e krahason nė mendjen e tij bukurinė e saj si lule, dhe duke qenė se po e vėshtronte i mahnitur kėtė tek luante me shokė e shoqe me topa bore, i krijohet nė mendje imazhi i "luleborė". Kėtė dashuri qė ndjente pėr vajzėn, ai ia rrėfen veē Zef Palit, ku ky i fundit nga fjalėt sesi e pėrshkruante mėsuesi (Simon Gjoni) dashurinė dhe ēastin kur e kishte parė gjimnazisten, i lind teksti i kėngės luleborė dhe ia paraqet Simonit, i cili e kthen nė kėngė...

    Teksti i "kenke nur i bukurisė"

    Kenke nuri i bukurisė,
    Shtėpinė ma kishe nė sejran, (serjan ka kuptimin e: pamje e bukur)
    O, do t'i baj rixha kojshisė,
    Le t'na e presin pak njat mand!

    Unė rixha po i bėj kojshisė,
    Kursesi s'po mė ban dobi,
    Sytė e mi po donė me t'pa,
    Nurin tand tė bukurisė.

    Unė me sy po du me t'kqyrė,
    S'mė len vaji i ashiknisė,
    Lija qė tė ka dalė nė fytyrė,
    Porsi kokrra e inxhisė.

    Rreth e rreth nė avulli,
    Porsi fėllanxa nė kafaz,
    Marrshallah moj shtatėselvi,
    Del nė xham se po pėlcas

    Fillimisht po e postoj tė kėnduar nga i madhi Bik Ndoja

    Mė pas nga kėngėtarė tė tjerė tė njohur:


    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 29-05-2012 mė 15:36

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    flm yes
    asht hera e pare qi e ndigjoj kangen e sidritit
    kange shume e lezeēme
    ato dy vargjet qi t'mungojne them se jane:
    ''s'ke ba temena
    as kur t'lane fukara''

  5. #45
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nadja e mire,

    Po ulem kembekryq per te lexuar dhe degjuar djepin e dijes dhe kultures Shkondrane .

    Puro, flm. Nuk e kam ditur as titullin e vertete te kesaj kenge. Mendoja se Adnan Bala ishte i vetmi kengetar qe e kendon. Pastaj thashe te pyes njehere se eshte tej mase e bukur te jete shkruar e kompozuar keto vitet e fundit.

    Yes*, isha nje dite ne youtube po kerkoja per kenge popullore dhe me doli. Sa me fat paske qene, ke pasur mesues/e te mire te muzikes. Ajo e imja, merrte nje here ne jave violinen, i binte fiu fiu per 5 minuta dhe gjithe kohes pastaj bente zehir. Kur vinte fundi i muajit nxirrte 3-4 veta perpara klases edhe bente pyetje. Notat i vinte si mbas notes qe kishim ne gjuhe/letersi, i kopjonte dmth. Me muzike jam rritur duke degjuar gjysherit, njerin e mbaj mend shume larg meqe nderroi jete kur isha e vogel, gjithesesi ai e kishte me cifteli te kenduaren, gjyshja me darje lol c'beheshe nje rremuje e madhe ne ate shpi. Kurse gjyshi tjeter kur mblidheshim per darka, ose gosti te vogla, fillonte te kendonte vete, pastaj baja e xhajat mbrapa gjyshit. Tani qe jemi larg, shume rradhe 2-3 here ne vit mbase, krijohet atmosfera per te kenduar. Brezat e gjysherve dhe prinderve tane jane rritur me kenge vertete te bukura, e per tu pasur zili.

    Qe thua ti, edhe nga anet tona me lule e kemi pas :-) . Edhe pse jemi ne Shkoder meqe jam mikeshe po bej si dua dhe te pershendes me kengen e Mustafa Bodinin kenduar nga Fitnete Rexha.




    Keputa nje Tradafil

    Erdh pranvera me t'jeshile,
    I rashe bahces per midis
    Keputa nje trandafile
    Per kujtim te dashurise

    Rreth e qark lule te kuqe
    Karafilat ne saksi
    S'te ka kush moj buzeburbuqe
    Sikur une s'te do njeri

    Jasemin te vinte era,
    Kur t'i putha ato dy sy
    M'asaj nate mu ke dera
    ne krahnor ma vune kryet




    Kurse per puroshkodran, pershendetje dhe ty serisht nga Mustafa Bodini



    Mori Vjollca qe Cel ne Saksi

    Mori vjollca qe cel ne saksi
    Lule e pare, o per djem te ri
    Lule e pare , o per djem te ri

    Oooo o moj ledhatare
    Lule e pare o per beqar

    Te keputa e te vuna n'bardhake
    Lule e bukur per merak

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    falemnderit soni

  7. #47
    s0ni, shumė faleminderit! Ajo strofa e tretė mė pėlqen mė shumė
    Kur tė tė dali rruga ndonjėherė nga mėmėdheu, e di ti qė s'ke nga ikėn kėtė herė pa e pėrshėndetur edhe Shkodrėn. :-)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fleur Blanche : 01-06-2012 mė 08:36

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Pershnes te tan Shodranet/ant

    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  9. #49
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Kur tė tė dali rruga ndonjėherė nga mėmėdheu, e di ti qė s'ke nga ikėn kėtė herė pa e pėrshėndetur edhe Shkodrėn. :-)
    Rozafėn e kam me shume deshire te ta pershendes, pastaj nje vizite ke shtepia e Oso Kukės!


    Titullin nuk ja di, por kjo kenge me pelqeu!
    Sikur kam hyre ketu te ju fus ne pune

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Historia e kenges popullore shkodrane & tekstet

    Nje Perle, siē jane gjithe kanget e mrekullueshme shkodrane !




    Shkoj e vi nga dera yte tuj shetitė,
    ndalem nė dritare me t'pa ty moj dritė.

    O shpirt sa tė du, ndalu ij her' e fol me mu
    zemra jeme pėrmas tejet ka maru.

    Si u shkriva e s'tė pashė moj bukuri,
    nėn dritaren tane vashė po kjaj si f'mi.

    Kjaj se m'ke hutu, e s'po di unė kah me shku,
    zemra jeme pėrmas tejet ka maru.

    Ti mor djalė nėn kėt' dritare pse vajton?
    E nga gjumi mu mė zgjove ēa kėrkon?

    Hajt, hajt, shpirti im, me gėzim e dėshirė.
    Une jam dashnori yt, natėn e mirė.


    http://www.teksteshqip.com/rosela-gj...ic-1879523.php
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 15-09-2015 mė 22:46

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  4. kostumet popullore
    Nga olimpiadisti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 19:27
  5. Festivali i Kėngės nė RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •