Mesazhi i Myftiut mbajtur nė hytben e Kurban-Bajramit
Prishtinė, 8 dhjetor 2008
Mesazhi i Myftiut tė Kosovės Mr. Naim ef. Tėrnava i mbajtur nė Hytben e xhamisė Sulltan Murattė Prishtinės m e rastin e festės sė Kurban - Bajramit
Haxhi dhe Kurbani determinojnė secila nė mėnyrėn e vetė vlerat mė fisnike e mė madhėshtore pėr shoqėrinė
Besimtarė tė nderuar! Vėllezėr e motra!
Sot ėshtė njė ditė e madhe festive Dita e Kurban Bajramit, dita qė bashkon zemrat e muslimanėve anembanė botės , pėr tė pėrjetuar me shpirt e me ndjenja gėzimin dhe harenė, duke madhėruar e falėnderuar Allahun e Gjithėpushtetshėm pėr begatitė Tij tė dhuruara ndaj nesh..
Ēdo festė, pėrmban nė vete mesazhe e porosi, por festa e Kurban Bajramit ėshtė njė festė shumė e veēantė, sepse mesazhet dhe porositė e saj pėrēohen jo vetėm nėpėrmjet fjalėve, por edhe nėpėrmjet zemrave e veprave tė mira. Kjo festė pėrmban kėshilla e porosi shumė domethėnėse tė cilat na ndihmojnė pėr organizimin e mirėfilltė tė jetės sonė nė kėtė botė, ngase nė to pėrfshihet aspekti shpirtėror, ai social e human e pėrveē tjerash manifestohet me tėrė dėlirėsinė hyjnore barazia, uniteti, solidariteti e sakrifica.
Jeta e njeriut nė kėtė botė, duhet tė jetė njė jetė e devotshme, jetė qė nė vete pėrmban vlerat mė sublime e mė madhėshtore, sepse pa kėta komponentė, ajo do ta humbiste kuptimin e saj tė vėrtetė.
I Madhi Allahu, nė Librin e Tij fisnik urdhėron e thotė:
"Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė thjesht pėr Allahun Zotin e botėve!"(El-En' am:162)
Me kėtė festė ndėrlidhen dy momente shumė tė rėndėsishme pėr besimtarėt islam: Kryerja e kushtit tė pestė tė Islamit-Haxhi dhe prerja e kurbanit.
Sė pari, Haxhi rrezaton dhe demonstron barazinė universale nė mes njerėzve pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, regjionale, racore a gjuhėsore. Pa marrė parasysh pozitėn e tij shoqėrore, arsimore e materiale. Ata qė tė gjithė tė veshur me ihram, njė petk tė bardhė, qė simbolizon petkun e devotshmėrisė dhe thjeshtėsisė njerėzore, i pėrkushtohen lutjeve dhe ibadetit ndaj Krijuesin, tė angazhuar pėr fisnikėrimin e shpirtit, me lot tė pendimit tė sinqertė dhe zotimin pėr angazhim tė paluhatshėm nė rrugėn e drejtė, nė rrugėn qė e ka urdhėruar e pėlqyer Krijuesi i gjithėsisė.
Haxhi ėshtė demonstrim i universalitetit tė kėsaj feje dhe i vėllazėrimit tė pėrgjithshėm tė myslimanėve. Ėshtė njė pėrkushtim i pėrbashkėt ndaj Zotit duke reflektuar gatishmėrinė pėr ti sakrifikuar interesat shpirtėrore e materiale nė shėrbim tė Allahut xh.sh. dhe duke rikujtuar se Qabeja ėshtė edhe drejtim shpirtėrorė i tė gjithė myslimanėve. Lidhur me obligueshmėrinė e Haxhit-kėsaj dispozite tė lartė islame, Allahu xh.sh. nė Kuran urdhėron e thotė: Vizita e Qabes pėr hirė tė Allahut ėshtė detyrim pėr atė qė ka mundėsi. (3: 97)
Kurse ēasti i dytė madhėshtor i kėsaj feste ėshtė prerja e kurbanit qė fillet institucionale i ka tek Ibrahimi a.s. dhe Ismaili a.s., ndodhinė e tė cilėve besimtarė e pėrkujtojnė me pietet nė ēdo Kurban Bajram.
Prerja e kurbanit ngėrthen nė vete edhe aspektin social, ngase nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme, tė pasurit shprehin solidaritetin me nevojtarėt dhe skamnorėt. Kurse nė kohėn e sotme ka peshė dhe rėndėsi edhe mė tė madhe, sepse mė shumė se kurrė, sot njerėzimi ka nevojė pėr ndihmė reciproke, pėr solidaritet, pėr pėrkrahje dhe bamirėsi.
Vėllezėr tė nderuar
Haxhi dhe Kurbani determinojnė secila nė mėnyrėn e vetė vlerat mė fisnike e mė madhėshtore pėr shoqėrinė, sė pari dashurinė e respektin ndaj Allahut e kjo vlerė krijon premisat pėr njė jetė tė rehatshme nė kėtė botė ku duhet tė mbizotėroj paqja ndaj dhunės dhe konfliktit, dashuria ndaj urrejtjes, respekti ndaj nėnēmimit, bujaria ndaj koprracisė, devotshmėria ndaj degjenerimit, arsyeja ndaj egos dhe lumturia ndaj vuajtjeve.
Fatkeqėsisht, sot Bota ende vuan nga konfliktet e armatosura qė po sjellin vdekje e padrejtėsi, sjellin tmerr e dhunė, sjellin varfėri e dėbim tė popullatės sė pafajshme. Prandaj, tė lutemi nė kėtė ditė qė nė kėtė botė tė krijohen kushte e premisa pėr tu shuar konfliktet, tė lutemi qė tė mbizotėrojė arsyeja pėr tė parandaluar gjakderdhje tė reja. Mbase, qė tė gjithė pajtohemi se njerėzimi sot ka nevojė pėr paqe e mirėkuptim e jo pėr dhunė e konflikte. Nuk duhet harruar se misioni ynė nė kėtė botė ėshtė jeta me dinjitet e jo me konflikte e dhunė.
Besimtarė tė nderuar
Pėr ne kjo festė, si edhe ky vit qė po e lėmė pas janė mė tė veēantė, kemi arsye pėr mė shumė pėr gėzim e falėnderim, ngase tashmė e kemi bėrė realitet shtetin tonė pėr tė cilin janė sakrifikuar e martizuar bijtė e bijat mė tė mirė tė kėtij populli. Falėnderimi i qoftė Allahut qė na mundėsoi ta presim kėtė ditė dhe tė shohim udhėheqėsit tanė tek pėrpiqen tė konsolidojnė nė vijimėsi institucionet tona.
Kėtė vit, pėr tė parėn herė, haxhinjtė tanė nė vendet e bekuara nė Mekė e Medinė nė Arefat, Mina e Muzdelife iu kanė bashkangjitur miliona haxhinjve nga e tėrė bota, ballėhapur e krenarė, si shtetas tė Republikės sė Kosovės duke prezantuar me shume dinjitet vendin tonė me tė gjitha vlerat e tij, gjė qė ėshtė njė ndjenjė e veēantė pėr tė gjithė ne dhe sigurisht edhe njė arsye mė shumė pėr festim.
Haxhinjtė tanė, sot, nė kėtė mėngjes tė bekuar, tashmė kanė zbritur nga rrafshnaltat e Arefatit dhe tė Muzdelifes dhe ia kanė mėsyrė Mines sė bekuar, duke i lutur Allahut me pėrkushtim pėr falje mėkatesh, pėr paqe e tolerancė, pėr ndihmė tė varfėrve e nevojtarėve, pėr mirėqenie tė tė gjithė njerėzve, pavarėsisht nga besimi, gjuha, vendi apo ngjyra e tyre. Ata sot lutėn pėr ndaljen e gjakderdhjeve gjithandej nėpėr botė, pėr ndaljen e konflikteve dhe pėrleshjeve tė popujve dhe qytetėrimeve, tė cilat fatkeqėsisht po ndodhin nė disa vende tė botės. Islami ėshtė fe e paqes dhe nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me dhunėn dhe krimet qė sot po ndodhin nė shumė vende islame.
Tė nderuar vėllezėr e motra
Ne jemi dėshmitarė se ditėve tė fundit vendi ynė po pėrballet me sfida tė hapura, por shpresoj dhe jam thellė i bindur se ato do ti pėrballojmė me sukses. Por, pėrr kėtė na nevojitet uniteti veprues i tė gjithė faktorėve institucional, politik e qytetar .
E ritheksoj edhe njė herė, ne si popull e si shoqėri, mbesim thellė tė pėrkushtuar e tė angazhuar pėr promovimin e harmonisė dhe mirėkuptimin ndėrfetar e ndėrnacional brenda dhe jashtė vendit tonė.
Le tė jetė kjo ditė e Bajramit, momenti kyē, kur ne duke mbrojtur vlerat dhe dinjitetin tonė si popull i njė shteti tė lirė, sovran e tė pranuar ndėrkombėtarisht, ti tregojmė botės mbarė, se do tė arrijmė tė ndėrtojmė kėtė shtet, tė cilin e fituam me shumė vuajtje e sakrifica. Me ndihmėn e Allahut dhe tė miqve tanė si dhe me angazhimin tonė tė sinqertė, do ta bėjmė Kosovėn njė Oazė tė paqes, ku secili qytetar, pa marrė parasysh etninė e tij, do ta ndjejė veten krenar e tė dinjitetshėm.
Nė fund, e lus Allahun e Madhėrishėm, qė haxhinjve tanė tua ketė pranuar haxhin.
E Lus tė Gjithėpushtetshmin qė atyre dhe neve tė na i pranojė sakrificat dhe kurbanat tonė
Dhe krejt nė fund, mė lejoni qė tė gjithė besimtarėve, e nė veēanti tė sėmurėve, jetimėve, invalidėve tė luftės, familjeve tė dėshmorėve dhe bashkatdhetarėve tanė kudo qė gjendet jashtė atdheut tonė tė shtrenjtė Kosovės, atyre nė Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Kosovėn Lindore, tua uroj festėn e madhe tė Kurban Bajramit!
Me fat ju qoftė festa e Kurban-Bajramit !
Myftiu, Mr. Naim Tėrnava
Prishtinė, 08.12.2008
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
Kosov
![]()
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
Kurban Bajrami ne Indonezi
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
falja e Kurban Bajramit nga muslimanet shqiptar ne Cyrih - Zvicerr .
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
Manifestimi i festės sė Kurban Bajramit nė komunėn e Gjakovės
Edhe kėtė vit, si dhe vitet tjera, festa e Kurban Bajramit u festua edhe nė qytetin e Gjakovės. Nė krahasim me vitet tjera, pėr shkak tė punimeve nė xhaminė kryesore dhe mė tė vjetėr tė qytetit Xhaminė e Hadumit, manifestimi qėndror u mbajt nė Xhaminė e Hankes.
Ligjėratėn pėr nderė tė festės sė Kurban Bajramit e mbajti imami i xhamisė sė hadumit Enes ef.Koshi i cili pėrpos shtjellimit tė historisė sė kurbanit, ai tė pranishmėve ua pėrcolli edhe mesazhin e tij, ku ndėr tė tjera tha: " Shoqėria kosovare ka mungesa tė shumta. E dini se sot nė Kosovė ka familje tė varfra mė shumė se mė parė, e sidomos nė qytetin tonė, ku shumė familje akoma i kanė zemrat me plagė dhe lėndime, kanė humbur mė tė dashurit e tyre, pėrderisa jetimėt i kanė pėrreth dhe vetėm me asistenca sociale duhet tė mendojnė pėr ushqim dhe pėr tė gjitha gjėrat tjera tė nevojshme. Andaj vėllezėr tė dashur shfrytėzoni kėto ditė qė sado pakė t'ju lehtėsoni gjendjen e tyre materiale dhe luteni Allahun qė t'ju lehtėsoj edhe gjendjen e tyre shpirtėrore"
Pas faljes sė namazit tė Bajramit tė cilėn e udhėhoqi Enes ef.Koshi, hytben e mbajti kryeimami i KBI-sė pėr teritorin e Komunės sė Gjakovės Fatmir ef.Iljazi i cili ndėr tė tjera tha: " Tė mos lėmė pas dore asnjė moment nga ndjenjat shpirtėrore qė ka kjo festė, si ndjenja pėr tė bėrė mirė, ndjenja pėr t'u solidarizuar me njerėzit e vullnetit tė mirė, ndjenja pėr tė shprehur pastėrtinė shpirtėrore si njė rast ideal pėr t'u filtruar nga ēdo e metė dhe gabim, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do t ė arrijmė tė jemi pjesė e festimit tė njė bajramit shumė mė tė madh e qė ai bajram ėshtė kėnaqėsia e fitimit tė mėshirės dhe shpėrblimit tė pakufishėm nė tė dy jetėt nga Ai qė na krijoi na udhėzoi dhe na mban Allahu i Madhėrishėm . Nė fund, mė lejoni qė juve dhe tė gjithė besimtarėve, e nė veēanti tė sėmurėve, jetimėve, invalidėve tė luftės, familjeve tė dėshmorėve dhe bashkatdhetarėve tanė kudo qė gjendet jashtė atdheut t'ua uroj festėn e madhe tė Kurban Bajramit! Urime dhe me fat festa e Kurban Bajramit"
Mė pas, tė gjithė tė panishmit ia zgjatėn dorėn njėri tjetrit duke ia urauar fesėtėn e Kurban Bajramit me dėshirė tė madhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė, shėndet dhe mirėsi nga i Madhi Zot.
Nė fund, gjithsesi duhet cekur se edhe kėtė vit i tėrė manifestimit ishte prcjelljur nga TV lokal 'Syri Vision'..
Pėrgatiti Esat Rexha
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
Vizitat dhe urimet pėr nderė tė festės sė Kurban Bajramit nė zyrat e KBI nė Gjakovė
Pėr t'ju uruar festėn e Kurban Bajramit zyrat e Kėshillit tė Bashkėsisė Islame nė Gjakovė i vizituan zyrtarėt e lartė komunal, pėrfaqėsues tė partive politike, tė policisė sė Kosovės dhe qytetarė tė shumtė.
Ditėn e parė tė festės sė Kurban Bajramit, udhėheqėsit komunal nė krye me Dr.Pal Lekaj kanė vizituar zyret e KBI-sė pėr t'ia uruar kėtė festė tė madhe stafit tė KBI-sė tė Gjakovės dhe tė gjithė besimtarėve tė Komunės sė Gjakovės. Nė vizitė ishin edhe pėrfaqėuesit e partive politike, tė policisė sė Kosovės dhe pėrfaqėsues tė institucionevet tjera si dhe qytetarė tė shumtė nga qyteti dhe fshati.
Tė gjithė mysafirėt e kanė uruar kryetarin e Kėshillit Fatmir ef.Iljazin pėr kėtė ditė tė madhe pėr besimtarėt musliman duke shprehur dėshirėn e tyre qė festat e ardhshme qytetarėt t'i gjejnė nė njė gjendje edhe mė tė mirė.
Nė emėr tė KBIGJ-sė kryetari Iljazi i ka falėnderuar tė gjithė mysafirėt, duke shfrytėzuar rastin qė urimin t'jua dėrgoj edhe qytetarėve tė Gjakovės: "Shfrytėzoj rastin qė nė emėr timin personal dhe nė emėr tė KBI nė Gjakovė, nė emėr tė stafit tė imamėve tė nderuar tė qytetit tė Gjakovės, gjithė qytetarėve tanė t'ju shprehim urimet dhe pėrgėzimet mė tė ngrohta dhe mė tė pėrzemėrta me rastin e kėsaj feste madhėshtor, e nė veēanti familjeve tė dėshmorėve, familjeve qė falėn mė tė dashurit e tyre vetėm e vetėm qė tė kontribuojnė nė dobi tė vlerave mė sublime njerėzore lirisė dhe demokracisė. Ėshtė njė rast unik, rast ideal qė t'ia shtrijmė dorėn e pajtimit njėri tjetrit dhe t'i flakim ngatėrresat apo ndasitė eventuale nėse i kemi mes veti si dhe t'ia shtrijmė dorėn e ndihmės dhe solidaritetit pasi qė edhe ky ėshtė vetė mesazhi i festės sė Kurban Bajramit gjithė atyre qė kanė nevojė."
Me kėtė rast njė mesazh urimi e dha edhe kryetari i komunės sė Gjakovės Dr.Pal Lekaj i cili tha: "Gjithė qytetarėve tė besimit islam ua uroj festen e Kurban Bajramit duke ju dėshiruar devotshmėri, mirėqenie dhe tė gjitha tė mirat nė familjet e tyre, njė urim i veēantė u shkon familjarėve tė dėshmorėve, familjarėve tė martirėve dhe tė gjithė atyre qė u sakrifikuan qė sot ne tė festojmė lirshėm tė gjitha festat tona edhe kombėtare edhe fetare. Kjo ditė ėshtė simbolike sepse e shpreh sakrificėn, prandaj ne gjithmonė duhet tė sakrifikohemi pėr tė mirėn e gjithėmbarshme tė popullatės nė pėrgjithėsi. Urime dhe Gėzuar.
Me rastin e festės sė Kurban Bajramit mesazhe urimi kryetarit Fatmir ef.Iljazi i kanė dėrguar edhe shumė degė tė partive politike, kisha katolike, si dhe shumė organizata dhe shoqata tė komunės sė Gjakovės.
Pėrgatiti Esat Rexha
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Gjakovė pėr nderė tė festės sė Kurban Bajramit ndihmon nevojtarėt me mish dhe ndihma ushqimore
Edhe kėtė vit, pėr nderė tė festės sė Kurban Bajramit, Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Gjakovė gėzoi shumė familje tė komunės sė Gjakovės me ndihma humanitare
Pėr t'ju lehtėsuar sadopak gjendjen e vėshtirė ekonomike. Kėshilli i Bashkėsisė Islame nė Gjakovė me rastin e festes sė Kurban Bajramit bėri shpėrndarjen e ndihmave humanitare.
195 pako me gjėrat mė elementare ushqimore donacion nga biznesmeni gjakovar Milot Bicurri dhe afro 2000 kg mish u janė shpėrndare familjarėve tė personave tė zhdukur, martirėve tė luftės, ish tė burgosurve, jetimėve, skamnorėve, rasteve sociale dhe shoqatave tė komunės sė Gjakovės.
Shoqatės sė tė verbėrve i janė shpėrndarė 52 pako me gjėra ushqimore dhe nga 4-5 kg mish, familjeve tė jetimėve i janė shpėrndarė 35 pako dhe mish deri nė 5 kg, familjeve me raste sociale 50 pako dhe po aq qese me mish, familjarėve tė invalidėve tė luftės 45 pako dhe mish. 108 qese me mish janė shpėrndarė nė fshatin slloven. Nė shtėpinė integruese janė shpėrndarė 20 qese me nga 5 kg mish, ndėrsa nė shoqatėn e martirėve tė luftės 130 qese me mish deri nė 5 kg.
Nga kėto ndihma, gjithashtu, kanė pėrfituar edhe dhjetėra raste sociale tė cilėve ndihmat u janė shpėrndarė nėpėr shtėpitė e tyre.
Pėrgatiti Esat Rexha
"Askush nuk ėshtė aq i verbėr , se sa ai i cili nuk dėshiron tė shohė"
Allahu tė shpėrbleftė me shkallėt mė tė larta tė Xhenetul Firdeus inshAllah vlla Drini i zi, pėr gjithė kėtė kontribut tė jashtėzakonshėm qė jepni nė forum dhe me gjithė kėtė material tė shkėlqyer qė na e ofron kėtu.
TĖ ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI
Krijoni Kontakt