Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Festivali i filmit, Sundance - USA, 2006

    19-29 Janar, Park City - Utah

    Gjate ketyre 10-te diteve po prezantohen 120 filma te gjate dhe me 10-tra te shkurter. 50 nga filmat e shkurter mund ti ndiqni tek http://festival.sundance.org/2006

    Nder titujt e filmave te prezantuar gjate javes mund te premenden :

    - Filmi i shkrimtares-drejtuese Nicole Holofcener "Friends With Money," - me artiste kryesore Jennifer Aniston, i cili hapi dhe festivalin.

    - Aktorja Joey Lauren Adams drejtoi filmin me Ashley Judd titulluar "Come Early Morning,"

    - Jonathan Demme, fitues i Academy Award regjizor i filmit "The Silence of the Lambs," drejtoi filmin "Neil Young: Heart of Gold,".

    -Kengetari Justin Timberlake bashke me Emile Hirsch, Bruce Willis dhe Sharon Stone ne filmin e Nick Cassavetes, titulluar "Alpha Dog."

    - Filmi i drejtuar nga Kirby Dick, "This Film Is Not Yet Rated,", filem i cili studion Shoqaten e "Motion Picture" ne Amerike.

    - Filmi i Finn Taylor titulluar "The Darwin Awards," me Winona Ryder dhe Joseph Fiennes u shfaq gjithashtu gjate javes.

    ---

    Nuk e di nese ndonjeri nga forumi pati rastin te ndjeke festivalin gjate javes, apo nese do jete atje gjate dy diteve te fundit. Pershtypjet?! Gjithashtu cfare mendimi kini ne lidhje me filmat e shkurter per kete vit (duke patur parasysh ketu ato 50 filma tek faqja e Sundance).?!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Rrofsh Fiori, eshte nje kryeveper: 50 metrazhe te shkurter mund te shikohen pa u "donwload"-uar fare ne web-site e Festivalit ! (po e secifikoj akoma me shume : filmat jane ketu : http://festival.sundance.org/2006/watch/index.aspx

    Per dreq, nuk e kuptoj mire te folmen (anglishten) amerikane por gjithsesi, Tarkovski thosh qe nje film, ne princip, nuk ka fort nevoje per perkthim: më teper se sa kuptohet, nje film ndihet.

    edhe nje here, faleminderit per link-un !!
    Neser jane çmimet. Te shohim.

Tema tė Ngjashme

  1. Fillimet e Kinematografisė Shqiptare
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 16-05-2012, 10:15
  2. Festivali i 12-tė i filmit shqiptar: 2-9 tetor,2006
    Nga Fiori nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 28-10-2006, 15:17
  3. Festivali i Filmit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 01:02
  4. Festivali i parė ndėrkombėtar i filmit nė Tiranė
    Nga Henri nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 28-09-2003, 23:27
  5. Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
    Nga Blendi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •