Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 62
  1. #1
    profesionisti Maska e I-amėshuar
    Anėtarėsuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    Pse Rugova nuk e donte luften?

    PSE RUGOVA NUK E DONTE LUFTEN

    Nga Ervin Hladnik Milharcic*
    *Marre nga DELLO, Ljubjane

    Ne janar te vitit 1990, Ibrahim Rugova ishte ulur ne banesen e tij prej pesedhjete metrash katrore ne Prishtine. "Nuk do ta marr persiper pergjegjesine per dy milione njerezve, per te cilet do me vrase ndergjegjja. Jo, nuk dua" u pati thene Blerim Shales dhe Veton Surrojit, te cilet benin presion mbi te, qe t'i therriste shqiptaret ne kryengritje kombetare.

    Disa muaj me pare kishin themeluar bashke Lidhjen Demokratike te Kosoves dhe krahinen e kishin futur ne rrugen e demokracise pluraliste, drejt shtetit te pavarur.

    Rugova, nga nje kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve te Kosoves, derdhet ne kryetar partiak. Midis ndertesave gri nga cimentoja, nga te cilet dhembnin syte, dhe milicise popullore jugosllave e cila krahinen e shihte si nje arene te krimit, ideja e sapolindur dukej bizare (e cuditshme). Politikisht jorealiste. Dhe nga terminologjia i fundit te viteve te tetedhjeta madje edhe e rrezikshme per shoqerine. Ne ato caste, Rugova kishte rastin qe te behej nje politikan modern i Ballkanit dhe te fillonte luften. Ne vend te kesaj, ai zgjodhi qe ne nje cope te vogel toke, e cila nuk do te guxonte te ishte e rendesishme, te behet politikan i madh. Disa dite me pare ne rruget e Prishtines kishin dale dyqindmije demonstrues dhe kerkonin Republike. Sikur te kerkonte qe ne demonstratat e ardhme te vinin te gjithe, ne Prishtine do vinin dy milione njerez.

    Arsyet per kryengritje ishin te shumta.

    Kosova e kishte humbur autonomine, qe e kishte si krahine e Jugosllavise socialiste. Ne shenjester ishte vene sistemi i shkollimit ne gjuhen shqipe, i cili ne vitet qe po vijonin ishte reduktuar vetem se ne shkollimin fillor dhe institucionet nacionale po zhdukeshin njera pas tjetres. Ne vend te ketyre, neper rruget e Kosoves po dilnin tanket e Armates Popullore Jugosllave. Shqiptaret te cilet ne vitet e shtatedhjeta dhe te tetedhjeta po shihnin para vetes se tyre mundesine e nje zhvillimi ne popull shtet-formues, e verejten rrugen e cila serish po i shpinte ne nje ruralizem te qytetareve te dores te dyte. Rugoves i ndane statusin e udheheqesit kombetar dhe nga ai po kerkonin qe nga skllaveria t'i shpinte diku tjeter.

    Ishte nje kandidat jo i rendomte per nje rol kesisoj. Ne politike kishte ardhur nga letersia. Besonte ne fuqine e fjales. Ishte i bindur, se fjala e arsyes do ta mundte nacionalizmin e cmendur. Ne vitin 1989, Sllobodan Milloshevici ne Gazimestan iu kishte folur dy milione serbeve. Rugova ne kete kohe po bisedonte me nje gazetare te revistes "Der Spiegel". Ai thoshte se ne Kosove do vij deri tek nje lufte e llahtarshme, nese Perendimi nuk do te nderhyje. Por ishte veshtire t'i besohej. Ne te po shihnin vetem nje ekzistencialist me shallin e tij karakteristik dhe cigare, i cili fliste me forcen e fjales. Kur e kishte themeluar partine nuk e dinte mirefilli se kujt do t'i sherbente ajo. Nuk po besonte se partia duhet te veproje si force politike dhe jo si nje institucion i cili vetem se artikulon fjalet. Ne fillim te karrieres se tij, politika ishte vetem dicka, lidhur me te cilen flitet. Ishte nje diletant i mencur. Te bente pershtypjen se nuk e kuptonte se pikerisht mbi supet e tij kishte rene pergjegjesia per ta ndryshuar boten dhe jo qe vetem te flitej per te. Ne castin kur nga ai prisnin vetem se qe te gjente fjalen e pershtatshme per kryengritje, se pari heshti. Dhe pastaj ftoi shqiptaret qe te hiqnin dore nga demonstratat, perkunder faktit se demonstratat ishin menyra e vetme qe ne Kosove te ndodhnin ndryshimet. Mirepo, demonstratat masive, te tere popullit, do te thonin se mbi trupat e popullit do te vozisnin tanket dhe se do te fillonte lufta.



    Njerezve, te cilet e shikonin me cudi dhe me nje zhgenjim te madh ia terhiqnin verejtjen, se mbase eshte ky shansi i fundit per nje kryengritje te cilen do ta shihte ndokush, ai u thoshte se perpos konfliktit te hapur ka edhe rruge te tjera dhe nuk ia vlen te futemi ne lufte. Ne nje tubim me pleqnare te fiseve te ndryshme te Kosoves po shpjegonte se kryengritja do te thoshte nje anihilacion i te gjitha ambicieve kombetare dhe se ne vend te saj duhet te pergatitemi ne nje periudhe te gjate te rezistences se qete. Njerezit, te cilet ishin te mesuar te komandonin, dhe jo te degjonin, e degjuan. "Ne jemi te vjeter dhe mendojme me te vjetren" i kishin thene ne fund. "Ti je njeri i ri dhe ti na udheheq".

    I udhehoqi neper rrugen e cila dukej rruge e katastrofave. Represioni po rritej per nje dhjetevjetesh te tere. U zhduken te drejtat dhe dukej se shqiptaret e kishin humbur edhe aftesine e te folurit. Ngriten boten e tyre paralele te institucioneve nacionale qe po i gjasonte shume aparteidit. Midis casteve me te tmerrshme, Rugova thoshte se nga ky vend do te lindte nje shtet i ri dhe i pavarur. Fliste me bindjen e nje njeriu, i cili i di punet e vet. Edhe pse jo rralle dukej se ai mbase ishte i vetmi njeri i cili besonte ne kete ceshtje. Me nje shkathtesi te politikanit te kalibrit shume me te madh se vet ia kishte kurdisur kurthin Sllobodan Milloshevicit. Kur ishte percaktuar se nuk do ta fillonte masakren masive, por po persiatej si pacifist te cilin dhuna e ben te vjelle. Fjalimet e tij lidhur me te drejtat e njeriut nuk ishin nje retorike mondane. Barabaresia dhe solidariteti ishin vlera te cilat i respektonte me nje seriozitet skajor. Njekohesisht i bente edhe llogarite e politikanit i cili kishte arritur deri te konkluzioni se pavaresine e Kosoves mund ta garantojne vecse Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kosova ishte nje vend zotit pas shpines dhe jo aq atraktiv per boten. Rugova kishte bere llogarine se ky vend mund te behej qender e interesit pasi per shkak te lojes bizare te rastesive ketu kryqezoheshin interesa fatale. Shkaterrimi i dhunshem i Jugosllavise ishte ne harmoni me frustracionet e Bashkimit Evropian i cili luften ne kontinentin e vet dinte vecse ta vezhgonte. Per krye Kosoves pershkonin frikat nga perhapja e fondamentalizmit islam dhe shpresat e Turqise per nje identitet evropian. Stabilizimi i lindjes dhe ceshtja e zhvillimit te shpejte demokratik te shoqerive te prapambetura ketu po theksoheshin ne menyren me agresive. George Bush plaku per Krishtlindje te vitit 1992, pasi i kishte humbur zgjedhjet, kishte thene, se ky eshte territor amerikan. Serbeve dhe shqiptareve ua kishte terhequr verejtjen se konflikti eventual do te kishte pasoja te renda. Shqiptaret i porositi se SHBA-te nuk do te benin asgje, nese ata do ta fillonin luften. Serbeve ju kishte thene se do t'i sulmonte, nese ata e fillojne luften.

    Nuk ishte krejt e qarte, nese mendonte seriozisht dhe a kishin ndonje peshe fjalet e kryetarit i cili sapo kishte humbur zgjedhjet. Mirepo Rugova e kishte marre me seriozitet dhe po i qetesonte kryengritesit per plote tete vjet rresht. Luften e filloi Milloshevici dhe e humbi krahinen, e cila tanime ishte e tij.

    Rugova vdiq ne castin kur duhej te fillonin bisedimet se cfare shteti do jete Kosova e pavarur. Zgjati mese pesembedhjete vite, por megjithate ne fund e fitoi lojen. Pas vetes la se paku nje argument, se nuk ka leverdi te fillosh luften. Nuk eshte keq per letrarin, i cili ne politike hyri vetem perkohesisht, perderisa te mos paraqitej kush, i cili merrte vesh ne keto pune.

    Shqiperoi: Abedin Maliqi
    DASHURIA ĖSHTĖ MISTERI IMAGJINAR I SHPRESĖS QĖ BĖN TĖ JETOJĖ SHPIRTI NĖ PAQE DHE LIRI.
    THJESHTĖSIA DHE SINCERITETI JANĖ DHURATA QĖ ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TĖ REZISTOSH TI MBASH ATO ĖSHTĖ MREKULLI VUAJTĖSE QĖ TĖ BĖN TĖ JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unė)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Eee pse thua ? sepse nuk ka qene burrź po burracak

  3. #3
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga Flora82 Lexo Postimin
    Eee pse thua ? sepse nuk ka qene burrź po burracak
    Po Thaci qe e kaloi tere periudhen e luftes neper selia luksoze te Tiranes dhe Zvicres, a eshte sipas teje burre a burec? Bile e mer guximin ky fare bureci qe edhe ne kohen e paqes ta shkel gjakun e heronjve, tue pretendue se partia e tij perfaqeson ata qe luftuan? Kujt more po mundohet ky me ja shit kete fore? Ndoshta tipave si ty
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 03-11-2008 mė 12:41

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pse nuk e donte luften rugova..

    sepse mendonte ..dhe me shum te drejte.. se femijet shqiptare te kosoves nga ata ne bark te nanave e ata nga 1 muajsh e deri ne 12 vjec nuk ishin te pergatitur me i rezistue me mish e krye predhes se celikte te ushtrise serbo jugosllave..

    prandaj nuk e desh at lloj lufte..
    mirpo nuk ishin te ketij mendimi qosja..
    pse..
    ai besonte se fmija e shqiptarit mundet me e durue mbi bark tenkun serb.. le ta provojn ka mendue ai trim i madh.. e vet sigurisht sipas filozofise enveroiste.. udheheqsi fshehet larg.. psh ne rogner..
    po keshtu ka mendue dhe shoku demaq.. se fmija e grat e kosoves le ta bajn pak stervitje me predhat mbi krye e bajonetat e arkanit ne bark..
    kte mendim ka pasur dhe ibrahim kelmendi melaim zeka loriku prenga xhaviti i biri zejnelit te migjenit ne mynshen.. etj etj trejma..



    mirpo i ketij mendimi nuk ishte rugova.. e mbas rugoves dhe populli i kosoves..

    dhe kjo ka prova..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Selami2006
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Te ?
    Postime
    367
    Citim Postuar mė parė nga Flora82 Lexo Postimin
    Eee pse thua ? sepse nuk ka qene burrź po burracak
    Mir qe ke mbet ti ta vlersoh se qka ka qen burr a burracak

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anėtarėsuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjė
    Postime
    947
    me paqe do ti kishte rrujt bishtin pavaresise.
    pa lufte ska liri dhe kjo eshte e vertetuar nga historia.
    Rugova mund te ngjasonte si politikan me Gandin por shqiptaret ishin 2 milion dhe jo 600 milion si indianet qe mezi perzuren nje ushtri disa mijeshe nga india pa lufte.
    pavaresi pa lufte dhe lufte pa te vdekur nuk ka.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pa kėrcit lufta s'do vinte kurrė pavarėsia.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Flora82 Lexo Postimin
    Eee pse thua ? sepse nuk ka qene burrź po burracak
    Nuk kam qene kurre nje adhurues i Rugoves, per me teper kam kundershtuar pacifizmin pasiv te tij dhe shume ceshtje te tjera, por per nje gje i jap te drejte, pikerisht per kete, luften.

    Shumica e shqiptareve gjithandej neper trojet e tyre etnike apo edhe neper Bote benin te njejten pyetje: Pse Rugova nuk e do luften? Pse nuk e therret popullin ne kryengritje te armatosur?

    Mua kjo pyetje m'u shua pikerisht kur kampet e refugjateve ne Maqedoni u mbushen me gra, femije, pleq e me meshkuj. Kosova nuk kishte mjaft burra per te luftuar. Kishte vetem nje dorre burrash. Te tjeret ishin thjeshte meshkuj qe leshuan trojet e tyre dhe ia mbathen nga syte kembet.

    Mbase Rugova e kishte parashikuar nje gje te tille. Te therriste popullin ne lufte, dhe te mos gjente mjafte burra per te bere luften. C'e do ate lufte?

    Pastaj ankohen pse flamuri blu, pse hymni pa tekst, pse kjo, pse ajo?!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  9. #9
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Lufta ishte e domosdoshme , per mua ishte edhe rruga e vetme per pavarsin e Kosoves .
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Kjo histori eshte e thelle, CIA kishte parashikuar qe nje popull musliman ne jugosllavi do ta barte barren e masakrave, po si duket Rugova e kuptoj dhe i tha, qe provoni nje here boshnjaket, dhe kur i erdhi radha Kosoves NATO ishte gati.

    Pa apo me plan ishte hera e pare ne histori qe ja qelluam bingo diploma - cies.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ata burrshtetasit qe erdhen ne varrim te rugoves.. ishin zyrtare te larte te shteteve qe e ben luften.. dhe e fituan ate lufte.. e cila luft e fituar i dha popullit te kosoven te drejten dhe mundesine me u kthye ne vatrat e veta..
    kjo do te thote se ata burrshtetasit e njihnin rugoven.. e rugova i njihte ata.. qe don te thote se rugova e dinte se kush di e don me ba lufte me clirue popullin e kosoves..

    pra kunder luftrave qe fitohen pra qe i japin lirine popullit te tij.. rugova.. nuk ka qen kunder..
    qe don te thote se.. rugova ka qen kunder luftrave.. qe popullin e kosoves e cfarosin e zhdukin dhe e masakrojn totalisht..

    1 dhe 1 bajn 2 pik..



    besoj i mbani mend se ne sallen ku zhvillohej ceremonia e lamtumires me rugoven.. erdhen dhe ata perfaqsuesit.. e asaj luftes qe rugova nuk e njohu.. te asaj lufte qe solli tenkun serb te berku i grave shtazana te kosoves..
    nuk i kini harru besoj limshim halitin aty..

    e qasi luftash nuk i ka dasht populli..


    pi 15 katshit e pi mynshenit e pi hamburgit..
    ato nuk jan lufta por loj luftash..

    ose hajgare..
    e hajgare ska dasht rugova me lujt me popull te vet..

  12. #12
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Mua kjo pyetje m'u shua pikerisht kur kampet e refugjateve ne Maqedoni u mbushen me gra, femije, pleq e me meshkuj. Kosova nuk kishte mjaft burra per te luftuar. Kishte vetem nje dorre burrash. Te tjeret ishin thjeshte meshkuj qe leshuan trojet e tyre dhe ia mbathen nga syte kembet.
    Ėshtė e hidhur pėr t'u pranuar por plotėsisht e vėrtetė. Kur ishte lufta plazhet e Durrėsit ishin tė mbushur me meshkuj kosovarė, zyrtarėt e UĒK-sė shkonin dhe i rekrutonin me zor nėpėr det e nėpėr kampe refugjatėsh. Ata qė shkuan me dėshirė e tyre, ata ishin heronjtė e vėrtetė. Duke llogaritė Kosovėn me popullsi 2 milion banorė, gjysma meshkuj, nga kėta po zemė 600 mijė tė aftė pėr luftė. Hiq nga ky 600 mijsh 20-25 mijė luftėtarėt e UĒK-sė dhe e del se sa ia mbathanė nga sytė e kėmbėt.

    Por gjithashtu pa luftė s'fitohej kurrė pavarėsia prej Serbisė. Kroacia e Bosnja qė ishin me popullsi sllave e bėnė luftė (qė kishin qenė republika mė parė), jo mė Kosova qė s'ishte fare sllave e qė serbėt e konsideronin "zemra e Serbisė". Fati ynė i Madh ishte qė kishim pėrkrah Amerikėn dhe Europėn (qė s'donin tė shihnin masakra tė reja si nė Bosnje) se pėr ndryshe sot Kosova do tė ishte e zbrazur nga shqiptarėt.
    Life's too short to remove USB safely.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e HoLd*Em
    Anėtarėsuar
    13-05-2008
    Postime
    179
    Boshnjaket kishin ushtri dhe polici te stervitur dhe organizuar, dhe u grine ne menyre Hitleriane nga serbet. Imagjinoni si do te katandisej Kosova nqs do te organizoheshin dhe te benin lufte tamam clirimtare. Se, le te themi te drejten, lufta e UCK-se ishte me teper per sy e faqe sesa per te cliruar apo mbrojtur popullin nga forcat serbe.
    Vetem nje diktator mizor te cilit nuk i dhemb per popullin e tij do ti shpallte lufte te hapur serbise ne gjendjen ne te cilen gjendej Kosova.

  14. #14
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Ėshtė e hidhur pėr t'u pranuar por plotėsisht e vėrtetė. Kur ishte lufta plazhet e Durrėsit ishin tė mbushur me meshkuj kosovarė, zyrtarėt e UĒK-sė shkonin dhe i rekrutonin me zor nėpėr det e nėpėr kampe refugjatėsh. Ata qė shkuan me dėshirė e tyre, ata ishin heronjtė e vėrtetė. Duke llogaritė Kosovėn me popullsi 2 milion banorė, gjysma meshkuj, nga kėta po zemė 600 mijė tė aftė pėr luftė. Hiq nga ky 600 mijsh 20-25 mijė luftėtarėt e UĒK-sė dhe e del se sa ia mbathanė nga sytė e kėmbėt.

    Por gjithashtu pa luftė s'fitohej kurrė pavarėsia prej Serbisė. Kroacia e Bosnja qė ishin me popullsi sllave e bėnė luftė (qė kishin qenė republika mė parė), jo mė Kosova qė s'ishte fare sllave e qė serbėt e konsideronin "zemra e Serbisė". Fati ynė i Madh ishte qė kishim pėrkrah Amerikėn dhe Europėn (qė s'donin tė shihnin masakra tė reja si nė Bosnje) se pėr ndryshe sot Kosova do tė ishte e zbrazur nga shqiptarėt.
    Cka mendon me cka do luftonin shqiptaret i nderuar??Me gur kunder gjithe atij arsenali armesh a??A e din sa ushtar i humbem vetem gjate bartjes se armeve nga Shqiperia per ne Kosove?Mire tha parashkruesi ne nuk kishim armaten e bosnes as kroacis,ata kishin dhe ja pesuan, e ne do na zhdukshin nga faqja e dheut.
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  15. #15
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Eshte e zakonshme qe si te hapet nje teme per Kosoven, menjehere fillojne te dalin ne shesh anti-kosovaret. Hajt bre pashe zotin se nuk keni mbet ju nga trojet e tjera shqiptare me mat burrerine e as trimerine e kosovareve. hmm!

    O mire qe secili me i pastru plehrat prej oborrit te vet se pari, e jo mu mundu me pastru oborrin e fqiut apo kojshise thene keshtu kosovarce, pa e kerkuar ate askush nga ju.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rina_87 : 04-11-2008 mė 04:45

  16. #16
    Syrigana Maska e Kujtim Demiri
    Anėtarėsuar
    04-12-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    150
    une nuk mendoj se Rugova nuk e donte luften, sepse edhe ai ishte i paknaqur me regjimin e atehershem edhe ai ishte i prekur drejteperdrejt nga regjimi i atehershem, edhe atij i eshte vrare baba ne lufte.
    keshtu qe mendoj se edhe vet Rugova e donte luften por i shikonte gjerat ndryshe apo thene me mire se "dikush" i shikonte gjerat ndryshe...

    Rugova gjithmon kerkonte paqe, kerkonte liri, ishte perkrahes i demokracise, etj... dhe ndoshta disa nga ju e mbani ne mend se ai u shperblyer me qmimin Saharoz per paqe, atehere ai filloi te mendonte me shume per vete se sa per ate 2 milionshin shqiptar. Retingu politik i tij rritej ne bote dhe keshtu ai harroi disa obligime qe pati per ate 2 milionshin e famshem.

    e sa per disa anetar ne kete forum qe e kontestojne lavderine e Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves, une vetem do tju thoja se e kan shume gabim sepse lufta e fundit ne Kosove eshte me e lavdishmja dhe me rendesishmja e gjithe historise tone dhe heronjt qe kan dal nga kjo lufte jane me te lavdishmit ne historine tone...
    1.asgjė nuk ndodhė rastėsisht
    2.ēdo rast ka lidhje me njė tjetėr
    3.asgjė nuk ėshtė ashtu siē duket

  17. #17
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87 Lexo Postimin
    Eshte e zakonshme qe si te hapet nje teme per Kosoven, menjehere fillojne te dalin ne shesh anti-kosovaret. Hajt bre pashe zotin se nuk keni mbet ju nga trojet e tjera shqiptare me mat burrerine e as trimerine e kosovareve. hmm!

    O mire qe secili me i pastru plehrat prej oborrit te vet se pari, e jo mu mundu me pastru oborrin e fqiut apo kojshise thene keshtu kosovarce, pa e kerkuar ate askush nga ju.
    E nderuar nuk ke nevoj te besh ndasi ne Kosovar-Shqiptar!Diku te lexova ku shkruaje ne nje tem ku nuk shkruhej fare per Kosoven pra nuk ka ndasi!
    Ja kjo ishte tema:A duhet Presidenti Topi te shkarkoje banditin Bollano?
    Ps.dmth.Ti po vepron si hoxha,,Bene cka te them une e mos bene cka beje une"
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  18. #18
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    E nderuar nuk ke nevoj te besh ndasi ne Kosovar-Shqiptar!Diku te lexova ku shkruaje ne nje tem ku nuk shkruhej fare per Kosoven pra nuk ka ndasi!
    Ja kjo ishte tema:A duhet Presidenti Topi te shkarkoje banditin Bollano?
    Ps.dmth.Ti po vepron si hoxha,,Bene cka te them une e mos bene cka beje une"
    Mos e nguc Rinen se asht e rrezikshme.

  19. #19
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    E nderuar nuk ke nevoj te besh ndasi ne Kosovar-Shqiptar!Diku te lexova ku shkruaje ne nje tem ku nuk shkruhej fare per Kosoven pra nuk ka ndasi!
    Ja kjo ishte tema:A duhet Presidenti Topi te shkarkoje banditin Bollano?
    Ps.dmth.Ti po vepron si hoxha,,Bene cka te them une e mos bene cka beje une"
    E panjohura, me gjithe respektin, por postimi im nuk kishte asnje qellim percarjeje, mirepo ishte pergjigje ne menyre te njejte ndaj atyre qe mezi presin te flasin keq per Kosoven, dhe jo vetem ne kete teme dhe pergjigja vlente vetem per ata. Une normalisht qe shkruaj ne tema te ndryshme, mirepo kurre nuk i fyej shqiptaret e asnje vendi ne menyre kolektive, sic bejne disa, se nuk me lejon edukata ime pike se pari dhe nuk besoj qe ndonjehere do ta bej kete. Normalisht qe me individe te ndryshem kam pasur ndonje debat aty ketu. Tung

    Mos e nguc Rinen se asht e rrezikshme.
    Pse e rrezikshme?

  20. #20
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anėtarėsuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Citim Postuar mė parė nga HoLd*Em Lexo Postimin
    Boshnjaket kishin ushtri dhe polici te stervitur dhe organizuar, dhe u grine ne menyre Hitleriane nga serbet. Imagjinoni si do te katandisej Kosova nqs do te organizoheshin dhe te benin lufte tamam clirimtare. Se, le te themi te drejten, lufta e UCK-se ishte me teper per sy e faqe sesa per te cliruar apo mbrojtur popullin nga forcat serbe.
    Vetem nje diktator mizor te cilit nuk i dhemb per popullin e tij do ti shpallte lufte te hapur serbise ne gjendjen ne te cilen gjendej Kosova.
    Boshnjaket skishin kurfar ushtrie , armet kryesore i kan pas armet e lehta , sikur qe i kishin ne Kosov , ndersa kroatet i kishin te gjitha , tamam ushtri .
    Boshnjaket dot zhdukeshon edhe me shum nese nuk dot ishin muxhahedinet , qe ishin me mijra , nga mbar bota, e qe mbanin luften . Por ne Kosov nuk u paraqiten kto patriotet , kto de , qe na tregojn per ate se si sduhet me shku ndeti dhe qe me ose pa dashje thojn se Kosova esht e "kosovareve" dhe jo e shqiptareve.
    Lufta e UCK-se nuk dot ishte sa per sy e faqe nese ne Kosov dot vinin gjeneralet nga Shqiperia , se shqiptaret e Kosoves ishin me se paku te kyqyr ne poste ushtarake ne Jugosllavi dhe skishin pervoj.
    "Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Intervistė: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 12:47
  4. Denoncimi i atyre qe kane keqperdorur Luften e UCK-se
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-01-2005, 00:15
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •