Edhe nje here tjeter te them se nuk di per c'fare akuze po flet.
Tradita nuk eshte asgje tjeter vecse mirembajtja e Bibles (e autoritetit dhe terresise se saj) dhe interpretimi i sakte mbi shkrimet.
Teksti origjinal eshte ky: Οτι τρεις εισιν οι μαρτυρουντες, το Πνευμα και το υδωρ και το αιμα, και οι τρεις εις το εν εισιν.
Keshtu e japin vargun te gjitha doreshkrimet (manuskriptet) e origjinalit nga te gjitha traditat e tekstit (kishtare dhe aleksandrine), si dhe te gjithe shkrimtaret kishtare lindore (Eterit) si dhe perkthimet e hershme pervec latinishtes.
Tek ky varg u fut si shtese nje fjali dhe more kete forme: Οτι τρεις εισιν οι μαρτυρουντες εν τω ουρανω, ο Πατηρ, ο Λογος, και το αγιον Πνευμα, και ουτοι οι τρεις εν εισι και τρεις εισιν οι μαρτυρουντες εν τη γη, το Πνευμα και το υδωρ και το αιμα, και οι τρεις εις το εν εισιν.
Per here te pare e referon shtesen heresiarku spanjoll Priskiliani (+381) ne gjuhe latine. Pas ketij e kane vetem disa shkrimtare kishtare latine dhe disa kodike te perkthimeve latine. Ne gjuhen greke (qe eshte gjuha e origjinalit) e ka vetem ne kodik grekolatin, kodiku 629 ose Vaticanus ottobonianus 298 i shekullit te XIV qe u formua ne Itali nga latinet. teksti greke bie ne perputhje gjithkund me ate latinin.
E ka edhe ne greqisht gjate shekullit te XV edhe murgu dominikan me origjine greke Manuil Kaleka qe ishte pro Thoma Akinatit. Pas kesaj e futi ne botimin e pare grek te origjinalit kardinali dhe ministri i Spanjes Ximenes de Cinseros me 1514 dhe me pas dhe botues te tjere. Pas tre botimeve te para e kane dhe tre doreshkrime (manuskripte) greke te shekullit te XVI dhe XVII nga te cilat njeri rezultoi se ishte kopje e botimit te Ximenes.
Kur greku V. Andoniadhis (nga i cili perkthen edhe Vamva) botoi Dhjaten e Re nga shume kodike dhe doreshkrime, ne asnje nuk gjeti vargun shtese, dhe nuk e pranoi ne tekst por me presion te keshillit te Sinodit te Shenjte te Patriarkanes e permblodhi por e botoi me shkronja te vogla dhe keshtu botohet deri me sot.
Keshtu pra, me ndihmen e Tradites mund te shikojme ne qofte se dicka brenda Bibles rezulton e vertete. Tani qe kemi shtepi botuese dhe librari te gjitha jane te thjeshta por nuk ishte gjithmone keshtu.
Ju nuk e pranoni traditen por prape nga Eterit Orthodhokse e gjeni Kanonikun...
P.S. Nga ato qe postove me larte duket se perdor nje botim kritik (jo grek) te Dhjates se Re. Mund te me thuash cilin?
Krijoni Kontakt