Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17
  1. #1

    Karate: Enver Idrizi, shqiptari kampion...

    >>PËR NUSE DUA NJË VASHË SHQIPTARE<<

    Shkup, 2 shkurt-

    Kampioni i shumfishtë evropian dhe botëror i karatesë, Enver Idrizi është duke menduar që së shpejti të kthehet në vendlindjen e tij, në Shkup.
    Ai dëshiron që gjithë kontributin e tij ta jap për të mirën e karatesë shqiptare.

    “Shumë shpejt do të kthehem përgjithmonë në Shkup.
    Mendoj të themeloj një klub të karatesë, ku do të stërviten të gjithë ata që kanë dëshirë.
    Talentët që dëshirojnë të arrijnë në majat e karatesë botërore do t’i përgatis vetë që t’i ballafaqojnë me sukses sfidat e vështira që i presin ata”
    shprehet për “Lajm”, ish-kampioni botëror, Enver Idrizi.

    Idrizi me karatenë është njohur në KK Vardari në Shkup, ndërsa në moshën 16 vjeçare, si sportist më i mirë i Maqedonisë, kalon në KK Studenti të Mostarit.
    Në qytetin boshnjak qëndron deri në vitet e 90-ta, kur gjatë kësaj kohe 15 herë me rradhë fiton titullin e kampionit të ish-Jugosllavisë në të gjitha kategoritë.
    Pas qytetit boshnjak, Enveri zgjedh Zagrebin për të vazhduar karierën e tij të një profesionisti.
    Në ditën e pavarësisë së Kroacisë më 1996, Idrizi u sjell kroatëve medaljen e parë të artë në historinë e këtij shteti, si kampion i botës.


    Aktualisht jeton dhe vepron në Dyseldorf të Gjermanisë, ndërkohë edhe po mendon për martesën e tij.

    “Do të martohem me një vashë shqiptare që do të krijojë dhe mbajë familje. E dua nusen e shtëpisë ”, thotë ai.

    "LAJM"

    zEm
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #2
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    ENVER IDRIZI eshte me te vertet nje sportist shqiptar qe e don kombin e vet te lumte je njesh.

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Enver Idrizi, shqiptari kampion...

    Kampioni botėror i karatesė tregon sekretet me Van Damin


    Nga Dalip Greca

    Enver Idrizi ėshtė ndėr shqiptarėt, qė padyshim e meriton tė futet ndėr mė tė shquarit sportistė tė racės tonė. Jo vetėm pse ėshtė kampion nė karate, por edhe pse ėshtė njė shqiptar i mirė, qė ka luftuar dhe me mjete tė tjera pėr dinjitetin e kombit. Emrin, kampionit tė Evropės dhe tė Botės ia kisha dėgjuar shpesh, ndėrsa nga afėr e takova nė zyrė, ku ai erdhi pėr tė na vizituar. Mė pas u takuam pėrsėri, derisa siguruam njė intervistė pėr tė cilėn Enveri, shprehu respekt tė veēantė. Rruga nėpėr tė cilėn ka kaluar karriera sportive e karatistit tė shquar ėshtė e gjatė. Imagjinoni dhe merrni me mend njė djalosh qė ndjek me vėmendje stėrvitjen e vėllait tė tij tė madh dhe i qeshej fytyra kur ai e lejonte t'i mbante ēantėn sportive. E pikėrisht ky djalosh, kur nuk kishte mbushur ende 16 vjeē, do tė pėrfaqėsonte Maqedoninė pėr tė rritur dhe do tė fitonte titullin kampion nė ish Jugosllavinė e atehershme. Karrierėn e ka nisur nė Shkup. Pas kėsaj kampioni do tė kishte gjithandej kėrkesa nga klubet sportive. Ndėr ofertat e paraqitura ai do tė zgjidhte atė tė Mostarit. E lidhi kontratėn me njė shumė tė madhe, shumė tė cilėn ai e investoi, por qė mė vonė lufta rrafshoi jo vetėm lokalin e tij tė veēantė, ndėr mė piktoreskėt dhe mė tė frekuentuerit nga turistė, por shkatėrroi gjithė perlėn turistike me emrin, Mostar.

    Rezultatet sportive nė Mostar kanė qenė tė jashtėzakonshme. E kėrkuan klube me emėr nga shumė vende tė Evropės, por ai zgjodhi Zagrebin. Nė qytetin e bukur kroat, Enver Idrizi ka arritur rezultatet kulmore tė karrierės sė vet. Pėr njė 10 vjeēar ka qenė karatisti mė i mirė nė botė dhe ėshtė zgjedhur si karatisti mė i mirė i tė gjitha kohėrave.

    Kur e pyes Enverin se si ka arritur tė ngjitet nė tė pėrpjetat e vėshtira tė kampionit, ai pėrgjigjet thjesht: me vullnet, disiplinė, qė ma ngulitėn nėna dhe baba qė nė vogli. Ja kaq. Nuk e beson? Ndoshta nuk beson as faktin se kur kam shkuar pėr ndeshje kam pasur shok vetėm veten dhe ēantėn e sportit, ndėrsa tė tjerėt vinin me njė skuadėr tė tėrė shoqėruesish, mjekė, trainerė, masazherė, e ku di unė. Unė fillikat. Fare vetėm nuk isha se kisha shok veē ēantės edhe Zotin, edhe titullin qė nuk e lija t'mė largohej.Nuk ka qenė e lehtė pėr mua qė ta fitoj dhe mė pas ta ruaj titullin e kampionit europian e botėror. Kam patur pėrballė karatistė tė shkollave tė njohura dhe me shumė emėr si ata tė shkollės japoneze, kineze, amerikane, por gjithmonė ia kam dalė nė krye pasi kam besuar tek vetja dhe tek Zoti. Nė tė gjitha sallat e botės ku kam garuar, jam pritur tamam si kampion. Kundėrshtarėt nuk e kanė patur tė lehtė. Lloji i karatesė qė aplikoj ėshtė shumė e atraktiv dhe tepėr i pėlqyer nga vetė karatistėt, por edhe nga publiku. Nė lartėsinė e kampionit qėndroj prej vitesh. Dhe pėr kėtė arsye jam shumė i lumtur. Jam krenar qė jam shqiptar dhe qė nė tė ardhmen do t'i kontribuoj kombit tim -, thotė kampioni i karatesė, Enver Idrizi.

    I them kampionit: Ju edhe pse nuk keni konkuruar me flamurin shqiptar, asnjėherė nuk e keni fshehur tė qenurit shqiptar, pėrkundrazi e keni thėnė me plot gojė: Jam shqiptar!

    - Shumica qė janė munduar tė fshehin identitetin e tyre kanė gabuar. Si mund tė fsheh gjuhėn me tė cilėn mė ka pėrkėdhelur nėna? Kurrkush nuk tė do nėse nuk e do veten dhe kombin tė cilit i pėrket. Tek unė, dhe, me sa kam vėzhguar, tek populli im, nuk luan rol tė madh feja, por kombi, ai ėshtė mbi tė gjitha.

    Edhe unė gjithherė prezantohem se jam shqiptar. Unė mendoj kėshtu pėr lidhjen me atdheun dhe popullit qė i pėrkasim: Deri nė moshėn 15 vjeēare nuk kam qenė nė dijeni se kujt i takoj pėrveē prindėrve. Prej moshės 15 vjeēare e deri nė moshėn 20 vjeēare, ēdonjėrit i pėlqen vetja dhe mendon se ėshtė i fortė, i bukur dhe mendon se tėrė botėn mundesh ta fusė nė njė xhep. Kjo ėshtė njė moshė qė gjithkush do ta kalojė, padyshim edhe unė e kam kaluar. Nga mosha 20 vjeēare edhe mė tutje nuk i takon veē familjes tėnde, por i pėrket njė familjeje tė madhe, qė ėshtė kombi.

    Bisedėn me Enverin e ndėrtoj me pyetje e pėrgjigje:

    -Sa tituj mbani? Sa medalje keni fituar nė njė karrierė kaq tė gjatė e kaq tė shkėlqyer?

    -Them se sė pari kam qenė i pari nė fshat, mė vonė, i pari nė botė. Sa medalje pyesni ju? Kush i numėron. Mė duket se i kam nja 12-13 kilogramė medalje.

    - Pėrse zgjodhi karatenė Enver Idrizi, e jo njė sport tjetėr? -Shiko, vėllau jem, Dalip. Te shqiptarėt ėshtė interesant, sukseset i kemi tek sporti individual. Ndoshta kjo ka ardhur edhe pėr shkak tė diskriminimit nė ish Jugosllavi, ku shqiptarėt privoheshin, ndėrsa nė sporte individuale, si mundja, boksi apo katrateja, s'kishin se si tė diskriminonin se gjithēka vendosej ballėpėrballė. Kjo ėshtė e para, por unė mendoj se ka ardhur koha qė tė jemi tė suksesshėm edhe nė sportet kolektive, sidomos nė Kosovė, por dhe nė hapėsirėn tjetėr shqiptare, nė Maqedoni e Mal tė Zi.

    - Mė pas Enveri shton mes njė tė qeshure tė zgjatur: Ėshtė shumė intersant fakti se kur ėshtė vetėm, shqiptari qeverisė ose komandon dhe botėn, ndėrsa kur bėhen dy, e prishin.... nga zilia e njeri-tjetrit! Pse ai dhe jo unė!

    -Si e shpjegon Enver Idrizi kėtė lloj filozofie?

    - Faktet, sidomos nė politikė, si nė Kosovė dhe nė Shqipėri, ka kohė qė nuk po e gjejnė fjalėn me njeri-tjetrin, as kur ėshtė fjala pėr interesa madhore tė kombit. Ka ardhur koha tė bashkohemi dhe ta ndėrtojmė njė Shqipėri tė bukur dhe t'i tregojmė botės se kemi filluar tė kuptojmė vlerat e bashkimit dhe tė integrimit.

    - Sporti i karatesė ka gjetur shumė pėrkrahje tek shqiptarėt e Kosovės, e posaēėrisht tek brezi i ri. Ēfarė mesazhi do t'u pėrcillnit tė rinjve tė cilėt kanė filluar tė fitojnė ēmimet e para kėtu nė Amerikė?

    - Unė i pėrgėzoj dhe do tė preferoja t'u thosha qė tė punojnė sa mė tepėr se ka ardhur koha qė tė prezantojmė flamurin tonė sė bashku me pasportėn tonė. Mė pas Enveri zbulon njė sekret qė ka kohė qė e bluan nė mendje. Ai ėshtė duke punuar qė tė ngrejė njė qendėr gjithėshqiptare, tė cilėn do ta emėrtojė: Instituti i tė gjitha trojeve shqiptare. Do tė jetė njė qendėr ku do tė pėrgatiten e studiojnė sportistėt e vegjėl nga e gjithė hapėsira shqiptare. Ai parashikon qė nė mjediset e Institutit tė ketė jo vetėm salla ushtrimi, palestėr, por dhe menca e ndėrtesa fjetje.

    - Gjithēka do tė jetė nė baza profesionizmit, - thotė ai.

    - Nė shtyp ėshtė shkruar edhe pėr ėndėrrėn tjetėr tė Enver Idrizit, atė tė ekranit. E pyes nėse vazhdon brenda vetes ėndėrra e hershme?

    - Ai pėrgjigjet se nuk i bėjnė pėrshtypje mė emrat e mėdhenj tė ekranit, aktorėt e shquar tė Hollywood-it. Dikur ishte ndryshe. Fama e tyre, dikur i kishte ngacmuar sedrėn dhe dėshirėn. Kujton se para ca kohėsh e kishin ftuar qė tė merrte pjesė nė njė pėrzgjedhje seleksionuese pėr njė film. Bėhej fjalė pėr njė film aksion: "Nė Afganistan". Masa e tė ftuarve ishte e madhe, ndėrsa pak prej tyre do tė mbeteshin pėr nė ekran. Enveri tregon se nuk kishte shpresė se mund ta zgjidhnin, por nė fund vendosi tė shkonte. Kur pa masėn e madhe prej 300 kandidatėsh, i humbi shpresat. Kishte ndėr ta bijė artistėsh me zė, njerėz tė cilėt ishin rritur dhe kishin jetuar pėrherė pranė ekraneve televizive, ndėrsa
    ai , asnjė ēikė pėrvojė. Kujton se fillimisht e humbi vetėbesimin, hera e parė qė i ndodhi njė gjė e tillė. Kujton se u mbyll nė dhomėn ku e kishin vendosur dhe dyluftoi psikologjikisht me veten. Mendova: Kush jam unė? Jam "ai djali i cili deri para pak kohe kam ngrėnė bukė e ēaj, kurse ata janė djemtė e artistėve tė cilėve buka u ka ardhur te shtrati. Ky lloj sporti do forcė, do karakter tė fortė, do njeri tė vuajtur. Unė i kam kėto. Atėherė pse mendoj se do tė zgjidhen ata dhe jo unė? Forca! Do tė fitoj, i thashė vetes!".

    Dhe gjėrat rrodhėn natyrshėm. Pas 10 ditėsh ushtrime, 5 ditė testim, dhe ai ra nė sy si mė i miri dhe natyrisht qė u zgjodh. Enver Idrizi, e quan me fat ditėn qė mundi tė takohet me Pjetėr Malotėn, shqiptarin tjetėr tė shquar, sidomos nė ekran. Ai thotė se Pjetėr Malota, ėshtė njeri i madh, sportist i madh qė ka luajtur pėrkrah Van Damit. Enveri tregon se iu pėrgjigj menjėherė ftesės qė iu bė pėr tė luajtur disa sekuenca nė filimin "Order". Nė ato momente kampioni ynė ishte i angazhuar nė stėrvitjen e luftėtarėve nė luftėn e Luginės sė Preshevės dhe atė tė Maqedonisė, por Malota I kishte dėrguar njerėzit e tij dhe e kishin marrė pėr xhirime. Kampioni e ndjen veten tė lumtur qė ka marrė pjesė nė atė film.

    - Besoj qė pas pėrfundimit tė kėtij filimi, Malota do tė mė ftojė tė marrė pjesė edhe nė disa sekuneca tė filimit "Superman", - thotė Idrizi.

    - Ēfarė ka ndier ai kur ka qenė pėrkrah Van Damit?

    - Jo ndonjė gjė tė veēantė. Mė shumė e kam respektuar Pjetrin se sa Van Damin. E kam njė kuluturė familjare qė mė sė pari respektoj timin, pastaj tė hujin. Unė kam thėnė se Van Dami ėshtė edhe mė i bukur, edhe mė i fortė, padyshim dhe mė i famshėm se ne. Ai ka emėr mė shumė, ka pasuri mė shumė. Kurse po tė dilte ballėpėrballė pėr t'u ndeshur me mua apo Pjetrin, tė them tė drejtėn, me dy shuplaka rrėzohet nė tokė. Kur mė kanė ballafaquar me tė pėr herė tė parė, ai ka menduar dhe ėshtė frikėsuar se mos unė do ta godisja. I ka thėnė nė anglisht Pjetrit, se mos mė godet vėrtetė ai! Kuptohet qė kemi qeshur me frikėn dhe shakanė e tij. Van Dami ka qenė i habitur me mua se kur kemi bėrė stėrvitje sė bashku asnjėherė nuk e kam prekur. Dhe ai ka thėnė se kjo ėshtė hera e parė, qė dikush nuk ėshtė treguar para tij mė i fortė. Se tė gjithė qė e kanė stėrvitur e kanė bėrė njė gjė tė tillė. Unė e kam kuptuar se ai ėshtė vetėm njė artist dhe kaq. Ndėrkaq mė kujtohet njė rast sa ishim duke xhiruar, kur erdhėn disa kampion
    ė dhe ne filluam tė ndesheshim, duke qėlluar njeri-tjetrin. Van Dami ishte i ulur nė njė qoshe dhe vetėm na vėshtronte. Atėherė unė kam treguar forcėn time duke mposhtur kundėrshtarin. Dhe kjo ishte arsyeja pse ai mė simpatizonte. Ēdo ditė kemi qenė bashkė, edhe Van Dami dhe Pjetri. Tė gjitha meritat i ka Pjetri dhe Zoti. qė unė pata rastin tė aktroj me Van Damin. Po edhe tė mos kishte qenė Pjetri, ndoshta njė ditė do tė arrija deri tek Van Dami, por ajo do tė ishte bėrė pas shumė e shumė barrikadave qė do tė mė sfidonin.

    - E pra, kemi edhe Pjetėr Malotėn edhe Enver Idrizin, dy maja tė sportit shqiptar. Kemi Malotėn qė ėshtė pjesėmarrės nė mė shumė se dhjetė filma.

    Si u takuat me tė?

    - Nė Amerikė jemi takuar. Pjetri ka dėgjuar pėr mua sa isha kampinon i Jugosllavisė. Pra nė kohėn sa unė po qėndroja atje. Fillimisht jemi dėgjuar nė telefon dhe me njė herė jemi vėllazėruar. I ka hypur makinės dhe nga Detroiti, dymbėdhjetė orė udhėtim, ka ardhur nė Neė York. Dhe si jemi parė, menjėhere jemi pėrqafuar. Biseda jonė e parė ishin planet tona pėr tė ardhmen.

    - Si i ka pėrcjellė ngjarjet e hapėsirės shqiptare Enver Idrizi, luftėn nė Kosovė, dėbimin masive tė shqiptarėve tė Kosovės, luftėn nė Maqedoni?

    - Lufta e Kosovės mė ka tronditur. Kur serbėt nisėn spastrimin, unė kam shkuar nė Maqedoni dhe kam ndihmuar nė sistemimin nėpėr shtėpi shqiptarėsh tė kosovarėve pleq, tė sėmurve dhe tė vegjėlve. Dhe dy muaj para se tė pėrfundonte lufta, kam shkuar nė Shqipėri, nė kampet e kosovarėve, pėr tė hyrė mė pas nė Kosovė. Atje kam ushtruar luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe kėtė gjė nuk e fsheh aspak. Mirėpo, kur kam shkuar nė Kosovė jam ballafaquar me njė pėrēarje tė madhe tė popullit tim. M’ka dhimbė zemra pėr atė realitet tė trishtuar. Disa mė thonin mos shko me Rugovėn disa mos shko me Thaēin. Unė i kam thėnė se i takoj ēėshtje kombėtare dhe asnjė lideri politik, se liderėt janė tė vegjėl pėrpara popullit. Mua nuk mė interson politika. Mua mė intereson vetėm kombi. Sė bashku me Ismet Bexhetin kam ndihmuar shqiptarėt nė Ballacė. Nuk kemi bėrė ndonjė gjė tė madhe. Bukė iu kemi dhėnė, por besoj se dhe ky ėshtė kontribut. Pas hyrjes sė trupave tė NATO-sė, kam hyrė nė Kosovė edhe jam marrė me aktivitet
    e tė tjera. Kam ndihmuar nė ndėrtimin e varrezave. Kam filluar tė investoj qė nė ndėrtimin e memorialeve tė Bekim Berishės, tė cilin e njohin tė gjithė, qė ka luftuar nė Kroaci, Bosnje dhe Kosovė e deri nė projektin e kompleksit tė Adem Jasharit. Me fillimin e luftės nė Luginė tė Preshevės, kam qenė atje bashkė me luftėtarėt. Deri nė momentin e fundit kam qėndruar pėrkrah tyre. Mė kujtohet njė moment kur mė kanė arrestuar forcat amerikane tė KFOR-it. Nė atė moment kam qenė duke i stėrvitur ushtarėt e UĒPMB-sė. Dhe me kėtė rast kam qenė i arrestuar 24 orė. Edhė nė konfliktin nė Maqedoni nuk mund tė rrija indiferent. Nuk mundesha tė barktisja vendin e tė parėve se atje kam varrin e babės e tė nanės, i kam vėllezėrit dhe i kam tė gjithė tė tjerėt.

    - Tė kthehemi te karateja. Ēfarė janė planet pėr tė ardhmen?

    - Tash nė muajin e nėntė e kam njė garė pėr herė tė parė nė Prishtinė. Jam duke organizuar kėtė turne me njė amerikan. Kjo do tė jetė njė histori qė do tė mbahet mend nė Kosovė. Dhe me kėtė rast po mė realizohet ėndėrra ime qė kam pasur prej kohėsh. Tash unė do ta pėrfaqėsoj flamurin tonė kombėtar.

    -Dikur keni deklaruar se jeni duke kėrkuar njė nuse shqiptare, a e gjetėt?

    -Ende jo. Mė kujtohet kur nėna ime mė pėrsėriste shpesh: "duhet m’u martu, duhet m’u martu". E unė i pėrgjigjesha: duhet tė presim pėr njė kohė se i kemi do obligime kombit. Sikur ēdo njeri qė ka fatin e jetės, edhe unė njė ditė do ta gjej atė, fatin tim. Mendoj se po afrohet dita qė tė krijoj familje, por deri tash kam qenė shumė i zėnė me karrierėn sportive dhe detyrimet e tjera. Kam dėshirė qė kur tė martohem tė jem pranė familjes. Unė mendoj tė martohem me shqiptare se kur tė shkoj nesėr nė shtėpi kam dėshirė qė nė shtėpinė time tė flitet gjuha shqipe e jo gjuhė tė tjera.

    - Sa fėmijė jeni nė familjen Idrizi?

    - Jemi shtatė. Gjashtė djem e njė vajzė.

    - Ēfarė kujtimesh sjell nga familja juaj?

    - Unė edhe njė herė them se babėn e kam pasur njė punėtor tė thjeshtė, i cili na ka rritur nė njė mėnyrė fantastike. Jam shumė i pasur. Them kėshtu se e kam pasur babėn e nėnėn tė cilėt mė kanė edukuar nė atė mėnyrėn mė tė mirė dhe mė tė bukur qė ekziston. Kjo ėshtė pasuri e madhe. Karakteri i njė njeriu pėr mua ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė botė. Dhe ēka ėshtė mė rėndėsi jam krenar me vėllezėrit e mi, tė cilėt kanė pėrfunduar fakultetin dhe tė gjithė janė profesorė, doktorė.
    Ne jemi gjashtė vėllezėr, por dukemi si njė. Tė gjithė bashkėpunojmė me njėrin -tjetėrin dhe tė gjithė jemi njė zėri.

    - Shumė familje shqiptare janė tė shpėrndara nėpėr botė, ka ndodhur kjo me familjen tuaj?

    - Padyshim. Tre vėllezėr jetojnė nė Maqedoni, njė nė Greqi dhe njė tjetėr nė Gjermani. Motra jetonė nė Zvicėr, unė nė Kroaci. Vėllain, tė cilin e kam mjek, i ėshtė bashkangjitur UĒK-sė. Dhe pėr kėtė gjė jam shumė i lumtur.

    - Arrin tė bashkohet ndonjėherė kjo familje e shpėrndarė, kaq ekstremisht nėpėr glob?

    - Shumė herė jemi bashkuar, sidomos nė gėzime. Dhe tė them se mendimet dhe planet i kemi shumė tė pėrbashkėta. Edhe pse jam mė i vogėl prej vėllezėrve nga ata kam kėrkuar njė gjė: tė jemi mirė dhe tė kalojmė mirė me njėri - tjetrin.

    - Nė jetėn tuaj kur e keni parė veten mė tė gėzuar dhe nė pozicionin mė tė vėshtirė?

    - Njeri i lumtur je kur ēohesh nė mėngjes edhe merr frymė lirisht. Atėherė mund tė funksionojė gjithēka si tė duash ti. Kurrė nuk kam pasur problem nė gara. Nuk jam frikėsuar kurrė. Dy probleme mė kanė shqetėsuar vazhdimisht nė kėso rastesh: si tė fitoj publikun dhe referin. Kur i kam fituar kėto dy segmente, pėr garuesin asnjėherė nuk kam pasur probleme. Dhe ēdo luftė e ka pasur rėndėsinė e vet. Asnjėherė nuk kam thėnė ajo qe mė e keqe, kjo tjetra mė e mirė.

    - Prap them se momenti mė tė vėshtira ka qenė pėr mua lufta nė Kosovė edhe veēoj ēastin mė tė dhimshėm ėt jetės time; vdekja e nėnės. Kosova fitoi lirinė, nėna ime vdiq. Shiko se sa afėr janė e keqja me tė ligėn! Por kjo ėshtė jeta!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Postime
    18
    njeri je shum kral po nuk e di pse nuk ka perfundu kurr filmi i shum permendur te cilin e ke luajtur me zhankllaud vandamin kisha pas qef me pa niher

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ky garon per Kroacine, nuk e di perse.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2009
    Postime
    17
    enver idrizi asht ni renacak shum i keq.

  7. #7
    Nacionalist Maska e Tosku
    Anėtarėsuar
    12-06-2009
    Vendndodhja
    Toskeri
    Postime
    66
    A vazhdon ky Idrizi te konkuroj ne Karate, apo e ka mbyllur karieren?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,262
    as ne shkup nuk shkoi per te hapur klub te karates per ti ushtruar shqiptaret, as asgje tjeter nuk beri,ka hapur nje diskotek shqiptAresh ne Gelsenkirchen te gjermanise,dhe cdo mbremje aty e ke me viski dhe vodka.....sbeeri asgje per veti e lere me per tjeret

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2009
    Postime
    17
    Citim Postuar mė parė nga Njoni-ch Lexo Postimin
    as ne shkup nuk shkoi per te hapur klub te karates per ti ushtruar shqiptaret, as asgje tjeter nuk beri,ka hapur nje diskotek shqiptAresh ne Gelsenkirchen te gjermanise,dhe cdo mbremje aty e ke me viski dhe vodka.....sbeeri asgje per veti e lere me per tjeret
    vetem me pun te kqija po merke

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anėtarėsuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    kur u ba kampion i karates ku ka kampionat te karates me thoni ju un ju them qe rrezon hena diten e nese nuk keni njohuri per kete pytni fahri mahallen qe ka 8 dan

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2004
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    10

    Enver Idrizi-Kampion Botror???

    Met vertet Enver Idrizi asht Karateisti ma i suksesshem me origjin Shqiptare:
    Sukseset ma te mdhaja te Enver Idrizit jan:

    1992 Kamionati Evropian - Vendi 2 (Nen-Kampion +80kg)
    1993 Kamionati Evropian - Vendi 1 (Kampion +80kg)
    1994 Kamionati Evropian - Vendi 2 (Nen-Kampion Open/Allkategorie)
    1994 Kampionati Botror - Vendi 2 (Nen-Kampion Open/Allkategorie)
    1995 Kamionati Evropian - Vendi 1 (Kampion +80kg)

    1995 Kupa Botrore - Vendi 1 (Fitues i Kupes Open/Allkategorie
    dhe Vendi 2 (+78kg)

    ta keni parasysh se Turniri Kupa Botrore (Karate World Cup) nuk e cakton Kampionin Botror, vetem Kamionati Botror “Karate World Champion Ships“ vendos se kush bahet Kampion Botror.
    Dmth, Enver Idrizi asht Kamion i dyfisht Evropian, dhe Nen-Kamion Botror.

    Me sukseset e Enver Idrizit mburren ma shum Kroatet masi Enveri mirrte pjes si Kroat ne kampionate dhe Flamuri Kroat valonte mbas gjdo suksesi te Enverit. Disa Karateista Koat ma kan ba a pot vjen inati qe Enveri per Kroacin Lufton?
    E shiptart e bajn mizen bull e e shpallin Enverin Kampion Bote
    (apo ndoshta e ka shpall ai vet veten? Un nuk e di)

    Ta keni parasysh se un nuk du me ja humb sukseset e Enverit po duhet me u shtru pytja se per kan i ka korr ato suksese? Pergjigjja asht per Veten dhe per shtetin Kroat. (Vijon me von se pse).

    Du me shfrytzu rastin me cek edhe ni karateist Shiptar nga Kosova.
    Afrim Latifi, morri pjes ne Kamionatin Evropian ne vitin 2003 ne Bremen.
    U ba Kampion Evropian ne Allkategorie dhe po ashtu ne te njetin kampionat zuri vendin e tret, dhe solli dy sukseset e para ne arenen Nderkombtare te Shqipris, aty valonte Flamuri kuq e zi i krejt Shqiptarve, dhe u ndegjua Hymni yn Kombtar.

    Ne vitin 1995 pas suksesit te Enver Idrizit ne Kupen Botrore kur zuni vendin e par, pak koh me von un personalisht i tregova Organizatorit te turnirit (me origjin Greke) se Enver Idrizi asht Shiptar.
    Ai u befasua dhe me pyti ''po pse ky nuk ka marr pjes per Shqiperin po per Kroacin? Un kam mendu se asht Kroat!!!''

    ne vitin 2003 pas Kamionatit Evropian ku Afrim Latifi u ba Kamion Evropian dhe i deklasoj Favoritet ne Allkategorie, e takova po te Njejtin person (organizatorin e Kupes Botrore 1995).
    pas je bisede te shkurt po me tregon se e ka njoftu Kampionin e Evropes ''Shiptarin Afrim Latifin'' dhe me pyeti se a e njoh. Un i thash na shiptaret e njohim po me rendsi asht qe ju me njoht se Afrimi asht Shqiptar.

    Vlersoni vet se cili Karateist Shiptar ka korr suksesin ma te madh per vete dhe per kombin Shiptar.

    Pershendetje

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2004
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    10

    Enver Idrizi-Kampion Botror???

    ketu i keni linket per ata qe dyshoj ne shenimin qe e bana.

    Enver Idrizi:

    Sukseset ne Kampionat Evropian dhe Botror.

    http://www.karaterec.com/de/wettkampfer/enver-idrizi/

    Suksesi ne Kupen Botrore.

    http://archiv.karate-bayern.de/results/worldcup1995.htm


    Afrim Latifi

    http://www.karaterec.com/de/wettkampfer/afrim-latifi/

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Akulli_ch
    Anėtarėsuar
    19-06-2010
    Vendndodhja
    Zürich / CH
    Postime
    188
    Vlersoni vet se cili Karateist Shiptar ka korr suksesin ma te madh per vete dhe per kombin Shiptar.

    Enver Idrizi eshte per tu vlersuar dhe kam shume rrespekt !

    Sa i perket se pse ka garuar per kroacin kuptohet se shume shqiptar ne Ex-jugosllavin kan humbur vletat e talentin e tyre vetem pse ka qen shqiptar ,bile nje shok i mire i Enver Idrizit ,qe e kam shok shume te mire edhe une ,me ka treguar se serbet e kan perjashtuar nga garat olimipike botrore vetem se eshte Shqiptar bile e kan quajtur nje Sportist organizator i demostratave te at'hershme nje Sportist po nejse ,,,ka arsye te tilla pse Enver Idrizi ka garuar per Kroacin ,nje sportist i diciplinuar i lart si Enver Idrizi ne Sportin e karates ,eshte fut edhe ne lenden e politikes se athershme te serbeis si dhe shume e shume sportist tjer shqiptar vetem e vetem se kan qen shqiptar .

    shume respekt per Enver Idrizin
    Mbi te gjitha Atdheu

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2004
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    10

    Enver Idrizi-Kambion Botror???

    Citim Postuar mė parė nga Akulli_ch Lexo Postimin
    Vlersoni vet se cili Karateist Shiptar ka korr suksesin ma te madh per vete dhe per kombin Shiptar.

    Enver Idrizi eshte per tu vlersuar dhe kam shume rrespekt !

    Sa i perket se pse ka garuar per kroacin kuptohet se shume shqiptar ne Ex-jugosllavin kan humbur vletat e talentin e tyre vetem pse ka qen shqiptar ,bile nje shok i mire i Enver Idrizit ,qe e kam shok shume te mire edhe une ,me ka treguar se serbet e kan perjashtuar nga garat olimipike botrore vetem se eshte Shqiptar bile e kan quajtur nje Sportist organizator i demostratave te at'hershme nje Sportist po nejse ,,,ka arsye te tilla pse Enver Idrizi ka garuar per Kroacin ,nje sportist i diciplinuar i lart si Enver Idrizi ne Sportin e karates ,eshte fut edhe ne lenden e politikes se athershme te serbeis si dhe shume e shume sportist tjer shqiptar vetem e vetem se kan qen shqiptar .

    shume respekt per Enver Idrizin
    ta kem te kjart se edhe un kam respekt per gjdo sportist te disciplinum pa marr parasysh se i cilit shtet asht.

    i dim na krejt problemet qe i kemi pas me shkije, i kam pas edhe une ban vaki edhe ti edhe shum tjer, ne ket aspekt pajtohna me ty. kemi plot sportista qe garojn per shtete tjera.un foli per ocionin qe e ka pas per komb te vetin me ba dishka si sportist. nuk asht ky i vetmi qe e kritikoj ne ket aspekt. Luan Krasniqi, Azem Maksutaj,Shpend Abazi eplot tjer. ne Futboll kemi po ashtu shum Kosovar qe lujn Futboll per shtete tjera. neser masneser dot vjen mundsija qe Kosova munet me lu Futboll ne Kampionate, ata skan drejt ma me lu per kosoven. po foli prej mllefit se pse nuk jemi nationalista si shtetet tjera, nuk jemi ne gjendje me ba sakrifica per kombin ton sipas mundsive, e mundsit jan, disa kosovar lujn per kombtaren e shipnis. duhet mu kan pak krenar he dreqi e hangt. Enveri prej vitit 1992 i ka sukseset ma te mdhaja ne karate, Kroacia asht prej vitit 1991 e pamvarun. enveri ka banu ne kroaci, dmth ai ne at koh si ka pas kto probleme qe po i cek. nuk munesh me than qe ai ska pas mundsi me startu per shqipnin. hajde 1992 sk apas mundsi, po 1993.1994.1995? ne karate nuk asht si ne Futboll qe ski ndrejt me ndrru kombtaren. pajtohna me ty qe thu ai ka pas arsyjet e veta se pse ka marr pjes per kroacin, po ato jan kan arsyje personale e jo kombtare. kerkush se ka shpall Enverin Kampion Bote vetem shiptart. Shqiptart e Dekorun me Titullin Kampion Bote, qka bani Enveri per Kombin e vet si sportist? sukseset e rinis ja dha kroacis.

    pershendetje

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Akulli_ch
    Anėtarėsuar
    19-06-2010
    Vendndodhja
    Zürich / CH
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga meduni Lexo Postimin
    ta kem te kjart se edhe un kam respekt per gjdo sportist te disciplinum pa marr parasysh se i cilit shtet asht.

    i dim na krejt problemet qe i kemi pas me shkije, i kam pas edhe une ban vaki edhe ti edhe shum tjer, ne ket aspekt pajtohna me ty. kemi plot sportista qe garojn per shtete tjera.un foli per ocionin qe e ka pas per komb te vetin me ba dishka si sportist. nuk asht ky i vetmi qe e kritikoj ne ket aspekt. Luan Krasniqi, Azem Maksutaj,Shpend Abazi eplot tjer. ne Futboll kemi po ashtu shum Kosovar qe lujn Futboll per shtete tjera. neser masneser dot vjen mundsija qe Kosova munet me lu Futboll ne Kampionate, ata skan drejt ma me lu per kosoven. po foli prej mllefit se pse nuk jemi nationalista si shtetet tjera, nuk jemi ne gjendje me ba sakrifica per kombin ton sipas mundsive, e mundsit jan, disa kosovar lujn per kombtaren e shipnis. duhet mu kan pak krenar he dreqi e hangt. Enveri prej vitit 1992 i ka sukseset ma te mdhaja ne karate, Kroacia asht prej vitit 1991 e pamvarun. enveri ka banu ne kroaci, dmth ai ne at koh si ka pas kto probleme qe po i cek. nuk munesh me than qe ai ska pas mundsi me startu per shqipnin. hajde 1992 sk apas mundsi, po 1993.1994.1995? ne karate nuk asht si ne Futboll qe ski ndrejt me ndrru kombtaren. pajtohna me ty qe thu ai ka pas arsyjet e veta se pse ka marr pjes per kroacin, po ato jan kan arsyje personale e jo kombtare. kerkush se ka shpall Enverin Kampion Bote vetem shiptart. Shqiptart e Dekorun me Titullin Kampion Bote, qka bani Enveri per Kombin e vet si sportist? sukseset e rinis ja dha kroacis.

    pershendetje
    gurr gurre ndertohet kalaja !
    Ndodhse Enver Idrizi si sportist nuk ka bare shume per Kombin e vete ne fakte sportiste ,por ndodhse ne aspekte tjera ka bere dhe jam i bindur se ka bere shume ,sa i perket sukseseve te rinis si shume shqiptar tjere siē edhe vete i ke cek Si Azem Maksutaj Xhavit Bajrami e shume shume te tjer sukseset e rinis ja falin dikuj tjeter arsya se nuk kemi nje shtet te shendosh une mendoj qe te intresohet per Sportiste neper bote te ndaje nje buzhet te vogel te jemi terhqes per Kombtaren tone ,apo s'paku te organizoj njeher ne vite nje turnir ne Prishtin ,Tiran apo Shkup ,ē'fare te beje Sportisti i shkret te dhenat e veta personale edhe ai duhet ti jape,te ekzistoje .
    Para disa viteve nje Turnir e kemi Organizuar ne Maqedoni mos te ceki komunen ,beso qe eshte dasht vete gjtha gjerat ti organizojm shume pak ndim na eshte ofruar jo qe nga Komuna po edhe nga rethy (ishte vetem nje shembull,mora nje shembull negativ)
    Shembull pozitive ishte qe kete vite disa organizime (turnire)jan bere ne Prishtin nje nga Xhavit Bajrami ,,,,(e nese nuk gabohem eshte bere edhe nje oranizim i nje turneu nga Beqir shemsiu ),ishte knaqesi kur i shikoja ne RTK1 gjithe keta talenta te prazentohen ne Prishtin ,mendoj se edhe shteti duhet te kujdeset per Sportistet shqiptare neper bote ,se me te vertet kemi shume talenta qe jan prezent ne sportet luftarake ne gjithe boten bile shumica prej tyre jan kamipone Evropiane -Botrore qe shteti as qe nuk i njef ,nuk i shef eshte e tmershme nje gje e till .

    meduni
    ndjei knaqesi te debatoj me juve e te uroj suksese ne lemi te shkelqyera .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akulli_ch : 31-07-2010 mė 23:45
    Mbi te gjitha Atdheu

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2004
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    10
    Citim Postuar mė parė nga Akulli_ch Lexo Postimin
    gurr gurre ndertohet kalaja !
    Ndodhse Enver Idrizi si sportist nuk ka bare shume per Kombin e vete ne fakte sportiste ,por ndodhse ne aspekte tjera ka bere dhe jam i bindur se ka bere shume ,sa i perket sukseseve te rinis si shume shqiptar tjere siē edhe vete i ke cek Si Azem Maksutaj Xhavit Bajrami e shume shume te tjer sukseset e rinis ja falin dikuj tjeter arsya se nuk kemi nje shtet te shendosh une mendoj qe te intresohet per Sportiste neper bote te ndaje nje buzhet te vogel te jemi terhqes per Kombtaren tone ,apo s'paku te organizoj njeher ne vite nje turnir ne Prishtin ,Tiran apo Shkup ,ē'fare te beje Sportisti i shkret te dhenat e veta personale edhe ai duhet ti jape,te ekzistoje .
    Para disa viteve nje Turnir e kemi Organizuar ne Maqedoni mos te ceki komunen ,beso qe eshte dasht vete gjtha gjerat ti organizojm shume pak ndim na eshte ofruar jo qe nga Komuna po edhe nga rethy (ishte vetem nje shembull,mora nje shembull negativ)
    Shembull pozitive ishte qe kete vite disa organizime (turnire)jan bere ne Prishtin nje nga Xhavit Bajrami ,,,,(e nese nuk gabohem eshte bere edhe nje oranizim i nje turneu nga Beqir shemsiu ),ishte knaqesi kur i shikoja ne RTK1 gjithe keta talenta te prazentohen ne Prishtin ,mendoj se edhe shteti duhet te kujdeset per Sportistet shqiptare neper bote ,se me te vertet kemi shume talenta qe jan prezent ne sportet luftarake ne gjithe boten bile shumica prej tyre jan kamipone Evropiane -Botrore qe shteti as qe nuk i njef ,nuk i shef eshte e tmershme nje gje e till .

    meduni
    ndjei knaqesi te debatoj me juve e te uroj suksese ne lemi te shkelqyera .
    po ktu asht problemi te shumica e neve shiptarve ne pergjithsi, na presim me na dhan shteti mundsit, po kush e ban shtetin? poplli. poplli duhet me luftu per shtet. na sun presum me i pas kushtet si shtetet tjera perendimore. edhe un jam nje prej atynve qe si ka pas kushtet, po un nuk e akuzoj shtetin qe se kemi pas ne kosov, e as shipnin qe ska pas buxhet ne at koh. un personalisht e kam njoft ni person qe ka pas mundsi me ma ba regjsitrimin ne federaten e karates ne shipni, edhe pse i kam than nuk pres as ni lek, mjafton vetem mem regjistru ne federat un marr pjes ne Kampionate me shpenzime te mija po ket pun sma ka kry edhe pse ka pas mundsi. emna spo du me cek ska kuptim. hahaha

    gjithashtu edhe nga ana ime Akulli _ch

    pershendetje

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Akulli_ch
    Anėtarėsuar
    19-06-2010
    Vendndodhja
    Zürich / CH
    Postime
    188
    Citim Postuar mė parė nga meduni Lexo Postimin
    po ktu asht problemi te shumica e neve shiptarve ne pergjithsi, na presim me na dhan shteti mundsit, po kush e ban shtetin? poplli. poplli duhet me luftu per shtet. na sun presum me i pas kushtet si shtetet tjera perendimore. edhe un jam nje prej atynve qe si ka pas kushtet, po un nuk e akuzoj shtetin qe se kemi pas ne kosov, e as shipnin qe ska pas buxhet ne at koh. un personalisht e kam njoft ni person qe ka pas mundsi me ma ba regjsitrimin ne federaten e karates ne shipni, edhe pse i kam than nuk pres as ni lek, mjafton vetem mem regjistru ne federat un marr pjes ne Kampionate me shpenzime te mija po ket pun sma ka kry edhe pse ka pas mundsi. emna spo du me cek ska kuptim. hahaha

    gjithashtu edhe nga ana ime Akulli _ch

    pershendetje


    i nderuar edhe une jam nje nder ata qe investoi nga xhepi te themi me shpenzimet e mia ama e perseris edhe un nuk e akuzoj shtetin assesi ama te pakten te organizohet nga pallati Sporteve nje gje e till me shume te interesohemi te jemi afer njeri-tjetrin ,nuk duhet te presim vetem nga njeri te beje diēka !
    Mundesit jane te organizohen turnire te tilla nese interesat e pallateve sportive kullturore kan pak interes per organizime te tilla te pakten te njihen njeher nje vite te ndodh nje organizim i till njihen edhe me sportistat shqiptare me mire ,mendoj se aty eshte thelbi ''gjuha ruhet aty ku shkruhet'' ,kemi kete thenje e mendoj qe aty duhet te mblidhen bashke gjithe sportistet shqiptar ,dhe mendoj se sukseset ne vitet qe vjen radhazi do te jen me te mira per gjithe ,dhe me shume vler secili do te investon me shume per ē'do organzim tjeter te radhes qe do te behet .
    duhet te jene organizime te tilla te shpeshta,per te kryjuar dashuri mbare kombetare .
    Mbi te gjitha Atdheu

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Luan Krasniqi: Nė shtator dy gėzime, pavarėsi dhe kampion bote
    Nga Irfan nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 02:53
  4. Kreshnik Qato, kampion bote nė boks
    Nga zeus nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-10-2004, 07:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •