PRISHTINE (21 Janar)
Ora 18:15 Ende e papercaktuar dita e kryerjes se ceremonise mortore te Ibrahim Rugoves, pritet vendimi i institucineve
Lidhur me diten se kur do te zhvillohet ceremonia mortore e Presidentit te Kosves Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot ne mesdite, ende nuk eshte vendosur. Sipas korrespondenteve ne Kosove, mesohet se per te vendosur se kur do te kryhet kjo ceremoni pritet te ngrihet nje e nje komisioni i posacem. Pra do te jene institucionet ato qe do te vendosin.
Ora 18:10 Sekretari i jashtem britanik Straw: Rugova nder figurat me te shquara te Kosoves
Ne kete moment te veshtire per familjen Rugova dhe popullin e Kosoves, deshiroj te shpreh simpatine time dhe ngushellimet e mia me te sinqerta per vdekjen e kryetarit Ibrahim Rugova, ka thene sekretari i jashtem britanik, Jack Straw. Ai e ka vleresuar presidentin Rugova si nje nder figurat me te shquara te Kosoves. "Vdekja e tij vjen ne kohen e procesit kur vendoset e ardhmja e Kosoves, per te cilen gje kryetari Rugova ka punuar fuqishem”, ka thene Straw.
Ora 18:05 Eliot Engel: Te gjithe duhet ta marrin shembull nje njeri si Rugova
“Ibrahim Rugova i kushtoi gjithe jeten per pavaresine e Kosoves dhe eshte per te ardhur keq qe ai tani nuk eshte me. Por duhet ta marrim te gjithe per shembull. Une isha per vizite ne Kosove dhe surprizova nga aftesia dhe aftesia e ketij njeriu. Megjithate tani mund te them se Kosova ka politikane shume te zote dhe jam I sigurt se ata do te dijne ta cojne perpara misionin e Rugoves per nje Kosove te pavarur”, eshte shprehur sot Eliot Engel, ligjvenes demokrat ne SHBA
Ora 17:55 Petersen dhe lideret kosovare me nje deklarate te perbashket: Jemi te bashkuar ne dhimbje. Jemi te bashkuar ne ecurine e Kosoves
Pasi eshte takuar me lideret kosovare shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ka dale me nje deklarate te perbashket per shtyp. Ne kete deklarate te tij dhe lidereve politike kosovare thuhet: Kosova gjithnje ka qene e bashkuar dhe ne kete moment kosovaret duhet te perballen me kete moment te dhimbshem. Jemi shume te pikelluar te gjithe per humbjen e kryetarit Ibrahim Rugova. Ne jemi te bashkuar ne dhimbjen tone se bashku edhe me te gjithe njerezit. Jemi te bashkuar qe ta cojme Kosoven perpara.
Ora 17:50 Qytetaret kosovare qirinj me rastin e vdekjes se kryetarit Rugova
Kryesia e Forumit te Rinise te LDK-se permes nje njoftimi per shtyp i ka ftuar qytetaret e Kosoves qe me rastin e vdekjes se kryetarit Ibrahim Rugova te mblidhen ne sheshet kryesore te te gjitha qendrave te Kosoves sonte duke filluar nga ora 19.00 dhe te ndezin qirinj ne shenje nderimi per jeten dhe vepren e kryetarit Rugova.
Ora 17:40 Kosumi kërkon pjekuri dhe bashkim për Kosovën
“Në këto çaste pikëllimi Kosovës i duhet më shumë se kurrë bashkimi dhe forca për të tejkaluar dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të paqes dhe pavarësisë, kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova”, ky ka qene mesazhi ndushellues i kryeministrit Bajram Kosumi pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.
Ora 17:35 Solana: Do te na mungoje urtesia dhe autoriteti i Rugoves
"Presidenti Rugova ishte një njeri i paqes dhe i pathyeshem. Do të na mungojë urtësia dhe autoriteti i ketij njeriu te madh", deklaroi sot Havier Solana, përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Europian.
Ora 17:20 Ndizen qirinj ne qender te Tiranes per nder te Ibrahim Rugoves
Sheshi Skenderbej eshte mbushur me qirinj te cilet jane ndezur ne oret e drekes ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova. Ka qene Parlamenti Rinor i cili ka ftuar të gjithë qytetarët e Tiranës të ndezin qirinj në homazh të Presidentit Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta sot në mesditë.
Ora 17: 10 Thaçi: Ndërtimi i idealeve për Kosovën shtet të pavarur bëhet vetëm bashkërisht
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi, ka thënë sot në një konferencë për shtyp se vdekja e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova në momentet aktuale të proceseve të rëndësishme politike për statusin e vendit është një moment i rëndë për çka ka kërkuar që kjo gjendje të kalohet nga qytetarët dhe institucionet me dinjitet dhe pjekuri njerëzore e politike.
Ora 16:55 Gjeneral Çeku: Rugova ishte përkrahës dhe mbështetës i madh i vizionit të TMK-së
“Lajmi për vdekjen e kryetarit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova na ka tronditur dhe prekur thellë edhe ne pjesëtarëve të TMK-së. Me vdekjen e tij, Kosova dhe qytetarët e saj kanë humbur një personalitet të shquar dhe një lider të madh, në një moment shumë të rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen”, ka thënë në një telegram ngushëllimi komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant Agim Çeku dërguar qytetarëve të Kosovës dhe familjes Rugova.
Ora 16:25 Goldberg: Rugova e ka të siguruar vendin në historinë e Kosovës
Perfaqesuesi i zyres amerikane ne Prishtine Filip Goldberg ne nje telegram ngushellues shkruan se “Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA kanë humbur një mik të vjetër dhe të nderuar. Ai tashmë e ka të siguruar vendin në historinë e Kosovës dhe në zemrat e njerëzve këtu dhe në botë”.
Ora 16:19 Gjenerali Valoto: Për mua si komandant i KFOR-it ka qenë nder për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovë
Në emër të ushtarëve të KFOR it, Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto, i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së Z. Rugova. "Dëshiroj të shpreh keqardhjen time më të thellë për humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Për mua si komandant i KFOR it ka qenë nder dhe kënaqësi për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës", ka thënë Gjenerali Valotto. "Jam i bindur se cilësitë e mëdha morale dhe njerëzore që ishin pjesë e personalitetit të Z. Rugova, do të vazhdojnë të udhëheqin rrugën e popullit të Kosovës për një të ardhme paqësore dhe jo të dhunshme të rajonit.
Ora 16:15 LDK thekson përkushtimin e palëkundshëm për vazhdimin e rrugës së së Presidentit historik të Kosovës Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves ka lëshuar një komunikatë pas vdekjes së Presidentit Rugova, i cili deri në vitin e kaluar ka qenë në krye të kësaj partie. " Kryesia e LDK së, duke shprehur nderimin dhe respektin e thellë për simbolin e lirisë e të pavarësisë së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella gjithë popullit të Kosovës, institucioneve demokratike, simpatizantëve dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së. Lidhja Demokratike e Kosovës në këto momente të rënda të dhembjes thekson përkushtimin e saj të palëkundshëm për vazhdimin e rrugës së trasuar nga Prijësi dhe Presidenti historik i Kosovës nërealizimin e plotë të pavarësisë dhe të shtetit demokratik të Kosovës", thuhet në fund të komunikatës. Edhe Forumi i Gruas i LDK ka lëshuar një komunikatë në të cilën thuhet kjo organizatë dhe anëtarësia e gjërë e saj mori me pikëllim të madh vdekjen e hershme të presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Ora 16:09 Bashkësia Islame: Populli i Kosovës të ecë ne rrugen e presidentit Rugova
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), nëpërmjet një telegrami ngushëllimi, thotë vendi po kalon momente te veshtira por dhe vendimtare. Kjo bashkesi I ben thirrje popullit te Kosoves te ece ne rrugen e nisur nga Rugova
Ora 16:10 Petersen fton për takim ekipin negociator
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ka ftuar anëtarët e ekipit negociator të Kosovës në një takim në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë me rastin e vdekjes së kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Ora 16:12 Ursula Plasnik ngushëllon popullin e Kosovës me rastin e vdekjes së Ibrahim Rugovës
Kryetarja e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian (BE), Ursula Plasnik, ka shprehur ngushëllimet në emër të Presidencës së BE-së dhe emrin e saj personal familjes Rugova, popullit dhe institucioneve të Kosovës per vdekjen e tij.
Ora 16:07 Lideret serbe: Te vazhdojne negociatat Prishtine-Beograd edhe pas vdekjes se Rugoves
Liderët e serbëve të Kosovës bënë thirrje sot për paqe dhe për vazhdimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës për statusin përfundimtar pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Keshtu lideri serb Oliver Ivanoviç tha se ky eshte nje moment shume delikat dhe se eshtë shumë e rëndësishme që institucionet e Kosovës të ruajnë paqen në vend. Gjithashtu ai gjeti rast t’u beje thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë të ruajnë paqen dhe të ndalojnë aktet e mundshme të dhunës. Ndersa Trajkovic ne mesazhin e tij tha: "Presidenti Rugova ishte një burrë me njëfarë potenciali demokratik dhe një njeri që nuk ishte akuzuar asnjëherë për diçka të paligjshme". Ora 16:06 Me rastin e vdekjes së kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, pas të cilës nuk ka pasur prononcime për media.
Ora 16:05 Haga: Haradinaj mund te marre pjese ne ceremonine mortore per presidentin Rugova
Gjykata e Hages I ka dhene leje kryetari te partise për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj te marre pjese ne ceremonine mortore me rastin e vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. lajmi eshte bere I ditur nga koordinator i Mbrojtjes së ish-kryeministrit Haradinaj Majkëll O’Rajlli.
Ora 16:00 Presidenti kroat: Kosova kishte nevoje me shume se kurre per nje udheheqes si Rugova
"Kosova dhe shqiptarët e Kosovës kanë humbur një udhëheqës politik, urtësia dhe maturia e të cilit do të ishte e domosdoshme për periudhën kyçe në të cilën po hyn Kosova", ky ishte mesazhi i ngushellimit i presidentit kroat Mesiç per ndarjen nga jeta te Presidentit Rugova. Në komunikatën e tij ai ka thene gjithashtu se shpreson qe përfaqësuesit legjitimë do të vazhdojnë rrugën e Rugovës, duke mbrojtur me forcë të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, duke shmangur çdo lloj ekstremizmi.
Ora 15:55 Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Topalli: Rugova ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes
Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, zonja Josefina Topalli shprehu keqardhjen deputeteve te kuvendit te Shqiperise per vdekjen e zotit Rugova. “Si shqiptar ndjehemi krenar qe e patem mes nesh, ndjehim keqardhje qe humben nje rilindaz te shek XX. Si qytetar do te ndjejme mungesen e humanizmit te madh te tij. Ai ishte frymezimi i paqes ne zemer te rajonit me te trazuar te Europes” tha zonja Topalli e cila ne fjalen e saj vleresoi se tepermi figuren e presidentit Rugova.
Ora 15:50 Presidenti francez, Shirak: Vdekja e Rugoves eshte me shume se tragjike
Presidenti francez Zhak Shirak shprehu ngushellimet e tij per vdekjen e presidentit te Kosoves, Ibrahim Rugova. “Vdekja e Rugoves ne nje moment kur diskutohet statusi final I Kosoves, eshte me shume se tragjike” tha Shirak. “Franca shpreh keqardhjen dhe ngushellimet e saj per Rugoven I cili luajti nje rol historik ne mbrojtjen e te drejtave demokratike te Kosoves per paqe ne rajon” thuhet ne telegramin qe presidenti francez I ka derguar kryetarit te parlamentit te Kosoves, Nexhat Daci.
15:47 Ismail Kadare: Rugova do te kujtohet gjithnje si presidenti i pare i Kosoves se lire
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, ka shprehur keqardhjen e tij per ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova. "Humbja e Rugoves, eshtë një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë.Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në radhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë. Për mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qenë e veçantë, sepse ka qenë kolegu im edhe miku im. Kemi qenë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta.
Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar. Shpresoj se klasa politike e Kosovës në këtë vit historik, kur mungesa e tij do të ndihet aq shumë ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe prozitive për Kosovën dhe të gjithë shiptarët", njofton BBC.
Ora 15:45 Ambasadori Unendt ngushëllon familjen Rugova
Per ndarjen nga jeta te kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, edhe kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Uerner Unendt i ka shprehur sot të shtunën ngushëllimet e tij më të thella familjes Rugova dhe popullit të Kosovës.
Ora 15:40 Presidenti i Shqiperise, Moisiu: Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve
Presidenti i Shqiperise, Alfred Mosiu shprehu sot keqardhjen per vdekjen e presidentit kosovar Ibrahim Rugova. “Lajmi ka prekur zemrat e gjithe shqiptareve kudo ku jane” tha Moisiu I cili vleresoi punen e bere nga Rugova qe Kosova te fitoje pavaresine. Edhe ai si lideret e tjere shqiptare I beri thirrje udheheqesve kosovare per unitet, ne menyre qe te mund te arrijne te fitojne pavaresine e Kosoves, ceshtjen per te cilen Rugova luftoi deri ne funf te jetes se tij.
Ora 15:35 Maqedonia shpreh keqardhje per vdekjen e presidentit të Kosovës
Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, kryeministri Vlado Buçkovski dhe qeveria që ai drejton kanë shprehur të shtunën keqardhjen e thellë per vdekjen e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Ora 15:30 Ish ministri i jashtem shqiptar, Milo: Vdekja e Rugoves, humbje e madhe
Ish ministri i jashtem shqiptar, Paskal Milo shprehu dhimbjen e tij per humbjen e presidentit, personalitetit politik dhe akademik Ibrahim Rugova. “Rugova diti te perfaqesonte denjesisht politiken e Kosoves. Eshte nje humbje e madhe. Ai nuk do te jete fizikisht kur Kosova do te jete e pavarur, por me vepren e tij ai ka ngritur nje monument te pashlyeshem ne mendjet edhe zemrat e shqiptareve” tha Milo.
Ora 15:25 Italia shpreh keqardhje per vdekjen e Rugoves
Ministri i Jashtem italian Xhanfranko Fini ka shprehur ne emer te qeverise dhe popullit italian keqardhjen per vdekjen e presidentit Rugova.
Ora 15:20 Rama: Rugova ka krijuar bazen mbi te cilen pavaresia e Kosoves do te behet realitet
Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama e ka cilesuar te padrejte faktin qe Ibrahim Rugova nuk do te jete fizikisht kur Kosova te jete e pavarur. “Rugova ka krijuar bazen mbi te cilen pavaresia e Kosoves do te behet realitet ne nje te ardhme shume te afert” tha Rama per tv NEWS24.
Ora 15:10 KE: Lideret Kosovare te ndjekin rrugen e Rugoves
Rugova ishte nje kryetar shteti i respektueshem. Komisioni Europian vlereson punen e tij per nje zgjidhje paqesore te problemit te Kosoves si dhe inkurajon udheheqesit politik kosovare te vazhdojne ne rrugen e tij”. Keshtu tha sot presidenti i Kosmisionit Europian Manuel Barroso, pasi mori vesh lajmin e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova.
Ora 15:00 Ahtisari: Bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit do te shtyhen
I ngarkuari special i OKB-se, Marti Ahtisari per negocimin e bisedimeve mes Prishtines dhe Beogradit per statusin e ardhshem te Kosoves deklaroi se keto bisedime do te shtyhen si pasoje e vdekjes se presidentit kosovar, Ibrahim Rugova. Ai i beri apel per qetesi ne Kosove pas vdekjes
Ora 14:55 Ish kryeministri Nano: Vdekja e Rugoves, humbje e nje figure te shquar e kombit shqiptar
Ish kryeministri i Shqiperise Fatos Nano ka shprehur sot gjate nje interviste ne tv NEWS24 keqardhjen e tij per vdekjen e presidetit Rugova. Ai shprehu solidaritetin dhe dhimjen e tij, per familjaret, miqte dhe gjithe popullin e Kosoves. “Eshte nje humbje e madhe jo vetem per familjaret, klasen politike dhe popullin e Kosoves, por dhe humbje e nje figure te shquar e kombit shqiptar i cili me filozofine e tij ka personifikuar integrimin dhe shpirtin e bashkejeteses, eshte humbja e simbolit te pavaresise kosovare, i cili beri gjithcka per te ruajtur konsensusin brenda dhe jashte Kosoves” tha Nano. Ai I beri me tej apel liderve te tjere kosovare qe kete humbje te thelle ta zevendesojne me nje fryme bashkepunimi dhe bashkeveprimi per te permbushur objektivat e perbashketa te pavaresise se Kosoves dhe integrimit te saj.
Ora 14:50 Kreu i BDI-se, Ahmeti shpreh keqardhje per vdekjen e Rugoves
Kryetari i partise shqiptare ne Maqedoni, Bashkimi Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti shprehu keqardhjen e tij pre vdekjen e presidentit Rugova. Ahmeti tha se shqiptaret e Maqedonise e kane perjetuar me dhimbje vdekjen e presidentit kosovar, sepse ai ka dhene kontributin e tij te cmuar qe Kosova dhe shtetasit e saj te fitojne pavaresine. Zoti Ahmeti i shprehu ngushellimet e tij familjes Rugova dhe gjithe kosovareve, beri thirrje per unitet, dhe theksoi se nuk do te mungoje ne ceremonine e varrimit te presidentit kosovar Ibrahim Rugova
Ora 14: 45 Perfaqesuesi i Solana i ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar
Bashkimi Europian dhe NATO kane organizuar nje mbledhje urgjente menjehere pas marrjes se lajmit te vdekjes se presidentit Rugova. Vete perfaqesuesi I larte I Bashkimit Europian, Havier Solana, pasi ka marre vesh lajmin ka kerkuar te dije gjithe detajet e ngjarjes se hidhur. Zedhenesja e tij, Kristina Gala beri the ditur se zoti Solana I ben thirrje per unitet faktorit politik kosovar. Nderkaq ne delegacion I BE-se eshte duke pritur daten e ceremonise se varrimit te presidentit Rugova per te marre pjese ne te. Nuk perjashtohet mundesia qe vete zoti Solana te marre pjese ne kete ceremoni
Ora 14:40 Shefi I UNMIK, Petersen: Vdekja e Rugoves eshte humbje e madhe. Kosova te ruaje unitetin
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, tha sot se vdekja e presidentit Ibrahim Rugova, është një humbje e madhe, por kërkon që në Kosovë të ruhet uniteti. Ai shkoi për ngushëllime në shtëpinë e kryetarit të ndjerë, ku u prit nga familja e tij dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i cili falënderoi familjen Rugova që i dha Kosovës një burrështetas të madh.
Ora 14:30 Kryeministri shqiptar Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes Rugova dhe popullit te Kosoves Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha shpreh ngushellimet e tij familjes se presidentit Rugova dhe gjithe qytetareve te Kosoves. ai e cilesoi presidentin kosovar “princin dhe shembullin e qendreses se shqiptareve ne Kosove”
Ora 14:20 AAK: Te ndiqet shembulli I Rugoves.
Te luftohet per pavaresine e Kosoves Kosova eshte e perfshire nga dhimbja per vdekjen e presidentit te saj. Zedhenesi I partise AKK, Ernest Luma percolli ngushellimet e AAK-se, per familjen e presidnetit dhe gjithe Kossoves si dhe I beri thirrje kosovareve te ndjekin rrugen e Rugoves: te luftojne dhe te jene te vendosur per pavaresine e Kosoves.
Ora 14:10 Majko: Shqiptaret i kane borxh Rugoves pavarësinë e Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste te Shqiperise, Pandeli Majko tha se “shqiptarët, Kosova dhe kosovarët i kanë borxh Ibrahim Rugovës, jo vetëm thjesht homazhin, por jam i bindur se i kanë borxh edhe amanetin e tij, pavarësinë e Kosovës”.
Ora 14:05 ORA ngushëllon familjen Rugova dhe qytetarët e Kosovës
Me rastin e vdekjes së presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Partia ORA përmes një telegrami u ka shprehur ngushëllime familjes Rugova si dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Kryetari i Partisë ORA, Veton Surroi, sot, në ora 15:45, në zyrën qendrore të ORA-s do të japë një prononcim për media lidhur me vdekjen e kryetarit të Kosovës Ibrahim Rugova, ndersa ne oren 17:30 para mediave do te dale kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçi.
Ora 13:55 Presidenca konfirmon vdekjen e Rugoves
Presidenca e Kosoves ka njofutar zyrtarisht nëpërmjet një njoftimi per shtyp, se presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka ndërruar jetë. Ndërkohë, udhëheqësit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, kanë shkuar në shtëpinë e kryetarit të ndjerë, për t\'iu gjendur pranë familjes së tij. Në njoftim thuhet se Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë. “Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë, ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38”, thuhet në njoftim te presidences.
Ora 13:50 Në orën 16.00 mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Ramush Tahiri, këshilltar politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, konfirmoi se kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet në orën 16.00 për të shqyrtuar gjendjen e krijuar pas vdekjes së kryetarit të vendit.
Ora 13:45 Petersen takohet me lideret politike te vendit
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ka zhvilluar një takim urgjent me liderët institucionalë dhe politikë të vendit.Takimi u zhvillua në selinë e UNMIK-ut dhe ka zgjatur rreth një orë, por asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka pranuar që të flase para gazetarëve.
Ora 13:35 Kreu i parlamentit Nexhat Daci ka marre tashme te gjitha funksionet e presidentit, ashtu sic percaktohet ne kushtetute.
Ora 13:30 Media nderkombetare i kushton rendesi ngjarjes
E gjithe media nderkombetare po i kushton nje rendesi te vecante kesaj ngjarjeje te hidhur per Kosoven. Ne te gjitha lajmet e tyre ata theksojne rendesin e Rugoves ne jeten politike te ketij vendi dhe pasojat qe mund te kete kjo vdekje ne negociatat midis kosoves dhe Serbise te cilat do te vendosin statusit e ardhsme te Kosoves. Flamuri ne rezidencden zyrtare te Rugoves eshte ngritur ne gjykreu I sem shtize.
Ora 13:20 Mbledhje e jashtezakonshme e kabinetit qeveritar shqiptar
Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha do te mbledhe ne oren 14:00 ministrat e kabinetit te tij. Ne kete mbledhje te jashtezakonshme pritet te merret vendimi per shpalljen e zise ne Shqiperi per vdekjen e presidentit Rugova.
Ora 13:00 Menjehere pas marrjes se lajmit te vdekjes se presidentit Rugova, kryeadministratori i Kosoves Petersen do te zhvilloje nje takim urgjent me kryeministrin Kosumi dhe qeverine e Kosoves ne lidhje me vdekjen e presidentit kosovar.
Ora: 12:40 Eshte ndare nga jeta rreth mesdites në rezidencën e tij në lagjen Velania të Prishtinës, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, pas nje perkeqesimi te gjendjes shendetesore gjate oreve te nates. Vdekja e Rugoves vjen 4 dite para fillimit te bisedimeve direkte mes Prishtines dhe Beogradit ne Vjene rreth statusit te ardhshem te Kosoves, te cilat do te mbahen nen drejtimin e te derguarit te OKB-se, Marti Ahtisari.
Ora 12:00 Vdes presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova
Vdes presidenti i kosoves Ibrahim Rugova. Ai vdiq ë rezidencën e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ne prani te familjareve te tij. 62 vjecari Rugova vuante nga kanceri ne mushkri, per te cilin beri terapi mjekesore ne Gjermani si dhe ne kampin ushtarak te Bondstillit. Lajmi eshte konfirmuar nga ministri i Pushtetit Lokal Lutfi Haziri. Nderkaq presidenca nuk ka bere ende te ditur detaje rreth ngjarjes se hidhur.
Nga Elona Mamushi/Ina Koxha
Balkanweb
Krijoni Kontakt