Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 56 prej 56

Tema: Ēokollata

  1. #51
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Pėr: Ēokollata

    Para pak kohesh pashe ne televizor si behej keku me poshte dhe duke qene se i kisha gjithe perberesit ne shtepi vendosa ta beja sepse mu duk shume i lehte. Si perfundim, jo vetem qe nuk kish fare mundim per tu bere por nuk ngeli njeri pa e pelqyer (rastisi qe pata disa vizita ato dite). E vetmja gje qe duhet pasur kujdes eshte mos shtosh sheqer te tepruar. Nuk e di pse kohet e fundit, nuk me pelqejne dhe aq te emblat (te sheqerosurat)...dhe ato qe me pelqejne duhet te kene nje fare balance.

    Kek i ftohte me cokollate moka

    Perberesit

    2 qumesht krem
    12 ounce djathe mascarpone
    1/2 gote sheqer
    1/4 gote liker kafeje si psh Kahlua (une i hodha pak me shume dhe perdora Baileys)
    2 luge gjelle puder kakao pa sheqer
    1 luge kafeje leng vanilje
    1 pako me biskota me cokollate (ne varesi te madhesise se enes ku do e beni do e shikoni dhe sa biskota ju duhen)
    Cokollate e papepunuar per t'ja hedhur kekut si per zbukurim ne fund


    Pergatitja

    Per te perziere kremin ne vazhdim do ju duhet nje perzieres elektrik. Une perdora nje 'mixer' te vogel elektrik pa qene nevoja te beja shume ene pis etj etj duke vene ne pune mixer e madhe. Ne ene hodha kremin e qumshtit, mascarpone, sheqerin, likerin, kakaon dhe vanillen. I perzieva keto me 'whisk' elektrike derisa u krijua nje mase kremi. Fillimisht mu duk sikur nuk po behej gje dhe per pak e humba durimin, por 5 min me vone cdo gje dukej si ne televizor Kini parasysh qe enen ku perzieni gjithe keto ta kini pak te thelle, se ndryshe do beni gjithe kuzhinen pis.

    Me pas morra nje nga ato 'tepsite' e kekut te cilave ju hidqet rethi pasi keku piqet ose si ne kete rast pasi ngrin keku. Ne fund vendosa bizkotat e cokollates. Mund t'ju duhet te thyeni disa biskota qe te mbushet gjithe fundi . Siper tyre hodha nje shtrese nga kremi qe bera me lart (gati 1/5 sipas recetes). Mbi kremin vendosa perseri biskota dhe mbi to krem, derisa u krijuan kater kate me biskota dhe ne fund e mbulova kekun me kremin qe kish ngelur.

    Ne fund, mbulojeni kekun me nje plasmas te holle kuzhine dhe vendoseni ne ngrirje gjithe naten. Ne mengjes, mund te hiqni ate pjesen e rotull te tepsise se kekut, hidhini siper pak cokollate te grire dhe prijeni ne thela si cdo kek tjeter. Kremi gjate nates i zbut biskotat dhe e gjitha kthehet ne dicka 'gjysem kek/gjysem akullore'. Mendoj gjithashtu se duke i hedhur me shume liker kafeje keku u be me kompakt dhe i shijshem.



    Shpresoj t'ju pelqeje,
    Fiori

  2. #52
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Ēokollata

    Patjeter qe do te na pelqeje. Faleminderit qe e solle receten ketu.

    Tani kam nje pyetje: C'mase perdor tek "2 qumesht krem" dhe ne anglisht cilat jane " biskotat me cokollate".

    Po lexoja postimet e kaluara dhe vura re edhe nje foto te babit tim. Edhe tani,pas shtate vjetesh, perseri diteve te diela me embelsire ne dore e gjen, tamam si ne foto.
    E kush nuk i ka qejf embelsirat?!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #53
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Pėr: Ēokollata

    Ah, ajo mase duhet te jete 2 gota (2 cups heavy cream). Dhe per biskotat perdora 'chocolate chip cookies'. Cfare lloj te pelqejne, por nuk duhen te jene shume te forta dhe sa me te holla me shume shikojne me kremin.

    Sa per embelsirat te dielave, ketu ne shtepine time me te embla i fillojme te ngrenat e me te emblat i mbarojne

  4. #54
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Ēokollata

    Fiori, check it out! Shume elegante duken.
    Po Chyrekun do e besh sot?

    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #55
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Pėr: Ēokollata

    Kam pare dicka te tille dhe ne Pinterest, por atje vendosnin gjtethe nga bime te ndryshme per tu dhene figurat e ndryshme. Nuk e kam marre mundimin te bej te tilla, kam idene do me dalin si gjysem te palyera dhe as do kuptohet c'kam dashur te bej.

    Sa per kulacin kete vit vetem pak veze te kuqe bera te enjte per te festuar diten e mire sot por nuk kam pasur kohe te bej shume te gatuara edhe per dreken te tjetre gatuan, une vetem hengra 'kete radhe'.


    Gezuar Pashken! Krishti u ngjall!

  6. #56
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Pėr: Ēokollata

    Vezet i bera ashtu si Martha Stewart, por rezultati ishte tragjik. LOL!

    Sa per Buken e Pashkes e bera dhe kete radhe suksesshem, por ne vend te se kuqes se vezes ,vendoja ta lyej me mjalte te holluar pak ne uje te ngrohte.

    Gezuar Pashket! Krishti u ngjall!
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Ndodhitė nė Maqedoni 2008 - 2011
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1093
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 16:49
  2. Lajme nga mjekesia
    Nga Asteroid nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 11-05-2007, 01:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •