Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 80
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Prej erresires ne drite!

    Pershendetje te gjitheve!
    Allahu i madheruar thote ne kuranin e tij te shenjte:"Kush kerkon fe tjeter pervec Islamit nuk do i pranohet dhe ne diten e gjukimit do te jete prej te humburve"
    Po ashtu ne shume vende ne kuran thuhet"Qe ju kemi nxjere prej erresirave ne drite" Po valle perse prej erresirave e jo erresires? Sepse erreira ke shume , injoranca eshte erresira me e madhe, padrejtesia eshte nje tjeter errresire, shtremberimi i se vertetes eshte erresire me vete, erresira e nates eshte erresire me vete...
    po Driten valle perse e permend ne njenjes? sepse drita e zotit eshte vetem nje Eshte feja qe ju shpall Ibrahimit, Ismailit, Ishakut , Jakubit, Musait, Isait dhe qe u plotesua me ardhjen e Profetit Muhammed as.
    Shume njerez te etur per te verteten dhe te verbuar nga erresirat e ndryshme kane arritur ta gjejne kete drite, dhe ne ishalla do permendim ketu disa konvertime ne Islam dhe i lutem Zotit qe ashtu si ketyre tju tregoje rrugen e vertete edhe mjaft te tjereve qe lodhen tashme duke e kerkuar.
    Uroj qe te kenaqeni me postet ne vazhdim.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Kryeprifti Rus, Viecheslav Polosin pranon Islamin.

    Kryeprifti Viacheslav Polosin, prift i ipeshkvisė Kaluga, i cili tani drejton administratėn e Komitetit pėr Relacione me Shoqatat Publike dhe Organizatat Religjioze tė Dumės Shtetėrore tė Federatės Ruse, ka konvertuar nė Islam.

    “Vendosa ta sjell statusin tim social nė njė vijė me bindjet e mia”, ka deklaruar Viacheslav Polosin, “Dhe tė dėshmoj publikisht se e konsideroj veten pjestarė i njė tradite tė madhe tė besimit tė vėrtetė tė Pejgamberėve tė monoteizmit, duke filluar me Ibrahimin alejhis-selam. Dhe kėtė e bėj duke mos e konsideruar veten si prift apo si anėtar i ndonjė kishe ortodokse”.

    Nė tė njėjtėn kohė Viacheslav Polosin e recitoi formulėn tradicionale pėr tė dėshmuar pranimin e tij tė Islamit: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, dhe se Muhammedi ėshtė Pejgamber i Tij”.

    Viacheslav Polosin konsideron se shpallja e fundit hyjnore nė Tokė ėshtė Kur’ani i Shenjtė, i shpallur Pejgamberit tė fundit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], dhe ai kategorikisht nuk pajtohet me ata tė cilėt “pėr disa shkaqe konsiderojnė se teksti arab i Kur’anit tė Shenjtė ėshtė i huaj pėr mentalitetin rus”.

    Nė njė intervistė tė dhėnė pėr revistėn “Musulman”, Viacheslav Polosin ishte bėrė njė kritik i ashpėr i traditės krishtere, e veēanėrisht asaj ortodokse. Sipas tij, krishterizmi aludon nė “asimilimin e Krijuesit, Zotit, nė krijesėn e Tij, njeriun”, gjė qė ėshtė antropomorfizėm.

    “Kėtu me shekuj kanė ekzistuar ndėrmjetės, etėr dhe mėsues, tė cilėt, megjithėse nuk ishin profetė, kanė folur nė emėr tė Zotit”, thotė Viacheslav Polosin rreth kultit krishter tė shenjtėrive, “Dhe kjo praktikė kėshtu ėshtė bėrė normė nė kishė, sa qė ėshtė bėrė shumė vėshtirė pėr ta larguar, kurse pėr ndonjė person nė pozitėn e priftit kjo ėshtė e pamundur”. Sipas fjalėve tė Viacheslav Polosinit, gruaja e tij “plotėsisht pajtohet me kėtė zgjedhje tė vizionit botėror”.

    Nė mesin e muslimanėvė tė cilėt kishin ndikim nė konvertimin e ish klerikut ortodoks, Polosin ėshtė identifikuar personi Geidar Jemal, kurse rrėfimi rreth Qabes sė Shenjtė dhe haxhxhit kanė lėnė pėrshtypje tė mėdha tek ai.

    Viacheslav Sergeevich Polosin ka lindur nė vitin 1956. Nė vitin 1979 ai diplomoi nė Fakultetin Filozofik tė Univerzitetit MGU, kurse nė vitin 1984 nė Moscow Ecclesiastical Seminary. Ai ishte caktuar si prift dhe shėrbyes nė famullitė e ipeshkvive tė Azisė Qėndrore dhe tė rajonit Kaluga. Nė vitin 1990 u afirmua nė nivel tė kryepriftit. Nė tė njėjtin vit u zgjodh si deputet i popullit nė Parlamentin e ish-Bashkimit Sovjetik nga rajoni Kaluga dhe udhėhoqi Komitetin e lirisė sė ndėrgjegjes.

    Gjatė punės nė Bashkimin Sovjetik, ai diplomoi nė Akademinė diplomatike tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme dhe e mbrojti disertacionin e tij nė temėn: “Kisha Ortodokse Ruse dhe shteti nė Bashkimin Sovjetik, 1971-1991”. Prej vitit 1993 ishte i punėsuar nė stafin e Dumės Shtetėrore nė relacione me shoqatat publike dhe organizatat religjioze. Ishte anėtar i Lėvizjes Krishtere Demokratike Ruse dhe anėtar i Kėshillit tė Organizatave Krishtere. Nė vitin 1991 ai u largua nga Ipeshkvia Kaluga, kurse qė nga viti 1995 nuk ka kryer detyrėn nė liturgjitė.

    Nė intervistėn e tij pėr revistėn “Musulman” ai zyrtarisht e quan veten musliman: “Unė besoj se Kur’ani ėshtė Shpallja e fundit nė Tokė, e cila i ėshtė shpallur Pejgamberit Muhammed. Nuk ka zot tjetėr pos All-llahut, dhe Muhammedi ėshtė i Dėrguar i Tij”.

    Viacheslav Polosin ėshtė autor i shumė punimeve shkencore nga lėmia e historisė, politikės, religjionit dhe filozofisė. Nė shkurt tė vitit 1999 ai mbrojti edhe njė disertacion tjetėr nė temėn: “Dialektika e miteve dhe krijimi politik i miteve”. Pikėpamjet e tij themelore filozofike janė prezentuar nė librin e tij “Miti, Religjioni dhe Shteti”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 06-04-2004 mė 12:56
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Kur'ani PثRfiton zemrėn e njė profesori tė shteteve tė bashkuara

    Dr. Xhefri Lleng (Jeffrey Lang) ėshtė profesor i matematikės nė Universitetin e Kanzasit, njė prej universiteteve mė tė mėdha nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ai ka filluar udhėtimin e vet fetar mė 30 janar 1954, kur ėshtė lindur nė njė familje romano-katolike nė Bridgefort, Konektikat. Nėpėr shkolla katolike i kanė kaluar 18 vitet e para tė jetės sė tij, tė cilat e kanė lėnė atė me shumė pyetje pa pėrgjigje lidhur me Zotin dhe fenė krishtere, thotė Lleng duke rrėfyer tregimin e tij se si ka arritur deri te Islami.

    “Sikurse shumica e fėmijėve mbrapa nė tė 60-tat e vonshme dhe 70-tat e hershme, edhe unė fillova tė pyetem pėr tė gjitha vlerat qė i kishim nė atė kohė politike, sociale dhe religjioze”, thotė Lleng. “Kam qenė kundėrshtar ndaj tė gjitha institucioneve qė shoqėria i konsideronte tė shenjta duke pėrfshirė edhe Kishėn Katolike”, thotė ai.

    Deri nė kohėn kur ai arrin tė 18-tat, Lleng veē mė ishte bėrė axhami i plotė ateist. “Nėse ka Zot dhe Ai ėshtė i Gjithmėshirshėm dhe mė i dashuri, pse atėherė ka vuajtje nė kėtė botė? Pse Ai nuk na dėrgon neve thjesht nė Xhennet? Pse tė krijon gjithė kėta njerėz qė tė vuajnė?” Kėto ishin pyetjet qė i vinin nė mendjen e tij nė ato ditė.

    Si profesor i matematikės nė Universitetin e San Franciscos, Lleng gjeti fenė e tij, ku Zoti mė nė fund ėshtė realitet. Kjo i ėshtė treguar atij prej ca shokėve muslimanė qė ai kishte takuar po nė atė universitet. “Ne bisedonim rreth fesė, unė ua parashtroja pyetjet e mia, dhe kam qenė me tė vėrtetė i befasuar lidhur me atė se si aq kujdesshėm ata i vlerėsonin pėrgjigjet e tyre”, thotė Lleng.

    Dr. Lleng kishte takuar njė student saudian me pamje mbretėrore, Mahmud Kendil (Mahmoud Qandeel), i cili kishte tėrhequr vėmendjen e tėrė klasės nė momentin kur ai kishte hyrė nė tė. Kur Lleng e kishte pyetur njė pyetje lidhur me hulumtimet mjekėsore, Kendil i ishte pėrgjigjur pyetjes nė gjuhėn angleze tė folur nė mėnyrė perfekte dhe me vetėsigurim tė madh.

    اdokush e njihte Kendilin - kryetari i bashkėsisė, shefi policor dhe njeriu i rėndomtė. Sė bashku, profesori dhe studenti, kishin qenė nė tė gjitha vendet shkėlqyese ku nuk kishte hare apo gėzim por vetėm buzėqeshje. Dhe nė fund Kendili befasisht ia ka dhėnė Kur’anin dhe ca libra pėr Islamin. Lleng vet e lexon Kur'anin, gjen vetė rrugėn deri te salla studentore pėr namaz nė universitet, dhe nė tė vėrtetė dorėzohet pa shumė kundėrshtim. Ai ka qenė i mundur prej Kur’anit. Dy kaptinat e para janė shkak pėr kėtė ndeshje e cila qe gjė fascinuese.

    “Piktorėt mund tė bėjnė pikturė tė atillė, ashtu qė sytė e njė portreti tė duken sikur janė duke tė pėrcjellur ty prej njė vendi nė tjetėr, por cili autor mund tė shkruajė njė libėr tė shenjtė qė parashikon ndryshimet e tua tė pėrditshme?… اdo natė unė do tė formuloja pyetje dhe kundėrshtime, dhe disi zbuloja pėrgjigjen ditėn qė vinte pas. Dukej sikur autori t’i lexonte idetė e mia dhe i shėnonte me kohė nė rreshta adekuat pėr leximin tim tė ardhshėm. Unė e kam takuar veten time nė ato faqe…”

    Lleng e kryen namazin vazhdimisht pesė herė nė ditė dhe gjen nė tė shumė kėnaqėsi shpirtėrore. Ai e vlerėson namazin e sabahut si njė nga ritualet mė tė bukura lėvizėse nė Islam. “Duket sikur pėrkohėsisht e lėshon kėtė botė dhe komunikon me engjėjt nė kėndimin lavdėrues ndaj Zotit para agimit.”

    Nė pyetjen se si ai e konsideron recitimin e Kur’anit aq tė mrekullueshėm, kur ai ėshtė nė gjuhėn arabe, e cila ėshtė krejtėsisht e huaj pėr tė, ai pėrgjigjet: “Pse foshnja ndjen rehati prej zėrit tė nėnės sė vet?” Ai thotė qė leximi i Kur’anit i ka dhėnė shumė qetėsim dhe fuqi nė kohėra tė vėshtira. Prej atėherė e mė tutje, feja ka qenė ēėshtje e praktikės pėr rritjen shpirtėrore tė Llengut.

    Nė anėn tjetėr, Lleng ka vazhduar karierėn nė matematikė. Ai ka marrė diplomėn pėr magjistėr dhe doktoraturė prej Universitetit Pėrdju (Purdue). Lleng thotė se ēdoherė ka qenė i fascinuar prej matematikės. “Matematika ėshtė logjikuese. Ajo pėrbėhet prej pėrdorimit tė fakteve dhe figurave pėr tė gjetur pėrgjigje konkrete”, thotė Lleng. “Kjo ėshtė mėnyra nė tė cilėn mendja ime punon, dhe ėshtė frustrale kur unė ballafaqohem me gjėra qė nuk kanė pėrgjigje konkrete. Duke patur njė mendje qė pranon ide me meritė faktuale, kjo bėn qė tė besuarit nė njė religjion tė jetė i vėshtirė, sepse shumica e religjioneve kėrkojnė qė tė kesh besim”, thotė ai.

    Si kėshilltar nė fakultet pėr “Bashkėsinė e studentėve muslimanė”, Lleng thotė se e vlerėson veten si njė ndėrlidhės ndėrmjet studentėve dhe universitetit tė tyre. Ai merr leje prej autoriteteve universitare pėr mbajtjen e ligjėratave islame. “Qėllimi i bėrjes kėshilltar fakultativ i tyre ėshtė qė tė ndihmohen ata nė plotėsimin e nevojave tė tyre sa i takon tė pėrshtaturit kulturės amerikane dhe procedurave tė universitetit. Ata e ēmojnė mundėsinė pėr pėrmirėsimin e koncepteve tė gabuara”, thotė ai.

    Lleng ėshtė martuar para 12-tė viteve me njė femėr saudiane, Raika. Ai ka shkruar disa libra pėr Islamin, tė cilat janė mė tė lexuarat nė bashkėsinė muslimane nė Shtetet e Bashkuara. Njė prej librave tė tij mė kryesorė ėshtė: “Edhe engjėjt pyesin”, “Njė udhėtim drejt Islamit nė Amerikė”. Nė kėtė libėr, Dr. Lleng ndan me lexuesit e tij shumė ndriēime tė papritura mendore qė janė shpalosur pėr tė gjatė zbulimit tė vetvetes sė tij, dhe progresin brenda fesė islame.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Kjo teme eshte ne vijim do ju lutem anetareve muslimane qe kane artikuj ne lidhje me kete teme ti postojne ne vijim me qellim qe te mos hapen me shume se nje teme.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #5
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    “… Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju Islamin fe…” (El-Maide: 3)




    Feja romano-katoliko ėshtė fe ritualistike, profane dhe besim politik.

    Nga lartė ėshtė e diktuar nga papa, kurse poshtė nga prifti. Nėse njė musliman hyn nė kishėn katolike, do tė ishte si hyrje nė botė tjetėr. Do tė gjente banka tė renditura ku ulen adhuruesit, dritare me xhama shumėngjyrėshe, me ndoshta shfaqje nga Krishti nė kryq, dhe ashtu mė tutje. Nė disa kisha mė tė vjetra mund tė hasni shtatore madhėshtore me figura prej Krishtit dhe shenjėtarėve, Marisė, nėnės sė Krishtit, dhe ashtu me radhė. Shėrbimet e kishės janė kryesisht rituale fjalamane, kėndime dhe lutje tė Krishtit apo Marisė, e ndonjėherė edhe shenjėtarėve. Kjo ishte edhe bota ime, ku u rrita dhe jetova nė kohėn mė tė gjatė tė jetės sime.

    Nėse mė pyetni se pėrse u konvertova nė Islam, pėrgjigjja ime do tė jetė e pafundshme. Sido qė tė jetė, nėse mė pyetni se ē’mė shtyri mua nė besimin islam, do tė them: tė kthehemi mbrapa; ballafaqimi i parė ishte leximi i Biblės, nė moshėn dhjetėvjeēare. Ulesha i hutuar, duke e dėgjuar Biblėn nė kasetofon. Pasi mbaronte, e ktheja kasetėn prej fillimit, duke shpresuar se do ta kuptoj atė qė pak mė parė e kisha lexuar. Por, pa fat. Tė dielave pėrcillja predikimet pėrmes televizionit dhe shpėrndaja Bibla falas sa mundesha (sa do tė mundeshte njė djalosh dhjetėvjeēar). Pranoja letra falėnderuese dhe bekim, dhe kėto mė shtynė tė ndjehem mirė. Kjo vazhdoi njė vit, apo mė shumė, derisa sė fundi fillova tė ndjehem shumė i irituar, i humbur dhe, tė them tė drejtėn, i mėrzitur me kėtė gjė. Si rezultat i kėsaj, e nxora Biblėn prej komodos pėr rroba. Do ta shfletoja ndonjėherė me kureshtje kur isha fėmijė apo adoleshent. E pranova faktin se, nė realitet, asnjėherė nuk do ta kuptoj atė Bibėl. Pėr kėtė u binda shumė vonė, pasi u bėra musliman. Vetėm atėherė fillova ta pėrmirėsoj kuptimin e Biblės.

    Ajo ēka mė hutonte mua kur e lexoja Biblėn, ishte mospėrputhja mes librit dhe asaj qė mė kishin mėsuar tėrė jetėn priftėrit dhe mėsuesit e fesė. Kuptova se gati ēdo aspekt i besimit tim ishte i dyshimtė, apo nuk kishte asnjė kuptim me atė ēka referon Bibla. Tėrė atė qė kisha mėsuar, prej bėrthamės, ishte gėnjeshtėr. Kjo mė ēoi deri nė atė pikė tė jetės sime, sa qė isha pesimist dhe cinik ndaj fesė. E pėrqeshja fenė time kur isha adoleshent, atėherė kur shkoja nė kishė duke pėrtypur ēamēakėz, dhe kur pjesėrisht merrja pjesė nė shėrbimet e kishės. Do tė mumuritja me pėrmendje tė thjeshtė ndaj Zotit apo Krishtit. Nuk dija mė, se nė ēka besoj. E vetmja gjė nė tė cilėn isha i sigurtė ishte Zoti, tė Cilin nuk e kuptoja atėherė, e qė e kuptoj tash. Habitshmėria ime, duke filluar prej moshės dhjetėvjeēare, do ta shpejtonte zbulimin e tė vėrtetės, dhe sė fundi, do tė mė dėrgon nė fenė e quajtur Islam.

    Ndeshja e parė me njerėz muslimanė, ishte pėrmes marrėdhėnieve tė punės. Ngrohtėsia dhe bujaria e tyre e vodhėn zemrėn time, apo kujtimi lojal i tyre ndaj All-llahut me thėniet e ndryshme, si pėr shembull: El-hamdulil-lah (Falėnderimi i takon All-llahut) apo Insha’All-llah (nėse don All-llahu). Asnjėherė nuk kam hasur njėrėz me aq shumė besim, dhe tė cilėt gjithmonė shprehin kujtimin ndaj All-llahut. Mirėsinė, bujarinė dhe mėshirėn e natyrshme do t’i zbuloj mė vonė, kur do tė bėhem musliman. Desha tė bėhem si ata. Kjo ėshtė gjėja qė i tėrheq njerėzit tė bėhen muslimanė. Kjo ėshtė ajo qė mė tėrhoqi mua. Fillova tė mėsoj pak pėr Islamin. Sa mė shumė tė dija, ajo aq mė shumė mė shtynte tė mėsoj. Njė kohė tė gjatė e mėsoja Islamin pėrmes librave tė shkruar nga muslimanėt dhe nga Kurani i Shenjtė. Asnjėri nuk e dinte se unė po e mėsoj Islamin, dhe nuk dinin as se isha i interesuar shumė pėr tė. Nuk doja asnjė ndėrhyrje nga muslimanėt, e sidomos nga shokėt e mi kristianė dhe ēifutė. E dija se i vetmi i Cili do tė mė udhėhiqte dhe do tė mė ndihmonte lidhur me kėrkimin tim, ėshtė vetėm All-llahu.

    Sikur qė kalonte koha, dituria ime zgjerohej nė mbretėrinė e tė vėrtetave, dhe u bė si e panjohur. Islami u bė njė forcė, njė magnet i cili mė tėrhiqte gjithnjė e mė afėr tij. Mendimi tek All-llahu ishte gjėja e vetme gjatė tėrė ditės, edhe kur zgjohesha nga gjumi, po edhe kur shtrihesha tė flejė. Islami u ngulit nė intelektin dhe nė zemrėn time, kurse pasioni im ndaj Islamit u rrit. Nė fund e mėsova suren Ihlas. Edhe pse ende nuk isha musliman, pėrmes librave mėsohesha se si tė falem, dhe e recitoja tė vetmen lutje (sure) qė e dija. Ndjeja nevojė tė madhe pėr t’ju drejtuar Krijuesit tė Plotėfuqishėm qė tė mė falė dhe tė mė udhėzojė nė rrugėn e cila ėshtė mė e mirė pėr mua.

    Qė atėherė e tutje, shkoja nė pushime duke marrė Kur’anin me vete. Nė njė udhėtim tė tillė, i vetmuar nė shtet tė huaj, u sėmura seriozisht. Isha i shtrirė nė krevat njė muaj, ēdo ditė duke humbur nga ndonjė kilogram. I ballafaquar me vdekjen dhe me gjithė agoninė time, nuk harroja t’i lutem All-llahut qė mos tė lejojė tė vdes unė nė njė gjendje tė tillė, kur akoma nuk isha bėrė musliman. Mundohesha tė mėsoj gjithēka qė ėshtė e mundur. Tash besoj se kjo ishte “thirrje pėr zgjuarje” pėr mua nga i Gjithmėshirshmi. Kjo do tė thotė se jeta ėshtė shumė e shkurtėr qė t’i lėsh punėt, qė don t’i bėsh, tė pakryera. Asnjėherė nuk e din se a do ta mbėrrish tė nesėrmen. Dy javė pas kthimit tim nė Kanada, El-hamdulil-lah, iu ktheva Islamit.

    Falėnderoj All-llahun qė nuk vdiqa para se ta shprehi Shehadetin: “Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu.” (Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij).

    All-llahu ėshtė i Plotėfuqishėm. Ai u jep njerėzve shumė gjasa dhe shenja.

    Islami ėshtė sikur mjekėsia. E ndėrron sjelljen e panatyrshme (jonormale) dhe e qetėson shpirtin e besimtarit. Islami ėshtė besim i vėrtetė dhe Kur’ani ėshtė udhėheqėsi i tė gjitha aspekteve tė jetės. Kur’ani i dha pėrgjigje tė gjitha pyetjeve tė mia. E lehtėsoj hutimin tim dhe u bė i kuptueshėm dhe i qartė. Asnjėherė nuk kisha ditur se ekziston besim i cili ėshtė krejtėsisht i vėrtetė mė formėn mė tė pastėr. Ah, sikur i tėrė njerėzimi tė kupton se kjo e vėrtetė ėshtė besimi islam.

    E lus All-llahun qė tė gjithėve, po edhe ata qė nuk janė muslimanė, tė na udhėzojė nė rrugė tė drejtė. Nė rrugėn e tė gjithė pejgamberėve tė All-llahut, pėrfshirė edhe Ibrahimin, Nuhin, Musain, Isain dhe Muhammedin (paqja e All-llahut qoftė mbi gjithė ata). Amin!

    Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė njė, dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguar i Tij!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 07-04-2004 mė 16:03 Arsyeja: JUSUF ALI BERNIER
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #6
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Aisha Bhutta, Gruaja Nث Mision

    Kur njė vajzė e mirė krishtere tė konvertohet nė Islam dhe tė martohet pėr njė musliman, kjo ėshtė njė punė shumė e madhe! Por, mė tepėr se kaq, ajo ishte shkak pėr konvertim edhe tė prindėrve tė saj, pėrafėrsisht gjithė pjesės tjetėr tė tėrė familjes sė saj dhe rreth 30 mikeshave dhe fqinjėve



    Aisha Bhutta rri ulur nė njė kolltuk nė dhomėn e saj tė madhe tė banesės sė saj nė Cowcaddens, Glasgow (Skoci). Muret janė tė zbukuruara me ajete nga Kur’ani, me njė orė tė posaēme e cila ka pėr qėllim pėrkujtimin e familjes pėr kohėn e namazit dhe fotografi tė qytetit tė ndershėm Mekkes.

    Sytė e kaltėrta tė ndritshme tė Aishes shkėlqejnė me dritė tė cilėn vetėm besimtari e posedon. Fytyra e saj ėshtė pikėrisht ashtu siē janė skotlandezėt – jo e pandjeshme, humoristike, por mirė e mbuluar me nikab.

    Kur njė vajzė e mirė krishtere tė konvertohet nė Islam dhe tė martohet pėr njė musliman, kjo ėshtė njė punė shumė e madhe! Por, mė tepėr se kaq, ajo ishte shkak pėr konvertim edhe tė prindėrve tė saj, pėrafėrsisht gjithė pjesės tjetėr tė tėrė familjes sė saj dhe rreth 30 mikeshave dhe fqinjėve. Familja e saj ishte krishtere, me tė cilėn Rogerėt rregullisht vizitonin takimet e Salvation Army. Kur tė gjithė tinejxherėt e Britanisė puthnin fotografitė e George Michaelit, Rogerėt kishin fotografinė e Jezusit nė mur. Prapėseprap, ajo kishte zbuluar se krishterizmi nuk ishte plotėsisht kėnaqės, se kishte aq shumė pyetje pa pėrgjigje dhe ishte ndjerė si e pakėnaqur pėr shkak tė mungesės sė strukturės sė disiplinuar tė besimit tė saj.

    Aisha pėr herė tė parė u takua me burrin e saj tė ardhshėm, Muhammed Bhutta, kur i kishte 10 vjet. Ajo ishte blerės i rregullt nė shitoren tė cilėn e mbante familja e tij. Do ta shihte nga mbrapa se si falet. “Ekzistonte tek unė njė shqetėsim pėr atė qė ai e bėnte. Mė tha se ai ėshtė musliman. I thashė: “ا’ėshtė muslimani?” Mė vonė, me ndihmėn e tij filloi qė mė thellė tė shikojė nė Islam. Kur i mbushi 17 vjet, lexoi tėrė Kur’anin nė gjuhėn arabe. “Gjithēka qė kam lexuar”, thotė ajo “kishte kuptim”.

    Vendosi qė tė kalojė nė Islam kur kishte 16 vjet. “Kur shqiptova shehadetin mu duk sikur tė ketė rėnė njė barrė e madhe nga supet e mia dhe tė jetė hudhur larg meje. U ndjeva sikur tė isha foshnje e posalindur.” Edhe pėrskaj kalimit tė saj nė Islam, prindėrit e Muhammedit ishin kundėr asaj martese. Nė tė shikonin sikur nė njė grua perėndimore e cila do t’ua mashtrojė djalin dhe do ta ēojė nė rrugė tė shtrembėrt; ajo ishte, siē besonte babai i Muhammedit, “armiku mė i madh”. Sidoqoftė, ēifti u kurorėzua nė xhaminė lokale. Aisha kishte veshur veshjen islame tė qepur nga dora e vjehrrės sė saj. Motrat morėn pjesė gjatė kurorėzimit, por babai refuzoi ta bėjė atė. Por me ndihmėn e nėnės sė tij, e cila ishte e impresionuar nga leximi i Kur’anit qė e bėnte Aisha dhe mbajtja mend e gjuhės Punjabi, Aisha shumė shpejt u bė anėtare e kėsaj familjeje.

    Prindėrit e Aishes, Michael i Marjory Rogers, morėn pjesė nė kurorėzimin, por mė shumė ishin tė brengosur pėr mėnyrėn nė tė cilėn ishte veshur vajza e tyre (veshja tradicionale pakistaneze), se sa ē’do tė thonė fqinjtė. Gjashtė vjet mė vonė, Aisha pranoi misionin qė tė njoftojė prindėrit e saj pėr Islamin, pėrderisa pėr motrėn e vet thotė se “ende punon me tė”. “Burri im dhe unė punojmė me prindėrit e mi qė t’i njoftojmė me Islamin dhe ata kishin parė ndryshimet tek unė, siē ėshtė pėrgjigjja nė fjalėn e tyre, etj.”

    Nėna e saj shumė shpejtė shkon hapave tė saj. Marjory Rogers ndėrroi emrin e saj nė Sumeja dhe u bė muslimane besnike. “Veshi hixhabin dhe gjithnjė falet nė kohė dhe asgjė nuk i intereson mė shumė se sa lidhja e saj me Zotin.”

    Babai i Aishes kaloi njė fazė paksa mė tė vėshtirė, por ajo shfrytėzoi ndihmėn e muslimanes sė re. “Nėna ime dhe unė dinim tė ulemi nė krevat dhe t’i rrėfejmė babait tim mbi Islamin. Kėshtu njėherė u ulėm nė krevatin nė kuzhinė dhe ai na tha: “Cilat fjalė thuhen kur tė bėhesh musliman?” Nėna ime dhe unė thjeshtė kėrcyem nga gėzimi.

    Tre vjet mė pas vėllai i Aishes konvertoi “pėrmes telefonit”, pastaj pasuan edhe bashkėshortja dhe fėmijėt e tij, pastaj djali i motrės saj. Nuk mbeti me kaq. Kur familja e saj konvertoi, Aishja kaloi nė Cowcaddens. Pėr ēdo muaj, pėr 13 vite tė tėra, Aishja mbante ligjėrata pėr skotlandezet. Ishte shkaktare pėr kalimin e rreth 30 personave nė Islam. Vinin gra me tė kaluar mjaft tė bujshme. ثshtė interesante tė pėrmendet se njė zonjė nga Univerziteti i Glasgowit dhe katolike e mėparshme merrte pjesė nė ligjėratat e Aishes vetėm nga kureshtja, sepse duhej tė bėnte ca hulumtime. Pas gjashtė muajsh ajo kaloi nė Islam, duke pėrfunduar se krishterizmi kishte shumė lėshime logjike. Jo sikur Aishja, Trudy zgjodhi qė mos tė vesh hixhabin, duke e konsideruar kėtė si misinterpretim tė Kur’anit. Familja e saj gjithashtu nuk e din se ajo ka konvertuar.

    Burri i saj, Muhammed Bhutta, tani 41 vjeēar, nuk i ka mundėsitė e njėjta sikur Aishja. Nganjėherė ndihmon nė restorantin familjar, por qėllimi i tij kryesor ėshtė qė tė sigurojė qė fėmijėt e tij dhe tė Aishes, tė pestė, tė rriten si muslimanė tė drejtė. Vajza mė e madhe e tyre, Safija, katėrmbėdhjetė vjeēare, njė ditė kishte takuar nė rrugė njė grua dhe i kishte ndihmuar qė t’ia mbajė gjėrat. Gruaja kishte marrė pjesė nė ligjėratat e Safijes dhe kishte kaluar nė Islam.

    “Tė them sinqerisht, asnjėherė nuk jam penduar pėr kalimin tim nė Islam”, thotė Aishja. “اdo martesė ka baticat dhe zbaticat e veta dhe nganjėherė duhet diēka qė t’ju shtyjė pėrpara. Por i Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “اdo vėshtirėsi ka fundin e saj”. Prandaj kur tė kaloni njė periudhė tė vėshtirė, pritne fundin e saj”.

    Muhammedi ėshtė romantik: “Ndjej se deri tani kemi pėrjetuar sė bashku shekuj tė tėrė dhe se asnjėherė nuk guxojmė tė ndahemi. Sipas Islamit, nuk jeni partnerė dhe bashkėudhėtarė vetėm nė kėtė jetė, por gjithashtu edhe nė Xhennet, pėrgjithmonė! E dini, kjo ėshtė diēka shumė e mirė…”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 07-04-2004 mė 16:05
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #7
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Rasti Mث I Mirث Nث Jetثn Time

    Shkruar nga motra Sophie Jenkins, Britani e Madhe



    Jam e lindur nė njė familje mesatare tė shoqėrisė angleze, nėna ime ishte (dhe akoma ėshtė) amvise, kurse babai im punonte nė njė firmė elektronike (ai tani ėshtė ligjerues nė inxhinierinė elektronike). Babai im ka njė tė kaluar katolike, kurse nėna ime protestante. Ata tė dy ndanin njė kohė tė shkurtėr nė kishėn Kuaker nė vitet e hershme tė viteve tė shtatėdhjeta, por pas njė kohe ata u bėnė rrėnjėsisht ateistė dhe religjioni mė asnjeherė nuk u permend nė shtėpinė tonė, e lėre mė qė tė praktikohet. Megjithatė, prindėrit e mi kishin vendosur qė tė na pėrkrahin nėse ne fėmijėt dėshirojmė tė bėhemi religjioz kur tė rritemi.

    Qė nga mosha e re unė kam besuar nė Zot, pėrkundėr asaj qė nuk isha rritur nė kėtė besim, por ende e kam tė afėrt atė ndjenjė tė refuzimit tė asaj qė na mėsonin nė shkollėn krishtere nė tė cilėn unė shkoja, kur mendoja se ajo ishte jo nė rregull. Unė nuk kam besuar nė Jezu Krishtin apo nė Shpirtin e shenjtė, e tėrė ajo mė dukej e shtrembėrt. Por nė shkollė na thonin se kjo ishte rruga e vetme e drejtė, se tė gjitha religjionet tjera ishin tė gabueshme. Pra, isha shumė e hutuar. Kur je femijė i vogėl mendon se gjithēka qė thonė tė moshuarit ėshtė e vėrtetė, pa pėrjashtime, dhe se kjo duhet tė pranohet si realitet. Por unė nuk mundesha kėtė assesi ta pranoj kėshtu dhe, me siguri pėrmes ndonjė urtėsie, vendosa qė besimin tim nė NJث ZOT ta mbaj vetėm pėr vete. Ndjehesha fajtore pėr besimin nė diēka qė ėshtė e “gabuar”, ndjehesha e turpėruar dhe shpresoja e lutesha se sė shpejti do tė ndalesha nga tė qenurit heretik. Kur isha e re isha shumė e ekspozuar nga frika e “Fundamentalizmit Islam”, posaqėrisht nga afera e Salman Ruzhdisė. Nė pėrgjithėsi isha shumė e frikėsuar nga muslimanėt. Ishin dy fėmijė muslimanė nė shkollėn fillore ku mėsoja unė, por ata e mbanin besimin e tyre ne vete, pėrveq faktit qė fėmiu mė i vogėl, Aliu, refuzonte qė tė lutet nė Asamblenė.

    Unė gjithmonė i jam lutur Zotit qė tė ma tregojė rrugėn e vėrtetė, gjithmonė i jam drejtuar Zotit pėr ndihmė, nuk ka pasur aspak dyshim nė mendjen time se Zoti ekziston. Gjatė kėsaj kohe unė isha nė moshėn njėmbėdhjetė apo dymbėdhjetė vjeēare, kurse nė shkollėn e mesme fillova tė kuptoj se ndoshta besimi im nė njė Zot nuk ishte i gabueshėm. Nė atė kohė akoma nuk kisha dėgjuar diē mė tepėr pėr Islamin, e tėrė ajo qė e “dija” rreth tij ishte se ai ishte njė religjion i dhunshėm qė e trajton gruan si ndytėsirė. Neve na mėsonin nė shkollė se Islami ishte pėrhapur pėrmes shpatės (me fjalė tjera, me mjete tė dhunshme dhe pėrmes forcės), se gratė nė Islam ishin pronė e tundshme tė simbolizuara nga veshja e tyre, dhe se muslimanėt e adhuronin Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Isha vėrtetė e neveritur sa herė qė shihja grua muslimane duke blerė diēka nė Manēester (janė disa muslimane nė vendin tim). Mendoja, “si mund t’ia bėsh kėtė vetvetes?” Isha vėrtetė e zemėruar. Ata na mėsonin njė gjė tė vėrtetė, se muslimanėt besojnė nė vetėm njė Zot, diēka qė me tė vėrtetė nuk e dija mė parė.

    Kam shikuar nė tė gjitha zakonet e religjioneve tjera, siē janė Hebreizmi, Hinduizmi dhe Budizmi, por ato dukeshin si tė shpikura nga njerėzit dhe kontradiktore. Sidoqoftė, njė ditė nuk e di se ē’farė mė goditi, por vetėm ndjeva se duhet tė kontrolloj se vallė ajo qė kisha mėsuar ishte e vėrtetė apo jo. Isha gjithashtu kurioze sepse mė kishin thėnė se muslimanėt besojnė nė njė Zot dhe dėshiroja tė shoh se vallė ishte kjo e vėrtetė apo jo. E pash librin Elementet e Islamit nė librarinė lokale dhe fshehurazi e mora me vete. Kėrkova menjėherė kaptinėn e cila kishte tė bėjė me gruan muslimane. Isha absolutisht e mahnitur nga ajo qė lexova, ishte krejtėsisht e kundėrt nga ajo qė kisha dėgjuar pėr Islamin dhe gratė, dhe ishte gjėja mė e mirė qė kisha dėgjuar deri atėherė. Nuk kisha dyshim rreth asaj qė lexova, e dija se ishte e vėrtetė, e dija thellė nė zemrėn time se tė gjitha lutjet e mia ishin tė pėrgjigjura. Islami ishte e vėrteta qė e kisha kėrkuar gjatė tėrė jetės time! Por akoma ndjehesha keq pėr kėtė gjė, faji i vjetėr nga ditėt e shkollės fillore mė bėnė qė tė rrėqethem prapė; si mundesha tė besoj nė kėtė religjion tė “gabuar”? U mundova tė gjej ndonjė argument qė t’i “dėshmoj” vetes se Islami nuk ishte e verteta, por kjo ishte e pamundur: tė gjitha librat qė tregonin gjėra negative pėr Islamin, unė veē e dija se ato gėnjenin; tė gjitha librat qė tregonin gjėra pozitive pėr Islamin, e dija se janė duke e treguar tė vėrtetėn.

    Vendosa se unė patjetėr duhet tė bėhem muslimane, ndonėse nuk do tė mund tė emėrtoheja si e tillė, dhe nuk i tregova askujt. Lexoja ēdo libėr qė mė binte nė dorė. Njėherė e mora njė kopje tė pėrkthyer tė Kur’anit nga libraria, por nuk mundesha ta kuptoj pasi qė ishte nė gjuhėn e vjetėr angleze e jo nė anglishten bashkėkohore. Kjo nuk mė largoi, e dija se ai ishte vetėm njė pėrkthim, dhe ajo pak qė kuptova prej tij mė kėnaqi shumė. E dija se Islami ėshtė pėr jetėn dhe se kėtu nuk ka kthim prapa, ashtuqė vėrtetė duhej tė isha e sigurtė pėr atė vendim. Kalova dy vite e gjysmė duke e studijuar atė para se tė hy rastėsisht nė nje dhomė chati (bisedash) nė Janar tė vitit 1997. Dhe ajo ishte gjėja qė do tė mė ndryshojė jetėn. Ishte kjo njė dhomė bisedash islame dhe njerėzit aty ishin shumė ndihmės. Herėn e dytė kur shkova atje deklarova SHEHADETIN (deklaratė e besimit qė e bėn njeriun musliman) para njerėzve qė ishin nga tėrė bota.

    Tregimi im u shpėrnda si njė zjarr i flakėt, pranoja e-maile nga mbarė bota duke mė pėruruar pėr kėtė veprim dhe kjo ishte me tė vertete frikėsuese nė atė kohė. Ndjehesha sikur tė isha njeri me famė dhe se isha nėn vėshtrim. Atė kohė unė veē mė isha e diagnostifikuar me depresion klinik, ndjehesha shumė delikat. Disa njerėz ishin shumė ndihmės dhe tė kuptueshėm, njė vėlla musliman madje edhe mė dėrgoi njė pako me libra, tė cilat pėr arsye mbrojtėse i pranova nė shtėpitė e shoqeve tė mia nė vend tė shtėpisė sime. Sidoqoftė, disa nga e-mail mesazhet qė i pranoja ishin shumė tmerruese, mė thonin se gjithēka qė unė bėja ishte kinse gabim, dhe kjo ishte nga ata njerėz qė asnjėherė nuk mė kanė njoftuar! Gjithashtu mė kanė dėrguar shumė artikuj pėrplot me gėnjeshtra rreth krishterizmit dhe biblės, pasiqė ndonjėri ka supozuar qė unė “do tė kthehesha prap nė krishterizėm” (edhe pse nė rend tė parė unė asnjėherė nuk kam qenė e krishtere…), dhe se tė bėrit musliman ishte vetėm njė fazė. Mund tė paramendoj qė tė krishterėt tė kenė menduar ashtu, por fakti qė muslimanėt tjerė bėnin supozime tė tilla vėrtetė mė lėndoi dhe mė shkatėrroi. Pasi madje edhe KTHYESIT TJERث filluan tė bėjnė vėrejtje nėnēmuese dhe tė mė akuzojnė mua pėr “vetėm shėtitje vėrdallė”, unė fillova tė dyshoj nė vetveten time.

    Filloi tė mė shfaqet fobia nga interneti dhe u largova nga Islami. Nuk njihja asnjė musliman nė “jetėn reale” dhe nuk kisha asnjė ide se me kė mund tė kontaktoj. Ndjehesha shumė e vetmuar dhe e frikėsuar, sa qė kėrkoja shoqėri nė vendin tim, por ata nuk ishin shoqėri e mirė, ata pėrdornin drogėn, alkoholin dhe bėnin ahengje. Por unė vėrtetė isha e ērregulluar dhe kisha nevojė pėr njė shoqeri tė mirė e cila do tė mė ndalojė qė tė mos shkoj drejt humnerės. Secila ditė ishte ankth pėr mua, tė shumtėn e kohės isha histerike, kurse nė shkollė njerėzit mė kėrcėnoheshin dhe luanin me mua.

    U bėra aq keq, sa qė nuk isha e vetėdijshme pėr rrethanat dhe fillova tė shkoj nė spital si pacient ditor. Shkuarja ime atje nuk mė ndihmoi nė asnjė mėnyrė, pėrkundrazi, fundosesha gjithnjė e mė tepėr nė turrmėn e atyre qė pėrdornin drogėn dhe alkoholin. Pas njė tretmani dhe pėrkujdesjeje tė gjatė dhe pas njė tė menduari tė gjatė dhe tė qartė, koka ime ishte e pastėrt pėrsėri siē ishte kur unė pėr herė tė parė zbulova Islamin, dhe pėr njė ēast pash “shoqet dhe shokėt” e mi se kush janė ata nė tė vėrtetė. Me duhej tė iki nga ata, por nuk e dija se si.

    Tani isha pėrsėri me mendje tė qetė, e vėrteta e qartė dhe logjika e Islamit shndėrritėn edhe njėherė. Vetėm njė shoqe e imja, e cila quhej Emma, e dinte atėherė se unė kisha dėshirė qė tė kthehem nė Islam dhe mė pėrkrahi nė kėtė. Vendosa tė pėrpiqem tė arrij nė kontakt me muslimanėt, ashtu qė telefonova nė xhaminė qė ishte afėr meje. Ata tė mesxhidit nuk mė dolėn nė ndihmė fare, por menjėherė ma mbyllėn telefonin kur i pyeta se vallė a kanė ndonjė klasė apo kurs studjues pėr femrat; dhe, pėr mė tepėr, ata madje filluan tė qeshin me mua kur u tregova se unė jam njė vajzė e bardhė e konvertuar nė Islam. Pikėllues ėshtė fakti se kjo ėshtė sjellje e zakonshme nė disa pjesė tė Britanisė dhe nė disa vende tjera, dhe unė, ashtu si vėllezerit dhe motrat tjera qė janė konvertuar nė Islam, shpesh jam ballafaquar me kėtė sjellje tėrėsisht joislame. Shumė nga ata qė kanė pėrqafuar Islamin e kanė braktisur pėrsėri atė (Islamin) pėr shkak tė vėrejtjeve tė liga dhe shikimeve tė kėqija nė tė cilat kishin hasur kur kanė qenė nė shoqėri me muslimanėt tjerė. E falėnderoj All-llahun, unė isha mė e fortė. Sjellja e kėtyre njerėzve racistė dhe fanatikė mė bėri edhe mė tė vendosur qė ta bėj atė qė e kisha ndėrmend si muslimane nė praktikė.

    Njė ditė, njė motėr muslimane, Rejhana, tė cilėn e njihja nga interneti, mė bindi qė tė takohemi dhe tė shkojmė pėr shoping nė Manēester. Dita para kėsaj mė kaloi si zakonisht, duke u endur nėpėr qytet me “shoqėrinė” time. Akoma nė kokėn time planifikoja se si t’u tregoj qė ditėn e nesėrme nuk do tė mund tė shkoj nė ahengun qė ata do ta mbanin nė fushė. Aty para se tė nisesha pėr shtėpi, diku rreth orės nėntė nė mbrėmje, u thashė: “Oh, shikoni, unė jam muslimane dhe nesėr do tė takohem me njė shoqe muslimane nė Manēester”. Tė gjithė u shtangėn nga ajo qė ju lajmėrova. Ata (pėrveē Emmės dhe njė djali qė quhej Alasdair, tė cilėt mė pėrkrahnin) u munduan qė tė mė largojnė nga kjo, duke mė thėnė se kinse jam duke gabuar, por unė thellė nė vete e dija se ēka duhet tė bėj.

    Ditėn e nesėrme e futa shaminė nė ēantė dhe u nisa pėr nė Manēester. Nė stacionin e Manēesterit shkova nė toalet, prita pėrderisa nuk mbeti askush pėrreth dhe e vura shaminė nė kokė. U ndjeva mrekullueshem dhe pabesueshėm besimplotė. Edhe pse dola nga njė dalje qė tė shpiente nė njė restoran pėrplot me njerėz, aspak nuk isha e frikėsuar. Dhe me lehtėsi shkova nė qendrėn tregtare. Motra muslimane ishte vėrtetė e shoqėrueshme. Ecnim pėrreth shitoreve pėr pak kohė, por pastaj ajo mė pyeti se vallė a dua tė shkoj nė Sallėn Medina. Salla ishte konvikt pėr studentėt muslimanė dhe poashtu ishte vendi ku gjendeshin zyrat e Shoqėrisė islame tė Univerzitetit.

    Atė ditė njė grup i motrave muslimane ishin duke realizuar njė piknik pėrjashta nė natyrė, ndjehesha sikur tė kisha ardhur nė shtėpinė time. Isha e ftuar nė kampim, ndjehesha e lumtur. Prindėrit e mi e dinin se unė kisha pranuar Islamin mė herėt. Isha kurreshtare se si do tė reagojnė ata kur do t’u tregoj pėr kėtė.

    Kur erdha nė shtėpinė time, nėna ime qeshi dhe tha: “Qenka shami e bukur”. I tregova pėr kampimin dhe ajo nxorri kuletėn e vet dhe mė pyeti sa kushton ai kampim, nė mėnyrė qė tė paguajė. Babai im poashtu mė pėrkrahu dhe ai mė dėrgoi deri te shtėpia e motrave muslimane, dymbėdhjetė milja larg (kjo ishte njė rrugė bukur e gjatė pėr babain tim pėr tė vozitur), prej nga do tė duhej tė nisej transporti i kampit. Jam kėnaqur pa masė nė atė kampim. Kam qenė edhe nė tre kampime tjera qė prej atėherė. Madje edhe kam shkuar nė shkollė tė lartė private islame pėr pak kohė. Isha e sponzoruar, por prindėrit e mi paguanin pėr librat dhe uniformėn, dhe ata u bėnė miq tė ngushtė me drejtoreshėn e shkollės. Pėr fat tė keq shkolla ishte shumė larg dhe unė patjetėr duheshte qė ta ndėrpres shkuarjen atje, por akoma jam nė kontakt me disa shoqe qė i takova aty.

    E mbaj mbulesėn islame, hixhabin, qė prej asaj dite kur shkova nė Sallėn Medina dhe di tė lexoj, tė shkruaj dhe tė flas arabishten mirė (kam mėsuar vetė, por edhe e kam pėrsosur me mėsuese tė kualifikuar). Unė jam muslimane qė e praktikoj Islamin, por nuk jam gjykues pėr njerėzit tjerė dhe nuk u them njerėzve se ēka duhet tė bėjnė.

    Gjithashtu, kam qenė e trajtuar keq nga disa muslimanė tjerė, por kam ardhur nė pėrfundim se Islami ėshtė i pėrsosur, kurse muslimanėt, pėr fat tė keq, nuk janė (kuptohet jo tė gjithė). Familja ime mė ka dhėnė kurajo mė shumė nė ndjekjen time tė Islamit se sa qė e bėjnė kėtė shumė prindėr tjerė muslimanė, elhamdulilah. Poashtu unė kam edhe shumė shoqe jomuslimane tė cilat janė shumė pėrkrahėse. Unė nuk i takoj asnjė sekti tė posaēėm apo ndonjė shkolle tė mendimit, e ndjeki Kur’anin dhe Sunnetin. E kam kuptuar se shumė muslimanė nuk mė kanė pranuar pėr shkak tė ngjyrės dhe kombėsisė sime, por kjo ėshtė vetėm injorancė kulturore dhe jo nga Islami. Dua t’i pėrkujtoj njerėzit e kėtillė se Islami ėshtė pėr gjithė njerėzimin, sepse tė gjithė jemi tė lindur si muslimanė.

    Asgjė nuk mund tė mė largojė nga Islami, jam e lumtur qė jam muslimane, dhe edhe pse nuk jam e pėrsosur, unė me tė vėrtetė jam duke punuar nė atė rrugė. Nė tė ardhmen shpresoj se do tė pėrmirėsohem nė praktikimin e Islamit edhe mė shumė. Mė 19 qershor tė vitit 1999 u njoftova me bashkėshortin tim tė mrekullueshėm dhe tre muaj mė vonė u martuam. Ishte ajo dita mė e lumtur nė jetėn time. Bashkėshorti im Danieli ėshtė poashtu i konvertuar nė Islam dhe ėshtė musliman mė shumė se gjashtė vjet. Ai ėshtė musliman i mrekullueshėm dhe pėr ēdo ditė e falėnderoj All-llahut e Madhėrishėm qė ma ka dėrguar mua. Unė nuk kam problem pėr atė se duhet ta dėgjoj bashkėshortin tim, kjo krijon harmoni nė lidhjen tonė bashkėshortore, dhe vetėm sikur ai tė kėrkonte ndonjėherė qė tė bėj diē kundėr Islamit, atėherė duhet patjetėr ta refuzoj kėrkesėn e tij dhe tė veproj ashtu siē urdhėron All-llahu i Madhėrishėm. Vetėm pėr shkak se gruaja muslimane duhet ta dėgjon burrin e vet dhe tė bashkėvepron me tė, kjo nuk do tė thotė se ajo ėshtė e shtypur. Gruaja nė Islam ėshtė plotėsisht e lejuar qė tė punojė, por ajo, poashtu, ka plotėsisht tė drejtė qė mos tė punojė nėse kėshtu dėshiron. Islami u jep grave shumė tė drejta tė cilat ato nuk i kanė pasur nė shoqėrinė perėndimore.

    Gratė nė Islam janė njerėz me tė drejtat e tyre, ato janė tė vlerėsuara si individua. Nėse njė grua posedon pronė, ajo ėshtė krejtėsisht e saj, kurse nėse burri posedon pronė, ajo ėshtė gjithashtu edhe pėr gruan dhe fėmijėt e tij. Gruas muslimane i ėshtė dhėnė e drejta e votės dhe trashėgimisė, pronėsisė dhe veprimit me tė mirat dhe pasurinė 1300 vjet para se kjo tė ndodh nė Amerikė dhe Evropė. Nė disa shtete evropiane gruaja nuk kishte tė drejtė vote deri viteve tė shtatėdhjeta dhe tė tetėdhjeta. Lindja e fėmisė dhe amėsia nuk janė mallkime nė Islam, ato janė bekime me shumė shpėrblime. Nėse gruaja vdes gjatė lindjes sė fėmijės, kjo do tė thotė se ajo ėshtė martire! Nuk po mund tė pres qė tė kem fėmijė tė mi dhe t’i edukoj nė frymėn e Fesė Islame!

    Shpresoj qė ky rrėfim i imi do tė inspirojė njerėzit tjerė, tė rinj e pleq (kam njoftuar njerėz tė cilėt kanė pranuar Islamin nė moshėn e tyre mbi shtatėdhjetėvjeēare!), qė ta studjojnė Islamin pėr vetveten e tyre dhe ta gjejnė paqen dhe qetėsinė qė asnjėherė mė parė nuk e kanė paramenduar.

    Ju lutem, mėsoni pėr Islamin sot, ky do tė jetė hapi mė i mirė qė ndonjėherė e keni bėrė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pse Lejla Raffin U Be Muslimane ?

    Prej nga vij unė?

    Jam e lindur nė njė lagje tė Parisit, mund tė them nė njė ambient tė vogėl “borgjez”. Jam edukuar nga gjyshi dhe gjyshja. Duke i falėnderuar Zotit, ata mė dhuruan gjithēka qė mė nevojitej pėr tė pėrparuar nė jetėn time. Deri nė moshėn 17 vjeēare unė kisha jetė “normale” (ē’farė nėnkupton jeta normale?), e ndarė mes studimeve tė mia dhe kalėrimit. Kalėrimi pėr mua ishte pasion i vėrtetė, mendoj se mė shumė kam pasė mėsuar pėr jetėn afėr kafshėve se sa afėr njerėzve. Gjyshi dhe gjyshja mė dhanė edukatė tė mirė dhe menduan se mė mirė pėr mua ishte qė tė mė dėrgojnė tė studjoj nė shkollė religjioze, nė shkollė tė lartė katolike. Ata nuk ishin shumė religjioz, dua tė them se ata nuk shkonin ēdo tė diele nė kishė, por kjo kishte tė bėjė mė tepėr me traditėn. Nėna ime dhe daja im kanė qenė nė shkollėn katolike, pėr kėtė arsye edhe unė “duhet” tė shkoja atje... Ata nuk ma imponuan atė, unė me vetėdėshirė u pajtova me mendimin e tyre. Kjo nuk ishte vėshtirė, unė isha lindur si katolike, isha nė kulturėn katolike. Sikur shumė njerėz tjerė, edhe unė nuk e kam pyetur vetveten shumė pyetje rreth religjionit tim. Shumica e njerėzve pranojnė religjionin nga kultura e tyre, ata janė krishterė pėr arsye se janė tė lindur nė kulturėn krishtere, ata janė ēifutė sepse janė tė lindur nė kulturėn ēifute, ata janė muslimanė sepse janė tė lindur nė kulturėn muslimane. Pak njerėz pyesin veten pėrse ata janė tė krishterė, ēifutė apo muslimanė. Dhe edhe nėse e bėjnė kėtė, ata rrallėherė hulumtojnė mė larg dhe shpejt kthehen prapa te kultura (religjioni) e tyre, sepse ėshtė mė lehtė tė mbahet tradita dhe tė qenurit sikur njerėzit pėrreth, se sa tė pranohen ndryshimet nė ēdo lėmi tė jetės (religjion, shkencė, edukim…).

    Nė moshėn 18 vjeēare gjyshi im vdiq, ai ishte afėr 68 vjeē. Kjo u shfaq pėr njė moment dhe ishte shumė rėndė pėr mua ta pranoj vdekjen e tij, sepse e konsideroja si babain tim, ai mė kishte rritur. Gjyshi im besonte nė Zot, por ai asnjėherė nuk shkoi nė kishė. Ata qė shkonin nė kishė nuk e njihnin fare gjyshin tim. Gjatė ceremonisė sė mbajtur nė kishė pėr vdekjen e tij, nuk mund ta pranoja tėrė atė hipokrizi rreth asaj ceremonie, ajo ishte e tepėrt pėr mua.

    Dhe atėherė fillova ta refuzoj religjionin tim dhe dyshoja nė ekzistimin e Zotit. E respektoja religjionin e tė tjerėve, por nuk e dėshiroja asnjė pėr vete. Atėherė mendoja se po qė se u duhet njerėzve religjioni, kjo ishte si pasojė e mungesės sė besimit nė vetveten e tyre. Mendoja se vetėbesimi ishte i mjaftueshem dhe se nuk kishte nevojė pėr religjion. Mendoja se religjioni ishtė njė mėnyrė pėr ikje nga frika qė e shkakton vdekja. Mendoja se shumė gjėra mund t’i gjej jashta religjionit.

    Ekzistonin disa pyetje pa pėrgjigje pėr mua: Pse jemi nė Tokė? A ekziston diē pas vdekjes? اka jemi ne nė kėtė gjithėsi? Ne jemi aq tė vegjėl dhe pa vlerė nė univers. Kush, jashta religjionit, ka pėrgjigje nė kėto pyetje?



    اka mė shtyri tė hulumtoj?

    Nė moshėn 22 vjeēare, unė vendosa qė tė shkoj tė studjoj nė Kanada. Shkova nė Montreal pėr njė vit, ku u njoftova me shumė njerėz. Ishte hera e parė qė shkova tė jetoj nė njė shtet tė huaj. Kjo mė bėri qė tė kuptoj se sa francezėt janė nacionalistė, krenarė me vendin dhe kulturėn e tyre, dhe sa ata janė jotolerantė. Unė mendoj se francezėt duhet tė shohin se ēka ka nė shtetet tjera, tė jenė mė tolerant dhe pa paragjykime, si dhe tė vlerėsojnė se ēka kanė nė vendin e tyre, nė vend se tė kritikojnė gjithēka. Ishte kjo njė vėrejtje qė nuk ka tė bėjė me religjionin, por unė kam shumė arsye pėr kėtė digresion.

    Pėr arsye se jam nga Franca, njerėzit mendojnė se unė nuk jam e paanshme, se kam shumė “paragjykime”, edhe atė posaqėrisht pėr Islamin (sikur edhe shumica e jomuslimanėve).

    Unė gjithmonė mundohem qė t’ju ik “paragjykimeve” qė mund t’i kem. Secili ka “paragjykime”, edhe po qė se nuk dėshiron njė gjė tė tillė. Ato mund tė vijnė nga kultura jonė apo nga mediat. ثshtė rėndė t’ju largohesh atyre, por ne duhet tė bėjmė ē’mos qė tė jemi sa mė objektiv nė gjykimet tona. Unė mendoj se nuk ka shumė njerėz qė e bėjnė kėtė (qė i mbajnė anash “paragjykimet” e tyre).

    Do tė kisha dashur ta shtjelloj mė tepėr kėtė ēėshtje, por kjo nuk ėshtė tema qė unė jam duke shqyrtuar kėtu, edhepse ėshtė njė lėmi shumė interesante.

    Sikur tė mos e kisha pranuar kėtė rrugė tė tė menduarit, unė asnjėherė nuk do tė isha munduar qė ta njoh Islamin, pėr arsye se Islami ka imazh shumė tė keq nė shtetet jomuslimane siē ėshtė Franca.

    Mediumet dhe posaqėrisht televizioni e japin atė imazh pėrmes tregimit tė masakrave nė Algjeri, luftėrave nė Afganistan ose pėrmes atentateve kinse tė pėrgatitur nga islamistėt. Kur njerėzit jomuslimanė lexojnė apo dėgjojnė fjalėn “islamist”, ata e asocojnė Islamin me dhunė. Ne mund t’i qortojmė ata pėr atė se nuk janė aspak kurreshtarė dhe nuk kanė aspak dėshirė qė ta dijnė tė vėrtetėn, por asgjė mė tepėr. Ne duhet ta qortojmė atė imazh tė mediumeve dhe njerėzve qė e pėrdhosin Islamin pėrmes dhunės, vrasjes sė grave, fėmijėve dhe njerėzve tė pafajshėm. Kjo ėshtė e papranueshme.

    اka dhe kush mė shtyri qė tė interesohem pėr Islamin?

    Pėr fat tė keq jo ata muslimanė qė unė i takova para se ta pranoj Islamin, dhe edhe mė pak nga ata qė jepnin imazh tė keq pėr Islamin nėpėrmjet mediave. Nė Montreal, pjesa dėrrmuese e shoqėrisė sime ishin arabė (apo kishin origjine arabe) dhe ishin tė krishterė. Sė bashku ne shkonim nė kinema, nė restorante dhe ndonjėherė edhe nėpėr ahengje. Tė gjitha kėto gjėra larg nga Zoti dhe larg nga Islami i vėrtetė. Nė mesin e shokėve tė mi, njėri ishte nga Tunisi, jo mė shumė religjioz se tė tjerėt, por ai ishte musliman.

    Edhe pse sjellja e tij nuk ishte sa duhet nė pajtim me Islamin, ai me fliste pėr Islamin, Zotin dhe Pejgamberin, paqa dhe mėshira qofshin mbi tė. Edhe pse ai nuk ishte aq “musliman i mirė”, ai ishte i bindur nė ekzistimin e Zotit dhe tė Dėrguarit tė Tij. Ai mė tregoi pėr Islamin, jo shumė por mjaft sa pėr tė mė shtyrė mua qė tė hulumtoj vetė. Pasi qė unė vija nga njė shtet jomusliman dhe asnjėherė nuk kisha patur rast qė tė takoj shumė muslimanė, imazhi i vetėm qė kisha mbi Islamin ishte nga mediumet (televizioni, radioja dhe shtypi). Kur fillova qė tė hulumtoj rreth Islamit, sė pari fillova tė hulumtoj pėr statusin e gruas nė Islam, pasi qė kjo ishte pika mė e kritikuar nga mediat, dhe se gjithashtu ndjeja mė shumė interesim pėr kėtė ēėshtje pasi qė edhe vetė isha femėr. Kisha dėshirė tė di se vallė imazhi i dhėnė nga mediat pėr gruan nė Islam ishte i vėrtetė apo ishte gėnjeshtėr… Ky imazh qė ata e pasqyronin ishte shumė negativ, ku gruaja i ishte nėnshtruar burrit, nuk kishte asnjė tė drejtė, e detyruar qė tė vejė shami nė kokė, e kėshtu me rradhė.

    Nė vend qė tė pyesja dikend dhe tė pranoja rrezikun qė tė jem e ndikuar nga ndonjė person, unė preferova qė tė lexoj dhe vet ta formoj opinionin tim. ثshtė e vėrtetė se gjatė leximit mund tė ndikohesh nga autori, por jo nė atė masė dhe nė atė mėnyrė si mund tė ndodh gjatė diskutimit. Pėrmes leximit, ju e keni tėrė kohėn qė ju duhet pėr tė menduar, ju e keni kohėn tuaj.

    Pjesėn dėrrmuese tė burimeve tė mia i gjeta nė internet dhe, duke i falėnderuar Zotit, ishin gjithmonė burime tė vėrteta. Nė fillim, unė vetėm dėshiroja tė dij pėr statusin e gruas nė Islam. Ashtu qė fillova tė lexoj gjithēka qė arrija tė gjej rreth gruas nė Islam. Kur mėsova se pjesa mė e madhe e njerėzve qė pranojne Islamin ishin gra, dėshiroja ta dij arsyen PSE, pse njerėzit e pranojnė Islamin, pse aq shumė gra, pėrkundėr imazhit negativ tė krijuar pėrmes mediave. Pastaj, nė vend se tė hulumtoja vetėm pėr statusin e gruas nė Islam, unė hulumtoja pėr statusin e gruas nė tre religjionet monoteiste (Hebreizėm, Krishterizėm dhe Islam). Nuk isha e interesuar pėr mėnyrat se si nė ditėt e sotit praktikohen religjionet, isha mė shumė e interesuar pėr burimet e kėtyre tre religjioneve. Lexova disa artikuj interesant qė bėnin krahasime nė mes kėtyre tre religjioneve. Pėrmes njėrit nga kėta artikuj, unė mėsova mė shumė pėr religjionin tim, qė oficialisht ishte krishterizmi nė atė kohė.

    Dhe mė nė fund kuptova se Islami i jep mė shumė tė drejta, mė shumė liri gruas se sa krishterizmi apo hebreizmi. Islami i jep gruas disa tė drejta tė cilat gruaja franceze i ka fituar vetėm gjatė pesėdhjetė viteve tė fundit (unė po flas pėr gruan franceze pasi qė unė vet jam franceze, por kjo me siguri mund tė thuhet edhe pėr shumicėn e grave evropiane).

    Pėr shumė evropianė kjo mund tė duket e ēuditshme, e pakapshme me imazhin qė Islami mund ta ketė. Por prej atij momenti, unė nuk brengosesha mė pėr atė se ēka mund tė mendojnė tė tjerėt, isha e interesuar gjithnjė e mė shumė pėr Islamin, thjeshtė nuk mundesha tė rezistoj.

    Vazhdova tė hulumtoj gjithnjė e mė tepėr rreth Islamit, pasi qė ekzistonin disa ēėshtje tė cilat nuk i kuptoja, disa ēėshtje mė dukeshin si tė padrejta, siē ėshtė pėr shembull trashėgimia. Andaj vazhdova tė hulumtoj, dhe i gjeta sqarimet tė cilat i bėnte Islami nė kėtė lėmi. Qė ta kuptosh Islamin, duhet ta marrish tė tėrė, e jo vetem disa pjesė apo vetėm pjesėt qė tė pėlqejnė, pėr arsye se Islami ėshtė njė sistem i tėrėsishėm nė tė cilin unė gjeta gjithēka tė logjikshme. Kėrkova diē qė do tė ishte jo e logjikshme nė Islam, por nuk gjeta asgjė nė kėtė drejtim. Nė Islam gjithēka ka sqarim logjik, jo sikur krishterizmi ku je i detyruar qė tė besosh pa parashtruar shumė pyetje. Unė asnjėherė nuk shikova nė muslimanėt dhe nė sjelljet e tyre, unė gjithmonė kam shikuar nė burimet e Islamit pėrmes leximit, vetė, pa ndikim tė askujt.

    Tė gjitha kėto hulumtime i kam bėrė pėr njė periudhė tė shkurtėr kohore, vetėm pėr tre javė. Islami ishte pėr mua si njė magnet dhe m’u bė obsesion. Mendova rreth tij gjatė tėrė ditės dhe natės. Ndjeva se e vetmja rrugė pėr mua qė ta largoj kėtė ndjenjė ėshtė qė ta pranoj Islamin. I kalova disa netė pa gjumė, duke menduar rreth Islamit, pėr pasojat nė rast tė konvertimit nė tė. Mendova pėr tė gjitha vėshtirėsitė qė do tė mund t’i hasja, posaqėrisht nė shoqėrine franceze. Por nuk brengosesha mė, me i rėndėsishėm pėr mua ishte Islami dhe unė pėrfundimisht vendosa ta pranoj atė.



    اka ndryshoi Islami nė jetėn time?

    Kur unė pranova Islamin, akoma isha nė Kanada nė studime. Nuk hasa nė asnjė vėshtirėsi aty, sepse njerėzve nuk ju pengon kjo atje. Vėshtirėsitė erdhėn kur u ktheva nė Francė. Atje unė duhej tė takohem me familjen time, me rrethin jomusliman me pak tolerancė pėr muslimanėt dhe gjithēka qė ka tė bėjė me arabėt.

    Edhe pse jetoja nė Paris, nuk kisha shumė shokė muslimanė. Ende pa e mbuluar kokėn time, unė u ballafaqova me shumė vėshtirėsi nė Francė, pasi qė njerėzit nuk mund tė imagjinonin pėr njė moment se unė jam muslimane. Pėr shembull, nė Francė, kur burri takohet me njė grua tė cilėn e njeh, ai nuk e pėrshėndet atė pėr dore por e puthė (nė faqe). Ashtuqė, kur duhej qė unė tė pėrshėndetem me ndonjė burrė, ai ndihej i nėnēmuar nga refuzimi im pėr ta puthur atė. Ky ėshtė njė detaj qė nė vete fsheh mė shumė kuptim se sa duket nė tė vėrtetė. Unė nuk njihesha si muslimane prej jomuslimanėve, e as prej muslimanėve. Sidoqoftė, nuk pata shumė probleme me familjen time, pasi qė unė mė veē isha e pavarėsuar prej tyre. Ata e dinin se nuk do tė mund tė ndikojnė nė mua apo tė mė bėjnė presion. Solucioni i vetėm qė kishin ata ishte qė ta respektojnė zgjidhjen time edhe pse nuk pajtoheshin me vendimin tim, pėrveē gjyshes time e cila vėrtetė ishte pa paragjykime dhe e kuptoi zgjidhjen qė unė kisha bėrė. E di qė kam fat tė madh pėr kėtė (el hamdulilah), sepse kohėt e fundit u njoftova me disa gra tė konvertuara franceze tė cilat kishin pasur shumė probleme dhe vėshtirėsi me familjet e tyre.

    اka ndryshoi Islami nė jetėn time? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė: gjithēka, qė nga ushqimi e deri te veshja, si dhe raportet e mia me tė tjerėt. I fali tė pesė namazet ditore, agjėroj Ramazanin, e jap zekatin.

    Nė vitin 1998 vendosa tė largohem nga Franca pėr arsye tė ndryshme, nuk ndjehesha komfor dhe e lirė pėr ta praktikuar fenė time atje. Ligji Francez nuk pengon nė praktikimin e Islamit, sepse Franca ėshtė shtet laik, por njerėzit pengojnė (pėrmes sjelljeve tė tyre, vėrejtjeve tė tyre…). Njėherė shkova nė xhami me kokė tė mbuluar, ashtu si njė muslimane duhet tė veprojė. Nė metro, njė njeri e ndėrroi vendin e vet dy herė, me qėllim qė tė qėndrojė ulur sa mė larg meje. Ai e bėri kėtė me qėllim qė tė ma bėjė me dije se jam duke e shqetėsuar atė. Kjo me preku thellė nė zemėr. Muslimanja patjetėr do tė ballafaqohet me shumė veprime tė kėtilla. Si munden njerėzit tė jenė aq jo tolerant nė njė shtet qė shpesh quhet “shteti i tė drejtave tė njeriut”?! Ku ėshtė kėtu liria? Qė tė jesh i “i integruar”, ti patjetėr duhet tė dukesh si tė tjerėt! Ndjehem shumė e dėshpėruar pėr kėtė, sepse Franca ėshtė shteti im dhe unė nuk dua ta mohoj origjinėn time. Pasi qė vėrtetė kisha dėshirė tė flaktė qė ta prakikoj Islamin, kjo ishte rėndė, bile edhe e pamundur pėr mua qė tė punoj nė Francė. Unė asnjėherė nuk do tė mund tė gjeja punė si inxhiniere pėrderisa veshja ime kishte shenja tė qarta tė Islamit (flokėt e mbuluara).

    Tani jetoj nė Maroko, ku edhe punoj. Jam e lumtur qė jetoj kėtu, sepse ndjehem e lirė qė ta praktikoj fenė time, mund tė punoj dhe njėkohėsisht tė mbaj veshje tė gjatė dhe tė mbuloj flokėt (e veshur me mbulesen e njohur tė quajtur hixhab). Ndjej kėnaqesi tė veēantė kur dėgjoj thirrjen (ezanin) pėr faljen e namazeve pesė herė nė ditė. Kėshtu ju mund t’i respektoni kohėt e namazeve. Tė gjendesh nė njė shtet musliman gjatė muajit tė Ramazanit ėshtė diē e veēantė.

    Nė qershor tė vitit 1999 shkova nė Francė pėr njė javė dhe u mundova ta vizitoj familjen time. Reagimi i disa anėtarėve ishte radikal. Kur babai im kuptoi se unė mbaj hixhabin (rroba tė gjata dhe tė gjėra dhe flokė tė mbuluara), ai menjėherė me refuzoi. Ai refuzoi qė tė takohet me mua, madje edhe mė ftoi qė tė mė fyejė. Qė prej atėherė unė asnjėherė nuk kam dėgjuar pėr tė. Nėna ime kishte njė qėndrim tė ftohtė ndaj meje. Pėrderisa unė nuk i tregova shenjat e Islamit, ata e respektuan zgjidhjen time… Sot, unė kam lidhje tė mira vetėm me vėllezėrit e mi (qė janė mė tė rinj se unė) dhe me gjyshen time. Unė nuk i refuzoj anėtarėt tjerė tė familjes sime, por as qė mund t’i detyroj ata qė tė mė pranojnė kėshtu siē jam.

    Nuk jam e martuar ende, por kisha pasur dėshirė qė edhe kjo tė ndodh sė shpejti, insha’Allah.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    I sinqert me tė gjith Maska e Shkupjani
    Anėtarėsuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    RONNIE O’SULLIVAN E PRANOI ISLAMIN


    Para disa javėsh u publikua lajmi se lojtari i njohur i snookerit, Ronnie O’Sullivan, e pranoi Islamin.
    Ish-kampioni botėror me llagapin “The Rocket” ėshte lidhur me Islamin pėrmes shokut tė tij, boksierit Princ Naseem Hameedit.
    O’Sullivani shpreson se feja e tij e re, e cila e ndalon konsumimin e alkoolit, do t’i ndihmojė atij qė t’i mundė armiqėt e tij, alkoolin, drogat dhe depresionin, tė cilėt i ka pėrjetuar gjatė karrierės sė vet.
    Ai e shpalli besimin e tij nė All-llahun gjatė njė ceremonie solemne ne Qendrėn Kulturore Islame nė Regent Park - Londėr para njė muaj ditėsh.
    I lindur dhe i edukuar si Katolik Roman nė pjesėn Lindore tė Londrės, O’Sullivanin e njoftoi me Islamin ish-kampioni botėror nė boks nė kategorinė flutur, Princ Naseemi.
    Naseemi i kishte dhėnė atij njė video kasetė nga imami harizmatik Islam Khalid Yassini, dhe ajo e kishte prekur thellė nė zemėr. O’Sullivani mbrėmė nuk ishte nė shtėpinė e tij nė Chigwell, Essex.
    Nėna e tij, Maria, tha se ai nuk donte tė diskutojė rreth konvertimit tė tij dhe se ishte duke u koncentruar nė karrierėn e vet. Ajo shtoi: “Princ Naseemi ėshtė shok i ngushtė i Ronnit. Ai ėshtė faktori kryesor (pėr konverzionin)”.
    “Ronnie ndihet shumė mė mirė pasiqė bėri konvertimin nė Islam. Shpresoj se Islami do ta pėrforcojė atė”.
    Trajneri i O’Sullivanit, Derek Hill, tha: “Unė nuk dija asgjė pėr konvertimin e tij nė Islam. Ky ėshtė lajm shokant pėr mua. Por asgjė nuk mė befason nė lidhje me Ronnin. Unė kisha njė komunikim me tė para njė javė ditėsh, por ai nuk mė pėrmendi asgjė. Ai ka pėrjetuar shumė depresione nė tė kaluarėn, dhe ky ėshtė njė problem qė vazhdon. Nėse kjo i ndihmon, unė personalisht i jap pėrkrahje totale. Ndoshta kjo do ta pėrmirėsojė lojėn e tij dhe mund tė jetė shumė pozitive. Tani Ronnie ushtron shumė dhe ėshtė shumė i koncentruar nė lojėn e tij. I dėshiroj ēdo tė mirė”.
    O’Sullivani ishte vetėm nėntė vjeēar kur arriti “snooker milestone” tė parė tė tij (brejku 100), kurse nė moshėn 15 vjeēare e arriti rezultatin e tij maksimal, brejku me 147.
    Ai nuk kishtė fėmijėri tė mirė, pėr shkak se babai i tij ishte i burgosur dhe ishte i dėnuar me dėnim tė pėrjetshėm pėr vrasje nė vitin 1991.
    Pas dy viteve, kur ishte nė moshėn 17 vjeēare, nėna e tij gjithashtu u burgos pėr shkak tė mospagimit tė taksave, duke e lėrė Ronnin tė kujdeset pėr motrėn e tij tė re.
    O’Sullivani e fitoi kampionatin botėror nė vitin 2001, edhepse kishte probleme me depresionin dhe me fejesėn me tė dashurėn e tij, Bianca Westwood, fejesė kjo qė nuk pati sukses.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjė pėr tė cilėn duhet tė vdes,ska vler jeta e tij nė kėt botė...

  10. #10
    I sinqert me tė gjith Maska e Shkupjani
    Anėtarėsuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    ZGJEDHJA IME MĖ E MIRĖ

    Quhem Zuwene Marstrand. Ky ėshtė rrėfimi im.

    Kur pėr herė tė parė erdha nė ishullin Zanzibar, nė Tanzani, nė vitin 1984, ishte vetėm njė gjė qė nuk mė pėlqente – se 95% e popullatės ishin muslimanė.
    Nė moshėn prej 8 deri mė 11 vjet kam jetuar me prindėrit e mi nė Botswana. Kur pas 25 vjetėve pėrfundimisht ia arrita tė kthehem nė Afrikė, ishte sikur tė gjendem prej fillimit nė mes kulturės afrikane, e cila derisa isha e vogėl kishte domethėnie tė madhe pėr mua. Por jo qė tė ngulitem nė vendin e kulturės dominuese arabe. Por Zoti ėshtė i Madh dhe din se ē’ėshtė mė mirė pėr ne, qė shpesh dallohet prej asaj qė kemi logaritur. Kėtė e shijova ato 8 vjet, ku jetova dhe punova si zdrukthtare.

    Mikpritja dhe ngrohtėsia

    Ajo mikpritje dhe ngrohtėsi me tė cilėn mė priti populli la pėrshtypje tė veēantė tek unė. Sė shpejti hetova se atė ndihmim dhe kujdes e praktikonin edhe mes vete. Ushqimi ndahej me kėdo qė vinte dhe pleqtė respektoheshin. Meshkujt dhe femrat jetonin tė barabartė dhe ndihmonin dhe jepnin tė holla nė rast fatkeqėsie, edhe pse shumė prej tyre as vet nuk e dinin se si tė furnizohen me ushqim pėr ditėn e nesėrme. Gabimet e njerėzve do tė liheshin nė llogari tė Zotit, nė vend qė vet tė bėjnė hakmarrje etj. Shijova atė qė, sa mė mirė qė populli e njihte fenė e vet islame, gjithnjė e mė shumė posedonin cilėsi tė mira.

    Ē’mė mungonte?

    Afrikanėt gjithmonė e kanė pasur shprehi tė ndihmohen mes vete dhe tė jenė mirėnjohės pėr atė qė kanė. Prandaj kanė mundur, siē kam parė unė, shumė mė mirė ta ruajnė kulturėn e vet. Ndjeja se muslimanėt nė Zanzibar, megjithatė, ishin pak tjetėrfare dhe kishin mėnyrė mė tė mirė tė jetės. Supozoj sepse ata ishin njė shoqėri ishullore, ku rregullat muslimane tė jetės ishin gjėrėsisht tė pėrhapura. Nė pjesėt ku shumica e banorėve ishin tė krishterė mėnyra evropiane e jetės ishte model, kurse pėrpjekja pėr materializmin ishte mė e madhe se sa te muslimanėt.
    Ē’ėshtė puna me atė religjion, i quajtur Islam, i cili nė atė masė e ka kapluar atė popull? Ēfarė ėshtė ajo qetėsi e brendshme tė cilėn kėta njerėz tė qetė e gjetėn, e qė vet mua mė mungonte?
    E pyeta fqiun se a mos vallė kishte diēka qė tė lexoj mbi Islamin. Fillova gradualisht seriozisht tė mendoj qė tė kaloj nė Islam.

    Ėndrrat

    Atėherė pėrjetova dy ėndrra tė fuqishme. Nė tė parėn ėndrrova se isha e vetmuar nė njė kishė e gjunėzuar para altarit. Befasisht u lehtėsova dhe fluturova lart deri nėn pullaz, e pastaj zbrita poshtė nė mes tė kishės. Pastaj njė njeri, njė grua dhe njė prift hynė nė kishė. Prifti u befasua dhe pyeti se a mos vallė dua tė mėsoj diē pėr religjionin. U pėrgjigja: “Po, por jo pėr kėtė religjion.” Nė ėndrrėn e dytė, disa ditė mė vonė, ėndrrova se si kisha dalur tė blejė njė sexhade muslimane pėr t’u falur. Jam e bindur se kėto dy ėndrra mė prinė qė tė sjell vendimin mė tė madh dhe mė tė mirė nė jetė time, kalova nė Islam. Dhe sa mė shumė qė lexoja pėr fe, isha gjithnjė e mė e sigurtė se kam shkuar rrugės sė vėrtetė. Rrugė e pėrsosur, tė cilėn akoma me mund pėrpiqem ta ndjek gjithnjė e mė shumė. Nuk nxitova tė gjej burrė, sepse fatkeqėsisht pashė edhe shembuj tė kėqij tė muslimanėve, tė cilėt nuk kujdeseshin pėr fenė e tyre, kurse njeri i tillė as qė mė interesonte. Atėherė nuk kam ndier se do tė mund t’i fitoja tė gjitha ato tė drejta dhe mbrojtje tė cilėn Islami ia urdhėron burrit qė t’ia jep gruas sė vet. Nė kėso raste ndjenjat nuk duhet tė mbisundojnė mendjen. Kėshtuqė, disa vjet mė vonė gjeta njė besimtar tė mirė, praktikues i fesė, pėr tė cilin tani jam e martuar.
    Ai ėshtė nga ishulli “im” Zanzibar, dhe ēfarė mė tepėr mund tė dėshiron njė grua, pėrveēse tė martohet me njė bashkėshort i cili bėn gjithēka qė ėshtė mė mirė pėr t’i kryer detyrat dhe obligimet tė cilat i kėrkon feja dhe qė e respekton edhe gruan e vet.
    E falėnderoj All-llahun pėr kėtė dhunti.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjė pėr tė cilėn duhet tė vdes,ska vler jeta e tij nė kėt botė...

  11. #11
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Pse E Pranoi Islamin Kjo Grua Amerikane?

    SI E PRANOI ISLAMIN NJث GRUA AMERIKANE


    “Si ėshtė e mundur qė ju, njė grua e edukuar amerikane, ta pranoni Islamin - njė religjion qė e shtyp gruan?”, ishte pyetja mė e shpeshtė qė i parashtrohej asaj pas konvertimit nė Fenė Islame.

    Karla, njė bjondinė me sy tė kaltėr, ish-krishtere, tregon se si pakėnaqėsia e saj teologjike me doktrinėn e Jezu Krishtit si Zot dhe gjurmimi i saj qė bėri pėr tė drejtat e gruas nė Islam e inspiruan atė qė tė bėhet muslimane.


    Procesi i konvertimit tim nė Islam ishte mjaft i gjatė (pothuajse 20 vjet!). Ai filloi kur unė isha nė moshėn 12 vjeēare. Kam mėsuar nė shkollėn private qė vlerėsohej si shumė, shumė konservative… Ishim tė detyruar tė veshim uniformė… mė shumė interesoheshin pėr dukjen tonė, se sa pėr notat (shkollore) etj. Sidoqoftė, i mėsonim tė gjitha religjionet mė tė mėdha nė botė. Kishim disa libra tė vogla: njė pėr Krishterizmin, njė pėr Hebraizmin, njė pėr Islamin, njė pėr Hinduizmin dhe njė pėr Budizmin. Mė kujtohet qė isha shumė e fascinuar nga Islami dhe mendoja se muslimanėt nuk ishin hipokritė sikur disa tė krishterė qė unė i njihja. E di se dy ēėshtje mė interesonin shumė. Njėra ishte fokusimi nė Njė Zot tė Vetėm. اdoherė kam pasur pyetje lidhur me doktrinėn krishtere tė konsiderimit tė Jezu Krishtit si Zot - dhe si ata shkojnė kundėr urdhėrit tė parė. اėshtja e dytė qė mė interesonte ishte namazi. Jo vetėm lutja pesė herė nė ditė, por si pjesa mė e madhe e atyre qė luten pėrqėndrohen nė adhurimin e Zotit. Nė krishterizėm lutjet tona synojnė tė jenė “lutje tė zbrazėta”. “ O Zot, mė jep kėtė… O Zot, mė jep atė”.

    Shkova nė kolexh nė Uashington DC, ku kishte popullatė muslimane nė numėr tė konsiderueshėm. Interesimi im pėr Islamin ishte definitivisht akoma kėtu - edhepse nė njė farė mėnyre isha shumė e turpshme. Fillova tė bėj “udhėtimin tim nėpėr xhami” duke filluar sė shkuari nė Qendrėn Islamike nė kohėn e lutjeve, por ja qė isha shumė e turpshme qė tė hyj brenda. Njėherė u lajmėrova pėrmes telefonit pėr tė pyetur se vallė a kanė ndonjė klasė pėr njerėzit qė janė tė interesuar pėr Islamin, por asnjėherė nuk m’u paraqitėn qė tė mė tregojnė. Andaj vetė bleva njė kopje tė Kur’anit dhe fillova ta lexoj atė. Ishte mrekulli. Disi pėrnjėherė mė hyri nė zemėr, e dini? Ajo qė vėrtetė mė mahniti mua rreth Islamit qė nga fillimi, ishin tė drejtat qė i ishin dhėnė gruas nė kėtė Fé. E di qė shumė njerėz do tė qeshin nė kėtė qė e them unė, por si njė njeri qė e ka lexuar Biblėn - unė pashė tė drejta qė i ishin dhėnė gruas nė Islam tė cilat asnjėherė nuk i janė dhėnė gruas nė Bibėl. Vajzės i ishte dhėnė e drejta qė tė refuzojė partnerin nė martesė, ndėrsa nė kulturėn perėndimore krishtere nė atė kohė (nė shekullin e shtatė) vajza ka qenė e trajtuar si pronė e babait - dhe ėshtė dashur tė martohet ashtu siē e sheh ai tė arsyeshme. Nė Islam gruas i ėshtė garantuar njė pjesė e trashėgimisė nga babai dhe nga pasuaria e burrit, ndėrsa nė krishterizėm ajo pasuri ka shkuar vetėm te djali mė i madh. Gratė kishin tė drejtėn e pronės dhe tė lidhin kontratė biznesi, tė drejtė tė cilėn gratė nė Shtetet e Bashkuara e kanė fituar vonė kah mesi i shekullit nėntėmbėdhjetė. Pejgamberi i Zotit, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka predikuar kundėr vrasjes sė bijave – njė praktikė e pėrgjithshme e asaj kohe, dhe qė akoma ėshtė problem nė Indi dhe Kinė. Sigurisht, sot ekziston teknikė mė e pėrsosur e vrasjes sė fėmijėve femra - aborti i kryer pas eho inēizimit qė tregon gjininė e fėmijės. Edhe burrat edhe gratė ishin tė kėshilluar qė tė pėrfitojnė diturinė “nga djepi deri nė varr”.

    Gjatė vitit tė fundit, e gjeta njė program tė thirrjes islame nė televizion, i ashtuquajtur “Islami”. Aty tregohej njė grua me karakteristika perėndimore duke intervistuar njerėzit nė tema tė ndryshme lidhur me Islamin. Besoja qė ky emision ishte lėshuar nga Shėrbimi Informativ Islam, por nuk isha e sigurt pėr kėtė. U bėra plotėsisht e varur nga ky emision… nėse nė atė kohė kisha pėr tė dalur jashtė, e lėshoja videon qė ta inēizojė atė. Nuk mė kujtohet se nė cilin kanal ishte… vetėm e di se tregohej nė ditėn e premte, dhe qė secili emision fillonte me fjalinė “Nė emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit”. Kur erdhi emisioni mbi shehadetin (dėshminė e ekzistimit tė vetėm njė Zoti), e kuptova nė vete se unė besoja… ashtu qė unė e thashė dėshminė e shehadetit bashkė me televizionin tim. Vallė a u bėra unė atėherė muslimane nė diturinė e Zotit? Nuk e di. Pėr fat tė keq, unė nuk njihja asnjė musliman pėr tė biseduar rreth Islamit. Gjithashtu isha shumė e brengosur se ē’farė do tė mendojnė rreth kėsaj familja dhe shoqėria ime. Gjatė kohės sė diplomimit tim (mendoj qė ishte viti 1990 apo 1991), Ambasada Saudite sponzoroi njė ekspozitė tė artit islam nė qytet. Mė kujtohet kur pyeta njėrin nga organizatorėt e kėsaj ekspozite se vallė a ka ndonjė informatė plotėsuese mbi Islamin, kurse djaloshi mė tha shkurt: “Jo”. Isha e shtangur. Nuk dija ku tė drejtohem qė tė kuptoj mė shumė pėr Islamin. Me kė tė bisedoj nė lidhje me pyetjet qė i kisha. Isha shumė e turpshme pėr tė shkuar nė xhami. Madje as nuk e dija se vallė a mund tė hy brenda, si grua. Nuk e dija nėse duhet tė jem e veshur si duhet… apo se do tė jem i vetmi person qė nuk flet gjuhėn arabe aty. Unė vazhdova ta lexoj Kur’anin dhe t’i parashtroj pyetje Zotit. Duke shpresuar qė Zoti do t’u pėrgjigjet lutjeve tė mia.

    Etja ime pėr Zotin nuk u shua… kėshtu qė vendosa tė shkoj nė religjionin mė konvencional, dhe u bėra krishtere diku nė moshėn 20 vjeēare. Por problemi ishte qė unė gjithmonė kisha pyetje/dyshime sa i pėrket krishterizmit - kryesisht mbi konceptin e Trinisė sė shenjtė/Madhėshtia e Jezu Krishtit. Jezu Krishti si Zot nuk kishte kuptim pėr mua, dhe se kjo ishte nė kundėrshtim me Urdhėrin e Parė dhe atė qė Jezu Krishti vet e kishte praktikuar. Ai gjithmonė ėshtė fokusuar nė Zotin, Babain. Kur ėshtė pyetur, ai ka thėnė qė Urdhėri mė i madh ėshtė qė tė duhet Zoti me gjithė zemėr, shpirt dhe mendje. Zoti - njėjės. Kjo ishte gjėja qė unė gjithmonė kam dashur ta bėj, dhe shpresoja se do tė pėrmirėsohem sė fundi. Pyeta disa priftėrinj tė ndryshėm lidhur me dyshimet e mia, kurse pėrgjigjja qė do ta merrja ishte: “Ti thjeshtė duhet tė kesh besim”. Mė kujtohet kur nė njė klasė studimi tė Biblės njė djalosh filloi tė flet gėnjeshtra tė mėdha nė lidhje me muslimanėt. Unė u ngrita nė kėmbė dhe thashė: “Kjo nuk ėshtė e vėrtetė”, dhe fillova t’u tregoj njerėzve qė ishin aty nė Shkollėn e sė Dielės se nė ēka besojnė muslimanėt nė tė vėrtetė. E shihni… qė atėherė… unė nuk kam mundur ta mohoj shehadetin. Unė akoma besoja qė ekziston vetėm njė Zot dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguar i Zotit.

    Pėrderisa isha nė shkollė nė Tenesi, kontaktova me Shoqatėn e Studentėve Muslimanė nė qytezėn studentore. U takova me dy motra muslimane nė njė lokal tė qyetit pėr tė pirė ēaj. Fatkeqėsisht, ato nuk kuptuan si duhet se unė kisha dėshirė ta pranoj Islamin - dhe i tėrė takimi ishte pa lidhje. Vendosa qė ta konsideroj vetveten vetėm si monoteiste. Vazhdova tė lexoj libra mbi religjionet mė tė mėdha Monoteiste nė botė - Hebraizmin, Islamin dhe Krishterizmin. Dhe bėhesha gjithnjė e mė e pa rehatshme me krishterizmin. Kur shkoja nė kishė dhe e shikoja Krishtin nė mur, kjo mė bėnte edhe mė konfuze se sa qė isha. Ai dukej si idhull tė cilin njerėzit e adhuronin. Mė shumė mė pėlqente tė mėsoj mė tepėr mbi hebraizmin, dhe e shihja se ishte mė afėr Islamit.

    Pastaj u punėsova nė njė kompani. Rastėsisht u takova me njė djalė me tė cilin mė vonė do tė mė lidhte puna mė tepėr. Ai punoi shumė projekte pėr mua dhe ne u bėmė shokė. Sapo e kishte lėnė kolexhin dhe ishte rebeluar. Fillova ta pyes si mundet tė konsumojė alkool nėse ėshtė musliman (dhe iu kėrcėnova qė do t’i tregoj nėnės sė tij)… E pastaj e pyeta pėrse nuk shkon nė xhami nė lutjen (faljen) e xhumasė, etj. Gjatė vitit e kuptova qė, pėrderisa i flisja atij, unė nė tė vėrtetė i flisja vetvetes (edhe pse unė nuk konsumoja alkool - e as qė kam konsumuar ndonjėherė).

    Ashtu qė, gjatė shkurtit tė kaluar shkova te kabineti i Muslimanėve tė Rinj pranė Qendrės Islamike lokale nė mbrėmje tė njė tė mėrkure. Aty nuk kishte askush. Njėri nga djemtė aty mė tha qė ta pres kohėn e namazit tė jacisė… Imami i xhamisė sigurisht do tė vie… Por ndjehesha disi e parehatshme. Dhe u largova. Pas katėr javėve, u mundova pėrsėri. Aty ishte duke u zhvilluar njė orė. Atė natė, 10-11 vjet pasi qė e kisha thėnė pėr herė tė parė shehadetin nė banesėn time nė shtetin Uashington para televizionit, e thashė shehadetin para Imamit, para njė motre muslimane dhe njė grupi njerėzish tė cilėt ishin tė interesuar pėr Islamin. Qė prej atėherė, unė kam mėsuar tė falem (diēka jam munduar tė mėsoj pėrmes internetit dhe videos pėr shumė vite me radhė!)… dhe fillova ta mėsoj gjuhėn arabe. Nėse don All-llahu, njė ditė do tė jem nė gjendje ta lexoj dhe ta kuptoj Kur’anin nė arabisht. Unė jam plotėsisht e mahnitur se qė tani mund t’i lexoj disa pjesė tė vogla tė Kur’anit, edhe pse fjalori im nuk mė lejon qė tė kuptoj shumė… akoma.

    E hėnė, 8 tetor 2001. Ishte kjo njė ditė madhėshtore pėr mua nė jetėn time si muslimane. E vesha hixhabin (veshje e gruas muslimane) pėr herė tė parė nė punė, si pjesė e fushatės Shamia pėr Solidaritet. U bėra e famshme nė punė - njerėzit shpesh vinin deri te dera e zyrės sime. I pata ngjitur nė derėn e zyres time artikujt qė flisnin mbi fushatėn “Shamia pėr Solidaritet”. Dhe kur njerėzit mė pyetnin: “A je njė nga ato?” apo “A jeni edhe ju muslimane?” unė pėrgjigjesha: “Po”. Dhe tani tė gjithė nė punė e dinė se unė e kam pėrqafuar Islamin. Mendoj se njerėzit mund tė kenė supozuar se njė grua bjondine me sy tė kaltėr nuk mund tė jetė muslimane. Pyetja mė e shpeshtė qė mė parashtrohet ėshtė: “Si ėshtė e mundur qė ti, njė grua e edukuar amerikane, ta pranosh Islamin - njė religjion qė shtyp gruan?” Ata shpejtė tentojnė tė vlerėsojnė tė drejtat e gruas nė Afganistan me tė drejtat e gruas muslimane nė ēdo vend tjetėr. Ajo qė unė u them atyre ėshtė se, Kur’ani i jep gruas mė shumė tė drejta se sa Bibla. Kjo ishte njėra nga gjėrat e para qė mė solli tek Islami. Fatkeqėsisht, Islami njė kohė tė gjatė nuk ėshtė udhėheqės nė tė drejtat e gruas. Unė pata rastin tė zgjedhi - ta refuzoj atė qė e besoj (do tė thotė, se ka vetėm njė Zot dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij)… apo ta pranoj atė qė besoj, por tė punoj nė ndryshimin e problemeve qė ekzistojnė brenda nė komunitetin musliman. Unė e zgjodha kėtė tė fundit.


    Motra juaj nė Islam, Karla
    Injoranca nuk zhduket me top

  12. #12
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Duke U Bere Muslimane

    Motra Penomi (Dr. Keri En Ouen)





    4. korrik, 1997



    Selam alejkum e dashura familje.



    “Nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė pejgamber i Tij”.

    Kėto janė fjalėt e shehadetit (betimit), qė unė i besoj. Krijuesi ėshtė i njohur me shumė emra. Urtėsia e Tij ėshtė ēdoherė e pėlqyer dhe prania e Tij ėshtė treguar qartė nė dashurinė, tolerancėn dhe mėshirėn prezente nė shoqėrinė tonė. Aftėsia e Tij e thellė na ka drejtuar neve prej njė lufte, si individualizmi aq i pandalueshėm nė shoqėrinė amerikane, te njė besim nė krenarinė dhe dinjitetin e familjes njerėzore, dhe na ka dhėnė obligimet tona dhe anėtarėsimin brenda asaj familjeje. Kjo pėrshkruan pjekurinė e personalitetit spiritual, dhe ndoshta pjekurinė mė tė duhur tė unit psikologjik, gjithashtu.

    Rruga ime deri te shehadeti ka filluar me vdekjen prej SIDA-sė tė njė drejtori tė admiruar, Toni Riēardson. Zotėri Riēardsoni ishte veē mė profesionist i njohur, briliant dhe internacional, kur unė shkurt e takova atė pas skene nė dramėn Luter, nė moshėn 14 vjeēare.

    Shkruarja e dramave pėr mua ēdoherė ka qenė rruga e gjetjes sė niveleve tė harmonisė nga aspekti spiritual dhe emocional nga tė dy anėt – brenda vetes sime dhe mes meje dhe njė bote qė unė e konsideroj mjaft brutale nga aspekti i rrethanave fėmijėrore. Nė vend tė tė luftuarit me botėn, unė i lėshoj konfliktet e mia ta luftojnė atė nė dramat e mia. Pėr ēudi, disa prej nesh (dramave dhe unė – sh.p.) janė rritur sė bashku.

    Dhe sikur qė fillova tė grumbulloj vepra dhe lexime skenike, duke filluar qė nė moshėn 17-vjeēare, unė ēdoherė kam ruajtur shpresėn qė njė ditė do ta realizoj ėndrrėn time fėmijėrore qė tė studjoj dhe punoj me z. Riēardsonin. Kur ai u dha pas homoseksualitetit tė vet nė Amerikė (prej Anglisė), SIDA e mbyti atė, dhe me tė shkoi edhe njė pjesė e arsyes sime pėr pėrkatėsinė time nė dhe brenda shoqėrisė amerikane.

    Unė fillova tė shikoj, jashtė shoqėrisė amerikane dhe Perėndimit, nė kulturėn islame pėr udhėheqėsi morale.



    Pse nė Islam dhe jo diku tjetėr?



    Stėrgjyshėrit e nėnės sime kanė qenė spanjolė izraelit tė cilėt kanė jetuar nė mjedis tė muslimanėve derisa inkuizicioni e ka pėrzėrė shoqėrinė izraelite nė vitin 1492. Nė kujtesėn time historike, tė cilėn e ndjej nė nivel tė thellė, ezani i muezinit ėshtė i thellė sikur qetėsia e oqeanit dhe lėkundjet e anijeve, si goditja e furishme e thundrave tė kuajve nėpėr shkretėtirė; ai ėshtė pohim i dashurisė nė fytyrėn e nėnshtrimit.

    Unė ndjeva lindjen e njė tregimi brenda nė vetveten time, dhe drama mori formėn e saj atėherė kur fillova tė mėsoj pėr humanitetin e halifėve osman ndaj refugjatėve izraelit nė kohėn e dėbimit tė stėrgjyshėrve tė mi.

    All-llahu i madhėrishėm udhėhoqi tė mėsuarit tim, dhe unė mėsova pėr Islamin prej personaliteteve tė ndryshme, si Imam Siddiku prej Shoqatės sė Limanit Jugor Islamik, motrės Rahima Husein, dhe motrės time tė dashur, Maria Abdin, e cila ėshtė amerikane vendase dhe muslimane, dhe shkrimtare pėr revistėn e Shoqatės sė Limanit Jugor Islamik “Ikra”. Intervista ime e parė hulumtuese ka qenė nė njė mishtore hallall nė Mission District nė San Francisko, ku tė kuptuarit tim e tė jetuarit tė Islamit ishte thellė i ndikuar prej zonjės sė parė muslimane tė cilėn e pata takuar: njė blerėse e cila ishte nė hixhab (me mbulesė islame), e cila sillej me dashamirėsi dhe graciozitet, dhe gjithashtu lexonte, shkruante dhe fliste 4 gjuhė.

    Shkėlqimi i saj, i shoqėruar me lirinė e saj mahnitėse (pėr mua), larg arrogancės, kishte efekt tė thellė nė fillimin e njohurive tė mia rreth asaj se si Islami mund tė ndikojė nė sjelljen e njeriut.

    Pak e dija atėherė se jo vetėm qė do tė lind njė dramė… por edhe njė muslimane.

    Rrjedha e hulumtimeve tė mia mė ka njoftuar mua mė shumė pėr Islamin se sa njė mori faktesh, pėr Islamin si religjion i jetės. Kam mėsuar se si muslimanėt e dirigjojnė vetveten me dinjitet dhe mirėsi, qė i ngrit ata mbi tregun e robėrve amerikan tė garės seksuale dhe dhunės. Kam mėsuar se meshkujt dhe femrat muslimane nė tė vėrtetė mund tė jenė nė prezencėn e njėri-tjetrit, pa e shqyer njėri-tjetrin nė copa, verbalisht dhe fizikisht. Dhe kam mėsuar qė veshja modeste, e nėnkuptuar si njė gradė shpirtėrore, mundet ta ngritė sjelljen e njeriut dhe t’u jep qė tė dyve, mashkullit dhe femrės, kuptim pėr vlerėn e tyre shpirtėrore.



    Pse kjo dukej aq habitshėm, dhe aq habitshėm nė mėnyrė tė re?



    Sikur shumica e femrave amerikane, edhe unė jam rritur nė njė treg skllevėrish, i pėrbėrė jo vetėm nga sėmundja seksuale e familjes sime, por edhe nga gjykimi konstant negativ i pamjes time i filluar pėrafėrsisht para moshės sime shtatėvjeēare. Jam mėsuar qė nė moshė shumė tė re prej shoqėrisė amerikane se vlera ime njerėzore pėrbėhet vetėm prej pamjes time tėrheqėse ndaj tjerėve. ثshtė e tepėrt tė them, nė kėtė atmosferė, djemtė dhe vajzat, burrat dhe gartė, shpesh ndodhte qė tė fyhen mes vete shumė rėndė, duke u dhėnė pas lakmive dėshpėruese pėr prani tė afėrt, qė dukej pothuajse, nėse jo krejtėsisht, varėsi jo prej mirėsisė, mėshirės apo inteligjencės, por prej pamjes (dukjes) dhe perceptimit tė atyre pamjeve prej tjerėve.

    Megjithėse unė nuk pres apo kėrkoj perfeksionim njerėzor nė mes tė muslimanėve, dallimet sociale janė thelluar, dhe gati tė pabesueshme pėr dikė si unė.

    Unė nuk pretendoj tė kem ēfarėdo pėrgjigje pėr konfliktet nė Lindjen e Mesme, pėrveē asaj qė veē mė profetėt, tė dashurit nė Islam, e kanė shprehur. Paaftėsitė e mia mė pengojnė mua prej agjėrimit dhe prej tė falurit nė tė njėjtat pozita tė faljes si shumica prej jush.

    Por unė e dua dhe e respektoj Islamin, tė cilin kam arritur ta njoh pėrmes sjelljeve dhe fjalėve tė meshkujve dhe femrave tė cilėt kam arritur t’i njoh nė AMILA (American Muslims Intent on Learning and Activism - Qėllimi i muslimanėve amerikanė nė mėsim dhe aktivitet), dhe ēdokund ku unė gjej liri prej konflikteve tė ashpra emocionale dhe vėshtrim tė spiritualizmit tė pashmangshėm.



    اka tjetėr unė ndiej dhe besoj rreth Islamit?



    Unė pėrmbaj dhe thellė admiroj respektin qė ka Islami pėr edukimin e barabartė tė gjinive, pėr tė drejtat e femrės dhe mashkullit nė shoqėri, pėr veshjen modeste, dhe mbi tė gjitha, pėr seriozitetin dhe martesėn, dy elementet bazė tė jetės sime, ashtu qė unė jam qe 21 vjet e gjysmė fatmirėsisht e martuar. Sa e bukur ėshtė ndjenja se mbi 1 miliardė e gjysmė muslimanė e ndajnė besimin tim i cili mė ndihmon nė ndėrtimin e karakterit dhe martesės, dhe gjithashtu mė ndihmon tė qėndroj e pavarur prej drogės dhe alkoolit.



    اka, pra, ėshtė dhurata mė e madhe e Islamit nė njė kuptim mė tė gjerė?



    Nė shoqėrinė nė tė cilėn gjendemi ne, me shtypje konstante pėr flijimin e vetes sonė nė altarėt e instinktit tė shfrenuar larg respektit pėr ndėrgjegjėsi, Islami kėrkon prej nesh qė ta vlerėsojmė veten tonė si qenie njerėzore, tė krijuara prej All-llahut tė madhėrishėm, me kapacitet pėr pėrgjegjėsi nė raportet tona me tė tjerėt. Pėrmes namazit dhe shpirtbardhėsisė, si dhe besnikėrisė ndaj seriozitetit dhe edukatės, nėse e ndjekim rrugėn e Islamit, kemi rast tė mirė qė tė edukojmė fėmijė tė cilėt do tė jenė larg dhunės dhe eksploatimit, i cili po i pengon prindėrit dhe fėmijėt prej shkollave dhe lagjeve tė sigurta, dhe shpesh prej jetės sė tyre.

    Mbėshtetja e shoqėrisė AMILA dhe shokėve tjerė, sidomos nė kohėn e ca zėnkave nė AMILA Net, ishin shkak qė unė tė vėrtetoj reagimet e mia origjinale ndaj Islamit dhe tė deklaroj se kjo ėshtė njė shoqėri e mrekullueshme, sepse pėrmes vėrtetimit tė dhuratave tė All-llahut tė madhėrishėm nė martesė, seriozitet dhe forma tjera tė pėrgjegjėsisė, Islami na tregon neve rrugėdaljen prej Xhehennemit.

    Bashkėshorti im, Silas, dhe unė jemi shumė falėnderues pėr praninė dhe shoqėrimin tuaj. Dhe sikur qė po pėrgatitemi tė vendosim bazat pėr adoptim, ne shpresojmė se do tė vazhdojmė tė jemi tė bekuar me prezencėn tuaj tė ngrohtė, ngase duam qė fėmija ynė ta ndjejė praninė shpirtėrore tė All-llahut tė madhėrishėm nė sjelljet dhe veprimet e tė rriturve dhe fėmijėve qė e rrethojnė. Ne shpresojmė, sikur edhe tė tjerėt prej shoqėrisė AMILA qė presin tė bėhen prindėr tė rinj, qė tė mund tė shfaqet njė shkollė progresive islame… progresive nė atė aspekt qė tė jetė pėrkrahėse, dashamirėse dhe superiore nė akademi, arte dhe sporte.

    Ndoshta fishkėlluesit tanė kompjuterik do tė ligjėrojnė shkencė dhe matematikė pėrderisa unė do tė ligjėroj tė shkruarit kreativ dhe tė drejtuarit e kuajve!

    Ju lutem qė tė na konsideroheni neve bashkėudhėtar nė udhėtimin drejt Xhennetit, dhe ju lutem vazhdoni qė tė na kėrkoni neve nė klubet e juaja, nė AMILA NET dhe nė ngjyrat dhe ėndrrat e perėndimit tė diellit.

    Dhe, nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut, Krijuesit, dhe Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pėrkujdesja e tė cilit pėr viktimat e luftės dhe dhunės akoma sjell lotė nė sytė e mi, ėshtė Pejgamber i All-llahut.



    Paqa dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi ju.
    Injoranca nuk zhduket me top

  13. #13
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Rruga ime drejt Islamit

    Jam lindur nė njė familje ortodokse. Jam edukuar nė frymėn ateiste, sepse ashtu kėrkonte babai im i cili ishte komunist, por edhe koha nė tė cilėn jetonim atėhetė. Nėna frikohej tė mė dėrgojė nė kishė dhe tė mė kryqėzojė,me qėllim qė mos tė shkaktojė ndonjė pasojė pėr punėn e babait. E di se gjyshja nga babai, fshehurazi prej tij, me dėshirė mė dėrgonte nė kishė dhe m’i ka sqaruar gjėrat e para mbi Zotin, aq sa vetė ajo dinte, ashtu me pak dije.

    Mė kujtohet se pėr herė tė parė kam pyetur pėr qėllimin e jetės sime, pėr ēka jam lindur pikėrisht unė dhe ēfarė do tė jetė jeta ime, atėherė kur i kisha vetėm pesė vjet` e gjysmė. Qėndroja pėrpara pasqyrės dhe pyesja veten su ku ėshtė shpirti im, a mund tė shihet ai me sy dhe ē’do tė bėhet mė tė kur do tė vdes…A do tė shkojė nė nė Parajsė, apo nė Ferr?Gjithmonė mė kanė interesuargjėrat abstrake, bota e padukshme dhe pyetjet nė temėn “fuqia mė e math”.

    Nė moshėn tetėvjeēare pėrjetova vdekje klinike pas operacionit tė zorrės qorre, sepse ishte e punktuar mbi njėqind orė dhe gati sa kishte ardhur deri te sepsa. Faleminderi i takon All-llahut tė dashur i Cili mė ndihmoi ta pėrballoj atė krizė. Mė kujtohet rruga nėpėr tunel dhe tėrė jeta ime e vogel e cila nė ato momente kaloi para syve tė mi, sikurse fytyra e udhėtarit nė kupenė e trenit i cili kalon mu para jush… Mė kujtohet, sikurse nėpėr ndonjė mjegull tė ēuditahme, se, derisa isha nė gjendje tė pavetėdijshme, kisha parė engjujt pėrreth krevatit tim, njė fushė tė madhe dhe tė ndriēuar pėrplot me luule tė llojllojshme…

    Dėgjova zėra tė qet dhe tė rehatshėm tė cilėt flisnin diēka pakuptueshme, mė thirrnin me emėr dhe ndjehesha sikur tė jem nė Parajsė. Pėrreth meje gjithka kishte dritė, dritė e madhe, e bukur, e kėnaqėsisė, e qetė. E di se pas zgjimit nga koma i kam pyetur mjekėt me mantilėt tė bardhė se a jam unė nė Parajsė, pėr kėta ata qeshėn dhe mė thanė se nuk jam nė Parajsė, por se gjendem nė spital. Isha shumė i pikėlluar pėr kėtė, nuk doja tė jem aty…doja tė kthehesha mbrapa, nė atė fush tė ndriēuar pėrplot lule tė llojllojshme nė tė cilėn lozin engjujt dhe thirrin emrin tim. Vizionin tim ua rrėfeva vetėm nėnės time dhe mė tė afermėve. Mėndoj se askush nuk e kuptoj seriozisht, bile jo ashtu sikur e kisha kuptuar unė.

    Bibla ime parė dhe pyetjet e mia tė mėdha

    Ashtu si ritesha, shtohej edhe interesimi im pėr mėsimin fetar. Kėrkoja tė vėrtetėn nė atė qė njerėzit pėrreth mė afronin, nė krishtėrizim. Meqė babai im hetoi se gjithnjė e mėshumė po interesohem pėr mėsimin fetar, pėr ditėlindjėn e pesėmbėdhjetė mė bleu bliblėn e parė. Unė atėherė shkoja shpesh nė mėsimin fetar dhe nė kishė ku degjoja kėndimin e korit kishtar. Bisedoja me njerėzit qė ishin nė fe dhge tė cilėt studionin teologjinė. Megjithatė, nuk kamgjetur pėrgjigjje tė kėnaqshme pėr tė gjitha pyetjet e mia. Gjithmonė mė habisnin teoritė mbi Njė Zot i cili, nė tė vėrtetė, ishte i trefishtė, dhe mbi ata se Ai ishte trupėzuar nė trupin e Jezu Krishtit. Asesi nuk mundesha tė kuptojė se pėrse serbėt ortoksė kremtojnė festat, u lutėn ikonave, ndezin qirinjtė dhe lėnė tė holla te ikonat… Kjo ishte nė kundershtim me tė gjitha parimet e fesė dhe sė paku me dy prej dhjetė urdhėrave tė Zotit… Urdhėri i parė i Zotit ėshtė kėshtu: Unė jam Zoti ytė, mos merr pėr zota tė tjerė pėrveē meje… I dyti: Mos i bėj vetes idhull, e as kurrfarė figure; mos ju pėrul, e as mos ju shėrbe… Po pse pra atėherė, e pyeta veten, njerėzit kanė ikona nė mur?... Kėto a nuk janė idhuj? Si atėherė mund tė sqarohetnocioni i Atit, Birit dhe Shpirtit tė Shenjtė nė Njė Zot… Asgjė nuk e kisha tė qartė. Mė dukej se mė tepėr kam ditur pėr Zotin derisa nuk mė ēmendėn plotėsisht me kėto teori… Nuk desha qė t’u besoj. Nuk desha t’u robėrohem idevetė rrėjshme dhe besimit tė rrejshėm. Dėshiroja esencėn, kurse atė nuk e gejta nė krishtėrizėm. Vendosa qė mė mos tė shkoj nė kishė dhe mos tė puth ikionat. Nėse Zoti ėshtė Njė, kam konsideruar se nuk mund tė jetė Tre… njėshi ėshtė njė, asnjėherė tre. Kisha bindjen time mbi Zotin dhe kjo sa pėr fillim mė mjaftonte.

    Takimi i parė me “civilizimin mė tė lartė”

    Kur bėra tetėmbėdhjet vjet duhet tė nisesha pėr nė Amerikė nė rrugė drejt shkencės. Shkova nė bazė tė kėmbimit shkencor, nė kėmbimin e shkollave tė mesme pėr njė vit. Duhej tė jetoja nė familje amerikane. Nuk desha tė shkojė nė vendin e largėt pa mbrojtjen e Zotit… Mendoja se rruga pėr tekn Zoti ėshtė vetėm pėrmes kryqėzimit. Nuk kam ditur pėr zgjidhje tjetėr… Mė kryqėzuan dy ditė para nisjes nė Amerikė. Kjo ishte nė verėn e vitit 1992. Nė Bosnje lufta shkonte flakė…

    Nė Amerikė jam shoqėruar menjerėz nga tėrė bota. Mė e afėrt mė ishte njė vajzė nga Pakistani, muslimane… mė kujtohet se kurr nuk mė ka shkuar nėpėr mend se si ajo, nė emėr tė Zotit, mund tė durojė tėrė ditėn pa ushqim nė kohėn e agjėrimit tė Ramazanit. Nuk e kam ditur… Nuk kam pasur se prej ku tė kuptojė. Islami atėherė mė tingėllonte si kėrcėnim, si diēka e tmerrshme, diēka qė ėshtė plotėsishtė dekadente dhe ekstreme. Lus All-llahun e dashur qė tė mė falė pėr paditurinė dhe paragjykimet. Dėgjoja lajmet nga vendi tė cilat ishin tmerruese… Serbėt dhunonin, vrisnin, plaēkitnin nėpėr Bosnje… Mė dhimbsej ajo qė njerėzit vriteshin mundimshėm dhe pa arsye… Pyetja vetėn, pėrse… Zoti ėshtė Njė pėr tė gjithė ne… Mė vinte turp tė them se jam serbe. U ktheva nė vendin tim mė 1995, pas tre viteve tė kaluara nė Amerikė… Nuk mund tė them se ishte shkelqyeshėm, sepse Amerika ofronte shumė, e unė atėherė nuk kam tėntuar pėr kėnaqėsitė e kėsaj bote. Dėshiroja qė ta qetėsoj shpirtin tim, kurse kėtė nuk e arrita atje ku standardi material kishte arritur kulmin e vet, kurse ai shpirtėror kishte rėnė nė zero. Atje shumica ishte e kthyer nga vlerat materiale, kurse rrėfimet e mia pėr pastėrtinė e shpirtit, pėr dashurinė e tė gjitha qėnjeve dhe pėr Njė Zot duhet tė ketė tingėlluar ēuditshėm. Fatkeqėsisht, edhe unė arrita qė nė njė kohė tė bie nė humnerė dhe fillova tė marrė drogė dhe tė shoqėrohėm me narkomanė, gjė qė emori haraēin e vet. Edhe pas kthimit tim nė Serbi vazhdova tė konsumoj marihuanė dhe tė shoqėrohem me persona negativ. Me gjithatė, nė atė kohė disi filloi zgjimi im… Dalngadalė por e sigurtė, ndrėpreva takimet me njerėzit, tė cilėt shisnin dhe vetė konsumonin drogė. Ndėrrova numrin tim tė telefonit. Nuk delja nė vendet e njėjta. U qetėsova. Por, edhe mė tej isha larg pendimit, atij tė sinqėrtė dhe tė thellė. Edhe mė tej ndjehesha e humbur dhe e zbrazėt… por…

    Zoti im ėshtė i mėshirshėm

    Para dy viteve u njoha me dikė i cili ndoshta rrėnjėsishtė ndyshoi botėkuptimet e mia mbi Islamin. Ishte ky shoku i njė tė njohuri tim, postdiplomisti i Fakultetit Elektronik nė Beograd. Edhe unė isha nė studime, nė Fakultetin Filozofik. Ai dukshėm kontribuoji qė unė t’i pėrballoj tė gjitha paragjykimet qė kisha ndaj Islamit. Mė pėlqente se ishte i matur, i butė, i sinqertė, asgjė qė i pėrngjante vizionit tė muslimanit qė deria atėherė e kisha. Me flakė nė sy fliste mbi Zotin dhe ishte i lumtur sikur fėmija i vogėl derisa mė sqaronte pėrse diēka ėshtė kėshtu, e diēka ėshtė ashtu nė Islam. Mė njohu me shumė miq tė tij. Njėri prej tyre nė njė rastė mė solli pėrkthimin e Kur’anit pėr ta lexuar. Me orė tė tėra i kaloja para kėtij libri tė ēmuar, shpesh duke qarė pėr shkakė tė vėrtetės e cila ishte nė tė, e lumtur qė e kisha gjetur… E lexova prap pėr herė tė dytė, prap, duke u dridhur para fuqisė sė fjalėve qė dilnin prej tij… Gjatė njė rasti njė prej miqėve tė mij, musliman, deshti qė unė t’i sqaroj pėrse ne ortodoksėt mėndojmė se Zoti ėshtė njėri prej treve. Unė mbeta si e shtangur. Thashė se unė nuk besoj nė atė dhe se besoj se Zoti ėshtė njė, dhe se rrėfimet pėr trinitet janė tė pabaza… Ai vetėm buzėqeshi… tani e dij se ēdo tė thoshte buzėqeshja e tij. Megjithatė, atėherė, para njė viti e gjysmė nuk munda as ta supozoj se ē’do tė ndodhė. Ai e dinte se unė jam afėr sė vėrtetės, por lejoi qė vetė ta zbuloja atė. Megjithatė, deri tek ajo unė nuk do tė vija poqėse Zoti im nuk do tė kishte lėshuar mėshirėn e Vet mbi mua.

    Nė atė kohė intenzivishtė fillova tė lexoj libra mbi Islamin… Gėlltitja literaturėn…

    Masgjepsesha nga tėrė ajo njohuri mbi Islamin. E lajmėrova motrėn time se nė zemėr jam muslimane… se besoj All-llahun, Njė dhe tė Vetėm… se besoj se Muhamedi (a.s.) ėshtė i dėrguari i Zotit. Agjėrova dy javė tė Ramazanit, edhe pse nuk isha ende “zyrtarisht” muslimane… Mė pėlqeu. Nuk mund tė pėrshkruaj tėrė atė ndjenjė qė kisha derisa agjėroja, gzimin tim tė iftarit. Por, nė tėrė atė qė kam bėrė kamunguar diēka mjaft e rėndėsishme dhe esenciale… mungonte namazi.

    Mė leni tė falem

    Por, e tėrė ajo kthesė nė mėndimet dhe veprat e mia nuk u pėlqeu shumė atyre tė cilėt mė nihnin si ortodokse. Kėrkova pėrkrahje te miqt e mi musliman tė cilėt i nihja. Megjithatė, ata frikėsoheshin se vallėmos e bėjė atė pėr shkaqe tė gabuara, dyshonin se nijeti im nuk ishte i sinqertė… Unė e dija se besoj nė Kur’an dhe se ai i vetmi ėshtė i besueshėm. E dija se zemra ime ka gjetur rrugėn drejtė se cilės ka synuar qė nga fillimi i krijimit tė vet. E dija se Islami ėshtė rruga e vėrtetė… insistoja qė sa mė parė tė shqiptoj shehadetin, kurse ata shtynin atė vendin tim. Pėrfunidimisht, nė janar tė ėktij viti kalova nėpėr periullė tė zymtė depresioni… Kisha nevojė tė perulėm Zotit tim dhe tek Ai tė gjejė mbėshtetje… Deshta tė falem e nuk dija se si.

    Me netė tė tėra qėja dhe shikoja nė qiell… lexoja Kur’anin. Pendohesha pėr shkak tė atyre mekateve tė cilat i kisha bėrė nė tė kaluarėn dhe pėr shkak tė pakujdesisė time ndaj Zotit tim. Pėrfundimisht, pėr ta pėrshpejtuar atė, i luta miqt e mi, ēiftin bashkėshortor, qė tė jenė dėshmitarė tė mij… Qė mos tė mė ngadalsojnė pėrsėri nė vėndimin tim, u thashė se do tė bėjnė mekat nėse unė vdes gjatė natės, nėse vdes si krishtete dhe varrosem si e krishtere. Ata ngadalėsonin shehadetin tim duke dėshiruar qė me kėtė tė mė japin mė shumė kohė ta njohė sa mė mirė Islamin… Ato fjalė tė mia ishin vėndimtare. Kuptuan seriozitetin e asaj qė u flisja dhe se mė tė vėrtetė, askush prej nesh as hnuk mund tė supozojė se edhe sa pak apo sa shumė kohė ika mbetur tė jetojė. Shkova tek ata, e ata mė lutėn qė tė vė shaminė mbi kokė. U ulėn dhe mė shikonin… Dridhesha dhe me zė thuajse nė vaj thashė: Esh’hedu En La ilahe il-lAll-llah Ve Esh’hedu Enne Muhammeden Abduhu Ve Resuluhu…

    Qėnijen time e mbushi nje gėzim i ēuditshėm… gjithēka qė unė isha deri atėher, ishte e vjeter dalėngadalė vdiste dhe la vendin pėr nje ‘’unė’’ tė ri dhe mė tė mirė, pėr dikė qė do tė jetojė dhe punojė gjithēa ne jetė pėr shkak tė kėnaqėsisė sė All-llahut. Unė sėrish u linda dhe sėrish fillova tė jetoj… Mėshira e Zotit u lėshua mbi mua. Ndjeva se si kam hequr njė barrė tė madhe nga shpirti im. Falenderimi i takon All-llahut, Zotit te botėve, i Cili mė lejoj qė t’i afrohem tė Vėrtetės, i Cili mė zgjodhi tė jem njė nga robėreshat e Tij.

    Miqtė e mi filluan tė mė urojnė dhe ishin vėrtetė tė lumtur per mua… Edhe vajza e tyre qe kishte tre vjet e gjysmė deshi qė ta vėjė shaminė nė mėnyrė qė tė fotografohemi dhe ta madhėrojmė atė moment… Isha shumė e lumtur kur falėm namazin e akshamit, tė tre bashkėrisht… Elhamdulil-lah, ishte ky namazi im i parė!!!

    Mė mėsuan se si tė fali farzet. Shum shpejt kuptova dhe mbajta mėnd se si bėhet kjo. Sė shpejti pas kėsaj me dhuruan literaturen e dy sure, teshehhudin dhe salevatet i mėsova me shpejt se dy javė. Tė vėrtetėn e ka thėnė All-llahu i Lartėsuar nė Kur’an: ‘’Atė qė All-llahu dėshiron ta udhėzoj, ia zgjeron zemrėn pėr (tė prėnuar) Islamin…’’.(El-En’am: 125)

    Para disa ditėve fillova tė fali edhe synetet e namazeve. Lus All-llahun e Lartėsuar qė tė mė japė fuqi tė pėrqėndroj nė atė.

    Tani …

    Tani jam Aishja… Dhe gjithmonėdo tė jem Aishja… Nė letėrnjoftimin tim ende qendron Milena…por nė zemrėn time jeton Islami, dhe, nėse don All-llahu, do tė angazhohem qė ēdo pjesė e qėnies time dhe ēdo pjesė e jetės sime tė jetė thurur dhe inspiruar me Sheriat, Kur’an dhe praktikė tė tė Dėrguarit tė Zotit, Muhammedit (sal-lall-ahu alejhi ve sel-lem). Dėshira ime ėshtė qė njė ditė, nėse All-llahu lejon, tė edukoj fėmijė tė mij muslimanė, tė cilėt dotė jenėtė fortė nė fe dhe tė pėrqėndrueshėm nė rrugėn e vertetė, krenarė pėr atė se janė muslimanė, ashtu sikurse nėna e tyre. Dėshiroj qė ata, nėse don zoti, me krenarita ta mbajnė te vertetėn nė zemėr… Kurse e vėrteta ėshtė Islami.

    Pasha All-llahun nuk ekziston gėzim mė i madh se gėzimi i besimtarit nė namaz, besimtarit i cili pėrgatitet pėr takimin me Zotin e vet,i cili shpreson nė Mėshirėn e Tij dhe i cili gjithēa qė bėn, e bėn nė emėr tė Krijuesit tė vet pėr kėnaqėsinė e Tij.

    All-llahu qoftė i kėnėqur me tė gjithė. Aminė!

    Falenderimi i takon All-llahut, Zotit tė botrave.
    Injoranca nuk zhduket me top

  14. #14
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Deshmi E Celine Ludic

    U bėra muslimane gati tre vjet mė parė, menjėherė pas muajit tė Ramazanit, mes dy Bajrameve


    Gjurmimi im shpirtėror ka zgjatur mė shumė se tridhjetė vite. Jam e lindur si katolike dhe kam hasur nė shumė gjėra me tė cilat nuk pajtohesha: kam besuar nė Jezu Krishtin, por nuk kam besuar qė ai ėshtė djalė i Zotit, apo se ėshtė Zot. Nė vetvete kam konkluduar se ai ėshtė Rabin, pasi qė ishte ēifut i ditur dhe ishte mėsues. Pėr kėtė arsye shkova dhe studiova te rabinėt dhe mėsova Tanakhėn, Torėn dhe disa nga ligjet e judaizmit. I kam mėsuar ligjet e Kosherit dhe mėnyrėn mė tė pėrshtatshme tė pėrgaditjes sė ushqimeve dhe rregullat e tė qenurit grua. U bė e zakonshme qė gruaja dhe burri tė luten ndaras, pasi qė gratė ishin bashkė. Edhe pse hebreizmi nuk ishte pėrgjigje pėr mua, pata pėrfituar njė kuptim pėr rrugėt religjioze dhe spirituale tė tij.

    Unė atėherė shikoja nė spiritualizmin e gruas, por e pashė se i mungon diē, nuk ishte gjithmonė monoteiste nė praktikė, pasi qė ato besojnė nė Hyjnesha dhe shtrembėruan shumė mėsime duke zgjedhur rrugė tė reja tė jetės. Kam pasur shumė vėshtirėsi me Zotin unė si grua, pėrderisa nuk kuptova se Ai nuk ėshtė as burrė. E pėlqeva besimi hebre se Zoti ėshtė i padukshėm dhe i panjohur. Pėr kėtė arsye nuk mundesha t’i kuptoj mėsimet e tyre, por pajtohesha me ēėshtjen e barazisė sė gruas dhe burrit. Andaj i respektoja gjurmimet e tyre, por metodat e tyre nuk mė tėrhoqėn.

    Nė vitin 1990 mėsova mbi spiritualizmin indigjen. Edhe pse ata besojnė nė Krijuesin dhe nė njė botė, unė e kisha patjetėr ta gjej spiritualizmin tim. Isha e shokuar kur shteti im Kanadaja shkoi nė luftė kundėr Mohokėve nė vitin 1990. U gjetėm ballė pėr ballė me ata pėr pesė vjet tė plota. Isha duke punuar nė atė kohė, por njėkohėsisht mu dha rasti qė tė zgjedhi, pashė dy rrugė para meje: njėra ishte rruga e Zotit, kurse tjetra ishte rruga e njeriut. E bėra njė besėlidhje tė vetėdijshme drejt Zotit, se do t’i shėrbej Atij dhe do ta shfrytėzoj tėrė talentin tim pėr tė pėrhapur fjalėn e Tij dhe porositė e Tij.

    E zgjodha rrugėn e Zotit nė vend tė rrugės sė “njeriut” - nė kėtė rast njerėzor. Kur kriza mbaroi pas 5 viteve, Zoti mė drejtoi prapė te rrėnjėt e mia spirituale.

    Nė pjesėn mė tė madhe tė jetės sime kisha shokė dhe shoqe qė vinin nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme. Ata ishin ēifutė, krishterė dhe muslimanė, por mua nuk mė interesonte se vallė a e praktikonin ata religjionin e tyre apo jo, pasi qė unė nuk besoja nė religjion tė organizuar. Tėrė jetėn time kam qenė shumė e bindur se njė ditė do tė bisedoj drejtpėrdrejt me Zotin, do ta pyes pėr gjėrat qė mė interesojnė dhe do ta falėnderoj pėr gjithēka qė mė ka dhėnė nė jetė. Unė gjithashtu fort besoja nė barazinė mes gruas dhe burrit, nė barazinė e tė gjitha racave para Zotit dhe para njerėzve. Krishterizmi mė mėsoi pėr Jezu Krishtin, tė cilit i besoja mė parė, hebreizmi mė tregoi se unė mund tė flas drejtpėrdrejtė me Zotin, se gratė dhe burrat duhet ta adhurojnė Atė veēmas, dhe se Zoti ka ligje tė tė ushqyerit. Mohokėt mė treguan se gratė dhe burrat janė tė barabartė, edhe pse kishin obligime tė ndryshme. Por ku mund t’i gjej tė gjitha kėto. Asnjė religjion, asnjė mėsim nuk kishte mundėsi tė mi ofrojė tė gjitha kėto, por Zoti ishte aty pėr tė mė udhėhequr.

    Kur isha nė moshėn njėzetepesė vjeēare, u njoftova me njė djalė tė ri dhe u dashurova nė tė. Ai ishte irakian pėr nga vendlindja, ēifut pėr nga religjioni dhe kishte jetuar nė Izrael shumė vite. Ai kishte ardhur nė Kanada nė vitin 1970, dhe ne u njoftuam dhe u dashuruam. Atėherė kishte luftė mes Izraelit dhe Libanit. Ne duhej qė tė martoheshim, por ai vendosi tė kthehet prapa dhe t’i bashkangjitet ushtrisė izraelite pėr luftė.

    Fatkeqėsisht, ai u vra nė atė luftė. Pėr shumė vite me radhė e kam mbajtur dhembjen tė shtypur nė thellėsinė e shpirtit. Por All-llahu e mbrojti zemrėn time dhe mė dha njė dhuratė tė madhe. U njoftova me njė vajzė libaneze, ajo ishte njė shia muslimane. Ajo nuk ishte shumė religjioze, por ishte krenare qė ishte muslimane. Ne biseduam dhe unė i tregova se ēka kishte ndodhur, kurse ajo mė shikoi me lot nė sy dhe mė tregoi se edhe ajo e kishte humbur vėllaun e saj nė tė njėjtėn luftė. Deri sot e kėsaj dite ne ende nuk e dimė se athua vėllau i saj ka vrarė tė dashurin tim, apo i dashuri im vėllaun e saj, apo ndoshta ėshtė ndonjė variantė krejt tjetėr, qė ata tė mos jenė vrarė mes vete, gjė qė edhe ėshtė mė e mundshme. Ajo qė doli prej tėrė kėsaj ishte se, pas lotėve dhe dhembjes ne u bėmė shoqe shumė tė mira, dhe ajo mė ndihmoi mua qė dalėngadalė ta shėroj shpirtin tim tė lėnduar. Me kėtė rast unė poashtu pashė tmerrin dhe ligėsinė e luftės, se si njerėzit vriten mes vete.

    Nė vitin 1995 ishte njė polemikė nė Montreal lidhur me gratė qė mbajnė mbulesėn islame (hixhabin), kėshtuqė unė vendosa ta dokumentoj kėtė rast pėr nevojat e mia, dhe fillova tė intervistoj njerėzit pėrderisa punoja nė njė radio pėr katėr vjet, ku pėrgadisja lajmet nga vendi, Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme. Pėrmes njė shoqeje u njoftova me njė grua shumė tė mirė irakiane, e cila fliste mbi rėndėsinė e veshjes sė hixhabit dhe ēka nėnkuptonte hixhabi pėr tė. Gjėja qė mė la mbresė tek ajo ishte pėrkushtimi i thellė i saj ndaj Zotit tė cilin ajo e quante All-llah. Isha e impresionuar nga sinqeriteti dhe nga shpirtdėlirėsia e saj.

    Ajo mė sqaroi se ēka ishte Islami. Ajo mė tha qė “Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Zotit”, se gruaja dhe burri janė tė barabartė, se tė gjitha racat njerėzore janė tė barabarta para Zotit, se Jezu Krishti ishte i Dėrguar i Zotit e jo Zot, se Merjemja, nėna e tij, ishte njė shembull i shkėlqyeshėm, dhe se ligjet e Islamit ishin mė toleruese se ato ēifute. Pėr habinė time, e gjithė kjo ishte ajo qė unė nė tė vėrtetė besoja. Fillova tė shoqėrohem me tė dhe brenda njė muaji e deklarova shehadetin dhe u bėra muslimane sikur ajo.

    Kjo ishte para tre viteve. Tani unė mbaj mbulesėn islame (hixhabin) dhe jam shumė e lumtur. Jam kthyer sėrish nė Universitet dhe jam duke studjuar religjionet. Lėmia ime ėshtė Islami, dhe dua qė tė arrij sa mė shumė, madje edhe tė doktoroj dhe tė bėhem e aftė nė fushėn e tė drejtave tė gruas dhe mbi hadithin. Momentalisht jam duke shkruar njė libėr nė gjuhėn angleze mbi gruan dhe Islamin nė shekullin e shtatė. Tani kam njė Show nė radio tė cilin e realizoj bashkė me shoqen time pėrmes sė cilės e pranova Islamin. Showi zgjat gjysmė orė. Pėrmes tij iu drejtohemi grave nga e tėrė bota dhe tė religjioneve tė ndryshme qė dominojnė nė botė. Jam duke u munduar qė me ndihmėn e profesorėve dhe udhėheqėsve fetarė ta sqaroj Islamin dhe porosinė e tij. Poashtu jam duke u munduar qė ta dokumentoj nė film jetėn e grave muslimane dhe rolin e tyre nė shoqėri.

    Emri im musliman ėshtė Um-Kulthum, njėjtė sikur e ka pasur vajza e Pejgamberit Muhammed. Ajo mė inspiroi mua qė tė bėhem muslimane e mirė.

    Ky ėshtė rrėfimi im. Dashuria ime e parė ishte pėr njė djalė tė ri irakian ēifut, i cili vdiq nė luftė, me ē’rast u thye zemra ime. Atėherė isha e ndarė nė shumė copėza nė Liban, pėrderisa njė grua muslimane libaneze e filloi procesin e shėrimit tim. Por zemra ime u shėrua nga njė person tjetėr irakian, kėsaj rradhe nga njė grua muslimane, pasi qė ajo mė njoftoi me Islamin dhe mė thirri tė bėhem muslimane. Fuqia e All-llahut ėshtė e madhe - nga dhembja e humbjes sė tė fejuarit, e gjeta lumturinė nė rrugėn e jetės e cila mė afroi mė afėr All-llahut.

    All-llahu i udhėzoftė tė gjithė ata njerėz qė kanė zemra tė thyera. Dhe mos harroni se porosia e Islamit ėshtė ajo e paqes dhe harmonisė. Para se tė fillojmė tė shėrohemi, ne duhet tė flasim pėr dhembjen, duhet tė flasim pėr atė qė na mundon, dhe All-llahu do t’i shėrojė zemrat tona duke vendosur njerėzit e drejtė nė rrugėn tonė drejt kėrkimit tė Tij.
    Injoranca nuk zhduket me top

  15. #15
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Maria

    U linda nė njė familje romanokatolike e cila mua, sikur edhe vėllezėrit dhe motrat e mia, na edukoi nė mėnyrė tradicionale. Fėmijėria ime ishte ashtu siē ishte e zakonshme nė vitet e shtatėdhjeta nė fshatrat e Shtajerit. Shkuarja nė kishė tė dielave - tė shohėsh dhe tė jeshė i parė, ashtu kjo mė dukej mua - kishte edhe ca gjėra pozitive, si p.sh. veshja e bukur (“veshja e sė dielės”) apo shkuarja pėr tė ngrėnė akullore pas kryerjes sė shėrbesės nė kishė.

    Nė maj ishte e zakonshme qė para sė gjithash gratė dhe fėmijėt (meshkujt nuk tregonin ndonjė angazhim tė madh nė kishė) nė kishėn e fshatit tė lexojnė pjesė tė lutjeve. Pėr fėmijėt kjo ishte e mėrzitshme. Ne do tė dilnim tė luanim jashtė deri para fundit tė lutjes, e pastaj do tė ktheheshim nė kishė, do tė rreshtoheshim dhe pėrfundonim lutjen e majit. Ora e mėsim-besimit nė shkollė dhe tregimet pėr tė dėrguarit e mėparshėm dhe pėr jetėn e Jezusit pėr neve paraqisnin tregime avanturiere, sepse famullitari ynė, holandez, na rrėfente gjėrat nė mėnyrė shumė interesante. Madje edhe protestanti i vetėm nė klasėn tonė rrinte nė orė, edhepse ishte i liruar nga mėsim-besimi. Edhe mė tepėr na pėlqente kur dėgjonim famullitarin se si thoshte diēka nė gjuhėn e tij amtare. Pėr mua ai ishte si “Don Camillo” vetėm se pa “Pepponin”. Megjithatė, gjithashtu mė kujtohet se si na sqaronte trinitetin: “zot-at, zot-bir, zot-shpirti i shenjtė, i cili vjen nė formė tė pėllumbit nė Tokė”. Si mund tre tė jenė njė??? Nė rregull, Zoti krijoi Botėn. Maria, “nėna e zotit” ka lindur Jezusin, por ēka ėshtė “shpirti i shenjtė”? Nuk mundesha kėtė t’ia sqaroj vetes. Gjithnjė nėnkuptonte: “Kjo duhet besuar”. Nė fazėn time problematike tė pjekurisė (pubertet) tentova qė tė shkoj deri nė fund dhe tė refuzoj vizitėn e sė dielave nė kishė, tė veshi pantollone etj. Por, prapėseprap nė fund, pėr tė mbetur nė binarė, shkoja nė kishė. Pėr dashuri tė prindėrve apo pėr shkak tė guximit tė pamjaftueshėm qė tė duroj dhe ashtu tė jem e dėbuar nga ana e shoqėrisė dhe tė mė konsiderojnė si e huaj. Nė kėtė fazė kam pėrjetuar dyfytyrėsinė e njerėzve, pashė lidhshmėrinė e disa gjėrave dhe ndjeva se kėtu diēka nuk ėshtė nė rregull. Fjalėt qė shqiptonin pėrpara altarit ishin aq tė larguara prej realitetit, saqė unė me ta nuk mundesha tė filloj asgjė. Si person i rritur e praktikoja traditėn krishtere, por vetė religjionin nuk e konsideroja si diē tė rėndėsishme. Pėr mua feja nuk luante ndonjė rol tė posaēėm. Kisha banesė, punė, veturė dhe gjendje tė mirė - nė zenitin e jetės, siē thuhet. E pėrshtatur ndaj shoqėrisė dhe pa konflikte. Kjo prapėseprap gjatė viteve tė ardhshme do tė fillojė tė ndryshojė.

    Prindėrit e mi prap, asnjėherė nuk u ndalėn tė na pėrkujtojnė neve fėmijėt e rritur, qė sė paku pėr Pashkė dhe Kėrshėndella tė shkojmė nė kishė.

    Kur u njoftova me bashkėshortin tim (musliman), kalimi nė Islam nuk ishte temė pėr mua, e mė vonė as pėr prindėrit e mi, por vetė fakti se ai ishte i huaj ishte temė.

    U furnizova me libra ashtu qė tė mėsoj diē mė tepėr pėr botėn fascinuese tė Orientit, kurse vendosa edhe tė udhėtoj nė vendin e tij. Atje pėr herė tė parė isha e konfrontuar me mėnyrėn islame tė jetesės. I tėrė skenari “i profetizuar” i hororit (para udhėtimit m’u tėrhoq vėrejtja) nuk ndodhi, por pėrkundrazi. Atje jeta frymon shumė mė tepėr me fe, siē ėshtė p.sh. mbulesa islame e femrės dhe veshja e fustaneve tė gjatė shumė tė bukur, pastaj agjėrimi i muajit Ramazan. Mua mė fascinoi ajo mėnyrė e sinqertė e jetės, ajo fortėsi dhe ndershmėri nė tė gjitha sferat e jetės. Nė tė ne, tė ashtuquajturit krishterė, humbim. Humbim nė gėnjeshtrat dhe shpifjet tona tė pandėrprera “tė nevojshme” apo me ndarjen ndėrmjet jetės sė kėsaj bote dhe asaj qė vjen pas vdekjes. Nėna ime thoshte gjithnjė: “Burri yt si musliman e njeh Biblėn mė mirė se ti!” Kėtu ajo kishte tė drejtė. Kishte pika pėr tė cilat unė dhe bashkėshorti im mund tė diskutonim mirė, edhe atė pėr ato me ē’rast mėnyra islame e jetesės pėr mua u bė mė e afėrt se ajo krishtere. Gjithashtu edhe rreth pikave pėr tė cilat unė nga ēėshtja e shikimit perėndimor tė botės ndjehesha e sigurtė. Kur do tė vinte deri te diskutimi mė i ashpėr, unė shikimet e mia perėndimore do t’i forcoja edhe mė shumė, sepse nė kokėn time nuk kishte mundėsi tjetėrfare tė tė menduarit. Ne nė tė ashtuquajturėn “botė e zhvilluar” edhe ashtu nė gjithēka jemi “mė tė mirė”. Kjo zgjati disa vjet. Pėrfundimisht, sė paku ashtu mendoja, tė gjithė besojmė njė Zot, kurse a e quajmė All-llah apo vetėm Zot, kjo pėr mua nuk paraqiste problem. Burri im me vite tė tėra prakitikisht ma prezentonte mėnyrėn islame tė jetesės. Kėshtu unė, duke filluar nga 10 urdhrat, mėsova edhe pesė namazet. Mėsova edhe se ē’ėshtė dhikri. Para dhe pas ēdo vepre njeriu lut All-llahun pėr ndihmėn e Tij - dhe kėshtu tėrė ditėn mbahet lidhja apo pėrkujtimi ndaj All-llahut. Si dhe ajo se feja (Islami) ndikon nė tėrė jetėn e njeriut dhe raportin e tij ndaj njerėzve dhe bashkėsisė nė kuptim pozitiv. Mė mahniti kjo mėnyrė e pastėr dhe e sinqertė e tė jetuarit e burrit tim. Gjatė kam gjurmuar pėr ndjenjė tė tillė tė jetės. Pikėrisht Islami u pėrputh me shikimet e mia pėr shumė ēėshtje. Megjithatė, dėshiroja tė kuptoj se prej nga vjen ajo fuqi e brendshme, ajo siguri absolute. Dėshiroja tė jem e sigurt se kjo me tė vėrtetė pėr mua ėshtė e drejtė. Unė pas aq viteve - durimi i burrit tim ėshtė mahnitės - ndėrtova qėndrim tė ri ndaj Islamit, fesė sė burrit tim, edhe pse para kėsaj mė ndodhi njė ngjarje kyēe gjatė pushimit nė Egjipt. Do tė dėshiroja qė tė shkruaj diē mbi atė pėrjetim.

    Paramendoni perėndimin veror tė diellit nė kryeqytetin e provincės nė Egjipt. Ishte rreth ora shtatė nė mbrėmje dhe unė qėndroja nė pullazin e shumėkatėshes (pullazet e ndėrtesave nė Egjipt janė tė rrafshėt, shėn. pėrkth.) nė tė cilėn banonim. Siē ėshtė e zakonshme, gjatė kohės sė namazit tė akshamit muezinėt filluan prej minareve tė tė gjitha xhamive ekzistuese nė atė qytet tė thirrin ezanin. اdo muezin me zėrin e vet thirrte sa mė bukur qė mundte. Atė re tė zėshme, atė vibracion nė ajėr dhe ndjenjėn nė tė era e butė e bartte nėpėr tėrė qytetin. Kjo zgjoi ndjenjė tė tillė nė zemrėn time, tė cilėn unė mund ta quaj vetėm si fat. Nė fillim nuk dija se prej nga vijnė ato ndjenja, nga zemra apo truri? E dija se ėshtė diēka shumė e madhe dhe e thellė, sepse mundesha tė ndjej kėnaqėsi tė veēantė. Duhet atėherė tė mė ketė hyrė nė zemėr diēka e posaēme. Kur mė kujtohet kjo, ndjehem njėjtė sikur atėherė. Edhe mė tej jeton nė mua.

    Gjėrat tė cilat burri im m’i tregonte pėr Islamin pėr mua nuk ishin tė huaja. Fillova tė krahasoj pėrmbajtjen e Bilės dhe Kur’anit dhe ashtu u ballafqova me gjėra mjaft tė pranueshme, por gjithashtu edhe tė pakėndshme dhe tė papranueshme. Rreth ēėshtjes sė Biblės atėherė pėr herė tė parė erdha deri nė pėrfundim se nuk ekziston libėr unikat. Duke diskutuar me burrin, me ē’rast shpesh pėrfaqėsoja mbrojtėsin e krishterizmit, i afrohesha fundit tim tė njohjes sė latinishtes, sepse si krishtere “normale” nuk kisha ndonjė dituri tė posaēme fetare. Pėrderisa ai si musliman posedonte njė gjė tė tillė! Kėshtu njė ditė nė tryezėn e kuzhinės bindshėm deklarova shehadetin: La ilahe il-lall-llah Muhammedun resulull-llah.

    Me shehadetin tim filluan tė ndryshohen disa gjėra. Pas gjysmė viti erdhi muaji i Ramazanit dhe unė dėshiroja ta provoj. Frika se do tė mund tė vdes nga uria dhe etja nuk u realizua. Gjatė agjėrimit ndjehesha shkėlqyeshėm. Rreth zekatit kisha pak vėshtirėsi. Tė ndaj nga pasuria ime aq rėndė e fituar, madje qoftė kjo vetėm 2,5 % nga ajo qė ėshtė nė pronėn time gjatė njė viti. Megjithatė, aso ndjenje kam pasur edhe me rastin e dhėnies sė tatimit kishtar. Faktin se kamata ėshtė e ndaluar nė fillim nuk desha ta pranoj. Nė kėtė periudhė, nė fillim nuk falesha rregullisht. Kurse nga hixhabi isha shumė larg. E kuptoja ēėshtjen e hixhabit, por nuk mund ta pranoja akoma pėr vete. Frika nga njerėzit, prindėrit, shokėt e punės, etj. ishte e madhe. Megjithatė, isha e sigurt se njė ditė do tė vijė deri te ajo.

    Disa vjet mė vonė shkova me burrin nė haxhxh. Meqė ai nė mėnyrė mahnitėse mė rrėfente pėr Mekken dhe Medinen, dėshiroja qė edhe unė t’i vizitoj njėherė.

    As nuk supozoja se ky udhėtim do tė ndryshojė shumė ēėshtje nė mua. Problemi i hixhabit mė nuk ekzistonte. Pas haxhxhit gjithēka ishte e thjeshtė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  16. #16
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Zgjedhja Ime Me E Mire

    Quhem Zuwene Marstrand. Ky ėshtė rrėfimi im.

    Kur pėr herė tė parė erdha nė ishullin Zanzibar, nė Tanzani, nė vitin
    1984, ishte vetėm njė gjė qė nuk mė pėlqente – se 95% e popullatės ishin
    muslimanė.
    Nė moshėn prej 8 deri mė 11 vjet kam jetuar me prindėrit e mi nė
    Botswana.
    Kur pas 25 vjetėve pėrfundimisht ia arrita tė kthehem nė Afrikė, ishte
    sikur tė gjendem prej fillimit nė mes kulturės afrikane, e cila derisa isha e
    vogėl kishte domethėnie tė madhe pėr mua. Por jo qė tė ngulitem nė
    vendin e kulturės dominuese arabe. Por Zoti ėshtė i Madh dhe din se ē’ėshtė mė
    mirė pėr ne, qė shpesh dallohet prej asaj qė kemi logaritur. Kėtė e shijova ato 8
    vjet, ku jetova dhe punova si zdrukthtare.

    Mikpritja dhe ngrohtėsia

    Ajo mikpritje dhe ngrohtėsi me tė cilėn mė priti populli la pėrshtypje
    tė veēantė tek unė. Sė shpejti hetova se atė ndihmim dhe kujdes e
    praktikonin edhe mes vete. Ushqimi ndahej me kėdo qė vinte dhe pleqtė
    respektoheshin.
    Meshkujt dhe femrat jetonin tė barabartė dhe ndihmonin dhe jepnin tė
    holla nė rast fatkeqėsie, edhe pse shumė prej tyre as vet nuk e dinin se si
    tė furnizohen me ushqim pėr ditėn e nesėrme. Gabimet e njerėzve do tė
    liheshin nė llogari tė Zotit, nė vend qė vet tė bėjnė hakmarrje etj. Shijova atė
    qė, sa mė mirė qė populli e njihte fenė e vet islame, gjithnjė e mė shumė
    posedonin cilėsi tė mira.

    ا’mė mungonte?

    Afrikanėt gjithmonė e kanė pasur shprehi tė ndihmohen mes vete dhe tė
    jenė mirėnjohės pėr atė qė kanė. Prandaj kanė mundur, siē kam parė unė,
    shumė mė
    mirė ta ruajnė kulturėn e vet. Ndjeja se muslimanėt nė Zanzibar,
    megjithatė, ishin pak tjetėrfare dhe kishin mėnyrė mė tė mirė tė jetės. Supozoj
    sepse ata ishin njė shoqėri ishullore, ku rregullat muslimane tė jetės ishin
    gjėrėsisht tė pėrhapura. Nė pjesėt ku shumica e banorėve ishin tė
    krishterė mėnyra evropiane e jetės ishte model, kurse pėrpjekja pėr materializmin ishte mė e madhe se sa te muslimanėt.
    ا’ėshtė puna me atė religjion, i quajtur Islam, i cili nė atė masė e ka
    kapluar atė popull? اfarė ėshtė ajo qetėsi e brendshme tė cilėn kėta njerėz tė qetė e gjetėn, e qė vet mua mė mungonte?
    E pyeta fqiun se a mos vallė kishte diēka qė tė lexoj mbi Islamin.
    Fillova gradualisht seriozisht tė mendoj qė tė kaloj nė Islam.

    ثndrrat
    Atėherė pėrjetova dy ėndrra tė fuqishme. Nė tė parėn ėndrrova se isha e
    vetmuar nė njė kishė e gjunėzuar para altarit. Befasisht u lehtėsova
    dhe fluturova lart deri nėn pullaz, e pastaj zbrita poshtė nė mes tė
    kishės.
    Pastaj njė njeri, njė grua dhe njė prift hynė nė kishė. Prifti u
    befasua dhe pyeti se a mos vallė dua tė mėsoj diē pėr religjionin. U pėrgjigja:
    “Po, por jo pėr kėtė religjion.” Nė ėndrrėn e dytė, disa ditė mė vonė, ėndrrova
    se si kisha dalur tė blejė njė sexhade muslimane pėr t’u falur. Jam e bindur
    se kėto dy ėndrra mė prinė qė tė sjell vendimin mė tė madh dhe mė tė mirė
    nė jetė time, kalova nė Islam. Dhe sa mė shumė qė lexoja pėr fe, isha
    gjithnjė e mė e sigurtė se kam shkuar rrugės sė vėrtetė. Rrugė e pėrsosur, tė
    cilėn akoma me mund pėrpiqem ta ndjek gjithnjė e mė shumė. Nuk nxitova tė
    gjej burrė, sepse fatkeqėsisht pashė edhe shembuj tė kėqij tė muslimanėve,
    tė cilėt nuk kujdeseshin pėr fenė e tyre, kurse njeri i tillė as qė mė
    interesonte. Atėherė nuk kam ndier se do tė mund t’i fitoja tė gjitha ato tė
    drejta dhe mbrojtje tė cilėn Islami ia urdhėron burrit qė t’ia jep
    gruas sė vet. Nė kėso raste ndjenjat nuk duhet tė mbisundojnė mendjen. Kėshtuqė, disa
    vjet mė vonė gjeta njė besimtar tė mirė, praktikues i fesė, pėr tė
    cilin tani jam e martuar.
    Ai ėshtė nga ishulli “im” Zanzibar, dhe ēfarė mė tepėr mund tė dėshiron
    njė grua, pėrveēse tė martohet me njė bashkėshort i cili bėn gjithēka qė
    ėshtė mė mirė pėr t’i kryer detyrat dhe obligimet tė cilat i kėrkon feja dhe
    qė e respekton edhe gruan e vet.
    E falėnderoj All-llahun pėr kėtė dhunti
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 23-04-2004 mė 16:24
    Injoranca nuk zhduket me top

  17. #17
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Themiz Kruz

    Sikur dikush tė mė pyet se kur jam bėrė muslimane, mendoj se pėrgjigje
    e vetme e arsyeshme do tė ishte: Unė jam lindur muslimane, por nuk kam
    qenė e vetėdijshme pėr kėtė. Nė realitet, ne tė gjithė kemi lindur si
    musliman, por
    fatkeqėsisht shumica e njerėzve nuk e pranojnė kėtė fakt, dhe jetojnė
    tė humbur nė mjedise tjera religjioze dhe me mėnyra tė tjera tė jetės.
    Unė kam qenė tmerrisht e humbur, dhe mendoj se kjo ka qenė mirė pėr
    mua, sepse All-llahu ndjeu vuajtjet e mia dhe njohja pėr Tė arriti tek unė.
    Takimi im i parė me Islamin ishte nėpėrmjet njė kursi nė Universitet,
    me ē’rast gjatė muajit Ramazan ishim tė ftuar nė namazin e xhumasė.
    Gjatė kėtyre takimeve e takova njė motėr tė mrekullueshme muslimane e
    cila mė ftoi nė shtėpi tė saj pėr tė mėsuar dhe pėr tė ngrėnė ushqim. Unė
    refuzova, sepse e gjithė kjo mė dukej shumė e panjohur pėr mua. Kisha
    formuar shumė strereotipe dhe nuk isha e gatshme ta hapi mendjen time
    pėr ēka do qoftė rreth Islamit, e madje nuk mund ta pranoja as ftesėn pėr
    ushqim e dituri.
    Njoftimi i ardhshėm rreth Islamit ishte kur kontaktova me disa arabė
    muslimanė nė njėrin nga Kolegjet Teknike qė gjendeshin afėr shtėpisė
    sime.
    Ky ishte momenti kur zbulova mėnyrėn islame tė jetesės.
    Isha e befasuar nga fakti se ata refuzonin thirrjet pėr mbrėmje gazmore
    dhe nuk konsumonin alkool. Si mund tė falen disa herė nė ditė dhe tė
    agjėrojnė njė muaj tė tėrė? اka kanė kėta njerėz!
    Nga ai moment mendoja se isha amerikane e autorizuar me Islam.
    Por, nė realitet unė nuk dija asgjė.
    Kulmi i hutisė sime arriti nė kėto ēaste. Unė isha vrojtuese, por
    asnjėherė nuk e kuptova ēdo tė thoshte e gjithė kjo.
    Por, kur pranova Islamin dhe u bėra muslimane, All-llahu i Madhėrishėm
    m'i dha pėrgjigjet e gjithė asaj hutie qė kisha nė kokėn time. Isha hutuar
    pėr faktin se isha shumė e mjerė. Pėrkundėr asaj se isha mjaft e suksesshme
    nė aspektin material tė jetės, mendja dhe zemra ime ishin tė shqetėsuara.
    Shpirtėrisht isha shumė e dobėt, ngase e kisha mashtruar vetveten me
    bindjen se gjėrat materiale qė shtriheshin nėn kėmbėt e mia janė tė mjaftueshme qė ta tejkalojnė ēdo goditje qė mė jipte jeta. Kisha qenė gabim.
    Nėna ime vdiq kur unė isha nė moshėn 23 vjeēare, dhe, tė gjitha tė
    hollat, shtėpia, veturat dhe stolitė e mia, arsimimi im, nuk mė ndihmuan asgjė.
    Pėrpiqesha tė vazhdoj me jetėn time, sikur vdekja e saj tė ishte vetėm
    njė ngjarje e rėndomtė. Megjithatė, ky ishte momenti kur unė nuk mundesha
    ta injoroj All-llahun.
    Sikur tė mendoja atėherė sipas gjendjes sė tanishme mendore, atėherė
    jeta e nėnės sime ka qenė e kotė. اfarė qėllimi ka patur ajo nė kėtė botė?
    اfarė rėndėsie ka patur jeta e saj nė kėtė botė? Nuk kam mundur tė besoj se
    ka rėndėsi tė vogėl. Ky ka qenė momenti kur unė fillova tė mėsoj mbi
    Islamin dhe iu dorėzova me gjithė qenien time All-llahun.
    ثshtė shumė vėshtirė tė pėrshkruhet me fjalė se si ndjehet njeriu kur
    fillon ta ndjen All-llahun me zemėr. Kjo ndjenjė e qetėsisė dhe rehatisė
    shpirtėrore mund vetėm tė pėrjetohet…
    Islami do tė thotė shumė mė tepėr se disa rituale, gjuhė, kulturė dhe
    shtet.
    Islami ėshtė pėrjetim i ėmbėl, qė dallon shumė nga ajo qė dikur moti ma
    patėn mėsuar.
    Bashkėshorti im mė ka mėsuar pėr shumė gjėra qė unė sot i di. Duke
    vrojtuar, dėgjuar dhe duke hapur zemrėn time, fillova tė kuptoj. All-llahu u
    paraqitet njerėzve nė mėnyra tė ndryshme dhe Ai ia ndriēon rrugėn kujt tė do.
    Fillova tė mėsoj domethėnien dhe rėndėsinė e ritualeve fetare, qė dikur
    vetėm i shikoja. Fillova tė lexoj Kur’anin me orė tė tėra.
    All-llahu filloi tė mė afrohet dhe ta mbushė zbrazėtirėn qė kisha nė
    zemrėn time.
    Kur njė individ nuk e ndjek rrugėn e All-llahut, ai ėshtė nė kėrkim tė
    pandėrprerė tė kėsaj rruge.
    Duke e kėrkuar kėtė rrugė, nė njė moment ndėrpreva refuzimin e diturisė
    islame dhe ia hapa zemrėn time muslimanėve dhe mėsimit tė Kur’anit. Ky
    ndryshim ishte shumė i lehtė, si ngrėnia e njė copė byreku.
    Deri atėherė kam qenė nė kontakt me njė motėr tė vėrtetė muslimane.
    Shumė prej tyre bashkoheshin njė herė nė muaj, pėr tė mėsuar bashkė dhe pėr
    t’u lutur (falur).
    Tani unė e vizitoj xhaminė gjatė ditės sė xhuma dhe nė ēfarė do kohe
    tjetėr
    kur kam mundėsi. Unė dhe bashkėshorti im lexojmė dhe studjojmė Kur’anin
    dhe hadithin, dhe jemi nė kėrkim tė pėrhershėm tė diturisė.
    Kur bėhesh musliman, fillon njė rrugė e re dhe njė mėnyrė e re e jetės.
    All-llahu e tregon Veten nė disa mėnyra. Ndonjėherė ajo ėshtė pėrmes
    njė pjesė tė diturisė. Dhe, shpresoj qė All-llahu tė mė jep durim dhe
    mprehtėsi.
    Pa marrė parasysh rastin, unė ēdo herė jam e vetėdijshme pėr bekimin e
    All-llahut, dhe vazhdimisht pėrpiqem tė jetoj nė mėnyrėn qė All-llahu e
    ka pėrcaktuar pėr ne si qenie njerėzore.
    Familja ime nuk e pranojnė mėnyrėn e re tė jetės sime.
    Kam pasur njė bashkėpunėtore e cila njėherė mė pyeti: “Si mund ta
    braktisėsh Jezusin?” I thashė: “Unė e dua Jezusin.” Pėrgjigja ime, jam e sigurt se
    e befasoi. Unė thjesht i shpjegova se nė Islam ne nuk e braktisim askė.
    Dhe, nė tė vėrtetė, vetėm tash mund tė lexoj dhe ta kuptoj rėndėsinė e
    vėrtetė tė Jezusit.
    Islami lejon qė ithtarėt e tij tė studjojnė mesazhet qė All-llahu i ka
    zbritur nėpėrmjet mėsimeve tė Jezusit, Ibrahimit dhe Muhammedit
    alejhis-selam.
    Pėr kėtė shkak, pėr ne si musliman, dituria asnjėherė nuk ėshtė e
    fshehur, dhe ne jemi tė lirė nė kėrkimin e sė vėrtetės dhe afrimin tek
    All-llahu.
    Kultura perėndimore nuk e pranon dhe nuk e kupton Islamin. Ata mendojnė
    se ne jemi fundamentalistė dhe terroristė, ose disa forma tjera tė pėrbindėshit
    qė dėshirojnė tė bėjnė kėrdi nė paqen e botės krishtere.
    Mėnyra me tė cilėn unė kundėrshtoja kėto komente jo njerėzore ishte e
    butė.
    Mė kujtohen ēastet kur edhe arsyeja ime ishte shumė e ultė, ashtu qė i
    mbyllja sytė dhe zemrėn para ēdo gjėje qė e thoshin muslimanėt.
    Mos tė mendojė askush se ata mė kanė kthyer nga rruga ime e mėparshme
    pėr shkak tė injorancės sime, sepse sikur tė ishte ashtu, unė sot nuk do tė
    isha kėtu ku jam.
    Pra, tė gjithė muslimanėt duhet tė kenė durim dhe mėshirė pėr ata qė
    nuk kuptojnė mėnyrėn tonė tė jetės.
    Sė fundi, All-llahu i afrohet ēdokujt qė kėrkon dituri dhe arsye tė shėndoshė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga INDRITI : 23-04-2004 mė 16:41
    Injoranca nuk zhduket me top

  18. #18
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    KALIMI IM Nث ISLAM
    Duke u rritur nė njė familje e cila e konsideronte veten tė krishtere, asnjėherė nuk kam dėgjuar se ėshtė pėrmendur emri i Zotit, asnjėherė nuk kam parė askė tė lutet, dhe qė nga vegjėlia mėsova se shkaku i vetėm pėr ēmuarjen e gjėrave ėshtė interesi. Kremtonim Kėrshėndellat, Pashkėt dhe tė gjitha ditėt e shenjta, kurse asnjėherė nuk kam menduar dhe ditur pėrse. Asnjėherė as qė kam pyetur. Kjo ishte pjesa e ekzistencės suedeze. Si krishter (protestant) shkoni nėpėr diēka qė quhet pėrforcim, kur jeni nė moshėn 15 vjeēare. Kjo shėnonte kursin pėr stėrvitje dhe pėrforcim tė fesė. Unė kisha dėshirė qė ta bėj atė, gjegjėsisht tė mėsoj pėr krishterizmin, andaj u paraqita pėr njė kampim trejavor qė ishte kombinim mes golfit dhe kampit pėrforcues. Nė mėngjes kishim orė me priftin e avullueshėm, kurse mendjet tona synonin qė sa mė shpejtė tė vijė koha qė tė luajmė golf. Asgjė nuk mėsova. Kalova nėpėr shkollimin e lartė stuhishėm. Ndjeva se asgjė nuk mund tė mė dėmtojė. Aktet e mia ishin mė tė mirat, kurse guximi im ishte nė kulm. Feja asnjėherė nuk mė ka rėnė ndėrmend. Gjithēka kam bėrė thjesht mirė. Tė gjithė e dinin se tė jesh ‘fetar’ do tė thotė tė gjesh ‘dritėn’ pas depresionit apo sėmundjes sė rėndė, dhe thoshin se si kanė nevojė pėr Jezusin nė jetėn e tyre pėr tė pasur mundėsi tė pėrjetojnė. Ndjeva se do tė mund tė bėja ēfarėdo qoftė nė mėnyrė qė tė dėfrehesha, dhe se feja ishte vetėm arsye pėr tė ikur nga realiteti. Nė kolexh fillova tė mendoj mbi rėndėsinė e jetės. Kisha momente tė vėshtira rreth pranimit tė fesė pėr shkak tė luftėrave qė ishin tė lidhura me fetė. Ndėrtova njė filozofi timen personale. Isha e bindur se njė formė e fuqisė ka krijuar gjithēka, por nuk kisha guxim tė them se ai ishte Zoti. Pėr mua Zoti ishte njė fotografi krishtere e njė plaku mjekėrbardhė, dhe e dija se njė plak nuk do mund tė krijonte gjithėsinė! Besoja nė jetėn pėrtej varrit, nga shkaku se konsideroja se drejtėsia duhej tė zbatohej. Gjithashtu besoja se gjithēka ndodh me shkak. Duke marrė parasysh prapavijėn dhe shkollimin tim, isha e mashtruar nė besimin e teorisė sė Darwinit si fakt. Sa mė shumė qė mendoja pėr rėndėsinė e jetės, aq mė shumė bėhesha mė e thyer shpirtėrisht. Ndjeja se kjo jetė ėshtė burg. Humba pjesėn dėrrmuese tė oreksin tim pėr jetė. Mėsova mjaft pėr budizmin dhe hinduizmin, dhe pėr to isha e interesuar qė nė shkollė. Dija nė hollėsi pėr mėnyrėn e tyre tė besuarit dhe tė menduarit, por nuk kam ditur asgjė pėr Islamin. Mė kujtohet libri im nga shkolla e lartė, ku tregohej mėnyra se si falen muslimanėt. Tregoheshin ritualet e faljes, por nuk dija asgjė pėr mėsimin islam. Propaganda pėrmes masmediave ishte e tillė, saqė isha e bindur se muslimanėt i shtypin gratė dhe i rrahin fėmijėt. Se ishin mizorė dhe nuk ngurronin tė vrasin. Vitin e fundit nė kolexh kisha dėshirė tė madhe pėr shkencė dhe isha e gatshme tė dalė nė skenėn punuese. Pėrmes ndonjė pėrvoje ndėrkombėtare duhej tė pėrmirėsoja gjuhėn time angleze. U gjeta nė Bostovė dhe u ballafaqova me katėr muslimanė. Atėherė nuk e dija se kush ishte Muhammedi dhe nuk dija se All-llahu ishte Zoti i njėjtė. Fillova tė lexoj libra dhe tė pyes shumėēka, por mė e rėndėsishme ishte se fillova tė miqėsohem me muslimanėt. Deri atėherė nuk kam pasur shoqe nga ndonjė shtet i huaj. Tė gjithė njerėzit qė i njihja ishin suedezė. Muslimanėt qė i njoftova ishin tė mrekullueshėm. Mė pranuan shumė mirė dhe asnjėherė nuk ushtruan asēfarė presioni ndaj meje. Madje sjellja e tyre ishte mė e mirė se ajo e familjes sime. Islami dukej si sistem i mirė i jetės. Pranova strukturėn dhe stabilitetin qė Islami e bartte me vete, por nuk isha e bindur se kjo do tė ishte pėr mua. Njė prej problemeve tė mia ishte ajo se unė e kontestoja fenė. Sė paku pėr shkak tė asaj qė e dija prej krishterizmit. E lexova librin “Bible, The Quran and Science” (Bibla, Kur’ani dhe shkenca) prej Maurice Bucaille, dhe aty gjeta pėrgjigje pėr tė gjithė pyetjet e mia shkencore! Ishte kjo feja e cila shkonte nė hap me shkencėn moderne. Ndjehesha mrekullueshėm, por kjo akoma nuk ishte thellė nė zemrėn time. Kohė pas kohe trupin tim e pėrfshinte njė energji pozitive kur mendoja pėr tė gjitha gjėrat e rejat qė i kisha mėsuar. E ndjeja zemrėn time tė kėndshme dhe e mendoja veten si muslimane. Pashė njė jetė tė ndershme, pėrplot respekt, qetėsi, paqe dhe mirėsi. Pėr mė tepėr, e gjeta jetėn qė kishte kuptim. Kuptova se duhet tė liroj egon time dhe tė nderohem me diēka mė tė fuqishme se vetėpėlqimi. Dy herė e pyeta veten: “ا’tė pengon tė bėhesh muslimane?” Herėn e parė mė kapi paniku dhe mu bllokua truri. Herėn e dytė mendova vetėm pėr njė moment, se mos vallė do tė gjeja ndonjė arsye. Nuk kishte ndonjė arsye, prandaj e pranova Islamin dhe deklarova shehadetin “Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve enne Muhammeden Resulull-llah”. Falėnderimi i takon vetėm All-llahut.
    Me respekt dhe dashuri, Helena
    Injoranca nuk zhduket me top

  19. #19
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Suzanne Haneef

    Pėrkundėr propagandės sė paskrupullt e tepėr tė fėlliqtė qė po zhvillohet nė Perėndim me tė gjitha mjetet aq tė fuqishme e tė sofistikuara kundėr muslimanėve dhe Fesė Islame, megjithėkėtė muslimanėt po shtohen dhe Feja Islame po gjallėrohet, duke pėrfituar pėr ēdo ditė anėtarė tė rinj!
    Niman Smart, profesor i religjioneve nė Universitetin e Kalifomisė nė Santa-Barbara, lidhur me kėtė ia dha kėtė deklaratė revistės mė tė njohur amerikane, tė pėrjavshmes "TIME" (KOHA): “Ėshtė tradicionale paraqitja e shtrembėruar e Islamit nė Perėndim. Aq mė tepėr, viteve tė fundit ajo po paraqitet edhe si terroriste...”
    Por kush po e kėrkon tė vėrtetėn, nuk po e pėrfill fare kėtė propagandė tė fėlliqtė... Virginia Martson (tani quhet Kerima Omar Kameuneh, ish-anėtare e Kishės Episkopale) nga Burbanku, Kaliforni, Ogen Davis nga Atlanta, Xhorxhi, dr. Stejf Xhonson (tani quhet dr. Faruk Abdullah) dhe shumė tė tjerė, nuk i pengoi fare propaganda anti-islame pėr ta pėrqafuar tė vėrtetėn, Fenė Islame. Konvertuesit amerikanė janė jo me dhjetėra, por me qindra e mijėra, madje edhe me tituj tė lartė shkencorė, qė e kanė pranuar Islamin. Por ne veēuam nė kėtė rast njė gazetare. Pėrse kjo gazetare amerikane e pranoi Fenė Islame?
    Gazetarja amerikane, Suzanne Haneef (Hanif), e kėrkoi tė vėrtetėn dhe e gjeti nė Fenė Islame. Si gazetare ajo kishte mundėsinė qė tė udhėtojė shumė edhe nėpėr vende tė ndryshme tė Botės islame. Ajo atje u njoh pėr sė afėrmi me muslimanėt dhe me Islamin. Nė fillim nga kureshtja, e mė vonė nga dashuria, ajo iu pėrkushta me gjithė shpirt studimeve mbi Islamin, dhe mė nė fund, me ndihmėn e All-llahut, u ndriēua me Dritėn e kėsaj feje dhe e pranoi Islamin, kėtė fe tė vėrtetė, e cila po dėshmohet ēdo ditė se po i pėrshtatet natyrės njerėzore, nė ēdo vend e nė ēdo kohė!
    Konvertuesja e re amerikane, Suzanne Haneef, pasi e gjeti atė qė e kėrkonte - qetėsinė shpirtėrore, dėshironte qė edhe tė tjerėt nė Amerikė dhe kudo nė botė ta kuptojnė e ta pranojnė kėtė fé tė pėrsosur. Si rezultat i kėsaj dėshire tė zjarrtė, ajo shkroi njė libėr mbi Islamin, i cili u botua nė gjuhėn angleze nė qytetin Lahore tė Pakistanit.
    Gazetarja amerikane, pasi e falėnderoi All-llahun e Madhėrueshėm, i lutet Atij pėr mirėkuptim dhe udhėzim dhe pėr pranimin e Fesė Islame, ndėr tė tjera, thotė:
    "Jetojmė nė shekullin e ndėrrimeve tė mėdha e tė shpejta dhe nė pasiguri tė plotė. Njerėzit janė shumė tė shqetėsuar. Megjithėkėtė, ka njerėz qė po pėrpiqen tė gjejnė rrugėdalje, qė tė shpėtojė njerėzimi nga kjo rrugė qorre ku ėshtė katandisur. Ėshtė e vėrtetė se sot po jetojmė nė kohėn kur pėrparimi dhe civilizimi materialist kanė arritur kulmin, por njėkohėsisht, cilėsia e jetės dhe morali njerėzor kanė rėnė aq poshtė saqė racės njerėzore po i afrohet kataklizma...
    Feja Islame ofron zgjidhje! Vetė fjala Islam do tė thotė Paqe, Bindje...! Kur besimtari jeton nė paqe dhe i bindet Zotit, i Cili ėshtė Njė dhe i Vėrtetė, atėherė Feja Islame ndikon intensivisht nė mendimet dhe sjelljet e tij. Vetėm Zoti ėshtė Krijues, Sundues i Gjithėsisė dhe njeriu vetėm Atij i pėrgjigjet...
    Islami e udhėzon njeriun, e drejton nga pėrparimi dhe zhvillimi i vazhdueshėm. Parimet e kėsaj feje janė tė arsyeshme, tė dobishme pėr shėndetin fizik e psikik, dhe i pėrshtaten plotėsisht natyrės njerėzore.
    Kjo fé nuk ėshtė vetem njė sistem fetar, njė ideologji apo religjion, sikur jemi mėsuar ta quajmė, por ėshtė tėrėsia e jetės sė njeriut, ėshtė sistem i gjithmbarshėm, gjithėpėrfshirės, i cili tė udhėzon, tė drejton nė ēdo fushė tė jetės, qoftė si individ, shoqėri apo bashkėsi...!
    Pėrmes obligimeve fetare qė i ka caktuar Zoti, marrėdhėniet ndaj jetės kanė njė optimizėm, njė shpresė dhe pėrmes tyre krijohet njė identitet i veēantė nė dobi tė vetvetes, shoqėrisė dhe natyrės.
    Feja Islame nė Amerikė dhe nė Evropė kuptohet gabimisht, sepse si e tillė edhe ju prezentohet njerėzve! Shumė njerėz nė Amerikė mendojnė se kjo fé ėshte ndonjė sektė apo ndonjė kult. All-llahu pėr ta ėshtė njė hyjni pagane, kurse pėr Muhammedin alejhis-selam kujtojnė se ėshtė njė person qė adhurohet nga paganėt e tejdetit, tejoqeanit...!
    Pse ndodh kėshtu?
    Ndodh kėshtu sepse ka lėnė pasoja e kaluara historike me plot paragjykime, pasojat e kryqėzatave shekullore, propaganda e vazhdueshme me qėllime tė caktuara, hegjemonizmi e tė tjera...
    Por, e vėrteta ėshtė se Feja Islame e liron njeriun nga prangat e sundimit material, nga epshet e shfrenuara shtazarake dhe e humanizon. Sinqerisht i lutem Zotit qe tė ma pranojė kėtė pėrpjekje modeste dhe tė mė ndihmojė qė edhe tė tjerėt ta kuptojnė Fenė Islame, e cila u sjell dobi dhe ėshtė e vetmja rrugė pėr paqe dhe shpėtim..."
    Injoranca nuk zhduket me top

  20. #20
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Mbulesa- ShenjĖ E PastĖrtisĖ ShpirtĖrore

    Mė kujtohet se pengesa ime kryesore me rastin e pėrgjigjes sė thirrjes sė Islamit qė ma bėnte motra ime Rukaja, nuk ishte flijimi qė duhej ta bėja – me ushqim, pije apo sjellje. Fakti se duhet tė mėsoj njė gjuhė tjetėr, plotėsisht tė re dhe pėr mua tė panjohur deri tani, tek e fundit edhe t’i bėja lutjet mė shpesh, ishte shkaktar qė me netė tė tėra mos tė flejė. Pengesa e vetme nė rrugėn time pėr ta pranuar tė Vėrtetėn ishte fakti se unė duhet tė dukem si AJO!
    Motra ime mban hixhabin e plotė. Vetė mendimi se duhet ta fsheh tėrė veshjen time tė mrekullueshme, me diēka qė pėr mua mė shumė paraqiste njė thes se sa diēka tjetėr, goditi mburrjen time. Fakti se duhet tė mbuloj flokėt e mia, pėr tė cilat kam shpenzuar shumė tė holla dhe kohė, pėr mua me tė vėrtetė ishte i tepėrt! Pėr shkak tėrė kėsaj, mund tė mė konsideroni si persone me pėrplot paragjykime dhe mburrje, por mendimet dhe veprat e tilla nuk duhet t’ju habisin. Sikur edhe tė gjitha femrat e Perėndimit, jemi tė mėsuara dhe tė edukuara ashtu qė suksesin tonė ta konsiderojmė tė mundshėm vetėm nėse jemi mjaft atraktive. Shoqėria kėrkon pamje tė paarritshme dhe joreale tė bukurisė, tė cilėn gruaja pėrherė duhet ta ndjekė, arrijė dhe ta mirėmbajė. Harxhojmė kohėn, energjinė dhe pasurinė tonė nė kėtė garė konstante dhe imagjinuese. Bėhemi robėr tė Revlonit, Vidal Sasunit, modės parisiene, dhe pashmangshėm robėr tė mburrjes …!
    Paraqitja modeste e muslimanes sė veshur me hixhab tė plotė ėshtė shenjė e pastėrtisė shpirtėrore dhe dinjitetit. Kjo i tregon botės se femra ėshtė e ndershme dhe se e ndanė menjėherė nga sjellja amorale e cila ėshtė transparente kur femrat dalin jashtė tė veshura ashtu qė nuk i lejojnė hapėsirė fantazisė sė njerėzve qė e shohin.
    Mbulesa e njė femre tė ndershme dhe modeste tregon se ajo nuk dėshiron qė feminiteti i saj tė ketė ndonjė lidhje me meshkujt.
    Mbulesa gjithashtu shėrben si mbrojtje e muslimanes nga e keqja qė ekziston nė shoqėrinė rreth saj. Kur femra tė mbajė mbulesėn, ėshtė pak e besueshme se do ta “sulmojnė” edhe meshkujt me qėllime mėkatare. Gjithashtu, ėshtė pak e besueshme se do tė shfrytėzohet pėr shkak dashurisė dhe feminitetit. Atė, si zėvendėsim tė dukjes dhe gjinisė, e vlerėsojnė inteligjenca dhe aftėsia e saj.
    Derisa ėshtė jashtė shtėpisė, duke mbajtur mbulesėn, muslimanja ėshtė e lirė tė pėrqėndrohet nė detyrat qė duhet kryer. Ajo nuk tenton qė tė flakėrojė dikėnd me paraqitjen e saj. Nuk brengoset se a thua flokėt dhe makiazhin i ka nė harmoni absolute, dhe mė pak brengoset se a do ta shohin meshkujt mė pak atraktive apo pse nuk ėshtė e veshur sipas modės sė fundit. Hixhabi e liron nga kėrkimi i lejeve prej dikujt, sepse ajo udhėzimin e kėrkon vetėm nga All-llahu i Madhėruar.
    Virtyt tjetėr i hixhabit ėshtė se zvogėlon dhe pamundėson rivalitetin ndėrmjet femrave. Pėr shkak tė ndjenjės garuese, femrat “mė liberale” shpenzojnė pasurinė e tyre, flijojnė shėndetin me kirurgji plastike, nė orvatjen dėshpėruese tė mbajė hapin me kohėn, pamjen ndryshuese tė bukurisė. Nė Islam, femra din tė ēmojė secilėn femėr tjetėr pėr shkak tė diturisė dhe inteligjencės sė saj dhe dobisė sociale.
    Hixhabi ia jep femrės tė drejtėn qė trupin e vet ta shpall pėr pronė private, e jo diēka me ēka mund tė spekulohet.

    Motra juaj nė Islam,
    Sumejja Xhon
    Injoranca nuk zhduket me top

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kriza energjitike nė Shqipėri!
    Nga ClaY_MorE nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 02-06-2019, 19:40
  2. Suzana Zisi
    Nga INDRITI nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 23-12-2012, 10:24
  3. Arti duhet tė jetojė!
    Nga Fiori nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 216
    Postimi i Fundit: 30-05-2007, 19:08
  4. Dritėro Agolli ky *apostull* i errėsirės
    Nga Nika nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-04-2003, 01:41
  5. Akuza mbi Dr. Rugoven dhe tribunalin e Hages
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-05-2002, 19:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •