Koha e therjes sė kurbanit
Koha e therjes sė kurbanit fillon pas qė tė falet namazi i bajramit dhe zgjatė deri sa tė perėndoj dielli i ditės sė tretė tė Bajramit.
Muhammedi, a.s., thotė: “Kush ther kurban para namazit tė bajramit, atėherė ai ėshtė vetėm mish i cili i shpėrndahet familjes sė tij.” (Buhariu)
Xhundub ibn Sufjani ka thėnė: “Njėherė pata falur namazin e bajramit pas tė Dėrguarit tė Allahut dhe kur e mbaroi namazin, pa disa kurbane tė therura, dhe tha: “Kush ka ther kurban para namazit, le ta ther kurbanin tjetėr tash, ndėrsa kush nuk ka ther deri mė tani, le ta ther tani nė emėr tė Allahut.” (Buhariu)
Mėnyra e therjes sė kurbanit
Mė herėt thamė se kurbani ėshtė njė lloj ibadeti, andaj edhe ėshtė obligative qė ai i cili ther kurban atė ta bėj personalisht, sikur qė i bėnė tė gjitha ibadetet e tjera. Kjo ėshtė praktika e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., dhe ai personalisht e ka ther kurbanin pėr vete, familjen dhe pėr gjithė ummetin.
Xhabiri, r.a., transmeton: “Kur Muhammedi, a.s., e falte namazin e bajramit, e lexonte humben, dhe pastaj urdhėronte qė t’i sillen kurbanet e tij, tė cilat i therte duke u shprehur: “Nė emrin e Allahut, Allahu ėshtė mė i madhi! Ky kurban ėshtė pėr mua dhe pėr atė nga ummeti im, i cili nuk ka pasur mundėsi tė ther kurban.”
Aishja r.a., tregon se si Muhammedi e therte kurbanin: “Muhammedi, a.s., urdhėroi qė t’i sillet kurbani nė vendin nė tė cilin do ta ther. Kur iu soll njė dash brinak, me bark dhe kėmbė tė zeza, sy tė zi, kėrkoi qė t’i sillej njė thikė e mprehtė mirė. Mė pastaj e shtriu dashin dhe e shprehi kėtė: “Nė emėr tė Allahut, Zot im, prano kėtė ibadet prej Muhammedit, familjes sė tij dhe prej tė gjithė ithtarėve tė mi.”
Ėshtė e preferuar qė gjatė therjes sė kurbanit t’i lidhen kėmbėt, tė shtrihet nė anėn ė majtė dhe tė kthehet nga Kiblja, thika tė mprihet mirė dhe me kujdes tė madh veprohet. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., ka thėnė: “Allahu, xh.sh., ka urdhėruar qė tė sillemi me bamirėsi ndaj ēdokujt dhe secilės gjė, nėse diēkaje i merret jeta, bėni atė me mėnyrėn mė tė kujdesshme, nėse therni kurban, thereni atė me kujdes. Mprihni mirė thikat e juaja, lehtėsone kurbanin dhe mos e mundoni.” (Muslmi)
Mė se mirė ėshtė qė njeriu me dorėn vet ta bėj therjen, ndėrsa nėse nuk ka mundėsi apo frikėsohet, atėherė kjo do t’i besohet personit pėrkatės dhe tė devotshėm. Gjithqysh se do tė jetė prezent gjatė kryerjes sė aktit. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s, i ka thėnė Fatimės, r.a.: “Shko dhe prezanto kur tė theret kurbani yt, sepse me ēdo pik tė gjakut tė tij do tė tė falen gjynahet qė i ke bėrė!”
Gjatė therjes sė kurbanit duhet tė kihet kujdes qė me thikėn e mprehėt t’i priten tė dy enėt kryesore tė gjakut, gabzherri dhe laringu. Ebu Davudi transmeton se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., para se ta ther kurbanin i ka falur dy reqatė namaz nafile.
Shpėrndarja e mishit tė kurbanit
Nė kėtė lloj tė ibadetit vihet nė shprehje edhe momenti social, me tė dėshirohet qė t’u ndihmohet banorėve tė ngushtuar nė ditėt e gėzimit dhe relaksimit.
Allahu i Lartėsuar thotė: “(Vijnė) Pėr tė qenė tė pranishėm nė dobitė e tyre dhe qė ta pėrmendin All-llahun nė ato ditė tė caktuara (nė shenjė falėnderimi) dhe pėr qė i ka furnizuar me kafshė. Hani pra prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni tė ngushtuarin e tė varfėrin.” (El-Haxhxh, 28.)
Kurse i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., thotė: “Hani nga kurbani, mbani diēka pėr vete dhe shpėrndani sadaka”. (Muslimi)
Nė ajetin dhe hadithin e sipėrcituar tregohet sasia e caktuar e cila ndalet pėr vete dhe familjen, sikur edhe sasia e cila shpėrndahet. Mishi i kėtij lloji tė kurbanit ndahet nė tre pjesė: njė e treta i ndahet familjes, pjesa e dytė e sė tretės iu ndahet miqve dhe tjetra nevojtarėve dhe tė ngushtuarve.
Ibn Abbasi, r.a., transmeton se i Dėrguari, a.s., ka thėnė: “Me njė tė tretėn njeriu le ta ushqej familjen e tij, me pjesėn e dytė tė sė tretės le ta ushqej fqinjėt dhe pjesėn e tretė tė sė tretės le t’ua shpėrndaj nevojtarėve, nė atė ditė.”(Buhari, Muslimi)
Lejohet qė tė shpėrndahet i gjithė kurbani, madje nė raste tė nevojės sė madhe mund qė tė mbahet i tėri, mirėpo nuk lejohet qė tė shitet diēka prej tij. *
Krijoni Kontakt