Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1

  2. #2
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Me sa kuptova aty ne theniet e Putinit, nuk vura re ndonje gje alarmante. Ai nuk ka thene as dhe nje fjale per interesat vitale te Serbise por per ato ruse, dhe kjo eshte normale. Dhe eshte e qarte qe edhe Europa e USA jane ne nje mendje me te. Kosova nuk mund te jete precedent per rregullime kufinjsh ne tere boten se pastaj nuk e merr vesh i pari te dytin. Por ajo çka duhet thene eshte qe rasti i Kosoves nuk i perngjan asnje rasti tjeter. Kane shume rendesi pozita gjeografike, historia, kultura, traditat e gjithçka tjeter qe bejne qe nje vend nuk eshte kurre si nje tjeter.

    Me sa kuptoj une, fjalet e Putinit lene te hapur nje dritare per nje zgjidhje ne favor te shqiptareve por me garancine qe kjo te mos kthehet rregull por te mbetet nje perjashtim. Por a nuk ishte kjo tashme nje perjashtim bombardimi i Serbise ne 1999 ? Se po te ishte ashtu do te duhej te bombardonim gjysmen e botes qe jane te mbushura me diktatura.

    Mendoj se keto fjale te Putinit jane e keqja me e vogel qe mund te prisnim nga ta, sinqerisht prisja ndonje kundershtim kategorik te tij. Por do Zoti dhe mos jane marre vesh me keta te medhenjte qe Kosove nen Serbi nuk ka me. Sa per Çeçeni e Dagestana e te tjera, aty po me rreh mua, mjafton ta shohim Kosoven te lire e te pavarur dhe pastaj si i thone nje fjale shqip "shtrembero kapuçin"

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Ata nuk kane si mos ta sqarojne perfundimisht problemin kosove dhe kjo ndodh me pavarsine e saj.
    Europa nuk mund ti lejoje kurre vetes te kete nje konflikt te tille ne portat ose ne mes te saj.

    Mos u merakosni gjithcka do te zgjidhet.

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Si zakonisht, nuk ke kuptuar asgje. Putini i ka thene keto me nje doze te madhe sarkazme dhe ironie qe vetem ti nuk e paske kapur. Ideja eshte qe ose Kosova do ti nenshtrohet Normave Nderkombetare, pra do mbetet pjese e Serbise, ose do veprohet si "Rast i Vecante" por qe do te vleje si precedent per territore te ish-URSS!
    ==========================
    Me sa kuptoj une, fjalet e Putinit lene te hapur nje dritare per nje zgjidhje ne favor te shqiptareve por me garancine qe kjo te mos kthehet rregull por te mbetet nje perjashtim. Por a nuk ishte kjo tashme nje perjashtim bombardimi i Serbise ne 1999 ? Se po te ishte ashtu do te duhej te bombardonim gjysmen e botes qe jane te mbushura me diktatura.
    ======================================


    Jo se Putinit ju pre barku per Serbe e Shqiptare, po me kete ai jep sinjalin qe edhe konfliktet e Abkhazise, Ossetise se Jugut, Nagorno-Karabakut, Transdnestrit, Krimese (kam permendur vetem gjysmat) do ti japin te drejte Rusise te perdore standartet e Natos ne Jugosllavi.......
    Rusia me nje fjale thote "Boll me hipokrizi dhe standarte te dyfishta!"
    Sigurisht qe ne (jemi dalluar gjate historise sone per largpamesi) gezohemi per Kosoven, edhe ne 1941 u gezuam ca........


    Ja c'tha Putini.........
    ==============
    “It is a very important issue for us, not only in terms of maintaining the international law principles, but being guided by practical interests of the post-Soviet territory. All variants that will be worked out by the Contact Group must be of universal nature. Not all the conflicts are settled in the post-Soviet territory. We cannot follow the way when we use some principles in one place and other principles in another one,”
    Ndryshuar për herë të fundit nga antares : 31-01-2006 më 11:32
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po ty zotrote, keshilltar te Putinit te kemi keshtu ? Jo per gje, por tonet e ngazelluara qe perdor ti jane ku e ku me mire sesa vete histerite e serbeve.

    E rendesishme eshte qe Putini te mos thote qe Serbia ben pjese ne rrethin e interesave te saj vitale, e aty ngaterrohet puna. Por qe ai te flase per Nagorni e Karabak, kjo nuk me trazon gje. Dhe te gjithe e dine shume mire qe rasti i Kosoves ka qene nje perjashtim dhe jo rregull. Po te ishte rregull, sot do ishim duke luftuar kunder kinezeve. Dhe zyrtaret e larte europiane e amerikane e kane theksuar mire qe rasti i Kosoves mbetet unikal dhe nuk do te mund te flitej per pergjithesime. Ne kete kendveshtrim, mendoj se mund te perfitojme neve si shqiptare, e ç'behet ne Kazakistan e ne Tibet, me vjen keq por ama darken do ta ha si zakonisht. Kaq.

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ty (dhe mua) sigurisht qe nuk te behet vone per Karabakun, Krimene e Ossettine, po ama i behet vone padroneve te tu Janki (po te zgjidhe Putini keto konflikte ne frymen e Kosoves, vane per lesh kolonite e sapoformuara Amerikane).
    Kur thua te gjithe e dine.......ke ke parasysh? Shqiptaret?
    Akoma kujton se bota rrotullohet rreth Shqiperise?
    Putini vec te tjerash ka studiuar edhe per Shkenca Juridike.....po ketu ka perdorur nje metode klasike ne matematike qe quhet "Vertetim nga e kunderta".
    Gjak e dhjam......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Citim Postuar më parë nga antares
    Kur thua te gjithe e dine.......ke ke parasysh? Shqiptaret?
    Akoma kujton se bota rrotullohet rreth Shqiperise?
    Putini vec te tjerash ka studiuar edhe per Shkenca Juridike.....po ketu ka perdorur nje metode klasike ne matematike qe quhet "Vertetim nga e kunderta".
    Gjak e dhjam......
    Edhe kur na ben si i zgjuar, kjo eshte ç'eshte... Po mire, nuk e kupton kete kur them qe rasti i Kosoves ishte unikal, per ata (amerikanet dhe europianet) ne rradhe te pare dhe per ne pastaj ? Qe duke thene keshtu, ata nuk kane pse lene kockat per Tibetin apo per çeçenet ? Kaq gje nuk e kupton ? Ku eshte ketu ai rrotullimi i botes rreth Shqiperise ? Apo te ka verbuar dashuria jote per shkencat juridike te Putinit ? Sa tragjikomik qe je...

    Cilado qofte zgjidhja e Kosoves (qe me e shumta eshte nje pavaresi e kushtezuar), kjo lloj zgjidhje nuk do te zbatohet as per çeçenet as per osetet e antares e as per ca kunguj atje ne Filipine. Te gjithe, dhe kur them te gjithe kam parasysh vete ata qe moren pjese ne Luften e Kosoves, pra amerikanet dhe europianet, kane nxituar te konfirmojne pas luftes qe sulmi kunder Serbise nuk mund te perseritet ne ndonje vend tjeter, por ai mbetet nje perjashtim patur parasysh kushtet qe çuan ne kete zgjidhje. Prandaj them qe kur Putini ka parasysh ato republikat e veta, ai le te jete i qete se askush nuk ka ndermend te bombardoje Rusine per te çliruar Çeçenine. Per kete arsye deklarata e tij nuk mu duk aq e rrezikshme per ne. Vetem nje mbrojtje e hapur dhe e forte ne favor te Serbise, vetem kjo na i rrezikon planet, por edhe kesaj i gjendet ilaçi po te kemi miq edhe me te forte. Dhe miqte me te forte nuk fitohen duke pellitur gjithe diten e dites arabi keshtu e bin ladeni ashtu, por duke theksuar me force karakterin europian te popullit tone. Kaq.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Oiseau, Putin thote qe per Kosoven "te mos behet precedent" dhe ti jepet nje zgjidhje "e zbatueshme boterisht". Dmth mos ti jepet pavaresia Kosoves sepse dhe te tjeret do te kerkojne te njejten gje sepse do marin shembull. Pak a shume te njejten gje me thonte nje ruse kur beja nje internship te UN : Po mori Kosova pavaresine do ta kerkojne edhe Cecenet edhe Basket etj, sepse ata i konsiderojne si pakica. Dmth e kane te trefishte kunjin: 1. I demtohen serbet si "fellow sllavs" 2. si ortodokse 3. krijohet precedent per krijime shtetesh te reja ne Europe (sipas tyre). Ruset kane kohe me kete qendrim, puna eshte thjesht sa shume do kembegulin per kete dhe cfare leshimesh do kerkojne ne shkembim.

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    D&G , kisha pergatitur nje shkrim paksa te gjate ne lidhje me ate çka sollet ketu me lart, por nuk e di ç'dreqin shtypa ne tastiere, dhe me iku postimi, mu zhduk. Te me falesh qe s'mundem ta rishkruaj dhe nje here, por ideja ishte pak a shume qe :

    1. Fill pas Luftes se Kosoves (qershor 1999), politikanet amerikane dhe europiane shpejtuan te theksojne qe rasti i Kosoves ishte krejt i veçante dhe nuk mund te merrej si shembull per aplikime te reja te goditjeve "humanitare".

    2. Tek-tuk, kisha ca profesore (me shume te se majtes) qe u perpoqen te fusnin "te drejten e nderhyrjes humanitare" ne normat nderkombetare, por pa rezultat. Kjo ishte teper e rrezikshme. Te bombardosh Serbine per shkak te Kosoves eshte nje gje, dhe te bombardosh Rusine per shkak te Çeçenise eshte gje tjeter.

    3. Ka shume probleme kufinjsh ne Europe, ka nje popull qe eshte me i copetuari si askush tjeter : populli gjerman. Por me zgjerimin e Europes, keto probleme fillojne te shuhen njeri pas tjetrit. Nje Serbi problematike nuk i intereson Europes. Rusia do te kete te gjitha garancite qe nuk do te kete pavaresi per republikat e Kaukazit qe e para : jane larg Europes, e dyta : nuk kane ndonje histori mijeravjeçare si rajoni i Ballkanit, e treta : ka nje perzierje pavaresi-fe. Prandaj, Putini te mos shqetesohet se s'do kete asnje europian qe do rrezikoje jeten e vet per nje luftetar çeçen qe lufton per nje republike islamike. Mjere populli thuaj (femijet dhe grate thuaj).

    Kaq D&G, se po me iken dhe ky postim keshtu kot... Te pershendes

  10. #10
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Naiviteri yt i vertete (apo i shtirur) te habit - nuk te nderon kjo para Llallusherise......
    Pse c'e kujton ti Rusine dhe Putinin qe paskan nevoje nga kjo Europe rakitike (akoma koloni amerikane pas 60 vjetesh) per sigurime se nuk paska per ta bombarduar si Jugosllavine?
    Kaq shume ta paska erresuar Llallusheria gjykimin sa kujton se Rusia po i lutet Europes (nje non-sens gjeostrategjik) dhe USA - nje kurrkush ushtarak - qe te mos e sulmojne?
    Lexo pak histori dhe ndoshta do kthjellohesh ndopak......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •