Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Mosha
    46
    Postime
    301
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Arrow Shqiptarėt Popull Solidar

    Shqiptarėt Popull Solidar
    I.

    Shqiptarėt si popull nuk kanė lidhje gjenetike me popujt fqinjė, nė prekje territoriale tė drejtpėrdrejtė. Nė pemėn gjenealogjike tė familjes indoeuropiane gjuha e tyre vendoset si degė mė vete, ndėrmjet greqishtes e latinishtes. Shqipja nuk ka lidhje bijėrie (filiacioni) dhe as motėrie me ndonjė prej gjuhėve tė gjalla tė familjes ku bėn pjesė. Kjo - lidhja e drejtpėrdrejtė burimore me paragjuhėn - mund tė ishte njė shkak vetėveēimi pėr shqiptarėt. Por, megjithėse tė tillė, shqiptarėt kanė trashėguar njė shpirt solidariteti me tė tjerėt.

    "Nėnė Tereza e ka dhėnė (dedikuar) tėrė jetėn me plot flijime nė tė mirė tė tė varfėrve, tė tė dėbuarve, tė tė sėmurėve, tė atyre qė s'kanė strehim dhe janė pa dashuri. Ajo gjithnjė ka dėshmuar fuqinė e miqėsisė vėllazėrore, duke nxitur kėshtu zhvillimin e vėrtetė njerėzor dhe shoqėror".

    Papa Gjon Pali II

    Kultura tradicionale shqiptare tregon se koncepti i kėtij populli pėr "tjetrin" nuk ėshtė armiqėsor, siē ndodh rėndom ndėr popujt e zonave tė nxehta, siē ėshtė edhe Ballkani. "Tjetri". Nė kėtė kulturė nuk ėshtė detyrimisht "kundėrshtari". Zakonisht "tjetri" nė shtresat mė tė hershme tė kulturės shqiptare ėshtė njė "i ndryshėm nga vetja". Nėse ėshtė dalluar "tjetri", kjo ka qenė mė shumė njė nevojė vetė-identifikimi. Lahutari i kėngėve legjendare thotė se kreshniku u foli shokėve "nė guhė tė vet", thjesht pėr tė konstatuar se ishte ndryshe, ishte njė "alter", pa kurrfarė konotacioni ndaj atij qė nuk ishte "i vet". Kjo ėshtė njė dukuri e rrallė nė mendėsinė ballkanike. Heronjtė kulturorė tė botės shqiptare dashurojnė Jevreninė e bukur (vajzėn hebreje, siē e thotė emri), Llatinkėn e bardhė (vashėn romake, latine, po sipas emrit), ēikėn e Cesarit (kajzerit, mbretit), Beg-zaden e bardhė (vajzėn beglereshė prej turqishtes dhe beglereshė prej persishtes). Kėta heronj pinė verė me shakuj si tė krishterė mėkatarė dhe falin pesė vahtet si muslimanė tė denjė. Ata vishen magjarrisht (si hungarezėt) dhe flasin arabisht. Aty del jelini (heleni, greku) dhe aty mė tej del gumani. Kreshnikėt shqiptarė adhurojnė Tanushėn e bukur, qė ėshtė bijė "krajli tė Shkjenisė", dhe thonė pėr tė se "gja ma t'bukur n'kėt' dynja nuk kish". Kur bardi shqiptar kėndon pėr bukurinė e Tanushės, thotė se e ka parė vetė me sy, "kur kem' pasė besė me krajli", qė do tė thotė "kur kemi pasė paqe me sllavėt".
    "Tjetri" nė traditėn shqiptare ėshtė aleat (si nė ciklin e betejės sė Fushė-Kosovės), vėllamė, mik pėr orė tė ligė. Edhe atėherė kur "tjetri" ėshtė armiku, antagonisti, siē mund tė konkludohet duke parė raportet me serbėt, ata janė antagonistė qė nuk bien poshtė as nga trimėria dhe bėmat, as nga pronat dhe sarajet.
    Pikėrisht ky koncept pėr "tjetrin" pėrbėn njė prej shpjegimeve etnopsikologjike tė solidaritetit qė ka shquar historikisht shqiptarėt prej lashtėsisė. Njė ilustrim i shkėlqyer i kėsaj cilėsie gjinikuese tė shqiptarėve ėshtė bashkėjetesa e tyre me bashkėsinė hebreje, njė prej bashkėsive mė tė rrezikuara gjatė dy mijė vjetėve me radhė. Nė hapėsirėn shqiptare janė ruajtur shkrime tė shenjta hebreje, duke pėrfshirė njė dorėshkrim tė rrallė tė "Torah-s", i njohur me emrin "Safar Tora" ose "Sefer Tora", dorėshkrim qė u trashėgua brez pas brezi pėr pesė shekuj me radhė nė Vlorė, deri nė mesin e viteve '30 tė shekullit tė 20-tė, ndonėse pėrmbajtja e tij vinte nė kundėrshtim si me letėrsinė ungjillore, ashtu dhe me atė kuranike. ka qenė vazhdimisht nė vėmendjen e dijetarėve dhe rabinėve izraelitė, deri nė vitet '30 tė shekullit tė 20-tė, kur u mor prej tyre nga Vlora. Nė shekujt e fundmė tė mesjetės, kur izraelitėt kishin vendosur tė ngriheshin nė njė "rebelim tė fshehtė mesianik", shtabi i kryengritjes e udhėhiqte revoltėn duke pasur si rezidencė pikėrisht Shqipėrinė. Studiues tė periudhės mesjetare ngulin kėmbė se edhe varri i prijėsit tė kėsaj lėvizjeje - Sebatai Zevi - gjendet nė rivierėn shqiptare.
    Eshtė vėshtirė tė gjenden raste tė tejkalimit tė ēfarėdo gjurme tė antisemitizmit, si tek shqiptarėt. Nė dekoracionet e xhamisė qendrore tė kryeqytetit gjendet i shpėrfaqur ylli i Davidit. Njė varg kishash tė ritit ortodoks, sidomos nė qytetet jugore, kanė elementė evidentė tė arkitekturės sė sinagogave. Nė fillim tė viteve ’30, kur komisiariati pėr refugjatėt i Lidhjes sė Kombeve projektoi njė shpėrngulje masive tė hebrenjve nga vendet europiane pėr t’i shpėtuar nga rreziku nazist dhe Shqipėria zyrtarisht u ftua tė hapė kufijtė e saj pėr pranimin e refugjatėve tė rrezikshėm, qeveria mbretėrore e vendit e pranoi pa hezitim propozimin. Presionit tė vendeve tė bllokut nazifashist pėr ta refuzuar kėtė propozim qeveria iu pėrgjigj me masa formale (pėr tė hyrė nė kufi hebrenjtė duhej tė dėshmonin se kishin 200, 300 dhe sė fundi 500 franga ari).

    Reklama

    Gjatė luftės antifashiste Shqipėria pėrfaqėson vendin e vetėm nė Europė ku asnjė hebrej nuk u denoncua dhe nuk u dėnua.
    Shembuj tė kėtij solidariteti ka thuajse nė tė gjitha situatat kritike qė kanė kaluar popujt e Ballkanit. Solidariteti nė rrezik, si tipar identifikues i shqiptarėve, u shpreh me bashkimin e tyre me fqinjėt grekė, derisa u bėnė njė prej faktorėve tė rėndėsisė sė dorės sė parė pėr fitoren e revolucionit tė tyre kombėtar. Kapedanėt arvanitė u bėnė prijės tė revolucionit dhe pastaj edhe pėrfaqėsues tė popullit, deri nė atė shkallė sa nė institucionet e shtetit tė ri tė Greqisė sė pavarur gjuha shqipe ishte njė ēelės komunikimi. Shqiptarėt qė morėn nė ballė rrezikun e luftės pėr ēlirimin e Greqisė sot i kanė portretet nė prerjet e monedhės kombėtare helene.
    Nė fillim tė kėtij shekulli, duke pasur nė vėmendje pikėrisht kėtė gatishmėri tė shqiptarėve pėr bashkim me tjetrin nė kohė tė ligė, poeti i Rilindjes Kombėtare Andon Zako shkruante: "Mjaft punove pėr tė tjerė,/ o fatkeq,/ Kujto vendin tek ke lerė,/ e tek heq".
    Shqiptarėt kanė shprehur po atė frymė durimi dhe solidariteti ndėretnik, sa dhe toleranca e tyre e njohur ndėrfetare.
    Solidariteti i njė populli vlerėsohet veēanėrisht nė qendrimin ndaj kundėrshtarit tė mundur. Tek shqiptarėt nuk njihet ndėshkimi pas vdekjes dhe armiqėsia pas dorėzimit. Edhe armiku mė i dhunshėm ka mundur t'i krijojė vetes kushte tė sigurisė sė mjaftueshme pikėrisht duke njohur kėtė institucion shpirtėror tė shqiptarėve, ndoren dhe dorėzaninė.
    Megjithėse kufijtė e Shqipėrisė sapo ishin vendosur dhe hapėsira e saj u shkel ushtarakisht nga armatat e tė dy aleancave kundėrshtare, pa pėrfshirė ato tė vendeve fqinje, vendi arriti tė ruajė asnjanėsinė nė vitet e ndėrlikuara tė Luftės sė Parė Botėrore, duke mos kursyer, ndėrkaq, edhe ndihmėn e mundshme pėr palėt e dobėta nė konflikt. Kjo periudhė, sidomos koha e luftės ballkanike, i gjeti garnizonet osmane nė Berat e Fier nė kushte tė rrethimit tė urisė dhe tė kundėrshtarit. Sido qė kujtimi i dhunės perandorake osmane mbi shqiptarėt ishte katėrcipėrisht i pranishėm, shqiptarėt e Myzeqesė nuk ua dorėzuan ushtrive tė reja asqerėt e Turqisė, dhe ndanė me to ushqimin e tyre tė kursyer.
    Nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore njė grup vullnetarėsh shqiptarė iu bashkuan brigadave internacionaliste nė mbrojtje tė republikanizmit dhe tė antifashistėve francezė. Njėri prej tyre ,Mehmet Shehu, u bė mė pas kryeministėr i Shqipėrisė, kurse njė tjetėr shkrimtari i shquar Petro Marko, autor i njė romani tė mirėnjohur me titull domethėnės "Hasta la Vista", kishte korrespondencė me autorin e romanit "Pėr kė bien kėmbanat", shkrimtarin e famshėm Heminguej.
    Njėri prej tyre ishte edhe shqiptari kosovar Asim Vokshi i cili pėrfaqesoi atė pjesė tė tokės shqipetare qė pritej tė fitonte lirinė ne fund tė shekullit te njėzetė
    Vullnetarėt shqiptarė nė luftėn e Spanjės kishin gazetėn e tyre.

    Kur ushtritė fashiste qė kishin pushtuar Shqipėrinė vendosėn tė sulmojnė tokėn greke nga territori shqiptar dhe urdhėruan mobilizimin e rinisė pėr nė luftė, shumica iu shmang rekrutimit dhe ata qė u mobilizuan me forcėn e armėve dezertuan nė masė nė frontin e luftės italo-greke.

    Reklama

    Megjithėse mund tė mbėshtetej nė tė drejtėn e fitimtarit ndaj palės sė dorėzuar, gjatė viteve tė Luftės sė Dytė Botėrore, ushtria partizane shqiptare tejkaloi menjėherė armiqėsinė e njė lufte tė ashpėr dhe i ofroi mbrojtje dhe kushte mbijetese ushtrisė sė kapitulluar fashiste, duke i dhėnė edhe mundėsinė e bashkimit nė njė aleancė nė luftėn antifashiste. Mijėra e mijėra ushtarė tė dėshpėruar tė fashizmit, qė nuk treguan gatishmėri tė luftonin, gjetėn strehė nė popull, duke u veshur e maskuar si vendėsit, dhe kėshtu i shpėtuan ndėshkimit qė u kishte rezervuar ushtria naziste. Nė dokumentet e komandės naziste paraqitet shqetėsimi qė njėsitė e saj nuk arritėn tė gjejnė „fashistė dezertorė“ nė Shqipėri. Me gjithė peshėn e krimeve qė rėndonte mbi ta, shqiptarėt ekzorcuan urrejtjen dhe u bėnė vend nė vatra. Eshtė e njohur sjellja dinjitoze e komandės partizane ndaj armatės sė gjeneral Azzi-t, kur, e gjendur nė malet e Dibrės, nė kushtet e braktisjes nga qendra, mund tė priste gjithēka, qė lidhej me pozitėn e saj, tashmė e zėnė rob.
    Ushtria partizane ēlirimtare shqiptare nuk i ndėrpreu veprimet e saj luftarake edhe pas ēlirimit tė plotė tė Shqipėrisė. Ajo mbajti peshėn e vet tė pėrfillshme nė luftėn antifashiste pėr lirinė e fqinjėve veriorė. Pavarėsisht se marrėdhėniet ndėrshtetėrore mė pas morėn karakter konfliktuoz, kur mė shumė e kur mė pak, kėsaj sakrifice vullnetare tė shqiptarėve i ėshtė njohur vlera e saj.
    Shqipėria e viteve tė para tė pasluftės antifashiste vuri nė rrezik integritetin e saj duke e mbajtur hapur pėr disa vite me radhė kufirin jugor pėr ushtritė e dėshpėruara tė Greqisė, ku vazhdonte lufta civile pėr formėn e qeverisjes dhe karakterin e sistemit politik. Nė viset jugore tė Shqipėrisė gjenin strehė nė kohė zbatice partizanėt e EAM-it, tė cilėt, pasi rimėkėmbeshin nė kėtė anė tė kufirit, riktheheshin pėr tė vazhduar veprimtarinė e tyre nė Greqi. Shqipėria ndau rrezikun me popullin grek, qė po kalonte orė dramatike, nė kohėn e njė indiference tė pashpjegueshme qė u pa edhe prej shtetesh tė fuqishėm.

    Bota i pa pėr sė afėrmi, jo pa ēudi, pėrmasat e vėrteta tė solidaritetit tė shqiptarėve, nė prag dhe gjatė ndėrhyrjes sė ushtrive aleate euro-atlantike nė ish-federatėn jugosllave nė pranverė tė vitit 1999, kur rreth njė milionė shqiptarė tė Kosovės, nė kushtet e dėbimit masiv nga trojet e tyre, kur ushtria serbe, pėr tė arritur spastrimin etnik dhe boshatisjen demografike tė rajonit, kishte vėnė nė veprim famėkeqin operacion "Patkoi", morėn rrugėn e jugut, kryesisht tė Shqipėrisė shtetėrore, ku u vendosėn, sipas tė dhėnave tė statistikuara, rreth 600 mijė vetė.
    Mungese (Kukesi)
    Megjithėse gjatė gjithė dekadės sė fundme ishin kultivuar gjithfarė psikozash tė pėrēarjes sė shqiptarėve ndėrmjet tyre, deri tek krijimi i njė opozicioni mbi baza etnike ndėrmjet Shqipėrisė e Kosovės, ēasti i vėshtirė kur ēėshtja shtrohej "pėr jetė a vdekje" i gjeti shqiptarėt solidarė e tė vėllazėruar me njėri-tjetrin, deri nė atė shkallė sa ndanė sė bashku gjithēka qė kishin, strehėn dhe ushqimin, veshjen dhe kamjen.
    Gjatė vitit 1999 Shqipėria kapėrceu njė provė qė nė kushte normale ishte e papėrfytyrueshme. Pėrgjegjėsia qė morėn pėrsipėr shqiptarėt, duke pėrballuar njė shtim tė rrufeshėm tė popullsisė gati me njė tė tretėn, nė kushtet e mungesės sė rezervave afatgjatė tė ushqimit, tė kufizimeve tė njohura tė furnizimet me ujė dhe energji elektrike, si dhe tė pamundėsisė pėr komunikim intensiv, u pėrcoll me admirim nė mjediset perėndimore, ku, edhe nė s'thuhej, paralajmėrohej e pritej katastrofa humanitare dhe kriza e urisė.
    Mė shumė se solidariteti "mes vedi", gjatė krizės ballkanike tė vitit 1999, tek shqiptarėt u shpėrfaq njė vlerė e hershme europiane, fryma e humanizmit dhe e vlerėsimit absolut tė jetės, qė vjen nga thellėsia e shekujve, nga Rilindja Europiane e pėrvoja e qytetėrimit perėndimor, nga kulti bashkėkohės i tė drejtave tė njeriut dhe filozofia kejnsiane e shtetit social.
    Tė gjitha kėto qė ndodhėn, pritja e mbi 600 mijė tė dėbuarve pa krijuar alarm tė brendshėm e tė jashtėm, siē kishte ngjarė mė herėt me shpėrnguljet e viteve '20, bėnė tė besohej se nuk kishte qenė njė rastėsi qė pikėrisht nė hapėsirėn shqiptare qe lindur njė shenjtore e gjallė, Nėnė Tereza e Kalkutės, shenjėzim i bamirėsisė dhe i solidaritetit nė tė keqe, shprehje e humanizmit universal, pa dallim race, ngjyre, feje, etnie dhe rajoni. Atė shembull qė humanizmi e solidariteti qė krijoi Nėnė Tereza individualisht e krijuan shqiptarėt mė 1999 bashkėrisht.
    Kėto vlera tė larta qytetare, qė pėrjashtojnė si kompleksin e epėrsisė, dhe atė tė pėrulėsisė sė vetes ndaj tjetrit, shqiptarėve u janė shpėrblyer nė rrjedhat shpesh tė dhimbshme tė historisė sė tyre. Arbėreshėt e Italisė, qė gjetėn mikpritje tė pakushtėzuar nė fqinjin pėrtej detit pas vdekjes sė Gjergj Kastriotit dhe formuan atje ngulimet e tyre tė qendrueshme, edhe sot e kėsaj dite i kėndojnė Moresė, qė ėshtė shndėrruar nė njė metonimi tė atdheut. "E bukura More", qė ėshtė njė mit i kėtyre kėngėve tė vjetra, pėrfaqėson kujtimin e vendlindjes, por pikėrisht ky varg na jep tė kuptojmė edhe njė mikpritje tjetėr bujare, atė tė grekėve tė Moresė, ku valėt e shpėrngulura tė shqiptarėve qendronin nė kalim e sipėr.
    Janė tė pashlyeshme pėr shqiptarėt bujaria dhe mikpritja e popullit turk nė disa valė shpėrnguljesh tė detyruara tė tyre, nė kuadrin e shkėmbimit tė popullatave nė rastin e Greqisė dhe nė rastin e marrėveshjes pėr pranimin e "turqve" tė ish-mbretėrisė jugosllave. Turqia ishte vendi qė krijoi hapėsirė integrimi pėr qindra mijė shqiptarė tė deportuar nga Ēamėria dhe Kosova, duke u bėrė pėr ta njė atdhe i dytė.

    II.

    Shqipėria ėshtė njė vend nė kryqėzim tė Perėndimit dhe Lindjes. Kjo pozitė gjeopolitike ka pėrcaktuar fatin e saj. Nė shekullin e 4-t, kur Perandoria Romake u nda nė dy pjesė, kufiri e ndau hapėsirėn shqiptare thuajse mes pėr mes. Nėpėr Shqipėri kanė kaluar pjesa mė e madhe e kryqėzatave tė Europės kontinentale drejt "tokės sė shenjtė" - Jerusalemit, tė shoqėruara me vrazhdėsi e shkatėrrime. Kur krishtėrimi u nda administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor), edhe vija kufizuese e pushtetit tė dy kishave, e quajtura "vija e Teodosit", e ndau hapėsirėn shqiptare nė dy pjesė. Shqiptarėt, deri nė shekullin e 16-tė e mė vonė, u pėrpoqėn pėr tė arritur statusin e njė kishe unite, qė bashkonte vartėsinė perėndimore me ritualin lindor.
    Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
    Veēoria kryesore sinjifikative e fatit tė Shqipėrisė ėshtė identifikimi me fatin e urės. Kalimet e ndikimeve nga Perėndimi drejt Lindjes dhe anasjelltas kanė lėnė gjurmė tė shpėrfaqura nė etnotipin shqiptar. Ura ndėrmjet dy qytetėrimeve u ka sjellė shqiptarėve favoret e komunikimit dhe rreziqet e nyjes delikate: nė kohėra rreziqesh, urat, kėto simbole tė shkėlqyera tė mundimit njerėzor pėr njė botė gjithnjė e mė tė madhe, janė tė parat qė provojnė dhimbjen e hedhjes nė erė nė kohė rreziku.
    Shqiptarėt janė popull me pėrbėrje fetare heterogjene. Nuk ka tė dhėna pėr strukturėn e tyre demo-fetare qė prej regjistrimit tė viteve '30 tė shekullit tė 20-tė. Por dihet se, sipas tė dhėnave tė regjistrimit tė fundmė, nė pikėpamjen fetare bashkėsia muslimane pėrbėn popullatėn shumicė. Vetė bashkėsia muslimane ėshtė e ndarė nė dy pjesė: bektashinjtė dhe islamikėt. Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve. Edhe sot selia e Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve gjendet nė Tiranė. Pakkush e di se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės, e cila nė Shqipėri u shua.
    Karakteristikė dalluese e shqiptarėve ėshtė toleranca fetare. Nė Shqipėri ka dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, ndėrroi fenė nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė.
    Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi).
    Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
    Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt joislamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre.
    Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921. Bashkėsia islamike vendosi ndarjen nga kalifati dhe kryeqendrėn botėrore tė islamizmit me anė tė njė kongresi nė vitin 1923. Ortodoksėt shqiptarė shpallėn autoqefalinė e tyre nė vitin 1922. Bashkėsia katolike nuk e ka ndėrmarrė njė nismė tė tillė, por de facto e ka realizuar, sepse kleri i kishės franceskane ka mbajtur lidhje kryesisht me Austrinė, ndryshe prej jezuitėve dhe domenicienėve qė ruajtėn lidhjen me Vatikanin.
    Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin e Baba Tomorrit. Paganizmi qė shfaqet tė dy besimet kryesore, me dy nėndarjet e tyre, ėshtė faktor konvergjence. Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.
    Veēori etnodalluese tė shqiptarėve ėshtė se, siē thuhet, prodhojnė mė shumė histori se sa mund tė mbajnė si popull, manifestojnė dėshirė mbi mundėsitė pėr qeverisje. Shqiptarėt nuk kanė nisur vetė asnjė luftė, por janė popull luftėtar, pėr tė mbrojtur veten dhe tė tjerėt. Hapėsira e shqiptarėve i ėshtė nėnshtruar restriksionit, kurse mbi ata vetė ėshtė ushtruar ekspansion. U ka shkuar historia nėpėr luftėra, pėr tė ruajtur tipologjinė etnike, dhe kjo ka bėrė qė gabimisht tė karakterizohen si popull qė ka genin e luftės nė shpirt. Nė rrjedhat e historisė, ndryshe nga maqedonasit e vjetėr, tė cilėt u sllavizuan; ndryshe nga trakasit antikė, tė cilėt u romanizuan; ndryshe nga dalmatėt, tė cilėt pėsuan tė njėjtin fat, ruajtėn tipin e tyre kombėtar.
    Shqiptarėt pėlqejnė miqėsi me tė mėdhenjtė. Nuk janė tė prirur pėr aleanca tė qendrueshme me partnerė tė vegjėl.
    Momentalisht nė Shqipėri sundon miti i Perėndimit. Nė brezin mė tė ri tė studiuesve ekziston, megjithatė, pėrpjekja pėr tė krijuar mitin e idesė kombėtare.
    Pas njė shekulli mendėsie romantike, qė u ruajt edhe nė periudhėn e komunizmit, shqiptarėt kanė kaluar nga etnocentrizmi nė eurocentrizėm.
    Ndėr virtytet e shqiptarėve njihen gjerėsisht nė botė besnikėria, mbajtja e fjalės sė dhėnė, kulti i nderit dhe miti i mikut.

    NĖNĖ TEREZA
    OSE "FUQIA E MIQĖSISĖ VĖLLAZĖRORE"

    Nė ditėn e marrjes sė ēmimit Nobel, mė 10 dhjetor 1979, Nėnė Tereza tha: "Unė gjithmonė e kam nė zemėr popullin tim shqiptar dhe lus Zotin qė paqja dhe dashuria e Tij tė jenė nė zemrat tona, nė ēdo familje".
    Mungesa!
    Urata e Nėnė Terezės pėr bashkėkombėsit e saj ėshtė shprehur nė njė strofė katėrshe, nė tė cilėn kėshillat e saj paraqiten si amanet moral. Njeriu shqiptar duhet:
    "Ku ėshtė urrejtja, tė sjellė dashuri,
    Ku ėshtė pėrēarja, tė sjellė bashkim,
    Ku ėshtė dyshimi, tė sjellė besim,
    Ku ėshtė dėshpėrimi, tė sjellė shpresė!"
    Nė vitin 1991 pėr herė tė parė Nėnė Tereza kishte edhe pasaportėn diplomatike tė shtetit shqiptar. Qytetare nderi e SHBA, e Britanisė, e Indisė dhe e disa vendeve tė tjera, ajo mbante dekoratat mė tė rėndėsishme tė botės sė sotme:
    - "Pamada Shir" (1962);
    - "Ramon Magsysay" (1962);
    - "Gjoni XXIII pėr Paqen" (1972);
    - "Samaritani i mirė", Boston (1971);
    - Shpėrblimi Ndėrkombėtar "Xhon Kenedi" nė Uashington (1971);
    - "Nehru" (1972);
    - "Tempelton" (1973);
    - "Nėna e tė gjithė nėnave" (1973);
    - "Balzan" (1978);
    - Ēmimi "Nobel pėr Paqen" (1979);
    - Shpėrblimi mė i lartė amerikan "Medalja e Lirisė" (1985);
    - Shpėrblimi mė i lartė i Rusisė "Medalja e Paqes" (1988);
    - Urdhėri i Skėnderbeut
    Sipas presidentit amerikan Bill Klinton, "Nėnė Tereza ka sjellė shpresė dhe dashuri nė jetėt e miliona jetimėve dhe fėmijėve tė braktisur, nė tė katėr anėt e botės". Egil Aarvik, Sekretar i Komitetit Nobel pėr Paqen, duke vlerėsuar Nėnė Terezėn thoshte se "ajo na ka dėshmuar se ē'do tė thotė altruizėm, dashuri pėr tė varfrit, vepra mė e lartė dhe mė bujare njerėzore, dashuria qė s'pret asgjė, qė beson ēdo gjė". Piktori i njohur shqiptar Ibrahim Kodra ka shkruar: "Nėnė Tereza ėshtė shprehja mė e bukur e mirėsisė, e humanitetit, e bujarisė, e flijimit, e gjithė asaj qė mund ta quajmė shėrbim nė dashuri". Ish-presidenti amerikan Ronald Regan, aktor i njohur i Hollivudit, shprehej: "S'ėshtė e mundur tė jesh nė praninė e njė personaliteti siē ėshtė Nėnė Tereza, dhe tė mos jesh optimist. E kemi dėgjuar dhe vėshtruar nė heshtje, me vėmendje dhe dashuri, si heroinė tė kohės sonė". Nayanatra Rey, njė induist i njohur, mendon se "ajo ėshtė nėna e Indisė dhe nėna e mbarė botės, sidomos e botės qė vuan, ėshtė mrekullia e dashurisė sė krishterė pėr mbarė rruzullin tokėsor". Ndėrsa presidenti i republikės sė Shqipėrisė Rexhep Meidani ka bėrė kėtė vlerėsim: "Nėnė Tereza ishte simbol i madh i mirėsisė universale. Nėnė Tereza ishte njė qytetare e madhe e botės, rrugėt e sė cilės ajo i pėrshkoi gjatė tėrė jetės sė saj nė shėrbim tė tė varfėrve, tė atyre qė kishin nevojė, me pėrunjėsinė e saj prekėse".

  2. #2
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Mosha
    46
    Postime
    301
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Arrow Shqiptarėt Popull Solidar

    Citim Postuar mė parė nga [A-SHKODRANI]

    KONTROLL AUTOGRAFIK!

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Faleminderit
    0
    10 falenderime nė 10 postime
    Nuk jemi me aq solidare sa kemi qene. Idealizmi i moderuar po ja le vendin materializmit te shfrenuar.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-12-2010, 09:02
  2. Himarė, mėsimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •