haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa helmi ka me te mbytPostuar mė parė nga Brari
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa helmi ka me te mbytPostuar mė parė nga Brari
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nėnkryetari Limaj: Pėr tė ndėrtuar shtetin, Kosovės i duhen njerėz qė mendojnė pėr vendin e tyre, jo pėr xhepat e tyre
07.05.2007
Nėnkryetari i parė i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka vizituar sot Medresenė Alaudin nė Prishtinė, ku ėshtė pritur nga udhėheqja e medreseses, nga drejtori i saj z.Ekrem Simnica, stafi mėsimdhėnės dhe nga udhėheqėsit e Shoqatės sė Nxėnėsve tė shkollės.
Duke folur nė njė debat tė hapur, tė organizuar sot nė Medresenė Alaudin , nėnkryetari pėr ēėshtje politike i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka thėnė se tani jemi nė peridhėn mė tė rėndėsishme, nė periudhėn kur po vendoset pėrjetėsisht pėr vendin tonė, pėr shtetin e pavarur dhe sovran tė Kosovės, pėr tė cilin ka sakrifikuar i gjithė populli ynė, pėr tė cilin kanė dhėnė jetėn dėshmorėt e kombit.
Duke e hapur debatin e organizuar me maturantėt dhe mėsimdhėnėsit e Medresesė Alaudin, drejtori i saj z.Ekrem Simnica, ka falėnderuar dhe ka vlerėsuar lartė gatishmėrinė e nėnkryetarit Limaj pėr tė bashkėbiseduar me nxėnėsit e medresese. Ndėrsa, kryetari i Shoqatės sė Nxėnėsve tė Medresesė z.Besnik Thaēi, mes tjerash ka shprehur mirėnjohjen e maturantėve tė shkollės, qė dėshira e tyre pėr tė bashkėbiseduar me politikanin eminent tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ėshtė realizuar.
Duke iu drejtuar maturantėve dhe mėsimdhėnėsve tė Medresesė Alaudin, nėnkryetari i partisė mė tė madhe nė vend, Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka ēmuar lartė rolin e medresesė nė tė kaluarėn, nė momentin e pikėrishėm dhe rolin qė do tė vazhdojė ta luajė kjo vatėr e edukimit dhe e organizimeve atdhetare dhe politike, qė kanė pasur njė rėndėsi jetike pėr popullin tonė nė kohėt mė tė vėshtira, nėpėr tė cilat ka kaluar.
Po tė mos ishte sakrifica e popullit tonė, po tė mos ishin djemtė dhe vajzat mė tė mira tė Kosovės, qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė qė po e gėzojmė, ne nuk do tė ishim kėtu ku jemi sot, nė rrugėn e ndėrtimit tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, - potencoi nėnkryetari Fatmir Limaj.
Lirinė tonė nuk ia kemi borxh askujt, pėr lirinė tonė kemi derdhur gjakun, kemi dhėnė jetėn. Ne e kemi fituar lirinė, pasi kemi qenė nė rrugėn e Zotit, - theksoi nėnkryetari i PDK-sė.
Ndėrtimi i shteti tė Kosovės do tė varet nga vetė shqiptarėt, prandaj duhet tė sillemi me pėrgjegjėsinė mė tė lartė politike si qytetarė dhe si klasė politike e vendit. Duhet mentalitet dhe atmosferė tjetėr pėr qeverisjen e vendit, pėr ndėrtimin e shtetit, duhet tė kemi parasėgjithash vullnet dhe gatishmėri pėr tė ndėrtuar shtetin funksional tė Kosovės tha nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj.
Pėr tė ndėrtuar shtetin, Kosovės i duhen njerėz qė mendojnė pėr vendin e tyre, pėr zhvillimin e vendit. Ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės nuk i duhen njerėz qė mendojnė pėr xhepat e tyre, njerėz qė po ia vjedhin ardhmėrinė vendit tonė - u shpreh z.Limaj.
Ne dėshirojmė ta ruajmė frymėn e tolerancės fetare, qė ka mbizotėruar nė popullin tonė, qė ka qenė dhe vazhdon tė jetė traditė jona e ēmueshme. Ju tė rinj qė po shkolloheni ne medresenė tuaj, qė do tė shkolloheni edhe nė fakultet, do tė jenė bartėsit kryesorė tė ruajtjes sė traditės sonė fetare, - tha nėnkryetari demokrat.
Nė debatin e hapur me maturantėt e Medresesė Alaudin tė Prishtinės, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, ka potencuar se investimi nė edukim, nė shkollimin e brezit tė ri, ėshtė jetik pėr zhvillimin e vendit tonė. Kosova ka potencialin e saj rinor, rininė e pastėr dhe kreative, qė ėshtė bazė e fuqishme pėr njė tė ardhme prosperuese pėr vendin, - tha z.Fatmir Limaj.
Duke iu pėrgjigjur interesimit tė maturantėve pėr zhvillimet aktuale qė kanė tė bėjnė me procesin pėrfundimtar tė njohjes ndėrkombėtare tė shtetit tė Kosovės, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, ka thėnė se askush, as Rusia, nuk mund ta ndalė procesin e pavarėsisė sė Kosovės. Ne presim qė edhe Rusia tė jetė pjesė e pėrbashkėt e botės demokratike pėr tė mbėshtetur ndėrtimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės, qė do tė ketė reflektime nė stabilitetin dhe perspektivėn evropiane jo vetėm tė Kosovės, por tė tėrė rajonit, - theksoi nėnkryetari Limaj.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nėnkryetari Limaj: Argumentet pėr shtetin e Kosovės i kemi ndėrtuar nė vitet 1998-1999 me luftėn tonė ēlirimtare
08.05.2007
Nėnkryetari pėr ēėshtje politike i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka marrė pjesė sot nė shėnimin e pėrvjetorit tė rėnies sė dėshmorėve dhe martirėve tė lirisė nė fshatin Guncat tė Malishevės.
Nė praninė e njė numri tė madh tė banorėve tė kėtij fshati dhe tė fshatrave tjera tė komunės sė Malishevės, ish-anėtari i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, z.Fatmir Limaj ka thėnė se argumenti kryesor pėr pavarėsinė e Kosovės ėshtė lufta e drejtė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, gjaku i derdhur i bijėve dhe bijave mė tė mirė tė Kosovės, ėshtė sakrifica e ēdo qytetari tė Kosovės pėr lirinė dhe pavarėsinė e vendit. Prandaj, vazhdoi z.Limaj, lirinė nuk ia kemi borxh askujt, ngase askush nuk na e ka falur, pėr tė kemi derdhur gjakun.
Jemi duke u futur nė njė proces shumė tė rėndėsishėm dhe historik pėr tė ardhmen e vendit tonė, nė procesin e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Nė kėtė kuadėr, ka potencuar nėnkryetari Limaj, vlera e sakrificės sublime tė luftėtarėve tė UĒK-sė po rritet, po merr peshė, nė funksion tė ndėrtimit tė ardhmėrisė sė sigurtė tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.
Argumentet e shtetit tė Kosovės i kemi ndėrtuar me luftėn tonė ēlirimtare. Kosova po bėhet shtet, sepse pėr tė kemi derdhur gjakun, kemi dhėnė jetėn, gjaku i dėshmorėve po e bėn Kosovėn shtet. Se sa pėr parlamentin dhe pėr qeverinė aktuale, Kosova kurrė nuk do tė bėhej shtet, - ka thėnė nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj nė Guncat tė Malishevės.
Nėnkryetari Limaj ka ftuar tė gjithė qytetarėt e vendit qė tė sillen si fitues, pasi pėr lirinė tonė kemi derdhur gjakun dhe askujt nuk i kemi borxh. Por, ka thėnė z.Limaj, ne nuk duhet tė sillemi si fitues arrogantė, por si fitues vizionarė, nė mendje, nė punė dhe nė veprim. Duhet ta largojmė logjikėn e robit, qė e ka mbizotėruar vendin tonė vite me rradhė, ka thėnė z.Fatmir Limaj.
Varrezat e dėshmorėve, bustet, pėrmendoret, pllakat pėrkujtimore, komplekset memoriale, duhet ti vizitojmė pėrherė ngase ato janė vulat e shtetit tė Kosovės, - ėshtė shprehur nėnkryetari demokrat.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nėnkryetari Limaj: Nė Vjenė kemi shkuar si fitues, tė gatshėm pėr ta ndėrtuar shtetin e Kosovės kėtė realitet e ka krijuar lufta ēlirimtare
09.05.2007
Nėnkryetari i parė i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka marrė pjesė sot nė manifestimin e pėrkujtimit tė nėntė vjetorit tė Epopesė sė Grykės sė Llapushnikut.
Duke sjellė pėrshėndetjet e ish-udhėheqėsit politik tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, kryetarit tė PDK-sė z.Hashim Thaēi, ish-anėtari i SHP tė UĒK-sė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, ka theksuar se sa mė shumė qė po afrohemi drejt shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, aq mė shumė po vjen nė shprehje vlera e luftės ēlirimtare, e sakrificės sė dėshmorėve dhe martirėve tė lirisė, qė janė bazamenti i shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės.
Fjala e nėnkryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ėshtė pritur me ovacione tė shumta tė qytetarėve, qė merrnin pjesė nė manifestimin e nėntė vjetorit tė Epopesė sė Grykės sė Llapushnikut.
Duke iu drejtuar pjesėmarrėsve tė tubimit nė Llapushnik tė Drenasit, nėnkryetari pėr ēėshtje politike i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj, ka thėnė se pėrvjetori i Epopesė sė Grykės sė Llapushnikut ėshtė njė ndėr pėrvjetorėt mė tė rėndėsishėm tė historisė sonė kombėtare.
Tani kur jemi nė prag tė ndėrtimit tė shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, vlera e luftės ēlirimtare, e sakrificės sė dėshmorėve dhe martirėve tė lirisė, qė janė bazamenti i shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, po rritet edhe mė shumė ka thėnė z.Fatmir Limaj.
Po tė mos ishte lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, gjaku i bijve dhe bijave mė tė mirė tė Kosovės, sakrifica e gjithė popullit tonė, ne nuk do tė ishim kėtu ku jemi sot, drejt ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Po tė mos ishte lufta ēlirimtare, nė Vjenė nuk do tė bisedohej pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, por do tė ishim nė pozicionin e lypėsit dhe do tė bisedonim pėr zvogėlimin e numrit tė ushtrisė, policisė dhe administratės serbe nė Kosovė. Por, ne nė Vjenė kemi shkuar si fitues, tė gatshėm pėr tė ndėrtuar shtetin e Kosovės dhe kėtė realitet e ka krijuar lufta jonė ēlirimtare. Prandaj, nuk duhet ta harrojmė tė kaluarėn tonė, duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė ėshtė shprehur nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj
Pėr lirinė tonė nuk i kemi borxh askujt, pėr lirinė tonė kemi derdhur gjakun vetė. Prandaj, duhet tė sillemi si fitues, por jo si fitues arrogantė, sa pėr tė rrahur gjoks. Ne duhet tė sillemi si fitues vizionarė, fitues nė punė, nė angazhim pėr tė ndėrtuar shtetin e Kosovės ka thėnė nėnkryetari Limaj.
Duke shprehur bindjen se vitin e ardhshėm shėnimin e dhjetė vjetorit tė Epopesė sė Grykės sė Llapushnikut do ta presim nė Kosovėn e pavarur dhe sovrane, me kryetarin qė e meriton Kosova, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, ka thėnė po ashtu se shpresojmė se vitin e ardhshėm do ta shėnojmė kėtė epope edhe me bashkėluftėtarin Haradin Balaj dhe bashkėluftėtarėt tjerė, qė po mbahen padrejtėsisht nė Hagė, tė cilėt do tė kthehen nė mesin tonė.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Pavarėsia e Kosovės i ka kaluar interesat e shumicės nė Kosovė, ajo ėshtė interes i rajonit, - thotė para studentėve tė Universitetit tė Bremenit nėnkryetari Fatmir Limaj
04.06.2007
I ftuar nga Universiteti i Bremenit, nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z. Fatmir Limaj mbajti sot njė ligjėratė para studentėve tė shkencave politike dhe atyre tė drejtėsisė tė kėtij universiteti prestigjioz gjerman. Temė boshte e ligjėratės ishte Zgjidhja e statusit tė Kosovės dhe reflektimet nė rajon, nė kuadėr tė zgjerimit tė Bashkimit Evropian.
Politika nė Kosovė ėshtė e interesuar qė e ardhmja e Kosovės tė jetė e suksesshme, sepse kjo ishte dhe ėshtė pėrpjekje e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe e popullit tė Kosovės. Kosova nuk mund tė jetė peng i pseudo patriotėve tė Serbisė.
- tha nė ligjėratėn e tij para studentėve tė shkencave politike dhe tė drejtėsisė nė Universitetin e Bremenit, nėnkryetari i partisė mė tė madhe nė Kosovė z.Fatmir Limaj.
Fillimisht, praninė e nėnkryetarit demokrat nė Universitetin e Bremenit, e ka pėrshėndetur udhėheqėsi i katedrės sė shkencave politike prof.dr. Hagen Lichtenberg, i cili ka pėrgėzuar z.Fatmir Limaj pėr angazhimet e tij politike nė funksion tė ardhmėrisė perėndimore tė Kosovės.
Duke folur para studentėve pėr historikun e shkrutėr tė rrjedhave politike nė Kosovė z.Limaj ndėr tė tjera tha se dhuna, represioni i regjimit serb nė Kosovė e ka shtyrė popullin e Kosovės qė ta zgjedh rrugėn e fundit pėr tė fituar lirinė e tij, luftėn. Lufta nė Kosovės nuk ka qenė zgjidhje e dėshirueshme jona, ajo ka qenė e vetmja rrugė e mundshme pėr tė arritur qėllimin qė edhe nė atė rajon tė depėrtojnė vlerat demokratike evropiane, tė cilat kishin munguar.
Nė vazhdim nėnkryetari i PDK-sė ka folur edhe pėr tė kaluarėn e afėrt tė Kosovės.
Kosovėn e pėrbėn si rast tė veēantė e kaluara e saj historike, prandaj edhe rasti i Kosovės nuk mund te pėrdoret si rast model pėr zgjidhjen e krizave tė tjera nė botė. Procesin e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė e karakterizojnė luftėrat e pėrgjakshme, popujt pėrbėrė tė Jugosllavisė, si sllovenėt, kroatėt, boshnjakėt, maqedonasit, malazezėt dhe shqiptarė shkėputjen nga Jugosllavia e panė si tė vetmen mundėsi per te shpėtuar nga presioni i i madh politik, policor dhe ushtarak qė ushtrohej nga regjimi serb.
Nė vazhdim, njėri nga udhėheqėsit mė tė shquar tė luftės ēlirimtare tė Kosovės, z.Fatmir Limaj, vazhdoi elaborimin e rrjedhės sė zhvillimeve historike dhe politike nė Kosovė dhe rreth saj:
Fundin e luftės mė tė pėrgjakshme nė territoret e ish Jugosllavisė e shėnoi Konferenca e Dejtonit, e cila i dha fund luftės nė Bosnjė, por nuk shėnoi edhe fundin e procesit tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Ēėshtja e Kosovės edhe megjithė shpresat e kosovareve, se nė Konferencėn e Dejtonit do tė ishte temė e disukitmeve, e ndoshta edhe do tė ofrohej ndonjė zgjidhje e pranueshme pėr kosovarėt, atje as qė u diskutua. Kosovarėt mbetėn tė zhgėnjyer, ndėrsa problemet nuk u zgjidhėn dhe luftėrat nuk mbaruan me kaq tha z.Limaj.
Pavarėsia e Kosovės i ka kaluar interesat e shumicės nė Kosovė, pavarėsia e Kosovės ėshtė interes i rajonit. Pavarėsia e Kosovės krijon stabilitet ne rajon. Ajo i hapė perspektivė tė re pėr popullin e Kosovės dhe do tė shėnojė fundin e zgjidhjes se nyjės sė Ballkanit, tė vendosur nga luftėrat e pėrgjakshme tė viteve tė 90-ta
Pėr ne ėshtė e rėndėshishme tė kemi njė qėndrim unik tė Bashkimit Evropian. Qėndrimi unik i BE ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Kosovėn e poashtu edhe pėr rajonin, theksoi nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj.
Politika nė Kosovė ėshtė e interesuar qė e ardhmja e Kosovės tė jetė e sukseshme. Sepse kjo ishte dhe ėshtė pėrpjekje e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe popullit tė Kosovės, Kosova nuk mund tė jetė peng i pseudo patriotėvė tė Serbisė, tha nė ligjėratėn e tij para studentėve tė shkencave politike dhe tė drejtėsisė, nėnkryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė Kosovė z.Fatmir Limaj.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nėnkryetari Limaj: Kosova po shkon drejt ndėrtimit tė mėvetėsisė sė saj, subjektivitetit politik e kushtetues dhe pavarėsisė nė marrėdhėniet me jashtė
05.06.2007
Shpresojmė se miqtė tanė, SHBA-tė dhe fuqitė evropiane qė janė nė Grupin e tė Tetėve, do tė arrijnė ta bindin Rusinė qė tė futet bashkė me ta nė bord, dhe qė nė Kėshillin e Sigurimit tė arrihet njė qėndrim unanim, ose tė paktėn njė rezolutė qė nuk pengohet nga asnjėri anėtar. Nė fund tė fundit kjo ėshtė nė interes tė paqes nė botė dhe shpresojmė se qėndrimi rus do tė zbutet. Samitin e shoh si njė rast tė mirė qė Rusia tė reflektojė pozitivisht.
- thotė numri dy i Partisė Demokratike, z.Fatmir Limaj, i cili ndodhet pėr njė vizitė pune nė Gjermani.
Nė njė intervistė pėr Radio Kosovėn, z.Fatmir Limaj shprehet i sigurt se Serbia nuk do tė mund ti pengojė mė proceset e bashkėpunimit ndėrmjet vendeve tė rajonit.
Siē ju kemi informuar, nėnkryetari Limaj ka mbajtur njė ligjėratė nė Universitetin e Bremenit, pėr statusin e Kosovės dhe reflektimet rajonale.
F. Limaj: Kam qenė i ftuar nga Drejtoria pėr Marrėdhėnie me Jashtė e Universitetit tė Bremenit, pėrkatėsisht nė Katedrėn e Shkencave Politike dhe Juridike tė kėtij universiteti. Vėrtet kishte njė interesim tė jashtėzakonshėm, si nga personeli akademik ashtu edhe nga studentėt. E veēanta e ligjėratės ishte pjesėmarrja e studentėve nga vende tė ndryshme tė botės, tė cilėt shfaqėn interesim tė madh pėr Kosovėn. Mund tė them se ishte njė eksperiencė shumė e mirė, edhe pėr ne, duke parė se ata kanė qasje nė krejt atė qė po ndodh me Kosovėn, por edhe pėr ata, duke marrė informata tė dorės sė parė rreth procesit tė bisedimeve dhe statusit. Jam pėrpjekur ta sqaroj para kėtij auditori pse Kosova nuk mund tė shėrbejė si precedent, pse ajo duhet tė jetė e pavarur dhe pse ėshtė nė tė mirė tė rajonit pavarėsia e Kosovės.
Radio Kosova: Ju pėrmendet reflektimet rajonale tė zgjidhjes sė statusit. Sa mund tė ndikojnė kėrcėnimet e vazhdueshme tė diplomacisė serbe nė marrėdhėniet e Kosovės me vendet e rajonit pas definimit tė statusit?
F. Limaj: Nuk do tė mund tė ndikojnė. Ne po futemi nė njė proces kur politikėn e Kosovės do tė bėjė vetė Kosova. Ajo po shkon drejt ndėrtimit tė mėvetėsisė sė saj, subjektivitetit politik e kushtetues dhe pavarėsisė nė marrėdhėniet me jashtė. Kosova ėshtė nė rrugėn e partneritetit shumė serioz me vendet fqinje dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme, edhe vendet fqinje kanė interesim tė vazhdueshėm pėr marrėdhėnie tė mira me Kosovėn, si Maqedonia, Mali i Zi, e tė tjera. Kjo tregon pėr perspektivė tė qartė nė tė ardhmen. Partneriteti ndėr-fqinjėsor nė funksion tė paqes e stabilitetit rajonal dhe proceseve integruese, jam i bindur se do tė ndikojė edhe te vetė Serbia, e cila nė fund do tė bėhet pjesė e proceseve tė bashkėpunimit rajonal.
Radio Kosova: Zoti Limaj, nė Gjermani nesėr fillon samiti i vendeve mė tė industrializuara tė botės. A mund tė pritet zbutje e qėndrimit tė Rusisė pėr Kosovėn, kur kemi parasysh edhe takimin Bush-Putin nė kuadėr tė samitit?
F. Limaj: Padyshim edhe vetė Gjermania ėshtė nė atmosferėn e samitit tė G 8-s. Tė gjithė, qytetarėt, mediat, janė tė fokusuara nė kėtė takim qė fillon nesėr. Jam i bindur se njėra nga temat kryesore do tė jetė Kosova, por mos harroni se nė samit do tė diskutohen ēėshtjet mė aktuale dhe mė tė rėndėsishme tė tė gjithė globit, nga planet e mbrojtjes raketore deri te ndryshimet klimatike. Por, megjithatė ne presim qė Rusia tė filloja ta zbusė qėndrimin. Shpresojmė se miqtė tanė, SHBA-tė dhe fuqitė evropiane qė janė nė Grupin e tė Tetėve, do tė arrijnė ta bindin Rusinė qė tė futet bashkė me ta nė bord, dhe qė nė Kėshillin e Sigurimit tė arrihet njė qėndrim unanim, ose tė paktėn njė rezolutė qė nuk pengohet nga asnjėri anėtar. Nė fund tė fundit kjo ėshtė nė interes tė paqes nė botė dhe shpresojmė se qėndrimi rus do tė zbutet. Sidoqoftė, nuk ėshtė e sigurt se do tė ndodhė kėshtu, por samitin e shoh si njė rast tė mirė qė Rusia tė reflektojė pozitivisht.
Radio Kosova
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Kosova po bėhet shtet, mbetet nė duart tona se ēfarė shteti do tė ndėrtojmė, - theksoi nėnkryetari Fatmir Limaj
18.06.2007
Gjėja e madhe qė ka ndodhur kėtu ėshtė se Kosova ėshtė e lirė, pėrjetėsisht ėshtė e lirė dhe pėrjetėsisht ky vend nuk do tė pushtohet nga tė tjerėt, por do tė qeveriset, do tė udhėhiqet nga populli i Kosovės. Tjetra gjė qė ėshtė e sigurt pėrjetėsisht, ėshtė se Kosova po bėhet shtet, dhe do tė mbetet nė duart tona se ēfarė shteti do tė ndėrtojmė.
Njohja e shtetit tė Kosovės po merr kohė dhe kėtė duhet tua themi hapur qytetarėve, sepse kjo tani nuk ėshtė nė dorėn tonė, ėshtė njė ēėshtje mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Rusisė. Por, njė gjė ėshtė e sigurt, ne jemi kėtu, dhe kur them qė ne jemi kėtu, kam parasysh se ne nuk mund tė pranojmė dhe nuk do tė lejojmė asgjė pėrveē shtetit tė Kosovės.
- theksoi njėri prej udhėheqėsve mė tė shquar tė UĒK-sė, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj, nė njė emision televiziv dokumentar, bashkėprodhim i Televizionit Shqiptar dhe Televizionit tė Kosovės.
Pikėnisja e gjithė luftės ēlirimtare tė Kosovės, vula e lirisė sė Kosovės, qė ka ndryshuar historinė e Kosovės, vula e shtetit tė Kosovės, ėshtė Prekazi legjendar dhe vetė lufta e komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Adem Jashari dhe familjes heroike Jashari. Kėtu ka marrė kahen e duhur ēlirimi i Kosovės. Ēlirimi i Kosovės ka ndodhur atėherė kur komandanti legjendar, i papėrsėritshėm nė historinė e asnjė populli, ka bėrė sakrificėn mė sublime, vetėflijimin pėr kauzėn kombėtare, pėr idenė e shtrirjes sė luftės ēlirimtare anė e kėnd Kosovės tha njėri prej udhėheqėsve mė tė denjė tė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės z.Fatmir Limaj.
Vetė mėnyra e rėnies sė komandantit tonė legjendar dhe familjes sė tij, i dha kushtrimin shqiptarėve jo vetėm nė Kosovė, por kudo qė ishin, ndezi gjakun e tė rinjve shqiptarė kudo qė kanė jetuar dhe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės pėr njė kohė tė shkurtėr u mobilizua dhe u shtri nė gjithė territorin e Kosovės u shpreh nėnkryetari demokrat i vendit.
Gjėja e madhe qė ka ndodhur kėtu ėshtė se Kosova ėshtė e lirė, pėrjetėsisht ėshtė e lirė dhe pėrjetėsisht ky vend nuk do tė pushtohet nga tė tjerėt, por do tė qeveriset, do tė udhėhiqet nga populli i Kosovės. Tjetra qė ėshtė e sigurt pėrjetėsisht, ėshtė se Kosova po bėhet shtet, dhe do tė mbetet nė duart tona se ēfarė shteti do tė ndėrtojmė theksoi nėnkryetari Limaj.
Mendoj qė qytetarėt e Kosovės qe tetė vite jetojnė faktikisht tė pavarur, me mendjen, shpirtin dhe veprimin fizik ata jetojnė tė pavarur qe tetė vite, qysh nga qershori i vitit 1999. Mirėpo, ne si politikė, ndoshta nuk kemi qenė nė nivelin e duhur qė njerėzit ti udhėheqim me mesazhe tė qarta dhe me angazhimin tonė politik. Kėshtu qė, nganjėherė kjo ka sjellė nervozė dhe frustrime tė panevojshme potencoi z.Limaj.
Tash njohja e shtetit tė Kosovės po merr kohė dhe kėtė duhet tua themi hapur qytetarėve, sepse kjo tani nuk ėshtė nė dorėn tonė, ėshtė njė ēėshtje mes Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Rusisė. Por, njė gjė ėshtė e sigurt dhe ne jemi kėtu, dhe kur them qė ne jemi kėtu, kam parasysh se ne nuk mund tė pranojmė dhe nuk do tė lejojmė asgjė pėrveē shtetit tė Kosovės dhe kjo po vjen u shpreh i bindur nėnkryetari i PDK-sė.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nėnkryetari Limaj: Kosova po bėhet shtet, dhe askush nuk mund ta ndalė procesin e shtetit tė Kosovės
22.06.2007
Duke folur para qytetarėve tė shumtė tė mbledhur nė Shalė tė Lypjanit, nė praninė edhe tė shumė bashkėluftėtrėve tė kėsaj ane, ish-udhėheqėsi i shquar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, nėnkryetari i PDK-sė, z.Fatmir Limaj, ka thėnė se Kosova sot po bėhet shtet falė gjakut tė derdhur tė djemve dhe vajzave mė tė mirė tė vendit.
Kosova po bėhet shtet, dhe askush nuk mund ta ndalė procesin e shtetit tė Kosovės, pėr shkak se e kemi fituar lirinė, kemi luftuar pėr shtetin tonė. Sa pėr Parlamentin e Kosovės, sa pėr udhėheqjen politike nė Prishtinė, Kosova nuk do tė bėhej shtet edhe njėqind vjet
- ka thėnė nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj.
Po tė mos ishte lufta e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, gjaku i bijve dhe bijave mė tė mirė tė Kosovės, sakrifica e gjithė popullit tonė, ne nuk do tė ishim kėtu ku jemi sot, drejt ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Po tė mos ishte lufta ēlirimtare, nė Vjenė nuk do tė bisedohej pėr ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, por do tė ishim nė pozicionin e lypėsit dhe do tė bisedonim pėr zvogėlimin e numrit tė ushtrisė, policisė dhe administratės serbe nė Kosovė. Por, ne nė Vjenė kemi shkuar si fitues, tė gatshėm pėr tė ndėrtuar shtetin e Kosovės dhe kėtė realitet e ka krijuar lufta jonė ēlirimtare. Prandaj, nuk duhet ta harrojmė tė kaluarėn tonė, duhet tė jemi tė vetėdijshėm pėr kėtė ėshtė shprehur nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj
Para 10 vjetėsh, nė vitet 1997, 1998, nė ato bjeshkė tė larta tė Kosovės dhe Shqipėrisė, qindra shokė na janė vrarė, pėr tė kaluar kufirin e dhunshėm Kosovė-Shqipėri. 78 orė kemi bėrė pėr tė kaluar kufirin, me tė gjitha ato ngarkesa me nga rreth 50 kg armatim, vetėm e vetėm pėr ta ēliruar vendin. Ndėrsa, tani nė vitin 2007, po ndėrtohet autostrada moderne, katėr trakėshe, projekt ky i ndihmuar edhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Kėto ndryshime rrėnjėsore nė integrimin tonė kombėtar, i solli lufta e drejtė ēlirimtare e popullit tė Kosovės- theksoi z.Fatmir Limaj.
Juve fėmijėve, qė shkoni nė shkollė, juve nxėnės tė shkollave tė mesme, dua tju them qė ēdo ditė kur shkoni nė shkollė, ajo ėshtė rruga e dėshmorėve, ju do tė ecni nėpėr jetėn dhe veprėn e tyre, sepse ata iu kanė krijuar kėtė mundėsi, qė ėndrrat e juaja ti bėni realitet, qė tė shkoni lirshėm nė shkollat tuaja, qė tė shkoni lirshėm nė qytetet tuaja dhe qė tė ktheheni lirshėm nė familjet tuaja, pa e pasur problem prindėrit tuaj se kur do tė ktheheni nė shtėpi. Sot ndihemi tė lirė, pėr faktin se lirinė tonė e kemi fituar, askush nuk na e ka dhuruar kėtė liri qė e gėzojmė sot, e kemi fituar me gjakun e djemve dhe vajzave tona, qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė e kėtij vendi. Kosova po bėhet shtet, dhe askush nuk mund ta ndalė procesin e shtetit tė Kosovės, pėr shkak se e kemi fituar lirinė, kemi luftuar pėr shtetin tonė tha nėnkryetari Limaj.
Nė qoftė se dje detyrė e jona ka qenė tė sakrifikohemi pėr lirinė e vendit tonė, sot patriotizėm pėr vendin bėjmė nėse me energjitė tona, me udhėheqjen tonė tė suksesshme, do tė krijojmė vende tė reja tė punės. Kjo ėshtė detyra mė e madhe sot, ky ėshtė patriotizmi mė i madh sot, qė mund ti ofrohet dhe me tė cilin mund ti shėrbehet Kosovės theksoi nėnkryetari i partisė mė tė madhe opozitare nė vend.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nėnkryetari LIMAJ: Kundėrshtarėt e pavarėsisė synojnė destabilizimin e Kosovės
25.06.2007
Kundėrshtarėt e pavarėsisė sė Kosovės nuk janė tė interesuar pėr tė gjetur zgjidhje, por pėr ta shtyrė kėtė nė pafundėsi, me qėllim qė kėtu tė krijohen parakushte pėr destabilitet dhe tė thuhet ja se ēka ndodhi nė Kosovė dhe ne duhet tė zhvillojmė ēdo gjė nga e para. Prandaj, unė mendoj se ėshtė momenti tani, qė edhe SHBA-tė, edhe BE-ja, dhe tė gjitha palėt e interesuara pėr paqe dhe stabilitet kėtu dhe pėrfundim tė statusit, duhet ti japin njė rrugėzgjidhje definitive dhe duhet ta bėjnė njė dead-line apo njė linjė tė kuqe, qė pėrtej saj mė nuk mund tė shkohet. Mendoj qė tani ėshtė koha tė bėhet njė gjė e tillė.
- i tha sot radios Europa e lirė nėnkryetari pėr ēėshtje politike i Partisė Demokratike tė Kosovės z.FATMIR LIMAJ.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Limaj, si i shihni zhvillimet lidhur me rezolutėn e re nė Kėshillin e Sigurimit dhe kundėrshtimet e vazhdueshme tė Rusisė?
FATMIR LIMAJ
Mendoj se kjo ėshtė edhe njė pėrpjekje e miqve tė pavarėsisė sė Kosovės dhe pėrkrahėsve tė projektit tė Ahtisaarit, SHBA-ve dhe BE-sė, qė po i ushtrojnė tė gjitha mundėsitė diplomatike, qė rezoluta tė kalojė nė Kėshillin e Sigurimit, qė tė mos ketė mė dėshtime dhe qė nė bord tė jetė edhe Rusia. Mendoj qė ky ėshtė njė veprim i domosdoshėm, njė veprim qė tė gjithė duhet kuptuar, sepse ėshtė nė tė mirė jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė vetė politikės ndėrkombėtare, qė tė gjithė akterėt tė pajtohen rreth statusit tė Kosovės. Fatkeqėsisht, Rusia ende vazhdon tė jetė nė qėndrimet e vjetra dhe kjo nėnkupton qė ngadalė po shteren mundėsitė diplomatike, qė tė shfrytėzohen tė gjitha kanalet pėr ta pasur Rusinė me vete nė kėtė vendim.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ėshtė paralajmėruar edhe mundėsia e fillimit tė njė raundi tė ri negociatash. Pėr ēfarė mund tė negociohet tani, kur dihet se pakoja e Ahtisaarit tashmė ėshtė miratuar nga institucionet e Kosovės, nga Parlamenti i Kosovės?
FATMIR LIMAJ
Pėr mendimin tim, pikėrisht kjo ėshtė pyetja, qė vėshtirė mund ti gjendet njė pėrgjigje e logjikshme, e arsyeshme, njė pėrgjigje qė shkon nė funksion tė gjetjes sė ndonjė zgjidhjeje. Ne e kemi njė dokument ndėrkombėtar, dokumentin e zotit Ahtisaari, i cili ka qenė i mandatuar nga OKB-ja, pastaj i pėrcjellė vazhdimisht nga Grupi i Kontaktit, me pjesėmarrje dhe tė Bashkimit Evropian, tė tė gjitha palėve tė interesuara, me pjesėmarrjen edhe tė dy palėve tona. Nga kėto bisedime, ka dalė ky rezultat, dokumenti i Ahtisaarit, do me thėnė nuk ėshtė njė dokument privat. Pėr mendimin tim, pėr tė gjithė ėshtė e qartė qė shqiptarėt dhe serbėt nuk mund tė merren vesh dhe nuk do tė mund tė gjejnė njė konsensus tė pėrbashkėt pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Serbia, qysh nė kohėn e bisedimeve e ka futur Kushtetutėn, e cila paraprakisht e ka prejudikuar statusin e Kosovės. Me Kushtetutėn e re tė Serbisė, Kosova ėshtė pjesė e pandashme e Serbisė dhe kjo apriori ta heq ēdo mundėsi pėr tė hapur negociata tė reja. Prandaj, nėse dikush do tė dalė tė na japė njė arsye, se pse duhet tė negociohet, ai duhet tė na japė argumente pse duhet, me kė tė negociojmė tani. Nėse kemi negociuar me OKB-nė, me Grupin e Kontaktit, tash me kė? Kush do tė jenė akterėt e negociatave? Cila do tė jetė ajo pala e tretė ndėrkombėtare, qė do tė pėrfaqėsojė palėn ndėrkombėtare dhe kush garanton qė ajo palė ndėrkombėtare nesėr nuk do tė bėhet sikur dokumenti i Ahtisaarit?!
RADIO EVROPA E LIRĖ
Ėshtė pėrmendur nė disa raste se Prishtina nuk mund tė presė pa kufi miratimin e kėsaj rezolute. Andaj, cilėt do tė jenė hapat e ardhshėm tė Prishtinės? Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nė Kuvendin e Kosovės dhe si do tė bėhet kjo?
FATMIR LIMAJ
Unė sinqerisht kam filluar tė dyshoj se dikush qėllimisht, duke ditur se do tė jetė fundi i sė ardhmes sė Kosovės dhe duke ditur se nuk mund ta ndalė kėtė fund, do me thėnė Kosovėn si shtet tė pavarur, dėshiron qė nga kjo shtyrje tė krijojė njė lloj destabiliteti dhe tė prishet procesi. Jam i bindur qė komuniteti ndėrkombėtar, nė kėtė rast SHBA-tė dhe BE-ja, do ta kenė kėtė gjė parasysh, sepse strategjia dhe qėllimi i atyre, kundėrshtarėve tė pavarėsisė sė Kosovės, mė nuk ėshtė. Nuk janė te interesuar pėr tė gjetur zgjidhje, por pėr ta shtyrė kėtė nė pafundėsi, me qėllim qė kėtu tė krijohen parakushte pėr destabilitet dhe tė thuhet ja se ēka ndodhi nė Kosovė dhe ne duhet tė zhvillojmė ēdo gjė nga e para. Prandaj, unė mendoj se ėshtė momenti tani, qė edhe SHBA-tė, edhe BE-ja, dhe tė gjitha palėt e interesuara pėr paqe dhe stabilitet kėtu dhe pėrfundim tė statusit, duhet ti japin njė rrugėzgjidhje definitive dhe duhet ta bėjnė njė dead-line apo njė linjė tė kuqe, qė pėrtej saj mė nuk mund tė shkohet. Mendoj qė tani ėshtė koha tė bėhet njė gjė e tillė.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Sa konsideroni se janė reale shqetėsimet e paraqitura nė rajon, se moskalimi i njė vendimi pėr statusin e Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit mund tė rrezikojė pjesėn veriore tė Kosovės?
FATMIR LIMAJ
Normalisht, pala serbe kalkulon nė tė gjitha kartat e mundshme. Unė pėrmenda disa nga ato. Njėra nga ato ėshtė edhe ēėshtja e sigurisė, pėrveē tė tjerave. Do me thėnė, mundėsitė e destabilizimit tė Kosovės janė gjithmonė potenciale dhe Serbia gjithmonė ka punuar dhe vazhdon tė punojė nė atė drejtim; fatkeqėsisht ka hapėsirė tė mjaftueshme pėr tė punuar. Dhe, kėtu, mendoj se duhet tė jetė fokusi kryesor tani, qė tė ruajmė sigurinė dhe stabilitetin. Dhe njėkohėsisht, faktorėt qė janė pėrgjegjės pėr sigurinė nė Kosovė, duhet ti mbyllin tė gjitha mundėsitė qė Serbia tė bėjė diēka kėtu. Dhe e dyta, loja nė territore, loja pėr tė ndarė territoret ėshtė njė angazhim i vazhdueshėm i palės serbe. Sa do tė jetė e rrezikshme? Padyshim qė ėshtė e rrezikshme, por ne vazhdojmė tė qėndrojmė nė atė qė ka proklamuar Grupi i Kontaktit, qė para fillimit tė bisedimeve, qė nuk ka ndarje tė Kosovės dhe nuk ka bashkim me shtet tjetėr. Ne besojmė nė komunitetin ndėrkombėtar dhe besojmė qė Grupi i Kontaktit do ti pėrmbahet kėtij parimi dhe nuk do tė lejojė skenarė tė tillė, qė do tė ishin tė rrezikshėm pėr rajonin.
RADIO EVROPA E LIRĖ
A ka tjetėr ofertė Prishtina, pėrveē asaj qė ėshtė paralajmėruar nė decentralizimin dhe ofertėn me pakon e Ahtisaarit, lidhur me pakicat dhe veriun e Kosovės?
FATMIR LIMAJ
Oferta jonė, ofertė qė ėshtė gjetur nė dokumentin e Ahtisaarit, normalisht me shumė kompromise shtesė qė ka lėshuar zoti Ahtisaari, ėshtė ofertė e pėrmbyllur, pėrfundimtare, e pranuar nga pala kosovare. Nuk mund tė ketė rihapje tė ofertave, nuk mund tė ketė rihapje tė paketės. Kjo ėshtė oferta e palės kosovare deri mė tani, dhe mendoj se ky ėshtė mendim i Grupit tė Unitetit dhe i vetė shoqėrisė kosovare. Ėshtė njė dokument zyrtar pėr ne. Njė dokument i votuar nė Parlamentin e Kosovės, njė dokument i mbėshtetur nga partitė politike dhe nga pjesa e madhe e popullatės. Tė gjithė qytetarėt e Kosovės e dinė qė ai ėshtė dokument kompromisi dhe ne e kemi bėrė kėtė kompromis nė tė mirė tė paqes, tė stabilitetit dhe nė tė mirė tė perspektivės sė tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Shpeshherė, njerėzit, dokumentin e Ahtisaarit e shohin si dokument pro-shqiptar, nė kėtė rast pro-shumicės sė Kosovės. Nėse shikohet brenda nė dokument, shihet qė shumica nė Kosovė ka bėrė kompromise tė dhimbshme brenda dokumentit, por kjo ėshtė bėrė pėr tė gjetur zgjidhje tė pranueshme pėr tė dyja palėt dhe tė mbėshtetur nga komuniteti ndėrkombėtar, e cila zgjidhje do tė garantonte stabilitet dhe perspektivė tė qartė pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj.
INTERVISTOI: ZIJADIN GASHI
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nėnkryetari Fatmir Limaj: Tė sillemi me pėrgjegjėsinė mė tė lartė politike si qytetarė dhe si klasė politike e vendit
28.06.2007
Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj dhe anėtari i Kryesisė sė PDK-sė z.Arsim Bajrami, kanė marrė pjesė sot nė njė debat me qytetarėt e Gadimes dhe fshatrave tjera tė komunės sė Lypjanit.
Duke iu drejtuar qytetarėve tė shumtė qė ishin mbledhur nė Gadime, nėnkryetari pėr ēėshtje politike i PDK-sė z.Fatmir Limaj, ka theksuar se asnjėherė nė histori, kombi ynė nuk ka qenė nė pozita mė tė fuqishme politike, se sa qė ėshtė sot, asnjėherė ky komb nuk ėshtė ndier mė krenar se sa qė ėshtė sot. Dhe, kombi ynė, populli ynė, duhet ta vlerėsojė kėtė gjė, populli ynė duhet tė sillet kryelartė, si fitues, por jo si fitues pėr tė rrahur gjoks dhe arrogant, pėr tė shkelur tė tjerėt, por fitues pėr tė punuar dhe ndėrtuar shtetin tonė.
Ndėrsa, anėtari i Kryesisė sė PDK-sė z.Arsim Bajrami, mes tjerash ka thėnė se Kosovės nė momentet vendimtare tė saj i duhen politikanė dhe udhėheqės tė sinqertė, tė vendosur, vizionarė dhe pragmatikė, siē ėshtė z.Fatmir Limaj, kjo ėshtė tepėr e rėndėsishme edhe pėr fazėn e ndėrtimit demokratik tė shtetit tė Kosovės.
Gjėja e madhe qė ka ndodhur kėtu ėshtė se Kosova ėshtė e lirė, pėrjetėsisht ėshtė e lirė dhe pėrjetėsisht ky vend nuk do tė pushtohet nga tė tjerėt, por do tė qeveriset, do tė udhėhiqet nga populli i Kosovės. Tjetra gjė qė ėshtė e sigurt pėrjetėsisht, ėshtė se Kosova po bėhet shtet, dhe do tė mbetet nė duart tona se ēfarė shteti do tė ndėrtojmė tha z.Limaj nė Gadime.
Kosova po bėhet shtet, dhe askush nuk mund ta ndalė procesin e shtetit tė Kosovės, pėr shkak se e kemi fituar lirinė, kemi luftuar pėr shtetin tonė. Sa pėr Parlamentin e Kosovės, sa pėr udhėheqjen politike nė Prishtinė, Kosova nuk do tė bėhej shtet edhe njėqind vjet u shpreh nėnkryetari Limaj.
Asnjėherė nė histori, kombi ynė nuk ka qenė nė pozita mė tė fuqishme politike, se sa qė ėshtė sot, asnjėherė ky komb nuk ėshtė ndier mė krenar se sa qė ėshtė sot. Dhe, kombi ynė, populli ynė, duhet ta dijė, ta vlerėsojė kėtė gjė, populli ynė duhet tė sillet kryelartė, si fitues, por jo si fitues pėr tė rrahur gjoks dhe arrogant, pėr tė shkelur tė tjerėt, por fitues pėr tė punuar dhe ndėrtuar shtetin tonė tha nė vazhdim nėnkryetari demokrat.
Nė takimin me qytetarė nė Gadime, ku merrnin pjesė edhe qytetarė tė komunitetit rom dhe ashkali, nėnkryetari i PDK-sė z.Fatmir Limaj u bėri thirrje qytetarėve tė Gadimes tė vazhdojnė ta ndihmojnė njėri tjetrin, tė kultivojnė frymėn e bashkėpunimit pėr njė jetė mė tė mirė, sepse nė Kosovėn e re, shtet i pavarur dhe sovran, tė gjitha komunitetetet do tė jenė tė barabartė dhe do ta kenė perspektivėn e sigurtė.
Ju familje tė dėshmorėve, veteranė, invalidė, unė e di qė i keni pasur njėmijė arsye pėr tė qenė tė dėshpėruar, e di qė nuk e keni pasur lehtė pėr kėto tetė vite, por e di qė e keni kuptuar se veprat e mėdha nuk shihen brenda ditėve, as brenda javės, as brenda disa viteve. Veprave tė mėdha tė kombit, duke u vjetruar ju vije vlera, ju vije fuqia, sikur qė po ju vjen sot, sa ditė e mė shumė po afrohemi drejt shtetit tė Kosovės, po shihet se a thua a ka mundur ky vend tė bėhet i lirė pa luftėn tonė ēlirimtare. Bėni njė krahasim ku kemi qenė nė vitin 1997, dhe ku jemi sot, ju e dini sa gra, sa pleq, sa fėmijė, sa burra kanė dhėnė jetėn pėr kėtė vend, dhe sa vėshtirė qenka pėr tė bėrė shtetin. Po, ku do tė bėhej shteti pa luftėn ēlirimtare. Asnjėherė nuk do tė bėhej u shpreh nėnkryetari i PDK-sė.
Ju ftoj fuqishėm, ju ftoj tė gjithėve, tė fillojmė tė punojmė dhe ta ndėrtojmė shtetin, qė mijėra e mijėra njerėz, mijėra gjenerata kanė pritur kėtė fat. Nuk ka asnjė gjeneratė fat mė tė madh se ne tė gjallėt, qė po e shohim, po e pėrjetojmė dhe po e ndėrtojmė shtetin qė ka qenė ėndėrr shekullore e kombit tonė. Lavdi atyre qė kanė dhėnė jetėn pėr lirinė e Kosovės theksoi nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės z.Fatmir Limaj.
Ndėrtimi i shteti tė Kosovės do tė varet nga vetė shqiptarėt, prandaj duhet tė sillemi me pėrgjegjėsinė mė tė lartė politike si qytetarė dhe si klasė politike e vendit. Duhet mentalitet dhe atmosferė tjetėr pėr qeverisjen e vendit, pėr ndėrtimin e shtetit, duhet tė kemi parasėgjithash vullnet dhe gatishmėri pėr tė ndėrtuar shtetin funksional tė Kosovės tha z.Fatmir Limaj.
Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt