Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 63
  1. #21
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Mendimi im personal me ato qe ke shkruar me larte eshte se cfaredo lloj perpjekjeje qe te besh me ane te fese per brezin e ri nuk ke per te patur rezultatet qe do.
    Se pari duhet te ndryshoje krejt programi mesimor, qe te inkuadrosh fene. Duhet te gjesh njerez te pershtatshem per te predikuar. Shumica e atyre qe vazhdojne teologji jane njerez pa vizion, fondamentalista e radikale. Nuk i ofrojne ndonje gje te mire shoqerise. Do ushqejne ndarjen midis femijeve. Ti e merr si te vertete ndarjen qe ekziston mes tyre duke e pranuar automatikisht. Kjo nuk i sherben brezit te ri. Me demokracine thame se iu shkeputem idese te racizmit fetar. Nuk ia vlen te kthehemi prapa. Personalisht mendoj se besimi i nje njeriu ndaj fese duhet te fitohet dhe jo te trashegohet. Feja nuk eshte baraz me tradite se te ne tradita fetare nuk ekziston. A nuk do te ishte me e drejte qe nje i rritur te mund te pohonte besmin e tij kur te kishte vajtur ne moshe madhore? Pse duhet te trashegoje besmin e prinderve? Pse beson ne fe ti? Po te ishin prinderit e tu te nje feje tjeter ku do besoje? Per rezultatet qe mendon se mund te kete kjo mase aspak e nevojshme krahaso shtetet ne te cilat feja eshte futur ne shkolla e me thuaj sa ka ndikuar ne sjelljen e brezit te ri. Po do sjellesh shembuj fol per shtete laike dhe jo fetare.
    Ezekiel 25-17.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Nerona
    Anėtarėsuar
    30-01-2006
    Postime
    15
    mendimi im per kyqjen e edukimit fetar neper shkolla eshte nje JO e madhe e shtypit, nje KURSESI ponjashtu e madhe e shtypi, sepse nuk na duhen, une do te futja si lande EDUKIMIN KOMBTAR DHE RRITJEN E VETEDIJES KOMBTARE neper shkolla shqiptare kudo neper troje shqiptare, sepse e fe skemi pas probem kurre, ndersa me Vetedije kombtare po, sepse kemi vuajtur shume ndoshta, nuk e di, por e di qe femijet tane skane nevoj te mesojne prralla per fete , kur te rriten do te kene kohe per mesojne nga fete mjaft, ndersa vetedija kombtare duhet tu pjeket ne koke qe kure jane femije.

    me respekt, Nerona
    The hardest years in life are those between ten and seventy.

  3. #23
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga Julius
    Mendimi im personal me ato qe ke shkruar me larte eshte se cfaredo lloj perpjekjeje qe te besh me ane te fese per brezin e ri nuk ke per te patur rezultatet qe do.
    Se pari duhet te ndryshoje krejt programi mesimor, qe te inkuadrosh fene. Duhet te gjesh njerez te pershtatshem per te predikuar. Shumica e atyre qe vazhdojne teologji jane njerez pa vizion, fondamentalista e radikale. Nuk i ofrojne ndonje gje te mire shoqerise. Do ushqejne ndarjen midis femijeve. Ti e merr si te vertete ndarjen qe ekziston mes tyre duke e pranuar automatikisht. Kjo nuk i sherben brezit te ri. Me demokracine thame se iu shkeputem idese te racizmit fetar. Nuk ia vlen te kthehemi prapa. Personalisht mendoj se besimi i nje njeriu ndaj fese duhet te fitohet dhe jo te trashegohet. Feja nuk eshte baraz me tradite se te ne tradita fetare nuk ekziston. A nuk do te ishte me e drejte qe nje i rritur te mund te pohonte besmin e tij kur te kishte vajtur ne moshe madhore? Pse duhet te trashegoje besmin e prinderve? Pse beson ne fe ti? Po te ishin prinderit e tu te nje feje tjeter ku do besoje? Per rezultatet qe mendon se mund te kete kjo mase aspak e nevojshme krahaso shtetet ne te cilat feja eshte futur ne shkolla e me thuaj sa ka ndikuar ne sjelljen e brezit te ri. Po do sjellesh shembuj fol per shtete laike dhe jo fetare.

    Ke thene gjithcka qe e ben kete diskutim te perfundoje. Bravo.

  4. #24
    Mua megjithatė mė vjen mirė qė IRJ e Maqedonisė po i bėn hapat e parė nė kėtė drejtim.

    zEm
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #25
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga Zana e malit
    Po ē'ndodh me Gjermaninė atėherė?!

    Po postoj njė shkrim tė shkurtėr nė lidhje me temėn dhe sa i pėrket shkollave fillore nė Gjermani:

    "German Elementary School:

    .......They learn to read and write, do basic math and social standards and values required to live in a group. They also have religious education (R.E.) in elementary school ....."

    O Zana me te vertete qe ne gjermani ka mesim fetar neper shkolla por ky eshte i lire dhe mund te zgjidhet nga familja. Ne anen tjeter nuk mund te thuhet se ne te gjithe gjermanine ka mesim fetar pasi shume shtete e kane hequr tashme plotesisht dhe te tjeret do e heqin heret a vone.
    Ana tjeter e Gjermanise eshte qe e gjithe shoqeria gjermane duke mos marre te huajt eshte kristiane e ndare ne katolik dhe luterian. Mesimi fetar neper shkolla eshte asnjeanes. Ai me shume bazojhet ne vlera familiare dhe te pergjithshme te shoqerise Kristiane.
    Arsyet shume te forta te ndarjes se shtetit nga kisha gjenden ne te gjithe boten. Nje lidhje e shtetit me besimin x fetar e ben nje kundrshtim te tijin te pamundur pasi nqs kundershton shtetin kundershton edhe zotin ne fjale.

    Mua po me habit ky forum ne shume aspekte te lidhura me fene. Nderkohe qe shqiperia merr cmim nga uno per tolerancen fetare shoh une me ane te ketij forumi nje zhvillim teper shqetesues dhe radikal.
    C'fare feje do japesh mesim neper shkolla ne shqiperi?
    Sa ndikon kjo ne ndarjen e femijve ne komunitete te ndryshme?
    Sa te drejte ka shteti te hartoje nje program mbi besimin x?
    Si vleresohet besimi?

    Per ti dhene fund ketij diskutimi te kote per mendimin tim. Ndarja e shtetit nga feja eshte nje zhvillim i cili ka kushtuar shume jete njerezish dhe shume shekuj. Mbi krimet dhe terrorrrin e ushtruar nga qeveri monarkike ne sherbim te zotit besoj se nuk eshte nevoja te flas. Ky zhvillim ka hedhur bazat themelore per zhvillimin e shoqeirse civile dhe demokracise ne Europe e gjetke.
    C'do levizje tjeter eshte me rrezikshmeri te larte per demokracine dhe vlerat e saj sidomos ne vende shume te perziera si shqiperia.

    P.S: Duhet te arrini te kuptoni qe diskutime te tilla fetare jane shume te demshme per shqiperine te cilat jane nxitur dhe ndezur sistematikisht nga shtete te cilat kane pasur qellime armiqsore ndaj nesh si Greqia dhe Serbia.

    "Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria"

  6. #26
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Te jepen lende fetare ne shkollat tetevjecare dhe te mesme ne menyre te terthorte don te thote me u imponu studenteve ide fetare.Dhe me e forta asht se nuk ka njeri ne bote te vertetoje qe Krishterimi asht prej Zotit apo Islami asht prej Zotit.

    Profesori qe do te japi leksionet,prifti,hoxha,teologu as vete nuk asht i sigurte ne gjanat qe thone sepse nuk ka kush qe ta dije se si asht e verteta.Atehere pse duhet me ua imponu dicka te tille(qe sdihet) studenteve?

    Feja ka rregulla te larta morale dhe un i vleresoj te gjitha fete per kontributin qe kane dhane per ta humanizu sa ma teper natyren njerezore por kjo nuk asht e mjaftueshme qe te behen si leksione por duhet te jene si zgjedhje e lire, robi qe don interesohet e meson,ai qe s'don nuk don e ska pse te ja vesh ne program te shkolles.

    Sot nuk mungojne materialet fetare.Nuk asht e nevojshme me shku ne bagdad apo vatikan me mor mesime prej dijetareve.Fale internetit e librarive, materiale te tilla i ke kudo e me nje cmim shume te lire.Lerini njerezit ta gjejne kuptimin e jetes tyne vete.Kush jeni ju qe doni me u imponu ate qe vetem e besoni por nuk e dini te sakte ne eshte e vertete apo jo..

    Une jam i mendimit qe ne shkollat shqiptare te analizohej thelbi i kanunit i Leke Dukagjinit pasi i pershtatet me se miri vlerave morale e burrnore,plus kesaj ne te nje vlere te vecante kane dhe femnat.Asht tradite shqiptare,ligj i vlersum jashte mase dhe nga te hujt.Kuptohet qe ndonje qe as se ka idene e nuk e ka lexu qofte dhe njehere do vije ketu e do flase kot por per mua duke perjashtu disa gjana mbetet liber me vlera(po ta analizosh ne meneyre thelbesore)

    Ose Edukata shoqerore ne nje menyre te atille pa e lidh me Zotra e profeter por thjesht duke i shpjegu gjanat si pasoja natyrale.Nese vret kryn krim ndaj shoqerise e kjo e fundit te denon.Nese vjedh ban krim e prape shoqeria e interesi i perbashket te denon.Nese shkon me grun e tjetrit ban krim,rritet imoraliteti e shoqeria e peson.Pra ne kendveshtrimin shkak pasoje qe vine pri rregullave natyrore.

    Me te mira
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga FLORIRI : 31-01-2006 mė 07:19
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  7. #27
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    M. Ikballi ishte i ftuar për një ligjëratë studenteve në CAMBRIDGE(universitet me famë boterore!) më 1931.Ai theksonte :

    • ”Do të doja të ju ofroja disa këshillime njerëzve qe janë prezent në studime në Cambridge.Ju këshilloj qe te mbroheni nga ateizmi dhe materializmi.Evropa gabimin me trashanik e beri me ndarjen e Kishës dhe Shtetit.Kjo e dëmtoi kulturën e moralit shpirtëror dhe e devijoj atë ne materializëm ateist.Para 25 viteve unë i kam vërejtur disfavoret e këtij civilizimi dhe si pasoje kam bere disa parashikime.Ato janë thëne nga gjuha ime ndonëse unë nuk i kam kuptuar plotësisht!Kjo ndodhi me 1907 ...!
      Pas gjashtë ( 6 ) apo shtatë (7) vitesh parashikimet e mia dolën të vërteta , fjalë për fjale !Lufta Evropiane me 1914 ishte rezultat i gabimeve të lartpërmendura të bëra nga kombet e Evropës me ndarjen e Kishës nga Shteti !“
    Është e mrekullueshme poezia e Ikballit kur shkruan:
    ”In the West, Intellect is the source of life,
    In the East, Love is the basis of life.
    Through Love, Intellect grows acquainted
    with Reality,
    And Intellect gives stability to the work of
    Love,
    Arise and lay the foundations of a new world,
    By wedding Intellect to Love.“


    Paqe!

    ¤ Shënim:
    Muhamed Ikballi lindi më 9 Nëntor , 1877 , në Sialkot,Punxhab.
    Ai i mbaroi studimet në Government College , Lahore, Philosophy and Arabic and English Literature për titullin akademik Bachelor of Arts. Magjistroi( Masters ) më 1899.
    Më vonë në Europë, më 1905 dhe në vitet që pasojnë, Ikballi përfundon
    studimet edhe për:
    - Law degree at Lincoln's Inn,
    - Bachelor of Arts në Cambridge dhe
    - Doctor of Philosophy ( PhD ) në Universitetin e Munich-ut në Gjermani.
    Ndërroi jetë më 21 Prill 1938.

  8. #28
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Te mesohet feja neper shkolla ?!! Por cila ? Nja 17 i njoh une deri tani, plus ato qe njeh principieli ketu me lart, behen nja 52. E ē'ngeli per te mesuar ne shkolle ? E hene, ora e pare : Kuran, ora e dyte : Bibel sipas Gjonit, pastaj sipas Palit, pastaj sipas Gjinit, sipas Jimmy gjithashtu, edhe ne fund ca leksione zen budiste me tym ēudiberes, edhe o burra perpara drejt Europes !

    Kurse diēka me habit ky Ikballi dhe Principieli qe na e sjell ketu : si ka mundesi Principiel qe nuk kam pare kurre nje reference tenden me emer europian dhe nje filozof apo mendimtar te mirenjohur ? Si ka mundesi qe gjithmone merr ca referenca arabesh, pakistanezesh, e senegalezesh ? Une nuk them qe ato nuk mendojne, por mendimet e tyre jane krejt te papershtatshme per trurin europian. Vjen Ikballi qe ka lindur ne Pakistan, na ben ca shkolla andej-kendej, merr nje grade dhe ia kercet ne mes te Amerikes per gabimet qe ka bere Europa !! E vini re ? Pakistanez qe flet ne Amerike per gabimet e Europes ! Jo po kjo eshte te vesh duart ne koke ! Po mire, nuk ke mundesi ti Principiel te sjellesh konferencat e Jules Ferry mbi laicitetin ? Mbi ndarjen e shtetit nga kisha ne France, viti 1905 ? Mbi ndalimin e shenjave fetare ne shkolle ?

    Ok, po e pranojme qe nuk duhet keshtu, qe ne shkolle duhet te kete shenja siē kerkojne "vellezerit myslimane" ketu ne France. Por kemi nje problem : Krishtit ia dime fytyren, ia dime pozicionin si ka vdekur, Budes ia dime nofullat e mbushura dhe uljen kembekryq aty, por Muhametit si i behet hallit ? Ē'te veme aty persiper derrases se zeze ? Se byroja politike duhet te jete e plote, aty nuk ka mungesa.

    Hiqjuni ketyre budalliqeve e s'thoni shyqyr qe ka ngelur nje vend i panjollosur nga keto fetarizma qe na e sollen ne maje te hundes. Ose shkolla ose feja ! Te dyja s'behen. Perndryshe arrijme ne ato medresete e Lahores se Pakistanit te ketij ikballit ku gjejme ēiliminj duke u shalakatur mbi mesimet e Kuranit.

    Nqs ne Shqiperi behet ndonje gje e ketij lloji, atehere ai nuk behet me vendi im. Me mjafton Franca ku keto gjera jane te ndara qarte. Nuk kam ndermend qe te mbush shtepine time me hoxhallare e prifterinj te vegjel se lere per veten time, por marr ne qafe dhe ata. Kaq se iku tensioni.

  9. #29
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ne Europe (BE) i vetmi shtet laik me kushtetute eshte Franca (ku sic e dime para disa kohesh "riafirmuan" laicitetin e tyre duke bere te paligjshme veshjen apo mbajtjen e simboleve fetare (kryqi, jamaha, mbulesa) ne shkollat publike.) Shtetet e tjera europiane nuk jane te ndare me kushtetute nga feja, biles ne Gjermani, anetare te dominacioneve te ndryshme paguajne taksa fetare te cilat i mbledh shteti per te kompensuar per gjera te ndryshme (si mirembajtjen e kishave etj.)
    Ne Itali gjithashtu, nuk ka ndarje te fese nga shteti. Para disa vitesh nje avokat arab (me sa mbaj mend perfaqesonte nje familje myslymane qe kishte femijet ne shkolle) paditi shkollen per te hequr kryqin e varur ne mur. Ai fitoi gjyqin, por me urdher te vecante te qeverise, vendimi u anallua per arsye se Italia (sipas qeverise/kushtetutes) nuk ka ndarje nga feja dhe feja zyrtare eshte katolicizmi, si rrjedhoje eshte komplet e ligjshme mbajtja e kryqit ne shkolle publike.
    Solla Gjermanine dhe Italine si shembuj meqe ishin permendur me lart.

    Persa i perket Shqiperise, mendoj se ne nivelin e shkolles se mesme nuk ka asnje gje te keqe te kete nje lende per fene, por ne aspektin historik te saj, ku mund te diskutohen fete kryesore ne bote, kjo jo vetem thjesht per njohuri historike dhe kulturore, por mendoj personalisht dhe si nje mjet pozitiv per te ndikuar ne tolerancen fetare.
    Por, duke qene se Shqiperia eshte vend laik, duke qene se popullesia shqiptare i perket feve te ndryshme, do te ishte jo vetem e paligjshme, por edhe e rrezikshme per ruajtjen e ekuilibrit fetar shqiptar (qe sic e dime eshte kollaj te behet delikat ne rrethana te ndryshme, duke patur parasysh shembullin e kryqeve ne Shkoder) te jepet mesimdhenie e feve specifike ne shkolla publike. Jo vetem kaq, por do te ndikonte ne ndarjen (a.k.a percarjen) e popullesise qe ne moshe te re.

    Institucionet perkatese fetare kane pergjegjesine e tyre te ndikojne ne edukimin fetar te besimtareve te tyre, dhe jo shteti. Ne shkollat shqiptare ka nxenes katolike, myslymane, orthodokse, protestante, apo dhe ateiste. Do te ishte e pamundur nga ana financiare apo e organizimit promotimi i nje feje apo tjetres. Por sic thashe me siper, medresete, shkollat e se djeles etj, fare mire mund ta luajne ate rol, pa ia lene ate barre shtetit, pa cenuar kushtetuten, pa cenuar te drejtat e individit (duke perfshire ketu dhe ateistet.)

    PS: ZeM, ne Maqedoni (nuk jam e sigurt nga ana ligjerore) por nga ana praktike eshte me kollaj se ne Shqiperi mesimdhenia e fese ne shkolle, per arsye se shumica dermuese ne territoret shqiptare eshte myslymane, dhe ne ato sllave eshte orthodokse.

  10. #30
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Feja neper shkollat publike ?
    Absolutisht Jo !!

    Kush do te mesoje rreth fese ka shkolla private per to .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  3. Ministri i arsimit tė Kosoves shpėrfill ligjin
    Nga Qeli nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:14
  4. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •