Presidenti Bush mban fjalimin tradicional mbi gjendjen e vendit
01-02-2006
Presidenti Bush mbajti fjalimin tradicional mbi gjendjen e vendit, drejtuar Kongresit dhe popullit amerikan, fjalim nė tė cilin parashtroi objektivat e tij nė politikėn e jashtėme dhe tė brendshme. Ai foli mes tė tjerash pėr luftėn kundėr terrorizmit dhe pėr pavarėsinė e Amerikės nė fushėn e energjisė.
Nė kėtė periudhė sa komplekse aq edhe tė mbushur me sfida, tha Presidenti Bush, rruga e izolacionizmit dhe proteksionizmit mund tė duket joshėse, por ajo pėrfundon nė rreziqe dhe nė rėnie.
Mėnyra e vetme pėr tė mbrojtur popullin tonė, mėnyra e vetme pėr tė siguruar paqen dhe pėr tė kontrolluar fatin tonė ėshtė duke udhėhequr prandaj Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė vazhdojnė tė udhėheqin, tha Presidenti Bush. Shtetet e Bashkuara, tha Presidenti Bush, janė tė angazhuara pėr njė qėllim historik dhe afatgjatė ne kėrkojmė fundin e tiranisė nė botė dhe nga kjo varet siguria e Amerikės nė tė ardhmen.
Ne, tha ai, nuk mund tė gjejmė siguri duke u braktisur angazhimet tona dhe duke u tėrhequr brenda kufijve tanė.
Duke iu referuar terroristėve, Presidenti Bush tha se nėse ata do tė liheshin tė qetė, atėhere ata nuk do tė na linin neve tė qetė, por do ta zhvendosnin fushėn e betejės nė brigjet tona.
Duke folur pėr Irakun, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara i kanė hyrė kėsaj rruge pėr tė fituar dhe po fitojnė. Presidenti tha se shkurtimi i trupave amerikane nė Irak do tė vazhdojė njėkohėsisht me pėrparimet nė terren. Por kėto vendime, tha ai, duhet tė merren nga komandantėt ushtarakė dhe jo nga politikanėt nė Uashington, njė kritikė kjo pėr zėrat e opozitės qė kėrkojnė tėrheqjen e trupave nga Iraku dhe qė presidenti i quajti disfatiste nė fjalimin e tij.
Presidenti tha se ofensiva kundėr terrorit pėrfshin mė tepėr se sa vetėm veprime ushtarake. E vetmja mėnyrė pėr tė mposhtur terroristėt ėshtė tė mposhtim vizionin e tyre tė errėt tė urrejtjes dhe tė frikės, tha Presidenti.
Duke iu referuar Lindjes sė Mesme, Presidenti tha se ngritja e njė demokracie kėrkon shtetin juridik, mbrojtjen e pakicave dhe institucione tė pėrgjegjshme. Ai i bėri thirrje Hamasit qė tė njohė Izraelin, tė ēarmatoset, tė heqė dorė nga terrorizmi dhe tė punojė pėr paqen.
Presidenti e shfrytėzoi fjalimin e tij pėr tju drejtuar qytetarėve tė Iranit, njė vend, qė siē tha ai, mbahet peng nga njė elitė e vogėl klerikėsh: "Amerika ju respekton ju, ne respektojmė vendin tuaj. Ne respektojmė tė drejtėn qė keni pėr tė zgjedhur tė ardhmen tuaj dhe pėr tė fituar lirinė tuaj. Vendi ynė shpreson qė njė ditė tė jetė ndėr miqtė mė tė ngushtė tė njė Irani tė lirė dhe demokratik," tha Presidenti.
Duke u pėrgjigjur nė emėr tė demokratėve, guvernatori i shtetit Virginia Tim Kaine tha se angazhimi pėr tė fituar nė luftėn kundėr terrorizmit tė detyron tė pyesėsh: a janė politikat e presidentit mė tė mirat pėr ta fituar kėtė luftė? Ai tha se popullit amerikan nuk iu dha informacioni i saktė pėr arėsyet se pėrse duhej ndėrhyrė nė Irak. Trupave amerikane nė Irak, tha ai, duhet tu jepen tani mjetet e duhura pėr tė fituar. Ai e kritikoi gjithashtu presidentin pėr disa nga politikat e tij ekonomike si nė fushėn e taksave dhe tė kujdesit shėndetėsor.
Krijoni Kontakt