Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Cila është e fuqia e fjalës gjersa nuk është vepër?

    Cila është e fuqia e fjalës gjersa nuk është vepër?

    Do të doja të dijë mendimin tuaj të nderuar forumist.
    Nëse do të themi një fjalë, pas së cilës nuk është vepra, sa është ajo fjalë e fuqishme dhe sa mund të ketë pasoja në jetë?
    Të jem paksa më i qartë: Unë p.sh. flas me dikë ashtu koti, dhe i them ca fjalë sa për tu thënë, a mundet kjo të lëndoj partneren, gjersa unë nuk i kam bërë vepër fjalët e thëna! Apo ekziston frika se nga fjalët herdokurë kalohet në vepër!?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    fjala pa veprimin nuk verteton asgja tjeter vecse te qenit orator apo jo.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    Proud to be Albanian Maska e sunshine
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Me zemer ne Shqiperi
    Postime
    141
    Pershendetje,

    Matjan, jam e te njejtit mendim me ty. Fjalet pa vepra s'jane asgje. Poeti, shumicen e kohes neqoftese ti vetem flet me partneren tende dhe i thua fjale per nje problem apo per nje tjeter dhe nuk e zbaton me vepra partnerja do ndihet sikur ti po tallesh me te dhe e genjen. Te pakten une keshtu mendoj. Nqs nje djale me thote 100 here ne dite qe me do dhe qe ben gjithcka per mua por nga ana tjeter nuk vepron, me veprim nenkuptoj qe nuk sillet sikur me do por sillet si nje "jerk" (me fal se nuk e di fjalen ne shqip) atehere une mendoj se ai me ka genjyer dhe mashtruar dhe nuk i besoj asnje fjale qe thote ai. Keshtu qe fjalet e bukura pa veprim nuk jane gje dhe mund te lendojne partnerin.

    Gjithe te mirat,

    Sunshine
    Don't settle for the one you can live with, wait for the one you can't live without!

  4. #4
    Bebiiiiiii dove je? Maska e TiLoNcE
    Anëtarësuar
    11-05-2003
    Vendndodhja
    tu bo not
    Postime
    1,116
    Edhe fjala vret.
    Nganjeher me shume se guri.Te vret shpirtin.
    Mu kujtua kenga e Alketes FJALET.
    I vetmi ndryshim them un qendron se:
    Nje Veper len gjurm per gjith kohen..ene pse mund te falet
    Nje fjale fillon dhe harrohet deri sa zhduket
    Po amo ka ene nga ato fjale qe te nguliten ne tru e zemer per jet,t'mira apo t'kqia qofshin


    "jerk" (me fal se nuk e di fjalen ne shqip)
    sunshine po te nimoj ne perkthim
    jerk (noun)- horr / horre, legen / legene

    jks
    Ndryshuar për herë të fundit nga TiLoNcE : 01-02-2006 më 12:17
    o-le-le firma

  5. #5
    Proud to be Albanian Maska e sunshine
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Me zemer ne Shqiperi
    Postime
    141
    Faleminderit Tilonce

    se s'po e gjeja dot.
    ke shume te drejte, ca fjale te nguliten ne tru dhe sado te mundohesh ti harrosh kurre nuk i harron.

    love ya all,

    Sunshine
    Don't settle for the one you can live with, wait for the one you can't live without!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    fjala dhe veprimi , sa jane te lidhura?

    eshte dicka qe nuk mund te pergjigjet vetem troq, natyrisht duhet te dihet se per cfare "fjale" eshte fjala, psh. te krijohen kategori ku premtimet hyn ne njeren , sharjet, ofendimet etj. ne tjetren, dhe nepermjet ketyre kategorizimve mund te pegjigjemi ndoshta se sa eshte fjala e forte perderisa nuk eshte veper.ose si nderlidhet me vepren?!

    une do te thoja qe jo te gjithe fjalet patjeter heredokurdo do te behen vepra, po ne anen tjeter, nese fjala qe thuhet eshte nji fjale e tille qe e lendon dike, atehere eshte shume me e rende dhe perjetohet ndoshta ne raste te ndryshme si me e forte sesa sikur te ta jap dikush nji flakaresh ( nji shuplake ) , ndersa kur flasim per pretimet e bera, qe jane dmth. fjale, mund ta dini edhe vet sa shume acarohemi kur premtimet qe na kane be nuk na i tregojne ne vepra. shembull ideal ketu eshte "politika",

    ndersa tek fjalet qe kane per qellim kercnim ose dicka te ngjajshme, atehere me mire te mos behen veper por te mbesin te tilla , megjithese nese ky kercnim vjen nga dikush qe dikur ke pas ndonje raport me te ngusht, qofte shoqe shoke, dikush i familjes, etj. atehre edhe kercnimi perjetohet si dicka shume e forte, edhe dhem njejt, ende pa u perjetu si veper, bile mund te te mos vihet ne veper kurre, fakti qe ka ndodh nji kercnim, ofendim, etj. lendojne dhe kane peshen e tyre. ndersa nese dikush qe nuk e ke pas asnjiher as perafersisht te afert, te kercnon me fjale, ose te ofendon, ose shan, kjo perjetohet me pak shpirterisht ( psiqikisht ) por mund te kete efektin e frikes, ose edhe te pergaditjes si psiqike por edhe fizike per nji ballafaqim "luftarak" , qe nenkupton qe fjale te tilla, dmth. ato qe hyne ne kategorine e kercnimeve, ofendimeve e sharjeve. mund edhe te nxitin potencialin e njeriut te agresivitetit, duke u pare si provokime, ne kutpimin per te mbrojtur veten psh. dhe keshtu heredokurdo "mushet pusi" dhe vjen deri ne shprehjen e agrisivitetit te akumuluar nga provokimet e fjaleve, dmth. ne veper.


    ndoshta me konkretisht mund te thuhet, qe fjala gjitmone kur gezon, lendon, hidheron, deshpron, frikeson, cfaredo te jete dmth, qellimi i asaj fjale, fakt eshte qe ajo prek ne "shpirtin" e njeriut, ne psiqiken e tij dhe perjetohet ndryshe nga secili individ. ndersa vepra prek edhe psiqiken e njeriut por nji kohesisht edhe ndoshta njeriun fizikisht, cka mund te mirret si nje dallim, po une mendoj qe krejt zhvillimi njerzor, fillon me te folurit qe eshte procesi me i veshtire i "evulimit" ( nenkupto, zhvillimit) te foshnjes drejt te riturit, prej lindejs deri ne vdekje. eshte nji proces prandaj me i komplekuari dhe i veshtiri sepse nen nji eshte mesim i pavetedishem, nen dy fillon ne nji moshe shume te re. dmth. te fjala eshte nji baze shume e rendesishme qe eshte patjeter e domosdoshme per te krijuar raportet ndermjet njerzve te cilat shprehet pastaj edhe ne vepra, por githesesi, fjala eshte e para, ndersa vepra vjen pas. edhe procesi i te menduarit zhvillohet nepermjet fjaleve, dmth asgje nuk funkcionon pa fjalen.

    u mundova te jem sa ma e kjart ne mendimin tim per kete teme interesante, besoj qe sepaku perafersisht te kem arritur qellimin.

    respekt,
    Nerona
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anëtarësuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Ti thuaj me fjale ato qe ke mundesi me bo dmth qe ti kthesh ne vepra kur te teket e pastaj nqs flet kot sja vle.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Nerona,

    Fjala eshte per nje bisede te thjeshte dashurie, nga e cila nuk ka as teori te dal dicka konkrete, por qe kjo bisede eshte fill i dyshimit nga ana e partnerit/partneres. Sa ka rrezik qe kjo fjale, apo keto fjale te shkaterrojne nje lidhje qe eshte ushqyer kohe te gjate. Ne kontest te kesaj si mendoni, a ka njeri ideal, njeri i cili nuk ka asnje te mete, apo se paku nuk eshte tamam ne cdo aspekt i pagabueshem?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2006
    Postime
    28
    Nese flet dhe fjalet nuk i lidh me veprat fuqia e fjales tende humb, kjo eshte nje minus.
    Ana tjeter e medaljes eshte se se fjala e rende edhe pa vepra le gjurme dhe te rendon (gjuha kocka s'ka po kocka thyen).

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ja qe dhe une nje sa vlen se di,une mendoi se vepra, peshon me shum se fjala,qoft ne anen pozitive a'po negative si t'thuash.. ma ne fund kam ndegjuar dhe kte (popullore)-qe thon fjalet i merr era, dhe nuk mundesh te bazohesh asesi me fjalen pa e patur vepren. Cila do qoft konkretisht?(e mir apo e keqe) kaq poeti per sot! hajla
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  11. #11
    i/e larguar Maska e Found
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    In my personal Hell...
    Postime
    71
    Fjalet i merr era shume shume shpejt... Prandaj bjeri qylit, sa s'ke kaluar ende tek veprat

  12. #12
    i/e larguar Maska e Found
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    In my personal Hell...
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga elinda
    Nese flet dhe fjalet nuk i lidh me veprat fuqia e fjales tende humb, kjo eshte nje minus.
    Ana tjeter e medaljes eshte se se fjala e rende edhe pa vepra le gjurme dhe te rendon (gjuha kocka s'ka po kocka thyen).
    Nah, gjuha nuk thyen dot kocka. Kur je nja 4-5 vjec te ngelin nja dy gjera ne mendje... Por me pas harrohet gjithcka. Ka edhe nga ata persona qe sdine te harrojne, por ky me duket se eshte problemi i tyre me shume.

    Gjithsesi pak balance midis te dyjave, do ishte gjeja me e mire (veprat qe mbeshtesin fjalet dhe fjalet qe bejne te ditur veprat).

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    I nderuari Poet,

    sa i perket fjales , nese ajo eshte nje fjale nga nje bisede dashurie, po mendoj se mund te shkatroj nje lidhje,,,, fjalet jane ato qe lidhin, dhe ato qe ndajne. sa here perjetoi njerzimi qe njerzt te ndaheshin ne grupe, pershkak te fjales, qe nenkupton ketu mendimin e tyre, se edhe vete mendimi eshte nji fjale. prandaj ky shembull mund te mirret edhe per prishjen e nje raporti te afert me nji person, dmth. une mendoj se fjalet duhet peshuar mire para se te thuhen, duhet te mendohet tre here per te folur nji here. natyrisht prap nvaret prej asaj se si njeriu i pranon fjalet, dikush nenkupton dicka tjeter dikush nenkupton dicka tjeter nga e vetmja fjale. dmth. edhe kete e ka deshmuar gjithmone natyra e njeriut qe mosmarreveshjet me te medha ndernjerzore fillojne me fjale. secili individ eshte i gatuar ndryshe, natyrisht qe kultura ne te cilen eshte ritur individi i jep formen psikologjike ati qe sepaku ne ate kulture ( shoqeri ) te kete nje nivel me te larte te kuptimit mes veti, te fjaleve kuptohet.

    ndersa ne pyetjen tuaj se cfare mendoj per njeriun ideal ne konteksin qe e keni permendur. hmm, une mendoj qe nuk ka asgje ideale ne bote. vetem fantazia e njeriut mund te jete e tille. mirepo jemi aq shume te nvarur nga njeri tjetri e njeohesisht gjithmone ndryshe nga njeri tjettri keshtu qe askush nuk do na e jap titullin "njeri ideal " ndonje here, ashtu sikur ne qe sdo ia jepnim as nji njeri kete titull, sepse gjithmone gjejme nje te mete tek dikush.

    mirepo sa i perket dashurise, une e konsideroj si dicka te shejnt, te them si dicka ku nuk duhet te kete lufte "sundimi", e shoh si nje pallat ku mbreteresha eshte "zemra" dhe ajo nuk kerkon sherbim nga te tjeret, por i sherben te gjithe atyre qe i ka lene te futen ne ate mbreteri. nuk lejohen dyshime ne dashuri, andaj, cdo fjale qe eshte thene, sduhet te behet kinse seshte degjuar, por duhet te kerkohet shpejgim nese ajo fjale ka be qe njeriu te kete dyshime, kerkon force, por behet, ,,,, ndoshta eshte e kot te them me shume fjale , sepse mendoj se nje duhet te mbajme mend te gjithe, jemi vetvetja, dhe bota ekziston vetem sepse "Une" ekzistoj, dmth secili e shohim boten nga perspektiva "UNE" , keshtu qe fjalet jane nji proces qe na ndihmojne te bejme boten tone me te mire, por ose edhe na e prishin ate, pse te lejojme nje gje te tille, kur mundemi sepaku te bejme perpjekjen qe fjales ne ti japim kuptimin qe ajo do te marr ne jeten tone, e jo ajo te na krijon kuptimin e jetes sone, vetem sepse nuk i kushtuam rendesi.

    ndersacfare mendon ti poet, per kete gje??
    edhe a mirresh me letersi qe e quan veten poet , apo vetem ashtu nga deshira ?
    gjitha te mirat,
    Nerona
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Nerona,
    Une kam marre kete nofke shkaku se pretendoj te jem poet, pra marre parasysh postimet e mia ketu dhe mbi 570 poezi te shkruara, nje permbledhje ne pregaditje per botim ( qe shpresoj se do te promovohet gjate ketij muaji) kujtoj se nuk e kam shume gabim.
    Pra po merrem me letersi dhe ne vecanti me poezi
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    atehere, gjitha te mirat dhe shume suksese , ju deshiroj te arrini sa me shume.

    respekt,
    Nerona
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-12-2005
    Postime
    44
    Citim Postuar më parë nga Poeti
    Cila është fuqia e fjalës gjersa nuk është vepër?

    Do të doja të dijë mendimin tuaj të nderuar forumist.
    Nëse do të themi një fjalë, pas së cilës nuk është vepra, sa është ajo fjalë e fuqishme dhe sa mund të ketë pasoja në jetë?
    Të jem paksa më i qartë: Unë p.sh. flas me dikë ashtu koti, dhe i them ca fjalë sa për tu thënë, a mundet kjo të lëndoj partneren, gjersa unë nuk i kam bërë vepër fjalët e thëna! Apo ekziston frika se nga fjalët herdokurë kalohet në vepër!?


    E lexova disa here kete teme, dhe ne fund mendoj se arrita ta kuptoj qfare ke dashur te pyesesh. (A ekziston frika se nga fjalet herdokure kalohet ne veper?)
    P.sh nese i themi partnerit/es se nuk me pelqen me dhe do te gej nje tjeter, apo diqka te ngjajshme, a do ta lendonte? Natyrisht se kjo do ta lendonte secilin, gjithnje duhet bere autokritik, nese fjalet e thena nga partneri do te me lendonin mua, natyrisht se edhe ate do ta lendonin fjalet e mia.
    Me kujtohet kur isha e vogel e kur motra e madhe nga nervoza se benim shtepine rremuje na quante ,,djall", e nena i bertiste i thoshte mos i thuaj ashtu se nese i thua tridhjete here ajo do te behet ,,djall" (fjale nga populli), e edhe fjalet tona nese i perserisim disa here, ekziston frika se mund ti kthejme ne veper, dhe keto fjale gjithsesi do ta lendonin partnerin, do te krijonin nje boshllek ne mes partnereve, do te humbej besimi, sinqeriteti. Gjithmone duhet te jemi te kujdesshem se qfare i themi partnerit/es sepse jane fjalet per mes te cilave shprehim qka kemi ne mendje dhe zemer, se askush s'mundet t'ia shoh zemren tjetrit apo t'ia dij mendimet, dhe fjala ka peshe te rende edhe nese nuk behet veper.

    Shpresoj se arrita sadopak te pergjigjem ne temen tende, nese e kam kuptuar gabim te lutem ma thuaj.

    Te gjitha te mirat te gjithe forumisteve
    Ndryshuar për herë të fundit nga molleendaluar : 07-02-2006 më 03:31

  17. #17
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anëtarësuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Egziston nje fjale popullore qe thote" Gjuha kocka s'ka por kocka thyen".
    E pra mund te mos kalohet ne vepra nga fjala por fjala vepron vete tek personi tjeter qofte edhe duke lindur dyshimin. Rezultati...zbehet Besimi.

    Ky eshte mendimi im per temen tende Poeti..
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Po pergjigjem me nje batut
    QENI QE LEH NUK TE HA,PO TE LEN PA FJET.
    Ne se njerezit flasin keq per mua: Ta dinin c'kam thene une per ata: Do te flisnin edhe me keq.---JM

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga vajza_pr
    Po pergjigjem me nje batut
    QENI QE LEH NUK TE HA,PO TE LEN PA FJET.
    Kjo eshte pergjigja me e sakte. Nuk thone kote se populli fjalet i ka lene nga pervoja e gjete jetesore.
    te flm. shume vajza_pr
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  20. #20
    Vlonjat sa te jete jeta Maska e Igli_Vlonjati
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    Vlore/Tirane
    Postime
    439
    E barabarte me vepren
    Ne Jete Duhet Te Udhehiqemi Nga Arsyeja Dhe Jo Nga Pasioni

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  2. Çfarë është demokracia?
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 25-01-2015, 06:36
  3. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  4. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  5. Liturgjia e Fjalës së Zotit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 07:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •