Para pak kohesh pashe ne televizor si behej keku me poshte dhe duke qene se i kisha gjithe perberesit ne shtepi vendosa ta beja sepse mu duk shume i lehte. Si perfundim, jo vetem qe nuk kish fare mundim per tu bere por nuk ngeli njeri pa e pelqyer (rastisi qe pata disa vizita ato dite). E vetmja gje qe duhet pasur kujdes eshte mos shtosh sheqer te tepruar. Nuk e di pse kohet e fundit, nuk me pelqejne dhe aq te emblat (te sheqerosurat)...dhe ato qe me pelqejne duhet te kene nje fare balance.
Kek i ftohte me cokollate moka
Perberesit
2 qumesht krem
12 ounce djathe mascarpone
1/2 gote sheqer
1/4 gote liker kafeje si psh Kahlua (une i hodha pak me shume dhe perdora Baileys)
2 luge gjelle puder kakao pa sheqer
1 luge kafeje leng vanilje
1 pako me biskota me cokollate (ne varesi te madhesise se enes ku do e beni do e shikoni dhe sa biskota ju duhen)
Cokollate e papepunuar per t'ja hedhur kekut si per zbukurim ne fund
Pergatitja
Per te perziere kremin ne vazhdim do ju duhet nje perzieres elektrik. Une perdora nje 'mixer' te vogel elektrik pa qene nevoja te beja shume ene pis etj etj duke vene ne pune mixer e madhe. Ne ene hodha kremin e qumshtit, mascarpone, sheqerin, likerin, kakaon dhe vanillen. I perzieva keto me 'whisk' elektrike derisa u krijua nje mase kremi. Fillimisht mu duk sikur nuk po behej gje dhe per pak e humba durimin, por 5 min me vone cdo gje dukej si ne televizorKini parasysh qe enen ku perzieni gjithe keto ta kini pak te thelle, se ndryshe do beni gjithe kuzhinen pis.
Me pas morra nje nga ato 'tepsite' e kekut te cilave ju hidqet rethi pasi keku piqet ose si ne kete rast pasi ngrin keku. Ne fund vendosa bizkotat e cokollates. Mund t'ju duhet te thyeni disa biskota qe te mbushet gjithe fundi . Siper tyre hodha nje shtrese nga kremi qe bera me lart (gati 1/5 sipas recetes). Mbi kremin vendosa perseri biskota dhe mbi to krem, derisa u krijuan kater kate me biskota dhe ne fund e mbulova kekun me kremin qe kish ngelur.
Ne fund, mbulojeni kekun me nje plasmas te holle kuzhine dhe vendoseni ne ngrirje gjithe naten. Ne mengjes, mund te hiqni ate pjesen e rotull te tepsise se kekut, hidhini siper pak cokollate te grire dhe prijeni ne thela si cdo kek tjeter. Kremi gjate nates i zbut biskotat dhe e gjitha kthehet ne dicka 'gjysem kek/gjysem akullore'. Mendoj gjithashtu se duke i hedhur me shume liker kafeje keku u be me kompakt dhe i shijshem.
Shpresoj t'ju pelqeje,
Fiori![]()
Krijoni Kontakt