Shpifje nga njerėzit e Beogradit
Nga N. Maxhuni mė 13.05.2009 nė ora 14:47
gazetaexpress
Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i ka pėrgėnjeshtruar tė gjitha akuzat dhe shpifjet qė kanė ardhur nė adresė tė familjes sė tij pėr pėrfshirje nė afera kriminale.
Ai ka thėnė se kėto akuza vijnė direkt prej Beogradit dhe qarqeve tė Serbisė qė veprojnė nė Kosovė.
Pa pėrmendur emra, Limaj ka thėnė se ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet mė tė gjitha faktet, por ka shprehur bindjen e tij se akuzat pėr pėrfshirjen e tij nė krim janė gėnjeshtra.
Kėto janė metoda tė UDB`sė dhe koha do t`i dėshmojė tė gjitha, tha Limaj, nė konferencėn e thirrur pėr gazetarė.
Kohėve tė fundit, nė opinion kanė qarkulluar informacione se familjarė tė Limajt janė kapur me disa miliona euro, nė Aeroportin e Prishtinės, derisa po tentonin ti transportojnė jashtė vendit. Lajmi ėshtė dhėnė edhe nga disa media tė Beogradit.
Krijoni Kontakt