Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 46
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Takim i shkurtër i Tadiçit me Thaçin në Athinë

    Takim i shkurtër i Tadiqit me Thaçin në Athinë




    Athinë/Beograd, 31 janar 2006 /TN /QIK - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe njëherit kryetar i Partisë Demokratike ka pasur mbrëmë, siç thuhet, një takim të shkurtër me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi në Kongresin e Internacionales Socialiste në Athinë.

    Siç njofton Televizioni i Serbisë, Tadiq gjatë takimit të shkurtër me Thaçin i ka shprehur keqardhje që nuk i është mundësuar të shkojë në varrimin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    Tadiq ka shprehur mendimin se ky ka qenë një rast që marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve të ngriten në një nivel më të lartë dhe që të promovohen vlera të tjera.

    Në takimin e Tadiqit me Thaçin ka marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala dhe kryeministri bullgar Sergej Stanishev.


    Nga Trepcanet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ani çka mos harroni se Z. Hashim Thaçi eshte Politikani me me ndikim si ne qarqet diplomatike europjane amerikane rajonale dhe vendore prandaj ati i duhet te takohet me njerz qe i don e si don por e kerkon puna
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Taqi & Tadiq

    I paskan shkembye ca "informata"mu para fillimit te negociatave!
    Pra,pazarlleqet e mehershme,vazhdojne...
    Amaneti i Fatos Nanos duhet te sillet ne vend...

    Habitem edhe dicka
    si qenka e mundur te ftohen Taqi & Edi Rama,qe te dy opozitar?


    Mandej ne nje forum tjeter,kishin plasue nje link te nje faqe te forumit serb,
    ku thuhej se Thaqi ishte takuar edhe me pare me Millosheviqin ne Athine dhe kishin pire sebashku kafe!!!!


    http://www.rts.co.yu/forum/prikaz_po...PagePosition=1

    http://www.rts.co.yu/jedna_vest.asp?...&IDNews=140028
    http://www.b92.net/info/vesti/index....av_category=11
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 31-01-2006 më 12:06

  4. #4
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Patjeter, sikur te ishte takuar dikush tjeter me Tadiqin keta PDK-istat kishin honger m... por tash veprimin e Thaqit mundohen ta zbukurojn. Ndoshta ka bere ndonje marrveshje me Tadiqin para bisedimeve per Statutin e Kosoves, hiq nuk i dihet se ai eshte taman ZMIJA, edhe vepron edhe i mshef gjurmet, poor man he is.
    What goes around, comes around

  5. #5
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Ani çka mos harroni se Z. Hashim Thaçi eshte Politikani me me ndikim si ne qarqet diplomatike europjane amerikane rajonale dhe vendore prandaj ati i duhet te takohet me njerz qe i don e si don por e kerkon puna
    Me se e vertet jo vetem thaqi po te gjithe politikanet duhet te veproj ashtu,deshe apo nuk deshe duhet te takohesh edhe me kundershtarin me te madhin,oseee te largohet fare nga politika.

    Po mire qe u takuan,po pse ne Athine?!!!!!

  6. #6
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Po mire qe u takuan,po pse ne Athine?!!!!!


    E kjo eshte qeshtja, sepse Athina eshte djepi i tyre.
    What goes around, comes around

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga E*m*A
    Me se e vertet jo vetem thaqi po te gjithe politikanet duhet te veproj ashtu,deshe apo nuk deshe duhet te takohesh edhe me kundershtarin me te madhin,oseee te largohet fare nga politika.

    Po mire qe u takuan,po pse ne Athine?!!!!!
    Thaçi kërkon mbështetje ndërkombëtare që procesi rreth statusit të ketë sukses


    Prishtinë, 31 janar 2006 (Kosovapress) Time: 16 : 38

    Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje, e ajo është pavarësia e plotë dhe integrimi në strukturat euroatlantike. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, vullneti ky i cili duhet mirëpritur dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë kryetarii Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hashim Thaçi, në ditën e dytë të qëndrimit në takimin e liderëve rajonalë dhe botërorë në Athinë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Mbeshtetje po kerkon i shkreti ne Athine, se ska vend tjeter ku t'a kerkoj ate mbeshtetje, o te mjeret ata 2 milion njerez qe kan mbete qe Thaqi me fole per ta.
    What goes around, comes around

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ti,
    E*M*A* kundermon PDK e Thaq prej larg...nuk je fer ne mendime...


    Ndersa Mbreta ,
    Citim Postuar më parë nga mbreta
    Patjeter, sikur te ishte takuar dikush tjeter me Tadiqin keta PDK-istat kishin honger m... por tash veprimin e Thaqit mundohen ta zbukurojn. Ndoshta ka bere ndonje marrveshje me Tadiqin para bisedimeve per Statutin e Kosoves, hiq nuk i dihet se ai eshte taman ZMIJA, edhe vepron edhe i mshef gjurmet, poor man he is.

    Kjo eshte shume e vertet.

    Harruen sa rremujen e ngriten kur iku presidenti me zoteri Dacin ne Vjene per te bisedue...u ba tym e mjegull e gjithe Kosova.As ish-kryeministrin B.Rexhepin nuk e lejoi Taqi me shkue...U sha e u pshtye Rugova me Dacin..PSE SHKUEN bertisnin,PSEEE?!

    E tani si buzeqeshen me zor,ia lemojne doren duke thene se Taqi ka kerkue Pamvarsin e Kosoves mu ne mesin e Athines!!!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #10
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Thaçi kërkon mbështetje ndërkombëtare që procesi rreth statusit të ketë sukses


    Prishtinë, 31 janar 2006 (Kosovapress) Time: 16 : 38

    Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje, e ajo është pavarësia e plotë dhe integrimi në strukturat euroatlantike. Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, vullneti ky i cili duhet mirëpritur dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë kryetarii Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Hashim Thaçi, në ditën e dytë të qëndrimit në takimin e liderëve rajonalë dhe botërorë në Athinë.
    Nuk jam kunder takimit te Thaqit.E njohe mire politike sa per ta ditur se nuk kan qare pala Kosovar te takohet me palen serbe apo kush do qoft tjeter,kjo eshte politika.

    Edhe pamvarsisht se a e dua Thaqi a jo e di mire qellimin e tije,dhe e di qe nuk do te bente dicka kunder vullnetit te popullit!

    Po me ate qe nuk pajtohem une eshte se pse u mbajt pikrisht ne Kongresin e Internacionales Socialiste në Athinë.Ndoshta dhe nuk po e kuptoj mire kete pune

  11. #11
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Citim Postuar më parë nga E*m*A

    Po me ate qe nuk pajtohem une eshte se pse u mbajt pikrisht ne Kongresin e Internacionales Socialiste në Athinë.Ndoshta dhe nuk po e kuptoj mire kete pune


    qe t'i kuptosh veprimet dhe qellimet e nje gjarperi eshte shume e veshtire, por nje dite do ia heqin masken prej kameleoni. This is.
    What goes around, comes around

  12. #12
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Citim Postuar më parë nga RTP
    E*M*A* kundermon PDK e Thaq prej larg...nuk je fer ne mendime...
    Nuk eshte e vertet!
    Une nuk jam fer ne mendime?!!!!!
    Te duhet kohe ti kuptosh mendimet e mija ti!

    Une jam popull dhe i shikoj interesat e mija,para se ta perkrahi Thaqin e tjetrin e tjetrin,se pari perkrahi popullin.

    Dhe pamvaresisht nga politika qe behet ketu ne funde te fundit i shikoj te gjithe si shqipetar.

    Dhe nuk i perkas PDK-se e as LDK-se!!!!!!!!!!!
    Thash dhe njeher jam popull.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje-pavarësia
    Në ditën e dytë të qëndrimit në takimin e liderëve rajonal dhe botërorë në Athinë, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga Presidenti i Greqisë Jorgo Papulias në një pritje të organizuar enkas për pjesëmarrësit e Konferencës. Gjatë Konferencës Thaçi është takuar me Kryeministrin e Bullgarisë Stanishev, me përfaqësuesit e Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, me përfaqëusesit e Partisë Socialdemokratike të Austrisë, me ish Kryeministrin e Italisë D’alema, me zyrtarë nga Bosna, Kroacia si dhe liderin e opozitës shqiptare Edi Rama.


    Në të gjitha këto takime Thaçi ka shtruar nevojën e domosdoshmërisë së mbështetjes së gjithanshme rajonale dhe ndërkombëtare të procesit negociator për statusin e Kosovës në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses dhe Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe sovran. “ Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje, e ajo është pavarësia e plotë dhe integrimi i saj në strukturat Euro – Atlantike . Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, vullneti ky i cili duhet mirëpritur dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar “ – ka deklaruar Thaçi në të gjitha takimet. Gjatë takimeve,Thaçi shtoi edhe nevojën e bashkëpunimit të vendeve të rajonit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe intergimit. Gjatë Konferencës shumë liderë rajonal dhe ndërkombëtar në emër të qeverive dhe partive të tyre Thaçit i kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në mesin e tyre edhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç.


    RTK 31/01/2006 14:42:01


    --------------------------------------

    ATHINË
    Lideri i partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi sot ka patur një takim të shkurtër me presidentin e Serbisë Boris Tadiq.
    Duke u thirrur në zëdhënësen e z. Thaçi, Vlora Çitaku, agjencia Associated Press transmeton se takimi është realizuar në kuadër të Forumit të Internacionales Socialiste që mbahet në Athinë.
    Gjatë takimit që ka zgjatur disa minuta, Tadiq i ka shprehur Thaçit ngushëllimet e tij për vdekjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
    -----------------------------------


    O mos te ishte takue nji minut me te ju prap do ta kishit sulmue H.Thaçin se ai nuk i pranoi as ngushllimet per rugoven e tj.
    Pra Z.Thaçi vetem i ka pranue ngushllimet po edhe sikur te bisedonte me ore te tera ai edhe njiher po them se eshte burrshteti nr.1. ne Kosove dhe e din ai vet se qfar ban mos ja bani dertin e mos tju brengos ju hiq puna e agjenda e tij se kah shkon ku shkon dhe me kend takohet ai eshte i bindur qe qysh diti te bej Aleat tonin NATON e Ameriken gjat Lufte do te dij edhe tani te punoi per te miren tone dhe do te na sjelli pamvarsin e shtetit tone te quajtur Kosove.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga E*m*A
    Nuk jam kunder takimit te Thaqit.E njohe mire politike sa per ta ditur se nuk kan qare pala Kosovar te takohet me palen serbe apo kush do qoft tjeter,kjo eshte politika.

    Edhe pamvarsisht se a e dua Thaqi a jo e di mire qellimin e tije,dhe e di qe nuk do te bente dicka kunder vullnetit te popullit!

    Po me ate qe nuk pajtohem une eshte se pse u mbajt pikrisht ne Kongresin e Internacionales Socialiste në Athinë.Ndoshta dhe nuk po e kuptoj mire kete pune

    E*m*A
    Lexo e shife se me kend u takue Z Thaçi dhe sa te ftuem kishte ketu:



    Thaçi: Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje-pavarësia
    Në ditën e dytë të qëndrimit në takimin e liderëve rajonal dhe botërorë në Athinë,

    lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga Presidenti i Greqisë Jorgo Papulias në një pritje të organizuar enkas për pjesëmarrësit e Konferencës. Gjatë Konferencës Thaçi është takuar me Kryeministrin e Bullgarisë Stanishev, me përfaqësuesit e Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, me përfaqëusesit e Partisë Socialdemokratike të Austrisë, me ish Kryeministrin e Italisë D’alema, me zyrtarë nga Bosna, Kroacia si dhe liderin e opozitës shqiptare Edi Rama.
    RTK
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    le te takohet thaqi me ke te doj.. ska gje te keqe.. politikani at pun ka ..me takue dreqin me te birin.. por.. fabrika e tij e shpifjes (epoka, kosovpresi e tj.. ) si dhe shtabi vrases me kupin ne krye.. te kene pak burreri e te thone.. or shoqa or popull.. ne jemi hipokrita se me pas kon ndoj kundershtar i thaqit kte qe ban thaqi.. ja kishim ba nji dosje me te dhana qe na i dhuron udb-a e ja kishim nis ningjat me kallash e tritol.. e i kishim than shpijun..

    por kshu asht.. kush ka forcen.. ban cka te doj ne kosove.. vret shpif takon e deklaron cka te doje..
    nejse.. rendsi ka qe dhe kta enveristat po zhvillohen .. po kuptojn se me ba biseda nuk eshte tradhti..

    vetem se kta edhe kur bajn diplomaci e bajn vec kur ju a sugjeron partia mëmë..PPSh e Tos Edvin enverit..
    ani ..

    besoj se nuk do shiten.. deri atje sa me dal me kallash me kercenue atdhetaret qe nuk do te pajtohen me zgjidhje te statusit kunder interesave te Shqiptareve..


    Me kujtohet kur dikur kta KEK-istet..kanibalet enveriste te Kosoves.. mbushnin gazetat me shpifje kunder Rugoves se takohej me ndonji Sant Exhidio.. e kur Nano ..kryeshefi i Enveristave te Kosoves u takue me Milloshin ne Krete.. shkoj nji gazetar e ja vnoj Qoses ... mekembesit te kryeshefit te enveristave per Kosov...mikrofonin.. me than ndoj fjal per Kreten.. qose flliqani tha.. No Koment..

    e njejta situat sot..

    sikur ta kish taku Rugova apo Daci apo Lutfiu .. Tadicin diku.. e kish pru llapi 1 meter artikull nga burim ethem mavro ernest lum. m.utat.. te cilet me urgjenc do te intervistonin ndoj demaq qose kup thaq.. e tan bashk sdo kishin lan m.ut pa qit prej gojes tyre prej haleje..

    Mirpo kta po dijshin edhe me u ba moderna ..kur i urdhnon Shtabi ne Tiran..

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rama Tadiqit: Socialistët e Shqipërisë nuk mendojnë kurrgjë më pak se pavarësia e Kosovës

    Tiranë, 31 janar - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama është shprehur se nuk ka asnjë mundësi apo ndonjë rrugë tjetër përveç pavarësisë për Kosovën, që është vullneti i shprehur i qytetarëve të saj dhe si e vetmja zgjidhje për të garantuar qetësi dhe qëndrueshmëri në rajon.
    Rama në një takim që ka pasur mr Presidentit serb, Boris Tadiq në Athinë, gjatë punimeve të Kongresit të Internacionales Socialiste i ka thënë Tadiqit se Shqipëria po luan një rol tejet të rëndësishëm në rajon dhe se socialistët e Shqipërisë nuk mendojnë kurrgjë më pak se pavarësia e Kosovës, njofton shtypi i Tiranës.
    "Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Ne, socialistët, nuk shohim zgjidhje tjetër për të ardhmen e Kosovës, përveç asaj që merr në konsideratë vullnetin e qytetarëve të Kosovës; Pavarësinë", ka thënë Rama.
    Kryesocialisti Rama ka theksuar se "pa një Kosovë të pavarur do të jetë e vështirë për të arritur një rajon me klimë të qëndrueshme dhe të integruar drejt BE-së".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Ani çka mos harroni se Z. Hashim Thaçi eshte Politikani me me ndikim si ne qarqet diplomatike europjane amerikane rajonale dhe vendore prandaj ati i duhet te takohet me njerz qe i don e si don por e kerkon puna

    Hey cka ndodhi more?

    Po te kishte thene noj nje i LDK-s na kishe mbush Forumin me Lajme te KosovaPreshit e te asaj Epokes Vjeter..

    Mire e ke thon , por von e ke kuptu qe nuk duhet me pa kush e don apo jo me rendesi eshte Kosova me shku perpara..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Me befason fakti se sa te pa informuar jeni, Thaqi gjat fjalimit te tij nder te tjera ka then:

    Un jam per bisedime te drejt perdrejta me beogradin, e ler te nenkuptohet se eshte per bisedime pa pranin e pales se tret. Tadiqi ka pershendetur ket deklarat dhe thot se eshte eshte i knaqur me thaqin, njeherit ka kerkuar nga thaqi qe fshatrat serbe qe jan pauj dhe rryme te rregullohen para bisedimeve


    Men shnet Thaq

    Ndersa populli i Kosoves punoj dhe vepron qe bisedimet mund te behen me perendimin , beogradi ska qka te pyetet per kosoven, ne me perendimin do te mirremi vesh do te japim garance dhe do te marrim.

    Po si mundet njeriu te veproj ne ket menyr, e pa kutueshme
    Ma mir neser se dje

  19. #19
    Thaçi: Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje-pavarësia Aktuale

    Në ditën e dytë të qëndrimit në takimin e liderëve rajonal dhe botërorë në Athinë, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi u prit nga Presidenti i Greqisë Jorgo Papulias në një pritje të organizuar enkas për pjesëmarrësit e Konferencës. Gjatë Konferencës Thaçi është takuar me Kryeministrin e Bullgarisë Stanishev, me përfaqësuesit e Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe, të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, me përfaqëusesit e Partisë Socialdemokratike të Austrisë, me ish Kryeministrin e Italisë D’alema, me zyrtarë nga Bosna, Kroacia si dhe liderin e opozitës shqiptare Edi Rama.


    Në të gjitha këto takime Thaçi ka shtruar nevojën e domosdoshmërisë së mbështetjes së gjithanshme rajonale dhe ndërkombëtare të procesit negociator për statusin e Kosovës në mënyrë që ky proces të përfundojë me sukses dhe Kosova të bëhet shtet i pavarur dhe sovran. “ Për Kosovën ekziston vetëm një zgjidhje, e ajo është pavarësia e plotë dhe integrimi i saj në strukturat Euro – Atlantike . Ky është vullneti i dy milionë qytetarëve të Kosovës, vullneti ky i cili duhet mirëpritur dhe njohur nga komuniteti ndërkombëtar “ – ka deklaruar Thaçi në të gjitha takimet. Gjatë takimeve,Thaçi shtoi edhe nevojën e bashkëpunimit të vendeve të rajonit në fushën e ekonomisë, kulturës dhe intergimit. Gjatë Konferencës shumë liderë rajonal dhe ndërkombëtar në emër të qeverive dhe partive të tyre Thaçit i kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në mesin e tyre edhe Presidenti i Serbisë Boris Tadiç.


    RTK 31/01/2006 14:42:

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Takim i shkurtër i Tadiqit me Hashim Thaçin në Athinë

    Presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe njëherit kryetar i Partisë Demokratike ka pasur mbrëmë, siç thuhet, një takim të shkurtër me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi në Kongresin e Internacionales Socialiste në Athinë.

    Siç njofton Televizioni i Serbisë, Tadiq gjatë takimit të shkurtër me Thaçin i ka shprehur keqardhje që nuk i është mundësuar të shkojë në varrimin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    Tadiq ka shprehur mendimin se ky ka qenë një rast që marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve të ngriten në një nivel më të lartë dhe që të promovohen vlera të tjera.

    Në takimin e Tadiqit me Thaçin ka marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala dhe kryeministri bullgar Sergej Stanishev.

    ©TN www.trepca.net

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Muzeume - Ekspozita
    Nga Eni në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 05-06-2010, 09:17
  2. Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër në Tiranë
    Nga StormAngel në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-12-2009, 18:08
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 11:45
  4. Festivalit i filmit të shkurtër "Nine Eleven" - Prishtinë
    Nga Davius në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-09-2005, 08:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •