Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 63
  1. #51
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    !!!

    Tema nga Kyçja e arsimit fetar nëpër shkolla! u shndërrua në Ndalimi i arsimit fetar nëpër shkolla!

    Kjo do të thotë se nga ajo që kërkohej për bashkëngjitjen - inkuadrimin e arsimit fetar nëpër shkolla ,me ndërhyrjen diktatoriale të moderatorit qëllimin e temës e shndërruan në ndalimin e arsimit fetar nëpër shkolla!

    Mësime nga historia,për të interesuarit,që janë të edukuar dhe të kulturuar :

    • “Shih pra nuk mbetën fare ndërtesa
      Ndër këmbë' u muar e shenjta besa,
      Xhami e kish s'lan' i rrënuan,
      E kësi punësh djajt i shënuan,
      Priftërinjt e hoxhët si kec i grinë,
      Inteligjentët në dhet i shtrinë.”

      Hafiz Ali Korça
      "Bolshevizma çkatërimi i njerëzimit", 1925


    • “Liria e vatanit nuk fitohet me partia e me tarafe, me të pafe e me shkije të veshur shqiptarçe.
      Mulla Idris Gjilani

    • “Injoranca nuk zhduket me top, topi zhduk vetëm njerëzit.”
      Hafiz Ibrahim Dalliu


    • “Po kerkove buken, te japin urine
      Po kerkove jeten te japin paterdine
      Po kerkove gjumin te japin llaftarine
      Po kerkove nderin te japin poshtersine
      Po kerkove shokun te japin pabesine
      Po kerkove besen te japin tradhetine
      Po kerkove meshiren te japin gjakesine
      Po kerkove njeriun te japin kafsherine
      Po te jesh shejetor te bashkojne me qenerine
      Po kerkove driten te japin erresiren
      Po deshe shijen te japin te veshtiren
      Po kerkove fene te japin mundimin
      Po kerkove dhimbjen te japin acarimin
      Po te duash paqen te bashkojne me krimin
      Po te duash familjen te japin burgimin
      Po kerkove rregullin te japin kukudhin
      Po kerkove Zotin te japin te paudhin.”

      Hafiz Ibrahim Dalliu
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 11-02-2006 mė 11:32 Arsyeja: !!!

  2. #52
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Une mendoj qe s'ka asgje te keqe, qe njohja me besimet e ndryshme fetare te behet ne shkolla, te pakten njerezit do evitonin te flisnin perçart per fe qe s'njohin...s'mendoj ama te drejte predikimin e feve si te ndara...dmth ne ore te veçanta, por te perfshira ne nje lende mesimore te vetme qe mund te ishte Historia e besimeve fetare.Duke hyre ne kulture te pergjithshme kjo s'do cenonte asnje besim dhe asnje agnostik apo ateist.Problemi do qendronte ne zgjedhjen e nje programi sa me objektiv dhe realist, dhe ne zgjedhjen e mesuesve te tille.Fete jane kthyer shume te rendesishme ne realitetin e sotem, dhe te besh sikur si problem s'ekzistojne s'eshte menyra e duhur per tu perballur me realitetin.Per me teper duhet zgjedhur edhe mosha ne te cilen te jepet ky informacion, pasi jo te gjitha moshat jane ne gjendje te kuptojne mesazhin qe u percillet.

  3. #53
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Citim Postuar mė parė nga helene
    Une mendoj qe s'ka asgje te keqe, qe njohja me besimet e ndryshme fetare te behet ne shkolla, te pakten njerezit do evitonin te flisnin perçart per fe qe s'njohin...s'mendoj ama te drejte predikimin e feve si te ndara...dmth ne ore te veçanta, por te perfshira ne nje lende mesimore te vetme qe mund te ishte Historia e besimeve fetare.Duke hyre ne kulture te pergjithshme kjo s'do cenonte asnje besim dhe asnje agnostik apo ateist.Problemi do qendronte ne zgjedhjen e nje programi sa me objektiv dhe realist, dhe ne zgjedhjen e mesuesve te tille.Fete jane kthyer shume te rendesishme ne realitetin e sotem, dhe te besh sikur si problem s'ekzistojne s'eshte menyra e duhur per tu perballur me realitetin.Per me teper duhet zgjedhur edhe mosha ne te cilen te jepet ky informacion, pasi jo te gjitha moshat jane ne gjendje te kuptojne mesazhin qe u percillet.

    Me pelqeu mendimi i jot Helene, sepse me duket nje mendim dhe alternative e mire, objektive dhe neutrale.

    Kalofshi mire.
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e ndreu
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    105
    Pershendetje! Personalisht, o bij shqipesh, me shqeteson fakti i meposhtem:

    Perderisa jetojme ne nje vend pa fe zyrtare, atehere do ishte e udhes qe, lenda fetare ne arsim, te permblidhte informacione te sakta per te 4 fete kryesore ne Shqiperi: Romanokatolicizem, Orthodhoksi, Myslimanizem, Bektashizem.

    Tani shtrohet pyetja: sa objektive do te jene kuadrot mesimdhenes a) ne hartimin e lendes mesimore dhe b) ne shpjegimin dhe percimin origjinal te tyre?

    Ne qofte se filan mesues i kesaj lende, qellon te jete mysliman "ala Ramallah" qe e ka per nder kur perdhos dhe shtremberon sa me shume doktrinen kristiane, atehere cili do te ishte perfitimi i nxenesve nga kjo mesimdhenie ireale dhe shpifese? ...dhe anasjelltas.

    Pra, ne rast te tille, perfitimi nuk do te ishte i nxenesve, por i propagandisteve fetare, sidomos i fundamentalisteve islamike, qe ekzagjerimin dhe shpifjen e perdorin si metode retorike.

    Nga ana tjeter, nqs do te perpiqeshim te servirnim fete e ndryshme ne forme informacioni te thate, nxenesit thjesht do ta konceptonin fene si dicka prapanike, sepse nuk do te vendosnin faktorin "besim", ne perpjekje per te kuptuar keto doktrina, por do t'i gjykonin racionalisht.

    Feja, (te pakten ajo e krishtere), mbi te gjitha eshte perjetim, duke besuar, dhe jo thjesht informacion.

    Mesimet fetare ne arsim mund te japin fryte ne vende qe kane nje fe zyrtare dhe qe njohurite fetare, nxenesit, perpiqen t'i kuptojne nepermjet praktikes dhe perjetimit te besimit.

    P.sh. ne Greqi, krahas mesimeve fetare, nxenesit, marrin pjese dhe ne jeten kishtare, ne misteret e Kishes, e keshtu me radhe.

    Pra, jam i mendimit se mesimdhenia fetare do te jete e njeanshme dhe aspak dobiprurese; do t'i sherbeje interesave te caktuara dhe ajo qe do te humbase nuk do te jete fe-ja/te, por teresia e nxenesve shqiptare.

    Per nje tjeter here, feja, do te perndiqet, por kesaj here jo nga komunizmi, por nga konkurenca e feve te tjera dhe nga natyra proselitizuese e disave prej tyre.

    Qofshi mire, o shqiptare!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar mė parė nga helene
    Une mendoj qe s'ka asgje te keqe, qe njohja me besimet e ndryshme fetare te behet ne shkolla, te pakten njerezit do evitonin te flisnin perēart per fe qe s'njohin...s'mendoj ama te drejte predikimin e feve si te ndara...dmth ne ore te veēanta, por te perfshira ne nje lende mesimore te vetme qe mund te ishte Historia e besimeve fetare.Duke hyre ne kulture te pergjithshme kjo s'do cenonte asnje besim dhe asnje agnostik apo ateist.Problemi do qendronte ne zgjedhjen e nje programi sa me objektiv dhe realist, dhe ne zgjedhjen e mesuesve te tille.Fete jane kthyer shume te rendesishme ne realitetin e sotem, dhe te besh sikur si problem s'ekzistojne s'eshte menyra e duhur per tu perballur me realitetin.Per me teper duhet zgjedhur edhe mosha ne te cilen te jepet ky informacion, pasi jo te gjitha moshat jane ne gjendje te kuptojne mesazhin qe u percillet.
    Helene, me te vertet nuk kam ide se sa do te ishte i realizueshem nje mendim i till (i ngjakshem me mesimin e historise se artit),por nese do te behej, ne baze te ketij shkrimi dhe disa shkrimeve tjere qe i lexova ne nje nenforum te mbyllur ,nga ti,do te deshiroja qe ti ose dikush qe mendon si ti te beje perzgjedhjen objektive dhe realiste te programit mesimore e aq me teper qe ti te jesh nje nga mesueset e para te kesaj lende.Eh sikur te kishte ne kete forum me teper kesi mendime....

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e buki19
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Postime
    313
    Citim Postuar mė parė nga ndreu
    Pershendetje! Personalisht, o bij shqipesh, me shqeteson fakti i meposhtem:

    Perderisa jetojme ne nje vend pa fe zyrtare, atehere do ishte e udhes qe, lenda fetare ne arsim, te permblidhte informacione te sakta per te 4 fete kryesore ne Shqiperi: Romanokatolicizem, Orthodhoksi, Myslimanizem, Bektashizem.

    Tani shtrohet pyetja: sa objektive do te jene kuadrot mesimdhenes a) ne hartimin e lendes mesimore dhe b) ne shpjegimin dhe percimin origjinal te tyre?

    Ne qofte se filan mesues i kesaj lende, qellon te jete mysliman "ala Ramallah" qe e ka per nder kur perdhos dhe shtremberon sa me shume doktrinen kristiane, atehere cili do te ishte perfitimi i nxenesve nga kjo mesimdhenie ireale dhe shpifese? ...dhe anasjelltas.
    Qofshi mire, o shqiptare!
    ....por cka nese nje i till qe mendon si ndreu do te ishte ne pozite te deshiruar per helene n,ne start filloje me diskriminim fetar si nga radhitja e feve ashtu edhe ne marje te shembullit....me mire, JO

  7. #57
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Pra, jam i mendimit se mesimdhenia fetare do te jete e njeanshme dhe aspak dobiprurese; do t'i sherbeje interesave te caktuara dhe ajo qe do te humbase nuk do te jete fe-ja/te, por teresia e nxenesve shqiptare
    Mesimdhenia, pavaresisht se tani kush te mundet behet mesues, eshte shume e veshtire, per çdo lende...s'do ishte ekskluzivizht per fene...e megjithate njerez ka plot qe jane te afte qe te bejne ne menyre objektive kete gje...une e kam theksuar qe problemi me i madh do ishte pikerisht zgjedhja e ketyre individeve,apo specializimi i tyre...sidoqofte s'besoj se eshte me e veshtire se te vendosesh nje mesues historie qe i perket nje partie te caktuar, te flase me objektivitet per partite e tjera dhe pluralizmin
    Marrja e informacionit per te gjitha fete, dhe une s'do vija vetem ato qe ti ke shkruar po edhe budizmin dhe besimet e tjera, eshte nje menyre per te mos urryer dhe per te mos krijuar nje ide vetem nga informacione te cunguara qe te arrijne nga TV apo gazetat apo debate tavoline....qe here pas here merren si material per te krijuar mendime mbi fete.

  8. #58
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ti kthehem edhe njehere kesaj historise se mesimit fetar neper shkolla publike.

    Ne lidhje me fene, neper shkollat publike mund te mesohet vetem e vetem historia e besimeve fetare, ose filozofia e tyre, dhe jo çeshtje te praktikes fetare. Ne nje shkolle publike nuk mesohen imtesira fesh ku kjo ben keshtu e ajo ashtu. Nqs kjo lende do te jete nje disipline vertete shkencore dhe filozofike, atehere perse jo, ama po hyme ne terrci-verrce imamesh apo prifterinjsh, atehere e kemi te sigurte hedhjen e shkolles ne ere. Eshte e sigurte pastaj qe do te kthehemi te gjithe si pula pa krye ku nuk dime ku veme...

    Por kjo pune them mund te behet vetem andej nga fundi i shkolles se mesme, dhe pastaj stop. Ne shkolle te larte ka specializime degesh e gjithkush zgjedh ç'te deshiroje. Ne hartimin e lendes se "Filozofise se besimeve fetare" (nese mund te quhet keshtu) duhet te marrin pjese vetem studiues te mirefillte fesh dhe asnje prej perfaqesuesve te klerit shqiptar. Eshte e sigurte qe kryeprifti apo kryeimami shqiptar nuk do te pranoje aty qe te kritikohet feja e vet, keshtu qe keto jane per tu shmangur.

    Gjithsesi, mendoj qe kjo ide, per vete faktin qe ne shkollat publike te nje vendi laik mesohet teoria e Darwinit, atehere e sigurte qe do te kete perplasje dhe ata me te zellshmit e feve apo te evolucionit do te shohin rastin per tu hakmarre njehere e mire me kampin kundershtar.

    Nuk e di por mendoj qe ne Shqiperi ka te tjera perparesi sesa te mesohen keto gjera. Ne nje vend ku literatura filozofike mungon pothuajse fare (ose perkthehen vetem vepra te dores se trete apo te katert), pra ne nje vend ku mungon struktura e analizimit te mirefillte filozofik, eshte e qarte qe çdo mbivendosje e tepert me çeshtje te besimeve fetare do te jete diçka qe askush nuk do te mund ta kontrolloje.

    Kaq se s'di ç'te them tjeter. Me falni edhe njehere per lekcionet apo leksionet qe jap por veshet nuk jane vetem per ti mbajtur hapur, nganjehere pambuk ne to dhe gjume letargjik deri nga pranvera...

  9. #59

    Reagim!!!

    Në lidhje me ndërhyrjen pa kosnsultim paraprak në temë!!!

    UNË si hapëse e temës, NDJEHEM e fyer nga kjo ndërhyrje në temë nga shkaku se nuk u konsultova paraprakisht në lidhje me ndryshimin e fjalës "kyçje" të titullit të temës.

    Kushdo qoftë që e ka bërë këtë ndryshim, moderatorë apo administratorë, ju them që NUK qështë aspak e drejtë kjo që u bë me titullin e temës, sepse iu humb kuptimi temës, si dhe iu humb QËLLIMI QË UNË KISHA kur e hapa këtë temë.

    Qëllimin që unë kisha kur e hapa temën ishte, të shoh mendimin e anëtarëve të forumit në lidhje ME KYÇJEN E ARSIMIT FETAR NËPËR SHKOLLA, që d.t.th INKUADRIMIN E ARSIMIT FETAR NË SHKOLLA, dhe ASPAK NUK E KISHA PËR QËLLIM të shoh mendimin e anëtarëve të forumit në lidhje me NDALIMIN E arsimit fetar nëpër shkolla.

    Ndjehem kaq e fyer nga kjo ndërhyrje e pa konsultuar paraprakisht me MUA si hapëse e temës, sepse:

    - iu humb kuptimi temës,
    - iu humb qëllimi temës,
    - kjo ndërhyrje thjeshtë "pa lidhje" u bë pas kaq javësh pasi u hap tema....! (absurd)
    - sepse nuk u konsultova NËSE fjala "ndalim" përshtatet me qëllimin e temës që hapa apo jo
    - sepse unë NUK U RESPEKTOVA si anëtare msulimane e këtij forumi si dhe me këtë NUK U RESPEKTU edhe qëllimi im që pata me hapjen e kësaj teme.

    KAM TË DREJTËN të mendoj se, qëllimi i një ndërhyrjeje të këtillë me një ndryshim/shndërrim të fjalës "kyçje" në fjalën "ndalim" nuk është i bërë për asgjë tjetër vetëm sa për të matur për të satën herë pulsin e një antari musliman (pulsin tim në këtë rast) të këtij forumi!

    KAM të drejtën të mendoj se ndërhyrjet e këtilla bëhen vetëm e vetëm për të përzënë nga forumi anëtarët me përkatësi Islame, pasiqë ata konsiderohen këtu si fanatikë të këqinj.

    Jam fyer e ofenduar shpesh këtu, dhe kurrë nuk reagova kaq ashpër POR TANI me ndryshimin e titullit të temës u ofendova edhe më shumë dhe mendoj që u mbush kupa.

    Kërkoj që titulli i temës të mbetet i njëjtë ashtu SIÇ KA QENË, ose të paktën fjala "kyçje" të yëvendësohet me fjalën "inkuadrim" dhe të hiqet fjala "ndalim"


    Nga unë, hapësja e temës me indinjatë të thellë,

    Zana e malit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 11-02-2006 mė 20:35
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #60
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    ZeM, ne gjuhen letrare shqipe, ne ate zyrtaren qe jemi rritur ne, mesuar ne shkolle dhe gdhendur ne shpirt, kyc i themi celesit, dmth mbyllja. Tani ne menyre metaforike mund ta interpretosh kete fjale si ndalim, por inkuadrim apo perfshirje nuk jane sinonime te saj. Mendoj se Mod perkates eshte nisur nga interpretimi i "mirefillte" i asaj fjale per te nderruar titullin e temes, dhe jo per te indinjuar apo ofenduar hapesin/hapesen e saj.

    Prandaj ju lutem, tregoni pak gjakftohtesi.

    Po ndryshoj titullin jo per shkak te shantazhit tuaj te tipit "ose e ndryshoni, ose do le forumin", por per te ruajtuar tematiken dhe qellimin e temes.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkolla shqipe ne Kosove ne 420 vjetorin e saje
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 06:50
  3. Ministri i arsimit tė Kosoves shpėrfill ligjin
    Nga Qeli nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 07:14
  4. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  5. Ministria e Arsimit luan vetem rrolin e gazetes
    Nga Vinny_T nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2002, 15:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •