Franceska ka humbur femijen e saj ne muajin e tete te shtatzanise, per shkak te trombofilise. Foshnja lindi i vdekur dhe ajo humbi mitren per shkak te nje hemoragjie te madhe. Keshtu ajo ka humbur nje here e pergjithmone, mundesine per te krijuar nje familje ne menyre natyrale. E saja eshte nje prej mijera historive te trishta te atyre grave qe nuk mund te behen nena. Por duket se edhe ky problem e ka nje zgjidhje megjithese pak te kushtueshme. Ato mund te marrin "hua" mitren e nje gruaje tjeter e cila do te vazhdoje ne vend te tyre shtatzanine. Nje procedure e komplikuar dhe e jashteligjshme ne shume vende te Europes por qe mund te kryhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Agjensi te posacme ofrojne "pakete te plote", qe nga asistenca ligjore e deri tek kerkimi i nenes mbajtese, pra asaj qe do te ofroje mitren borxh per 9 muaj. "Ky fenomen eshte gjithnje e ne rritje eksponenciale"-shpjegon Geil Teilor, themeluesi i fondacionit "Growing Generations", agjensise kaliforniane dedikuar eksluzivisht komunitetit te homoseksualeve te cilet perbejne dhe grupin me te madh te kerkesave. Teilor ka themeluar ne vitin 2002 nje dege te fondacionit te tij te quajtur "E ardhmja e Fertilitetit" qe i dedikohet cifteve heteroseksuale. Por kostoja e kesaj procedure, eshte thuajse e ndaluar. "Per nje te huaj shifra varion nga 150 deri ne 170 mije dollare. Takimi i pare eshte falas dhe nuk ka liste pritje, nese vendosni te vini ketu ne SHBA. Por nese kerkoni qe te vijme ne ne vendin tuaj, atehere duhet te prisni paksa"-shprehet Teilor. Sipas tij nuk ekziston asnje problem ligjor, pasi marreveshja mes paleve studiohet ne detajet me minimale dhe ciftet kane nje mundesi te madhe zgjedhje per nenen, apo prinderit bartes ne rastin e homoseksualeve. "Natyrisht emri i nenes bartese nuk shfaqet ne certifikaten e lindjes se femijes, gje qe mundeson kthimin e tij ne shtetin e origjines se prinderve pa asnje problem. Madje pas lindjes, femija merr menjehere nenshtetesine amerikane."-shpjegon Ricard Vaughn, avokati i Qendres Kombetare te Fertilitetit, ne Los Anxheles. Sipas tij procedura te ngjashme kryhen edhe ne Rusi, apo Ukraine per nje shume me te vogel parashe, por duket se garancite dhe zgjedhjet nuk jane te njejta. "Ti besosh internetit per te kursyer para nuk eshte kurre nje ide e mire. Rreziku i nje mashtrimi apo qe nena bartese te behet pishman, eshte teper i madh"-shprehet Vaughn.

KORRIERI