Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 35 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ballkoni


    Dashnore e dashnoreve, nėnė e kujtimeve
    pėr mua je ēdo detyrė dhe ēdo kėnaqėsi!
    Do tė bjerė ndėrmend bukuria e pėrkėdhelimeve,
    nuri i mbrėmjeve dhe vatra plot ngrohtėsi,
    dashnore e dashnoreve, nėnė e kujtimeve!

    Mbrėmjet ndriēuar nga qymyri plot ngrohtėsi,
    Dhe mbrėmjet nė ballkon, me avuj tė trėndafiltė mbuluar!
    Ah, sa mirėsi zemra jote mė rrezatonte, sa butėsi!
    Shpesh ne patėm thėnė gjėra tė paharruara;
    Mbrėmjeve ndriēuar nga qymyri plot ngrohtėsi.

    Sa tė bukur diejt nė mbrėmjet e ngrohta tė praruara!
    Sa e fortė ėshtė zemra! Hapėsira pa anė e kėnd!
    Duke u pėrkulur mbi ty, mbretėreshė e vashave tė adhuruara,
    mė dukej sikur thėthija, parfumin e gjakut tėnd.
    Sa tė bukur diejt nė mbrėmjet e ngrohta, tė praruara.

    Posi mur i madh gjithnjė mė shumė nata nxinte
    dhe sytė e mi n'errėsirė tė tutė donin tė gjenin.
    O helm, o ėmbėlsi, goja frymėn tėnde thėthinte!
    Nė duart e mia vėllazėrore kėmbėt e tua flinin.
    Porsi mur i madh gjithnjė mė shumė nata nxinte.

    E njoh artin pėr tė thirrur minuta lumturie,
    tė kaluarėn pashė tulatur nėn gjurin tėnd.
    Pse tė kėrkoj mė kot bukuritė e tua dalldie,
    pėrveēse te trupi, zemra jote, nė tjetėr vėnd?
    E njoh artin pėr tė thirrur minuta lumturie!

    Kėto betime, aroma, puthje qė s'kanė tė mbaruar,
    nga ky hon i ndaluar pėr ne a do lindin pėrsėri?
    siē ngjiten nė qiell diejt e rinuar,
    pasi nė detra janė larė, zhytur nė thellėsi?
    O betime! O aroma! O puthje qė s'kanė tė mbaruar!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ftesė pėr udhėtim


    Vogėlushe, motėrzo,
    ėmbėlsinė nė mendje ēo,
    qė tė ikim larg, tė jetojmė tė dy!
    Tė duhemi, kėnaqėsi tė marrim,
    tė duhemi, e tė kemi varrin
    nė vendin qė ngjan me ty!
    Diejt n'lagėshti zhytur,
    nga kėto qiej n'mjegull mbytur,
    Pėr shpirtin kahėhirė prej natyre
    misterioze nė tė parė,
    si tė syve tė tu tradhėtarė,
    qė shkėlqejnė mes lotėve tė tyre.
    Atje gjithēka ėshtė rregull, bukuri,
    Luks, epsh dhe qetėsi.
    Mobilje shkėlqim-mbuluar,
    nga vitet krejt lėmuar,
    do ishin stoli pėr dhomėn tonė;
    Lulet qė rrallė lulėzojnė,
    aromėn e tyre bashkojnė,
    me cilėndo aromė,
    tavanėt larmishėm zbukuruar,
    pasqyrat pamje kulluar,
    shkėlqim i jetės nė Lindje,
    gjithēka do t'i ishte shprehur
    shpirtit nė mėnyrė tė fshehur,
    me gjuhėn e mėsuar nė gjindje.
    Atje, ku gjithēka ėshtė rregull, bukuri,
    Luks, epsh dhe qetėsi.
    Mbi kėto kanale hidh shikimin,
    mbi ato anije qė dremitin,
    e me pamje endacaku,
    Janė pėr tė tė plotėsuar
    dhe atė qė mė pak ke dėshiruar.
    Vijnė nga sė largu
    Diejt qė pėrėndojnė
    arat mbulojnė,
    kanalet, qytetin n'tėrėsi,
    me nenexhik e me ar i stolisin,
    njerėzia dremisin
    nė njė dritė plot ngrohtėsi.
    Atje ku gjithēka ėshtė rregull, bukuri
    Luks, epsh, e qetėsi.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Ji i dehur


    Duhet tė jesh gjithmonė i dehur. Kaq ėshtė e tera ėshtė e vetmja mėnyrė. Pėr qe mos te ndjesh barrėn e kohės qe thyen kurrizin tėnd dhe qe te perkul ty ndaj tokes, duhet tė jesh vazhdimisht i dehur.

    Por me ēfarė? Vere, poezi, apo virtyt, si te deshirosh. Por ji i dehur. Dhe ne qoftė se nganjėherė, mbi shkallet e njė pallati apo mbi barin e gjelber e njė hendeku, ne vetmine vajtore te dhomes tėnde, zgjohesh serisht, e dehura tashmė duke u zhdukur apo e ikur, pyet eren, dallgen, yllin, zogun, orėn, gjithēka qe ėshtė duke fluturuar, gjithēka qe ėshtė duke qare, gjithēka qe ėshtė duke u rokullisur, gjithēka qe ėshtė duke kenduar, gjithēka qe ėshtė duke folur. . . pyet sa ėshtė ora dhe ere, dallge, yll, zog, ore do tė te pėrgjigjen: "Ėshtė ora qe tė jesh i dehur! Pėr qe tė mos jesh martiri skllav i kohės, ji i dehur, ji vazhdimisht i dehur! Ne vere, ne poezi ose ne virtyt si te deshirosh."

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Asaj qe shkoj

    perkthyer nga: Fan Noli



    Rreth meje rruga ulėrin edhe bucet.
    E gjat'e hollė, sterrė, kujė madhėshtore,
    Njė grua shkoj me njė fustan tė zi pėr dore,
    Q'e kolovitte posht'e lart me salltanet.

    Si ėngjėll, si statuj'e gjallė vetėtin.
    Si i shastisur dhe i cakėrdisur unė,
    Nga syr'i saj si qjell qė mbrun furtunė
    Thėthinja mjaltė qė magjeps, dėfrim qė grin.

    Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
    Qė me vėshtrimin tėnt mė bėre flag'e furrė,
    S'tė shoh mė vallė vec nė jetėn e pasosur?

    Ah, gjetkė, tutje, tepėr vonė, ndofta kurrė,
    Se unė s'di ku ike, ti ku shkonj's'e di,
    Tė desha, moj, e dinje, vetė moj, dhe ti.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Luna01
    Anėtarėsuar
    18-02-2009
    Postime
    124
    Kapaku i tenxheres

    perkthyer nga: Fan Noli



    Kudo qė vete nėpėr tok'e nėpėr det,
    Ku klima ngroh, e dielli tė ngrin mynxyrė,
    Dishepull i Jesujt, a derr pa selamet,
    Lipės i humbur, a miliunar i fryrė.

    Fshatar a qytetar, i ckafėt a tembel,
    Me trurin qė lėvrin, a qė gėrret e fle,
    Njeriu, lėmsh prej njė mysteri teveqel,
    Mė kot pėrpjet'i drithtėruar syt'i ngre.

    Dhe qjelli si kube qėndron prej shpelle gufe,
    Tavan i ndritur prej njė operaje bufe.
    Ku cdo xhambaz mi pellk prej gjaku po kėcen.

    Pėr mėkatarin tmerr, pėr murgun shpres'e murme,
    Qjelli kapak po e mbulon tenxheren zhurme
    Ku e padukur njerėzi'e zezė zjen.

  6. #26
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625
    Pendim i vonėt

    E zymtė bukuroshe, kur t'shkosh pėr tė pushuar,
    Nė fund tė nj'monumenti krejt nė mermer tė zi,
    Dhe kur s'do t'i kesh mė pėr shtrat e pėr shtėpi
    Veē njė bodrumi t'lagėt dhe njė grope tė thelluar;

    Kur guri, duke shtypur at'gjirin e fiksuar
    Dhe ijet qė t'i dredh njė e plogėsht energji,
    S'do ta lejė tė rrahė zemrėn e tė bėjė dashuri,
    Dhe kėmbėt tė baresin udhės sė dėshiruar,

    Varri, besniku im pėr ėndrrėn e pasosur
    (Gjithmonė poetin varri do ta kuptojė prore),
    Gjatė netėve pa fund e gjumė - syrgjynosur,

    Do t'thotė: "Ē'tė shėrben moj kurvėz shembullore,
    Qė s'njohe ē'qan njeriu qė shkon pėr jetė tė flejė?"
    Dhe krimbi si pendimi lėkurėn do ta brejė.

    perkthyer nga Vilson Blloshmi
    ( marre nga gazeta Standart)

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Aforizma tė Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire)

    *Libri ėshtė kopsht, ėshtė pemėtore, thesar, ėshtė festė, ėshtė njė shoqėri si tė thuash, ėshtė kėshilltar, njė mori kėshilltarėsh.

    *Pasioni i ēmendur pėr artin ėshtė njė krimb qė gėlltit gjithēka tjetėr.

    *E dashura ėshtė njė shishe me verė, gruaja ėshtė shishe vere.

    *Gjithēka e bukur dhe fisnike ėshtė fruti i arsyes dhe pėrllogaritjes.

    *Gjithmonė ji poet, edhe nė prozė.

    *Ēdo njeri i shėndoshė mund t’i kalojė dy ditė pa ngrėnė, por jo pa poezi.

    *Ēdo njeri qė nuk i pranon kushtet e jetės, e shet shpirtin e tij.

    *Ēdo gazetė, nga rreshti i parė tek i fundit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rrjet tmerresh, unė nuk e kuptoj sesi njė dorė e pafajshme mund tė prekė njė gazetė pa u dridhur nga neveria.

    *Secili, me kusht qė tė dijė si tė jetė argėtues, ka tė drejtė tė flasė pėr veten.

    *Qė i vogėl unė ndjeva nė zemrėn time dy gjėra kundėrthėnėse, tmerrin e jetės dhe harenė e jetės.

    *Bukuria ėshtė ambicja e vetme, qėllimi ekskluziv i Shijes.

    *Por njė burrė bandill bosh nuk mund tė jetė njė burrė vulgar.

    *Arsyeja e thjeshtė na tregon ne se gjėrat tokėsore janė tė pakėta, dhe se realiteti i vėrtetė ekziston vetėm nė ėndėrra.

    *Edhe sikur tė ish provuar se Zoti nuk ka ekzistuar, Feja do tė jetė gjithmonė e Shenjtėruar dhe Hyjnore.

    *Edhe nė shekujt tė cilėt do tė na duken tė pėrbindshėm e tė shėmtuar, oreksi i pavdekshėm i bukurisė do tė gjejė gjithmonė kėnaqėsinė.

    *Duke pasur parasysh gjithēka, puna ėshtė mė pak e mėrzitėshme se dėfryese.

    *Gjithēka pėr mua shndėrrohet nė alegori.

    *E keqja bėhet pa u lodhur, natyrshėm, nė mėnyrė fatale; mirėsia ėshtė gjithmonė frut i mirėfilltė arti.

    *Pėr ēdo letėr tė dėrguar nga huadhėnėsi juaj, shkruani pesėdhjetė rreshta me temė jashtėtokėsore dhe do tė shpėtoni.

    *Pėr tregtarin, edhe ndershmėria ėshtė njė spekullim financiar.

    *Franca nuk ėshtė poetike; madje ajo e ndjen, nė fakt, ėshtė njė gabim i bashkėlindur i poezisė. Mes shkrimtarėve qė pėrdorin vargun, ata tė cilėt ajo gjithmonė i parapėlqen janė pikėrisht mė prozaikėt.

    *Sa pak ka mbetur nga njeriu qė ishte dikur, pėrveē kujtesės sė tij! Por kujtimi ėshtė e vetmja fomė e vuajtjes.

    *Lexues hipokrit, shoku im, vėllai im !

    *Unė vėshtirė mund tė pranoj njė tip bukurie nė tė cilėn nuk ka Melankoli.

    *E kam kultivuar histerinė time me kėnaqėsi dhe terror.

    *Unė kam kujtime mė shumė se tė isha i moēėm njė mijė vjeē.

    *E adhuroj Vagnerin, por muzika qė parapėlqej ėshtė macja e vjerrur nga bishti jashtė njė dritarje dhe qė pėrpiqet tė kapet nė xhama me kthetrat e saj.

    *Nėse poeti i ėshtė pėrmbajtur njė qėllimi moral, ai ka dobėsuar forcėn e tij petike.

    *Nė letėrsi si nė etikė ekziston rreziku, ashtu si lavdia, tė jenė tė pakapshme. Aristoteli na ka izoluar ne.

    *Frymėzimi vjen duke punuar ēdo ditė.

    *Ėshtė keqkuptimi universal arsyeja pse merremi vesh. Sepse, pėr fat, nėse njerėzit do ta kuptonin njėr tjetrin, ata kurrė nuk do tė merreshin vesh.

    *Kritika ka lindur nga mitra e artit.

    *Ėshtė ora tė dehemi! tė mos jemi mė skllevėrit martirė tė kohės, tė jemi pafundėsisht tė dehur. Me verė, me poezi, apo me virtute, me ēfarė tė doni.

    *Do tė ishte e vėshtirė tė mos arrihet nė pėrfundimin se tipi mė i pėrkryer i bukurisė mashkullore ėshtė Satani, siē e ka portretizuar Miltoni.

    *Do tė ishte ndoshta bukur tė jesh ndėrthurazi viktima dhe ekzekutori.

    *Le tė ruhemi nga njerėzit e zakonshėm, nga ndjesia e zakonshme, nga ndjenja e zakonshme, nga frymėzimi i zakonshėm dhe nga i qarti.

    *Moderniteti ėshtė kalimtari, rrjedhėsi, rastėsia; ėshtė njėra gjysmė art, gjysma tjetėr ėshtė e pėrjetėshme dhe e patundėshme.

    *Muzika e shkumbon qiellin.

    *Natyra ėshtė tempulli ku kolona tė gjallėsh lėshojnė zėra tė ngatėrruar. Njeriu i afrohet asaj nėpėrmjet pyjeve tė simboleve, tė cilėt e shikojnė atė me vėshtrime familjare.

    *Natyra…nuk ėshtė gjė tjetėr veēse zėri i brendshėm i vetinteresit.

    *Pothuaj ēdo origjinalitet i yni vjen nga vula qė koha shtampon mbi ndjeshmėrinė tonė.

    *Asgjė nuk mund tė bėhet ndryshe, veēse pak e nga pak.

    *Pėrparimi, kjo herezi e madhe e rrėnimit.

    *Kėrcimi mund tė shpalosė gjithēka misterioze qė fshihet nė muzikė, dhe e ka meritėn shtesė qė ėshtė njerėzor dhe i prekshėm. Kėrcimi ėshtė poezi me kėmbė dhe krahė.

    *Etja e pangopur pėr gjithēka qė shtrihet pėrtej, dhe tė cilėn jeta e shpalos, ėshtė prova mė e gjallė e pavdekshmėrisė sonė.

    *Jeta e qytetit tonė ėshtė e pasur nė subjekte poetike dhe tė mrekullueshme. Ne jemi mbėshtjellė dhe larė nė njė atmosferė tė mrekullisė; por ne nuk e vėmė re kėtė.

    *Njeriu qė thotė lutjet e mbrėmjes ėshtė njė kapiten duke iu rėnė borive tė tij. Ai mund tė flejė.

    *Kėnaqėsia qė vjen nga pasqyrimi i sė tashmes vjen falė jo vetėm prej bukurisė me tė cilėn ėshtė veshur, por edhe nga cilėsia thelbėsore e tė qenit e tashme.

    *Poeti gėzon privilegjin e pakrahasueshėm tė jetė vetvetja dhe tė tjerėt, si tė dojė.

    *Studimi i bukurisė ėshtė njė duel nė tė cilin artisti qan i tmerruar pėrpara se tė jetė mundur.

    *Plotshmėria e vetme dhe supreme e dashurisė ndodhet nė sigurinė se po veprohet keq. Dhe meshkujt e femrat e dinė qė nga lindja se nė tė keqen gjendet kėnaqėsia.

    *Botėn e vėrtit rrotull vetėm keqkuptimi.

    *Janė po aq lloje tė bukurisė sa dhe mėnyra tė zakonshme tė kėrkimit tė lumturisė.

    *Ka momente tė ekzistencės kur koha dhe hapėsira janė mė tė thella, dhe vetėdija e ekzistencės ėshtė lartėsuar pafundėsisht.

    *Ekzistojnė vetėm tri qenie tė respektueshme: prifti, luftėtari dhe poeti. Me ditė, me vra dhe me krijue.

    *Nuk ka ėndėrr dashurie, sado ideale tė jetė ajo, e cila nuk pėrfundon me njė foshnjė topolake, qaramane qė varet tek gjinjtė.

    *Nuk ka gjemb mė tė ēeliktė se ai i Pafundėsisė.

    *Nuk ka vepėr mė tė gjatė se ajo tė cilėn nuk guxoni ta filloni.

    *Jeta ėshtė njė spital ku ēdo pacient ėshtė i zotėruar nga ideja pėr tė ndėrruar shtrat.

    *Burrat shkojnė mė shumė me ato gra pa tė cilat mund tė ishin edhe mė mirė.

    *Tė jesh njeri i madh dhe njė shenjt pėr veten, kjo ėshtė gjėja mė e rėndėsishme.

    *Ta pėrdorėsh gjuhėn nė mėnyrė tė pėrkryer do tė thotė tė praktikosh njėfarė magjie joshėse.

    *Tė thuash fjalėn Romantizėm ėshtė si tė thuash art modern – i cili ėshtė intimitet, spiritualitet, ngjyrė, tentim drejt pafundėsisė, shprehur nga tė gjitha mjetet qė zotėron arti.

    *Dy cilėsi themelore letrare: supernatyralizmi dhe ironia.

    *Ne jemi tė trysnuar nė ēdo moment nga konceptimi dhe ndjesia e Kohės. Dhe ka vetėm dy mėnyra pėr t’i ikur e pėr ta harruar makthin: qejfi dhe puna. Qejfi na konsumon. Puna na forcon. Le tė zgjedhim.

    *A vjen ti nga parajsa apo ferri, punė e madhe, o Bukuri!


    Nga Elida Buēpapaj
    Voal
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Edra2009
    Anėtarėsuar
    01-07-2009
    Postime
    3
    Dhembja ekstaza jote,
    urrejtja ajri qe ti thith,
    shtirja orgazma qe shpirti e trupi yt provojne ne te njejten kohe,
    dashuria fantazma qe nuk te le te flesh.
    Me fut aty ne strofkullen tende,
    lerme te qelbem ere dhe une nga letargjia e gjate e dimrit tend pa fund,
    do hedh poshte ate deren e hekurt qe ke vene ne hyrje te asaj shpelle groteske,
    dua erresiren tende te me vrase syte
    e aty e verber te fshihem nen kraharorin tend
    te te perkedhel butesisht fytyren, buzet,floket
    e te puth shpirtin tend te virgjer.
    E di qe do me kafshosh,do perpelitesh,
    do me derrmosh trupin e do kerkosh te jem vakti yt i radhes.
    E une e lumtur do te le te me gelltisesh pa fryme!
    Do te cjerr zemren nga brenda nate e dite,
    ti do ulerasesh,do te bucasin veshet nga gjemtimi i vazhdueshem,
    do perpelitesh,do kerkosh te depertosh ate porte celesat e se ciles i kam une
    e do duash deshperimisht te kerkosh nje shpelle tjeter
    ta ndertosh nga fillimi e ti vendosesh dy porta kesaj radhe.
    Fatzi!E ndertova shtratin tim!
    Fli i qete.Erresira jote nuk do jete kurre mjaft per mua.
    BUT BEAUTY,REAL BEAUTY ENDS WHERE AN INTELLECTUAL SAYING BEGINS!

  9. #29
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Alket Ēani sjell njė Baudelaire... shqip

    Shkruan : Ben Andoni

    Nuk ka shumė fjalė, por qoftė dhe botimi mė i thjeshtė i Baudelaire, duket gjithmonė njė mision i kėndshėm dhe pse jo dhe i suksesshėm. Mbase, kjo ka qenė njė nga gjėrat, qė ka pasur nė kokė, pėrkthyesi Alket Ēani, kur ka pėrmbledhur nė njė vėllim, tė botuar estetikisht mirė, njė pėrmbledhje poezish tė kėtij autori tė madh.

    Njė ese, pastaj nga Paul Valéry, ka treguar mrekullinė e poezisė sė autorit dhe periudhėn nė tė cilėn veproi ai, kurse mė poshtė -sprovėn e pėrkthimit nga vetė Alket Ēani dhe me radhė tė Edmond Tupjes, Ismail Kadaresė, Fan S. Nolit, Romeo Ēollakut, Arben Dedjes.

    Duhet tė jesh njė njohės i mirė i gjuhės, pėr tė gjykuar pėr cilėsinė e pėrkthimit dhe pėr mėnyrėn e ardhjes sė Baudelaire nė shqip. Por duke pasur nė kokė njė postulat, sipas tė cilit, poezia ėshtė tejet e vėshtirė pėr tė pėrkthyer dhe gati e pamundur, atėherė ia vlen t’i nėnshtrohesh me mirėkuptim punės sė pėrkthyesve, qė janė absolutisht disa nga emrat e respektuar tė pėrkthimit nga kjo gjuhė. Nuk besoj se mund tė jetė arritur nė cilėsinė e vargėzimit apo nė pėrshtatjen vende-vende tė rimės, por nė vetvete poezitė janė tė ndjera dhe tė sjellin kėnaqėsi.

    Gjithsesi, mjafton qė ta lexosh dhe tė ndjehesh mirė.
    Baudelaire ėshtė tentuar tė pėrkthehet nga shumė shqiptarė tė trevave tė ndryshme. Mungesa e kritikės sė specializuar ka lėnė shumė shteg pėr interpretimin e duhur tė kėtij autori dhe fuqinė e ardhjes sė tij nė shqip. Pėr shumė kohė dihet se ka qenė i ndaluar, njė gjė e cila mė shumė ia ka ngritur vlerat- sesa ia ka ulur nė tė vėrtetė.

    Duke u kthyer te Valery, mund tė citojmė atė qė thotė ai, sipas tė cilit, “Me Baudelaire poezia franceze del mė nė fund nga kufijtė e kombit. Ajo lexohet nė botė: imponohet madje si poezia e modernitetit; pėrfton imitimin, pjellon shumė mėndje. Njerėz tė tillė si Swinburne, Gabriele d’Annunzio, Stefan George, dėshmojnė mrekullisht ndikimin bodlerian jashtė Francės”.
    Por nė njė kohė tjetėr, pėrpjekja e sotme e Alket Ēanit ėshtė shumė mė tokėsore:”mė kishte joshur me ngjyrat e zymta e tė larmishme, me forcėn e revoltės e, sidomos, me zėrin e tij origjinal qė thėrriste impulset mė tė fshehta tė qenies, duke nxjerrė njė konceptim tė ri pėr artin nga misteri, i analizuar mprehtėsisht, i gjėrave tė botės”.
    Pėr fat, shtuar dhe me cilėsinė e botimit tė mrekullueshėm tė ODEON, ai ka arritur tė sjellė njė nga zėrat mė interesantė tė historisė sė poezisė. Do tė mjaftonte kjo pėrpjekje shumė fisnike, pėr tė respektuar dhe nderuar pėrmbledhjen. Ajo mund tė vlerėsohet mė shumė dhe quhet si njė gjė e kėndshme, nė kėtė periudhė kaq tė lodhshme politike, qė ti tė kesh diēka ndryshe. Dhe, nė kėtė rast, duhet tė ndajmė perceptimin e kritikut me kėnaqėsinė estetike, qė ky libėr me pėrmbledhjet e poezive tė tij, duket se ia ka arritur plotėsisht qėllimit. Mund ndoshta qė tė pėrfshiheshin dhe pėrkthyes tė tjerė, por gjithsesi Baudelaire, me pėrmbledhjen e Ēanit, mund tė shijohet shqip.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Dehuni pa pushim!

    Dehuni pa pushim!

    CHARLES BAUDELAIRE


    Njė libėr me poezi dhe prozė tė shkurtėr, tė pėrzgjedhura nga Charles Baudelaire, nė shqip nga Alket Ēani, shoqėruar dhe me pėrkthyes tė tjerė tė dorės sė parė nga frėngjishtja, si Ismail Kadare me pėrkthimin e poezisė “Albatros”; Edmond Tupja pėr poezitė “Parfumin ekzotik”, “Vajzės shend e verė”, “Bisedė”, “Lugati”, “Muzika”, “Metamorfoza e vampirit” dhe “Perėndim dielli romantik”; Arben Dedja pėr poezinė “Abeli dhe Kaini”, si dhe Romeo Ēollaku pėr poezinė “Njeriu dhe deti”





    Asaj qė shkoi



    Rreth meje rruga ulėrin dhe buēet,

    E gjat’ e hollė, sterrė, kujė madhėshtore,

    Njė grua shkoi me njė fustan tė zi pėr dore,

    Q’e kolovite posht’ e lart me salltanet.



    Si ėngjėll, si statuj’ e gjallė vetėtin.

    Si i shastisur dhe i ēakėrdisur unė

    Nga syr’i saj si qiell qė mbrun furtunė

    Thėthinja mjaltė qė magjeps, dėfrim qė grin.



    Ja shkrepi dhe u err. Moj flutur e farosur

    Qė me vėshtrimin tėnt mė bėrė flag’ e furrė,

    S’tė shoh mė vallė veē nė jetėn e pasosur?



    Ah, gjetkė, tutje, tepėr vonė, ndofta kurrė,

    Se unė s’di ku ike, ti ku shkonj s’e di,

    Tė desha, moj, e dinje, vetė, moj, dhe ti.

    Pėrkthyer nga Fan Noli





    Albatros



    Shpesh marinarėt marrin pėr zbavitje

    Me vete albatrosėt, zogjtė fisnikė

    Qė ngathtėsisht mbi det ndjekin anijen

    Tek shket mbi gropa, pėrmbi hone ik.



    Tė lėnė mbi kuvertė, kėta princa

    Tė kaltėrsisė, si leshko janė tani

    Mjerueshėm varin ata krahė tė bardhė

    Si rremat e braktisura pėrbri.



    Ky udhėtar me flatra ē’qulls qė ngjan,

    Ē’i bukur ish, ē’komik duket, i keq.

    Dikush ia tall ecjen e tij tė ēalė.

    Njė tjetėr sqepin me ēakmak ia djeg.



    Kėshtu dhe ti, poet, princ resh tė larta

    Qė mbi stuhitė zotėron e qesh,

    Porsa tė zbresin nėpėr tokė e baltra,

    Krahėt viganė tė pengojnė t’ecėsh.

    Pėrkthyer nga Ismail Kadare






    Njeriu dhe deti



    Njeri i lirė, ti detin do ta duash pėrherė!

    Deti ėshtė pasqyra jote; shpirtin tėnd t’i sodit

    Rrokullimės sė pagund ku dallga pėrpėlitet,

    Dhe mendjen e ke tė hidhur si humnerė.



    Tė pėlqen me gjoks tė zhytesh shėmbėlltyre,

    Me sy e krahė e rrok dhe zemra ndonjėherė

    Harron rrahjete veta duke ndjekur poteren

    E atij rėnkimi sovran prej egėrsire.



    Ju jeni qė tė dy tė mbyllur e tė vranėt,

    Askush, o njeri, nuk t’i ndriēoi zgafellet,

    O det, askush s’t’i di thesaret e thella,

    Ju jeni xhelozė tė t’fshehtave qė mbani.



    Megjithatė pa reshtur rrjedhės shekullore

    Njėri-tjetrin luftoni pa mėshirė as pendim.

    Ngaqė e keni pėr zemėr vdekjen e shkatėrrimin,

    O armiq tė pėrjetshėm, o vėllezėr mizorė!

    Pėrkthyer nga Romeo Ēollaku





    Vajzės shend e verė



    Kokėn, pamjen e lėvizjet ti m’i ke

    Tė bukura si njė peizazh i rrallė;

    Buzėqeshja nė fytyrė tė lodron e re

    Si fllad i freskėt nė qiellin rrezelarė.



    Kalimtar’ i zymtė qė del shėtitje

    Mahnitet kur ta sheh atė shėndet

    Qė tė shpėrthen gjithė llamburitje

    Nga llėrėt deri tek supet e lehtė.



    Ngjyrat e ndezura me tė cilat pėrndrit

    Rrobat e stolitė e tua tėrė shkėlqim,

    U ngjallin poetėve thellė nė shpirt

    Vegimin e njė baleti lulesh nė agim.



    Ato fustane farfuritėse janė pėrnjėmend

    Simbol i mendjes satė plot ngjyra pėr mua,

    O e ēmendur qė egėr po mė ēmend,

    Unė tė urrej po aq sa dhe tė dua!



    Nganjėherė nė kopshtin gjithė hijeshi,

    Ku plogėshtia rėndė mė kapte,

    Kam ndier tė mė shponte njė si qesėndi

    Kur nė kraharor dielli plagė mė hapte.



    Dhe pranvera me blerimin e saj pa fund

    Ma ka poshtėruar aq keq zemrėn e shkretė

    Saqė njė luleje petlat m’u desh t’ia shkul

    Pėr tė dėnuar paturpėsinė e Natyrės vetė.



    Njė natė, pra, do tė doja marrėzisht,

    Kur vjen ora e epshit tė ndezur furrė,

    Drejt thesareve tė kurmit tėnd pabesisht

    Tė zvarritesha pa mė tė voglėn zhurmė,



    Qė ta ndėshkoja atė trup shend e verė,

    Qė ta lėndoja tė gji, ku fle falja,

    Dhe njė plagė tė gjerė, tė thellė humnerė,

    Tek barku i habitur ty tė tė hapja.



    Pastaj, o ėmbėlsi marramendėse!

    Pėrmes atyre buzėve djegur nga etja,

    Shumė mė mahnitėse e mė tėrheqėse,

    Helmin tim, o shpirt, brenda ta derdhja!

    Pėrkthyer nga Edmond Tupja





    Soditje shpirtėrore



    Ji e urtė, o Dhimbja ime, mė e qetė ji.

    Ti Mbrėmjen thėrrisje: ja ku vjen me endje:

    Qytetin errėsira e mbulon krejt tani,

    Disave u sjell paqe, tė tjerėve vramendje.



    Ndėrsa turmė e gjerė e njerėzve trushkulur,

    Nėn kamxhikun e Qjefit, xhelatit mizor,

    Shkon tė vjelė pendime nė festėn e pėrulur,

    Dhimbja ime, kėtej eja, mė jep dorėn,



    Larg tyre. Shih si pėrkulen Vitet e vdekur,

    Mbi ballkonet e qiellit, me vjeturina veshur;

    Pendimin duke qeshur si del nga thellėsitė;



    Diellin, qė jep shpirt, pėrgjumur nėn njė hark,

    Dhe, si qefin i gjatė qė Lindja e zvarrit,

    Dėgjo, o shpirt, dėgj, si ec e ėmbla Natė.

    Pėrkthyer nga Alket Ēani





    I vdekur i gėzuar


    Nė njė tokė tė trashė me shumė kėrmij

    Njė hendek tė thellė ta hap dua vetė,

    Qė tė mund tė qetohem dhe eshtrat tė shtrij

    E tė fle nė harresė si peshkaqeni nė det.



    I urrej testamentet dhe varret i urrej;

    Mė mirė se tė lyp vajtimet e botės,

    Siē jam gjallė, korbat tė grish do pėlqeja,

    Tė mė thithnin gjithė gjakun nga skeleti i ndotur



    O krimba! Shokė tė zinj, shurdhanė e tė verbuar,

    Po ju vjen njė i vdekur i lirė e i gėzuar,

    Filozofė qejflinj, o bij tė kalbėzimit,



    Kurmin tim rrėnojė pėrshkojeni nė heshtje,

    Dhe thomėni po ka ende ndonjė mundim

    Pėr kėtė trup pa shpirt, tė vdekur mes tė vdekurve!

    Pėrkthyer nga Alket Ēani





    Ballkoni



    Dashnore e dashnorėve, burim i kujtimeve,

    O ti, ėndjet e mia! Borxhet e mia, ti!

    Ndėrmende bukurinė e atyre ledhatimeve,

    Hijeshinė e muzgjeve, tė vatrės ėmbėlsi,

    Dashnore e dashnorėve, burim i kujtimeve!



    Mbrėmjet e pėrflakura nga zjarri i tymtarit,

    Dhe mbrėmjet nė ballkon me avuj rozė veshur.

    Sa i butė gjiri yt!Zemra jote ē’e mbarė!

    Gjėra tė paharruara kemi thėnė ne shpesh

    Mbrėmjeve tė pėrflakura nga zjarri i tymtarit.



    Mbrėmjeve tė nxehta mė diej tė pashuar!

    Sa e fuqishme zemra! Hapėsira - e pafund!

    Mbi ty i pėrkulur, mbretėreshė e adhuruar,

    Besoja se thithja aromėn e gjakut tėnd.

    Mbrėmjeve tė nxehta me diej tė pashuar.



    Pastaj si natė e ngjeshur bashkoheshim tė dy,

    Sytė e mi nė errėsirė sytė e tu zbulonin,

    Dhe pija frymėn tėnde, o helm, o ėmbėlsi!

    Kėmbėt e tua mė flinin nė duart vėllazėrore.

    Pastaj si natė e ngjeshur bashkoheshim tė dy.



    Kam dhuntinė tė ndėrmend lumturinė tonė tė vjetėr,

    Tė rishoh tė shkuarėn mbi prehrin tėnd i shtrirė.

    Kapitėset bukuri ku vallė t’i kėrkosh tjetėr

    Veēse nė trupin tėnd, zemrėn tėnde tė mirė?

    Kam dhuntinė tė ndėrmend lumturinė tonė tė vjetėr.



    Kėto bekime, aroma e puthje pa mbarim,

    Do lindin vallė prej tė panjohurės humnerė,

    Siē ngjiten lart nė qiell diejt e pėrtėrimė

    Pasi janė larė nė fund tė deteve tė thellė?

    -O bekime, aroma, o puthje pa mbarim!

    Pėrkthyer nga Alket Ēani



    Prozė e pėrkthyer nga Alket Ēani



    Vetmia



    Njė gazetar filantrop mė thotė se vetmia ėshtė e keqe pėr njeriun; dhe, pėr tė mbėshtetur tezėn e tij, ai citon, ashtu si gjithė ata qė nuk besojnė lehtė, fjalė tė Etėrve tė Kishės.

    Unė e di qė Demoni i frekuenton me dėshirė vendet e shkreta, dhe qė fryma e vrasjes dhe shthurjes pėrflaket mrekullisht te vetmit. Por, do t’ishte e mundur qė kjo vetmi tė qe e rrezikshme vetėm pėr shpirtin e ngeshėm e tė pėrēartur qė e mbush me pasionet dhe kimerat e tij.

    Sigurisht qė njė llafazan, kėnaqėsia mė e madhe tė cilit qėndron tek e folura nga maja e njė katedre apo tribune, do rrezikonte shumė tė bėhej njė i marrė i tėrbuar nė ishullin e Robinsonit. Nuk kėrkoj nga gazetari im virtytet kurajėplota tė Kruzoes, por kėrkoj qė ai tė mos i mbulojė me akuza dashnorėt e vetmisė dhe tė misterit.

    Nė racat tona dėrdėllitėse, ka individė qė do pranonin me mosdashjen mė tė vogėl dėnimin me vdekje, nėse do t’u lejohej tė mbanin nga maja e gijotinės njė fjalim tė buhishėm, pa u trembur se daullet e Santerre-it do t’u prisnin befasisht fjalėn.

    Nuk ua qaj hallin, sepse zbuloj se derdhjet e tyre gojėtare u sigurojnė kėnaqėsi tė njėjta me ato qė tė tjerėt i marrin nga heshtja dhe prehja shpirtėrore; por i pėrēmoj.

    Unė dua, mbi tė gjitha, qė gazetari im i mallkuar tė mė lejė tė zbavitem pas qejfit tim. “Ju, pra, nuk provoni kurrė- mė thotė ai, me njė ton hundor tepėr apostolik,- nevojėn pėr tė ndarė me dikė tjetėr kėnaqėsitė tuaja?”. Shikojeni ziliqarin e hollė! Ai e di qė unė i pėrbuz kėnaqėsitė e tij dhe vjen tė futet mė marifet te tė miat, ky ters i urryer!

    “Kjo fatkeqėsi e madhe qė s’mund tė jesh i vetėm!...”, thotė diku La Bruyere-i, si pėr t’i bėrė me turp tė gjithė ata qė ngarendin tė pėrhumben mes turmės, duke pasur frikė se s’do mund ta duronin veten.

    “Pothuajse gjithė fatkeqėsitė na vijnė ngaqė s’kemi ditur tė rrimė nė dhomėn tonė”, thotė, mė duket, njė tjetėr urtan. Pascal-i, duke thirrur kėshtu nė qelizėn e prehjes shpirtėrore gjithė ata mendjehumbur qė e kėrkojnė lumturinė te lėvizja dhe te njė prostitucion qė do mund ta quaja vėllazėrues, po qe se do flisja gjuhėn e bukur tė shekullit tim.



    Cila ėshtė e vėrteta?



    Kam njohur njėfarė Benedikta, qė mbushte atmosferėn me idel, sytė e sė cilės pėrhapnin dėshirėn e madhėshtisė, tė bukurisė, tė lavdisė dhe tė gjithēkaje qė tė bėn tė besosh te pavdekėsia.

    Por kjo vajzė e mrekullueshme ishte shumė e bukur pėr tė jetuar gjatė; ajo vdiq vetėm pak ditė pasi e kisha njohur, dhe unė vetė e varrosa, njė ditė kur pranvera tundte temjanicėn e saj gjer te varrezat. Isha unė ai qė e varrosa, tė mbyllur mirė brenda njė tabuti tė bėrė me njė dru aromatik dhe tė pavdekshėm si sėndukėt e Indisė.

    Dhe, teksa sytė i mbaja ngulur mbi vendin ku ishte kallur thesari im, krejt papritur pashė njė njeri trupvogėl qė i ngjante nė mėnyrė tė habitshme tė ndjerės e qė, duke pėrplasur me njė egėrsi histerike e tė ēuditshme kėmbėt mbi tokėn e shkrifėt, thoshte duke u shkrirė sė qeshuri: “Jam unė Benedikta e vėrtetė! Jam unė, njė maskareshė e madhe! Dhe, si dėnim pėr marrėzinė dhe verbimin tėnd, ti do mė dashurosh kėshtu siē jam!”

    Por unė, i tėrbuar, iu pėrgjigja: Jo, jo jo! Dhe, pėr ta theksuar mė fort refuzimin tim, e godita aq fort tokėn me shutė saqė kėmba m’u zhyt gjer te gjuri brenda varrit tė porsabėrė, ku, si njė ujk i kapur nė grackė, qėndroj i mbėrthyer, ndoshta pėrgjithmonė, nė gropėn e idealit.





    Dehuni

    Duhet tė jesh gjithmonė i dehur. Kėtu qėndron gjithė puna; kjo ėshtė e vetmja ēėshtje. Pėr tė mos ndier barrėn e tmerrshme tė Kohės qė ju thyen shpinėn e ju kėrrus drejt tokės, duhet tė deheni pa pushim.

    Po me ēfarė? Me verė, me poezi a me virtyt, si tė doni. Por, dehuni, ama.

    Dhe nėse ndonjėherė, nė shkallėt e njė pallati, mbi barin e gjelbėr tė njė hendeku, nė vetminė e zymtė tė dhomė suaj, ju zgjoheni dhe dehja ju ėshtė pakėsuar apo zhdukur plotėsisht, pyetni erėn, valėn, yllin, zogun, sahatin, gjithēka qė ofshan, gjithēka qė ecėn, gjithēka qė kėndon, gjithēka qė flet, pyetni sa ėshtė ora; dhe era, vala, ylli, zogu, sahati, do t’ju pėrgjigjen: “Ėshtė ora pėr t’u dehur! Pėr tė mos qenė skllevėrit e martirizuar tė Kohės, dehuni, dehuni pa reshtur! Me verė, me poezi a me virtyt, sipas dėshirės”

    Pėrkthyer nga Alket Ēani


    09/09/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Alket Ēani me pėrkthyesit e Baudelaire... Nolin, Kadarenė, Tupen, Ēollakun

    Alket Ēani me pėrkthyesit e Baudelaire... Nolin, Kadarenė, Tupen, Ēollakun

    VIOLETA MURATI


    Gjithmonė ndodh njė pėrputhje e ēuditshme mes imagjinatės, kohės dhe ndjeshmėrisė - pėr t’u gjetur nė njė ose nėn lėkurė tė tjetrit. Kur kjo “rėnie dakord” me veten ka brenda revoltė, thyerje rregullash, njė kreshpė krenarie qė pėrmbushin gjithė qenien tėnde duket se vjen koha pėr ta rrėfyer si njė risi tė pashmangshme mes njė llave ku tė gjithė kanė gjetur nxehtėsinė e shpėrthimeve vetjake. Nėse kjo ka ndodhur me poetin francez, Charles Baudelaire, nė njė kohė romantike dhe fuqie perandorake nė poezi nga zėra si Hugo, Lamartine, Musset - padyshim pėrzgjedhja edhe nė shqip e tyre, pėrpos asaj “gjetje vetjake” do tė veēonte nė kėtė inspirim edhe pėrkthyesin Alket Ēanin. Ka pak ditė qė ky njohės i frėngjishtes ka sjellė nė treg pėrmbledhjen poetike tė Charles Baudelaire, tė shoqėruar nga njė ese tė Paul Valery, njė penė qė kthen nė laborator jo vetėm poetin nė fjalė, por gjithė poezinė franceze.

    Por, ēfarė ka ndodhur mė kėtė pėrmbledhje poetike duhet shėnuar si ngjarje krejtėsisht modeste nga ana e pėrkthyesit. Ēani, pasi na ka njohur nė pasthėnien e librit, me kėtė ide tė hershme tė tij - pėr tė pėrkthyer vėllimin e plotė tė Baudelaire, “Les Fleurs du mal”, qė nuk ia doli dot ta largonte nga mendja- i shoqėron poezitė e pėrzgjedhura dhe me pėrkthyes tė tjerė, tė dorės sė parė nga frėngjishtja si Ismail Kadare me pėrkthimin e poezisė “Albatros”; Edmond Tupja pėr poezitė “Pargun ekzotik”, “Vajzės shend e verė”, “Bisedė”. “Lugati”, “Muzika” “Metamorfoza e vampirit” dhe “Perėndimi dielli romantik”; Arben Dedja pėr poezinė “Abeli dhe Kaini”, si dhe Romeo Ēollaku pėr poezinė “Njeriu dhe deti”.

    Nė kėtė shoqėrim poetėsh e pėrkthyesish padyshim qė risku i mbetet “nivelit” tė pėrkthimit, pėr ta parė krasimisht si gjuhė, dhe si rrekje skrupuloze e njė Baudelaire origjinal. Tė gjithė kėta pėrkthyes tė poetit tė vėshtirė me dy mendje, nė shpirt dhe nė imagjinatė; padyshim i japin kėsaj pėrmbledhje poetike leksionin mė klasik tė njė pėrkthimi strikt, me njė gjuhė poetike tė adaptueshme pėr zėrin vetjak qė pėrfaqėson Baudelaire nė letėrsinė franceze. Ndoshta ėshtė arsyeja pse me tė drejtė edhe nė esenė e tij Paul Valery qysh nė krye na lajmėron pėr njė poet aq tė pėrkthyer nė gjuhėt evropiane; si njė rast i pashembullt nė historinė e letėrsisė frėnge.

    “Baudelaire mė kishte tėrhequr gjithmonė, herė mė shumė e herė mė pak, nė kohė tė ndryshme”, shkruan Ēani nė pasthėnien e librit. Ndėrsa ky poet ka ardhur mė parė prej kėtij pėrkthyesi duke u njohur nga shtypi periodik letrar Aleph e Mehr Licht, ku mė parė janė botuar cikle poezish nga libri i famshėm.

    Njė arsye pse Baudelaire na vjen prej Ēanit ka tė bėjė pikėrisht me kėtė njohje tė hershme me poetin francez, dhe njė kontakti tė vazhdueshėm ndjesor, instiktive nė tė njėjtėn “vetjake” nė sentiment. Ėshtė njė lloj afrie me tė shkuarėn dhe tė sotmen qė nganjėherė pėrkthyesit pa lidhje me poetin nuk gjejnė gjuhėn, por Ēani duke i takuar njė brezi qė i drejtohet nxitjeve tė impulsit, prishjes sė rregullave tė ngurta, dhe shkėputjes nga errėsira - na tregon pikėrisht lidhjen dhe joshjen prej artit tė Baudelaire, “ku kufijtė mes sė mirės dhe sė keqes zhvendoseshin, njė art qė i bėnte legjitime tė gjitha prirjet e natyrshme dhe i flakte tej, si sentimentale apo morale, zgjedhat e opinionit. Mė kishte joshur me ngjyrat e zymta e tė larmishme, me forcėn e revoltės, e sidomos, me zėrin e tij origjinal qė thėrriste impulset mė tė fshehta tė qenies, duke nxjerrė njė konceptim tė ri pėr artin nga misteri i analizuar mprehtėsisht i gjėrave tė botės”.


    04/09/2009

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ēani: Pse Baudelaire? Pas mėrzisė, pas dashurisė... arratisja!

    Ēani: Pse Baudelaire? Pas mėrzisė, pas dashurisė... arratisja!


    “... Parisi i Baudelaire ndryshe nga ai i Hugo-sė, apo Siante Beuve, shfaqej si mbytės e ngazėllyes nė lėkundjet e valėve popullore mbi njė oqean tė gurtė, e shkuara dhe e tashmja filtroheshin pėrmes gjysmerrėsirės sė udhėve apo dhomave tė mbyllura; jeta e kryeqytetit zgjerohej e pasurohej nėpėrmjet kujtimeve klasike vetjake; ishin tė pranishėm sensi i mjerimit i pėrdėllimit, nevoja e kontaktit njerėzor, arti i tė folurit nėn zė. Njeriu bodlerian i turmės ishte njė njeri qė mėrzitej dhe Mėrzia pėrshkonte krejt faqet e librit. Nga tė gjitha ndjesitė, mėrzia, ėshtė mė mizorja, mė shkatėrruesja e njėkohėsisht, mė krijuesja. Ajo e vret atė ēka ekziston pėr t’i bėrė vend njė universi ireal ku rigjendet poezia. Shpeshherė kjo mėrzi kishte nevojė pėr pretekste, si parfumi i njė flakoni tė zbrazėt, kujtimi i njė floknaje apo ishulli tė largėt, lėkundja e njė anijeje... Mėrzia ishte pėrherė e pranishme, duke e veshur gjithēka me njė tis realiteti tė ėndėrrt.

    Pas mėrzisė, pas dashurisė qė ėshtė arratisja mė e zakontė, mė zhgėnjyesja e mė pėrjetėsisht e rifilluara, pas dramės sė artit qė pėrsėrit dramėn e dashurisė, ku poeti i pėrndjekur nga njerėzit, bėhet viktimė e fatit, kurba e itinerarit tė tij arrin kulmin; i paaftė tė arratiset e tė jetojė brenda realitetit, poeti futet nė njė dėshpėrim tė thellė kur shkrihen tė gjitha temat e mėparshme.

    Nė kėtė dėshpėrim ka njė frikė qė pranohet pa frikė edhe nė format e saj mė foshnjarake, si mbrėmja, vetmia, demoni, vdekja, dhe ndėshkimi; ka njė kthim tė ironisė, mizorisė, pesimizmit dhe gandizmit, sensualitetit dhe pakėnaqėsisė; ka njė kalim nga fatkeqėsia e individit te revolta kundėr hiēit.

    Baudelaire kishte realizuar ēlirimin e artit nga vargonjtė e gjeratėhershėm, kishte krijuar modernitetin, njė mėnyrė tė re tė ndjeri, tė drejtėn pėr t’u mbėshtetur te burimet e huaja, ndjenin e revoltės, perspektivat e mbireales.

    Me lulet e sė keqes, Baudelaire shkroi tė parėn vepėr tė madhe ku u shfaq lirizmi nė stadin e tij tė kulluar, i zhveshur nga idetė e qarta e tė dukshme, nga ndjenjat tradicionale dhe nga pėrshkrimet.

    Siē thoshte Bachelard, ai ka folur “nė prag tė qenies”, duke pėrdorur mjeshtėrisht lėndėn e tij pėr ta pėrcjellė drejt e tek ne, ka pėrpunuar njė rend pėrjashtimisht poetik, pa u kufizuar te dukjet apo tek e menjėhershmja dhe ka vazhduar eksplorimin e tokave tė panjohura duke i prirė Mallarmesė nė “shpjegimin orfeik tė Tokės, qė ėshtė e vetmja detyrė e poetit dhe loja letrare pas excellence”. Pas tij dhe falė tij, poezia “i shpėrthen gjithė vargonjtė dhe ju pret aty ku nuk po e kėrkonit” (Jacque Maritain). Shpjegimi qė Baudelaire i ka dhėnė artit tė tij vepron sot edhe mė fuqishėm se vetė ky art. Poezia e tij tė ndėrgjegjėson pėr karakterin jetėshkurtėr tė bukurisė dhe pėr domosdoshmėrinė e tė jetuarit tė kohės tėnde e pėr tė qenė dėshmitar i saj.

    Kėto ishin disa prej arsyeve qė kėmbėngulėn atėherė, duke e nxitur mė tej atė ide tė hershme qė pėrmenda nė fillim. Por me kalimin e kohės, kuptova (ose ngaqė s’kisha rrugė tjetėr) se edhe njė pėrzgjedhje e bėrė me kujdes e pėrkushtim do tė mund tė jepte tė qartė e tė paprekur zėrin e veēantė tė poetit. Dhe nėse ky zė do tė vijė i tillė edhe te lexuesi i shqipes, kjo do tė ndodhė pėr meritat e Fan Nolit, Ismail Kadaresė dhe “Abatrosit” tė tij, Edmod Tupes, Arben Dedjes dhe Romeo Ēollakut, tė cilėt, me mirėsi, mė lejuan ta pasuroj kėtė pėrmbledhje me pėrkthimet e tyre tė vyera”.




    04/09/2009
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Baudelairei nė dy mendje!

    Baudelairei nė dy mendje!

    PAUL VALERY


    Pėr herė tė parė nė shqip njė pėrmbledhje e plotė poetike nga Charles Baudelaire, shoqėruar nga njė ese e Paul Valery, mbajtur nė konferencėn e vitit 1929.

    Ėshtė pėrkthyesi Alket Ēani qė e tregon poetin francez si njė nga arsyet e tij tė hershme pėr ta sjellė nė shqip. Ēfarė zhvendos vėmendjen nė kėtė vėllim ėshtė jo vetėm relacioni i poetit me pėrkthyesin, por dhe shoqėrimi unikal, ku Fan Noli, Ismail Kadare, Edmond Tupja, Romeo Ēollaku dhe Arben Dedja janė pėrfshirė nė “turmėn” poetike tė pėrkthimeve bodleriane







    Baudelaire ėshtė nė kulm tė lavdisė.

    Vėllimi i vogėl “Lulet e sė keqes”, qė nuk i kalon treqind faqe, baraspeshon nė vlerėsimin e letrarėve veprėn mė tė famshme e mė tė mėdha. Ai ėshtė pėrkthyer nė shumicėn e gjuhėve evropiane; ky ėshtė njė fakt mbi tė cilin do tė ndalem njė ēast, sepse besoj se ai ėshtė i pashembullt nė historinė e letėrsisė frėnge. Poetėt francezė, nė pėrgjithėsi, nuk janė shumė tė njohur e tė shijuar jashtė Francės. Na japin mė lehtėsisht avantazhin e prozės; por fuqia poetike na ėshtė pranuar me kursim dhe me vėshtirėsi. Rregulli dhe pėrpikėria qė sundojnė nė gjuhėn tonė qė nga shekulli XVII, theksi ynė i veēantė, prozodia jonė strikte, shija qė kemi pėr tė thjeshtuar dhe qartėsuar; frika ndaj teprimit dhe qesharakes, njė lloj skrupulli nė shprehje dhe prirja abstrakte e mendjes sonė na kanė bėrė njė poezi mjaft tė ndryshme nga ajo e kombeve tė tjerė, shpesh e paperceptueshme prej tyre. La Fontaine u duket i amshtė tė huajve. Te Racine nuk hyjnė dot. Harmonitė e tij janė shumė tė holla, synimi i tij tejet i kulluar; diskursi i tij tejet elegant e tejet i laryshuar, pėr t’u ndjerė prej atyre qė nuk kanė pėr gjuhėn tonė njė njohje intime dhe origjinale. Edhe Victor Hugo-nė e njohin jashtė France vetėm pėr romanet qė ka bėrė.

    Por me Baudelaire-n, poezia franceze del mė nė fund nga kufijtė e kombit. Ajo lexohet nė botė; imponohet, madje, si poezia e modernitetit; pėrfton imitimin, pjellon shumė mendje. Njerėz tė tillė si Swinburne, Gabriele d’Annunzio, Stefan George, dėshmojnė mrekullisht ndikimin bodlerian jashtė Francės. Mund tė them, pra, se nėse ka, pėrmes poetėve tanė, poetė mė tė mėdhenj e mė fuqimisht tė talentuar se Baudelaire nuk ka, ama, asnjė mė tė rėndėsishėm se ai.

    Ē’gjėje i detyrohet kjo rėndėsi e veēantė? Si ėshtė e mundur qė njė qenie aq e veēantė, aq e larguar nga e zakonta si Baudelaire, mundi tė krijojė njė lėvizje kaq tė zgjeruar? Ky nderim i madh postum, kjo pjellori shpirtėrore, kjo lavdi qė ėshtė nė periudhėn e saj mė tė lartė, duhet tė varen jo vetėm nga vlera e tij si poet, por edhe nga disa rrethana tė jashtėzakonshme. Ėshtė rrethanė e jashtėzakonshme qė njė inteligjencė kritike bashkohet me virtytin e poezisė. Baudelaire ia detyron kėtė bashkim tė rrallė njė zbulimi thelbėsor; ai kishte lindur i ndjeshėm dhe i pėrpiktė; kishte njė ndjeshmėri, ekzigjenca e sė cilės udhėhiqte drejt kėrkimeve mė delikate tė formės; por kėto dhunti do ta kishin bėrė atė vetėm njė rival tė Gautier-it, apo njė artist tė shkėlqyer tė Parnasit, nėse, nėpėrmjet kureshtjes sė mendjes, nuk do kishte pasur meritėn tė zbulonte nė veprat e Edgar Poe-s njė botė tė re intelektuale. Demoni i mendjemprehtėsisė, gjeniu i analizės dhe shpikėsi i kombinimeve mė tė reja e mė joshėse tė logjikės me imagjinatėn, tė sė mistershmes me njehsimin, psikologu i jashtėzakonshėm, inxhinieri letrar qė thellon dhe pėrdor gjithė burimet e artit, i shfaqen te Edgar Poe dhe e mrekullojnė. Ato mori konceptesh origjinale dhe fjalėsh tė jashtėzakonta e magjepsin. Talenti i tij shndėrrohet, fati i tij ndryshon mrekullisht.

    Do t’u kthehem prapė, pak mė vonė, pasojave tė kėtij takimi magjik mes dy mendjeve.

    Por mė duhet tė marr parasysh tani njė rrethanė tė dytė tė rėndėsishme tė formimit tė Baudelaire.

    Nė kohėn kur ai arrin moshėn e burrit, romantizmi ėshtė nė apogjeun e vet; njė brez shpėrthyes po zotėron perandorinė e Letėrsisė: Lamartine, Hugo, Musset, Vigny janė zotat e ēastit.

    Le ta vėmė veten nė situatėn e njė djaloshi qė nė vitin 1840 mbėrrin nė moshėn e tė shkruarit. Ai ėshtė ushqyer nga ata qė instinkti i vet e komandon prerazi t’i rrėzojė nga froni. Ekzistenca e tij letrare, qė ata e ndollėn dhe ushqyen, qė lavdia e tyre e nxiti, qė veprat e tyre e cytėn, varet pikėrisht te mohimi, te pėrmbysja, te zėvendėsimi i kėtyre njerėzve qė i duken se mbushin gjithė hapėsirėn e famės dhe i ndalojnė, dikush botėn e formave, dikush atė tė ndijimeve, njė tjetėr piktoresken, dikush tjetėr thellėsinė.

    Ēėshtja ėshtė tė dallohesh me ēdo ēmim nga njė bashkėsi poetėsh tė mėdhenj, qė janė mbledhur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme prej ndonjė rastėsie, nė tė njėjtėn epokė, tė gjithė nė fuqi tė plotė.

    Problemi i Baudelaire, mundej pra, - duhej pra - tė shtrohej kėshtu: “tė jesh njė poet i madh, por tė mos jesh as Lamartine, as Hugo, as Musset”. Nuk po them se ky problem ishte i vetėdijshėm, por ai ekzistonte medoemos te Baudelaire.

    Kjo ishte kredoja e tij. Nė lėmet e krijimit, qė janė gjithashtu lėmet e krenarisė, domosdoshmėria e tė qenit i dalluar ėshtė e pandashme nga vetė ekzistenca.

    Nė projektin e tij tė parathėnies sė “Fleurs du Mal”, Baudelaire shkruan: “Poetė tė famshėm i kishin ndarė mes tyre qysh kaherė provincat mė tė lulėzuara tė lėmit poetik, etj. Unė do tė bėj, pra, diēka tjetėr...”. Si pėrfundim, ai ėshtė i shtyrė, ėshtė i detyruar nga gjendja e shpirtit dhe dhuntive tė tij t’i kundėrvihet sa mė qartazi sistemit, ose mungesės sė sistemit, qė quhet romantizėm.

    Nuk po e pėrcaktoj kėtė term. Do duhet, pėr t’u pėrpjekur, tė kesh humbur ēdo ndjenjė pėrpikėrie. Unė kėtu po merrem vetėm me rimėkėmbjen e reaksioneve dhe intuitave mė tė mundshme tė poetit tonė “nė stadin e lindjes” kur ai pėrballet me letėrsinė e kohės sė tij. Baudelaire merr prej saj njė pėrshtypje tė caktuar qė neve na lejohet, madje lehtėsisht, ta rindėrtojmė. Ne zotėrojmė, nė fakt, falė rrjedhės sė kohės dhe shtjellimit tė fundmė tė ngjarjeve letrare, falė edhe Baudelaire, vetė, veprės sė tij dhe fatmbarėsisė sė kėsaj vepre, - njė mjet tė thjeshtė e tė sigurt pėr tė saktėsuar nga pak idenė tonė detyrimisht tė vagullt, dhe herė tė pranuar e herė arbitrare, tė romantizmit. Ky mjet synon vėzhgimin e asaj qė ka ardhur pas romantizmit, qė ka ardhur ta venitė, ta korrigjojė dhe kundėrshtojė e, sė fundi, ta zėvendėsojė atė. Mjafton tė marrim parasysh lėvizjet dhe veprat qė janė prodhuar pas tij, kundėr tij, dhe qė ishin nė mėnyrė tė pashmangshme, automatikisht, pėrgjigje tė sakta ndaj asaj qė ai ishte. Romantizmi i veshtuar kėshtu ishte, pra, ajo ēka natyralizmi iu pėrgjigj flakė pėr fjalė, dhe ajo kundėr sė cilės u mblodh Parnasi; dhe kjo ishte po ashtu ajo qė pėrcaktoi qėndrimin vetjak tė Baudelaire. Qe ajo qė ngjalli pothuajse njėkohėsisht kundėr tij dėshirėn pėr pėrsosuri, - misticizmin e “artit pėr art”, - domosdoshmėrinė e vėzhgimit dhe tė ngulitjes jopersonale tė gjėrave; dėshira, me njė fjalė, pėr njė substancė mė tė fortė e pėr njė formė mė mjeshtėrore e mė tė kulluar. Asgjė nuk mund tė na vejė mė qartė nė dijeni pėr romantikėt sesa tėrėsia e programeve dhe prirjeve tė pasardhėsve tė tyre.

    Ndoshta veset e romantizmit nuk janė tjetėr veēse tepritė e pandashme tė besimit nė vetvete?... Adoleshenca e risive ėshtė mendjemadhe. Urtėsia, pėrllogaritjet dhe, shkurt, pėrsosuria shfaqen veēse nė momentin e ekonomisė sė forcave.

    Sidoqoftė, epoka e skrupujve fillon nė kohėn e rinisė sė Baudelaire. Gautier-i tashmė proteston dhe reagon kundėr dobėsimit tė gjendjes sė formės, kundėr varfėrimit apo papastėrtisė sė ligjėrimit. Pėrpjekjet e ndryshme tė Sainte Beuve-t, tė Flaubert-it, tė Leconte de Lisle-t, do t’i kundėrvihen lehtėsisė sė pasionuar, pathemelisė sė stilit, vėrshimit tė marrėzive dhe tuhafėrive... Parnasianė dhe realistė do tė pranojnė tė humbasin nė dendėsinė e dukshme, nė brusni, nė gojėtari, atė qė do tė fitojnė nė thellėsi, nė vėrtetėsi, nė cilėsi teknike dhe intelektuale.

    Do thosha, pėrmbledhtazi, se zėvendėsimi i romantizmit nga kėto “shkolla” tė ndryshme mund tė kuptohet si zėvendėsimi i njė aksioni spontan nga njė aksion i medituar:

    Vepra romantike, nė pėrgjithėsi, e mbart mjaft keq njė lexim tė ngadalėsuare tė kreshpėruar tė qėndrueshmėrive tė njė lexuesi tė vėshtirė e tė rafinuar:

    Baudelaire ishte ky lexues. Baudelaire ka interesin mė tė madh - njė interes jetėsor - pėr tė kapur, pėr tė konstatuar, pėr t’i zmadhuar tė gjitha dobėsitė dhe mangėsitė e romantizmit, tė vėzhguara nga shumė afėr nė veprat dhe personat e njerėzve tė tij mė tė mėdhenj.

    Romantizmi ėshtė nė apogjeun e tij, mund t’i thoshte ai vetes, pra, ai ėshtė i vdekshėm; dhe ka mundur t’i konsiderojė hyjtė dhe gjys-hyjtė e momentit, me atė sy qė Talleyrand-i dhe Metternich-u, nė vitin 1807, vėshtronin me ēudi zotin e botės...

    Baudelaire vėshtronte Viktor Hugo-nė; nuk ėshtė e pamundur tė hamendėsojmė ē’mendonte ai pėr tė. Hugo mbretėronte; ai kish fituar mbi Lamartine-n avantazhin e njė materiali pafundėsisht mė tė fuqishėm e mė tė pėrpiktė. Regjistri i gjerė i fjalėve, larmia e ritmeve, bollėku i imazheve tė tij e dėrrmonin ēdo poezi rivale. Por vepra e tij shpeshherė u nėnshtrohej vulgariteteve, pėrhumbej nė elokuencė profetike dhe nė apostrofa tė pafundme. Ai spitullonte me turmėn, dialogonte me Zotin. Thjeshtėsia e filozofisė sė tij, shpėrpjesėtimi dhe inkoherenca e shtjellimeve, kontrasti i shpeshtė i mrekullive tė detajit me brishtėsinė e pretekstit dhe paqėndrueshmėrinė e sė tėrės, gjithēka, sė fundi, qė mund ta trondiste dhe, pra, ta mėsonte dhe orientonte drejt artit tė tij vetjak tė ardhshėm njė vėzhgues tė ri e tė pamėshirshėm, Baudelaire i duhej ta shėnonte nė vetvete dhe tė shplekste, prej admirimit qė i impononin dhuntitė autoritare tė Hugo-sė, papastėrtitė, pakujdesitė, pikat e prekshme tė veprės sė tij, - domethėnė mundėsitė e jetės dhe shanset e lavdisė qė njė artist aq i madh lejonte t’i vilje.

    Nėse do tė pėrdornim pak qesėndi dhe pak mė tepėr mendjehollėsi se ē’duhet, do ishte shumė tunduese tė pėrqasje poezinė e Victor Hugo-sė me atė tė Baudelaire, me synimin pėr ta konsideruar kėtė tė fundit tamam si plotėsuese tė sė parės. Nuk po kėmbėngul. Duket qartė qė Baudelaire ka kėrkuar atė qė Victor Hugo nuk e kishte bėrė; qė abstenon nga gjithė efektet me tė cilat Victor Hugo ishte i pathyeshėm; qė iu kthye njė prozodie mė pak tė lirė dhe skrupulozisht tė larguar nga proza; qė ndoqi dhe iu bashkua pothuajse gjithmonė prodhimit tė sharmit tė vazhduar, cilėsi e paēmueshme dhe transcendente e disa poezive,- por cilėsi qė haset pak, dhe kjo pak, fort rrallė e kulluar, nė veprėn e pamat tė Victor Hugo-sė.



    **

    Nė vargjet mė tė mira tė Baudelaire, ka njė kombinim mishi dhe fryme, njė pėrzierje madhėshtie, ngrohtėsie dhe pikėllimi, pėrjetėsie dhe intimiteti, njė bashkim shumė tė rrallė tė vullnetit me harmoninė, qė i veēojnė qartazi nga vargjet parnasiane. Parnasi nuk ishte shumė i ėmbėl pėr Baudelaire. Leconte de Lisle i qortonte shterpėsinė. Ai harronte qė pjelloria e vėrtetė e njė poeti nuk qėndron nė numrin e vargjeve tė tij, por shumė mė tepėr nė shtrirjen e efekteve tė tyre. Mund tė gjykosh vetėm nė rrjedhėn e kohės. Ne shohim sot, pas mė tepėr se gjashtėdhjetė vjetėsh, se rezonanca e veprės sė vetme dhe jovoluminoze tė Baudelaire, mbush ende gjithė sferėn poetike, qė ėshtė e pranishme nė mendje, e pamundur tė neglizhohet, e fuqizuar nga njė numėr i konsiderueshėm veprash qė rrjedhin prej saj, tė cilat nuk janė aspak intime, por pasoja, e qė do tė duhej, pėr tė qenė i paanshėm, t’ia shtonim pėrmbledhjes sė vogėl tė “Lules tė sė keqes”, shumė vepra tė rangut tė parė dhe njė tėrėsi kėrkimesh nga mė tė thellat dhe mė finet qė ka ndėrmarrė ndonjėherė poezia...

    Fragment i esesė mbajtur nė Konferencėn e vitit 1929


    04/09/2009
    standrt
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Alket Ēani; Me Bodlerin tregoj si gjuha lėviz

    Alket Ēani; Me Bodlerin tregoj si gjuha lėviz

    INTERVISTOI: VIOLETA MURATI


    Ėshtė hera e parė qė Alketi jep njė intervistė nė media, tė cilėn nuk do ta shfrytėzojė si rastin pėr tė folur pėr poezinė e tij, megjithėse “Shtrati i Prokrustit” kaloi nė heshtje, ndonėse ėshtė njė libėr pėr ta renditur si poet i shtratit modern.

    Kjo verė e solli nė Tiranė pėr Bodlerin. Sapo ėshtė hedhur nė treg njė botim antologjik, hartuar e zgjedhur prej tij bashkė me njė ese tė Paul Valery. Pėrkthyesi i frėngjishtes, qė na ka njohur mė parė Henri Mishonė, Paul Verlaine, ndonėse interesat e tij tė pėrkthimin janė nė tė tjerė autorė, jep sigurinė se Bodleri mund tė lexohet sot me tė njėjtėn ndjeshmėri si nė shek. XIX



    Alket Ēani i takon brezit tė poetėve, shkrimtarėve dhe pėrkthyesve qė u grupuan si avangardė, por emri i tij nuk ėshtė renditur asnjėherė me ta.

    Poezia ėshtė rrėnja e gjithė kontributit tė tij nė letėrsi. Mė shumė e njohin si pėrkthyes, pak si poet. Ai vetė e pranon, se librin e tij tė parė me poezi do donte ta “shkatėrronte”, pasi nė fakt vėllimi i tij tė dytė, “Shtrati i Prokrustit” (botuar 2004) ėshtė vlerėsuar nga kritika dhe nga miqtė e tij tė sigurt letrarė. Ėshtė hera e parė qė Alketi jep njė intervistė nė media, tė cilėn nuk do ta shfrytėzojė si rastin pėr tė folur pėr poezinė e tij, megjithėse “Shtrati i Prokrustit” kaloi nė heshtje, ndonėse ėshtė njė libėr pėr ta renditur si poet i shtratit modern.

    Kjo verė e solli nė Tiranė pėr Bodlerin. Sapo ėshtė hedhur nė treg njė botim antologjik, hartuar e zgjedhur prej tij bashkė me njė ese tė Paul Valery.

    Pėrkthyesi i frėngjishtes, qė na ka njohur mė parė Henri Mishonė, Paul Verlaine etj., qė ėshtė aktiv nė revistat letrare prestigjioze qė dalin kėtu si “Aleph”, “Mehr Licht” - nxit mendimin nė disa teori estetike tė pėrkthimit qė ridimensionojnė gjuhėn. Pėr kėtė arsye na ka prezantuar Bodlerin me njė strukturė tė re pėrkthimi, tė shoqėruar nga pėrkthyesit mė tė mirė tė tij qė nga Noli, Kadare, Ēollaku, Dedja. E pranon se kjo ėshtė njė antologji me zgjedhje personale, si sfidė pėr tė kuptuar pse i duhet njė pėrkthyesi niveli i krahasimit. Kjo si lėvizje, gjuhė, ēfarė koha ndryshon si nė leksik dhe nė fuqi emocionale. “Sa mė shumė pėrkthej, aq mė pak besoj te pėrkthimi. E kam fjalėn pėr pėrkthimin e poezisė. Nė thelb poezia ėshtė e papėrkthyeshme. Duhet lexuar nė origjinal. Nuk ėshtė e lehtė tė rezistojė gjatė nė njė gjuhė tjetėr. Ndryshojnė shumė gjėra. Njė gjuhė mbart njė univers tė tėrė pas vetes, qė ėshtė i ndryshėm nga universi i njė gjuhe tjetėr. Gjuha lėviz, me kalimin e kohės disa fjalė vjetrohen, disa tė tjera e humbasin fuqinė emocionale qė kishin pasur, tė tjera bėhen tė papėrdorshme e tė pakuptueshme. Veē kėtyre, ndryshon edhe lexues”, - thotė nė intervistėn e mėposhtme Alketi, duke e ndarė aktin e pėrkthimit me kėnaqėsinė estetike.

    Prezantimi i Alketit nė kėtė punė ėshtė modeste, e kėrkon tregun pa zhurmė, sepse ka besimin qė Bodleri lexohet sot, edhe nė Shqipėri, pavarėsisht se vetė pėrkthyesi tregon se tani ka autorė tė tjerė qė e tėrheqin mė tepėr. Ai vazhdon tė pėrkthejė mė shumė se tė shkruajė poezi, dhe sė shpejti pret tė nisė pėr botim njė libėr me proza tė shkurtra plot humor tė zi, tė shkruar nga shkrimtari francez, Jean Bruller (Vercors), e qė titullohet “21 receta praktike pėr njė vdekje tė dhunshme”.



    Duket se kėtė verė u morėt mė shumė me Bodlerin, pėr poezitė e tė cilit jeni kujdesur nė njė pėrzgjedhje, duke i pėrkthyer nė shqip. Ėshtė njė botim me njė fizionomi krejt tė veēantė, shoqėruar edhe nga pėrkthyes tė tjerė, nga personalitete si Fan Noli, Kadare, Edmond Tupja e deri tek Romeo Ēollaku e Arben Dedja. A mund tė na thoni pėrse kjo strukturė paraqitjeje?



    A. Ē. – Mė ishin mbledhur disa poezi tė Bodlerit qė i kisha pėrkthyer nė kohė tė ndryshme, shtova edhe ca tė tjera gjatė kėtij viti. Ndėrkohė, e dija qė edhe Tupja ishte marrė me kėtė autor, qė Romeoja kishte pėrkthyer poezinė “Njeriu dhe deti” dhe Arben Dedja, poezinė “Abeli dhe Kaini”. Pėrkthimi qė i ka bėrė Kadareja poezisė “Albatrosi” mė pati pėlqyer shumė qė kur e kam parė pėr herė tė parė tek libri “Ftesė nė studio”.

    Nuk ėshtė folur aspak, ose pothuajse pėr Kadarenė pėrkthyes. Pėr mendimin tim, ai ėshtė njė nga pėrkthyesit tanė mė tė mirė, nė mos mė i miri. Mė lejoni t’ju them njė shembull: tek poezia “Kuajt e Akilit”, Kavafisi thotė se pasi panė Patroklin tė vrarė, kuajt e Akilit nisėn tė qajnė. Gjithė pėrkthyesit e tjerė do thoshin thjesht: “nisėn tė qanin kuajt e Akilit”, ose “kuajt e Akilit nisėn tė qanin”. Kurse Kadereja thotė: “tė qajnė nisėn kuajt e Akilit”. Kjo ėshtė mė poetike. Dallohet talenti i Kadaresė, apo jo? Mua mė vjen keq qė Kadareja nuk ėshtė marrė mė shumė me pėrkthime. Po nejse. Ndoshta kjo temė mund tė bėhet objekt i njė diskutimi tjetėr. Meqė jemi te Bodleri dhe meqė Mallarme-ja ka thėnė se bota ėshtė bėrė pėr tė pėrfunduar nė njė libėr tė bukur, mendova tė mblidhja ato poezi tė Bodlerit qė mė kishin pėlqyer e qė i kisha pėrkthyer vetė, si dhe ato qė nuk do tė mundja t’i pėrktheja mė mirė se Tupja, Ēollaku, Dedja, Kadereja e, natyrisht, Noli. Ja, kėshtu u bė ky libėr me pesėdhjetė poezi nga Charles Baudelaire (Bodlerin), poet i madh, rėndėsinė e tė cilit e ka shprehur nė mėnyrė tė shkėlqyer Paul Valery tek eseja qė zė vendin e parathėnies. Ky libėr, tė kuptohemi, ėshtė njė antologji, qė do tė thotė, nė rastin tonė, njė zgjedhje personale e hartuesit tė saj. Ka pasur nga ata qė mė kanė thėnė se duhej tė pėrfshija edhe pėrkthyes tė tjerė qė janė marrė me Bodlerin. Duhet t’u them se nuk i njoh tė gjitha pėrkthimet, se kėtu kam mbledhur ato qė mė pėlqejnė mė tepėr dhe se nuk i preferoj shumė librat voluminozė me poezi. Libri me poezi nuk duhet tė ketė shumė faqe, nuk i shkon shumė poezisė, duket sikur ēdo poezi e humbet peshėn e vet brenda njė libri me vėllim tė madh. Apo jo? Dhe libri ka dalė bukur, siē duhet tė botohet njė libėr me poezi. Kjo, edhe pėr meritė tė shtypshkronjės “Maluka”.





    Bodleri erdhi nė skenėn letrare nė njė kohė kur kishte shpėrthyer njė brez qė cilėsohen si perandorė tė letėrsisė, si Lamartine, Hugo, Musset, Vigny, qė janė vlerėsuar edhe si zotėt e ēastit. Mė lart ne pėrmendėm emra pėrkthyesish gati si “zotėt e pėrkthimit” nga frėngjishtja nė shqip qė kanė sjellė poetin francez. Pse e vutė veten nė kėtė sfidė pėrkthimi antologjik?



    A. Ē. - Sigurisht. Kėtė e thotė Valery te parathėnia. E ka shpjeguar shumė mirė situatėn e mjedisit letrar tė kohės sė Bodlerit. Sa u pėrket “zotave tė pėrkthimit”, unė ju falėnderoj, Violeta, pėr vlerėsimin dhe do kisha dėshirė ta besoja, mirėpo nuk ėshtė kėshtu. Sa mė shumė pėrkthej, aq mė pak besoj te pėrkthimi. E kam fjalėn pėr pėrkthimin e poezisė. Nė thelb poezia ėshtė e papėrkthyeshme. Duhet lexuar nė origjinal. Nuk ėshtė e lehtė tė rezistojė gjatė nė njė gjuhė tjetėr. Ndryshojnė shumė gjėra. Njė gjuhė mbart njė univers tė tėrė pas vetes, qė ėshtė i ndryshėm nga universi i njė gjuhe tjetėr. Gjuha lėviz, me kalimin e kohės disa fjalė vjetrohen, disa tė tjera e humbasin fuqinė emocionale qė kishin pasur, tė tjera bėhen tė papėrdorshme e tė pakuptueshme. Veē kėtyre, ndryshon edhe lexuesi. Nga ana tjetėr, pavarėsisht nga kėto, akti i pėrkthimit ėshtė shumė i bukur, prej tij merr njė kėnaqėsi tė madhe estetike, sidomos kur ia del mbanė, ose kur kujton se ia ke dalė mbanė. Tė duket sikur ke bėrė ndonjė gjė tė madhėrishme qė ka vlerėn e njė shpikjeje universale. Po mbase ėshtė edhe kėshtu. Sidoqoftė, ėshtė shpeshherė njė lloj epifanie.



    Bodleri, thoni nė pasthėnien e librit, ėshtė njė poet qė ka lėnė gjurmė tek ju dhe njė ide e hershme ju ka nxitur sė brendshmi pėr tė pėrkthyer vėllimin “Lulet e sė keqes”. Ēfarė dimensioni krijon ky poet tek ju, duke na thėnė nė njėfarė mėnyre pse e gjeni veten te ky autor?



    A. Ē. – Atėherė po, sidomos kur isha student. Tani jo edhe aq. Tani ka autorė tė tjerė qė mė tėrheqin mė tepėr. Megjithatė e rilexoj herė pas here me kėnaqėsi. Nga Bodleri kam njohur dimensionin e modernitetit. Njė tjetėr poet i mrekullueshėm, Paul Verlaine, e ka thėnė shumė mirė: “Origjinaliteti i fuqishėm i Charles Baudelaire-t qėndron te paraqitja e thellė dhe thelbėsore e njeriut modern”. Sa pėr vėllimin e plotė, nuk ma merr mendja se do ta pėrkthej ndonjėherė, por nuk i dihet.



    Nė kėtė pėrmbledhje poetike ka edhe prozė nga poeti francez, qė na japin njė imazh tjetėr pėr Bodlerin dhe na zbulojnė njė pėrfytyrim tjetėr. Ēfarė ndodh me pėrkthyesin kur hyn nė botėn e vėshtirė tė poetit, nė origjinalitetin e tij?



    A. Ē. – Po. Kam zgjedhur dhjetė poezi nė prozė nga libri “Spleen i Parisit”. Bodleri, pasi njohu veprėn e Edgar Allan Poe-sė, u habit duke gjetur te kjo vepėr ngjashmėri dhe afri tė mėdha me idetė e tij estetike. Kėto proza, pėr mendimin tim, e shprehin nė mėnyrė tė dukshme e tė qėllimtė ndikimin e shkrimtarit amerikan mbi Bodlerin. Nga ana tjetėr, kėto poezi nė prozė e bėjnė Bodlerin (sė bashku me Aloysius Bertrand-in) njėrin nga themeluesit e kėtij zhanri. E mira e punės e do, qė, pėrkthyesi tė hyjė sa mė thellė nė botėn e brendshme tė autorit qė pėrkthen. Nuk mund ta di se nė ē’masė ndodh kjo, por njė nga gjėrat mė tė pasigurta qė mund ta tregojnė kėtė ėshtė ndoshta rezultati i pėrkthimit qė, sidoqoftė, ėshtė shumė vėshtirė tė gjykohet objektivisht. Ne kemi vetėm perceptimin e asaj qė ka ndodhur vėrtet. Atė qė ka ndodhur vėrtet nuk kemi pėr ta ditur kurrė.



    Ashtu siē shkruan edhe Paul Valery nė esenė e tij, Bodleri ishte nė kulm tė lavdisė, duke dalė mė nė fund nga kufijtė e kombit. A mendoni se Bodleri mund tė lexohet sot nė Shqipėri?



    A. Ē. – Pa dyshim. Pse tė mos lexohet? Bodleri ėshtė njė nga autorėt mė tė mėdhenj tė shekullit XIX dhe mbetet pėrherė aktual sepse temat qė ai trajtoi janė tema universale tė njeriut dhe mėnyra si i trajtoi kėto tema ėshtė njė nga mė hulumtueset nė letėrsinė botėrore.



    Pėrveē gjuhės ēfarė ju lidh tjetėr me botėn frankofone?



    A. Ē. – Nuk ma merr mendja tė ketė ndonjė lidhje tjetėr mė tė fortė se kjo, apo jo?



    Para disa viteve ju keni nxjerrė edhe njė vėllim poetik qė titullohet “Shtrati i Prokrustit”, pėr tė cilin ėshtė folur rrallė, ėshtė bėrė njė pasqyrim tepėr kalimtar nė media. Tani kemi rastin t’ju pyesim ē’ju shtyn drejt poezisė, ju vjen kjo ngaqė pėrktheni poezi?



    A. Ē. – Veē kėsaj kam bėrė edhe ca gjėra tė tjera, nė fakt, por, mė besoni, e kam pothuajse tė pamundur tė flas pėr gjėrat e mia. Mund t’ju them vetėm se “Shtrati i Prokrustit”, qė ėshtė botuar nga “Ombra” nė vitin 2004, ėshtė njė libėr qė vazhdon gjithmonė tė mė pėlqejė, nė ndryshim nga libri i parė “Metrika e dritės” tė cilin s’duhej tė kisha pranuar tė botohej. Poezi kam filluar tė shkruaj pėrpara se tė pėrktheja. Nėse do tė isha nxitur nga pėrkthimi besoj se nuk do tė kisha shkruar vetė. Drejt poezisė mė shtyn dėshira pėr tė qenė i padobishėm.



    Bodleri ėshtė realisht njė sfidė, nėse tani na duhet t’ju pyesim se pėr ēfarė do tė donit tė “kritikoheshit”: pėr poezinė apo pėr pėrkthimin?



    A. Ē. – Pėr asgjė. E pėrse duhet “tė kritikohem”?



    Siē kanė ardhur kohėt, tė duket sikur njė poet nuk e mban lexuesi por miqtė, sigurisht ata qė merren me letėrsi. Pse vjen kjo sipas jush?



    A. Ē. – Mendoj se njė poet nuk ka nevojė tė mbahet nga askush. Lexuesi duhet ta kuptojė se kur lexon njė poet tė denjė pėr kėtė emėr, nuk ėshtė duke i bėrė nder poezisė, por vetes.



    A vazhdoni tė shkruani poezi? Dhe si po ecni me pėrkthimin, ka autorė tė tjerė tė “fshehtė” qė do tė na zbuloni?



    A. Ē. – Poezi vazhdoj tė shkruaj, por rrallė. Nuk jam ndonjė prodhimtar i madh. Vazhdoj edhe me pėrkthimin dhe sė shpejti besoj se do tė botoj njė libėr shumė tė kėndshėm me proza tė shkurtra plot humor tė zi, tė shkruar nga shkrimtari francez Jean Bruller (Vercors) e qė titullohet “21 receta praktike pėr njė vdekje tė dhunshme”.



    19/09/2009

    standart.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #35

    poezi

    CHARLES BAUDELAIRE
    (1821-1867)


    Shqipėroi: Vedat Kokona

    ***
    Rri urtė o Brenga ime dhe falmė qetėsinė;
    Ti mbrėmjen e kėrkoje, ja tek po zbret tani;
    Pėlhurėn mbi qytet tė mugėtit po e shtrin,
    Disave u sjell paqe, tė tjerėve mėrzi.

    Kur turma e ndyrė e njerzve, qė veē dėfrime dinė,
    Tė fshikur nga kamxhiku i Epshit nė gosti
    Tė poshtėr zhgryhen krejt ndėrsa pendime u vinė,
    O Brengė, nėma dorėn, me mua eja e rri

    Larg tyre. Shih si kėrrusen gjith' vjetėt e harruar
    Lart nga ballkoni i qiellit me petka tė vjetruar,
    Si ngrihet Mall'i hidhur nga ujrat buzėgaz;

    Nėn urė Diell i mekur si bje kur vjen ndajnata
    Dhe, si qefin nė Lindje, nga hijet ndjekur pas,
    Dėgjo, dėgjo, e dashur, si ecė e ėmbėl Nata.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  2. Timothy Charles Buckley (1947-1975)
    Nga Postmodern nė forumin Muzika botėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 08:27
  3. I Fiori Del Male-Charles Baudelaire
    Nga leci nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-05-2004, 16:19
  4. Charles Bronson
    Nga MI CORAZON nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-09-2003, 23:31
  5. Nga Charles Baudelaire!
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-03-2003, 23:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •