Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Frederik Rreshpja

    Kush mund te na gjeje poezi te ketij shkrimtari?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Manulaki : 17-01-2006 mė 17:18
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Korrigjoje titullin e temes se quhet:

    Frederik Rreshpja e jo "Reshtja".

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Pėr njė vjollcė

    Ēeli vjollca e vogėl mbi gurishte
    si njė ylber mbi planete tė panjohura

    Kėshtu kam ėndėrruar edhe unė dikur
    tė bėhem ylber mbi akuafortėn e kohės vizatuar egėr
    po tėrė ato qė thashė
    u tretėn nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit.

    Mė me fat janė perėnditė
    qė kthehen tek toka tė skalitur:

    Ti s'ke pėr t'u skalitur kurrė
    e veē ndoshta nė kujtesėn e palexueshme tė ajrit

    Ky qe fati yt prej ylberi
    me njė kryq shiu te koka
    Por fati sundon tėrė popujt e zotave
    tė shumtė si rėra,
    vjollcė e vogėl, o shpirt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Ave, nėna ime!

    Rri nė shi. Kjo ėshtė e vetmja gjė qė dua.
    Ē'ėshtė ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim
    Kėshtu kam dėgjuar zėrin e shiut
    Njė ditė vere rrėzė lisit plak
    Te porta lėnė hapur pėr zogjtė.

    Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja
    se tėrė shirat e botės binin pėr mua
    po tani qė kanė kaluar kaq shumė vite
    e di se s'ka asnjė kuptim qė bie shi

    Iku dhe nėna ime nėn njė shi prej mermeri
    nga arkeologjia e perėndive qė rrėzoheshin

    Ave, nėna ime!
    Vetėm tek ti kam besuar
    Zot tjetėr nuk kam patur kurrė. Amen

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    PERGJITHMONE

    O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.
    Kur te mbyllen syte e mi, nuk do te kete me det
    Dhe varkat e loteve kane per te ngecur ne stere.
    Shkoj dhe shirat po i le te kyēura
    Por do te ktherm perseri ne ēdo stine qe te dua.
    Une kam qene trishtimi i botes.
    O ajr i mbremjes mbeshtillme, erdhi ora te vdes perseri.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    KENGE LAHUTE

    Me zuri gjumi i balladave
    Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive
    Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.

    O ti zogu i zi i amanetit,
    Per ku vrapon te besh shi, o zog?
    Dy tre shira rane e u be dimer,
    Dy tre net u deshem dhe u harruam.

    Do te ngrihem e do te marr dynjane
    Por gjumi i balladave nuk me le.

    Dy tre shira rane e u be dimer,
    Dy tre net u deshem dhe u grindem.

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Labeati

    Mund te shikosh nji fotografi te ketij poeti te spikatun, njefare Essenini shqiptar edhe per nga menyra e jeteses dhe peripecite e jetes (perfshi botime, denime, burgime, perseri botime).

    Shume cilesor e jetesor, por edhe modern ne kuptimin e vertete e jo "bosh" te fjales
    Faleminderit shume, eshte i mrekullueshem. Vargjet e tij jane vargje perlash.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Manula,

    Rreshpja eshte poeti lirik me i madh shqiptar i gjalle

    Nuk di pse kur bera serch ne forum nuk gjeta nje artikull me nje vjershe te tij te botuar me pare.

    kam postuar nje interviste te tij

    ka nje jete shume te dhimbshme.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59558
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 17-01-2006 mė 17:45
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku
    Manula,

    Rreshpja eshte poeti lirik me i madh shqiptar i gjalle

    Nuk di pse kur bera serch ne forum nuk gjeta nje artikull me nje vjershe te tij te botuar me pare.

    kam postuar nje interviste te tij

    ka nje jete shume te dhimbshme.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59558
    faleminderit xhuxhu, me te vertete e dhimbshme, nje gjeni si ky, me varg te paperseritshem.
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    (Nje perle tjeter e F.Rreshpjes)

    Ku ishe ti?

    Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
    Në ç'hënë barisnje vallë?

    Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
    Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

    Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
    Pastaj erdhi prap nata
    dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

    Zbrita tek kroi
    duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit
    Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.

    Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
    Si një sovran që abdikon.

    Ani, mua më zuri ky mallkim.
    Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
    A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?
    Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?
    Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

    Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    (Edhe nje tjeter)

    QIELLI I DJALERISE

    Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
    Ra mbi korijen me perralla;
    Nga kashta e kumtrit bie dhe bie
    Terfili i arte i qiejve.

    Kembanat e yjeve lekunden me hare
    Prere nga hena e majit.
    Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu
    U zhduk pas portes se ylbereve.

    Zhduket pas portes se ngjyrave djaleria
    Dhe mua trishtimi me mbulon
    Nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe,
    Ne nje bote qe nuk me kupton.

  12. #12

  13. #13
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Eshte nje zog qe vajton dit' e nate
    fshehur tek shtepia e gjetheve
    si na erdhi kjo stine me emrin harrim
    si na erdhi kjo stine me emrin dimer!

    U shuan yjet ne pellembet e mia
    dhe syte e tu u bene dimer
    E kam ditur c'braktisje me pret
    moti ky zog ma ka thene.

    Do te behem vjeshte dhe do te shkoj
    te vdes te shtepia e gjetheve
    Shtepia e gjetheve kycur me hene
    O Zot!Nuk kam as ku te vdes...
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  14. #14
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anėtarėsuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    Kur vdesin henezat

    Xhindi i vogel i perralles
    hedh yje ne pellgun e hijeve;
    tek dritarja e gjetheve pashe
    henen e shuar nga shiu.

    Kur vdesin henezat, kur vdesin yjet
    jam si dikur femije i dhembshur
    qellon qe qaj i vetmuar
    mbi driten e duarve te henes.

    Qellon qe qaj edhe per zogjte
    e trokas te germadhat e cerdheve
    pastaj u shpjegoj zogjve
    qe edhe une jam ne kete bote pa fole.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

Tema tė Ngjashme

  1. Frederik Ndoci
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 13-11-2022, 09:31
  2. Frederik Rreshpja
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 235
    Postimi i Fundit: 15-04-2019, 13:08
  3. Granit Zela
    Nga Granit Zela nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 48
    Postimi i Fundit: 01-07-2007, 06:23
  4. Shuhet jeta e poetit tė madh Frederik Rreshpja
    Nga I-amėshuar nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-05-2006, 00:28
  5. Dr. Frederik Shiroka
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2002, 06:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •