Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Lojërat Olimpike Dimërore - Torino 2006

    Lojërat Olimpike Dimërore të Torino do te zhvillohen nga data 10-26 shkurt.

    Përfundimisht, Shqipëria për herë të parë në historinë e lojërave Olimpike Dimërore, do të ketë përfaqësuesin e saj në "Torino 2006", edhe pse fatura financiare mund të jetë pak e shtrenjtë për sportin shqiptar.

    Sukese!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 06-08-2006 më 09:22
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Një një mbrëmje gala, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i dorëzon flamurin skiatorit shqiptar 01-02-2006

    Erion Tola, flamurmbajtësi shqiptar në "Torino 2006"

    Delegacioni olimpik

    Erion Tola skiator
    Roberto Bonavita trajner
    Shkëlqim Mema shef i misionit
    Hysen Domi President i KOKSH-it
    Stavri Bello Sekretar i KOKSH-it

    Përfaqësimi për herë të parë i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006", që zhvillohen nga data 10-26 shkurt në Itali, me skiatorin 19-vjeçar Erion Tola është ndoshta ngjarja më e rëndësishme e vitit për sportin shqiptar.

    Mbrëmë, në një mbrëmje gala, Presidenti i Republikës, z.Alfred Moisiu, i dorëzoi flamurin sportistit të vetëm që do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në olimpiadën dimërore, Erion Tola, nën tingujt e himnit tonë kombëtar. Të ftuar në këtë mbrëmje gala ishin personalitete të sportit dhe të politikës. Fjalën e hapjes e mbajti presidenti i KOKSH-it, Hysen Domi, i cili vlerësoi përfaqësimin e Shqipërisë në këtë lojëra si ngjarjen më të rëndësishme të vitit, duke veçuar bashkëpunimin dhe përkrahjen e MTKRS-së dhe të komunitetit të biznesit në projektin e KOKSH-it për përfaqësimin e skiatorit Erion Tola në "Torino 2006".

    Presidenti i Dhomës së Tregtisë, z. Luan Bregasi, vlerësoi nga ana e tij se për herë të parë bëhet e mundur në mënyrë të organizuar hartimi i një projekti për sponsorizimin e sportit cilësor. "Deri dje,- tha ai,- mbështetja e biznesit ndaj sportit ka qenë individuale dhe jo e organizuar. Shumë firma private e kanë mbështetur përfaqësimin e Tolës në këtë aktivitetet."

    Axhenda e ditës së djeshme ka qenë tejet e ngarkuar për skiatorin shqiptar Erion Tola dhe trajnerin e tij, italianin Roberto Bonavita. Në orën 11.00, zv.ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Neritan Alibali, priti skiatorin e ri shqiptar, Erjon Tola për t'i uruar një përfaqësim dinjitoz në Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006". Alibali e vlerësoi sportistin Tola për rezultatet e larta që ka arritur dhe që për herë të parë bën të mundur pjesëmarrjen si konkurrente të Shqipërisë në këto lojëra.

    Zv.ministri Alibali, që u prezantua në këtë konferencë për shtyp përkrah presidentit të KOKSH-it, Hysen Domi, dhe presidentit të Dhomës së Tregtisë, Luan Bregasi, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer që u arrit mes MTKRS së, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesve të biznesit. "Ky partneritet mes shtetit dhe komunitetit të sportit dhe të biznesit është një dëshmi e qartë e rezultatit të politikave që qeveria dhe ne si ministri zgjodhëm për të mbështetur zhvillimin e sportit në Shqipëri,"- tha ndër të tjera zv.ministri Alibali. Ai deklaroi se MTKRS-ja do ta thellojë këtë bashkëpunim për të mbështetur veçanërisht sportistët cilësorë dhe që premtojnë rezultate të larta në konkurrimet brenda dhe jashtë vendit.

    Kryeministri Berisha, takim me dyer të mbyllura

    Në orën 12.30, delegacioni olimpik shqiptar është pritur edhe nga Kryeministri, z. Sali Berisha. Pritja që Kryeministri kishte rezervuar për delegacionin olimpik u zhvillua me dyer të mbyllura. Megjithatë, mësojmë se numri 1 i qeverisë i ka uruar suksese skiatorit shqiptar në përfaqësimin e tij në Lojërat Dimërore "Torino 2006", duke premtuar se qeveria që ai drejton do ta mbështesë edhe në të ardhmen sportin e skive.

    Erion Tola: Në dejet e mia jam shqiptar

    Djaloshi 19-vjeçar Erion Tola vendlindjen e tij e ka në Tiranë, por në të vërtetë është rritur dhe formuar në Itali. Djaloshi, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Dimërore "Torino 2006", edhe pse e flet me vështirësi gjuhën e prindërve, ka vendosur që në një nga ballafaqimet më të rëndësishme sportive të vitit të përfaqësojë Shqipërinë. "Unë jam shumë krenar që përfaqësoj Shqipërinë në këto lojëra. Brenda meje unë ndihem shqiptar dhe kurrsesi nuk do të mundja të konkurroja për ndonjë shtet tjetër veçse për Shqipërinë. Ndihem shumë i lumtur për vlerësimin që më bëni. Unë nuk mund të premtoj medalje në këto lojëra, sepse jam shumë i ri akoma. Por premtoj se do të luftoj me të gjitha forcat e mia për të përfaqësuar vendin tim në një sfidë kaq të madhe, siç është kjo olimpiadë,"- tha tepër i emocionuar skiatori Erion Tola.

    Trajneri Bonavita: Ky është vetëm fillimi

    Për Shqipërinë, përfaqësimi për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore është një rast unik. Ndërsa për trajnerin italian Roberto Bonavita ky përfaqësim për sportistin e tij është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. "Unë e di që për Shqipërinë ky është një eveniment i rëndësishëm. Erioni ka vite që stërvitet dhe mund të them se është rritur në një vend ku skitë janë sporti më popullor. Ne jemi stërvitur shumë për të arritur deri këtu dhe dua të them se përfaqësimi i Erionit në "Torino 2006" është vetëm fillimi i një rruge të gjatë,"- tha trajneri Bonavita.

    Ekipi, sot drejt Torinos

    Ekipi olimpik shqiptar është nisur sot, në orën 3.00 të mëngjesit, drejt Torinos për t'u përfaqësuar në Lojërat Olimpike Dimërore. Skiatori Erion Tola do të akomodohet në fshatin olimpik, i cili hapet po sot, për t'u njohur me mjedisin sportiv dhe për të kryer fazën e fundit stërvitore para startit të lojërave më 10 shkurt. Ai do të përfaqësohet në këto lojëra në tri disiplina të skive alpine. Tola do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në garën e sllallomit gjigant, sllallomit special dhe të supergjigantit. Përfaqësimi në tri gara i skiatorit është bërë sipas sistemit të kualifikimit.

    Përfaqësimi i Tolës në këtë olimpiadë është bërë e mundur nga mbështetja financiare e komunitetit të biznesit, MTKRS-së dhe KOKSH-it. Vetëm përgatitja për pjesëmarrjen e tij në Lojërat Dimërore, që zhvillohen nga data 10-26 shkurt, parashikon një financim prej 41.700 eurosh.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    GoLdEn BoY Maska e Wind_of_Change
    Anëtarësuar
    23-12-2005
    Vendndodhja
    atu ku ndodhen tifozet e italise
    Postime
    251
    Po mire mer burre shyqyr qe po perfaqesohemi njehere ne lojerat olimpike dimerore. Ja ku erdhi dhe dita jone te kemi nje perfaqesues te vendit tone
    megjithese shume i ri ne moshe.
    Ai premton per te ardhmen.

  4. #4
    x Maska e Juvi
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    po pra

    qejf i modh

    ishalla nuk len koqen e nomit ky se mire qe nuk morim pjese, por edhe me nje fere qe bi daci ne kos me u felliq sikur nuk shko

    ishalla di me nejt ne kome siper skive ky qe nuk dinte me fol as shqip
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Lojrat Olimpike Torino 2006

    Te merkuren, ne date 08 Shkurt 2006,, ne oren 15.00, u zhvillua ne Torino, ceremonia e paraqitjes se delegacionit olimpik Shqiptar. Kryebashkiakja e Qytezes Olimpike, sportistja e mirenjohur Italiane, disa here fituese e cmimeve te medha olimpike, Manuela di Centa i uroi mireseardhjen delegacionit Shqiptar te perfaqesuar nga Presidenti i Federates Shqiptare te Skive, zoti Shkelqim Mema.

    Shqiperia perfaqesohet per here te pare ne Lojrat Olimpike Dimerore, me skiatorin nga Tirana, 19 vjecarin Erjon Tola.

    Ceremonia u ndoq edhe nga nje grup bashkeatdhetaresh te organizuar nga shoqata kulturore Italo-Shqiptare “Vatra”, te cilet kishin pergatitur dhuraten e delegacionit Shqiptar, nje kompozim floreal me ne qender flamurin kuqezi dhe dy kukulla te veshura me kostume kombetare.

  6. #6
    [duke luajtur futboll] Maska e Adriano-10
    Anëtarësuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    Stadium........ Grupi: Tetova Clan
    Postime
    305
    Google paska bere LOGON per keto lojera

    Punën e sotme mos e lër për nesër...shtyje sa të mundesh...

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Lojërat e 20-ta olimpike në histori filluan, pasi dje në mbrëmje u zhvillua ceremonia hapëse 11-02-2006

    Torino 2006, u ndez Flaka Olimpike

    Flaka Olimpike e Torinos 2006 u ndez ditën e djeshme. Kjo shënoi hapjen garave sportive të këtij kompeticioni të rëndësishëm botëror. Ishte Juri Çeki ai që filloi ceremoninë hapëse me një kërcim. Pas këtij spektakli që zgjati për rreth dy orë, filloi sfilata tradicionale e atletëve. Për Italinë ishte Karolina Kostner ajo që mbante flamurin. Xhorxho Roka lexoi betimin, ndërsa Stefania Belmiondo ishte mbajtësja e fundit e flakës, para se ajo të rikthehej atje ku u çel. Ishte pikërisht një numërim mbrapsht që shoqërohej sërish nga Juri Çeki, i cili godiste me çekiç për të sinjalizuar momentin e ndezjes së flakës, që simbolizoi nisjen e lojërave të 20-ta olimpike në histori. Ishte një ceremoni tepër e bukur që dhuroi spektakël, si për 35 mijë spektatorët VIP, gjithashtu edhe për rreth dy miliardë shikuesit nga televizori. Pasioni dhe dinamizmi i italianizuar ishin elementët që kanë frymëzuar ideatorët që krijuan ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike "Torino 2006". Sportistët që përfaqësuan shumë shtete të ndryshme të botës, sfiluan për rreth një orë në formë rrethi, duke simbolizuar se sporti arrin të bashkojë të gjithë botën në një vend të vetëm, të cilët do të "përballen" me njëri-tjetrin për diçka të bukur dhe paqësore. Pas sfilatës së tyre ishin plot 500 figurantë që dhuruan spektakël në not akrobatik.

    Flaka mbërriti në stadiumin ku u zhvillua ceremonia hapëse, pasi kaloi nga shumë mbajtës, midis tyre edhe Xhorxho Armani, i cili kishte hequr dorë nga ngjyra e tij e preferuar, e zeza, dhe ishte veshur me ngjyra të ndryshme, duke simbolizuar flamujt e larmishëm të shteteve, të cilat do të marrin pjesë në Torino. Gjithashtu binte në sy edhe një paradë e disa policëve, të cilët simbolizojnë ruajtjen e qetësisë së pjesëmarrësve. Më pas erdhi një pjesë muzikore e orkestrës, e cila u dirigjua nga Klaudio Balioni. Ceremonia hapëse u organizua në mënyrë tepër të bukur dhe në fakt tregoi se sporti meriton shumë vëmendje. Lojërat olimpike mund të jenë të mbuluara nga ngjyra e bardhë, pasi shumica e sporteve kanë të bëjnë me botën. Ceremonia hapëse i dha fillim një spektakli të garantuar...

    Stadiumi "Komunal", aty ku u "ndezën" lojërat

    Më 26 nëntor të vitit 2005 është prezantuar zyrtarisht stadiumi olimpik i Torinos, ku dje u zhvillua dhe ceremonia e hapjes së lojërave olimpike dimërore. Struktura ka qenë e gatshme, pasi ai më parë ka qenë stadiumi "Komunal", i cili është ndërtuar në vitin 1933. Nga viti 1934, në këtë stadium kanë filluar të luhen edhe ndeshje futbolli. Për pak kohë, ky stadium ka qenë edhe Muze Automobilistik. Në vitin 1990, stadiumi u la mënjanë, pasi u ndërtua "Dele Alpi". Kur u vendos që do të bëhej hapja e lojërave olimpike dimërore, stadiumi filloi të rikonstruktohej dhe për këtë shërbim u shpenzuan 30 milionë euro. Kapaciteti i tij ka shkuar në 27.168 vende, të gjitha këto vende janë të mbuluara. Sipërfaqja e tij është 1163 metra katrorë dhe që nga viti 2006 ka kaluar nën pronësinë e komunës së Torinos.

    Ekzistenca e lojërave olimpike ka çuar në lindjen e dy betimeve, atë të gjyqtarëve dhe të atletëve

    Betimi olimpik i atletëve është shkruar nga Pier dë Kubertë (Pierre de Coubertin) dhe është përdorur për herë të parë në lojërat e vitit 1920, të zhvilluara në Anversë.
    Më 1920-n, teksti i betimit u lexua nga sportisti belg Viktor Boin. Aty thuhej: Betohemi se do të marrim pjesë në Lojërat Olimpike me një shpirt kalorsiak, për nder të vendit tonë e për lavdi të sportit. Disa vite më vonë, "BETOHEMI" u zevëndësua nga "PREMTOJME", ndërsa "VENDIT" nga "SKUADRA". Me rastin e olimpiadës së vitit 2000, që u zhvillua në Sidnei, për shkak dhe të çështjeve të dopingut, u shtua teksti i betimit olimpik të atletëve. Betimi i atletit aktualisht është: Në emër të të gjithë sportistëve premtoj se do të marrim pjesë në këto Lojëra Olimpike duke mbajtur parasysh regullat dhe duke i respektuar ato, për të ruajtur shpirtin e vërtetë të sportivitetit, për një sport pa doping, pa drogë, për lavdi të sportit dhe për nder të skuadrave tona.

    Flaka Olimpike e Olimpiadës së Torinos u ndez në qytetin e Olimpias, në Greqi, më 27 nëntor të 2005-s, me ceremoninë tashmë të zakonshme që paraprin çdo zhvillim të lojërave olimpike, qofshin këto dimërore. Flaka ndodhet në altarin e tempullit të Estia s dhe kalon përpara monumentit të Pier dë Kubertë. Flaka ka shkuar në Itali më 8 dhjetor. Pishtarmbajtësi i parë për flakën e Lojërave Dimërore të Torinos ishte presidenti i Italisë, Karlo Axelio Çiampi, i cili pas një ceremonie të mbajtur në sheshin "Kuirinale", ia dorezoi atë Stefano Baldinit. Pasi ka qarkulluar në shumë qytete italiane, më 10 shkurt të 2006 është ndezur dhe pishtari i madh olimpik. Pishtari Olimpik është prej çeliku dhe ka formën e një skije. Ai është i gjatë 77 cm, i gjerë 10,5 cm, ndërsa peshon 1,9 kg. Nga jashtë është lyer me një bojë të veçantë që mundëson rezistencë të madhe termike që shkon nga 20C deri 25C. Pishtari ka një autonomi prej 15 minutash dhe mund të funksionojë deri në 5.000 m lartësi. Flaka e tij ushqehet nga një përzierje hidrokarburesh (40% propilen, 60% butan) që ndodhet brenda pishtarit në një lloj bombole prej alumini.

    15 janë disiplinat që do të mbahen në "Torino 2006": biatlon, bob, kombinimi nordik (ecje dhe hedhje me ski), kurling, stil i lirë snoubord, hokei në akull, patinazh artistik, gara shpejtësie në akull, hedhje me ski, ski alpine, maratonë me ski, short track, skeleton, gara me slitë, gara në snowboard.

    65 janë vendet ku do të mbahen Lojërat Dimërore Torino 2006: impiante sportive, infrastruktura të ndryshme, fshatë olimpike për atletët dhe median. Vetëm në qytetin e Torinos janë ndërtuar dy salla të reja dhe janë rikonstruktuar 4 ambiente ku do të zhvillohen ndeshje hokei apo gara patinazhi.

    7 qytete presin ekipet olimpike, ku do të zhvillohen garat: Torino, Bardonekia, Kazana, Pinerolo, Praxhelato, Soz d'uls dhe Sestrie.

    3 janë fshatrat olimpike që janë ndërtuar për të pritur atletët pjesëmarrës (Torino, Bardonekia e Sestrie).

    85 komitete olimpike kombëtare kanë ndjekur nga afër Lojërat Olimpike "Torino 2006".

    84 janë titujt që do të jepen në 17 ditët e këtij aktiviteti.

    2.500 është numri i atletëve që përfaqësojnë vendet e tyre në 15 disiplinat e Lojërave Olimpike Dimërore.

    2.300 është numri i përfaqësuesve nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, komiteteve olimpike kombëtare dhe federatave që do të jenë të pranishme gjatë zhvillimit të lojërave.

    650 janë gjyqtarët që do t'i gjykojnë garat në 15 disiplinat sportive.

    10.000 përfaqësues të mediave nga e gjithë bota do të transmetojnë ngjarjen më të rëndësishme të vitit, Lojërat Olimpike Dimërore "Torino 2006".

    35 mijë ka qenë numri i spektatorëve që kanë ndjekur nga afër ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike dhe 2 miliardë e kanë ndjekur përmes televizioneve.

    1,7 miliardë euro është shifra e investuar për këto lojëra.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Nje imazh nga hapja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ceremonia e hapjes qe e lezetcme. Disa momente qe me lane mbresa me shume ishte kenga e John Lenon kenduar nga Peter Gabriel "Imagine," (sidomos ne kohet e veshtira qe jetojme sot, kenga ishte mjaft kuptimplote) ... gjithashtu pellumbi (dove) i paqes i formuar nga artistet, mbyllja me Pavarotin, por mbi te gjitha mbajtja e flamurit te lojrave Olimpike nga tete femra me personalitet dhe jete mjaft te pasur. (Ndoshta sentimentalizem i tepruar feminist ) ... mgjth domethenes.

    I uroj fat sportistit tone, mgjth edhe nqs nuk fiton, ka nderin te jete i pari sportist shqiptar ne lojrat e Olimpike te Dimrit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 11-02-2006 më 17:50

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Vertete qe eshte per t'iu gezuar faktit te pjesemarrjes se pare ne keto lojera. Kur dhe vende sahariane qe nuk kane pare bore me sy konkurojne atje, do te ishte per te vene duart ne koke qe gjendja jone te vazhdonte si me pare. Nje vend malor, me nje dimer te ashper, me bore qe me ka marre malli aq shume, apo s'kishte rene para ca ditesh ashtu floke-floke, duhet te beje diçka ne kete drejtim.

    I uroj vertete suksese dhe ska gje, akulli eshte thyer tani...

    ps : po ne ç'disipline konkuron ai bandilli yne ?

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Kurse mua pervec sa me siper me beri pershtypje flamuri une shqiptar i varur ne krye te Flamureve te tjere.

    Uroj qe Olimpjaden tjeter ekipi yne te perbehet nga me teper pjesmmarres, pasi pervec Erion Toles, mund te perfshihen edhe atlete te tjere shqiptare nga Diaspora dhe nga Kosova, apo viset e tjera shqiptare, ku sportet e bores jane shume me te zhvilluara se ne Shqiperi.

    Nderkohe, Bravo i qofte Erionit, qe beri te mundur ngritjen e flamurit Shqiptar ne nje Olimpjade dimrore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Lioness : 11-02-2006 më 17:50
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e elbasan
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    75
    Sipas faqes zyrtare të LO Erjon Tola do te marrë pjesë në tri disiplina:
    Slalom maschile
    Slalom Gigante maschile
    Super-G maschile

    ja ky është Erjon Tola

    "Atdheu mbi gjithçka."
    Zogu I

  13. #13
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Waw ishte nje organizim fantastik,ishalla shohim ndeshje te forta.

    Vigani

  14. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga elbasan
    Sipas faqes zyrtare të LO Erjon Tola do te marrë pjesë në tri disiplina:
    Slalom maschile
    Slalom Gigante maschile
    Super-G maschile

    ja ky është Erjon Tola
    More, po cfare eshte ky vertet se na morret mente? Ca jane keto mashi-mishi se s'po marr vesh gje une; me duket sikur po lexoj Torren ne hebraisht Une ne pafsha nonjecike patinazh, pa keto gjonat e tjera nuku i marr vesh.
    Summertime, and the livin' is easy...

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Pervec Erionit kush tjeter ben pjese ne skuadren olimpike?

  16. #16
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Citim Postuar më parë nga i_pakapshem
    Pervec Erionit kush tjeter ben pjese ne skuadren olimpike?

    Vetem ai eshte per Shqiperine skena tjeter...

    Ja boft zoti hallall qe te pakten ka talent per disa sporte dhe qe reprezanton Shqiperine....

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga elbasan
    Sipas faqes zyrtare të LO Erjon Tola do te marrë pjesë në tri disiplina:
    Slalom maschile
    Slalom Gigante maschile
    Super-G maschile
    Sikur kishte deklaruar qe s'merr dot pjese ne Super-G se eshte teper i gjate (1.81m - super-G eshte gare e rrezikshme per te gjatet - shume e shpejte, qendra e gravitetit duhet mbajtur ulet). Paska ndryshu mendje.
    Ignore List: Den Bossi

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc
    Vetem ai eshte per Shqiperine skena tjeter...

    Ja boft zoti hallall qe te pakten ka talent per disa sporte dhe qe reprezanton Shqiperine....
    Se dija qe nje vend mund te reprezantohet vetem nga nje sportist

  19. #19
    menefregist Maska e WaRrIoR
    Anëtarësuar
    04-09-2003
    Vendndodhja
    Me nei plazh tropikal
    Postime
    191
    Me nga nje perfaqesues kishte shume shtete tjera pervec shqiperise...dhe shtete me te mdhaja biles
    E rendesishme eshte te marim pjese!

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar më parë nga i_pakapshem
    Pervec Erionit kush tjeter ben pjese ne skuadren olimpike?

    Edhe babi me mamin e Erionit.....

    He se bej shaka. Vetem nje perfaqesues kishim si shtet viktim qe jemi, na rrofte bora dhe malet. Edhe shtete si Xhibuti dhe Kukalaku kishin me shume atlete se ne pavaresisht se jane ne mes te shkretetires dhe gamileve.

    Ceremonia e hapjes ishte brilante. Dukej virtuoziteti dhe sofistikimi i italianeve.

    Nuk me pelqeu fare ajo uniforma e zeze me te kuq e delegacionit tone. Ngjyra te ashpra sikur po shkojme ne lufte jo sikur po shkojme per tu argetuar. Cdo shtet kishte ne uniforma ngjyra te lehta e te gezueshme si dhe te bardhen simbol i bores, dhe kristalet dalloheshin ne kapelet e cdo uniforme. Vetem ne patriotet e medhej ishim ndryshe. Na duhet nje fashion advisor per keto evenimente.

    Deri sot kryeson me medalje Norway me 11. pastaj vijne Germany dhe Russia. Usa eshte ne vendin e 4, por ne fund do te dalim te paret.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Martesa dhe homoseksualët
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 508
    Postimi i Fundit: 06-01-2024, 15:53
  2. Shqipëria, pjesëmarrëse në Lojërat Islamike
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 16:34
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Nano firmos per paqen gjate lojrave olimpike
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-08-2004, 00:10
  5. Greqia dhe Lojrat Olimpike te 2004.
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 23:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •