Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 38 prej 38
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anėtarėsuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    Te me falni te me falni shok e shoqe te forumit,por fundja nje shprehje te popullit po citoj,mgjs ata te dy qe permenden ketu jane share e kane share sa kane dash e si kane dash.

    Pra:duke i krahasuar themi NE(populli): Njeri *** e tjetri kak
    Lumturia eshte e para e te mirave qe duhet fituar,emri i mire eshte ne rradhe te dyte.

  2. #32
    ◄█ Lionel Messi █► Maska e AIRON^BOY
    Anėtarėsuar
    13-12-2002
    Vendndodhja
    ♥ Camp Nou ♥
    Postime
    2,012
    Eshte nje krahasim si nata me diten.
    Fatosi eshte nje mashtrus, pijanec me sakte drogaxhi. Tjetri po beri te fortin nuk eshte per lider. Nuk eshte Tosi per burr shteti.


    Ndersa Sali BERISHA eshte nje person i drejte dhe po ashtu detyren e tij e ben me pasion.
    ◄█ Barcelona e MADHE █►

  3. #33
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Saliu eshte naiv,por i ndershem,Tosi eshte doc.

    Te dy munt te kene deshtuar ne jeten politike,i pari te pakten e hapi driten e zyres se kryeministrise neteve te vona,i dyti dritat i pa dhe me vezulluese neper kazinot e Zvicres dhe hoteleve te Emirateve Arabe,sikur kish dale nga rrace sheikesh gjirokastriti.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  4. #34
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    LooL me djersen e shqiptarit o kolombi. Por ne djalle do veje edhe ai. Askusht seshte perfect por Sala eshte shum me i mire se ai per popullin.

  5. #35
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Nano MAfioz e Berisha Kriminel
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    po ku krahasohet sala me nanon jeni ne vete apo jo ....jo me nanon po me asnje nuk krahasohet . nano e kishte mendjen vetem per te ikur neper bote i futi nje te martume dhe tha te bej qejf per vete une se nje jete kam do rri do merrem me keta une

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-05-2006
    Postime
    87
    Une mendoj se jane te dy politikan te deshtuar qe i bejne keq vendit. Nese do ti krahasoja do thosha njeri i keq e tjetri me i keq akoma, gjithashtu them se do ishte mire qe ata vete te largohen nga skena politike e ti lene vendin politikaneve te rinj ose njerezve me ide te reja.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nano, Berishės: Karrigen time dhe tėnde se ha as dreqi

    Ora 08:50
    Nga Darina Tanushi


    TIRANE (5 Korrik) -230 vjetori i pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ka mbledhur bashkė tė gjithė politikanėt shqiptarė si nė asnjė rast tjetėr. Presidenti Alfred Moisiu, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kyetari i PS-sė, Edi Rama dhe ish-kryetari e ish-Kryeministri Fatos Nano, i kanė thėnė “po” pa asnjė hezitim ftesės sė ambasadores amerikane Marsi Ris, pėr tė pėrkujtuar sė bashku pėrvjetorin e pavarėsisė sė SHBA-sė. Njė shtrėngim duarsh shumė i ftohtė dhe me shkėmbime batutash ironike ka ndodhur mes Kryeministri Sali Berisha dhe ish-Kryeministrit socialist, Fatos Nano. Burimet pranė tij nė festė bėnė tė ditur se Berisha i ka thėnė paraardhėsit tė tij: “Ktheu se po ta bren miu karrigen”. Ndėrsa Nano, i shquar pėr batutat e tij, mėsohet tė jetė shprehur sipas tė njėjtave burime se: “Karrigen tėnde dhe timen nuk e ha as dreqi”. Mė pas takimi ka vijuar edhe mes zonjave tė dy figurave mė tė spikatura tė politikės shqiptare, Liri Berishės dhe Xhoana Nanos. Nė fakt e para qė nuk ka pasur hezitim tė takojė ish-kreun socialist dhe njėkohėsisht njė nga deputetėt mė tė “parregullt” tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ka qenė Kryetarja Jozefina Topalli. E nxitur mė shumė nga batutat e fotoreporterėve tė pranishėm, tė cilėt kanė vėnė nė “sedėr” Kryetaren e Kuvendit, ajo ėshtė drejtuar drejt ēiftit Nano dhe ka biseduar pėr pak momente. Nano ka qėndruar pėr disa momente nėn shoqėrinė e njė prej kėshilltarėve tė tij, atė tė Ekonomisė, Genc Ruli, i cili sot ėshtė ministėr nė qeverinė e drejtuar nga Berisha. Ruli e ka pyetur ish-shefin e tij fillimisht pėr shėndetin dhe mė pas biseda ka vijuar edhe gjatė kohės kur ambasadorja amerikane ka mbajtur fjalėn e rastit.
    Atmosfera
    Ambasadorja Marsi Ris ka pasur dje pėrkrah saj edhe bashkėshortin qė ėshtė aktualisht ambasador i Amerikės nė shtetin fqinj, Greqinė. Por ka zgjedhur qė dje tė jetė nė festėn e pavarėsisė sė Amerikės, mes personaliteteve tė shoqėrisė shqiptare. Ndėr kėto figura tė politikės shqiptare, i pari qė ka ardhur nė festėn qė u zhvillua pasdite nė mjediset e rezidencės amerikane nė Tiranė ka qenė Edi Rama, i cili shoqėrohej nga sekretari i pėrgjithshėm i PS-sė, Pandeli Majko. Ndėrsa Fatos Nano, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Xhoana ėshtė shfaqur pak minuta mė pas dhe ėshtė takuar nė hyrje tė rezidencės me ambasadoren Ris. I treti nė radhė ka qenė Kryeministri Berisha me bashkėshorten, i ndjekur pak momente mė vonė edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Topalli e kreu i LSI-sė, Ilir Meta, ky i fundit i shoqėruar nga bashkėshortja dhe ish-deputetja, Monika Kryemadhi. Nuk kanė munguar nė ceremoni as figurat e komuniteteve fetare, ku ėshtė vėnė re kryepeshkopi Janullatos. Kreu i shtetit, Moisiu, i shoqėruar edhe nga vajza e tij ka takuar gjatė ceremonisė Kryetaren e Kuvendit, Toaplli dhe Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani e pak momente mė pas ai ka patur njė bisedė tė veēantė me ish-kreun socialist tė Kuvendit, Servet Pėllumbi.
    Fjala
    Gjatė fjalės pėrshėndetėse, “e zonja e shtėpisė”, ambasadorja amerikane Marsi Ris ėshtė shprehur se “domethėnia e 4 korrikut gjendet mbi tė gjitha, nė risjelljen nė vėmendje tė vlerave tė etėrve tanė themelues, vlera tė cilat amerikanėt, megjithėse tė shpėrndarė mbi njė territor shumė tė gjerė dhe me prejardhje tė ndryshme dhe qė flasin shumė gjuhė, tė gjithė i quajmė tonat”.
    Ambasadorja ka ngritur edhe dollinė e rastit pėr nder tė lidhjeve tė forta tė miqėsisė ndėrmjet dy vendeve tona dhe pėr vlerat qė ndajnė sė bashku.

    (Gazeta Shqiptare/Balkanweb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Kreu i PS, Edi Rama: Ftoj Berishen te debatojme per krizen energjitike!
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2005, 23:03
  2. Rikthimi i themeluesve tė PD-sė
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  3. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •