Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Ku humbi MJAFT-i ?

    Ku humbi MJAFT-i?

    Nga Ilir Kulla


    Mjaft-i është organizata joqeveritare rinore që më së shumti është bërë e njohur në Shqipërinë pluraliste që pas 1990 e këtej.
    Fillimisht njerëzit e pëlqyen zërin e protestës të kësaj organizate, madje i’u bashkangjitën me simpati. Por shumë shpejt filluan dyshimet mbi mundësinë e përdorimit politik të kësaj organizate të pavarur. Protestat e MJAFT-it kundër Nanos dhe socialisëtve në pushtet, mbështetja edhe pse jo e drejtëpërdrejtë ndaj të djathtës që drejtohej nga Berisha bënë që këto dyshime të rriteshin. Nw të vërtetë hijet mbi besueshmërinë e MJAFT-it janë rritur pas ardhjes së zotit Berisha në pushtet. As edhe një fjalë të vetme kritike kundër qeverisë Berisha për gjëra shumë të rënda. Mesa duket as lajmi se një ministër i qeverisë e shpërblen veten tre herë brenda tre muajve, as fakti se në një rreth shumë të madh dhe të afërt me Tiranën emërohet një zyrtar shumë i lartë që ka qenë shumë vite në burg për drogë, as prekja e administratës civile për shkaqe politike, as emërimet tepër të cuditshme në diplomaci, as trajtimi i buxheteve të disa bashkive të mëdha si dhe sa ato disa komunave të vogla vetëm për shkaqe politike, nuk ka përbërë shkak për MJAFT-in për të ngritur zërin.

    Sikur të mos ishte e mjaftueshme nuk ka përbërë për Mjaftin shenjë shqetësimi as licensimi i njw kompanie të re ajrore brenda një jave nga Ministri i ri në moshë e në detyrë i Transportit dhe i Punëve Publike, as shkarkimi i Moikom Zeqos nga Muzeu Kombëtar, as shkarkimi pwr shkaqe politike i vëllait të Igli Tares një nga figurat me të cilin krenohet cdo shqiptar kur del jashtë atdheut, as emërimi i zonjës së zëvendëskryeministrit drejtoreshë në dikasterin e financave pa asnjë konkurs të administratës civile, e madje as për fondet dhe financimeve të PD-së në fushatën e fundit elektorale që e solli në pushtet.

    Me të drejtë na lind pyetja cdo të kishte bërë Erion Veliaj sikur në pushtet të ishte ende Fatos Nano? A nuk i gjeti 20 vajza të veshura si nuse për të ironizuar martesën e ish-Kryeministrit? Po studentët a nuk i nxori në rrugë të protestonin për mungesën e dritave? Mjafton të kujtojmë që ky ka qenë viti i krizës më të madhe të mundshme të energjisë elektrike. Po për anullimin e tenderit ndërkombëtar të energjisë dhe blerjet me prokurim të drejtëpërdrejtë në kundërshtim me ligjin a është kujtuar MJAFT-i të protestojë apo këtë radhë në pushtet është Berisha dhe kjo nuk përbën arsye për të protestuar. Me mirësi, qytetari dhe qetësi MJAFT-i duhet të kuptojë se mjafton kjo heshtje e gjatë që të kuptojmë se ndoshta MJAFT-i ishte krijuar vetëm për një arsye: kundër Fatos Nanos dhe Partisë Socialiste.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Cyclotomic pershendetje:
    Kjo provoi thjesht faktin qe ishin te ndertuar politikisht dhe asgje me tej.

    Dito.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Erion Veliaj kandidat i Ramės pėr kryetar tė FRESSH-it
    Ashtu siē pritej, duket se Erion Veliaj sė shpejti mund t’i thotė “lamtumirė” organizatave tė shoqėrisė civile duke e braktisur “Mjaft”-in, pėr postin e kryetarit tė FRESSH-it. Ky njoftim bėhet i ditur nga burime brenda kryesisė sė selisė rozė, ku ėshtė duke u pėrgatitur katapulka pėr kapėrcimin e Veliajt, nė krye tė strukturave rinore tė Partisė Socialiste. Pėr kėtė arsye, kryetari socialist Edi Rama ėshtė duke pėrgatitur platformėn e trajnimit tė Veliajt pėr organizimin dhe drejtimin e rinisė socialiste. Ende nuk janė bėrė tė njohura modalitetet e kėtij ndryshimi, por deri tani dihet saktė se Rama ėshtė i pakėnaqur nga drejtimi aktual i FRESSH-it, prej kryetarit Gjergji Koja.Megjithėse ky i fundit gėzon mbėshtetjen e njė grupi tė madh FRESSHistėsh, pėrsėri Rama kėrkon domosdoshmėrisht gjetjen e njė emri tjetėr pėr kryesimin e kėtij forumi rinor. Dhe pėr kėtė arsye njėri prej individėve mė tė pėrshtatshėm mund tė jetė Erion Veliaj, i cili gjatė kohėve tė fundit ka ndėrmarrė shpeshherė iniciativa nė mbėshtetje tė Ramės. Edhe nė rastin e debatit pėr Zogun e Zi, Veliaj ka organizuar tubime me disa prej mbėshtetėsve tė tij, duke kėrkuar gjithashtu njė referendum nė lidhje me tė ardhmen e kėtij nėnkalimi. Nė kėtė mėnyrė duket se Veliaj e ka gjetur nėnkalimin e vet tė sigurtė nėpėrmjet kryebashkiakut pėr tė kaluar direkt nė krye tė FRESSHistėve socialistė.


    Gazeta Sot

  4. #4
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ka dal nje xhiro se eshte me pushime.

    PS: ca kerkoni nga mjaft ?
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kush eshte ky Ilir Kulla qe ka shkruar artikullin lart dhe pse i kerkon Mjaftit te behet "zan Caush 97-te?
    Pse ilir kullat Frroket Edvinat Petro Korab kocet e erionet e ZP e Bollinot e Gsh-s e kerkojne me urgjenc 97-ten?
    Krimi i lidh dhe i zgidh dhe i frymezon qe te gjejne njeri tjetrin.

    Ja nje skjarim:

    ---------
    Llapi ka postuar kte shkrim para ca javesh. Aty cfaqet ky misteriozi i Nanos Ilir Kulla:

    :

    --
    Ka vazhduar rigjykimi nė procesin “Drini”, me dėshminė e vėllait, bashkėshortes dhe djalit tė dajės sė “Drinit”





    Nė rigjykimin e procesit “Drini”, tė martėn ka dėshmuar edhe dėshmitari i prokurorisė, Lulzim Berisha, i cili ėshtė djali i dajės sė komandant Drinit. Berisha ndėrkaq ka dėshmuar lidhur me takimet e Sali Veselit, Kadri Kryeziut, Sadik Halitjahės, Ilir Kullės etj., nė hotel “Prizren”, para vrasjes sė komandant Drinit



    Shkruajnė : Burim Etemaj e Bajram Lani



    Prishtinė, 22 nėntor 2005 - Nė procesin gjyqėsor “Drini”, ka pėrfunduar dėshminė e tij vėllai i Ekrem Rexhės, Ruzhdi Rexha, ndėrkaq dėshminė e ka filluar bashkėshortja e komandant “Drinit”. Hajrije Rexha. Mirėpo, pėr shkak se dėshmitari Lulzim Berisha nuk ka pasur kohė tė dėshmojė ndonjė ditė tjetėr, e ka dhėnė dėshminė e tij sot (tė martėn), duke i lėnė Hajrije Rexhės qė tė vazhdojė dėshminė e saj tė hėnėn nė mėngjes. Fillimisht, dėshmitari Rexha ėshtė marrė nė pyetje nga avokatja e Sali Veselit, Sadije Mjekiqi, e cila ėshtė interesuar tė dijė se si e vlerėson Ruzhdiu interesimin e Sali Veselit pėr ta marrė njė autorizimin nga familjarėt e “Drinit”, pėr ta marrė kompjuterin Lap-Top tė cilin e kishte konfiskuar policia e pėr tė cilin ishte shqetėsuar familja Rexha. “Nė atė moment nuk e kam ditė qėllimin e Sali Veselit, por vetėm e di qė ka kėrkuar autorizim, por ai sigurisht se i ka pasur qėllimet e mira, por nė thonjėza e them kėtė ngase nuk e di. Vetė fakti qė s’kam dashur t’ia jap autorizimin tregon se kam dyshuar, sepse kam menduar se atė Lap-Top sė pari duhet ta ketė familja”, ka thėnė Rexha.

    Ndėrkaq, avokati i Abit Hazirajt, Hasim Loshi, ėshtė ndėrlidhur me listėn e paraqitur njė ditė mė parė nga prokurori ndėrkombėtar, nė tė cilėn gjendej edhe klienti i tij, Abiti. “Me tė drejtė klienti im Abiti thotė se ėshtė shėnuar gabimisht emri i tij, sepse Abiti nė tė gjitha dokumentet e ka mbiemrin Haziraj e jo Haziri, siē ėshtė nė listė. Emri i tij ėshtė shėnuar me dorė dhe kėtu shihet se ai qė e ka shkruar nuk e di gjuhėn shqipe”, ka thėnė avokati Loshi.

    Dėshmitari ėshtė marrė nė pyetje pastaj nga prokurori ndėrkombėtar, i cili ka ofruar njė dokument nė tė cilin ishte njė fjalim, qė sipas dėshmisė sė Ruzhdiut, Ekremi ėshtė dashur ta lexojė kėtė fjalim nė fshatin Tėrstenik tė Pejės, ditėn qė ėshtė vrarė. “Gjatė bisedave qė keni pasur me ‘Drinin’, a ka ndodhur qė tė flasė keq pėr UĒK-nė, apo pėr ndonjė person tė veēantė?”, ka pyetur prokurori, ndėrkaq dėshmitari ka thėnė: “Kurrė s’e kam dėgjuar tė flasė keq pėr UĒK-nė, por pėr disa aktivitete apo individė po. Konkretisht djalin e axhės e ka kritikuar, Nexhmedin Kastratin”. Duke u referuar nė dėshminė e njė dite mė parė, ku Ruzhdi Rexha ka dėshmuar se pas arrestimit tė Sali Veselit, Abit Hazirajt dhe tė tjerėve, Hashim Thaēi dhe bashkėpunėtorėt e tij e kanė vizituar familjen Rexha, kryetarja e trupit gjykues, Lolica Dumlao, e ka pyetur dėshmitarin Rexha se “sa kohė pas arrestimit tė tyre ka ndodhur vizita e Thaēit?”. “Nuk jam i sigurt, diku 2-3 muaj pas, sepse nė atė kohė ka qenė edhe fushata zgjedhore e PDK-sė, por saktėsisht nuk e di sa muaj. Atė ditė na ka njoftuar pėr vizitė, sepse ka pasur disa aktivitete nė Prizren, pastaj ka ardhur nė familjen tonė dhe e ka vazhduar fushatėn nė sallėn e sportit”, ka thėnė Ruzhdiu, duke shtuar se bashkė me Thaēin kanė qenė edhe Fatmir Limaj, Ramė Buja etj., ndėrkaq nga familjarėt e tij kanė qenė disa axhallarė dhe vėllai mė i madh i Ekrem Rexhės, Qamili. Duke treguar pėr rrjedhėn e bisedės gjatė kėsaj vizite, Ruzhdi Rexha ka thėnė se Hashim Thaēi ka folur pėr aktivitetin dhe veprėn e komandant “Drinit”, se si janė njohur, si kanė fjetur gjatė luftės bashkė, dhe se si vrasja e “Drinit” ėshtė njė humbje e madhe. “Pas kėsaj, axha i madh e ka shprehur mendimin se kushdo qofshin vrasėsit, e meritojnė dėnimin mė tė madh. Pas kėsaj, Thaēi ka provuar qė tė na bindė se Sali Veseli nuk ka kurrfarė lidhje me vrasjen e Ekremit dhe po citoj fjalėt e tij: ‘Familja e Drinit, duhet tė jeni tė sigurt se Sali Veseli dhe pjesėtarėt tjerė tė TMK-sė nuk kanė dorė nė vrasjen e Drinit’. Pas kėsaj unė kam ndėrhyrė pasi nuk kam dashur qė nė familje tė diskutohet se kush ėshtė apo kush nuk ėshtė vrasės. E kam pyetur Thaēin se a ka frikė nė jetė dhe ai ėshtė befasuar nga pyetja”, ka thėnė Rexha, duke treguar se me kėtė pyetje ka aluduar tek ajo se a ka frikė edhe Thaēi qė sikur pjesėtarėt e tjerė tė UĒK-sė, tė mbetet pa privilegje. Ruzhdiu nuk ka pėrtuar tė tregojė edhe se si nėpėrmjet “meseleve” ia ka bėrė tė ditur Thaēit kėtė, duke treguar se si nė kohėn e marshall Titos, siē i ka thėnė Ruzhdiu, vetėm me dy dėshmitarė-bashkėluftėtarė, tė jepeshin tė gjitha tė drejtat, banesa, lokali, rruga e mirė, gjithė tė mirat, si luftėtar…

    I pyetur se, derisa Thaēi ka dhėnė mendimet e tij, a e keni pyetur Thaēin se kush mendonte ai se kishte gisht nė vrasjen e “Drinit”, dėshmitari ka thėnė se nuk e ka pyetur. “Kjo vizitė ku Hashim Thaēi ka kėrkuar qė ju tė kishit mirėkuptim sa i pėrket arrestimit tė Sali Veselit. Ēka doni tė thoni me kėtė se ‘ka kėrkuar mirėkuptim’?”, ka pyetur gjykatėsja. “Ka kėrkuar qė mos t’i akuzonim menjėherė Sali Veselin dhe anėtarėt e tjerė tė TMK-sė, ashtu mendoj”, ka thėnė Rexha, duke shtuar se ai nuk ka dashur ta pyesė Thaēin se kush mendon se ėshtė vrasėsi, pasi qė hetimet ishin nė procedurė. Lidhur me kėtė, avokatja Sadije Mjekiqi ka shprehur habinė se si nė asnjė seancė gjyqėsore deri me tani dėshmitari Rexha nuk e ka zėnė nė gojė vizitėn e Hashim Thaēit nė familjen e Ekrem Rexhės, mirėpo dėshmitari ka thėnė se nuk ėshtė pyetur asnjėherė deri mė tani konkretisht, siē ka pyetur gjykatėsja. Ndėrkohė, dėshmitari ka thėnė se pėrveē Thaēit, nė familjen e tyre, nė njė rast tjetėr ka qenė edhe Sami Lushtaku, i cili nė atė kohė ka qenė komandant i Zonės sė Dytė. “I njėjti ėshtė pėrpjekur tė na bindte se Sali Veseli nuk ka dorė nė vrasje. Nuk e kam pėrmend as kėtė mė herėt sepse nuk jam pyetur nga askush. Janė edhe deklaratat e Agim Ēekut, ku ka thėnė se Sali Veseli nuk ka dorė nė vrasjen e ‘Drinit’. As pėr kėtė nuk jam pyetur, por unė kėto i kam lexuar nė gazeta”, ka thėnė Rexha. I pyetur pėr vizitėn e Sami Lushtakut, Ruzhdiu ka thėnė se pėr kėtė mė mirė ėshtė tė pyetet bashkėshortja e “Drinit”, pasi qė ai vetė nuk ka qenė nė shtėpi kur ishte pėr vizitė Lushtaku.



    Dėshminė e ka filluar bashkėshortja e komandant “Drinit”, Hajrije Rexha



    Fillimisht, Harije Rexha, bashkėshortja e Ekrem Rexhės, ka folur pėr kohėn kur ėshtė martuar me “Drinin”, nė verė tė ’98-s, dhe pėr inkuadrimin e Ekremit nė UĒK, si komandant nė rajonin e Vėrrinit. “A ju ka treguar burri juaj ndonjėherė nėse ndihej i kėrcėnuar nga dikush sa ishte nė shtėpi?”, ka pyetur anėtari i trupit gjykues, ndėrkaq dėshmitarja ka thėnė jo, mirėpo ka pranuar se shpeshherė e ka gjetur tė hutuar dhe tė menduar. Ajo ka thėnė se kur Ekremi kishte mbledhje me Kuvendin Komunal apo me UNMIK-un, ai e ka pasur zakon qė njeriut t’ia thotė ndėr sy se nuk e ka drejtė. “Shpesh i thosha tė mos ua thotė njerėzve nė sy atė qė ai mendon, sepse njerėzit mund tė mllefosen, por ai mė thoshte se mė mirė ta thotė tė vėrtetėn nė sy qė mos tė pėrsėritet gabimi dy herė”, ka thėnė ajo. “A tė ka shkuar nė mendje se mund ta kenė vrarė shokėt e tij?”, ka pyetur gjykatėsi. “I kam thėnė gjithmonė ruaju, por ai thoshte, ‘ata qė mund tė mė vrasin janė larg’, duke aluduar tek serbėt dhe thoshte se nuk ka pse tė ruhet apo frikėsohet, sepse s’i ka bėrė askujt asgjė”, ka thėnė dėshmitarja. Bashkėshortja e Ekrem Rexhės mė pas ėshtė pyetur pėr ditėn e vrasjes sė Ekremit, ku ajo ka pėrshkruar situatėn nė ditėn e vrasjes sė tij. “Isha me fytyrė nga dritarja derisa i merrja gotat qė kishim pirė ēaj. Nė njė moment kam dėgjuar disa krisma dhe njė makinė qė nga zhurma dukej se ishte nė shpejtėsi tė madhe. Pas atyre krismave ka kaluar e njėjta veturė qė e kam parė mė herėt dhe nuk ka qenė duke shkuar shpejt. Pastaj kam thėnė me vete, nuk ėshtė kjo veturė, edhe burri im nuk e ngiste veturėn shpejt asnjėherė. Thashė me vete, ‘o Zot ishalla nuk ėshtė ajo qė po mendoj unė’. Prej aty kam shkuar te Ruzhdiu dhe i kam thėnė se a e ka parė Ekremin”, ka treguar Hajrije Rexha.

    Mė tej me pyetje ka filluar prokurori ndėrkombėtar Dana Urban, i cili mė tepėr ėshtė interesuar pėr periudhėn kur Ekremi dhe Hajrija janė martuar zyrtarisht, shkuarja e Ekremit nė Sarajevė, vizita e bashkėshortes sė tij nė Kosovė gjatė vitit ’98 dhe shtatzėnisė sė saj. Ndėrkaq, duke u ndalur tek paslufta, prokurori ka pyetur se “gjatė kėsaj periudhe a ka bashkėpunuar Ekremi me ndėrkombėtarėt?” Dėshmitarja ka treguar se bashkėshorti i saj ka pasur bashkėpunim tė mirė me UNMIK-ut dhe KFOR-in, por nė veēanti me IOM-in. Ajo mė tej ka sjellė momente nga mbledhja pėrkujtimore dhe gjatė varrimit tė komandant “Drinit”, duke treguar se aty pėr herė tė parė e ka parė Sali Veselin, Halil Ēadrakun, Xhemajli Berishėn, Sadik Halitjahėn e tė tjerė qė s’i kishte njohur mė herėt, pėrveē Halitjahės pėr tė cilin ka thėnė se e ka parė mė herėt nė televizor. Dėshmitarja ka thėnė se nuk i kujtohet deklarata e mėhershme, pėr tė cilėn ėshtė pyetur nga prokurori, nė tė cilėn ajo ka thėnė se “Drini” ka pasur konflikt me Sali Veselin. Ndėrkohė, avokatja Mjekiqi ka ndėrhyrė duke thėnė se nė procesverbalin nė shqip nuk pėrmendet fjala konflikt, por “nuk kanė pasur raporte tė mira”. Prokurori, duke u referuar nė deklaratat e mėhershme tė Hajrije Rexhės, ka thėnė se nė deklaratė thuhet se Alush Shala e ka ndjekur vazhdimisht Ekremin dhe se ka pasur raporte tė mira me Kadri Kryeziun. Dėshmitarja ka thėnė pėr Alush Gashin se nuk i kujtohet, por Kadri Kryeziu ėshtė shoqėruar me njė tjetėr Shalė, emri i tė cilit nuk i ėshtė kujtuar. Ndėrkaq, kur ėshtė pyetur pėr Sadik Halitjahėn se a ka pasur ndonjė konflikt me Ekrem Rexhėn, dėshmitarja ka thėnė: “Mė kujtohet njė herė nė TV Kukės ishte i ftuar Sadik Halitjaha, i cili ishte i veshur me uniformė tė UĒK-sė, dhe i thashė burrit, shikoje se Halitjaha po pyetet pėr luftėn. Mė kujtohet qė ai vetė u ngrit dhe e ndali televizorin dhe tha: ‘Kush e dėgjon kėtė. Ky ėshtė njė psikopat, asnjė tė vėrtetė nuk e thotė’”, ka treguar dėshmitarja Hajrije Rexha, duke shtuar se kjo ka qenė diku nė vitin ’99, menjėherė pas luftės.



    Dėshmitari Berisha dėshmon pėr praninė e Sali Veselit, Sadik Halitjahės, Kadri Kryeziut e Ilir Kullės nė hotel “Prizren”



    Nė rigjykimin e procesit “Drini”, tė martėn ka dėshmuar dėshmitari i prokurorisė, Lulzim Berisha, aktualisht trajner i klubit tė futbollit “Liria” nga Prizreni, i cili njė kohė ka punuar edhe si kamerier nė hotel “Prizren”, pėr tė cilin profesion tha se e ka kryer edhe njė kurs treditor nė Kopaonik tė Serbisė Jugore, konkretisht afėr Rashkės, nė vitin 1995. Pėrndryshe, Berisha ėshtė djali i dajės sė komandant Drinit. Dėshmitari Berisha fillimisht ka treguar se asnjėherė nuk ka qenė pjesėtar i UĒK-sė, TMK-sė apo PDK-sė. Gjatė luftės tha se ka jetuar nė Shqipėri. Gjatė kohės sa ka punuar si kamerier nė hotel “Prizren”, nga 18 dhjetori i ’99 deri mė 8 maj 2000, kur edhe ėshtė vrarė komandant Drini, dėshmitari Berisha tha se nė kėtė hotel kanė frekuentuar shpesh anėtarė tė TMK-sė si dhe tė Partisė sė Progresit Demokratik tė Kosovės, qė mė vonė ėshtė shndėrruar nė PDK.

    Njerėzit e kėtyre dy subjekteve, Berisha tha se nuk e dinin se ishte i afėrt i komandant Drinit. Duke pėrshkruar hotel “Prizrenin”, dėshmitari tha se ky hotel ndėr tė tjera ka edhe njė sallė pak mė tė veēantė, ku mund tė qėndrojnė rreth 16 persona. Dėshmitari Berisha tregoi se gjatė kohės sa ka punuar si kamerier e ka njohur Sali Veselin, dhe se ky i fundit e ka rezervuar disa herė sallėn e veēantė tė hotelit. Dėshmitarit nuk i ėshtė kujtuar nėse nė kėtė hotel Sali Veseli ka shkuar bashkė me Sadik Halitjahėn, kurse me Kadri Kryeziun tha se ka qenė 2-3 herė. Dėshmitari po ashtu tha se Kadri Kryeziu nė hotel “Prizren” ka qėndruar mė shumė herė sesa Veseli e Halitjaha. Sipas dėshmitarit, tė paktėn 2-3 herė Sali Veseli, Sadik Halitjaha dhe Kadri Kryeziu kanė qėndruar nė sallėn e veēantė. Por, dėshmitari tha se ka pasur raste edhe kur Veseli, Halitjaha e Kryeziu kanė qėndruar edhe nė sallėn e hotelit ku rrinė edhe klientėt tjerė.

    “Si silleshin ndėrmjet vete?”, e ka pyetur prokurori dėshmitarin, i cili ėshtė pėrgjigjur se tre tė lartpėrmendurit nė mėnyrė shoqėrore bisedonin qetė. Sipas tij, ka pasur raste kur edhe kanė pirė edhe alkool. Prokurori e ka pyetur dėshmitarin se mos e ka parė edhe Rexhep Selimin nė ato takime. “Me sa mė duket ka qenė njė herė”, ėshtė pėrgjigjur dėshmitari. Ndėrkaq, Tahir Sinanin tha se nuk e ka vėrejtur. “Po Fatmir Limaj, a ka ardhur aty?”, ka pyetur prokurori, kurse dėshmitari ėshtė pėrgjigjur “po njėherė”. Dėshmitari nė vazhdim ka treguar se me Sali Veselin, Sadik Halitjahėn dhe Kadri Kryeziun ka ndenjur edhe Ilir Kulla, nga Shqipėria. “A ka qenė njė rast para vitit 2000, i cili iu ka shqetėsuar, kur nė hotel kanė ndenjur bashkė Sali Veseli, Sadik Halitjaha?”, ishte pyetja tjetėr e prokurorit, ndėrsa dėshmitari tha ‘po’. “Gjendja e Halitjahės ka qenė e shqetėsuar… ai nė njė moment bėri me dorė, e ēoi dorėn lart nė drejtim tė Sali Veselit, duke e ngritur zėrin deri nė nivel tė bėrtitjes, m'u duk sikur po i bėrtiste Sali Veselit”, ėshtė shprehur dėshmitari Berisha, i cili pas pyetjes sė prokurorit se ēfarė po thoshte Sadik Halitjaha, ėshtė pėrgjigjur: “Halitjaha tha se ėshtė dashur ta kryejė mė herėt atė punė, kur e kemi zėnė me 20 shokėt e tij”. Njė deklaratė tė ngjashme nė lidhje me bisedėn e dėgjuar, dėshmitari tha se e ka dhėnė nė polici mė 11 shkurt tė vitit 2001. Dėshmitari tha se edhe tash qėndron prapa deklaratės qė ka dhėnė nė polici. Nė vazhdim dėshmitari po ashtu ka treguar se pas fjalėve tė Halitjahės, Sali Veseli ka qenė i humbur (i hutuar). Ai po ashtu tha se Veselin e Halitjahėn i ka dėgjuar duke folur pėr Drinin nė momentin kur ua ka servuar kafet e para.

    Dėshmitari Berisha tha se pėr bisedėn e dėgjuar i ka treguar edhe Drinit, mirėpo ky i fundit, sipas tij, e ka lutur qė tė mos shqetėsohet. “Mos u mėrzitni se askujt asgjė nuk i kam bėrė e as nuk i kam borxh, nuk kam pse tė frikėsohem”, i ka cituar fjalėt e Drinit, dėshmitari Berisha. Mė pas prokurori ka kėrkuar nga dėshmitari qė tė shikojė nė sallėn e gjyqit nėse e sheh Sali Veselin. “Nuk e ka tė vėshtirė, mė njeh krejt bota”, ėshtė dėgjuar duke thėnė Veseli. “Po, ky ėshtė”, ka bėrė me gisht nė drejtim tė Veselit dėshmitari. Prokurori ka vazhduar me parashtrimin e pyetjeve pėr dėshmitarin, duke u interesuar pėrsėri pėr Ilir Kullėn. Kulla, tha dėshmitari, ishte i pranishėm gjithmonė nė hotel “Prizren”, dhe nga ajo qė ka arritur tė kuptojė ka qenė gazetar, edhe pse shtoi ai, asnjėherė nuk e ka parė me mjete tė punės sė gazetarisė pėrveē tė njė aparati dhe telefoni celular. Kulla, sipas dėshmitarit, nė hotel “Prizren” ka qėndruar rreth njė muaj, pėr t’u larguar njė muaj para vrasjes sė Drinit, edhe pse, shtoi ai, teshat nuk i kishte marrė, dhoma e tij e hotelit ishte e mbyllur, ku askush nuk mund tė hynte.

    Sali Veseli dhe Sadik Halitjaha rrinin nė njė tavolinė me Ilir Kullėn, ka thėnė dėshmitari Berisha. Dėshmitari ka thėnė po ashtu se ka dyshuar pėr Kullėn dhe pasi qė ka pyetur nė recepcionin e hotelit pėr tė, numri i pasaportės sė tij ėshtė regjistruar nė polici. Dėshmitari ka treguar se numrin e pasaportės sė Kullės, IS 05311795, e ka dhėnė vetė nė polici. “A kishte diēka tė dyshimtė ndėrmjet faturave tė hotelit dhe pasaportės?”, ka pyetur prokurori, kurse dėshmitari ka thėnė se pas disa ditėve, Kullės i ka humbur pasaporta. Sipas dėshmitarit, Kulla po ashtu nuk i ka paguar disa fatura nė hotel. “A e shihni Ilir Kullėn nė sallė?”, e ka pyetur prokurori dėshmitarin, ndėrsa ky i fundit ka thėnė “jo”. Pas vrasjes sė Drinit mė 8 maj 2000, pjesėtarėt e TMK-sė, si Sali Veseli e Sadik Halitjaha, dėshmitari tha se vinin mė rrallė nė hotel, pėrveē ndonjė takimi zyrtar me pėrfaqėsues tė UNMIK-ut dhe tė KFOR-it. “Dmth. takimet pas vrasjes sė Drinit nuk i mbanin mė?”, ka pyetur prokurori, kurse dėshmitari ėshtė pėrgjigjur “jo”.



    Dėshmitari Berisha merret nė pyetje nga Sadije Mjekiqi, avokate e Veselit



    Pyetja e parė e avokates Mjekiqi ka qenė se sa herė ka dėshmuar dėshmitari nė polici pėr rastin Drini. “Dy herė”, ka thėnė dėshmitari. Mjekiqi e ka pyetur dėshmitarin pastaj nėse ka mundur tė kuptojė se nė ēfarė mėnyre ka shkuar Ilir Kulla nė hotel, kurse dėshmitari ka thėnė se nuk i kishte interesuar puna e tij. “Ti the se ke dyshuar nė tė, e tash qysh nuk tė ka interesuar puna e tij?”, ishte pyetja tjetėr e avokates, kurse dėshmitari u pėrgjigj: “Pas atij rasti kam filluar tė interesohem pėr tė”. Dėshmitari tha pėr Kullėn se e ka pyetur Ilir Himadunėn, i cili sipas tij, i ka treguar se Kulla ėshtė gazetar. Pas pyetjes sė avokates, dėshmitari Berisha ka treguar se drejtor i hotelit “Prizren” ishte Mustafė Gjana, me tė cilin, shtoi ai, nuk e ka biseduar asnjėherė punėn e Kullės. Dėshmitari po ashtu dėshmoi se edhe Drini ėshtė takuar mė Ilir Kullėn. “E kam marrė vesh gjatė bisedės me Drinin se ėshtė takuar me Kullėn”, ka thėnė dėshmitari, tė cilit nuk i ėshtė kujtuar nėse Drini i ka treguar pėr vendtakimin me Kullėn. “Nė deklaratėn tuaj mė 11 shkurt 2001, keni thėnė se Drini ėshtė takuar me Kullėn nė hotel ‘Theranda’”, ia ka pėrkujtuar avokatja, ndėrsa dėshmitari ka thėnė se ndoshta janė takuar aty, duke u arsyetuar se kjo ngjarje ndoshta i ka dalė nga mendja. I pyetur nga avokatja nėse nė lidhje me bisedėn qė ka dėgjuar pėr Drinin ka biseduar edhe mė dikė tjetėr, dėshmitari ka thėnė “jo”. Ndėrkaq, nė lidhje me deklaratėn e dhėnė nė polici, dėshmitari tha se nuk ka shkuar vetė, por e kanė ftuar organet e hetuesisė.



    Hasim Loshi, avokat i Abit Hazirajt, merr nė pyetje dėshmitarin Lulzim Berisha



    Avokati Loshi e ka pyetur dėshmitarin deri kur ka punuar si kamerier, ndėrsa dėshmitari ka treguar se deri para dy viteve. Po ashtu, dėshmitari ka treguar se pėr profesionin e kamerierit e ka kryer edhe njė kurs 3 ditor nė Kopaonik tė Serbisė nė vitin ’95.



    Dėshmitari Berisha pėrballet me pyetjet e Sali Veselit



    Pyetje pėr dėshmitarin Lulzim Berisha ka parashtruar edhe gjeneralmajor Sali Veseli. “A e keni kryer shėrbimin ushtarak tė Ish-Jugosllavisė?”, ishte pyetja e Veselit, kurse dėshmitari u pėrgjigj: “Po, e kam pasur nderin tė jem nė ēetėn e sportistėve nė atė kohė”. Veseli e ka pyetur po ashtu dėshmitarin nėse gjatė kryerjes sė shėrbimit ushtarak e ka ngritur dorėn apo gishtin qoftė edhe ndaj njė tetari, duke ia pėrkujtuar deklaratėn se Sadik Halitjaha e ka ngritur dorėn nė drejtim tė tij, ndėrkaq dėshmitari tha jo kurrė. Veseli mė pas e ka pyetur dėshmitarin nėse i ka kėrkuar sallėn kur i ėshtė dashur pėr ndonjė ceremoni drejtorit Mustafė Gjana, apo dikujt tjetėr? “Drejtorit”, tha dėshmitari. “A mos jemi takuar unė e ti te dera e hyrjes apo recepcioni?”, ishte pyetja tjetėr e Veselit, kurse dėshmitari u pėrgjigj: “Personalisht ju kam shėrbyer”. Dėshmitari ndėr tė tjera ka treguar se Sali Veselin e ka parė nė hotel “Prizren”, nė shoqėri tė shumė personaliteteve ndėrkombėtare. Dėshmitari Lulzim Berisha do tė merret nė pyetje tė hėnėn e ardhshme edhe nga trupi gjykues. Seanca e radhės mbahet tė hėnėn duke filluar nga ora 9 e 30 minuta.

    Epoka
    -----------------

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ne vend qe te besh si ndonje telefon i prishur cfare ke per te thene per ato akuza ? Cilat qendrojne dhe cilat jo ?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    pash zotin Cyclotomic
    se nuk ja vlen me u marr me ket palloshin, ky mer daje paska ik skic se me kujton njerin qe ben ne parlament keshtu: Zemunareeeeee, Dushkallareeeeeeeee, etj... se kujt i vijne ndermend te tjerat.

    mendo ti lesh 24 ore pushtet ketij palloshit se cfare ben?

    Dito.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •