Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Mosha
    40
    Postime
    2,176

    Tragjedia e nje kombi : nga gjaku i bisturive deri tek telefonat e Kuvendit Popullor

    Ne Shqiptaret, nje pjese e majme e jona, jemi krenare qe jemi Shqiptare, jemi krenare per Historine tone, jemi krenare per Shqipen tone, jemi kenare, shume krenare, aq krenare saqe do donim ta shikonim shtetin tone qysh nga koncilet e BE e deri tek mbledhjet e Natos, e pse jo brenda edhe ne berthamen e Keshillit te Sigurimit te OKBse. Mbaj mend nje mik kur me thote dikur: pse te mos behet Kadareja Sekretar i Pergjithshem i OKBse (si puna e Ananit).

    Ne jemi krenare qe Tarja luan tek Lacio dhe Bogdani tek Siena, jemi krenare qe Kledi kercen tek mediaseti, jemi krenare qe Klajdi ia jep ujin ne bisht te luges Italianeve, jemi krenare qe Krasniqi eshte kampion ne boks, jemi krenare qe Belushi e kishte prej'ardhjen nga Shqiperia. Krenaria jone shtohet dita dites, dhe aq shume behen keto burimet e krenarise sone saqe e gjithe krenaria duket si lemsh e li te cilen e kalojme nga tekstileshi i mediave shqiptare dhe e kthejme ne batanije leshi qe mban ngrohte nje komb te tere!

    Dhe mbasi e hedhim kete batanijen e leshit mbi shpine, dhurate e mediave -te kontrolluara nga siper- atehere nuk duam te degjojme me fjalen "ftohte". Neve na mban kjo batania e leshit aq ngrohte saqe per ne bota, edhe sidomos Shqiperia (dmth. Tirana), gjithmone gjendet nen rrezet e Diellit dhe cdo gje shkon mire!

    Biles edhe kur zihemi ne Shqiptaret me shume zihemi per batanijen e leshit, kush te marre nje cope me shume nga kjo batanija e leshit e kombit tone (kaq e mrekullueshme). Ne nuk duam te degjojme per ftohtin, batanija e leshit e mban ngrohte kombin tone! Kush thote qe ne Shqiperi ben ftohte, ne themi se eshte tradhetar, shovinist i huaj apo njeri qe nuk e ka idene nga batania e leshit te krenarise se kombit tone!

    Pra cdo gje shkon vaj (nga ai i ullirit)...

    Tosi i premton kombetares tone nje shume te madhe nese fiton me Greqine, dhe nese kombetarja fiton neve behemi krenare dhe Tosi vetvetiu hero i kombit (te pakten per ate naten e fitores)! Sala sa here del ne TVte me shume interesohet per minoritet edhe pakicat e tjera (qe ose jane ne Greqi ne kete moment, ose ne SHBA!) vetem qe ta marri vesh Brukseli se Sala i ri nuk ka asnje lidhje me Salen e Kallasheve! Pastaj kombi jone zihet se kush politikan do i japi nje pjese me te madhe brenda kesaj batanijes se leshit!

    Megjithate pertej batanijes se leshit te kombit tone, bene shume ftohte! Ka filluar ftohte i madh qysh nga lagjet e Athines (si psh. Aja Varvara) dhe te Janicas e deri ne fshatrat e Kalabrise dhe lagjet e Milanos. Ben shume ftohte, ftohti ka perfshire tere Europen Perendimore dhe nga Ballkani arrin deri ne Moske. Dhe megjithese Shqiperia gjendet ne qender te kesaj zone te ftohtit mafioz, neve Shqiptaret nuk e ndjejme ftohtin sepse na mbulon batanija e leshit!

    Temperatura e ulet morri tre jete ne Shqiperi, por ftohti mafioz sa jete morri? Vetem ne befatrovin e Aja Varvares, jashte Athines, u rregjistruan 400 femije shqiptare te humbur (qysh ne vitet 90). Vetem ne nje klinike te Janicas kishin kaluar reth 200 te reja shqiptare per te lindur aty, dhe per tu kthyer ne Shqiperi pa foshnjet e veta! Me te vertet numer i vogel ky ne krahasim me numrin e vertet, apo me c'ndodh brenda ne Shqiperi!

    Vazhdonin lajmet e Alfes: doktori kasap nga Janicaja u zbulua se bente shume telefonata ne Shqiperi, kryesisht ne Komisariatin e Korces dhe ne Kuvendin Popullor (ke kerkonte ne Kuvendin Popullor zoteri kasapi?), doktori nga Janicaja sa here qe kalonte doganen shqiptare kishte nje foshnje me vete, sipas interpolit italian organet e femijeve shkonin ne Itali me valixhe diplomatike dhe me helikopter (do nderhyj pastaj gazetari grek : "me duket se nusja e z. Nano ka kompani private helikopterash, e vetmja ne Shqiperi"), nje ish minister akuzohej nga interpoli italian, gazetareve nuk iu lejua te marrin ne pyetje organet shqiptare gjate reportazhit..... Keto dhe shume lajme te tjera u bene te njohura dje ne nje nga kanalet me serioze greke (Alfa), tek emisioni me i shikuar ne vend (Xhungla) nga gazetari me serioz (M. Triandafilopulos). Ceshtja ka reth dy vjet qe sillet reth e perqark gjykatave greke, po pa zgjidhje deri tani....


    Megjithate ne Shqiptaret vazhdojme te zihemi per batanijen e leshit te krenarise, dhe gezohemi qe vendi yne po ecen aq perpara..... megjithese pasurira dhe dinastira te tera ndertohen e bien cdo dite mbi gjakun e femijeve shqiptare!

  2. #2
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Mosha
    37
    Postime
    339
    Mir e ke ti........po kujt ja the esht puna!!!!!!!!!!!!!

    Deri sa te bejn qefet e veta ata pak shqiptar qe jan ne krye te shqiprise dhe deri sa te bej qefet e veta bota me ne qe na shfrytzon dhe na tall.....asnji gje nuk do ndryshoj. Prandaj ato fjalet e tua sa do te bukura dhe te verteta do vazhdojn te qendrojn ne ajer deri sa t'ju teket te tjereve te vendosin per ne.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Mosha
    40
    Postime
    1,450
    Kjo eshte nje ceshtje nga ato lajmet "nen rrogoz" qe te gjithe e dine po sduan ta pranojne .. eshte vertete e dhimbshme .. eh cben varferia dhe turp per keto gjera qe bejne keta njerez , zoti i ndeshkofte ...

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Kushtetuta e Pėrkohshme e Kosovės
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 23-01-2009, 22:03
  3. Ramizi per pluramizmin.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 00:43
  4. Grushti i Shtetit ne Kili 1973 - Fakte dhe mithe
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-08-2005, 20:25
  5. Perse ndodhi grushti i shtetit ne Kili 1973.
    Nga Toro nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:04

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •