Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Kulturė

  1. #1

    Kulturė

    Polemika, intervista, debate dhe letra

    Duke lexuar librin “polemika, intervista, debate dhe letra” tė Xhemil Zeqirit

    Kėto ditė mė ra nė duarnjė libėr nė dorėshkrim prej mikuttė nderuar, Xhemil Zeqiri, i cili jeton momentalisht nė Danimarkė, por vetėm fizikisht, sepse me mendje, zemėr dhe me veprimatri jeton me preokupimet e mėmėdheut- Shqipėrisė etnike.

    Veprimatria e tij prej atdhetari prej gati njė ēerek shekulli (1981-2005), karakterizohet me vuajtje dhe sakrifica jo vetėm prej tij por edhe tė familjes sė tij e cila mbi tė gjitha e vlerėson lirinė, barazinė dhe ribashkimin e Shqipėrisė.
    Duke filluar veprimtarinė e tij si themelues i Shoqatės "Besa" nė Kopenhagėprej vitit 1981, vepron ilegalisht, deri nė formimin eshoqatės, e cila hapet nė vitin 1985, vepron deri nė vitin 1990, duke bėrė veprimtari me forcatpėrparimtare daneze. Nė vitin 1989, u pa e nevojshme tė formohet njė Komitet legal tė cilin equajtėn "Miqtė eKosovės", i cili u pėrhap nė tėrė Danimarkėn . Kjo e ndihmoi shumė pėrhapjen e ideve ēlirimtare tė LPK-sė, sepse me ndihmėn eKomitetit, parashtroheshin para opinionit danezeverisė dhe institucioneve tjera daneze, pėrta pėrkrahur lėvizjen ēlirimtare qė vepronte brenda dhe jashtė atdheut. Kėshtu qė, tė nxitur nga presoinet e Komitetit, politikanėt danezė dhe mediat daneze e ngritėn shumė herė zėrin nė Danimarkė qė kjo ēėshtje tė kuptohet drejt dhe tė pėrkrahet. Pastaj, herė si veprimtar i Komitetit, herė si veprimtar iLPK-sė, udhėheqės i Sektorit pėr Informim, bėri qė ēėshtja shqiptare tė mos mbetej nė vesh tė shurdhėr nga diplomacia perėndimore qė nė vitet e para pas ngjarjeve historike tė pranverės “81, kur filloj tė artikulohet fuqishėm zėri i liridashėsve shqiptarė.
    Nga kjo veprimtari e ngjeshur, bėri qė delegacioni i parė shtetėror, delegacion ky i zgjeruar nga disa forca politike dhe profesorė universitetesh nga shkencat politke, pastaj gazetarė shkuan ta shohin gjendjen nga afėr nė Kosovėn e trazuar. Paraprakisht, deputeti udhėheqės i Partisė Konservatore, Nils Ålman Olsen, ishte pajtuar plotėsisht, me intervistėn Xhemil Zeqirit, dhėnė gazetės "Extra Bladet", mė vonė kur atau kėthyen nė Danimarkė, u pajtuan plotėsisht me qėndrimet e miqėve shqiptarė e nė veēanti u pajtuan me intervistėn qė luftėtari i paepur i ēėshtjes shqiptare, Xhemil Zeqiri, ia kishte dhėnė gazetės, "Extra Bladet", sepse deklaratat e tij, ishin plotėsisht tė argumentuara nga vetė delegacioni danez. Ky, sukses i madh mė dha forcė dhe kurajo qė tė punoj mė tutje nė kėtė linjė pėrparimtare. Mirėpo, Xhemili se harron dot zhgėnjimine tij kur forcat daneze filluan tė kenė kontakte me partitė pacifiste me nė krye LDK-nė, filluan t“i ndėrrojnė qėndrimet pėr Kosovėn dhe trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi. Kėtė, ma tha hapur gjatė njė darke, miku i nderuar danez, Claus Carlsen Petersen i cili theksoi. " Ne, tani bashkėpunojmė me forcat legale nė Kosovė, me sa kuptuam ne, ata kanė qėndrime mė reale ( mėtė buta), se ju"- tregon Xh. Zeqiri.
    Kjo, qe njė goditje e fortė pėr lėvizjen e vėrtetė ēlirimtare sepse menjėherė nė Danimarkė u krijua njė komitet tjetėr, me qėndrime nė pėrkrahje tė pacifizmit paqėsor i cili trumbetonte me tė madhe "do tė hyjmė me laps nė Europė", "do ta ēlirojmė Kosovėn pa luftė" e tė tjera gjepura politike, pa harruar tė theksoj qė kėtė "mishmash" e bėri LDK-ja me ndihmėn e degės saj nė Danimarkė. Mirėpo, edhe pas kėsaj bllokade politike qė po u bėhej forcave ēlirimtare, Xhemil Zeqiri, nuk do tė thyhet dot, por do tė vijoj mė tej veprimtarinė atdhetare.
    Pastaj, do tė angazhohej me tė gjitha forcat nė ndihmė tė "Kėshillit tė Mbrojtjes sė Drejtave tė Njeriut", dega nė Danimarkė. Duke marrė informacione direkte nga anėtarėt e kėtij Kėshilli, ato vuajtje dhe persekutime qė rregjimi serb bėnte mbi shqiptarėt, pasqyroheshin kudo nė mjetet einformimit nė Danimarkė. Si pėr t“u mos mjaftuar dhuna serbe, mbi veprimtarėt atdhetarėpo bėhej njė bllokadė e turpshme nga pacifistėt qė atėbotė i kishin marrė frerėt e politikės shqiptare nė duar. Fjala vjen kur Xhemil Zeqiri i kishte dėrguar gazetarėt tė bisedojnėmesimbolin e rezistencės sonė kombėtare, Adem Demaēin, kėta nuk i kishin lejuar tė takohen me tė, por i kishin dėrguar te Gazmend Pula, po bėhej kjo me qėllim qė Demaēi tė mos kishte mundėsi t“ua thyente imazhin paqėsor tė ldk-istėve, nga mesi i viteve 90-ta.
    Vitet e errėsirės nė robėri mezi po kapėrdiheshin ashtusiē pihet farmaku; prandaj shqiptarėt mė nė fund u bindėn se politika pacifiste ėshtė farsė e keqe, prandaj i kapėn armėt, duke i zhvilluar tri luftėra ēlirimtare. Xhemil Zeqiri, dhe familja e tij, ashtu si shumė atdhetarė nė mėrgim i pėrkrahu pa rezerva kėto luftėra, nga tė gjitha aspektet: morale, diplomatike, ekonomike. Lexuesi ka mundėsi qė gjatė leximit tė librit, t“i vėrtetoj kėto pėrpjekėje titanike.
    Ėshtė pėr t“u theksuar qė gjatė negociatave, analisti politik me njė pėrvojė tė madhe teorike dhe praktike, shqetėsohej dhe druante se betejat qė po i fitonim me luftėra, po i humbasnim nė betejat diplomatike; fjala vjen, Konferencėn e Rambujės pėr Kosovėne shikoi me njė vėshtrim kritik, sepse sipas kėsaj bashkėsia ndėrkombėtare, po ia njihte sovranitetin ee Serbisė mbi Kosovėn. Atėherė, pėrse luftuan shqiptarėt-pyet me tė drejtė atdhetari i paepur?!Poashtu, aspak nuk qe e mirėpritur prej tij as Marrėveshja e Konēulit e cila nuk solli asgjė tė re nė favor tė shqiptarėve, koha e vėrtetoi qė tani atje po bėhet njė diskriminim i madh mbi shqiptarėt, atyre tani po ua vrasin edhe fėmijėt.
    Ndėrsa, diplomacia dhe pacifistėt po heshtin ose sa pėr sy e faqe ijapin ca deklarata para gazetarėve sa pėr t“i larė turpet dhe krimet e tyre politike. Sepse, krim ėshtė kur atase pėrkrahinpolitikėn ēlirimtare, pėr mė tepėr kur e pengojnė atė. Ky, ėshtė krim i shumėfisht- mendon Xhemil Zeqiri.
    Fatkeqėsisht, aspak nuk kemi ecur pėrpara meMarrėveshjen e Ohrit, e cila edhe ashtu nuk po shkon drejt realizimit, por nė emėr tė saj po bėhen shumėmanipulime tė turpshme politke. Prandaj, me tė drejtė autori thekson, nė njė letėr tė hapur, Presidentit tė Shqipėrisė, Alfred Mojsiut se:
    "Marrėveshja e Ohrit ka rrezik tė kėthehet nė marrėveshje tė mashtrimit"!
    Ėshtė pėr t“u theksuar se gjatė leximit tė veprės, lexuesi do tė vėrejė qėndrime tė pathyeshme, atdhetari i flakt nuk bie nė kurthet e politikės ditore, ideologjike, klanore, fetare etj, etj.
    Pėr Xhemil Zeqirin, preokupim parėsor ėshtė zgjidhja madhore e ēėshtjes shqiptare, ribashkimi territorial i kombit. Bile, kėtė preokupim ua ka shprehur edhe miqėve tė shqiptarėve kur ėshtė shprehur troē: "ne shqiptarėt kemi mjaft njerėz qė u shėrbejnė politikave partiake ditore, politikave fetare, politikave klanore etj, etj. Por, nevena duhen mė shumė e gjithēka, njerėz qė i shėrbejnė zgjidhjes drejt tė ēėshtjes kombėtare". Ay, pothuaj kurdoherė ėshtė vigjilent ndaj tė papriturave (kurtheve tė tradhėtive tė reja nga tė huajt, miqėve tėvjetėr tė okupatorėve tanė, pėr kėtė jo rrallė i ka ngjarė tė del hapur kundėr qėndrimeve servile tė pushtetarėve shqiptarė kudo nė viset shqiptare, nga ana e djathtistėvedhe e majtistėve, apo qofshin kėta edhe tė qendrės, qė e udhėheqin politikėn shqiptare. Prandaj, siē ka shkruar poeti i madh gjerman, Bertold Breht, " Ku ėshtė revolucionari, ėshtė pakėnaqėsia". Kjo, mė sė miri e paraqet figurėn madhore tė kėtij burri, qė pandalshėm vepron pėr ta zgjidhur drejt ēėshtjen shqiptare. Gjatė kėsaj rruge tė pambarim atij i ka rėnė fati tė ketė takime puneme politikanė, shkrimtarė, gazetarė, luftėtarė tė drejtave kombėtare, shqiptarė dhe tė huaj, prandaj bindshėm qė ka fituar njė pėrvojė tė thellė politike dhe diplomatike. Kėtė, mė sė miri e pasqyron vepra e tij, qė e kemi nė duar. Ėshtė bėrė zakon nga bashkėatdhetarėt tanė qė nė shenjė respekti, mėrgimtarėt t“i quajnė me ose pa tė drejtė: " ju jeni ambasadorė tė Shqipėrisė", por lexues tė nderuar, ky konstatim mjerisht nuk vlenė pėr tė gjithė, nuk vlenė pėr ata qė nuk u munduan kurrė dhe nuk i sollėn asnjė tė mirė Shqipėrisė, nuk i dhanė asgjė, nga dituria, trimėria dhe pasuria e tyre.
    Janė ambasadorė tė pa protokolle ata bij“e bijagjatė tėrė kohės qė jetuan nė mėrgim vepruan, pastaj ata qėu kėthyen nė luftėrat ēlirimtare, e derdhėn gjakun, e pėrhapėn diturinė, e shkrinė pasurinė, pėr Shqipėrinė etnike.
    Derisa, do tė ketė flakadanė tė tillė, brenda e jashtė atmėmėdheut, fatet e Shqipėrisė etnike, nuk mund tė mirren lehtė nėpėr kėmbė!Jeta e ka dėshmuar qė analistė tė tillė me pėrvojė tė gjatė politike tė kalitur betejave politike, jetėsore etj, shumė herė kanė pasur tė drejtė nė konstatimet e tyre; prandaj me kujdes duhet qė politikanėt shqiptarė pa dallim ideologjie, feje dhe krahine, kėta veprimtarėduhet respektuar si njerėz, e shumė mė tepėr duhet respektuar vizionet e tyre tė arta, pėrndryshe keq do ta pėsojmė si komb, sikur e kemi pėsuar hera tjera gjatė historisė. Druaj, se pa e bėrė kėtė, as nė shekullin qė kemi hyrė, nuk do t“i arrijmė objektivat madhore, pėr realizimin e ēėshtjes kombėtare.

  2. #2
    NJË LIBËR – NJË GUR NË LIRINË E ATDHEUT

    Naim Zeqiri--Gazetar

    Promovimi i librit “Në mbrojtjen (diplomatike) të çështjes shqiptare i Xhemil Zeqirit u prit mirë dhe bëri jehonë.
    Të pranishëm në promovimin e këtij libri ishin shumë figura të njohura të jetës kulturore e shoqëqrore, si dhe adhurues të shumtë të fjalës së shkruar.
    Në fjalën e tij hyrëse, Adem Demaçi tha se sot po promovojmë jo vetëm një libër, por një vepër të një atdhetari të shquar të kauzës sonë, të shprehur nëpërmjet fjalës së shkruar, i cili është rreshtuar drejt në mbrojtje të çështjes kombëtare, duke përkrahur fuqishëm krahun militant për arritjen e qëllimeve tona si popull.
    Ndërsa redaktori i librit, Beqir Berisha duke folur për librin theksoi se përshtypja e parë që fiton lexuesi kur deshifron titullin e librit është imagjinimi se vepra është krijuar nga një politikan ordiner, nga një politikan i angazhuar profesionalisht në politikë, nga një diplomat i zgjedhur dhe i caktuar në mënyrë oficiale për të përfaqësuar një shtet, një popull apo një strukturë politike. Por, kur të njihet me biografinë e autorit, lexuesi bindet se autori nuk ka të bëjë as me diplomat e as me politikan. Berisha theksoi se Xhemil Zeqiri ka mbrojtur çështjen kombëtare në qarqet politike në Skandinavi dhe kjo konstatohet nga shumë letra, artikuj, polemika dhe debate publike, në kohën kur shumë të tjerë me mandat të popullit për të kryer këtë punë bënin të kundërtën. Pra, lexuesi në librin “Mbrojtja diplomatike e çështjes shqiptare” do të gjejë shumë të dhëna dhe interpretime të thjeshta, por të fuqishme, se si mbrohet çështja shqiptare. Ndërkaq, miku i autorit, danezi Tue Magnnuessen nga Organizata Kundër Torturës, me seli në Kopenhagë është shprehur: “Ju mund të gjeni edhe aktivistë të tjerë, të cilët janë marrë me çështjen shqiptare në Skandinavi, por nuk mund të gjeni një si autori i librit, i cili me tërë përkushtimin i është qasur mbrojtes së çështjes shqiptare, çka shprehet edhe në librin që po promovojmë sot”. Ai, ndër të tjera, theksoi se libri i tij nuk është si rezultat i profesionit të tij, por i vullnetit të tij, për vënë një gurë në lirinë e atdheut.
    Duke marrë fjalën autonomi i librit Xhemil Zeqiri theksoi se unë në Danimarkë kur shkova nuk shkova si diplomat, por duke parë zhvillimet në Kosovë i kam vënë vetës detyrë që me të gjitha mundësitë që kisha opinionin e atjeshëm ta njoftoja me atë që po ndodh këtu”, tha ndër të tjera ai.

    NË MBROJTJE (DIPLOMATIKE) TË ÇËSHTJESSHQIPTARE

    Të shtunën u promovua libri i veprimtarit të çështjes së kauzës kombëtare Xhemil Zeqirit. Ky promovim u mbajtë në sallën e madhe të UT-së, ku merën pjesë fytyra eminente të çështjes kombëtare si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Redaktoiri i librit Beqir Berisha, cili elaboroi për dukuritë e politikës dhe aktivitetet duarduarshme të veprimtarit Xhemil Zeqirit, i lindur në fshatin Zhelinë që tash e 20 vjet është duke vepruar në Kopenhagë të Danimarkës, ku aktiviteti i tij i palodhshëm për çështjen kombëtare shqiptare është i pakrahasueshëm, me çka me këtë vepër të dytë ai edhe njëherë dëshmon se po Xhemil Zeqiri nga Tetova martire u angazhua rastësisht, por me merita të mëdha në ngjarjet politike, megjithatë nuk është krejtësisht rastësi që një djalosh nga Tetova, pa kualifikime të larta, pa kapital formal politik dhe pa rrjet të zgjeruar shokësh nga Kosova të zgjidhet Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për Kosovë-dega në Danimarkë. Në këtë post u zgjodh pikërisht në bazë të kontributit të dhënë për çështjen e kauzës kombëtare, në saje të një deponimi të madh për kauzën tonë të shtrenjtë dhe në mbështetje të devotshmërisë së tij. Në këtë post udhëheqës meritë kanë edhe anëtarët e LPK-së, jo vetëm përfaqësues eminent të këtij këshilli, por edhe vetë puna-veprimtaria e pamohueshme e Xhemil Zeqirit. Lexuesit do të binden me argumentet fare të pakontestueshme për angazhimin e madh të autorit në demaskimin e të gjitha figurave karizmatike pa kontribut real për çeshtjen kombëtare, autori ka bashkpunuar me intelektualë e aktivistë me renome të madhe siç janë; akademik Rexhep Qosja, akademiku i ndjer Gazmend Zajmi, Adem Demaçi, Dritëro Agolli, prof. dr. Hajrulla Gorani, Hydajet Hyseni mr. Bardhyl Mahmuti, Ajdin Abazi e shumë e shumë vepritarë të kauzës sonë kombëtare te cilët kanë dhënë kontributin e tyre si në diasporë dhe në vend, ndërsa ata të skenës politike daneze që nga krahu i djathtë, i mesëm dhe ai majtë i gjithë kjo është bërë për të vetmen arsye themelore që Xhemil Zeqiri t'i artikulojë zëshëm interesat dhe kërkesat kombëtare gjatë periudhës 15 vjeçare. Por, duhet theksuar se ky veprimtar i çështjes kombëtare ka bashkëpunuar me sidikatat e ndryshme daneze, me organizatat joqeveritare, me itelektualët më me zë të kohës nga Danimarka, me shtypin danez ku ka dhënë intervista, komente, debate, replika e të ngjashme që përkojnë me realitetin e politikës globale ndaj shqiptarëve e me thekse të veçanta për çështjen shqiptare në përgjithësi. Me një vigjilencë dhe mendjemprehtësi intelektuale e Xhemil Zeqirit në libër zhvillon debate e polemika për të bindur diplomacinë ndërkombëtare edhe me situatën aktuale politike, nxjerr në pah se nuk ushtrojnë dhunë shqiptarët mbi sllavët, por qëndron e kundërta se nuk i vrasin shqiptarët sllavë, por mëse 100 vjet na vrasin sllavët neve me çka ushtrojnë gjenocid të hapur permanent nda kombit shqiptar, nuk i shkelim ne të drejtat e sllavëve, por sllavët bëjnë atë për të cilën i akuzojnë shqiptarët. Në këtë libër i cili është me interes të jashtëzakonshëm i kësaj natyre " Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare, lexuesit do të gjejnë shumë të dhëna e interpretime të thjeshta, por shumë të fuqishme për faktin se si mbrohet çështja kombëtare shqiptare.
    Xhemil Zeqiri për gazetën tonë deklaroi se:" Edhe pse ky është libri i dytë, por kjo nuk do të thotë fare se unë bëra timen, nga një dijetar i madh ka thënë që për mua është e shenjtë thënia e tij ngase MOS PYET SE Ç'BËN SHTETI PËR TY, POR ç'BËN TË PËR SHTETIN, dhe duke e ditur se nuk kemi shtetin tonë, kam bërë përpjekje për ribashkimin e Shqipërisë. I tërë opusi im në këtë rrafsh është vetëm një lule në kurorën e altarit të lirisë, por ajo që bëri komandanti legjendar Adem Jashari, që me pushkë zgjoi Evropën Plakë dhe pushka e komandamnt Bacës në Kalanë e Tetovës, janë ato që tronditi mbarë opinion botëror për të drejtat tona. Prandaj, mendoj se nga artikujt nuk u brengos fare Evropa, por tani pas tri luftërave, kam bindjen se diplomacia evropiane dhe disa liderë shqiptarë mundohen që t'ua imponojnë staatusit e robit apo të rendin së dytë në Evropë. Të mos harrojmë se rinia jonë kurrë nuk do t'i nënshtrohet robërisë së shekullit XXI, me çka do të mposhten këto padrejtësi të kurdisura nëpër zyrat evropiane. Për në fund një porosi; "Edhe njerëzit më meritor që kanë vdekur për atdhe, borxh i kanë mbetur kombit e jo ne që jemi duke vepruar. "-tha ndër të tjera Xhemil Zeqiri veprimtar i çështjes kombëtare.

    ”Fakti” Shkup 19 01 2004

  3. #3
    Xhemil Zeqiri Veprimtar heroik i çeshtjes kombëtare shqiptare

    NË redaksinë e gazetës Epoka e Re


    Datë 24 01 04

    Prishtinë, janar - Viti 1981 ishte viti kur shumë djem të rinj shqipatrë të përndjekurnga UDB-a jugosllave ishte dashur që të largoheshin nga Kosova. Në mesin e tyre është edhe Xhemil Zeqiri nga Tetova I cili që nga ajo kohë është vendosur në Danimarkë. Xhemili veprimatarinë e tij nuk e ndalë por fillon të punojë gjithnjë në favor të çështjes kombëtare shqiptare. Si anëtar I LPK-së ai gjithmonë ka luftuar për çështjen e kombit. Pastaj emërohet kryetar I Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për Kosovë - dega në Danimarkë. Në vitin 1988 ai formon komitetin "Miqtë e Kosovës". Ngjarjet shqetësuese të cilat po ndodhnin në hapësirën gjithëshqiptare dhe këto ngjarje nga disa të ashtuquajtur të zgjedhur të popullit, në vend që ta ngrisnin zërin për çështjen kombëtare të shqipëtarëve, të cilët ishin të okupuar nga okupatori serb, ata dezinformonin duke thënë se gjithçka është në rregull, ka qenë arsyeja që e kanë shtyrë veprimtarin e palodhur të LPK-së , Xhemil Zeqirin , që tërë aktivitetin e tij politik për kauzën kombëtare ta përmbledh në librin me titull "Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare".
    "Ishte viti 1992 kur komiteti 'Miqtë e Kosovës', kryetar i së cilës isha, kishte organizuar një debat para Parlamentit Danez për çështjen shqiptare, dhe unë atëbotë pata ftuar simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçin që të flasë për kërkesat e shqiptarëve të cilët nuk kërkonin më shumë se liri", nis rrëfimin e tij Xhemil Zeqiri në një bisedë ekskluzive për 'Epokën e re. " I flisja Bacës për punën time që bëjanë Danimarkë dhe derisa ai më dëgjonte, më tha se të gjitha këto do të duhej t'i përmblidhje në një libër", tregon më tutje Xhemili, kështu që ai menjëherë kishte kontaktuar Ibish Nezirin në Zvicër, që po ashtu ishte veprimtar i Lëvizjes, mirëpo për shkaqe të panjohurabotimi i këtij libri atëbotë nuk u mundësua deri në vitin e kaluar, kur edhe u bë promovimi i tij në Prishtinë, në saje të ndihmës së Beqir Berishës. Xhemili kishte menduar që librin ta emërojë 'Dielli i prerë' por me sugjerimin e Beqirit atë e titulluan "Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare".
    "E kemi vënë në kllapa fjalën 'diplomatike' sepse unë nuk jam diplomat që në mënyrë diplomatike ta mbrojë çështjen e popullit tim", sqaron Xhemili. Ai flet me modesti për punën e tij të palodhshme prej vitit 1981 ederi më tani. Duke qenë anëtar i LPK-së aigjithnjë punon në favor të kauzës kombëtare, por asnjëheër nuk ishte në ndonjë post të lartë. "Që nga viti 1981 kur u vendosa në Danimarkë i kam përkrahur lëvizjet që pasuan pas këtij viti, dhe jam munduar që të kontriboj sa më shumë drejt çështjes kombëtare, natyrisht aty ku kisha mundësi", thotë ai. Iu ndihmonte studentëve në aspektin moral, politik dhe kur kishte mundësi edhe në atë ekonomik, por gjithnjë duke qëndruar prapaskenës. Në të gjitha proceset që kanë ndodhur në Danimarkë, Xhemil Zeqiri ishte gjithnjë shtytës kryesor i tyre por kurrë s'kishte qenë në ballë siç bënin disa njerëz që gjatë pranverës së nxehtë të 81-shit ishin agjentë të UDB-së dhe pengonin punën e atdhetarëve, por kur e panë se kohae tyre kishte kaluar u munduan të kthehen, por atëherë ishte vonë. Njerëzit e këtillë sipas Xhemilit janë gjithëherë të rrezikshëm për kombin.
    Xhemili më tej flet edhe për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, Universitetin e Tetovës dhe Marrëveshjen e Ohrit.
    Universitetin e Tetovës veprimtari Xhemili e sheh si tempull të dijes, duke u bazuar në faktin se nga Universiteti i Kosovës lindën ideologët dhe atdhetarët të cilët ia grisën maskën shovinizmit serb. "Me shkollim arrihet diçka, sepse lufta nuk mund të bëhet vetëm me pushkë, por edhe me njerëz të ditur të cilët dinë ta udhëheqin atë", shprehet Xhemili duke shtuar se çështjen e UT-së e ka paraqitur edhe para Këshillit të Ministrave nëpërmjet komitetit "Miqtë e Kosovës", mirëpo kjo ka qenë e kotë sepse pa kërcitë pushka në Kalanë e Tetovës, në Haraçinë e gjetiu nuk mund të bëhej asgjë, sepse puna e UT-së pengohej nga njerëz të caktuar që mundoheshin t'i pengonin studentët e sidomos studentet. Ndërkaq Marrëveshjen e Ohrit ai e quan marrëveshje e Trajkovskit, sepse sipas tij në këtë marrëveshje as25 përqind e kërkesave të shqiptarëve nuk janë plotësuar. " Pala shqiptare e ka nënshkruar marrëveshjen pas një presioni të paparë nga bashkësia ndërkombëtare, kështu që liderët maqedonas morrën nënshkrime nga populli i tyre se a t'u jepejvotëbesimi apo jo për këtë marrëveshje", thotë Xhemili duke sqaruar se Trajkovski bëri reformimin e saj të cilën e miratoi ish Parlamenti i Maqedonisë, kështu që qenësorja e Marrëveshjes së Ohrit u anashkalua. Për këtë çështje thotë Xhemili kam ngritë zërin edhe në shtypin danez, duke thënë se Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk e ka rrokë pushkën për të fituar më tepër të drejta, por për të drejta të barabarta me sllavët, gjë që sipas tij këto të drejta shqiptarëve në Maqedoni iu mohohen. Në pyetjen se a është tejkaluar Marrëveshja e Ohrit, Xhemili përmend një detaj kur komandant Mësuesi kishte thënë: ' se nëse një presje hiqet nga kjo marrëveshje atëherë do të kërcet pushka'e nuk e din ai se ajo marrëveshje është shkelë më të dy këmbët, e ai edhe më tutje vazhdon të mbetet në Parlament'. Sipas tij Maqedonia është shtet inekzistent sepse nuk mund të ekzistojë pa shqiptarë. Ndërkaq sa u përket politikanëve shqiptarë në Maqedoni Xhemili thotë se ata janë në shërbim të pushtetit maqedonas duke e cekur faktin se nëse dikush e ka një platformë të mirëfilltë kombëtare ato nuk pranohen nga Ministri i Drejtësisë Ixhet Memeti, sepse ai e ka bërë betimin para flamurit të Maqedonisë.
    Sa i përket Kosovës dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhespektrit politik të saj Xhemili ka opinione të ndryshme. " Kosova pas të gjitha atyre demonstratave dhe protestave paqësore, e kapi pushkën dhe e bëri luftën, por tash ajo luftë ka filluar të zbehet", thotë ai duke shtuar se faktori ndërkombëtarluftën në Kosovë nuk e pranon si luftë, por si konflikt të armatosur. " Po të isha unë në vendin e Rugovës, Dacit apo kushdoqoftë ai, e të vinë të huajt dhe të më thonë se në Kosovë nuk ka pasë luftë, unë do të mundoheja t'i bindë ata se nuk ka qenë konflikt por luftë, e nëse ata nuk binden atëherë menjëherë do të jipja dorëheqje, sepse në këtë mënyrë ata po shkelin në gjakun tim dhe të popullit tonë" thotë Xhemili i mllefosur. Sipas tij në Kosovë ka qenë luftë e fortë ngase e gjithë bota u çuan në këmbë për ta luftuar gjenocidin që Serbia po bënte ndaj shqiptarëve.
    Në pyetjen se a ka ra Rugova Xhemili thotë:"Po. Ai ka ra, por nuk e sheh se ka ra, ose nuk don ta shohë. Mirëpo kjo nuk është aq e rëndësishme. E rëndësishme është se Rugova me demagogji e ka verbuar popullin, dhe ky popull mjerisht i 'verbuar' nuk është në gjendje të shohë se ku e ka katandisur politikae tij". Çështjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës Xhemilie cilëson të mjerë. Ai thotë se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. "Të gjithë ata që kanë sabotuar luftën janë nëpër pozita të larta, ndërsa ata që kanë dhënë gjymtyrët e trupit jetojnë në gjendje të mjerueshme", shprehet Xhemili duke thënë se çështja kombëtare nuk çohet përpara me këto aventura. "Mos të ishte pushkae Adem Jasharit dhe shokëve të tij, sa për konferenca për shtyp ne ende do të mësonin në gjuhën serbe", thotë Xhemili duke thënë se vlerat e luftës duhet mbrojtur me ligj. "Nëse partitë politkenuk bashkohen rreth një fronti, rreth një platforme politike për bashkim dhe shpëtim kombëtar e ardhmja e Kosovës do të jetë shumë e zbehtë", thotë ai duke shtuar se duke pritur që dikush të na i zgjidhë problemet atëhërë ato probleme vetëm do të akumulohen duke e përdorur thënien popullore 'Askush s'tëkruan më mirë se dora jote'.
    "Çdo shqiptar, çdo gur duhet ta luajë vet" shprehet Xhemili në fund të bisedës.
    Xhemil Zeqiri përveç librit "Në mbrojtje (diplomatike) të çështjes shqiptare ka shkruar edhe librin me titull "Kosova jonë"

    Bisedën e ribotoi edhe gazeta “Hasan Prishtina” në Kanada

  4. #4
    JO MONARKISË FASHISTE NË SHQIPËRI ME ORIGJINË SERBOMADHE!


    Siç lajmëron "Lajme Net" mëdatë 06 . 07. 04, një grup intelektualësh, paskan dalur me një qëndrim përkrahës ndaj sistemit të monarkisë. Kjo, ka të ngjarë sigurishtqë ata janë të nxiturnga partia e Legalitetit, e pse jo edhe nga partia e Ballit Kombëtar. Këto parti simotra binjakeqë nga Lufta e Dytë Botërore, si përkrahëse të fashizmit italo-gjerman, ishin dhe janë për një Shqipëri monarkistee jo republikane apo presidenciale. Kjo, do të ishte e ndershme, sikurkëto parti që tani përfaqësohen edhe në Parlamentin shqiptar, të dilnin hapur e të kërkonin sërishReferendum popullor për ta këthyer Shqipërinë në sistemin monarkist, por kjo s´mund të ngjajë tek ata që prej kohësh e kanë humbur nderin në politikë dhe për pasojë edhe Referendumine mbajtur më 1997, kur populli shqiptar i tha, JO, këtij sistemi të importuar nga NikollaPashiqi, që e morën të parët etyre : Naum Sidoni dhe XhelalPashë Zogu, si „përfaqësues“ "të popullit shqiptar", në kohën kurborgjezia serbomadhe s´lente gurë pa lëvizur, për tarealizuar programin e "Naçertanies" të Ilia Garashaninit, të zëvendësonte perandorinë osmane me feudalizmin serb.
    Xhelal Pashë Zogu, ishte gjyshi i Ahmet Zogut, i cili më vonëlidhi miqësitëe vjetra me Nikolla Pashiqin. Dokumentat serbetanipo e vërtetojnë qëXhelal Pashë Zogu, atëbotë i bëri shërbime të mëdha Serbisë, Për këto shërbime Serbia i dhanjë rrogë të majme dhe për ta ruajtur konspiracionin e veprimtarisë së tij, ia ndërroi edhe emrin , me ç´rast në emër të kryqit të Savës, e pagëzoi, Stanko Ivanoviq. Ndërsa, nipi i tij , Ahmet Zogolli, njihet historikisht si bashkëpunëtor i krajlëve serbë. Sa për ilustrim po japim këtë shkrim nga "Politika" e Beogradit, 18 mars 1998 ku midistëtjerash shkruante me titull: Liçna Garda Ahmet Begzogua ( Garda Personale e Ahmet Zogut ), ndër të tjera në këtë fejton thekson : "Në vitin 1924 u formua një brigadë solidekalorsie kozake nën komandën e gjeneralit Ullagaj. Ajo, ishte në uniformë ruse dhe e armatosur në mënyrë të përsosur. I tërë kuadri udhëheqës ushtarak ishte i Vrangjelit (gjeneral rus). Kjo brigadë shkoi në Shqipëriqë me aksion të armatosurtë përmbyste nga pushteti Fan Nolin dhe në vend të tij të sillte AhmetBeg Zogun. . . Pas përmbysjes së Fan Nolit nga Brigada , u veçua një kolonë kalorsie dhe një batalion artilerie si gardë personale e Ahmet beg Zogut" "Politika, Beograd, 18 mars, 1998.
    Në ato momente tëvështirapër popullin shqiptar, kur kryeministri serb Nikolla Pashiq, i cili pasi e mbajti 72 ditënë pallatin e tij në Beograd, Ahmet Zogun e nisi me një ushtri të armatosurpër ta përmbysur Qeverinë e Nolit.
    Kjo, tradhëti ndaj atdheut do të kurorëzohej me ikjen e tij, nga sytë këmbët, jashtë shtetit, më 7 prill të vitit, 1939, kur Italia fashistedo ta pushtonte Shqipërinë.
    Po i rikëthehem pak historisë së hidhur, për sa kohë qëmbreti Ahmet Zogolliesundoi Shqipërinë.
    Pas fitores së reaksionit monarko-fashist dhe rënies së pushtetit të parë demokratik në Shqipëri dhe në Ballkan , i drejtuar nga strategu demokrat Fan Noli dhepolitikologu trim, Hasan Prishtina i ndihmuar nga publicisti demokrat, Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi me shokë, të cilët e shpallën Shqipërinë të Pavarur, me në krye plakun e Vlorës, Ismail Qemailin, filluan vrasjet, internimetdhe burgosjet me gjyqet e ligjeve të xhunglës mesjetare, kanunore e krahinoriste. Atëbotë mbretëronterregjimi i hurit dhe i litarit, kundër çdo mendimi përparimtar, kundër të gjithë atyre që ishin kundër çizmeve të huaja të çfardo lustrash, që shkëlqenin nga gjaku i pastër shqiptar.
    Sipështjellim i keq i të zezave, Ahmet Zogu do ta shpërblente Serbinë me faljen eShën Naumit dhe Vermoshit, për ndihmën që kraili serb, i bëri për ardhjene tij në pushtet.
    Këtë po e planifikonte dikur në vitin e hidhur 1920, daja i tij, krimineli, Esat Pasha, i cili i premtonte mbretërisëtëSKS-së, atje në Konferencën e Paqes në Paris, që po të vinte në pushtet, pas vdekjes së tij, kjo ta merrte nën sovranitetin e saj tërë Shqipërinë. Kjo, fatbardhësisht nuk urealizua kurrë, sepse këtij shitësi të atdheut, ia tregoi vendin e merituar, dora atdhetare e heroit, Avni Rustemi.
    Njerëzit përparimtarë i revolton fakti, tani, se si është e mundurpas kaqe kaq vitesh, disanjerëz pseudointelektualë, brenda e jashtë atdheut, që hiqen se janë ajka e kombit, e në të vërtetë s´janë as hirra i tij, sepse i harrojnëtë gjitha ato krime e marrëveshjefataliste që aq shtrenjtë i kushtuan Shqipërisë etnike dhe kombit shqiptar, që monarkistët fashistë i bënë me të huajt, fqinjtë tanë mizorë.
    Kjo, tëçon tek mendimi i kthjelluar që këtapolitikanë fantosh e sterilë, në politikë, të gjitha këto orvatje i bëjnë t´i shesin popullit sapun për djath, vetëm për interesat e tyre personale, ani pse kjo për çdo ditë pakufishëmçon ujë në mullinjtë e armiqëve tanë shekullorë.
    Në këtë persiatje do të përpiqem që lexuesve të nderuar t´jua përkujtoj disa nga premtimet dhe parashikimet monstruozeqë shumë prej tyre u dualën boshe, ndaj Shqipërisë etnike.
    Me këto insinuata, brenda dhe jashtë atdheut, mund të konkludojmëlirishtqë për më tepër se një dekadë, Shqipëriae ka marrë si mos më keq tatpjetën.
    Këtu, janë burimet e të gjitha të këqijave që i erdhën e po i vijnë Shqipërisë - vendit të shqiponjave, siç e quanin miqtë tanë nëpër botëpara vitëve 90-ta.
    Argumete për këtë kemi sa një mal, që s´ka njeri që mund t´ i përshkruaj në një libër.
    Këto, mund t´i përshkruajnë vetëm një grup shkencëtarësh, akademikë atdhetarë, trima e tepër seriozë në punë dhe të paanshëm ideologjikisht.
    Në mos tani, le të shpresojmë që në të ardhmen , kokat e ndritura do të këthjellohen nga traumate kësaj historie tepër rrënuese, që na çuan në prapakëthehu, në historinë tonë të re.
    Le të shpresojmë që historia do të shkruhet drejt, për kombin tonë të lashtë.
    Që nga vitet 90-ta, dolën si këpurdhat dhe kërrminjtë pas shiu, liderëpopullistë "demokratë" e monarko-ballistë si: Sali Berisha, Ibrahim Rugova, Zekeria Cana, Veton Surroi, Nevzat Halili, Uzair Uzeiri, Edita Tahiri, Milazim Krasniqi, i vetëquajturi mbret i shqiptarëve, Leka Zogu.

    Ismail Kadare-i cili;
    Për çmimin "Nobel" faqe ndërron:
    Dje lavdronte, sot shkretëron,
    Janë në lojë dheshumëtë tjerë,
    Që pafundsisht, epaturpsisht,
    U ka marrë koka erë!. . .

    Tani, do të filloj sipas radhës;

    Sali Berisha - e krijoi PDSH-së, me ndihmën e LKK-së, gjegjësisht, LDK-së, me I. Rugovën në krye, ndërsa LK- e moderuar e Kosovës e ashtuquajtura LDK, u themeluanën direktivën e ish-ambasadorit amerikannë Beograd, Lorenc Igëllberger (dhëndër serb) dhe Lordit Karington, i cili do të ishte organizatori i Konferencës së Londrës, që e projektuan që Kosova me vise shqiptare, të mbeten nën juridiksionin serbosllav; kjo që në fillim ishte fatkeqësia jonë kombëtare.

    Ibrahim Rugova- puthadori i mjerë i S. Millosheviqit, në shtator të vitit 1989, deklaronte për revistën "Start" të Zagrebit, "Millosheviqi është një stalinist", ndërkohë që kroatët, sllovenët dhe europianët e quanin fashistë; qëllimi i I. Rugovës ishte lufta kundër Shqipërisë londineze, për faktin që Europa në atë kohë e quante Shqipërinë, shtet stalinist.
    Sali Berisha, gjatë mitingjeve të para do të thërriste deri sa i ngjirej zëri: "Enver Hoxha e kishteshitur Kosovën", ishin këto gënjeshtra nëpër qiell, poashtu, çirrej si demokrat i denjë kur thoshte, "Enver Hoxha, ka krijuar armiq të paqenë", bënte thirrje që të përmbysej Shqipëria socialiste, sepse Evropa dhe Amerika do t´na japin çeka të bardhë, ku do ta bëjmë Shqipërinë lule, si Zvicra, ne do t´i shndërrojmë bunkerët në lule e gjepura të tjera të politikës së tij ditore-mortore.

    Zekeria Cana ( pijaneci me banane) i cili gjatë vizitës së tij në Tiranë, do të deklaronte paturpësisht "mender me thanë, Shqipëria Socialiste. . . "
    Veton Surroi, i biri i ish-ambasadorit serbosllav, i cili në cilësinë e analistit titist, në vitin 1986 do të deklatronte, në gazetën "Rilindja" që Kosovës nuk i duhetstatusi i Republikës, pastaj po ky "politikan i pavarur" në vitin 1994, do të deklaronte që: ne shqiptarët e Kosovës duhet të dalim në zgjedhje të lira serbe, përkrah Drazhkoviqit, Xhingjiqit e të tjerë, pra me opozitën serbe, ta rrëzojmë, S. Millosheviqin, pastaj është ky "demokrat" i madh icili doli i pari me shkrime pas luftës , propogandonte kundër UÇK-së.
    Pastaj, foli kundër simbolit të rezistencës shqiptare, do të shkruante, kinse "Demaçi, është në luftë kundër vetvetes". . . e të tjera gjepura të këtij lloji. . .
    Dom Lush Gjergji, gjatë një vizite në Kopenhagë, në mars tëvitit 1990-të, me rastin e fillimittë një Konferencetë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, do të përshëndeste të gjithë të pranishmit e në veçanti me amabasadorin italian, ndërsa si i pacipë dhe tendecioz që ishte, i shiqon me përbuzje, shtrembër, delegacionin shqiptar, nga Tirana, që ishte si observator në këtë Konferencë, ndërsa në mbrëmje deklaronte para bashkëatdhetarëve seka premtime të mëdhanga ambasada italiane se atë ditë, që do të shkatërrohet rregjimi socialist në Shqipëri, ju do të shihni se çfarë do të bënte Italia, për Shqipërinë dhe shqiptarët. . .

    Nevzat Halili- organizonte simpatizantët e PPD-së, që t´ i ndihmohet sa më shumë, Sali Berisha, me mjete dhe të holla, sepse ai është duke e shkatërruar komunizmin në Shqipëri. . .

    Uzair Uzairi- zyrtar i lartë i PPD-së, gjatë formimit të degës të partisë së tij, deklaronteme theksin turk, "se mirë janë punët tuaja që punoni me forcat daneze, por të jeni të sigurt se ne kemi garancia nga doktor Rugova, Fehmi Agani ene Diogardi se ta prishim Shipnin, komuniste, leniniste, staliniste, marksiste ene masandej ta bajm Shipnija e maze". Po, i thashë atëbotë: të gjithë armiqtë janë të interesuar ta shkatërrojnë Shqipërinë, po për ta bërë të madhe siçthua Ti, -shiqoje bërrylin tim;ia këtheva, me nervozizëm. Ia thashë këto, sepse e dija plotësisht se këto ishin veç parulla demagogjike, tërsisht ishin mashtrime.

    Milazim Krasniqi- alias hiqi në katror puthadori i I. Rugovës, në një mbrëmje me bashkëatdhetarët shqiptarë në Kopenhagë, kur e pyetën; çka do të ndodhë me ne, nëse Sllovenia dhe Kroacia shkëputen nga ish-Jugosllavia, ai me një retorikë, aktori, u përgjegj: " ne, vëllezërve sllovenë dhe kroatë u dëshirojmë rrugë të mbarë për në Europë, ndërsa, ne me Serbinë, do t´i zgjedhim problemet si të duan ata". Po, pastaj kur UÇK-ja, bëte rezistencë heroike kundër hordhive çetnike në Kosovë, ishte ky Milazimi, që digjej prej gëzimi, që t´i vinte NATO-ja në Kosovë. Ai shetiste nëper Maqedoni, ndërsa Drenica lahej në gjak. Ne, tani jemi dëshmitarë, se çfarë po ngjet me ardhjen e ushtrarëve të huaj. Tani ata po na burgosin e po na nënçmojnë si mos më keq. Gëzohu tani o narcisti "demokrat", gëzohu për fitoret e brishta, në këto kohë të prishta. . .

    Leka Zogu- i cili e kishte të ndaluar këthimin së pari në vendin e tij, pastaj në mbi 30 shtete të botës si trafikant, armësh dhedrogash e, e tani po na del si këpurdha pas shiut. Ky zotëri që hiqet aq shumë për Shqipërinë etnike, dihet nga të gjithë që nuk bëri asgjë për shtetin shqiptar, premtimet e tij s´i ka realizuar kurrë as nuk na mbanë shpresa se do t´i realizoj ndonjëherë, as pasardhësi i tij. . .

    Edita Tahiri- (tash opoziatarja e I. Rugovës), me rastin e vdekjes së deputetit, 80 vjeqar, Anton Çetës, në radhët e LDK-së, kur intelektuali, Bajram Kosumi, e propozoi, bacin Adem, që të hyjë si deputet në Parlamentin e paformuar kurrë, të Kosovës, ajo, me nervozizmin e saj titist, ngritet, dhe nuk e pranon propozimin e Bajramit, duke qitë petulla në ujë- " kërkoj nga z. Demaçi, ta sjellë karakteristikën moralo-politike"!!!
    Kësajpërralle politike i thonë, na ishte njëherë. . .
    Fan Noli i madh do t´i thoshte:

    "vaj vatani mjerë mileti,
    lum populli mbretin e gjeti,
    që kur e humbi s´fjeti,
    lum për ne, pamëkismet,
    hallvaxhinë, e bëmë mbret!. . .
    No koment!. . .

    Sot, shqiptarët, në Shqipërinë Etnike as pas tri luftërash çlirimtare, nuk po munden të vendosin vetë, për fatet e veta në histori. Kur të huajt hileqarë egjakatarë, ta projektojnë strategjinë kombëtare, prej asaj "strategjie", priten vetëm kataklizma makabre.

    Botuar në Revisten „Shqiperiaebashkuar“, “lajmet“ dhe revisten Zeri i Kosovës në Kopenhagë. Datë08 07 2004

  5. #5
    ATA QË NËNSHKRUAN NË RAMBUJE PËR AUTONOMINË NUK E BESOJ SE DO T´IA SJELLIN KOSOVËS NDONJËHERË PAVARSINË!

    Shkruan:

    Xhemil Zeqiri


    Situata politike është shumë e brisht në Kosovë dhe në territoret shqiptare etnike në Ballkan. Pa hyrë në historinëe saj tragjike që si rjedhojëkanë qenë dhe vazhdojnëtë jenë ndërhyrjet e fuqive të mëdha në mënyrë jo tëdrejtë antishqiptare. Vet fakti se prej Kongresit famëkeq të Berlinit i udhëhequr prej një antishqiptari, Bizmarku gjerman, pastaj Mbledhja e Ambasadorëve në Londër, 1913, Konferenca e Versajës, shiqptarët kanëprotestuar dhe vazhdojnë të protestojnëndaj padrejtësive që po bëhen në kurriz të shqiptarëve.
    Këtu vlen të theksojmëme përjashtim të Konferencës së Londrës të vitit 1992-ku morën pjesë”një grumbull servilëshqë përfaqësonin shqiptarët” dhe që udhëheqësi me shallë, optimisti e ka përshendeturdhe vazhdon t´ i përshendes çdo iniciativëantishqiptare që ndërmarin forcat pro- serbe-ndërkombëtare e raste kemi si në Konferencën e Londrës ashtu edhe të Rambujes, të Ohrit dhe të Konçulit, që nuk mundemi t´i përmendim të gjitha në këte shkrim, por une dëshiroj tëshpjegoj se si ndërkombëtarët përfshirëkëtu edhe intervenimin ushtarak të NTOS, qënuk ishte në favor të shqiptarëve por ishte në favor të sllavëve sepse sipas A. Demaçit, Robin Kuk ish- Ministri i jashtëm anglez dhe M. Ollbrajti ish-minister e jashtëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në hotel Grand në Shkup i thotë A. Demaçit se ja platforma e Mbledhjes së Rambujës, ejani se Rugova, ka pranuar të vijë, (si maçoku në thes). Ndërsa, Demaçi i përgjigjet se ne do të shohim, do konsultohemi me bashkpuntorët dhe do japim edhe vërejtjet tona. Kjo politikë parimore në fakt nuk përkrahet nga ndërkombëtarët, por përkrahet politika servile e I. Rugovës. Ky i ngjanë atij Kryetarit të Indonezisë, Vaitit, i cili është i vërbër i shkreti, dhe dokumentat (Marrëveshjet) që ia ofrononin ndërkombtarët, ai nuk ilexonte por i firmoste, dhe më në fund ata (ndërkombëtarët) arritën ta shkatrrojnë Indonezinë për një kohëtë shkurtë. Këtë taktikë po e përdorin ndërkombëtarët ndaj shqiptarëve, me Ibrahim Rugovën, në këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit të ”pushtetit ” të tij.
    Nëse marim një retrospektivë dhe analizojmëkëte politikë që e kanë ndjekë Rugova dhe Berisha, do të shohim se ka qenë politikë e GOMARIT kur i hip nga e prapa dhe natyrisht, ata, nuk e udhëheqin kurrë gomarin, por gomari të drejton ata, dhe i dërgon ku të dëshiron, Ai. Kjo politikë po ndiqet me daljen në skenëtë partive ”demokratike” të tipit, Berisha- Rugova dhe nuk ka asnjë dyshim se politika destruktive e plotësisht antishqiptare i ka bërë kurdoherëpresion edhe opozitës që kjo t´i ndërrojë qëndrimet radikale.
    Po u referohemi shembujve:
    Partia Socialiste, në fillim kishte krejtësisht qëndrime tjera më përparimtare, ndaj çështjes shqiptare jashtë kufinjëve të shtetit amë. Pikrisht, ishte politika e Berishës që pa hezitim epranoi njohjen e shtetit artificial që quhet IRJ-Maqedonisë, kur flasim për këtë, përkujtojmë që këtu në fakt ishte eksperimentuar apartheidi ndaj shqiptarëveedhe lufta kur shpërthejënë këtë Republikë, ishte politika destruktive e PDSH-së që SHP iUÇK-re ndërroi qëndrim dhe këtu është krejt e qartë se në atë Marrëveshje të Ohrit që e nënshkruan Kryetari i PDSH-së, Arben Xhaferi dhe Kryetari i PPD-së, Imer Imeri, ndërsa lideripolitik i UÇK-re, Ali Ahmeti, nuk e pranonte Marrëveshjen e Ohrit, mirëpo nën trysninë e liderëve pacifistë detyrohet ta pranoj dhe tani është tepër paradioksale se çka po ngjanë sot në politikën shqiptare në Iliridë: Arbër Xhaferi, ishte tepër këmbëngulës për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, ndërsa tani po del hapur kundër kësaj, ndërsa, Ali Ahmeti i cili e kundërshtonte me këmbëngulje, tani e respekton këtë me fanatizëm.
    Në Kosovë, ka ngjarë e njëjta fatkeqësi politike, tani po flitet hapur se në Rambuje qenkanëshkruar që Kosova të ngelet në kuadër të Serbisë.
    Dihet nga të gjithë, që në atë kohë ish-Përfaqësuesi Politik i UÇK-së, Adem Demaçi, delegacoinit shqiptarhapur ju pat thënë: „atje po shkoni, si cjapi tek kasapi“ por Ramë Buja me kompani ish- bashkpuntor i I. Rugovës e bindi z. H. Thaqi, dhe nuk i mori fare parasyshë këshillat vizionar të simbolit të rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi.
    Kësaj popullorçe i thonë: „kur djali ia mëson babës kufinjtë e arës“. Bile, është ky Ramë Buja që edhe sotme të madhe po e mbron atëfarë dokument paçavureje, të nënshkruar në Rambuje. Këtë, në fakt e kishin projektuar akademikët serbë dhe farnçezë; këtë diplomacia serbo-franceze e realizoi , me premtimin që i bëri I. Rugova, Robin Kukit; sene shqioptarët do të vijmë në Rambuje, në atë Mbledhje, sepse fraçezët para luftës në Kosovë i kishin dhënë dekorata I. Rugoves dhe tanimë ai, nuk kishte kuptim, t´ua prishte planet antishqiptare. Pa çka se ky njeri me dinakëri diplomatike do të kërkonte Pavarsi, kjo aspak nuk do t´ua prishte kurrë planet Serbisë as miqëve të saj ndërkombëtarë.
    Dhe krejtësisht në fund; ky presion politiko- psikologjik i këtyre lider(r)ave „demokratë“ i ka rrënjët tek ideologjia titiste, kjo i ka qorientuar si mos më keq jo vetëm piopullin e shumëvuajtur shqiptarpor i ka habitur, ç’orientuar si mos më keq, për të mos thënë ka sjellë dështime të mëdha në rrugën e ish-të burgosurve politikëdhe tek ata që u rreshtuan nën emblemën e të famshmesUÇK.
    Politika disfatiste dhe shantazhuese e krerëve pacifistë dje dhe sot e ka vënëpara aktit të kryer të dështojnë edhe forcat e djeshme përparimtare. Liderët e luftës së UÇK-së, janë vënë në garë kush po pasurohet më shumë, ata apo pacifistët, por këtu ata i kanë bërë hesapet keq, sepse kurrën e kurrës nuk munden t´jua kalojnë me pasuri ; Rugovës, Bukoshit, e lëre më birit të ish-ambasadorit jugosllavë të Madridit, puthathembrorit të të huajve, Veton Surroit, sepse ai thith nga shumë anë vetem Zoti e di sa e paguajnë atë bukëshkalë, qarqet antishqipatare, për cdo sulm që ky u bënë luftëtarëve të lirisë e në veçanti, kryeheroit tonë, Adem Demaçit, pa harruar të theksoj që ky servil, paguhet shumë e dhe për sulmet që i bënë historisë së Shqipërisë, për 50 vite. Veton Suroiështë më i përshtaturi për serbët dhe ndërkombëtarët, që ta zëvendësoj I. Rugovën, apo më saktë „Vaitin e Kosovës“, siç po rrokullisen ngjarjet, këtë syleshë, apo këtë djallë në politikë, armiqtë e Shqipërisëpo e mbajnë rezervë, që ta përdorin si xhokerin në momentin e duhur. Ky tradhtar me damkë i cili dikur e pati formuar njëfarë Unioni Jugosllavë, por atëbotë, pati abortuar turpshëm, uroj që kjo politikë tij prej urithi të abortoj sërish. Ai dinakrisht partinë tij të re me ide të vjetra po e quan „Ora“ duke menduar se tani i ka ardhur koha krismës së orës së tij famëkeqe.
    Le të shpresojmë që edhe kësaj radhe ky pinjoll i titizmit nuk do të ketë sukses!
    Po, a nuk e kishte edhe satrapi S. Millosheviqi orën 12:00 e kishte si cak kohe për të demonstuar në viin 1986, por ora e tij u thye copë-copë, jo nga lutjet e I. Rugovës, as nga kortezhet e Varrmihësit, V. Surroi, por nga LÇ-re e UÇK-së, të cilën ky i pacipë e sulmon UÇK-në, për ndarjen e Mitrovicës, duke e fshehur qëllimisht se janë qarqet ndërkombëtare me Serbinë dhe Francën që e ndanë qytetin tonë verior dhe i krijuan enklavat serbe që janë kurdoherë në vallene e tyre serbomadhe. Ky njeri me këto shpifje dhe akuza duke i fyer forcat më përparimtare Gjithëkombëtare, është bërë sot, miljoneri më i madh, duke u paguar për këto shpifje nga qarqet ndërkombëtare.
    Sa për I. Rugovën po ju përkujtoi që shumë mirë e përshkruajti analisti politik i gazetës „Politika“, Danimarkë më 11 mars 2001, Jens Hølso kur thotë: „Ibrahim Rugova me partinë e tij LDK-në i fituan zgjedhjet lokale, faktikisht ata që esabotuan luftën çlirimtare i fituan zgjidhjet dhe vijon më tej; se Ibraim Rugova është një ALKOOLIST i rëndëdhe nuk është në gjendje të përgadis strategji e të dalë nga kjo amulli”.
    Fundi-fundit janë antarët e LDK-së dhe Këshilli i tyre që munden ta dëshmojnë se ai kurrë nuk e shqyrton asnjë veprim për Çështjen kombëtare me anëtarët e Këshillit të vet.
    Ose, të marim edhe një shembull tjetër; veprimet demagogjike të akademik Nexhat Dacit, antar i LDK-së si Kryetar i Parlamentit të Kosovës, kur në Parlament u vendos që të mos merret pjesë në atë farë dialogu serbo-shqiptar në Vjenë, por akademik Daci para kamerave hapur deklaron se ka pranuar shumë dekorata, brenda e jashtë vendit dhe se e njeh politikën.
    Këtu do t´i thoja që nuk janë dekoratat që këtë apo atë„politikan“ e bëjnë njeri të denjë dhe politikan që është vënë në shërbim të popullit, pozicionimi i tij përballë vështirësive, kurdoherë të huajti dekoronin politikanët shqipfolës të titizmit, por ata kurrë s´i shërbyen popullit me devotshmëri, por ia bënë jetë ferr, për gjysmë shekulli.
    Në këtë linjë mashtrimesh po i shkon përshtati edhe „politikanit“, I. Rugovës, i cili për fat të keq po dekorohet edhe nga politikanët e Tiranës, me tituj dhe dekorata bombastike si „honoris-kauza“. Këto dekorata para zgjedhjeve ishin edhe një një përkrahjeje që zyrtarëte Tiranës ia bënë, sigurisht me dirigjimin e qarqeve „mike“ ndërkombëtare. Them kështu, për faktin që I. Rugova, po as ata që e dekoruan, në të kaluarën po as sot, sikur nuk i kanë fort në qejf, vizitat e ndërsjella ndërpartiake. . . S´do mend që vizita e I. Rugovës në Tiranë, “para ardhjes së dimrit”, i ka dhënë infuzion mashtrimi zotriut. Nuk mundem pa e përmendur faktin që ku ishin këta „demokratë me namë“, ku ishin gjithë kjo mori intelektualësh që brenda trojeve shqiptare i formuan përmbi 90 Parti e Shoqata të ashtuquajtura joqeveritare pra ku ishin në vitin 1981 mbi 380 Dr. shkencashdhe mbi 420 Mr. atëherë kur vetëm Ukshin Hoti me ca shokë që mundemi t´i numërojmë në gishta dore, kur i dualën në mbrojtje popullit, Republikes së Kosoves.
    Dhe, kjo tragjedi fatkeqësisht, na u përserit edhe në marsin e vitit 2004, Tanimë, nuk dihet se ku gjendet i madhi, Ukshin Hoti;ndoshta e ka zënë vendin e Adem Demaçit në burgjet serbe dhe përsëri Adem Demaçi e mori në mbrojtje popullin, ashtu siç e mori atëhërë, politikologu ynë i madh.
    Nga kjo mund të konstatojmë që: servilët e djeshëm të Serbisë, sot janë shndërrruar në servilë që qarqeve ndërkombëtare. Për faktin që këta si kurdoherë janë të gatshëm të dënojnë çdo kërkesë të drejtë popullore. Ndërsa, tani në kohën e zgjedhjeve nuk lënë gur pa lëvizur që ta mashtrojnë popullin që ta marrin besimin e votës, të cilën nuk e meritojnë.
    Pikrisht, nga ky këndvështrim e shohë se Kosovës po i përgaditet një tragjedie re me pasoja të mëdha me zgjidhjet e ardhshme, sepse nuk do t´i jepet Pavarsi, Kosoves, por nëndheshëm poplanifikohet një autonomi që e patën nëshkruar në Rambuje; bile, bile edhe nderkombtarët shpesh po e përdorin se për Kosovën mundet të ketë një Pavarsi të kushtëzuar!. . . Por nuk thonë se nga kush do jetë e kushtezuar!. . .
    Unë, si veprimatar politik, në Danimarkë kam pasur takime, biseda, konsulta me diplomatë danezë, që janë përfaqësues të Europës, por edhe me diplomatë tëtjerë ndërkombëtarë, gjatë kontakteve me ´ta ; kur ju them se nuk do të pranojmë kurrfarë autonomie në kuadër të Serbisë, ata revoltohen dhe më thonë se kush je ti që flet kështu, kundër përfaqësuesve shqiptarë të cilët e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Rambujës, që Kosova është nën sovranitetin e Serbisë dhe të cilën Marrëveshje ende deri sot nuk e kanë mohuar. Pastaj, me habi vijojnë në kundërshtimet e tyre; duke më thënë, Ti ke pak anëtarë rreth teje që ta ndërrosh politikën e Kosovës. Unë, me vendosmëri po u them atyre se;pse shqiparet e bënë luftënjo për të forcuar pozitën nën Serbi por për t i këputur zinxhiret e robrisë, bile, ju falënderojmë që edhe ju e përkrahët luftën tonë të drejtë, sepse UÇK-ja qe aleate e NATO-s.
    JO, përgjigjen ata, ne intervenuam ta ndalim terrorin e Serbisë por edhe Pavarsinë e Kosovës. Jam i sigurt se këto gjëra fort mirë i di politikani dinak, Ibrahim Rugova me kompani. Diplomacia perëndimore e sheh zgjidhjen e problemit të Kosovës si mundësi të variantit , ashtu siç i ka zgjidhur me dy kolonitë daneze Gronlandin dhe Feurninqë i kanë nga 40. 000 banorë, që kanë parti politike, kanë edhe parlament, janë të ”pavarur”, të kushtëzuar nga Danimarka, apo shqip, janë koloni daneze. Danimarkës, i njihet sovraniteti i plotë mbi këto dy krahina të kolonizuara.
    Të këtilla eksperimente fatkobe për shqiptarët, po duan të bëjnë ndërkombëtarët sot, prandaj aq shumë i lusin shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe t´jua japin votën servilëve e puthadorëve të tyre.
    Pikërisht, për këtë dekorohen dhe ftohen në vizita nga perëndimorët, tipatsi I. Rugova dheV. Surroi, N. Daci, E. Tahiraj, etj.
    Tani, do të vijoj më tej pa u shkëputur me ato kontaktet me ndërkombëtarët, por nga një kënd tjetër i Shqipërisë; e kam fjalën për Çamrinëreqia, edhe sot e kësaj dite nuk u jep shqipatarëve asnjë të drejtë mbi 3 milionëshqiptarë qëquhen Arvanitas nuk guxojnëtë zhvillojnëgjuhën dhe kulturën e vet, e mos të flas për çamët që me dhunë janë ndjekur me zjarr e hekur nga vatrat e tyre. Greqia, ështëanëtare e të gjitha instauticioneve ndërkombëtare dhe se mbahet si profete e demokracis, po njëkohësiht i fshehë gjurmët e krimit ndaj shqiptarëve, por kësaj radhe i dualën të palarat në shesh, është fjala për ndeshjen futbollistike, për faktin që e humbi ndeshjen me ekipin e kombëtares, kur shqiptarët dualën të festojnë fitoren, shovenistët grekë u sulën si bishat mbi të pambrojturit qytetarë të rendit të dytë apo të tretë. Rezultati qe tepër fatkob; një i ri shqiptar u vra mbi 500 u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan burgjeve dhe u maltetuan pamëshirë nga policia fashiste greke, kjo nuk më habiti fare, por më habitë fakti që përse diplomacia ndërkombëtare nuk don me dijtë ç´ndodhë me shqiptarët e shumëvuajtur në Greqi dhe më tej në trojet shqiptare.
    Pothuaj në çdo mbrëmje po dëgjohet refreni se këto zgjedhje do të jenë si një Referendum nëse është kështu ky qenka Referendum për Autonomi.
    Tentohet kjo t´ i fshihet popullit shqiptarët duhet të këthjellohen e të mos dalin t´i thonë PO këtij Referendumi fatkeq.
    Mosdalaja në zgjedhje është një PO për Pavarsi, një mbrojtje nga rreziku që po na planifikohet nga politika ogurzeze e korit antishqiptar.

    Kopenhagë, 05. 10. 2004
    E botoi Gazeta „Zeri i Kosovës” ë Kopenhagë dhe Gazeta“ lejmi“
    në Kanada

Tema tė Ngjashme

  1. Ferexheja nuk ėshtė kulturė shqiptare
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 14:29
  2. Leskaj: Dy shtete, njė kulturė
    Nga dodoni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 20:47
  3. Ferexheja nuk ėshtė kulturė shqiptare
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 27-03-2006, 17:45
  4. Rrezane: Kulture 5500 vjet e lashte
    Nga Doktorr Sakica nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 02:24
  5. Filmi shqiptar, substancė kulture dhe integrimi
    Nga Blendi nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-07-2002, 22:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •