Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 118
  1. #21
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480

    Versioni më i ri i WinRar-it edhe në gjuhen shqipe

    Versionin më të ri të WinRar-it tani e tutje mund ta keni edhe në gjuhen shqipe.
    Nëse dëshironi ta keni ketë version: WinRar 3.40 beta 2, atehere vizitoni sajtin www.rarlab.com ose vetem klikoni mbi linkun:

    http://www.rarlab.com/download.htm

    Shpresoj qe do ju pelqej?

    E falenderoj shumë Edspace për ndihmën e tij.

    P.S. Janë të mirëseardhura sugjerimet dhe keshillat e juaj!
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  2. #22
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Nuk bëra gjë unë. Besart e ka bërë të gjithën.

    Ja disa fjalë që mund të ndryshohen në versionin e ardhshëm.
    selekto = zgjidh, zdhedhje
    fajll = skedar, fish
    follder = dosje
    shiqo = shiko (mgths ky është ndryshim krahinor)
    ndalo kompjuterin = shuaj/fik kompjuterin
    konverto = këmbe, shndërro
    pauzë = heshtje, pushim, ndalesë
    string = varg, fije
    back, next = mbrapa, përpara/para
    OK = PO, prano, mirato

    Gjithashtu vura re se disa fjalë kanë ë në vënd të e dhe anasjelltas.

    Ke bërë punë të mirë Besart. Tani na ngelet për të përkthyer windowsi
    Edi

  3. #23
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Po eshte e vertete ajo qe thua ti edi, por unë i kam vënë "ë" në vend të "e", por nuk e di si ka ndodhe?
    Por ka disa fjale te cilat duhet te permiresohen, ashtu siq thua ti, shpresoj se ne versionin e ardhëshem çdo gjë do të jetë e perkryer.

    E sa për përkthimin e Windows-it, ketu puna është shumë më e komplikuar, pata filluar edhe më ketë por ekzistojnë aq shumë fajlla sa që veshtirë t'i përkthen një person.

    Për ketë duhet të bashkunojnë më shumë vetë, dhe të japin idetë e tyre.
    Puna më e veshtirë është si te gjejme fjalet adekuate në gjuhen shqiipe?

    Siq thua ti në vend të fjales "fajll" më shumë do ti ishte pershtatur fjala skedar, por une e kam perkthyer si fajll, sepse kam menduar se do te jete me e kapshme per shfrytezuesin. Por kjo nuk do të thotë se nuk do ta ndryshoj ketë ne versionin tjeter. Jo vetem kete por qdo fjalë apo shprehje per te cilen mendoni se eshte gabim.


    Dëshira ime më e madhe është të kemi në gjuhen shqipe sistemin operativ "Windows"; dhe shpresoj se nëse bashkëpunojmë do të ja arrijmë qellimit.

    Ju faleminderit për të gjitha.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  4. #24
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Ajo per windowsin ishte shaka. Perkthimi i windowsit mund te behet vetem me deshiren e microsoft. Aty me pare lexova se kjo do ishte e mundur se shpejti por nuk e di ku ka ngelur puna.

    Edhe nqs ne e perkthejme pa ndihmen e Microsoft, nuk kemi si ta shperndajme nje windows te tille. Edhe microsoft nuk ka ndonje interes te madh per te perkthyer windowsin ne Shqip sepse shumica e kompjuterave ne Shqiperi e Kosove perdorin kopje ilegale.


    Moderatori: Tashmë Windows është përkthyer në shqip. Lexoni këtë temë për më shumë informacion.
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 29-01-2006 më 23:30
    Edi

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e pagan
    Anëtarësuar
    15-02-2004
    Postime
    227
    pauzë eshte fjale shqip, huazim latin (pausa) prej shqipes, dhe do te thote PA ZË (eshte nje simbol i veçante, kuadrat i vogel, ne pentagramin muzikor) dmth pa zhurme, ose heshtje, ose ndalese e perkohshme.

    urime per perkthimet, e mira do te qe kete inisiative ta ndermerrte shteti shqiptar, problemi vetem, shqiperia ka nje treg te paperfillshem informatik. sepse te rish e te perkthesh programet qe evulojne te themi çdo gjashte muaj, duket pa interes, mund ta besh disa here nga pasioni por s'besoj te ket vullnetare vazhdimisht.

    zakonisht ne vendet e tjera ata qe perkthejne marrin nje perqindje nga shitja e programit te perkthyer.

    une mendoj se fusha ku duhet synuar eshte programacioni ne tregun shqiptar te nderrmarjeve atje. sot njerezit qe perdorin kompjuter jane te detyruar te dine anglisht, kjo e kufizon perhapjen e informatikes ne vend. prandaj te pakten duhen bere programe ne shqip, per shitoret (ata qe punojne ne banak), baza te dhenash e kontabiliteti per nderrmarrjet, etj.

    besoj neqofte se do te ekzistonin programe te tilla shqip, shteti mund ti detyronte te gjithe tregtaret, te kishin informatizim te dhenash (shitje-blerjesh), kjo do ti lehtesonte vet pronaret shqiptare qe sot ne pamundesi gjuhe (siç e thame) per ta kontrolluar vete arken jane kundra futjes se informatikes, por kjo do ta lehtesonte dhe fiskun shqiptar ne llogaritjen e fitimit sipas xhiros se kryer, korrupsioni do te qe me i vogel gjithashtu.

    eshte gjynaf qe shqiptaret akoma merren me web-site pa ndonje interes te madh per vendin.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-11-2004
    Postime
    83
    Ketu te koka winrari shqip.
    http://www.rarlab.com/download.htm

  7. #27
    ICE-A Maska e PcCrack3r
    Anëtarësuar
    31-08-2005
    Vendndodhja
    Deçan - Kosovë
    Postime
    163
    Ja dhe nji program qe permban gjuhen shqipe:
    http://ftp.freenet.de.......aida32ee_393.exe

    AIDA 32

    Eshte program i cili permban informacione per software dhe hardware te pc-se suaj. Pra permban informacione per :
    Kompjuterin, Pllaken Ame , Sistemin Operativ , Server-in , Pamje , MultimediA , Disqe , Input , Rrjet , DirectX , Mjetet , Software etj etj ...

    kete program mund ta ktheni ne gjuhen shqipe duke klikuar File => Preferences... => Language => Albanian


    shnet!
    --==Emi==--

  8. #28
    B1 - LA Lakers Maska e snoop
    Anëtarësuar
    26-09-2005
    Postime
    44
    Ka disa koh qe programi Winamp ka dal edhe ne verzionin shqip. Per me e instalu ne shqip se pari duhet me e download Winamp'in dhe pastaj edhe nje plugIn (verzionin shqip).

    Winamp: http://download.nullsoft.com/winamp/client/winamp51_full_emusic-7plus.exe
    PlugIn per gjuhen shqipe: http://www.winamp.com/plugins/details.php?id=145726

  9. #29
    Nje program i cili esht shum i leht ne gjuhen shqip ,,, e kam programu se shum pytje kam pas se si ndalet kompijuteri pas disa minutave...

    dmth me desht me ndal kompijuterin pas disa minutave, ja jep minutin dhe kliko ne vrapo ,-)

    http://www.daclaudio-holbaek.dk/ting/auto.rar

    Nga burimi ;-)
    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 05-10-2005 më 13:48

  10. #30
    Dani
    Anëtarësuar
    10-11-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    96
    ja edhe disa programe shqip

    QSetup Installation Suite
    program per krijimin e setup fileve apo instualues ne fakt ky program eshte ne gjuhen angleze mirpo kur te krijoni instaluesin ateher keni mundesin ta beni ne gjuhen shqipe (nga Egzon Beqa)
    shkarkimi: http://www.pantaray.com/qstp.exe

    ---

    Setup Factory program per krijimin e setup fileve apo instualues
    web faqja tyrtare: http://www.indigorose.com
    shakrkimi: http://tinyurl.com/bplps

    ---

    Quintessential Player eshte nje media player jo shum i popullarizuar i ngjajshem me Winamp-in
    shkarkimi: http://www.quinnware.com/downloader....d=full&intl=en
    plugin per gjuhen shqipe: http://www.quinnware.com/downloader.php?plugin=130

    ---

    Music Express CD/DVD Media Katalog
    shkarkimi: http://www.wizetech.com/download/mex.exe

    ---

    Antena (Roboti) Use this chat program with interface in Albanian
    shkarkimi: http://www.download.com/Antena/3000-...ml?tag=lst-0-1

    ---

    Foreign Characters
    shkarkimi: http://www.less-mess.com/exe_downloads/Setup_FC.exe

    ---

    SPR POS (Super Packed Restaurant POS System)
    shkarkimi: http://www.sprpos.com/sprpos_ver3.01.exe

    ---

    Crazy Browser 1.0.5 Web browser i bazuar ne IE perkthyer nga Albert Hasani verzioni 2.0 nuk perkrah gjuhen shqipe
    shkarkimi:
    http://www.crazybrowser.com/cb1setup.exe

    ---

    MicroWeb Orari 2005
    shakro: http://www.amiteam.de

    ---

    Radiator eshte radio player
    shkarimi: http://flesko.cz/radiator.zip

    ---

    Free Download Manager menaxhues i shkarkimeve
    ketu mund ta shkarkoni programin edhe zip fajlin e gjuhes shqipe
    shkarko: http://www.freedownloadmanager.org/download.htm

    ---

    Prishtina FTP shum i thjesht per FTP klienta (nga PrishrinaSoft)
    shkarkimi:
    http://www.megaupload.com/?d=CT40EHGX ose
    http://www.upload2.net/download2/eg6...20FTP.rar.html

    ---

    Interlex
    shkarkimi: http://www.vocab.co.uk/downloads/ilxsetup.exe

    ---

    VSO BlindeWrite 5.0.7.122 ben djegjen e CD/DVD-ve perkthyer nga Ervin Ndrukaj verzionet me te reja nuk e di a e perkrahin gjuhen shqipe
    shkarkimi: http://www.megaupload.com/?d=MZL05TK8 ose http://tinyurl.com/72lgx

    ---

    Mozilla Firefox 1.0.6 web shfletuesi shum i perhapur
    shkarko: http://download.mozilla.org/?lang=sq...x-1.0.6&os=win

    ---

    Mozilla Thunderbird 1.0 e-mail client
    shakrkimi: http://ftp.eu.mozilla.org/pub/mozill...etup%201.0.exe

    ---

    Antamedia Internet Caffe 5.1 nje menaxhues i internet cafeve
    shkarkimi: http://www.download.com/Internet-Caf...l?tag=pdp_prod


    ----------------------------------


    kurse ketu i keni edhe disa programe te cilat perkrahin edhe gjuhen shqipe janë per disa platforma: Windows, Macinotsh ,Pocket PC, Palm OS, Win CE, SMS WAP
    http://www.tranexp.com/ nga Translation Experts

    -

    ketu i keni disa programet fjalor ne disa platforma si jan: Windows, Palm Os, Pocket PC, Smartphones

    www.ectaco.com
    dhe ne
    http://www.lingvosoft.com/Albanian-items/

    -

    kurse per Pocket PC keto programe

    PenReader
    InterKey
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dani_Tux : 07-10-2005 më 06:14
    www.WeAreTheBest.¥€$

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Programe në Gjuhën Shqipe

    IsoBuster 1.9
    Pershkrimi: Programi shërben për CD dhe DVD respektivisht për ndreqjen e gabimeve brenda tyre.Vec kësaj me këtë program mundësohet zbërthimi(hapja) e fileve me prapashtesa të ndryshme si p.sh:iso,(filet e paqetuara p.sh.filmat, muzikë mp3 , programe të ndryshme etj)bin,cif,fcd,tao,cue,ccd,cd,pxi etj.Për shkarkim të programit shko në download; IsoBuster - Featuring All languages This download version contains : - All language plug-ins, (Outdated versions, dating from before v 1.5, are not included.) - An English installation wizard - An English Help file Compressed in a *.zip archive (2412 KB) Choose one of these locations to download from (see blue download links): Use a mirror location if the previous link didn't work and report the error. Shtyp në njërën prej nyjeve:
    Download
    Download from Mirror 1 Download from Mirror 2 Download from Mirror 3 Download from Mirror 4
    Konfigurimi:Pas instalimit të programit shko në Options dhe shtyp nyjen(link) gjuhët(language).Zgjidhe simbolin e flamurit tonë dhe shtyp në pullën/sustën OK.Tani i gjithë programi do funksionon në gjuhën shqipe.
    Adresa:
    http://www.isobuster.com/

  12. #32
    Liburne Maska e Urijan
    Anëtarësuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    United States of Albanian
    Postime
    104

    Nje pyetje

    Si po i perktheni keto programe a ka ndonje Software per te perktyer programe.

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Përgjigje

    Citim Postuar më parë nga Urijan
    Si po i perktheni keto programe a ka ndonje Software per te perktyer programe.
    Pyetje me vend.Deri më tani nuk egziston program për përkthim të softverave dhe as që do
    egziston.Përkthimi i softverave bëhet kështu:

    1-E para: duhet të shikohet a është përkthyer programi(softveri)
    në shumë gjuhë.Pas kësaj duhet tÍ drejtohesh kompanisë së softverit përkatës për kërkesë dhe
    leje për përkthim në gjuhën tonë.Në të shumtën e rasteve përgjigjja nga ana e kompanisë
    së softverit është pozitiv sa i përket përkthimit.

    2-E dyta:Pyete pronarin a është duke punuar dikush në projekt d.m.th në përkthim në gjuhën
    shqipe me qëllim që mos të bësh punë të kotë.

    3-E treta: kur ke instaluar ndonjë softver(me shumë përkthime) në kompjuter shko në zarfën
    (map) ku është instaluar programi dhe hape zarfën me filet gjuhësore.Në të shumtën e rasteve
    këto zarfa njihen si zarfa me emrin language(gjuha).Filet gjuhësore mund të jenë të formateve
    të ndryshme si p.sh.albanian.dll, english.dll etj, pastaj file me prapashtesën .lng,.xml,.Filet
    me prapashtesën .dll nuk mund të hapen dhe as të modifikohen pasi që kjo punë bëhet në
    programin për krijimin e programeve Visual Basic respketivisht Visual Studio dot net.Dhe për
    këtë punë nuk mund të merni leje.Këtë e bën vetëm pronari i sofverit.(Shko në faqen e IsoBuster
    dhe shtyp në nyjen me emrin translatinons dhe shkarko Download the *.rc (and *.h) files (673 KB).
    Aty mund ti gjesh filet e përkthyera në gjithë gjuhet.Kliko 2 herë në fil të ndonjë gjuhe
    për të parë dhe studijuar strukturën e përkthimit)


    4-E katërta: në të shumtën e rasteve filet e përkthyera apo filet orgjinale lehtë mund të hapen.
    Së pari provo me klikim mbi filin përkatës apo shtyp pjesën e majt të miut(left click) dhe
    më pas gjej aty ku shkruan Open with(Hape me programin).Atëherë duhet ta zgjedhish alternativën
    e programit për shkrim(Word Pad apo program të ngjajshëm-Word Pad programi është i instaluar në cdo kompjuter)
    Në këtë mënyrë hapen dhe përkthehen filet gjuhësore të cilat pastaj dërgohen te pronari i softverit për vendosjen e tyre
    në programin kompjuterik repektivisht në faqet personale nga ku bëhet shkarkimi anë e mbanë botës.


    5-E pesta:dikund në këtë forum lexova që egzistojnë fjalë të cilat nuk mund të përkthehen pasi
    nuk egzistojnë.Problemi apo pengesa e natyrës së tillë nuk egziston.Ja se pse;
    E marr shembull fjalën File.Kjo nuk mund të përkthehet por përdoret si emër orgjinal.
    Arsyeja e përdorimit orgjinal vijon në sqarimin logjik;si File mund të jetë një dokumet
    i p.sh. programit word,works etj, pastaj si file emrohet edhe një programi i tërë
    (i paqetuar në .exe format) si file është edhe një këngë në mp3 format apo wma, wav etj.
    Prandaj emri i tillë përdoret i pa përkthyer.Por ajo i përshtatet gjuhës sonë...
    respektivisht rregullave gramatikore.Me fjalë të tjera emri në fjalë "shqiptarizohet".
    Për me pas një fotografi më të qartë analizoji përkthimet endonjë softveri nga gjiha angleze
    që është primare si gjuhë komjuterike, në gjuhë të tjera për të fituar ide dhe inspirime për përkthime
    tani apo në të ardhmen.Vec kësaj përkthimi mund të bëhet edhe duke e përdorë fjalorin
    anglisht-shqip dhe shqip-shqip për të gjetur emra adekuat.....Duhet të potencoj
    që përkthimi i ndonjë emri në disa raste bëhet në formë logjike dhe i përshtatet sipas
    formës në gjuhën shqipe.Nëse bëhet përkthimi bukval atëherë mund të krijohen gabime dhe keqkuptime.
    Por nuk është edhe aq tragjike nëse ndonjë fjalë përktheht gabimisht pasiqë në verzionet e ardhëshme
    të ndonjë softveri ky gabim korrigjohet....Personalisht, disa vite me rradhë kam përcjell
    "evolucionin" e përkthimeve nga gjuha angleze në gjuhë të tjera ku në fillim ka patur
    gabime qesharake por me kohë këto gabime u eliminuan dhe e morrën trajtën e re pra u krijua
    "kultura" e përkthimit të "standardizuar"nga gjuha angleze në gjuhë të tjera.Do me thënë
    gjuhët e tjera u pasuruan me fjalë të reja në fjalorët e tyre.Ashtu do ngjan edhe me përkthimet
    në gjuhën shqipe.Prandaj ju kisha sygjeruar juve dhe të tjerëve që sipas mundësive dhe dëshirës
    ti përvishen kësaj pune.Për punën që eventualisht do e bëni në të ardhmen d.m.th.
    përkthimet ju nuk do kompenzoheni me të holla nga pronarët e softverave, por ju i bëni
    një nder vetit, pastaj kombit shqiptar pasi që kombet e ndryshme duke i instaluar softverat
    me përkthime shohin se edhe shqiptarët i takojnë botës moderne, janë punëtor dhe merritojnë
    bashkëpunim dhe përkrahje.Jo rrallë herë vetë pronarët e softverave pas punës së kryer ua japin
    si shpërblim verzionet e plota të sofverit(kodet e regjistrimit).
    Ja edhe një program që është përkthyer në gjuhën tonë.(Program i lirë pa ndonjë kompenzim)
    Pas shkarkimit të programit shkarko(download) edhe filin gjuhësor e cila gjindet në faqen e njëjtë
    (vendose në zarfën e softverit dhe ristartoje).
    Emri i filit:albanian.lng
    http://www.audiograbber.com-us.net/

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Dc++

    Për të (shkarkuar)marr filma, muzikë, softvera , materiale shkencore, nga interneti duhet që:

    1)Të shkarkosh programin/softverin DC++ si dhe filin e gjuhës shqipe

    Adresa:

    http://dcplusplus.sourceforge.net/ apo(nëse e para nuk funksionon) http://prdownloads.sourceforge.net/d...7.exe?download
    Adresa e filit në gjuhën tonë: http://sourceforge.net/tracker/?atid...group_id=40287
    Informata të mëtutjeshme i gjen këtu: http://www.b.ali.btinternet.co.uk/DCPlusPlus/index.html


    Shtyp dhe shkarko (download) DC++v0.687 si dhe filin në gjuhën shqipe
    Programi dhe fili është falas.

    2)Instalo programin.Dhe pas saj hape skedarin e DC++.(Ajo gjindet në skedarin program ku gjinden edhe skedarët e programeve të tjera)

    3)Hape skedarin ku gjinden filet e programit të instaluar(shko në skedarin (map) DC++ dhe aty do shohish filet e programit.Aty vërehen shumë file të programit ndër të cilat edhe 3 skedare me emrat logs,filelist dhe incomplete.Ky ishte vetëm një përshkrim për të parë se ku do shkarkohen filmat,muzika etj.

    4)Vendose filin në gjuhën shqipe në skedarin e DC++.
    5)Konfiguro programin në gjuhën shqipe;1-Starto programin,2-Shko në File pastaj Settings dhe Gjej aty ku shkruan Appearance, 3-Shtyp në të dhe do shikosh një fushë të shprazët ku shkruan Language File dhe një buton me emrin Browse.4-Shtyp në butonin dhe gjej filin në gjuhën shqipe.5-Shtyp në filin e gjetur dhe shtyp butonin OK.6-Ristarto programin DC++.Tani ajo u konfigurua në gjuhën tonë.

    Për të shkarkuar filma,muzikë,softvera, materiale shkencore duhet të kesh:

    a)lidhje me rrjetin të tipit cable,adls, apo broadband

    b)hapësirë të lirë në disk/hard drive prej së paku 5/6 Gig(Gigabyte)
    Hubat(Hubat janë porte apo dyer deri tek antarët) janë me emra të ndryshëm
    Shiko vetë në programin DC++. Sa për ilustrimi ja disa huba shqiptare të cilët s´kërkojnë material për shpërndarje si kusht për hyrje në hub(min share është 0-apo e përkthyer në filine gjuhës shqipe.Shpërndarja minimale është 0):

    albaniahub.mine.nu
    tirona.no-ip.info
    kosova.no-ip.info
    shqip.dyndns.org
    mitrovica.no-ip.info
    (në ndërkohë emri dhe adresa mund të ndryshojnë)
    Vini Re!!! Këto s´janë adresa të faqeve por adresa të hubave të DC++.

    Këtu ka huba nga e gjithë Shqipëria i gjithë ballkani dhe bota.

    Këtu mund ti gjeni këto filma(ka edhe muzikë shqiptare MP3 dhe të huaj nga produksioni më i ri nga e tërë bota!!!! sidomos në hubat me antarsi më të madhe)shqiptarë por numri i tyre shtohet gjithnjë:

    1)AD Vitet e rëndësishme, 2)Vjeshta e trëndëfilave, 3)Djelmoshat e Rrezikshëm pjesa1 dhe 2, 4)Skëndërbeu, 5)Hikmetja, 6)Programe humoristike nga festat e vitit të Ri 2006, 7)Cima dhe Leci etj.

    Vepro kështu për hyrje të shpejtë në këto huba;Shko në Fili>Kycje e shpejtë>në dritaren e re që paraqitet kopjo dhe vendos njërën nga adresat e sipërme dhe shtyp OK.Pas hyrjes në hub kliko te ndonjë antar për të marrë materialet e sipërpërmendura.
    Në cdo moment(nëpër hubat e ndryshëm) gjinden mbi 1.000.000!!! përdorues online që shkarkojnë apo ngarkojnë muzikë/filma/softvera me madhësi të ndryshme, por zakonisht ata janë me madhësi prej 3-MB/megabyte muzikë, prej 500/600 MB e deri në 1.4 GiG/gigabyte filma, softvera dhe materiale të ndryshme nga shkenca, arti etj


    c)Si shikohen filmat respektivisht si dëgjohet muzika?Pas shkarkimit të filmit nga ndonjë antar/e i hubit( e vëren shkarkimin direkt nga vetë programi DC++ si dhe kohen e shkarkimit)në skedarin e caktuar ajo mund të startohet kështu;
    Nëpërmjet të programit 1)windows media player që egziston në cdo kompjuter, 2)nëpërmjet të programit të quajtur DivX-pro apo 3)nëpërmjet të Intervideo WinDVD5 apo 6. Dy të fundit janë programe trial apo shareware që d.mth të përkohëshme për një muaj, por brenda DC++ respektivisht hubave/anëtarëve i gjen programet e plota.Kur keni hapur hubin e caktuar shkruaj në search(në anën e majt të DC++) titullin e filmit, programit apo muzikës që dëshironi ta shkarkoni dhe do vëreni nga cili antar mund të shkarkohen.Por duhet me pasë kujdes pasi të gjith antarët cdo herë nuk janë online por egzistojnë vende(huba apo antarë) alternative nga ku mund të shkarkohen.

    Ja adresat:
    http://www.divx.com/
    http://www.intervideo.com/jsp/Home.jsp

    Filmat që shkarkohen nga DC++ janë me prapashtesa:avi, DVD,mpg apo DivX .Programet/softverat, muzika, filmat etj në disa raste janë të paqetuara edhe në formate të tjera tek antarët e hubave si p.sh. rar,cue,bin,iso etj.Prandaj për ti hapur filet në këto formate shërbehu me programin IsoBuster 1.9 apo ndonjë verzion tjetër.Adresa :www.IsoBuster.com Këtu e gjen edhe verzionin në gjuhen shqipe të softverit. Paqetimi në këto formate bëhet për shkak të zvoglimit të madhësisë të filit.(Por ata zakonisht janë në formatet e përmendura më sipër)

  15. #35
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anëtarësuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Se se mora vesh car programi duhet perdorur per ta pekthyer nje software te vogel

  16. #36
    Nuk ka një përgjigje që përmbledh tërë rastet. Varet nga programi që do të përkthesh, varet nga sistemi operativ që përdor. Bëj një kërkim të vockël për PoEdit (Linux, Windows), KBabel (Linux), Pottle (?). Ka raste, shumica, kur edhe një fjalëpërpunues i thjeshtë të bën punë, por programe si ata më sipër ta bëjnë punën shumë më të lehtë.

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    307

    PHP ne gjuhen shqipe?

    Nese dikush ka ne dispozicion ndonje perkthim te php nukes apo te ndonje firme tjeter ne gjuhen shqipe lutet qe me e paraqite ne kete teme, per arsye qe mos me i hi punes me e perkthy nese ekziston ne gjuhen shqipe.
    Ju faleminderit per ndihmen e dhene
    "Arsyeja e mosarsyes që i bëhet arsyes sime aq shum ma dobëson arsyen sa që me arsye e vajtoj bukurinë tënde"

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-06-2002
    Vendndodhja
    -
    Postime
    73
    Ke zgjedhur temën e gabuar, sidoqoftë:

    1- Për Php-Nuke, deri në vers. 7.3 -> http://alblinux.homelinux.org/auto/i...les/nuke/lang/

    2- Drupal -> http://drupal.org/node/11102/release
    -

  19. #39
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    PHP-NUKE e ka vete skedarin e gjuhes Shqipe. Apo nuk te pelqen ai lloj perkthimi ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Lightbulb ALZIP dhe ALFTP

    ALZIP program dhe FTP programi në gjuhën shqipe.E para përdoret për krijimin e të ashtuquajturave zip file.Kur dëshiron të dërgosh më shumë dokumente, fotografi etj. nëpërmjet të postës elektronike përdore ALZIP-in.Në program egziston edhe funksioni për mbylljen e dokumentave me fjalëkalim.d.m.th.edhe nëse përdoret kompjuteri prej disa personave zip filet janë të mbrojutura.Programi është falas për përdorim personal.FTP programi shërben për pranimin dhe dërgimin e dokumenteve deri në faqen personale.Poashtu shërben edhe për kycje në kompjutera të tjerë apo edhe baza kompjuterike.Edhe ky program është falas për përdorim personal.
    http://www.altools.net

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •