Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 296

Tema: Fatmir Limaj

  1. #201
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    valla qeky fatmir lima ardhke ka nje her na vizitojke ne jezerc gjat luftes mir mir po mas luftes na harroj kejt bre a ama i ka pas hije uniforma bre ardhke me regjen e selimve mir boll e mas luftes valla be ka vjedh met madhe ama ndasht be se ka luftuedhe me vjedh ndasht aj jan tu vjedh ata qe skan luftu hiq e ky ndasht vjedh vlla si mes ti zen bojleri paret veq banem za se un jav gjaj venin qy ni her

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar gjema pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #202
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Mbreme ne emisionin jeta ne kosove Fatmir Lima the se serbia po kerkon bisedime si shkak qe te inkuadrohet ne Europe !

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arberi_fr pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #203
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Shifet nje perqarje e thell ne pdk,por ne ket rast mendoi une qe fatmiri eshte kunder bisedimeve me serbin,sepse jemi si kurr njeher me te pa pregaditur,nuk dim qfar kerkoim as nga serbia e as nga partneret nderkombetar,por me e keqja eshte se jemi perqa jemi ber pik e pesta

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar drenicaku pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #204
    he he hee... Maska e halla mine
    Anėtarėsuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojė
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    me e keqja eshte se jemi perqa jemi ber pik e pesta
    Vetem ne kohen e Lidhjes se Prizrenit kemi qene me te vertet te bashkuar, asnjeher tjeter.. mendoj une.
    Atehere kemi pasur gjigant te vertet ne balle te qendreses, prandaj...
    Asnjė kompromis, kurr asnjėher.. deri n'apokalips!

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar halla mine pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #205
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    Shifet nje perqarje e thell ne pdk,por ne ket rast mendoi une qe fatmiri eshte kunder bisedimeve me serbin,sepse jemi si kurr njeher me te pa pregaditur,nuk dim qfar kerkoim as nga serbia e as nga partneret nderkombetar,por me e keqja eshte se jemi perqa jemi ber pik e pesta
    o shok fatmir lima eshte kon ne fillim te luftes kinse kundra hardit,llapit lotit(avdi ibrahimit dhe me detyruan qe ta leshoi kosoven sepse kam bere shoqeri me kete qen pisin,sepse ky berllog kishte punue ne MPP te jugosllavise ne vitin 1984 gjere ne 1987 kinse si iredentist ne sherbimin e armates jugosllave ne vitin 1981 dhe serbija ja paska besue ketij qeni me punue ne MPP te serbise ashiqare deklaron qeni dhe thote se ka qen si skenderbeu.Fatmir Lima eshte qen si ky sepse tani mbahen mes vedi dhe si e kam leshue kosoven kete qen Lima e bene zevendes komandant ne zonen e pashtrikut.Ky eshte shpiuni kryesor i servilave shiptar !Lima eshte terheq nga qeveria ne kordinim ne baze planit henri kisingjer qe nese diq ndodhe ndoni konflikt lima ptrape me ja q i nanen shqiptareve !

    Kosova nuk ka pavaresi dhe thote lima se serbija kerkon bisedime me neve vetem me shkue ne europe!
    Pavaresi pa ushtri ku ka ?
    fsk nese eshte ushtri a leshohen ushtaret kur u skadon afati nje vjeqar ,apo rrin aty si zjarrfiksa me rroga dreqi nuk mundet mi ra ne fije shqipovecave!Behexhet P e beren kryetar sikurse milloshin me ngjall e me ba kryetar kosoves
    Ja kush paska qen uēk
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arberi_fr : 05-03-2011 mė 18:19

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arberi_fr pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #206
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-10-2009
    Postime
    356
    O ALBO KY QEN MA KA DHIRE JETEN


    SHKAKU KETI QENI JAM DETYRUAR TA LESHOJ KOSOVEN

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar arberi_fr pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #207
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga halla mine Lexo Postimin
    Vetem ne kohen e Lidhjes se Prizrenit kemi qene me te vertet te bashkuar, asnjeher tjeter.. mendoj une.
    Atehere kemi pasur gjigant te vertet ne balle te qendreses, prandaj...
    Opozita duhet te mendoj per zgjedhjet e ardhshme, per asgje tjeter. Sfiden per te me per kete e ka qeveria e kosoves
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gogi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #208
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar mė parė nga Gogi Lexo Postimin
    Opozita duhet te mendoj per zgjedhjet e ardhshme, per asgje tjeter. Sfiden per te me per kete e ka qeveria e kosoves
    nuk pajtohem me ty opozita asht aty mendoj ne parlament me jav qit ftyren e vertet te pushtetarve edhe te bisedimeve duhet me pas transparenc bisedimet qe qeveria pa izen e parlamentit dhe pa pergaditje po hyn ne bisedime opozita duhet me jav qit gabimet ne shesh edhe genjeshtrat me kujtohet kur nderkombetaret paten kerku nje takim ne vjen 3lideret e ks se asaj kohe rugova daci regjepi ket te fundit nuk e la hashimi me shku se simbas tij duhej miratimi i parlamentit mu taku me serbet dhe bajram regjepi mungoj ne at takim nderkombetaret thonin ku eshte kryeministri aj duhet ta kryej punen e vet duhet te jet aty ku flitet per kosoven dhe ti mbroj interesat e ks pojo hashime se la me shku kurse tash vet hashimi pa e pyet fare parlamentin hyn ne bisedime me shkinin kto opozita duhet me jav qit ne drit kej kto maskarallaqe hajniat ka ardh deri aty sa trepqa esht para falimentimit te programuar per ta shitur dhe per ta marr serbet nepermjet grekve bashk me te edhe mitrovicen nalt ibrit edh kto opozita duhet me i ba si tema aktuale opozita per mendimin tem eshte e dobet jo nga numrat po nga idet dhe guximi per tu konfrontu me keto sene nuk esht opozita aty te mendoj vetem per zgjedhje

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar gjema pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #209
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    shikoni kerkesat e serbis per te hy ne bisedime me kosoven ajo ka kerkuar nga evropa qe ti ipet statusi i kandidatit kurse kosova as nje kerkes se ka ber qeveria jon pse nuk mund ti kerkohet evropes po ne hym ne bisedime por mas pari 5vendet e be duhet ta njohin kosoven heqjen e vizave se as nje vend ne ballkan nuk eshte ne gjendje ma te mir se kosova atyre jua hiqen vizat pastaj ti ipet kompetencat e plota policis kosovare per ta kontrolluar veriun pikat doganore 1dhe 31 menjeher te funksionalizohen borgjet e trepqes te rishikohen se nuk mund te behet nje gjyq per trepqen e aty nuk eshte prezent perfaqesuesit e trepqes kujtoj borgjet qe po i mvishen trepqes jan 400milion euro qe te gjith trepqen me shit nuk po munet me i lah borgjet dhe as edhe nje kerkes te vetme qeveria jon nuk e ka ber sa qesharak qe jan kta qeveritaret tan madje cito hillari kllinton se bisedimet duhet te ket por ato kur te jen gati ska nevoj mu ngut fund i citatit kurse ky kryeministri jon dhe pdk sun po i baj ball pak presionit te be qesharake

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar gjema pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #210
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Z.gjema,mos me keqkuptoni,veq kthehu edhe njehere e lexoj keto tre komentet e fundit,dhe na skjaro se cfar deshe te thuash...?Kund pike as presje,ndrrim shkronjash hic nuk i rash ne fije!Me fale!
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar e panjohura pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  21. #211
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Z.gjema,mos me keqkuptoni,veq kthehu edhe njehere e lexoj keto tre komentet e fundit,dhe na skjaro se cfar deshe te thuash...?Kund pike as presje,ndrrim shkronjash hic nuk i rash ne fije!Me fale!
    Hajt bre se ska gajle, vec te jep pak zor se edhe keshtu pa presje e pik e kupton hahahah
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gogi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  23. #212
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Z.gjema,mos me keqkuptoni,veq kthehu edhe njehere e lexoj keto tre komentet e fundit,dhe na skjaro se cfar deshe te thuash...?Kund pike as presje,ndrrim shkronjash hic nuk i rash ne fije!Me fale!
    po qa dreqin pot vyen be presjet e pikat se ata te menqurit edhe pa to e marrin vesh e un shkrujta per ata qe marrin vesh e jo per ata qe smarrin vesh me fal yonjush pakeqkuptime po nuk asht me rensi njeriu si e thot po qka thot, kshtu kam ndegju edhe kshtu duhet mu kan. esa per pika ja ke ni zanin qati 6pikshit qe naj qiv nanen e po zbatohet ne pikat 1dhe 31 edhe kto pika. pika ne heshtje e per qeta i urrej pikat. pa pika ma mir na kish dal

  24. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar gjema pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  25. #213
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Citim Postuar mė parė nga gjema Lexo Postimin
    o pet doken ty tshame or vlla,se mu jo, po kush asht te na qeveris neve na as ne qerek nuk jem tu sha,mesi skem lujt mensh kejt mir asht, mes ta nin.
    Ka qene desht me i fitu zgjedhjet Gjeme qe mos me te qeverise kta qe po thu .

    Ti shaj sa te dush, kjo eshte ceshtje e jotja, mirepo eshte ceshtje edhe e forumit, sepse kur je ne nje kafe ose me miq, ti nuk e ke guxim te shash te gjitha ata qe jane me PDK sepse aty mund te ndahesh ndryshe :d
    “Kush ėshtė prej jush pa mėkat, le ta gjuajė i pari gurin nė tė!”

  26. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Gogi pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  27. #214
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Limaj dorėzon imunitetin

    Nėnkryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Fatmir Limaj ka vendosur tė heqė dorė nga imuniteti i tė qenit deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos pengohen, siē tha ai, hetimet e filluara ndaj tij nga ana e EULEX-it. Gjatė njė konferencė pėr media, tė mbajtur tė enjten, Limaj tha se beson nė pastėrtinė e luftės qė ka bėrė, luftės sė UĒK-sė, ndaj ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet kurdoherė me drejtėsinė.

    Derisa tani i mbetet Kuvendit tė Kosovės pėr t’ia hequr imunitetin, Limaj tha se me kėtė vendim shprehė edhe njėherė gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar me drejtėsinė, por kėrkoi nga misioni evropian pėr sundimin e ligjit qė drejtėsia tė mos kufizohet vetėm nė rrafshin e tij. Ai me kėtė rast pėrmendi edhe veriun e Mitrovicės, si vend ku nuk sundon ligji, dhe ku askush nuk po mundet tė shtrijė ndikimin e tij aty.

    KOHA Ditore
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  28. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dar_di pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  29. #215
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anėtarėsuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar mė parė nga gjema Lexo Postimin
    po qa dreqin pot vyen be presjet e pikat se ata te menqurit edhe pa to e marrin vesh e un shkrujta per ata qe marrin vesh e jo per ata qe smarrin vesh me fal yonjush pakeqkuptime po nuk asht me rensi njeriu si e thot po qka thot, kshtu kam ndegju edhe kshtu duhet mu kan. esa per pika ja ke ni zanin qati 6pikshit qe naj qiv nanen e po zbatohet ne pikat 1dhe 31 edhe kto pika. pika ne heshtje e per qeta i urrej pikat. pa pika ma mir na kish dal
    Ja duhet per pika e presjo shoku,ndoshta ke ba naj hartim ne sh.fillore,apo zyshja nuk ju ka mesu HAHAHHA.
    2011*Pse tė pėshtyjmė rrugės, kur ka njerėz qė e meritojnė fytyrės ...

  30. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar ardiana luzha pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  31. #216
    Perjashtuar Maska e Fiesta
    Anėtarėsuar
    23-01-2011
    Postime
    157
    Mos hyri ne gjynah ky njeri,me zorr edhe votoi per qeveri sa erdh puna edhe te mbahen zgjedhje te reja . Plus edhe nje deklarat duke e dhane -dikush nga gazetaret e pyeti qeveria ka reaguar - Limaj i tha po a !!!? - prej teje po ndegjoj .

  32. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Fiesta pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  33. #217
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Po mė linēojnė

    http://www.24media.me/wp-content/upl...tmir-limaj.gif

    Ish-ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, thotė se ndaj tij po zhvillohet procesi i “linēimit publik”. Drejtėsia nė Kosovė, sipas tij, po vepron nė mėnyrė selektive dhe si nė kohėn e komunizmit.

    Nė njė intervistė ekskluzive dhėnė pėr gazetėn “Zėri”, Limaj thotė se vendi ynė ka nevojė pėr njė drejtėsi perėndimore, ku nė fund do tė fitojė e vėrteta.

    “Ky ėshtė linēim publik dhe nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė. Nė tė kaluarėn, nė sistemin komunist kur ju keni dashur ta rrėnoni njė personalitet, ka mjaftuar njė propagandė e linēimit publik dhe ka pėrfunduar nė burg”, thotė Limaj.

    Ish-ministri i Transportit nuk ka dashur ta komentojė shkuarjen e kryeprokurorit tė EULEX-it, Wreeswijk, por ėshtė shprehur i bindur se akuzat e ngritura ndaj tij pėr korrupsion janė tė pabaza. “Unė vazhdoj tė mbaj atė qėndrimin qė kam pasur qėkur kam qenė nė Ministrinė e Transportit. Nuk do tė mund tė gjejnė asnjė gjė qė ėshtė kundėrligjore ose keqmenaxhim, ose keqpėrdorim tė fondeve dhe pres qė kėtė ta thotė edhe EULEX-i”, ėshtė shprehur Limaj.

    Ish-komandanti i UĒK-sė ka folur edhe pėr akuzat e ngritura pėr zhvillimet qė kanė ndodhur gjatė luftės nė Kosovė. Duke mos hyrė shumė nė detaje tė ngjarjeve qė kanė ndodhur nė atė kohė, ai ka thėnė se drejtėsia nė fund do ta thotė tė vėrtetėn.

    Sipas tij, mėnyra se si po pretendohet tė zhvendoset drejtėsia nga gjykatat nė medie dhe nė opinion publik, nė mėnyrė qė opinioni publik ta gjykojė tė vėrtetėn, i takon sistemit tė kaluar - komunizmit.

    Limaj ka folur edhe pėr qeverisjen Thaēi II, ku nuk munguan kritikat e shumta. Sipas tij, deri tani kjo qeverisje nuk ka dhėnė rezultatet e duhura.

    “Kjo qeveri nuk ėshtė ndėrtuar mbi prioritete, por mbi bazėn e interesave tė individėve”, tha Limaj, duke shtuar se pėrgjegjėsinė pėr sukses ose mossukses e ka kryekėput kryeministri Hashim Thaēi. Ai e ka mohuar mundėsinė e krijimit tė njė partie tė re qė do tė pėrbėhej nga disa njerėz tė PDK-sė, si Limaj, Jakup Krasniqi dhe tė tjerė tė pakėnaqur brenda partisė.

    Ish-ministri parashikon se Kosova kėtė vit do tė jetė nė suficit, qė siē e quan ai tė rrejshėm, derisa viti 2012 dhe 2013 do tė jenė vite tė krizės pėr Kosovėn.

    Limaj si rrezik tė madh pėr Kosovėn e sheh synimin e Serbisė pėr tė nxjerrė njė status special pėr serbėt e Kosovės, e cila autonomi do ta paralizonte shtetin tonė.

    Marketing politik e jo zbatim i ligjit

    Zėri: Sigurisht qė jeni tė njoftuar se kryeprokurori i EULEX-it, Wreeswijk do tė largohet nga Kosova. Ai ka qenė personi qė i ka nisur hetimet pėr korrupsion nė Ministrinė e Transporteve, por si duket po shkon pa rezultat. Ēfarė ka ndodhur nė atė kohė dhe ku ėshtė gjendja tash lidhur me kėto hetime?

    Limaj: Ju e dini se ish-kryeprokurori i ka eprorėt e tij, ėshtė punėtor i EULEX-it dhe unė nuk e vlerėsoj punėn e tij, e vlerėsojnė organet tė cilat e kanė emėruar dhe pėr tė cilat ka punuar. Kjo ėshtė ēėshtje e brendshme e vetė EULEX-it dhe i mbetet opinionit publik ta vlerėsojė punėn e tij.

    Ndėrsa, nė raport me kryeprokurorin nuk ka asgjė tė re nga ajo qė ka ndodhur njė vit e gjysmė mė parė. Unė vazhdoj tė mbaj atė qėndrim qė kam pasur qė nė Ministrinė e Transportit. Nuk do tė mund tė gjejnė asnjė gjė qė ėshtė kundėrligjore ose keqmenaxhim, ose keqpėrdorim tė fondeve dhe pres qė kėtė ta thotė edhe EULEX-i. Pra, rezultatet pėrfundimtare tė vijnė nė kėtė pėrfundim.

    Zėri: Wreeswijk kishte deklaruar se do tė fusė prapa grilave shumė politikanė. Si ish-ministėr dhe si politikan largimin e tij e shihni tė ndėrlidhur me misionin tė cilin ai nuk ka arritur ta pėrfundojė?

    Limaj: Unė mendoj se drejtėsia nuk duhet tė shikohet ashtu. Kosova ka nevojė pėr drejtėsi, Kosova ka nevojė pėr shtet ligjor. Po nė emėr tė shtetit ligjor dhe nė emėr tė drejtėsisė, kushdo qė e shkel shtetin ligjor, rregullat ligjore, drejtėsinė, do tė pėrgjigjet pėr veprimet e veta.

    Nėse mendoni ju se kėtu duhet tė vijnė sisteme tė kėrcėnimeve tė tilla, mendoj se kjo nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsi. Atėherė ėshtė njė kusht tjetėr, tė cilin nuk dua ta komentoj. Ajo qė dua tė them unė, ėshtė se Kosova, vendi ynė, shteti i ri, mė shumė sesa pėr ajėr dhe bukė ka nevojė pėr njė drejtėsi perėndimore. Fatkeqėsisht unė ende nuk po shoh drejtėsi perėndimore nė vendin tonė.

    Zėri: Ēka nėnkupton me drejtėsi perėndimore?

    Limaj: Me drejtėsi perėndimore nėnkuptoj dhe do tė doja shumė qė metoda, koncepti, zbatimi, respektimi i drejtėsisė dhe implementimi i drejtėsisė tė jetė nė parametrat e vendeve perėndimore. Do tė doja qė edhe vendi ynė tė njihet me kėta hapa dhe tė instalohet njė drejtėsi e tillė.

    Dhe prezenca e mekanizmit ndėrkombėtar, EULEX-it, pėr tė na ofruar kėtė pėrvojė, pėr ne ka qenė dhe ėshtė mė se e nevojshme dhe e domosdoshme. Mirėpo, fatkeqėsisht deri tani, kėtu mė tepėr kemi njė drejtėsi e cila mė sė paku ka tė bėjė me drejtėsi qė ne e kemi parė nė Perėndim dhe qė duam ta ndėrtojmė.

    Zėri: Mos ėshtė mė shumė marketing politik sesa zbatim i ligjit?

    Limaj: Unė frikėsohem se ne e kemi nxjerrė pikėrisht kėtė. Frikėsohem se drejtėsinė e kemi nxjerrė nė njė “stadium”, nė media, nė opinion dhe njerėzit i gjykojnė nė publik. Gjykimi dhe kėrkimi i drejtėsisė ėshtė nė organet e drejtėsisė. Zbatimi i fakteve, dyshimeve dhe dilemave vėrtetohen vetėm atje ku e bėn bota e qytetėruar, nė organet e drejtėsisė - nė gjykata.

    Tendenca pėr t’i marrė faktet dhe drejtėsinė pėr t’i nxjerrė jashtė nė publik dhe publiku pėr tė nxjerrė gjykime pėrfundimtare, kjo ėshtė. Ne e kemi pėrjetuar nė tė kaluarėn. Ky ėshtė linēim publik dhe nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė. Nė tė kaluarėn, nė sistemin komunist kur ju keni dashur ta rrėnoni njė personalitet, ka mjaftuar njė propagandė e linēimit publik dhe ka pėrfunduar nė burg. Kjo ka ndodhur, ne dhe ju jemi dėshmitarė sepse jemi gjeneratė qė kemi mund t’i shohim nė tė kaluarėn.

    Gjyqi po bėhet nė opinion

    Zėri: Kush po e bėn kėtė linēim, zoti Limaj, ndėrkombėtarėt apo vendorėt?

    Limaj: Jo, unė po them kjo ėshtė ajo qė po dihet, unė nuk dua tė them as vendorėt, as ndėrkombėtarėt, por fatkeqėsisht po ndodh nė Kosovė. Po ndodh sepse janė pėrzier gjėrat. Pėrsėri po them, tendenca pėr t’ua nxjerrė njerėzve faktet dhe njerėzit tė gjykojnė nėpėr kafene, nėpėr gazeta ose televizione, dhe ta marrin si proces tė drejtėsisė, ta nxjerrin ta qesin atje, pa filluar njė proces, pa pasur mundėsi qė gjykata tė verifikojė fjalėt e tua, faktet e mia dhe ajo tė nxjerrė pėrfundime dhe pastaj tė komentohet.

    Nuk komentohet njė vendim i gjykatės. Dhe ju paraprakisht tė bėni gjyqin publik, kjo ka ndodhur vetėm nė sistemet totalitare tė cilat kanė pasur pėr qėllim linēimin e njerėzve, figurave, tė cilėt nė njėrėn apo tjetrėn, nė njė moment tė caktuar, ka qenė nė interesin e atij sistemi, atij mekanizmi pėr ta rrėnuar ose linēuar dikė. Kjo nuk ka tė bėjė asgjė me drejtėsinė.

    Zėri: Realisht ndaj jush nuk ka pasur njė aktakuzė. E shihni kėtė mė shumė si njė presion politik ndaj jush, si mungesė faktesh, apo cila ėshtė ajo arsye qė nuk kemi aktakuzė?

    Limaj: Sė pari duhet tė them se nė njė shtet normal hetimet janė mė se normale. Ēdo njeri qė administron, ose ka njė pėrgjegjėsi, njė detyrė publike, ėshtė mė se normale qė tė jetė nė syrin e vėzhgimit edhe tė hetimeve dhe ėshtė gjėja mė normale qė ka ndodhur, ndodh dhe duhet tė ndodhė nė tė ardhmen. Sistemi i parahetimeve i ka bazat e veta ligjore, tė cilat ju e keni pėr obligim t’i respektoni.

    Ju duhet t’i respektoni edhe sistemin ligjor, edhe njerėzit pėr tė cilėt bėhet fjalė, pėr tė drejtat e tyre. Pėr atė edhe ne vlerėsojmė dhe sot ėshtė demokracia, shteti i lirė, ėshtė fitues i sistemeve shtetėrore pėr faktin se ke kujdes edhe nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, por edhe njėkohėsisht edhe nė ruajtjen e interesave publike, duke respektuar ligjet.

    Ajo qė unė e di dhe e kam parė prej fillimi, ėshtė se hetimet janė mė se normale, por unė e di se pėrfundimet do tė jenė tė pastra. Dhe pse duhet tė ketė aktakuzė pėr diēka qė nuk ka fakte.

    Zėri: Pse s’po pėrfundojnė pra?

    Limaj: Edhe kjo ėshtė njė ēėshtje qė ju duhet t’i pyesni organet kompetente tė EULEX-it, mendoj se ata duhet ta japin pėrgjigjeje. Unė e jap pėrgjigjen qė mė takon, atė qė kam thėnė qysh nė ditėn e parė, qė nė Ministrinė e Transporteve nuk ka pasur veprime pėr tė cilat dyshohet dhe mendojmė se e kemi kryer detyrėn ndershmėrisht dhe ligjshmėrish. I gjithė dokumentacioni qė ėshtė do ta vėrtetojė njė gjė tė tillė. Ne e kemi ofruar bashkėpunimin tonė me organet e drejtėsisė pėr tė ardhur deri te e vėrteta. Neve na intereson e vėrteta, mendoj se ėshtė nė interes pėr publikun tė dihet e vėrteta.

    Mendoj se dy koncepte janė gabuar. Hetimet vazhdojnė dhe nėse vijnė nė pėrfundim. Pėrfundimet janė tė dyanshme, sepse hetimet kanė gjithmonė dy pėrfundime, ose kanė pėrfundime nė drejtim tė aktakuzės, ose pėrfundimet qė tregojnė se me gjithė hetimet ēdo gjė ėshtė nė rregull. Nė tė dy rastet fiton drejtėsia. Nė Kosovė nganjėherė nėnkuptohet dhe fatkeqėsisht dikush ka luajtur me kėtė mungesė tė edukatės sonė juridike, sepse drejtėsi nė Kosovė nėnkuptohet vetėm kur njeriu hynė nė burg.

    Pėrkundrazi, e kundėrta ėshtė, drejtėsia ėshtė kur ju vini nė pėrfundim, dhe ėshtė rezultat, kur ju shkoni e hetoni dhe nuk i gjeni ato pėr tė cilat keni hetuar, edhe ky ėshtė rezultat, nuk ėshtė mungesė e rezultatit, ėshtė rėnie e drejtėsisė nė vend, sepse, mesazhi ėshtė i qartė. Nuk lejohet politika tė interferoj. Kemi pasur dyshime tė caktuara, kemi hetuar dhe kemi ardhur nė pėrfundim qė nga kėto dyshime nuk ka pasur asgjė tė vėrtetė dhe drejtėsia ka shkuar nė vend.

    Mendoj se ky koncept duhet tė kuptohet, pavarėsisht nga pėrfundimi. Ėshtė njė shpresė qė drejtėsia e vonuar ėshtė drejtėsi e mohuar, por shpresoj qė tė aplikohet ajo drejtėsia perėndimore. Do tė doja shumė qė nė vendin tonė t’i kemi jo vetėm edhe njerėzit, por edhe standardet perėndimore. Do tė doja shumė qė standardet perėndimore tė jenė nė kėtė vend.

    Zėri: Pėr Ju realisht nuk ka pasur ndonjė aktakuzė pėr korrupsion. Ndėrkohė EULEX-i tashmė ka ngritur aktakuza pėr korrupsion ndaj zyrtarėve publikė. Nė rastin tuaj ėshtė kėrkuar dorėheqja dhe largimi nga politika qė tė mos i pengosh hetimet. Nuk po shohim qė ky standard ėshtė duke u zbatuar?

    Limaj: Ju e dini qė ka qenė e lansuar ajo ideja me duar tė pastra, pa pėrfolje, qė kanė qenė para fushatės. Mendoj qė unė e kam bėrė veprimin tim me vetė faktin qė tė jepet kjo mundėsi, sepse duke qenė i bindur nė atė qė kam punuar, duke qenė i bindur nė pastėrtinė tonė. Megjithatė, kur ju jeni nė hetime ėshtė njė mjegull dyshimi.

    Derisa tė largohet ajo mjegull ėshtė gjė normale qė ju tė bėni kėtė. Faktikisht, atėherė kam apeluar qė ky standard, ose ky kriteri me duar tė pastra tė vlejė pėr tė gjithė, jo tė bėhet nė mėnyrė tė selektuar. Koha po dėshmon se kjo ka qenė e orientuar nė mėnyrė selektive dhe nuk ėshtė respektuar nga tė gjithė, fatkeqėsisht.

    Jam nė dispozicion tė drejtėsisė

    Zėri: Realisht ajo qė mė brengos dhe besoj se ėshtė brengosėse pėr demokracinė nė Kosovė ėshtė fakti se ka njė pėrshtypje tė krijuar se edhe nė rastin e veprimeve tė ndėrkombėtarėve, edhe nė rastin e hetimeve tė EULEX-it, hetimet nė njė formė tė drejtėsisė e cila ėshtė selektive dhe kjo flet edhe pėr rastin tuaj. Nga njė akuzė pėr korrupsion keni kaluar nė njė akuzė tjetėr, e cila ka tė bėjė me ēėshtjet qė kinse kanė ndodhur gjatė luftės. Mos ėshtė duke u marrė shumė drejtėsia selektivisht me zotin Limaj?

    Limaj: Unė kam qenė nė njė pozitė tė tillė, ju e dini qė edhe Haga, ka ndodhur kjo pėr korrupsionin, kam qenė nė njė pozitė tė tillė, fatkeqėsisht, ose fatmirėsisht, si tė doni quani. Kėshtu ka dashur fati qė tė jem prej pasluftės vazhdimisht dhe si ka ardhur e tek ka ardhur, mendoj se do tė rezervohem qė tė jap opinionin tim. Ajo qė mė takon mua tė them, dhe qė e kam thėnė vazhdimisht ėshtė se pavarėsisht nga mendimi im personal, unė e kam obligim t’i pėrgjigjem drejtėsisė.

    Unė e kam obligim tė jem nė dispozicion tė organeve, nuk ėshtė me rėndėsi a kam tė drejtė, nuk ėshtė nė dorėn time tė vlerėsoj dhe tė them se ėshtė e drejtė apo nuk ėshtė e drejtė, le tė vlerėsojė dikush tjetėr. Organet e drejtėsisė kur kėrkojnė nga ju qė t’i pėrgjigjeni, e keni obligim qė t’i pėrgjigjeni, pastaj janė ato organe qė vendosin se a kanė qenė apo nuk kanė qenė tė drejta. Dhe unė jam i tillė, unė do tė vazhdoj tė jem nė dispozicion tė kėtyre organeve pavarėsisht kjo qė ju thoni qė ka ndodhur vazhdimisht nė rastin tim dhe ėshtė krijuar pėrshtypja qė EULEX-i ėshtė kėtu vetėm pėr mua dhe jo pėr tė tjerėt, por unė do tė jem nė dispozicion jo pėr EULEX-in, por pėr hir tė drejtėsisė, pėr hir tė shtetit, pėr hir tė imazhit qė duhet t’ia japim vendit tonė.

    Jam i bindur se edhe nga padrejtėsitė qė bėhen ndaj meje fiton drejtėsia nė Kosovė. Jam i bindur se do tė fitojė ky vend, nga kjo padrejtėsi do tė dalė diēka, do tė dalė ai mesazh, do tė dalė ajo qė me gjithė pėrpjekjet pėr tė bėrė padrejtėsi, kur ju qėndroni brenda drejtėsisė, brenda kornizave ligjore, jam i gatshėm pėr tė luftuar pėr tė drejtėn tuaj, e jep njė mesazh tė qartė pėr qytetarėt qė po jetojmė nė njė shoqėri tė lirė dhe demokratike dhe nėse ka tendenca dikush pėr tė dhunuar, do tė gjejmė mekanizma, do tė gjejmė rrugė qė megjithatė drejtėsia tė fitojė, dhe jo tė viktimizojė, ose tė dhunojė nė emėr tė drejtėsisė me veprime tė padrejta.

    Kjo ka ndodhur nė tė kaluarėn dhe lufta ime qė sot po bėhet me arenėn e drejtėsisė ėshtė pikėrisht kjo, se me shtetin e lirė qė do ta ndėrtojmė ne, me kėto standarde, i fuqishmi nuk fiton gjithmonė, por fiton i drejti. I drejti fiton me mundime, por duhet tė fitojė e drejta dhe i drejti. Duhet tė fitojė i drejti qė ėshtė nė tė drejtėn e Zotit dhe tė ligjit dhe jo gjithmonė i fuqishmi. Besoj se ky mesazh, ky veprim imi do t’i shėrbejė edhe njeriut tė rėndomtė, qytetarit tė rėndomtė tė Kosovės.

    Kjo qė ndodh me ne, imagjinoni se sa i pambrojtur ėshtė qytetari i Kosovės nėse ballafaqohet me diēka, ose ėshtė ballafaquar me diēka, e qė ju dhe ne nuk kemi pasur rastin ta dimė historinė e tij, padrejtėsitė qė kanė ndodhur vazhdimisht.

    Zėri: Zoti Limaj, ju nė Hagė keni dalė i pafajshėm nga gjykimi i parė. Nga doli tash kjo dėshmia e re. Pėr tė njėjtat akuza jeni hetuar, pse u rihap kjo ēėshtje?

    Limaj: Unė kėrkoj nga ju mirėkuptimin qė tė mos komentoj kėtė rast, pėr faktin se atje ka disa punė. Ne duhet tė respektojmė organet e drejtėsisė. Unė nuk do tė bie nė kurthin e atyre tė cilėt dėshirojnė qė drejtėsinė ta zhvendosin atje ku duhet bėrė drejtėsia, nė medie dhe nė opinionin publik, por duhet ta lėnė nė organet ku ėshtė, nė gjykatė. Unė nė ēdo kohė dhe ēdo moment do tė jem i gatshėm qė argumentet, tė drejtėn, tė vėrtetėn time ta paraqes para organeve kompetente, por jo kėtė ta kthejmė nė njė gjyq publik, nė njė gjykatė publike, duke nxjerrė argumente dhe kundėr-argumente qė dikush tenton ta nxjerrė nė publik.

    Tash ne jemi shtet demokratik dhe drejtėsia do tė jetė nė organet e drejtėsisė, dhe ju nuk mund tė kėrkoni tė vėrtetėn pėrmes opinionit publik. Politika mund tė bėhet me kėtė percepcion, por drejtėsia nuk bėn t’i lihet percepcionit, drejtėsia flet me fakte e jo me percepcion. Unė do tė jem i gatshėm qė nė ēdo kohė tė jap argumentet e t’i ēoj nė gjykatė. Shpreh keqardhje shumė pėr dhjetėra e dhjetėra njerėz tė cilėt kohėve tė fundit janė shqetėsuar pa tė drejtė.

    Unė do tė jem i gatshėm qė t’i dėrgoj argumentet e mia nė organet e drejtėsisė. Do tė doja qė edhe tė tjerėt tė veprojnė nė kėtė mėnyrė dhe drejtėsia tė ndahet atje ku ndahet, nė gjykata. Drejtėsia nuk ndahet as nė gazetėn tuaj, as nė politikė. Pėrndryshe, nėse bėjmė kėshtu, tendenca pėr tė marrė dhe ndriēuar nė duart tuaja dhe ju tė bėheni arbitėr i drejtėsisė nė publik ėshtė linēim, linēim publik, kėshtu ka ndodhur nė tė kaluarėn.

    vijon...
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  34. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dar_di pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  35. #218
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Nuk qeveriset vendi vetėm nga njė njeri



    Zėri: T’i kthehemi pak zhvillimeve politike. Ju keni qenė ndėr ministrat mė aktivė nė qeverinė e kaluar. Si e vlerėsoni punėn e pasardhėsit tuaj?

    Limaj: Kanė mbetur disa projekte nė realizim e sipėr. Shpresoj se nė njė periudhė do tė vazhdojnė projektet qė kanė filluar, nuk ėshtė e lehtė, duhet angazhim shumė, duhet punė shumė. Unė shpresoj se me sukses do ta pėrmbyllė detyrėn e tij. Tani ėshtė herėt tė flitet pėr kėtė, por unė besoj nė gatishmėrinė dhe potencialin e tij dhe nė angazhimin e tij, fuqinė e tij pėr tė bėrė punėn mė tė mirė tė mundshme. Rezultatet duhet t’i presim.

    Zėri: Ne tė gjithė po themi qė nė ditėt e para pėr kėtė qeveri nuk janė realizuar pritjet e duhura. E kemi vetėm njė njohje, kemi prishje tė raporteve me FMN. Pse po ndodh kjo?

    Limaj: Nė pėrgjithėsi gjendja nuk ėshtė nė nivelin e pritshėm qė ne kemi nevojė. Por mos harroni se ne deshėm apo nuk deshėm, kėto gjėra qė po ndodhin nė vendin tonė kanė impakte, kanė lidhje njėra me tjetrėn, sepse ne jemi ende shtet i brishtė dhe shteti i brishtė lehtė lėndohet nga njė proces, nga njė veprim, nga njė mosveprim. Kosova ėshtė ende shtet nė ndėrtim e sipėr.

    Duhet njė angazhim i fuqishėm, i gjithanshėm pėr tė ecur pėrpara. Vendit tonė i duhet njė politikė vizionare. Faktikisht Kosova ka shumė politikanė, por pak ose hiē burrėshtetas. Kjo ėshtė qė po ndodh me vendin tonė. Neve na duhen burrėshtetas. Politikani pėr mua ėshtė politikan ditor, i cili nė mėngjes bėn diēka dhe kėrkon qė nė mbrėmje ta korrė rezultatin. E bėn njė projekt nė mėngjes dhe nė mbrėmje para televizorit i pret rezultatet e saj qė ka bėrė nė mėngjes.

    Burrėshtetasi, politikani vizionar pėr mua ėshtė ai qė bėn njė politikė strategjike, e cila nė shikim tė parė ju duket juve jopopullore, bile ėshtė i gatshėm tė bartė dhe kosto, por nė esencė, kur ta shohim nė perspektivė ajo ka qenė gjėja e duhur, shtylla qė rezultatet i korren pas pesėmbėdhjetė vjetėve. Ajo qė unė kisha dashur sot tė kemi, ėshtė qė vendi ynė tė ketė shtylla tė sigurta, tė cilat garantojnė tė sigurojnė se jemi vendin tonė duke e ndėrtuar me shtylla tė forta, e rezultatet tė korren nė vitet e ardhme.

    Nuk ėshtė me rėndėsi a po korren nga ne, apo nga ju, por nga ata qė do tė vijnė. Kjo ka pasur mungesė.

    Si e mira, si e keqja shkojnė nė koston e PDK-sė

    Zėri: A ka sot nė Qeverinė e Kosovės njė burrėshtetas?

    Limaj: Nė Qeverinė e Kosovės ka kryeministėr, ka zėvendėskryeministra...

    Zėri: A ėshtė kryeministri burrėshtetas, sipas jush?

    Limaj: Shikoni, mendoj se duhet t’ia shohim punėn secilit. Unė besoj shumė qė kryeministri i Kosovės veprimet dhe angazhimet e tij nė tė kaluarėn i ka pasur si burrėshtetas. Ndėrsa nė drejtimin dhe zhvillimin e vendit duhet tė shihen.

    Zėri: Kur ėshtė bėrė qeveria keni deklaruar se nuk do tė jeni pjesė, por gjatė asaj deklarate keni thėnė se do tė kėrkoni llogari pėr ēdo gjė, sepse ai ka vendosur nė kabinetin qeveritar. Deri tash nuk kemi parė diēka tė tillė, do tė pritni tė kalojė edhe sa kohė?

    Limaj: Jo. Partia Demokratike e Kosovės ėshtė duke udhėhequr me qeverinė edhe normalisht e mban pėrgjegjėsinė. I ka fituar zgjedhjet, e ka marrė mandatin edhe mban pėrgjegjėsinė kryesore pėr qeverisje. Ēdo gjė e mirė qė shkon nė kėtė vend, shkon nė kosto tė PDK-sė, por nėse shkon gabimisht, koston e paguan PDK-ja, dhe kėtu ėshtė ajo qė PDK e kėrkon pėrgjegjėsinė, e unė e kėrkoj pėrgjegjėsinė brendapėrbrenda organeve tė partisė pėr punėn ose mospunėn qė bėhet nė qeveri, sepse ne e bartim barrėn qeverisėse.

    Kjo ka qenė ajo qė unė e kam thėnė nė fillim, sepse, ne jemi bartėsit, ose pėrgjegjėsit kryesorė tė gjithė asaj qė do tė ndodhė si pėr tė mirė, si pėr keq nė qeverisjen e vendit. Normalisht, ne kemi thėnė se ēdo gjė tė mirė do ta pėrfitojmė, ndėrsa lėshimet ose gabimet qė mund tė bėjmė, normalisht qė do tė kėrkojmė pėrgjegjėsi nė organe tė partisė pėr tė pėrmirėsuar, ose pėr tė dhėnė pėrgjegjėsi pėr atė qė ėshtė dashtė tė bėhet, e qė nuk ėshtė bėrė.

    Zėri: A ėshtė praktike, a e ka njė praktikė tė tillė PDK-ja qė nė periudha tė caktuara kohore tė mblidhet si parti dhe tė shikojė se si ėshtė zhvilluar qeverisja. Ta zėmė a do tė duhej PDK-ja ta shqyrtojė 100-ditėshin e parė tė qeverisė, ose prishjen e marrėveshjes me FMN?

    Limaj: Po, do tė duhej dhe ka pasur nė tė kaluarėn PDK-ja, kur ėshtė bėrė analizė e qeverisjes, por edhe kur ka qenė nė opozitė. Tani pėr tani nė mandatin e dytė ende nuk kemi pasur takime tė tilla, shpresoj qė do tė ndodhė nė tė ardhmen, por nė tė kaluarėn ka pasur.

    Zėri: Kush duhet ta iniciojė kėtė ēėshtje nė parti, ndonjė mekanizėm i veēantė?

    Limaj: Ėshtė udhėheqja e partisė nė kėtė rast. Iniciohet nga kryetari dhe nga ne, mirėpo deri tani nuk kemi pasur takime tė tilla pėr kėto ēėshtje. Nė tė kaluarėn ka ndodhur tė ketė analiza pėr secilin zhvillim. Kjo ka ndodhur pėr faktin se ju i keni fituar zgjedhjet mbi bazėn e disa prioriteteve dhe vazhdimisht nė mbledhjet e kryesisė ne i kemi shikuar prioritetet dhe kemi vlerėsuar se deri ku kanė shkuar ato prioritete. Kėshtu ka ndodhur nė mandatin e kaluar dhe shpresoj se kjo logjikė do tė fillojė edhe nė mandatin e dytė.

    Zėri: Ka njerėz brenda PDK-sė qė e kanė quajtur z. Thaēi si totalitar, mė saktėsisht kėtė e ka thėnė sekretari i pėrgjithshėm i partisė, z. Jakup Krasniqi?

    Limaj: Me sa e kam kuptuar z. Krasniqi ka thėnė se Thaēi ėshtė kryeministėr i Kosovės dhe ai ka marrė pėrgjegjėsinė vetė qė ta pėrzgjedhė ekipin. Ai e ka pėrzgjedhur ekipin dhe atij nuk i ėshtė pėrzier askush. Prandaj, ai ėshtė pėrgjegjės pėr veprimet apo mosveprimet, sepse atij askush nuk iu ka pėrzier nė pėrzgjedhjen e ekipit tė tij qeverisės.

    A do tė krijojnė Krasniqi e Limaj parti tė re?

    Zėri: Ėshtė thėnė se z. Krasniqi sė bashku me ju dhe me njė grup tė pakėnaqur tė partisė do ta krijoni njė parti tė re. Sa ėshtė e vėrtetė kjo?

    Limaj: Ne duhet tė mėsohemi qė ta kemi aleat opinion publik. Institucionet qė qeverisin sot vendin nuk vijnė nga qielli, ato vijnė nga partitė politike dhe mėsimin dhe logjikėn qė e keni nė parti e bartni edhe nė institucione. Prandaj, ne po mundohemi qė ta zhvillojmė demokracinė brendapėrbrenda partisė. Ka qėndrime ndryshe pėr ēėshtje tė caktuara, por kjo nuk duhet nėnkuptuar qė mendime ndryshe tė konsiderohet ndarje, ose automatikisht largim ose mosdurim.

    Demokracia duhet tė shihet njė diēka qė zhvillohet nga pėrplasjet, mendimet e ndryshme. Dhe nė fund tė fundit nga njė gjė e tillė sė pari do tė fitojė vetė partia, e mė pas edhe institucionet. Kam pėrshtypjen se kėtu nėse ke njė mendim ndryshe menjėherė njerėzit tė shikojnė ose tė etiketojnė se nėse nuk je me mua, je kundėr meje. Ky ėshtė njė mentalitet komunist. Vetėm nė partitė komuniste nuk keni mundur tė zhvilloni debat, sepse nėse ke kundėrshtuar, ose tė kanė pėrjashtuar ose edhe tė kanė burgosur.

    Mirėpo, kėto dy gjėra sot nuk mund tė bėhen nė demokraci. Po pak a shumė ende ėshtė ai mentalitet komunist i mosdurimit tė mendimit ndryshe. Nė PDK ka pasur gjithmonė mendime ndryshe, qėndrime ndryshe, por nuk kanė qenė publike. Ka shumė gjėra qė tani po i bėjmė publike, sepse po mendojmė se po i ndihmojmė edhe qeverisė edhe demokracisė nė vend. Nė fund tė fundit, pėrgjegjėsinė pėr koalicionin e ka kryeministri Thaēi.

    Zėri: Kemi njė pėrshtypje se qeveria Thaēi II nė kėtė fillim nuk e ka dinamizmin e punės me qeverinė Thaēi I. A pajtoheni me kėtė konstatim dhe cili ėshtė mendimi juaj?

    Limaj: Ėshtė fakt qė nuk ėshtė ai entuziazėm qė ka qenė nė qeverinė e kaluar, tė paktėn po flasim pėr kėto 100 ditėt e para. Kjo qeveri dallon shumė nga qeveria e kaluar. E kam njė pėrshtypje se po krijohet njė lloj status quoje.

    Zėri: Cilat janė arsyet e kėsaj status quoje, mungojnė projektet e mėdha...

    Limaj: Mendoj qė ndėrtimi i pozicionimeve tė koalicionit qeverisės duhet tė shikohet. Ndėrtimi i kėtij koalicioni nuk ėshtė bėrė mbi bazėn e disa prioriteteve tė qarta. Kam pėrshtypjen se janė mbledhur njė grumbull njerėzish qė edhe vetė ata nuk i kanė tė qarta detyrat e tyre. Kėshtu tė krijohet pėrshtypja nga jashtė dhe se nuk mund tė qeveriset vendi vetėm nga njė njeri, sado i mirė, sado i fuqishėm qė do tė jetė kryeministri, nė qoftė se edhe ekipi i tij nuk funksionin ashtu si duhet.

    Prioritetet duhet tė qartėsohen. Ju e dini nė qeverisjen e kaluar kemi pasur katėr prioritete dhe ato kanė qenė nė fokusin kryesor. Po ashtu nuk e di se a janė njerėzit e duhur nė pozita tė duhura. Nuk mund tė japim njė vlerėsim pėrfundimtar, sepse ne duhet tė presim ende qė tė shohim nėse janė vendosur njerėzit e duhur nė pozicionet e duhura. Kėtė duhet ta dėshmojė koha. Tani pėr tani nuk e kemi atė elanin qė e kemi pasur nė qeverisjen e parė.

    Zėri: Po qe se do tė ndėrtonit ju njė koalicionin, ēka do tė ndryshonit?

    Limaj: Mendoj qė e kam dhėnė mendimin. Kėtė e kam bėrė brenda partisė dhe mendoj qė PDK-ja tė jetė e suksesshme, rezultative dhe kėto besoj se kryeministri do t’i ketė parasysh. Ne sot i kemi gjashtė zėvendėskryeministra dhe kjo pėr ēdokėnd ėshtė shumė e qartė se nuk ėshtė e nevojshme tė ketė njė numėr aq tė madh tė tyre.

    Kam pėrshtypjen se ka njė pėrzierje tė kompetencave, nuk janė tė qartėsuara si duhet rolet e tyre... Gjashtė zėvendėskryeministra nė njė vend siē ėshtė Kosova me 2 milionė banorė ėshtė e panevojshme. Kjo gjė ėshtė bėrė vetėm sa pėr tė ruajtur gjendjen, sesa qė ka pasur nevojė pėr njė gjė tė tillė.

    Qeveria tė mos i ruajė paratė “nėn jastėk”

    Zėri: Kosova ka probleme me FMN-nė. Ka rrezikuar Kosova kur ka shkelur marrėveshjen me FMN-nė?

    Limaj: Pėr Qeverinė e Kosovės janė jetike marrėdhėniet e mira, si me FMN-nė ashtu edhe me institucionet e tjera ndėrkombėtare. Lajmi mė i mirė pėr Kosovėn pas shpalljes sė pavarėsisė pas njohjeve nga fuqitė e mėdha ka qenė anėtarėsimi nė Bankėn Botėrore dhe nė FMN. Vendi ynė ka shumė nevojė pėr kėta mekanizma ndėrkombėtarė dhe ēdo qeveri pavarėsisht se kush qeveris duhet tė jetė i kujdesshėm nė marrėdhėniet me FMN-nė dhe me BB-nė.

    Prishja me FMN-nė pa dyshim se i shqetėson tė gjithė, qeverinė, parlamentin, qytetarėt... Shpresoj qė tė gjendet njė rrugė qė tė mos bėhen gabime tė tilla. Ky vend mund tė shkojė pėrpara vetėm nėse respektohen marrėveshjet ndėrkombėtare. Nėse ne nuk tregohemi seriozė nė marrėveshjet qė vetė i kemi nėnshkruar dhe jemi pajtuar, natyrisht se do tė humbim shumė. Kjo prishje me FMN-nė do tė ndikojė edhe nė anėtarėsimin e Kosovės nė BERZH.

    Zėri: Dihet se Kosova nga prishja e kėsaj marrėveshjeje ka humbur mbi 150 milionė euro. A rrezikon qė Kosova tė futet nė krizė financiare?

    Limaj: Ende shpresoj se ata do tė gjejnė njė rrugė kompromisi me FMN-nė, sepse humbja prej 150 milionė eurosh ėshtė shumė e madhe. Shpresoj se edhe Komisioni Evropian do t’i sjellė ato ndihma qė i ka paraparė. Sa i pėrket gjendjes ekonomike brendapėrbrenda Kosovės dhe nėse e shikon gjendjen si njė ekonomist dhe nėse e sheh skemėn buxhetore vėrtet rrezikojmė tė futemi nė njė deficit.

    Por, unė e kam njė mendim krejt tjetėr. E keni parė qė ministri i Financave nuk shqetėsohet shumė rreth deficitit tė mundshėm. Ai ka tė drejtė dhe ka njė arsye qė e bėn kėtė. Mendoj se Kosova do tė ketė madje suficit nė fund tė vitit.

    Zėri: Si mendoni suficit?

    Limaj: Nga ajo qė po shohim deri tani shumica e ministrive nuk do t’i harxhojnė paratė qė i kanė. Nuk ka realizim tė projekteve, e si pasojė kemi mungesėn e lėvizjes sė parasė, e cila edhe e krijon suficitin. Kėtu unė jam duke e parė rehatinė tė ministrit tė Financave, sepse ai e pėrcjell dinamikėn e shpenzimeve nė secilėn ministri dhe ai ėshtė duke e parė qartė se nuk ka shpenzim tė mjeteve ashtu siē ėshtė paraparė pėr secilėn ministri.

    Dhe duke mos pasur shpenzim parash ne do tė kemi njė tė ashtuquajtur suficit tė rrejshėm. Si pasojė kjo do tė reflektohet edhe tek bizneset dhe nė pėrgjithėsi do tė ndikojė negativisht edhe nė zhvillimin ekonomik tė vendit.

    Zėri: Sipas jush, kolapsi ėshtė i pashmangshėm?

    Limaj: Logjika qė t’i ruajmė paratė “nėn jastėk” dhe tė mos i investojmė ėshtė e dėmshme pėr ekonominė. Problemet financiare do tė na paraqiten mė 2012 dhe mė 2013.

    Zėri: Ėshtė vonesa e krijimit tė qeverisė, vonesa e funksionalizimit tė ministrive pse dikasteret qeveritare nuk do tė arrijnė t’i shpenzojnė paratė e tyre apo kemi kėtu tė bėjmė me njė formė tė menaxhimit tė buxhetit, sikur tė menaxhoheshin dyqanet kur “ndal shpenzimet qė tė mos hysh nė borxhe”?

    Limaj: Mund tė jenė tė gjitha nga pak. Krijimi i qeverisė nuk ėshtė problemi. Mund ta marrim shembull krijimin e qeverisė sė kaluar, sepse ka ndodhur thuajse nė tė njėjtėn situatė. Fitorja e zgjedhjeve dhe marrja e pushtetit askujt nuk duhet t’i vijė e papritur, prandaj ėshtė dashur qė qeveria t’i ketė prioritetet e sakta.

    Nėse ne kemi pasur probleme ne kemi pasur herėn e parė kur kemi ardhur nė pushtet, por herėn e dytė ėshtė dashur qė vetėm tė vazhdohet. Problemin e shoh te mosqartėsimi i prioriteteve dhe ėshtė ēėshtja tek ajo nėse janė njerėzit e duhur nė pozitat e duhura. Dhe ėshtė problemi ėshtė qė njerėzit nė Kosovė e shohin ėshtė qė mė mirė ėshtė tė mos punosh sesa tė punosh e ta pėsosh.

    Zėri: A ėshtė rrezik qė tė punosh nė Kosovė?

    Limaj: Fatkeqėsisht nė Kosovė ka pasur mesazhe tė tilla se ėshtė rrezik tė punosh nė Kosovė. Shpresoj se njė gjė e tillė tė mos jetė nė kokat e ministrave.

    Pėr bisedimet pyetni nė Qeveri!

    Zėri: Tė flasim pak pėr bisedimet. Ju si deputet keni qasje nė temat pėr tė cilat po bisedon Kosova me Serbinė?

    Limaj: Ju e dini qė ka qenė nė Kuvend korniza me vijat e kuqe. Nė fund tė fundit vijat e kuqe janė nė Kushtetutėn e Kosovės. Nė Kuvend ka qenė njė debat, ku ne kemi kėrkuar qė tė qartėsohet platforma. Atėherė e kam pasur idenė qė do tė negociojmė me BE-nė, sepse ishte ēėshtja e liberalizimit tė vizave, ēėshtja e anėtarėsimit nė BERZh, d.m.th. kėto janė ēėshtjet nga tė cilat ka mundur tė pėrfitojė Kosova nga bisedimet.

    Por, duket se Kosova ka vepruar nė njė rrugė tjetėr dhe e ka parė tė arsyeshme atė rrugė qė kanė shkuar. Ne nuk kemi njė informacion konkret se ēka po ndodh atje, presim qė tė na informojnė mbi ecurinė e bisedimeve dhe shpresojmė qė rezultatet e kėtyre bisedimeve tė vijnė shpesh nė Parlament.

    Zėri: Pse mendoni se po mbahen sekret kėto bisedime dhe ēka pritni prej tyre?

    Limaj: Unė nuk do t’i quaja sekret, por ata e kanė vlerėsuar se ashtu do tė shkohet. Pėr mua nuk ka bisedime teknike. Problemi i telekomunikacionit, doganave, vulave janė pėr shkaqe politike. Ne jemi pėr bisedime me Serbinė, sepse e kemi fqinjė dhe do tė bisedojmė pafundėsisht.

    Mirėpo, mendoj qė duhet pozicionimi i palėve dhe platforma tė jetė e qartė. Shpresoj qė kėto bisedime tė pėrfundojnė nė tė mirėn e pėrgjithshme dhe tė kontribuojnė stabilitetit politik dhe paqes nė rajon, duke respektuar interesat e tė dy shteteve. Ēdo tendencė pėr t’i prishur interesat e shtetit tė Kosovės, ēdo tendencė pėr prishje tė Planit tė Ahtisarit do tė jetė e dėshtuar...

    Zėri: Kemi parė deklarimet e zyrtarėve shtetėrorė serbė, duke nisur me Daēiqin, e pastaj edhe me Tadiqin. Madje, madje edhe pėr anashkalimin e Kosovės, ku Serbia do tė bisedonte me Shqipėrinė pėr Kosovėn?

    Limaj: Nuk duhet tė na befasojė reagimi i shtetit serb. Nganjėherė ne themi se edhe e njohim mirė sjelljen serbe, e nė anėn tjetėr ne befasohemi me veprimet e tyre. Platforma serbomadhe ka pasur tri qėllime: mbajtja e Kosovės, qė nuk u realizua; ndarja e Kosovės, si duket edhe ajo nuk mund tė realizohet, sepse ka implikime edhe rajonale; dhe qėllimi i tretė ėshtė pėrpjekja e vazhdueshme e Serbisė qė Kosovėn ta shpallė njė shtet tė dėshtuar ose tė falimentuar.

    Fatkeqėsisht nė kėtė pikė Serbia gjithnjė ka pasur njė hapėsirė mė tė madhe. Nėse i shikojmė tėrė kėto vite, fatkeqėsisht nė shumė gjėra Serbia ka arritur qė ta pengojė rrugėn e shtetndėrtimit tė Kosovės, duke filluar nga njohjet, dhe shumė gjėra tė tjera. Unė kam frikė se Serbia nė kėtė drejtim ėshtė duke punuar shumė edhe brenda Kosovės, nė shkatėrrimin e imazhit tė Kosovės, pengesat ekonomike, politike nė mėnyrė qė Kosova nė asnjė variant tė mos e pėrmbyllė shtetėsinė e saj.

    Nuk mendoj qė Serbia ka qėllim ndarjen e Kosovės, sepse me ndarje ajo duhet tė heqė dorė pėrfundimisht nga Kosova. Serbia e siguron prezencėn e saj me krijimin e tė ashtuquajturve institucione serbe nė Kosovė. Qėllimi i tyre ėshtė qė tė shkojnė drejt njė statusi special dhe pėrmes kėtij statusi ta sigurojnė prezencėn e pėrhershme serbe nė Kosovė.

    Zėri: Nė kėtė situatė a do tė ishte ndarja opsioni mė i mirė, sepse Kosova nuk do tė ishte njė shtet funksional?

    Limaj: Opsioni mė i mirė ėshtė ai qė jemi marrė vesh. Janė disa parime tė Grupit tė Kontaktit, mbi bazėn e tė cilave ėshtė arritur edhe Plani i Ahtisarit. Ne duhet tė shikojmė vetėm implementimin e Pakos sė Ahtisarit dhe tė mos merremi mė marrėveshje tė tjera. Ne do tė bėjmė presion tė fuqishėm qė ICO tė shkojė nė Mitrovicė, sepse 99 pėr qind e kėsaj marrėveshjeje ėshtė zbatuar nė pjesėn shqiptare, ku kanė pasur autoritet institucionet e Kosovės...

    Adrian Ēollaku | 21-06-2011

    ZĖRI
    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  36. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dar_di pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  37. #219

    Fatmir Limaj i permendi diqka Hashimin, Jakupin e do tjer

    N Lajme diqka ndigjova qe i permendi Fatmir Limaj: Hashimin, Jakupin e do tjere po do fmi bajshin zhurum e nuk dita qka tha. E permendi diqka se jo gjat luftes nuk jan kan ne Kosov, por nuk e ndjeva mir.
    A mundet dikush mi plotsue qka tha.
    se ku do mej dal duqi ksaj pune hiq nuk po e di veq qe osht kah shkon pjshtjellim po e di mir.

  38. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar projekti21_dk pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  39. #220
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Limaj: Mund t’mė fusin nė burg, por jo t’mė eliminojnė!

    Ish-ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit, aktualisht deputet nė Kuvendin e Kosovės, Fatmir Limaj, nė njė deklarim televiziv, u ka bėrė me dije tė gjithėve se mund ta harrojnė idenė se mund ta eliminojnė politikisht.
    “Edhe nėse mė fusin nė burg, kurrė nuk mund tė mė eliminojnė. Le ta harrojnė. Mund tė mė eliminojė vetėm vota e popullit”, ka thėnė Limaj nė emisionin "Debat" nė RTK.
    Ai ka pohuar se nėse imuniteti nuk i merret nė Kuvend me 61 vota, ēdo veprim tjetėr do tė jetė i paligjshėm. Limaj ka pohuar se edhe mund ta arrestojnė nė ndėrkohė, por kėtė familja e tij do ta konsideronte si kidnapim.
    Deputeti i PDK-sė ėshtė treguar i gatshėm pėr ballafaqim me drejtėsinė, duke thėnė e di se do tė dalė prapė i pastėr, si nė rastin me Ministrinė. Ka shprehur bindjen qė rrjedhimisht nuk ka asgjė nė rastin qė po akuzohet.
    “Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi, Agim Ēeku, Kadri Veseli, Ramė Buja, qė tė gjithė e dinė se unė nuk kam qenė nė Kosovė, nė kohėn pėr tė cilėn akuzohem. Tė gjithė e dinė”, ka thėnė Limaj.
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  40. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar PLAKU pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  2. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  3. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  4. Pse Hashim Thaqi nuk e viziton Fatmir Limajn ne Hage?
    Nga Arb nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-10-2009, 09:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •