gazeta 55 23 shtator


Ese mbi diktaturen komuniste


181
Enver Hoxha pushkatoi keta anetare te Byrose Politike: Koci Xoxe, Beqir
Balluku, Abdyl Kellezi, Koco Theodhosi, Kadri Hazbiu; ndersa Mehmet Shehu dhe
Nako Spiru vrane veten.
U pushkatua dhe ish anetarja e B.P. Liri Gega. U pushkatua kandidati i B.P.
Petrit Dume.
U pushkatuan anetaret e K.Q.: Hito Cako, Fecor Shehu dhe Llambi Zicishti.
U burgosen dhe u internuan anetaret e Byrose Politike: Sefulla Maleshova,
Bedri Spahiu, Tuk Jakova, Liri Belishova, Pandi Kristo.
U burgosen dhe u internuan anetaret e K.Q. : Ymer Dishnica, Nesti Kerenxhi,
Naxhie Dume, Gjin Marku, Maqo Como, Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Mihallaq
Zicishti, Kadri Hoxha, Thoma Deljana, Piro Dodbiba.
Vrane veten Pirro Gusho, Ndue Marashi, Zija Kellici.
U burgos Kryetari i Komisjonit te Kontrollit dhe Revizjonimit te Partise Koco
Tashko.
U pushkatua gjenerali Dalip Ndreu.
Asnje anetar i larte i partise apo qeverise nuk eshte vrare nga armiqte e
jashtem apo te brendeshem. Te gjithe jane vrare dhe burgosur nga partia e
tyre.
Vrasja e shokeve nga diktatori eshte nje nga treguesit e nje diktature. Ne
kete diktatura Komuniste Shqiptare ka nga treguesit me te larte.

182
Bedri Spahiu eshte ndoshta figura me interesante e udheheqesve komuniste
Shqiptare.
Kete Robespier Shqiptar revolucjoni e vuri ne postin e Prokurorit te
Pergjithshem me graden Gjeneral Major. Ai ish prokurori i tmerrshem i
komunisteve.
Ai kerkoi me dhjetra denime me vdekje ne gjyqin special te 1945, ne gjyqin e
deputeteve me 1947 dhe ne gjyqin e Koci Xoxes me 1949.
Me 1 Mars 1945 fillon procesi kunder 60 te pandehurve; kryetar gjyqi ish Koci
Xoxe dhe prokuror Bedri Spahiu. Jepen 17 denime me vdekje.
Me vone ai denon me vdekje dhe shokun e tij Koci Xoxe.
Por shpejt kuptoi egersine e sistemit dhe ndahet prej diktatorit duke u denuar
prej tij.
Kaloi 35 vite ne burg te rende dhe internim.
Eshte i vetmi qe ka kerkuar ndjese publike per ate qe ka bere.
Nuk ka dyshim qe letrat e tij te burgut derguar Kryeministrit Mehmet Shehu dhe
Kryehetuesit te Republikes jane ner me te rendesishmet e derguara nga burgjet
Shqipetare. Jane me shume rendesi qe keto i shkruan ish Prokurori i
Pergjithshem.
Aty mund te kuptojme thashethemet, intrigat dhe kompllotet qe i benin njeri
tjetrit udheheqesit komuniste.
Aty shohim tmeret dhe torturat qe egzistonin ne burgjet politike, se cfare
sitemi i padrejte ish sistemi i drejtesise dhe ai i vuajtjeve te denimit. Kjo
me gojen e ish Prokurorit te Pergjithshem, e atij qe filloi denimet dhe
pushkatimet e panumurta.

183
Zona operative Vlore-Gjirokaster eshte zemra e vertete e komunizmit Shqiptar.
Mjafton te permendim, se vetem nga nje fshat, Tragjasi, kane dale dhjete
gjenerale.
Ne Korce, qe ish qyteti me borgjezi dhe proletare, u thuren enderrat e para
komuniste, por
Hoxha pushkatoi Zoi Fundon dhe Anastas Lulon, se bashku me K.Xoxen me vone.
Po ashtu zhduku edhe grupet Shkodrane.
Keshtu qe komunizmi Shqiptar mban ere gune Laberie. Nje sistem gjysem opinge.
Kjo nuk ish rastesi. Kjo tregoi deshiren e tyre te madhe per te komanduar.
Ata ne shekuj me kerrabe i u prinin dhive maje shkembinjve, dhe enderonin qe
kopete te ishin njeres. Kete e realizuan ne diktature. Instinktet e formuara
ne shekuj nuk nderrohen dot kollaj.
Pastaj njerezit japin shume me teper prodhim se sa dhite.
Komunizmi Lab ish direkt, shume natyral, ekologjik.
Ai vinte drejt per drejt nga komuna primitive pa kaluar ne asnje periudhe
tjeter historike.
Komunizmi primitiv, per Labin, ish baraz me komunizmin shkencor.

184
Dy here Shqiperija u ndodh ne periferi te perandorive.
Ne ekstremitetet e perandorise Osmane e ne periferi te perandorise Komuniste.
Keto vazhduan per 500 vjet dhe 50 vjet.
Ne ato kohe perkatesija Europjane quhej krim.

185
Si gjithemone ne, jemi kombi me i vonuar.
Ishim te fundit qe fituam pavaresine ne Ballkan kur perandorija Osmane u
ckermoq dhe nuk egzistonte me. Atehere ngritem flamurin.
Ishim te fundit qe u ngritem kunder komunizmit, kur ajo perandori gjigande
vdiq.
Cuditerisht kemi pasur nje terheqje ndaj cdo gjeje negative.

186
Gjithemone e me shpesh po mendoj, se momenti me delikat qe kaloi Rusia ish kur
vdiq Lenini.
Atehere u mor nje vendim, i cili megjithese duket thjesht emotiv, do te kish
pasoja per ecurine e metejeshme te B.S. dhe te tere kampit komunist.
Ky ish vendimi per te ballsamosur Leninin.
Sado e madhe te ish dashurija e proletariatit Rus per te, ideatorin dhe
udheheqesin e revolucjonit, ky vendim ish i gabuar.
Ish hera e pare qe ballsamosej nje udheheqes ne kohet moderne. Me vone u
ballsamosen edhe Dimitrovi , Stalini dhe Mao-Ce-Duni.
Ky veprim tentonte te barazonte udheheqesit e proletariatit me perendite.
Nisja ish per te barazuar njerezit, dhe pa pritur, ai qe predikonte kete,
dilte nga barazia, njellojshmeria, ngjashmeria dhe tentonte te barazohej me
nje race tjeter, perendite.
Pra tere njerezit qe e kishin ndjekur, sakrifikoheshin vetem per kete ritual.
Ballsamosja e Leninit nuk ish vecse i ballsamosjes se sistemit.
Qe ate moment ai u be nje sistem shoqeror qe shkonte drejt vdekjes.
Asnje udheheqes i madh demokrat perendimor nuk eshte ballsamosur.
Udheheqesit e vertete demokrate kane qendruar me permasa njerezore, ky eshte
nje parakusht.
Sa me teper qe thjeshtohet shoqerija aq me teper ajo afrohet drejt barazise
dhe demokracise se vertete.

187
Si cdo konstelacjon i ri dogmatik edhe komunizmi krijoi periudhat e veta
ciklike.
Hapi i ri kohor ishin pesevjecaret.
Ish nje numur i ri i ndryshem nga treshi kristjan.
Gjithemone jam menduar dhe habitur, para fuqise se numurave; per potencialin
e tyre te fshehte, potencial i koduar dhe i pazberthyshem.
Ne harkun kohor shumefish te pesevjecareve, te krijuar ne tryezat e kremlinit;
u ndertuan dhe u shkateruan tere shtetet komuniste.

188
Diktaturat jane rezervuare te krimit. Aritjet e tyre te vetme jane metodat e
dhunes.
Diktatoret dhe viktimat kane nje terheqje reciproke. Diktatoret egzistojne ne
saje te viktimave. Viktimat jane ata qe e njohin me mire diktatorin.
Diktatori mburret me numurin e viktimave.
Per diktatoret kjo eshte gara e vetme midis tyre. Vendi i pare i jepet atij
qe ka kryer me shume krime.
Aparati i diktatures me udhezimet direkt te diktatorit Hoxha punoi
sistematikisht, mbas viteve 1955, per shkaterimin total te "ARMIQVE". Jo vetem
duke i pushkatuar e bere te vuajne por edhe duke parashikuar asgjesimin e se
ardhmes se tyre.
Kete e realizoi duke shtuar artificjalisht numurin e te burgosure te vertete
politike me ordinere:spiune, vrases, vjedhes, mashtrues, parazite, imorale.
Me ta mbushi kampet dhe burgjet politike.
Kjo solli dy rezultate te llogaritura saktesisht.
U a veshtiresoi se tepermi jeten brenda kampeve dhe burrgjeve kundershtareve
te vertete, per kohen qe zgjati denimi.
Duke bere shumicen, mbas renies se komunizmit ata munden te shtien ne dore
kryesine e shoqates dhe institucjonin e reabilitimit te ish te burgosurve dhe
perndjekurve politike.
Keshtu qe kjo shtrese u paralizua dhe u diskreditua.
Antikomunistet e vertete Shqiptare jane krenaria e Kombit; ata politikane,
intelektuale, artiste dhe shkencetare qe u pushkatuan dhe u burgosen jane
heronjte e vertete dhe te medhenj qe e parashikuan dhe e kundershtuan ate
sistem gjakatar.
Ata jane ner antikomunistet me te medhenj te Europes.
Shoqata kombetare e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike te Shqiperise
jep kete permbledhje per genocidin komunist:
Te ekzekutuar: 5577 burra dhe 450 gra.
Te denuar politike: 26768 burra dhe 7367 gra.
Vdekur ne burgje: 1065 te denuar.
Internuar : 48217 burra dhe 10792 gra.

189
Votimet ishin karnavalet e diktatures.
Diktaturat kane vetem nje variant vetveten. Atehere cfare do te zgjzdhesh?
Perse duhet te votosh ?. Prandaj dhe Kuvendi Popullor ish i jashteligjshem.
Dhe karnavalet arinin kulmin kur jepeshin rezultatet.
Njehere u deklaruan pro 99.99% vetem tre vota kunder.
Ne kete kohe, kur karnavali mbaroi, diktatori kerkoi arrestime te reja per te
shtuar numurin e armiqve.
Komunistet ishin e vetmja parti qe arrestonte njerezit edhe kur votonin per
ta.

190
Shtetet diktatoriale eksportojne diktature.
Shtetet demokratike eksportojne demokraci.


191
Diktatura mashtronte ne cdo gje, dhe ne gjerat me te shenjta, si ne numurin
e deshmoreve te luftes N. CL. Numuri 28.000 qe u deklarua nga Hoxha dhe u
perserit vazhdimisht eshte nje fallsifikim i madh qe nuk i pergjigjet
realitetit.
Ky numur nuk perputhet as me numurin e varreve ne gjthe varrezat e deshmoreve
as me listat e tyre. Asnjehere nuk eshte botuar nje liste emerore me 28.000
deshmore.
Diktatura ketu tregoi fytyren e saj mashtruese dhe hipokrite sepse sado qe te
ish numuri i deshmoreve ai ish i mjafte. Ata qe japin jeten per atdheun nuk
mund dhe nuk duhet te shumefishohen. Shtimi i numurit eshte nje mungese
respekti per deshmoret e vertete.

192
Secili komb paguan historine e vet.
Te tjeter e kane paguar me pare.
C'do popull, si cdo njeri merr ate qe meriton.


193
Teorija marksiste i rendiste keshtu periudhat historike: komuniteti primitiv,
skllaveria, feudalizmi, kapitalizmi dhe komunizmi.
Kurse ne realitet ne ato vende ku u aplikua revolucjoni socialist ngjau:
komuniteti primitiv, skllaveri, feudalizem, kapitalizem, komunizem dhe prape
kapitalizem.
Kapitalizmi asnjehere nuk beri mburrje te tilla, komunizmi qe u mburr u mund.
Komunizmi nuk mundi te vendosej mbas kapitalizmit.
Ne shtetet me te pazhvilluara si Shqiperi, Kine, Vietnam u pa skema:
...feudalizem, komunizem, kapitalizem.
Koreja po vuan akoma skllaverine komuniste me urine e tejzgjatur. Atje do te
kishim aritur edhe ne po te mos ishin bere ndryshimet demokratike te 90-tes.



enderra te lena mbrapa
me dhimbje
te harruara
na dilni perpara
me kembengulje
tani qe s'ju kerkojme
qe jemi te lodhur
te enderrojme
( Endrra- Kokeqethja- 1995)

PASTHENIE

Komunizmi me beri te mendoj per te ne menyre te detyruar. Ai me ka bere te
gjykoj per te.
Si shume njeres te tjere qe jetuan ne ate periudhe.
Por cuditerisht thuajse asnjeri nuk shkruan. Kjo duhet te kete disa faktore.
Keto mekanizma te se keqes te ngjallin nje panik qe te paralizon edhe ne
distance kohore.
Nje pjese te ketyre mendimeve i kam mbledhur nga librat e mij te botuar me
pare.
Por mendova se keshtu se bashku ne nje esse ato marin nje tjeter kuptim, me
te plote me domethenes.
Shoqerija njerezore vazhdon akoma te denoje me vdekje sistemet negative-
diktaturat- nuk ka hequr denimin kapital per to. Nuk ka asnje propozim, dhe
nuk do te ndodhe kurre.
Diktaturat duhet te zhduken sa here qe cfaqen.
Dhe une jam per kete,dhe prandaj jam plotesisht koshient per gjykimet qe jap..