Ju lutem t'i permbaheni temes, pa ofenduar fene e njerit apo tjetrit.
Ju lutem t'i permbaheni temes, pa ofenduar fene e njerit apo tjetrit.
Postuar mė parė nga oiseau en vol
Pikë së pari po ju drejtohem me: UNË JAM HAPËSJA E TEMËS dhe do iu lutesha MOS, e përsëris MOS të e prishni temën.
S'ka nevojë të mbështeteni, kapeni për shkrimin e dikujt këtu. Nëse Principiel solli një shembull të tillë me Muhamet Ikballin, unë si hapëse e temës, e falenderoj personalisht, e nëse juve oiseau kjo gjë nuk iu pëlqeu, madje po i drejtoni ca fjalë ofenduese në mënyrë të tërthortë këtij anëtari të forumit, do t'iu lutesha të mos veproni në mënyrë të tillë, sepse SECILI ka të drejtën e mendimit të vet, dhe KA TË DREJTËN të sjell këtu shkrime e mendime sipas dëshirës. Nëse Principiel solli një njeri me titull PhD me prejardhje nga Lindja, pse vallë mos e bëjë atë?!
Nëse ne anëtarët (njerëzit) e komunitetit musliman NUK do i dilnim fesë tonë zot, mos vallë duheshte të presim që ju t'i dilni zot asaj?!!! Është shumë e logjikshme që njeriu të merr anën e asaj feje të cilës i përket DHE të lavdërojë personalitete, akademikë, PhD me prejardhje muslimane, qofshin ato shqiptar, pakistanez apo edhe afrikan. E ç'ka rëndësi kjo?! Mjafton që të sillet një shkrim i dikujt që ka titull PhD. Poqese kjo gjë s'do iu pëlqente juve, apo kujtdo, JU LUTEM, po e theksoj edhe njëherë të mos merrni pjesë në tema të tilla, në të cilat JU si anëtarë nuk e ndjeni veten rehat, sepse NUK dua që tema të merr kahje tjetër dhe të prishet domethënia e saj !
Sa i përket temës, e kam cekur edhe më lartë shembullin e Gjermanisë dhe Italisë, që d.t.th edhe arsimi fetar, NËSE aplikohet nëpër shkollat tona publike, të bëhej sipas modelit të këtyre shteteve EVROPIANE (meqë edhe ne dëshirojmë të jemi pjesë e Evropës).
Pra, aplikimi i arsimit fetar në shkolla mendoj që është domosdoshmëri e kohës, siç e kanë konsideruar këto dy shtete më lartë.
E pse të inkuadrohet nëpër shkolla?!
Sepse është mëyra më e lehtë për depërtimin e edukatës fetare tek nxënësit. Kini parasysh, shkolla është një institucion nëpër të cilat kalojnë gjenerata e breza të tërë nxënësish ku fitojnë njohuri të ndryshme, e përveç obligimeve/ detyrimeve që kanë nxënësit për të mësuar kultura popujsh të ndryshme, lëndë të ndryshme, do të ishte e udhës që të inkuadrohet edhe mësimi fetar.Pse jo? Pra, përveç lëndëve të shumta që mësojnë atje le të shtohet edhe diç nga feja, e cila kontribuon në edukatën e njeriut.
Ja, edhe koha tregon se, meqenëse NUK ka pasur arsim fetar deri tani nëpër shkolla (pasi na qenka konsideruar feja si diçka fanatike e jocivilizuese) gjë të cilën shumica këtu e konsiderojnë si pozitive këtë, atëherë PSE nuk janë të edukuar si duhet brezat?! Ja pra, f.v. "deri dje" feja nuk ka qenë e kyçur në shkolla, pse pra, ku është problemi që s'po edukohen MIRË fëmijët tanë sot dhe, në vend që të krijohen breza të diturish, po na krijohen breza të modës, të drogës, breza që, jo vetëm që s'na duhen po ato edhe na krijojnë probleme, na zhytin në llaç të tërëve, sepse një shtet vlerësohet negativisht apo pozitivisht sipas rinisë që ka. Po ne si do vlerësohemi me rininë e sotshme?!
Ne nuk i shikojmë si problematike këto gjëra, të cilat e vdesin para kohe rininë, por e shikojmë fenë si problematike, e cila jo vetëm që s'duhet të konsiderohet si e tillë por ajo është edukative mbi të gjitha. Nëse deri më sot shkenca pa fenë nuk na edukoi si duhet, atëherë ma merr mendja se futja e arsimit fetar në shkolla (institucione eduative) do të dinte të na edukonte më së miri sot e tutje, jo rastësisht Italia dhe Gjermania fenë e futën si program mësimor nëpër shkolla!
E pra, oiseau, si simpatizues i laicitetit, dhe në të njëjtën kohë edhe i Francës, sigurisht që më mirë do të ishte të jetonit atje. Njeriu ka edhe këtë të drejtë, të jetojë ku të dojë, të veprojë si të dojë dhe të bëjë ç'të dojë.Postuar mė parė nga oiseau
Jetojmë në kohë demokratike, le t'i demokratizojmë edhe mendimet tona, e mos të jetojmë në kohë demkratike e duke pasur në zemër e shpirt komunizmin dhe diktaturën!
Shumë e vërtetë, shqiptarët e Maqedonisë i përkasin fesë Islame. Se si u ruajt kjo, nuk po diskutojmë këtu, megjithatë, sinqerisht po iu them s'ka më mirë se unifikimi. E kuptoj qartë kohën nëpër të cilën kaloi Shqipëria, se ç'i solli sistemi diktatorial asaj, megjithatë, nuk e shoh të vështirë inkuadrimin e arsimit fetar edhe atje. Secili do të mësonte fenë e vet, e jo siç mendojnë disa se, të gjithë nxënësit do të tubohen në një klasë dhe do të mësonin fe apo lëndë nga fetë e ndryshme.Postuar mė parė nga Lioness
Mua më vjen mirë që Maqedonia do të jetë një ndër të parat shtete në Ballkan që do e inkuadrojë fenë si program mësimor nëpër shkolla publike!
zEm
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 31-01-2006 mė 20:50
Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica
Zana, behen shkolla private dhe bien rehat ata qe duan. "Allahu ekber" edhe "Alelujah" dite nate beni aty. Nuk ka pse lodheni kot. Pse duhet te futet feja ne shkolla publike? Cfare diturish do te shtoje feja te nxenesit? Gabimin e ke sepse moralin e lidh pazgjidhmerisht me zotin, edhe shpetimin e shoqerise e sheh te feja. (ne fakt aty do te ishte fundosja e metejshme!)
Une per vete nuk jam besimtar fare por ketu ne Amerike kam pare qe njerezit fetare ne pergjithesi jane me te moralshem, kane nje integritet me te larte, dhe jane me humane (pa llogarit ketu fundamentalistat sepse ata jane katastrofe fare). Psh. njerezit fetare japin me shume per ceshtje te ndryshme humanitare, vjedhin me pak, genjejne me pak, bejne dallavere e mashtrime me pak, shkalla e divorcit eshte me e ulet, kane me shume vlera familjare, jane shpirterisht me stabile etj. etj. Nje nga arsyet mund te jete frika ndaj Zotit dhe botes tjeter.Postuar mė parė nga darwin
Ky eshte mendimi im.
Mirepo edhe une jam i mendimit qe tek ne demet qe mund te kemi (per shkak te shumellojshmerise fetare) mund te jene me te medha se perfitimet, prandaj edhe mendoj qe nuk duhet futur feja ne shkolla publike. Po te ishim komb njefetar apo me shumice absolute njefetare do isha per fene ne shkolla por ne to kisha perfshire edhe aspekte te tolerances fetare dhe respektit ndaj besimeve tjera.
Tung
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 31-01-2006 mė 23:06
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
oiseau en vol
Shkruajtur mė : 31-01-2006, 15:40
si ka mundesi Principiel qe nuk kam pare kurre nje reference tenden me emer europian dhe nje filozof apo mendimtar te mirenjohur ? Si ka mundesi qe gjithmone merr ca referenca arabesh, pakistanezesh, e senegalezesh ? Une nuk them qe ato nuk mendojne, por mendimet e tyre jane krejt te papershtatshme per trurin europian.
- Lexuesit tė interesuar do ti rekomandoja tė lexojnė disa autorė tė shquar evropian :
- Rene Guenon
- Frithjof Schuon
- Louis Massignon
Sa pėr fillim do tė iu sugjeroja Understanding Islamnga dijetari i shquar Frithjof Schuon. Schuon( i shkolluar nė Francė ) shkrimet mė me rėndėsi tė tij i ka tė publikuara nė gjuhėn frėnge.
Gjithashtu edhe autorėt e shquar frėng Guenon dhe Massignon (katolik!) janė te shkėlqyeshėm. Librat e autorėve te lartpėrmendur janė tė mrekullueshėm. Shpresoj se mendimet e kėtyre autorėve do tė jenė tė pėrshtatshme edhe pėr trurin evropian.
Uroj qė pas leximit tė kėtyre autorėve tė kuptohet nė mėnyrė tė drejtė roli i edukimit dhe arsimimit fetar.
Postuar mė parė nga Zana e malit
Zana e malit sic te thashe dhe njehere me larte por ti me sa duket nuk e paske lexuar nuk eshte aspak e vertete qe Gjermania ka mesim fetar neper shkolla. Disa shtete te gjermanise kane por dhe ato po mendohen ta heqin duke e zevendesuar me ore sociologjie ose dhe etike.
Italia ka nje lidhje te forte me besimin fetar per arsye te ndryshme por dhe ata jan te gjithe katolike o Zana pra nuk ka probleme percarjeje nese fut mesim fetar ne shkolla. Gje qe me sa di une eshte gjithashtu ne zhdukje e siper.
Qe maqedonia ben hapa te tilla eshte me se e qarte pasi eshte nje shtet pa karakter dhe histori. Ata duhet te fillojne ti shpikin nje histori dhe nje kulture te ndryshme vetes. Prandaj marrin dhe hapa te tilla se sic ti zana duhet ta dish shume mire Feja eshte nje nga armet me te mira per te bere zap nje popull, ose ti mbushesh mendjen atyre me perralla me mbret.
Postuar mė parė nga PrInCiPiEl
Une me te vertete do te kish arespekt ndaj asaj qe ti perfaqson dhe shkruan nese ne avatarin tend nuk do te gjendej nje luftetar arab, me te cilin ti nuk duhet te kishe as simpati as antipati, pasi nuk perfaqson asgje per te cilen ti personalisht mund te ishe krenar.
Nuk është mbase e vërtetë për Ju, pa shihni e lexoni JU më parë, para se me më thanë mua të lexoj:Postuar mė parė nga jestersworld
Postuar mė parė nga Zana e malit
Postuar mė parė nga Zombie
Kur ne në Ballkan, kemi lëndë sociologjie, a thua ata mos të kenë pasur deri më tani, e tani mendojnë ta ikuadrojnë këtë orë sociologjie në programin mësimor?!!Postuar mė parė nga jestersworld
PO më mirë le të jemi REAL në jetë e ta themi të vërtetën se, EDHE PSE KEMI ORË SOCIOLOGJIE e ETIKE, rinia po shkon drejtë humnerës. Pa shih përreth, ç'rini "rebeluese" kemi sot. Rini që, gjithçka devijante pranon të bëjë përveç jo të shkojë rrugës së drejtë, të mirë dhe ETIKE. Sot rinisë nuk i intereson të lexojë, të mësojë diçka nëpër shkolla, por i intereson të marr një "benz" dhe të tërheq vëmendjen e njerëzve përreth, të vesh teshat më me firmë për t'u ekspozu para të tjerëve, të merret me punë të fëlliqura sepse kjo na është "TRENDY", e librat, mësimi?!!! PO kush çan kokën për to xhanëm. Sot poqese ke para/lek (edhe haram - të fituara në mënyrën ilegale, jonjerëzore, jo etike) mund të furnizohesh me një diplomë!!
KU është efekti i asaj orës së sociologjisë, orës së etikës?!!! Çfar u bë me to?!!!
E pra, jam e bindur se ora e mësimit fetar do ta bënte më me vlerë njeriun sot, ta zëvendësojë orën e sociologjisë dhe etikës, të cilat janë të "fjetura" pasiqë nuk po tregojnë ASPAK rezultate të favorshme për shoqrinë!!!
Maqedonia ndoshta s'ka histori, por mos haro se në atë Maqedoni JETOJNË popull që kanë histori, ata janë SHQIPTARËT e të cilët i përkasin NJË dhe të vetmes FE-Islamit! Ju duhet ta keni ditur këtë besoj. E pra, a thua shqiptarët e Maqedonisë nuk janë shqiptarë (sipas teje) sepse i takojnë Islamit, ose, ose edhe ato do ti klasifikonit si popull pa karakter e histori VETËM E VETËM se janë muslimanë?!!!Postuar mė parė nga jestersworld
Ajo është puna JUAJ, se me ç'sy i shihni gjërat, me syrin e drejtë apo atë të padrejtë!
Ju që e shihni fenë me syrin nënçmues, mos mendoni se me këtë mendim mund t'ua impononi edhe të tjerëve të mendojnë sikurse ju.
Feja, sidomos flas për Islamin (pasi vet i takoj kësaj feje), përveç që është fe, ajo paraqet edhe civilizimin më të mirë që ka njohur njerëzimi deri më tani.
Jam e bindur se do të vijnë kohë kur njerëzit do të zgjohen nga gjumi dhe do ta shohin këtë realitet. Sepse nëse shkenca, e lëndë të ndryshme që mësojmë nëpër shkolla NUK bënë asgjë për ta udhëzuar njerëzimin drejtë rrugës së ndritshme, atëherë jam mëse e bindur se VETËM FEJA (ajo e drejta) mund ta bëjë këtë. E sa më shpejtë të arrihet kjo, aq më mirë për njerëzimin!
Unë kam mendimin tim, ti ke mendimin tënd, ai/ajo ka mendimin e vet, secili le të shkojë sipas mendimit të vet, nëse mendon se ai e shpie drejtë rrugës së drejtë dhe jo drejtë humnerës!
zEm
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 02-02-2006 mė 05:50
Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica
O Zane une nuk kam nevoje te lexoj per kete pike se jetoj ne gjermani dhe e di se ca programi kane neper shkolla. Di dhe sherrin ligjor qe ka plasur per mesimin e feve neper gjimnaze etj. Di dhe aspektet dhe te metat sociale te lindura nga kjo ndarje sa me shume qe homogjenizohet shoqeria me kombesi te ndryshme. Po ne pse s'kemi vrare mendjen per benz o zane? Pse i pergjithson gjerat ne menyre te tille? Kush je ti qe thua se feja i beka me te mire njerezit kur shihet si nga ti dhe ca te tjere ketu qe ju ka mbyllur syte e ju ka bere radikale?
Ti nxjerr akuza nga goja qe une ose te tjere paskemi share islamin nderkohe qe duhet ta dish shume mire se prej kujt u fut ne shqiperi, si u fut. dhe per c'arsye e islamizuan shqiptarin turqit.
Nuk te shau njeri fene zane prandaj qetesohu. Une per vete shaj gjithe fete ne pergjithsi. Dhe qe ato perdoren nga grek e serbe tani per te arriturr percarje te shqiptareve serish tani qe jemi kaq afer bashkimit e lirimit te kosoves dhe kete e di. Hap syte Zana dhe mos bej akuza kot.
Sa per punen e Gjermanise vajze dhe shkollave fetare ketu, une p te them qe maksimumi dhe 7 vjet i ke. Kur te merret vendim nga gjykata kushtetuese per si e cfare do ndodhi po te informoj dhe ty qe te kursesh googl.
Ore edhe po ta kycni(kycni me duket se eshte ndalohet ne ate shqipet e paster te jugut,po tani pale se c'libra nga gjuhe te huaja jane perkthyer dhe ne nuk paskemi dit as shqip)edhe po ta shkycni ju ketu,me sa njoh une Shqiperine sikur edhe Muhamedi me Krishtin te zbresin ne toke,mesimin fetar ne shkolla e pate ju.
Ne na duhet nonji program me i zhvilluar mesimedhenie,qe nxenesit te kene ca te perfitojne per te ardhmen e tyre si brezi i ri qe patjeter do jete pjese e Evropes,dhe nuk na duhen nxenes qe te dalin nga bangat e shkolles me ''carcafe''.
Late kokrren e namit merr.Dalin dy veta qe u kane ik me blete e me koshere e thone o'burra ta bejme Shqiperine si duam ne.Po pse mer,mbaruan problemet e rendesishme andej dhe te feja ngelen femijet shqiptare pa u edukuar??Pastaj,ca lloj feje do praktikohet ne shkolla????Apo larg e larg hidhen hapat e para per nonji seleksionim shkollash e????Pu sa turp jane keta lloj qe mendojne keshtu.
Mos pacin gje ne dore tipa si kjo Zana e malit se direkt e ne mesjete e hedhin Shqiperine e shkrete.
THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL
Krijoni Kontakt