Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Lamtumira fundit e Vath Koreshit

    Shkrimtari, skenaristi dhe publicisti ndahet nga jeta nė moshėn 70-vjeēare



    Lamtumira fundit e Vath Koreshit




    ------------

    oliverta lila
    o.lila@gazetashqiptare.com


    Vath Koreshi, shkrimtari, skenaristi dhe publicisti i njohur ka ndėrruar dje jetė nė moshėn 70 vjeēare nė orėt e para tė mėngjesit. Ēastet e fundit tė jetės sė tij i ka kaluar nė njė klinikė italiane ku edhe kurohej pėr sėmundjen e zemrės. Humbja e tij ndodhi nė njė ēast kur ai ishte mė sė shumti i pranishėm nė jetėn krijuese shqiptare. Kjo jo vetėm pėrsa i pėrket letėrsisė, por edhe nė projektet kinematografike. Vath Koreshi u lind nė vitin 1936 nė qytetin e Lushnjes. Nė vitin 1955 pėrfundoi politeknikumin “7 Nėntori” nė Tiranė, ndėrsa nė vitin 1960 kreu Fakultetin e Histori-Filologjisė, pranė Universitetit tė Tiranės, nė degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė. Ai ėshtė autor i shumė librave, ku veēohen njė sėrė vėllimesh me tregime, novela dhe romane. Por ai nuk do tė kujtohet vetėm pėr krijimtarinė e tij tė shumtė letrare. Shumė filma tė sukseshėm dhe tė pėlqyer pėr publikun shqiptar e kanė ngritur shtartin mbi skenaret e tij. Duke filluar qė nga “Rrugė tė bardha” (1974), “Liri a vdekje”(1978), “Nga mesi i errėsirės” (1978), “Dasma e Sakos” (1998), “Porta Eva” (1999) dhe deri te filmi mė i fundit “Syri Magjik”, njė bashkėpunim i 2005-ės me regjisorin Kujtim Ēashku. Ky mbeti edhe suksesi i fundit qė ai arriti ta pėrjetonte. Qetė, ashtu siē ai ishte gjithmonė, vetėm para pak kohėsh nė prezantimin e filmit flet pėr detyrėn e njohjes sė kulturės shqiptare dhe tė vlerave tė saj jashtė kufijve kombėtarė. Kjo pėr tė nėnkuptonte krijuesin. E pavarėsisht se u bė edhe pjesė e politikės ku ka qenė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, si dhe ministėr i Kulturės nė vitet 1991-1992, duket se nė konceptet e tij ishin tė ndara. “Ne jemi pėrpjekur tė krijojmė njė vepėr, e cila tė mos ketė njė angazhim tė mirėfilltė politik. Arti nuk merret me ngjarje tė veēanta, por pėrpiqet qė t’i universalizojė ato”, ėshtė shprehur ai nė intervistėn e fundit qė i kemi marrė pėr realizimin e filmit “Syri magjik”. Vlerėsimi i tij nė kėtė fushė do tė mbyllej me ēmimin e skenarit mė tė mirė nė edicionin e 29-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Kajro. Ndėrkohė qė nė moshėn 70 vjeēare pena e tij vazhdonte tė ngjyroste mbi faqet e bardha. Pa e ditur, mendimet e fundit letrare i hodhi te romani “Ēafka” i botuar nė nėntor nga “Onufri”, pėr tė cilin kishte shumė dėshirė tė organizonte njė promovim me miqtė. Edhe pse zemra ia deshte, nuk e lejoi. Vath Koreshi ėshtė nderuar nė vitet ‘80, me Ēmimin e Republikės pėr librin “Dasma e Sakos” dhe pėr skenarin e filmit “Gjeneral gramafoni”, ndėrsa njė vit mė parė Kėshilli i Qarkut tė Fierit i dha titullin “Qytetar Nderi”.

    KRIJIMTARIA
    filma
    “Rrugė tė bardha”
    “Gjeneral Gramafoni”
    “Nga mesi i errėsirės”
    “Agimet e stinės sė madhe”
    “Liri a vdekje”
    ‘Nata e parė e lirisė”
    “Nė kufi tė dy legjendave”
    “Plaku dhe hasmi”
    “Besa e kuqe”
    “Nė prag tė jetės”
    “Botė e padukshme”
    “Balada e Kurbinit”
    “Dasma e Sakos”
    “Lotėt e Kosovės”
    “Porta Eva”
    “Tė bekuarit”
    “Nė kėrkim tė Hafize Leskovikut”
    “O Ēoban”
    “Bir”
    “Syri magjik”
    tregime
    “Kur zunė shirat e vjeshtės”
    “Toka nė hijen e shtėpive”
    “Ndėrrimi i qiejve”
    “Tregime tė zgjedhura”
    “I dashuri i saj i parė”
    novela
    “Dasma e Sakos”
    “Konomea”
    “Pelegrinėt e Samarkandės”
    romane
    “Dy tė shtunat e Suzanės”
    “Mars”
    “Mali mbi kėnetė”
    “Haxhiu i Frakullės”
    “Rrugė pėr larg”
    “Balada e Kurbinit”
    “Requiem pėr njė grua”
    “Ulku dhe Uilli”
    “Njė grua me tė verdha”
    “Ēafka”



    --------

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vath Koreshi jeton te veprat e tij mė tė mira

    Vath Koreshi jeton te veprat e tij mė tė mira


    Sadik Bejko

    I lindur nė vitin 1936, Vath Koreshi mbeti njė shkrimtar i begatė, njė prozator i qėndrueshėm i letėrsisė shqipe. Kjo do tė thotė qė tė kesh njė karrierė dhe njė identitet nė letėrsi, njė karrierė nė pėrtėritje. Njė identitet i shquar dukshėm, origjinal, asnjėherė nuk ėshtė pak. Letėrsia shqipe vetėm nė gjysmėn e dytė tė shekullit qė shkoi e bėri tė sajėn atė qė shkrimtaria tė jetė njė profesion, njė karrierė dhe njė profesion jetėgjatė. Nė rastin e Vath Koreshit duhet tė kemi parasysh se nė periudhėn qė nga libri i parė me tregime “Kur zunė shirat e vjeshtės” e deri te romani “Ēafka”, 2005, autori ka njė krijimtari prej 10 romanesh, 3 botime me novela, 4 pėrmbledhje me tregime dhe 20 tituj skenaresh kinematografikė tė metrazheve tė gjatė dhe tė shkurtėr.
    Nė jetėn e tij prej shkrimtari kanė ndikuar fort dy treva. Ajo e Myzeqesė, ku autori lindi, shtrirė kjo dhe nė qytetin e Beratit e deri nė atė tė Pėrmetit. Treva tjetėr ėshtė ajo e Veriut, e lidhur me vitet e tij tė rinisė si gjeolog nė malėsitė e Kukėsit e tė Tropojės. Nė anėn tjetėr, ka qenė dhe ndikimi i Tiranės, ku autori mė pas u shkollua nė Universitetin e Tiranės pėr gazetari, ku dhe e ushtroi gazetarinė, fillimisht nė gazetėn “Zėri i rinisė”, mė tej nė gazetėn “Drita”, mandej dhe punėn si skenarist pranė kinostdudios. Vath Koreshi ka qenė ministėr i Kulturės, drejtor i shtėpisė botuese “Onufri”, deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė.
    Kėto treva e punė i dhanė atij lėndė e nxitje, i dhanė klimėn krijuese tė njė kryeqyteti, pėr tė realizuar atė qė ishte Vath Koreshi i vėrtetė, prozatori qė nė vite vjen dhe e zgjeron, e ngjesh lėndėn e prozės sė tij gjer te njė “letėrsi serioze dhe autentike me brumin dhe aromėn e bukės sė shtėpisė” (I. Kadare). Ato qė e shquajnė mbi gjithė tė tjerat opusin e tij, janė aroma kombėtare, serioziteti dhe thellėsia, maturia e njė proze qė me kalimin e viteve vjen e bie nė shtratin e njė letėrsie si ai guri i qoshes nė mur; vihet aty dhe zė vendin e vet tė paluajtshėm. Kjo veti e hershme e autorit pėr tė mos hyrė tek tė bujshmit, tek ata qė vrapojnė tė jenė tė parėt, tek ata qė janė tė modės, e ruajtėn atė nga letėrsia e realizmit socialist, letėrsi qė nė shumicėn e saj sot mė tepėr i takon arkivit, se sa jetės sė gjallė. Kthesa e viteve 90 e vuri lehtėsisht nė dukje kėtė tipar, qoftė pėr ato qė shkrimtari kishte shkruar pėrpara saj, por edhe pėr ato qė ai i shkroi mė pas. Koreshi nuk kishte ē’tė modifikonte, tė hiqte a tė shtonte nė mėnyrėn e tij tė tė shkruarit. Ai nė vazhdėn e atyre mjeteve shprehėse qė proza e tij i kishte pėrpunuar me kohė, shkroi skenare, prozėn e romaneve dhe tė novelave, disa prej tė cilave tashmė me njė cilėsi mė tė lartė se sa mė parė.
    Ai ėshtė shkrimtar i njė narracion tė shtruar, me njė dimension lirik e poetik tė pandarė nė gjithė stofin e prozės sė tij, me njė kujdes dhe merak pėr gjuhėn dhe detajin. Lirizmi dhe detaji ndriēojnė dhe gjendjet mė tė zymta tė disa prej tablove tė tij epike. Nė romanin “Ulku dhe Uili” tė vlerėsuar nga kritika si arritja mė e mirė e tij, por dhe si njė lartėsi e gjithė prozės sonė ( A. Uēi), vihen re ato ē’thamė mė lart, pėr narracionin dhe pėr gjuhėn. Nė njė mėnyrė krejt tė veēantė ky roman me lėndė nga mesjeta shqiptare sjell estetizimin gjuhėsor tė arbėrishtes (B. Kuēuku), duke arritur do tė thoshim deri nė njė mrekulli gjuhėsore, dhe pėr teknikėn e asaj qė U. Eko e quan “double coding”, pėr intertekstualitetin nė prozė; kėshtu romani merr pėrmasėn e sigurt tė universalizmit pėr gjendjet dhe mesazhet qė pėrēon. Vath Koreshi ka njė pėrmasė tė dramatikes e tė tragjikes nė romanet e nė novelat e veta, por butėsia e stilit, ngrohtėsia gjuhėsore i vesh ato ndėr palat e saj dhe i bėn gati tė padukshme. Mbase humaniteti i shkrimtarit i ndriēon vrazhdėsitė e jetės nė njė mėnyrė tė tillė qė ato tė mbeten diku nė thellėsi. Romani “Haxhiu i Frakullės”, roman i strukturės baladeske, me epizmin dhe psikologjizmin e tij, sado qė aventura e sė paarritshmes e shkatėrron personazhin, na lė prapė me njė shije tė baladės, e cila tė trondit, por tė bėn qė ta pranosh botėn edhe nė tragjeditė e fatkeqėsitė e saj.
    Rrjedha e meditacionit, toni prej urtaku, strukturat e imta tė sekuencave rrėfimore si nė teknikėn e skenarit, thyerjet e narracionit, ndėrthurja e kohėve, iluzioni i njė pėrmase tė sė lashtės qė vjen dhe pėrthyen tė sotmen, duke e bluar atė pėrbrenda saj, sa tė thuash se kohėt kanė ngrirė nė njėra-tjetrėn, pėr sot dhe nė vazhdimėsi, e bėjnė disi tė veēantė romanin “Njė grua me tė verdha nė pyllin e Budhas”. V. Koreshi nė vitet e fundit e dominoi prozėn me pėrmasėn e stilistit, e sofistikoi atė. Nėse te “Ulku dhe Uili”, rrėfimi merrte ngjyrat gjuhės sė librave e tė legjendave biblike, te “Njė grua me tė verdha…” ndihet shija e urtėsive lindore, e transmigrimit budist. Kjo letėrsi e ardhur kėshtu te njė shkallė e dytė (term i G, Genete) pėrforcohej dhe me atė ēka thamė mė lart: njė velaturė lirizmi me tė cilėn Koreshi i mveshte pamjet e vrazhdėta tė jetės. Kjo ėshtė njė veēori e stilit tė tij: estetizimi gjuhėsor (Ulku dhe Uili), simbolika dhe meditacioni pėrmbi narracionin epik (Njė grua me tė verdha…).
    Koreshi solli risi nė formėn dhe nė pėrmbajtjen e romaneve tė tij. Nuk e dimė se sa kėto prirje pėr universalitet dhe pėr njė gjuhė mė tė pėrpunuar pėrkonin me atė konkretėsi tė figurės qė kėrkonte domosdo tekstura e skenareve tė tij. Ai nuk i ndau nga dora tė dyja: prozėn dhe skenarin. Te ne ai ishte profesori i skenaristėve. Do tė jemi tė dėshiruar, tani qė na la, pėr njė prozė tė ashpėrsisė sė shpallur si te novela “Dasma e Sakos”. Pėr njė pėrkorje tė fantastikes. Kjo novelė, njė nga mė tė realizuarat e tij, pėrtej asaj qė ka thėnė kritika jonė pėr tė, nė thellėsinė e saj sjell shpėrfytyrimin njerėzor si prodhim i mėrzisė dhe i shterpėsisė provinciale (A. Zoto). Nė skenarin pėr film kėsaj lėnde i dha fekėtima tė tjera: nė njė vend tė braktisur nga zoti e nga ligji mbizotėrojnė agallarėt e vegjėl dhe shterpė qė shpėrfytyrojnė e marrin nėpėrkėmbė ēdo vlerė e shije tė jetės.
    Koreshi vazhdoi tė jetė deri nė fundin jetės shkrimtari qė estetizoi e lėmoi fjalėn me merakun e mjeshtrit tė lashtė. Ai nuk kishte hije tjetėr veē atė tė mjeshtėrit tė urtė. Nuk do t’i uroja asgjė mė tė mirė njė shkrimtari. Deri nė fund tė jetės u ngjit gjer nė arritjet mė tė mira tė fjalės sė shkruar.


    07/02/2006
    KATEGORIA: Analiza.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anėtarėsuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Ngushellime per familjen e Vath Koreshit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 08-02-2006 mė 22:49 Arsyeja: jashte teme

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 18:09
  2. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •