Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    01-08-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,233
    Faleminderit
    0
    18 falenderime nė 18 postime

    Ngjarjet ne Shkoder - pjese e fushates Anti-kristiane?

    DINAMITI QĖ NA PENGON ME SHKUE DREJT EUROPĖS

    Ardian Ndreca

    Nė muejin dhjetor u duk sikur prej qytetit tė Shkodrės kishte nisė nji ofensivė antikristiane, nji zgjim i pėrbindshėm i forcave mā reaksionare – tė cilat kishin sė paku disa vite qė heshtnin. Nji zgjim qė pėrkon me shumė ndryshime politike tė vendit, nji reagim qė s’premton asgja tė mirė.

    Pėr kėtė zgjim jo krejt tė papritun shėrbeu shuma e vueme nė dispozicion prej qeverisė amerikane dhe vullneti i mirė i ministrit vlonjat Leskaj pėr me restaurue katedralen e shėn Stefanit nė kėshtjellėn e Shkodrės. Nji eksponent i klerit sunit tė Shkodrės vendosi me kundėrshtue me agresion verbal (i cili asht hapi i parė i ēdo agresioni tjetėr) restaurimin e objektit nė fjalė, tue “argumentue” se ajo kishė ishte pasė kthye nė xhami prej pushtuesve turq e shėrbente pėr garnizonin e kalasė sė Shkodrės.

    Ne qė s’kemi asnji dyshim rreth injorimit prej kėtij personi tė historisė sonė kombtare, tė panegjirikut tė Beēikemit, tė dėshmive tė Barletit (prift shkodran) – menduem thjesht se ky individ, i cili nė reagimet e tija nuk pėrfaqson pjesėn e shėndoshė tė besimtarėve myslimanė, ishte thjesht nė jerm, pse nuk deshtėm me besue se ai e ndiente veten trashigimtar shpirtnor tė dhunuesve tė huej, tė atyne qė Shėn Stefanin e kthyen nė xhami pėr hordhitė qė s’kishin ardhė me na ndriēue por me na shkatėrrue moralisht dhe politikisht pėr 500 vjet.

    Menduem se i takonte ndonji intelektuali me fe myslimane me kundėrshtue pėrēartjet e kėtij individi, por krejt kot, tė gjithė heshtėn.

    Tashti, me kėrkue qė katedralja e shėn Stefani tė mos restaurohet pėrban nė vetvete nji krim ndaj kulturės sonė, gjithsesi nuk asht krimi i parė nė kėto 500 e sa vjet. Me kėrkue qė tė restaurohet si xhami pėrban nji gja tė pamundun, mbasi vetė planimetria, struktura arkitektonike, prezenca e nji abside dhe vetė karakteristikat e stilit romanik-gotik – e bajnė tė pamundun nji ndėrmarrje tė tillė.

    Atėherė, ku donte me dalė nji provokim i tillė trashaman? Nji logjikė e tillė do tė ēonte me ndalue kthimin nė origjinė tė Kishės sė Madhe, mbasi dihet qė komunistat e patėn kthye nė nji pallat sportit.

    Por elementi qė ma shumė na bani me mendue nė ligjėratat agresive tė kėtij individi ishte fakti se ai nėnvizonte se nė rasė se objekti do tė restaurohej si kishė, pasojat do tė ishin tė paparashikueshme.

    Nė nji vend ku funksionon shteti demokratik, kėto fjalė nė vetvete do tė pėrbajshin nji material pėr ndjekje penale pėr kėrcėnim, pėr nxitje tė urrejtjes fetare, por tek ne shteti ec tepėr ngadalė, sidomos kur asht demokratik.

    Pasojat nuk janė tė paparishikueshme, bile ato janė shumė tė parashikueshme. Dje dinamiti nė kodėr tė Zefjanės kundėr kryqit qė ishte vendosė aty shumė kohė mā parė ishte pika nė fund tė ligjėratave ekstremiste tė funksionarit nė fjalė.

    Kryqat e vendosun nė Zefjanė dhe nė Shkjez ishin tė padurueshėm pėr shikimin e ndokujt, prandaj dinamiti u gjykue si mjeti ma i mirė pėr me i eliminue.
    Mos vallė do tė pėrdoret e njejta landė plasėse edhe pėr Shėn Stefanin?
    Ka kaq shekuj qė verbnisė sonė i shtohen idhtarė tė pafund, ky asht shkaku pse mozaiku i kulturės sonė kombtare mā sė shumti ruhet jashtė atdheut. Jashtė atdheut ruhet shkrimi i parė shqip, perkrenarja dhe shpata e Gjergj Kastriotit, librat e parė tė botuem shqip, fjalorėt e parė....


    Ata qė janė mėsue me i zgjidhė punėt me zjarrm, me dinamit – e dinė mirė se kėto gjana kanė shpėtue jo prej dhembshunisė sė tyne, por prej nderit qė na ka bā Europa.

    Menjiherė mediat nxorėn hipotezėn se kanė qenė shėrbimet sekrete serbe qė e kanė bā nji gja tė tillė. Mbas deklaratave tė njimbasnjishme tė muejit dhjetor, mbas firmave, mbas urrejtjes troglotide u fshehkan shėrbimet serbe!

    Atėherė s’u dashka ndonji punė e madhe pėr me i paralizue kėto shėrbime, mbasi veglat e tyne nuk janė pėrpjekė aspak me u msheh.

    Ne nuk besojmė se mund t’i lėshohen tė gjitha tė kėqijat shėrbimeve serbe, pse disa pėrgjėgjėsi duhet t’i marrin thjesht shėrbimet shqiptare, tė cilat duhet tė garantojnė tue parandalue veprimtarinė kriminale tė atyne qė nxisin urrejtjen fetare dhe qė pėrpiqen me shti ngrindjet dhe pėrēamjet nė atmosferėn paqsore qė ekziston ndėrmjet besimtarėve tė katėr besimeve: myslimanėve sunit, ortodoksve, bektashinjve dhe katolikėve.

    Ai dinamit qė ka hjedhė kryqin nė Zefjanė nuk bān gja tjetėr veēse na pengon me shkue drejt Europės, mbasi dihet qė Europa asht e mbushun me kryqa tė tilla, tė cilėt kanė qenė baza e saj logjike dhe shpirtnore.

    Prandaj, tė gjithė shqiptarėt e mirė duhet ta dijnė se ata qė nxisin urrejtjen fetare, ata qė vendosin dinamit, janė anmiqtė mā tė mėdhaj tė ēėshtjes sonė kombtare, tė sė ardhmes sonė si popull i lirė dhe si pjesė pėrbase e Europės

    (Marre nga www.albanovaonline.com )

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Postime
    691
    Faleminderit
    0
    7 falenderime nė 7 postime
    Akti i dėmtimit tė njė kryqi tė vendosur pak javė mė parė nė njė nga kodrat dominuese nė zonėn e Bushatit dyshohet tė jetė vepėr e personave qė kanė lidhje me Shėrbimet Inteligjente Sėrbe. Njė funksionar i lartė i Policisė sė Shkodrės, qė nuk pranoi tė bėjė public emrin e tij, tha pėr “Gazetėn” se “ky dyshim ėshtė njė nga pistat prioritare pėr hetimin e kėsaj ēėshtjeje”. Drejtoria Rajonale e Shėrbimit Inteligjent Shqiptar ka patur informacione tė siguruara nė rrugė operative qysh njė muaj mė parė, se njė akt i tillė mund tė ndodhte. Por nuk mendohej se do tė realizohej kaq shpejt njė incident i tillė. “Autorėt e kėtij akti kriminal mund tė kenė pėrdorur si koperturė pėr tė kamufluar gjurmėt e tyre dhe konfliktin qė ka patur ditėt e fundit Myftinia e Shkodrės me drejtuesit e komunitetit katolik pėr vendosjen e kryqeve dhe pėr rikonstruksionin e njė objekti kulti nė kalanė e Rozafės, thotė burimi”.
    Njė kryq i tillė, i ngjashėm me kryqin e vendosur nė malin e Zef Janės, praėn prabė fshatit Rranxave, me veshje fosforeshente pėr tu dalluar dhe gjatė natės, ėshtė vendosur nė njė kodėr tjetėr dominuese nė zonėn e Malėsisė sė Madhe. Ai ndodhet nė afėrsi tė fshatit Zagorė, vetėm disa kilometra larg kufirit me Malin e Zi. Burimi i cituar tha se ka mundėsi qė “celula tė shėrbimeve sekrete tė fqinjėve veriorė po tentojnė tė krijojnė vatra tensioni pėr tė spostuar vėmendjen nga situatat mjaft tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e rajonit”.
    Zbulimi i autorėve tė kėtij akti kriminal qė synon provokimin e besimtarėve katolikė dhe nxitjen e njė konflikti me komunitetin musliman tė zonės do tė hidhte dritė mbi motivin e vėrtetė tė vendosjes sė kryqeve dhe mė pas dėmtimit tė tyre. Shenja e parė u dha qė dje, kur njė numėr besimtarėsh tė besimit katolik, thanė pėr Gazetėn se do ta rivendosnin menjėherė kryqin nė tė njėjtin vend. Madje ata paralajmėruan dhe se u kėrkonin besimtarėve tė besimit tjetėr qė tė mos e pėrsėrisnin njė veprim tė tillė.

    Ngjarja
    E kanė sharruar dhe mė pas e kanė rrėzuar kryqin e vendosur nė majė tė kodrės. Pastaj e kanė tėrhequr me litarė pėr ta hedhur pėrtokė. Nė njėrėn nga faqet metalike tė kryqit ishin shkruar fjalėt “Mė keq”, por askush nuk ka ditur tė japė shpjegim pėr atė ēfarė kanė dashur tė thotė personi qė e ka shkruar.
    Incidenti i rėndė ka ndodhur pikėrisht nė ditėn e festimit tė Kurban-Bajramit, vetėm pak orė pas pėrfundimit tė vizitės sė presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu nė Myftininė e Shkodrės. Ngjarja e cila ka tronditur gjithė komunitetin katolik tė kėtij rrethi ka ndodhur rreth orės 15.30 nė komunėn e Bushatit. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Shkodrės bėjnė tė ditur se kanė qenė dy persona ata qė kanė rrėzuar kryqin e vendosur nė majėn e kodrės sė Zef Janės, por ata ende nuk janė identifikuar. Sipas bluve, prerja e hekurave tė bazamentit tė kryqit ėshtė bėrė me gur fresibėl. Besimtarė katolikė tė kėsaj zone ishin tė parėt qė verifikuan ngjarjen e rėndė dhe qė lajmėruan mė pas edhe policinė. Myftinia e Shkodrės ka reaguar menjėherė duke u distancuar nga ky veprim dhe duke dėnuar ngjarjen dhe autorėt e mundshėm tė saj. Ata kanė kėrkuar qė ky problem duhet tė zgjidhet nė rrugė institucionale dhe se shteti duhet tė gjejė e tė dėnojė autorėt e krimit. Vetėm dy muaj mė parė pėrfaqėsues tė Myftinisė sė Shkodrės kėrkuan publikisht qė tė hiqen tė gjithė kryqet qė ishin vendosur nė majė tė disa kodrave nė zonat pėrreth qytetit tė Shkodrės.

    Dy tė panjohurit
    Disa fėmijė qė po luanin nė kėtė kodėr kanė parė dy persona qė janė ngjitur nė drejtim tė vendit ku ishte vendosur kryqi. “Isha duke luajtur me shokėt e mi, kur vura re se kryqi po rrėzohej. Mė parė kishim parė dy persona qė u ngjitėn nė majė tė kodrės, por nuk na shkoi mendja se ata do tė rrėzonin kryqin”, ka deklaruar nė polici 15–vjeēari Konrad Nika. Menjėherė fėmijėt kanė lajmėruar banorėt e fshatit, e mė pas edhe policinė. Tė shokuar nga ky veprim ata janė shprehur se ata qė kishin vėnė dorė tek kryqi kishin kryer njė gabim tė madh. Shumė prej tyre janė lutur, duke thėnė: “Fali o Zot, se nuk dinė se ēfarė bėjnė”, por duke besuar se autorė tė saj mund tė jenė besimtarė tė fesė muslimane.

    Hetimi
    Mes morisė sė banorėve tė fshatit Rranxa tė mbledhur nė kodrėn e “Zefjanės”, policia ka kryer veprimet e para hetimore. Ata pohojnė se hekurat e bazamentit tė kryqit ishin sharruar me gur fresibėl. Po tė njėjtat burime shprehen se autorėt e krimit pasi kanė bėrė sharrimin e hekurave tė bazamentit ku ishte vendosur kryqi, e kanė rrėzuar atė pėrdhe me litar. Blutė kanė vėnė re se nė njėrėn anė tė kryqit ishin shkruar fjalėt: “Mė keq”. Por sipas policisė kėto fjalė nuk mund tė shpjegojnė shumė gjėra pėr momentin, pasi mund tė ishin shkruar edhe mė parė. Ndėrkaq, efektivat e Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės po punojnė pėr zbardhjen e plotė tė ngjarjes.

    Banorėt
    Vetėm dy orė pas rrėzzimit tė kryqit, banaorėt e fshatit Rranxa tė komunės sėq Bushatit, kanė marrė gjeneratorė dhe materiale tė tjera e kanė nisur punėn pėr ringritjen e kryqit nė kodrėn e “Zef Janės”. Ata janė shprehur se kryqi pėr ta ėshtė i shenjtė dhe se do e ringrejnė atė.

    ELBASAN
    Njė vit mė parė nė fshatin Fikas tė Elbasanit u vendos njė kryq gjigant buzė rrugės nacionale Elbasan-Qafė Kėrrabė. Myftinia e Elbasanit dhe komuniteti mysliman i zonės, kėrkuan heqjen e kėtij kryqit. Nė konflikt u pėrfshi dhe komuna e Bradasheshit, e cila kishte dhėnė leje pėr ngritjen e simbolit tė katolikėve. Disa persona tentuan rrėzimin e kryqit, duke e dėmtuar atė.

    SARANDE
    Njė kryq gjigand u ndėrtua verėn e vitit tė shkuar nė territorin e Parkut tė Butrintit. Lejen e miratimit pėr ndėrtimin e kėsaj vepre kulti e dha Kėshilli i Komunės sė fshatit Zarė. Autoritetet e Parkut negociuan me besimtarėt ortodoksė, tė cilėt kėmbėngulnin nė ndėrtimin e tij. Ky objekt u prish disa muaj mė pas.

    Kisha-Xhami
    Nė tetor tė vitit tė kaluar, Ambasada Amerikane dha 30 mijė euro pėr rikonstruksionin e Kishės sė Shėn Stefanit nė Shkodėr. Myftinia e Shkodrės deklaroi se fondi pėr rikonstruksionin e kėtij objekti tė kultit qė ndodhet nė kalanė e “Rozafės” nė kishė-xhami, t’i kalohej njė objekti tjetėr. Drejtues tė Myftinisė pohuan qė objekti nė pronėsi tė tyre tė ngelej ashtu siē ishte.

    Gazeta Shqiptare
    11 Janar 2006

Tema tė Ngjashme

  1. Lista e 813 personave nė kėrkim nga Interpoli
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 13:10
  3. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 19:11
  4. Tė konvertuar a ka ndonjė nė forum?
    Nga drita nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 209
    Postimi i Fundit: 08-01-2004, 09:39
  5. Xhungla e Krishtit (nga David Kostincuk)
    Nga Shiu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 20:00

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •