Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Korupsioni ne Shqiperi

    Mendimi im eshte se ka shume dhe se korupsioni eshte nje plage per kombin.
    Kesi shembujsh si kete te gazetes (Panorama) mendoj qe ka shume por nuk zbardhen as 1% i tyre...



    Letra akuzė: Do shpėtosh bir, paguam prokurorin




    Policia, Prokuroria dhe Gjykata u pėrfshinė nė njė skandal tė dyshuar lidhjesh kriminale dhe korrupsioni, pas arrestimit tė rojės sė paraburgimit nė komisariatin e Elbasanit.

    Oficeri i policisė ėshtė arrestuar nė flagrancė, duke mbajtur nė xhep disa letra qė do t’i dorėzoheshin njė tė arrestuari pėr trafik droge. Njėri prej dorėshkrimeve hedh dyshime rreth korrupsionit tė prokurorit dhe gjyqtarėve tė ēėshtjes nė ngarkim tė personit tė akuzuar pėr trafik. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Brendshme njoftoi dje se, punonjėsit e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm kanė arrestuar mbrėmjen e sė enjtes, mė 12 dhjetor, rreth orės 21:30, efektivin e policisė Fadil Ismaili, 44 vjeē, me detyrė rojė i brendshėm nė dhomat e paraburgimit nė komisariatin e Policisė sė Elbasanit. Sipas burimeve zyrtare, punonjėsi i policisė ėshtė arrestuar nė flagrancė nga efektivat e SHKB-sė. Nė momentin e prangosjes, punonjėsit tė policisė i janė gjetur pesė letra, tė cilat i pėrkisnin tė paraburgosurit Dritan Cani. “Ky i fundit akuzohet pėr trafik lėndėsh narkotike, ndėrsa ėshtė nė proces gjykimi pėr kėto akuza”, thanė burimet zyrtare. Sipas tyre, Shėrbimi i Kontrollit tė Brendshėm ka njoftuar menjėherė Prokurorinė e Pėrgjithshme, pasi letrat qė mbante nė xhep efektivi i policisė qė ėshtė arrestuar, bėnin fjalė pėr veprime korruptive tė prokurorit, qė hetonte ēėshtjen e tė arrestuarit pėr trafik droge. “Mė konkretisht, nė dorėshkrimet e sekuestruara thuhej se, prokurorit tė ēėshtjes, pėr ta favorizuar tė pandehurin gjatė gjykimit, i ishin dhėnė aq para sa kishte kėrkuar vetė ai”, thanė burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme. Sipas tyre, dorėshkrimet e gjetura nė xhepat e policit hedhin dyshime tė forta pėr veprime korruptive edhe nga ana e gjyqtarėve tė ēėshtjes.

    Arrestimi i policit
    Dyshimet e para pėr veprimtarinė e paligjshme tė efektivit tė policisė qė shėrbente si roje nė paraburgimin e Elbasanit kanė lindur pas arrestimit tė shtetasit Dritan Cani, me akuzėn e trafikut tė drogės. “Punonjėsit e SHKB-sė kanė pasur informacione operative rreth veprimeve tė policit dhe ai, teksa kryente detyrėn, ėshtė ndaluar nė korridorin e paraburgimit, ku kryente shėrbimin, pėr njė kontroll personal”, pohuan burimet zyrtare. Efektivi Fadil Ismaili ėshtė kontrolluar me imtėsi nga kolegėt e tij, tė cilėt i kanė gjetur pesė letra ku i paraburgosuri pėr trafikim tė lėndėve narkotike komunikonte me familjen e tij. Menjėherė sapo janė zbuluar pėrmasat e ngjarjes, drejt qytetit tė Elbasanit janė nisur zyrtarė tė lartė tė Policisė sė Shtetit. Ndėrkaq, punonjėsit e Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm kanė dokumentuar ngjarjen sipas procedurave ligjore dhe mė pas kanė filluar verifikimin e pėrmbajtjes sė letrave. Nė njėrėn prej tyre, e cila dyshohet tė jetė shkruar nga nėna e tė arrestuarit pėr trafik droge, thuhej se prokurori i ēėshtjes kishte marrė aq para sa kishte kėrkuar dhe se ēėshtja kishte marrė rrugėn e zgjidhjes. Gjatė kėsaj kohe, hetuesit e policisė kanė administruar deklarimet e efektivit tė policisė qė kryente detyrėn e “korrierit” tė personit tė arrestuar pėr trafik tė lėndėve narkotike.

    Hetimet
    Mėngjesin e djeshėm, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit kanė njoftuar Prokurorinė e Pėrgjithshme pėr ngjarjen qė kishte ndodhur nė Elbasan. Dy hetues tė Drejtorisė sė Inspektimit janė nisur drejt kėtij qyteti, ndėrsa me urdhėr tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, dosja penale pėr ngjarjen ėshtė vendosur tė hetohet nga seksioni i Prokurorisė Ushtarake nė qytetin e Korēės. Kjo me qėllimin qė prokurori, gjyqtari dhe efektivat e policisė qė akuzohen, tė mos kenė mundėsinė e ndėrhyrjes nė rezultatet e hetimit ndaj tyre. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Pėrgjithshme pohuan pėr gazetėn “Panorama” se, me urdhėr tė prokurorit tė Pėrgjithshėm, njė grup hetuesit dhe prokurorėsh kanė shkuar nė Elbasan dhe po hetojnė lidhjet e efektivit tė policisė qė ėshtė arrestuar me personat e veēantė tė dyshuar.

    Letra
    Mes pesė letrave qė mbante nė xhep efektivi i policisė, njėra prej tyre hedh dyshime pėr veprime qė pėrbėjnė mitmarrje, korrupsion dhe abuzime me detyrėn nga ana e prokurorit tė ēėshtjes sė shtetasit Dritan Cani, akuzuar pėr trafik droge. “Mos u bėj merak, e kemi mbaruar punėn. Prokurorit i dhamė aq sa deshi dhe do ta bėjė punėn dhe do tė tė ndihmojė”. Ky ėshtė teksti i letrės qė ėshtė gjetur ne xhepin e efektivit tė policisė sė Elbasanit. Ai dyshohet se, gjatė kohės qė kryente detyrėn, me pretekstin e njė kontrolli nė dhomėn ku mbahej i arrestuari pėr trafik droge, do tė hynte aty dhe do t’ia dorėzonte letrėn tė paraburgosurit. Sipas verifikimeve paraprake, ajo rezulton se ėshtė shkruar pak ditė mė parė nga nėna e personit tė arrestuar pėr trafik droge, i cili ishte nė pritje tė procesit gjyqėsor. Ditėn e djeshme, ndaj efektivit tė policisė qė kryente korrierin e trafikantit ėshtė ngritur akuza e “shkeljes sė rregullave tė shėrbimit tė rojės nė objekte tė rėndėsishme”, parashikuar nga neni 42 i Kodit Penal Ushtarak. Hetuesit e skandalit, gjatė mbrėmjes sė djeshme, kanė marrė nė pyetje tė afėrmit e tė arrestuarit pėr trafik droge dhe pritet qė familja e tij t’i nėnshtrohet paraqitjes pėr njohje me prokurorin e dyshuar dhe tre gjyqtarėt e ēėshtjes. t.s



    Prokurori dhe gjyqtarėt e ēėshtjes sė trafikut

    Burime zyrtare nga Prokuroria e Elbasanit kanė pohuar dje se, Binas Nina ėshtė prokurori qė ka hetuar ēėshtjen penale pėr trafik droge nė ngarkim tė shtetasit Dritan Cani. Ndėrkaq, burimet nga Gjykata e rrethit Elbasan pohuan se, ēėshtja gjykohej nga njė trup gjykues me tre gjyqtarė, tė gjithė magjistratė. Sipas burimeve, trupi gjykues i ēėshtjes pėrbėhej nga gjyqtarėt Artur Kalaja, Albana Boksi dhe Zihni Shau. Ata gjykonin ēėshtjen nė tė cilėn shtetasi Dritan Cani akuzohet bashkė me disa persona tė tjerė, tė dyshuar pėr prodhim dhe shitje tė lėndėve narkotike. Cani ėshtė ndaluar mė 13 korrik tė vitit tė kaluar pas njė kontrolli tė ushtruar nė banesėn ku ai qėndronte me qira. l.m



    Teksti akuzė i letrės

    Mos u bėj merak se e kemi mbaruar punėn. Prokurorit i dhamė aq sa deshi dhe do ta bėjė punėn dhe do tė ndihmojė.

    Nėna e Dritan Canit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 14-01-2006 mė 17:33
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •