Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 75
  1. #41
    E kujtoj Mjellmen, mbi te gjitha, si nje njeri me shume vullnet dhe dashuri per jeten, sido qe te vinte ajo...Mgjs u nda shpejt nga ne, arriti te bej shume miq, te cilet do e kujtojne gjithmone...
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol Lexo Postimin
    Rainer Maria Rilke

    Orë e rëndë

    Kush qan në këtë çast këtu apo atje nëpër botë
    Pa shkak qan nëpër botë
    qaj mbi mua
    Kush qesh në këtë çast këtu apo atje nëpër natë
    Pa shkak qesh nëpër natë
    qesh me mua
    Kush ngrihet në këtë çast këtu apo atje nëpër botë
    Pa shkak ngrihet nëpër botë
    eja drejt meje
    Kush vdes në këtë çast këtu apo atje nëpër botë
    Pa shkak vdes nëpër botë
    më vështro mua
    Të jetosh don të thotë të luftosh, ta ndalësh luftën, don të thotë nuk jeton.Pra, ia vlen të lufojmë,ë?

  3. #43
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Fatkeqsisht, nuk m'u dha ndonjehere rasti te komunikoja me Mjellmen ne forum, por gjithnje me ka bere pershtypje avatari i saj - nje mjellme duke lundruar ne kaltersine e pafundme (ta kete dashur kete te fundit aq shume, tmerresisht shume.) Po ashtu, duke ia lexuar shkrimet, kam arritur te kuptoj dicka nga karakteri i saj.

    I qofte i perhershem kujtimi!

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Citim Postuar më parë nga Finete Lexo Postimin
    Te nderuar miq te MJELLMES, nuk pata rastin te ju falenderoj kurr per mbshtetjen morale qe dhat per humbjen e motres sime qysh para 2 viteve. Sot u ben 2 vjet plot dhimbje, dhimbje qe aspak nuk po lehtsohet , thoshte Feridja e ndjer qe koha sheron dhimbjen sikur do te kisha mundsi ti qoja nji mesazh do ti thoja qe nuk esht aspak e vertet. Nena e Mjellmes nderroi jete pas nji viti nuk i duronte dot ditet pa Feriden, 4 muaj pas nenes ndrroi jete edhe vllau i Ferides.
    Keshtu qe viti i kaluar ishe shum i dhimbshem andaj deshiroj qe ju te gjith te jeni sa me afer njeri tjetrit dhe te kemi mirkuptim se jeta qenka shum e shkurt.
    Ky ishte mesazhi im dhe njekohsisht urimi per vitin e ri...

    Me respekt
    Motra e Mjellmes qe kurr spushon se lotuari.
    Me vjen shume keq Finete, behu e forte, I know your family would want that.
    Gjithe te mirat, dhe Zoti te bekoft!
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75

    Ngushllime Znj.Fitnete per Mjellmen

    Citim Postuar më parë nga Finete Lexo Postimin
    Te nderuar miq te MJELLMES, nuk pata rastin te ju falenderoj kurr per mbshtetjen morale qe dhat per humbjen e motres sime qysh para 2 viteve. Sot u ben 2 vjet plot dhimbje, dhimbje qe aspak nuk po lehtsohet , thoshte Feridja e ndjer qe koha sheron dhimbjen sikur do te kisha mundsi ti qoja nji mesazh do ti thoja qe nuk esht aspak e vertet. Nena e Mjellmes nderroi jete pas nji viti nuk i duronte dot ditet pa Feriden, 4 muaj pas nenes ndrroi jete edhe vllau i Ferides.
    Keshtu qe viti i kaluar ishe shum i dhimbshem andaj deshiroj qe ju te gjith te jeni sa me afer njeri tjetrit dhe te kemi mirkuptim se jeta qenka shum e shkurt.
    Ky ishte mesazhi im dhe njekohsisht urimi per vitin e ri...

    Me respekt
    Motra e Mjellmes qe kurr spushon se lotuari.
    .................................................. .................................................. ..............................

    Vizita te varri i Mjellmes.......Prill 2008,
    ....e mora rrugen nga Skenderaji per ne Drenas....per te vizituar Mjellmen ne Gradic...edhe ashtu isha me plot emocione sepse po vija nga Prekazi.....ne qender te Drenasit e ndaloj makinen....i pyes disa nxenes per rrugen njeri thoshte andej tjetri andej dhe ne fund e pyes nje ushtare te TMK-se e cila me shume dashamiresi me tha te pres sepse aty afer ishte nje koleg i saj nga Gradica.....pasi u pershendetem me tha keni mundesi te me pritni gjysem ore deri sa ti rregulloj disa pune dhe do te vazhdojm se bashku deri ne Gradic,e lash te takohemi ne Kafeterin Peshkopija....me vone pinem kafe se bashku dhe biseduam gjere e gjate per te gjitha hallet dhe gezimet qe kishin fshateret e Drenasit,me erdhi shume keq sepse me 170 Euro jetonte vet i dhjeti antar...... por....thoshte se do te behet mire .....edhe pse as ate vend nuk e kishte tani te sigurt pasi qe te reformohet TMK-ja....eh keshtu nganjehere sikur harrojm ata te cilet jeten e vet nuk e kursyen kur ishte koha(lufta)ndersa sot sikur i harrojm problemet dhe veshtersit e tyre.nuk jane vetem ata (invalidet,jetimet.....).
    Vazhduam rrugen afer Ferronikelit ,nje rruge gjarprore e shtruar me asfalt....Ushtarit i tregoj qellimin e vizites time dhe ai me tregon se te ndjeres Mjellma me von i ka vdek edhe i vllau pastaj edhe shume gjera te cilat nuk i dija.....duke vazhduar rrugen duke mu renduar edhe pesha e mallit e lotet veq sa nuk me pikonin.......rruga sa shkonte dhe veshtirsohej sepse kaluam nga asfalti ne toke te shtruar edhe aty-ketu kishte gropa...por vazhduam rrugen ngadale....edhe pse selin here rruga vinte duke u ngushtuar dhe duke u keqsuar,ndersa Ushtari me thoshte se pritet qe se shpejti ta rregullojn kete rruge pasi qe jane ndar mjetet dhe tani vetem edhe tenderi duhet te percaktohet.
    ....u afruam afer Varrezave dhe dolem nga makina per te vazhduar ne kembe te cilat me dridheshin sepse po i afrohem Mjellmes tani edhe fizikisht te cilen qe gati dy vite e njoh shpirterisht,po i afrohem Mjellmes sone te dashur e cila eshte pjese e jona....e shiqoj fotografin e skalitur ne gurin e varrit,shiqoj bueqeshjen e saj ,e preku mermerin dhe lutem per shpirtin e saj,lutem te me fal se nuk pata mundesi te vij me heret,lutem qe shpirti i saj te prehet ne qetsi dhe parajs..........aty afer saj ishte edhe varri i babait te saj Seferit,eh sa do te deshiroja ta kisha Mjellmen te gjalle te shijonte keto dite te Pavaresise se Kosoves,do te doja shume gjera por......besoj se shpirti Saj preku Lotin tim,shpirti saj ndjeu dhimbjen time....ehhh sa i pafat jam qe nuk pata mundesi ta njihja Mjellmen ma heret....por tani ne keto rrethana na duhet te "bisedojm" ne mes veti...Ehhh Mjellma ime e dashur tani edhe vet jam me i lehtesuar sepse qova ne vend Amanetin tim se kurdo qe te vij ne Kosove do te vizitoj....erdha dhe te pash dhe prap do te vij sepse je pjese e shpirtit tim te vuajtur ne mergim..
    .................................................. .................................................. .............................
    ps.Te shpreh ngushllimeZnj. Finete,me vjen keq qe nuk kisha rastin t´a njihja Mjellmen sa ishte ne jete,por qe dy vite ajo eshte ne jeten time....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Timi_1 : 06-09-2008 më 12:33
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Mjellma do te mbetet gjithenje nje mikeshe shume e cmuar per mua dhe eshte shume e sigurte se nuk do ta harroj kurre. Ajo me beri te jem pjese e ketij forumi dhe pervec miqesis qe me ofroi me shume dashamiresi dhe gjithenje e gatshme ishte te me ndihmonte, te me shtynte te shkruaja dhe ajo ne fakt edhe ka qene kritiku im i pare per cdo postim timin.

    Pushofte ne paqe dhe i qofte i lehte dheu i Kosoves qe aq pak i dha dhe aq shume mori nga ajo.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Para 9 ditesh (me 7 Janar 2009) u bene tre (3) vjet qekur motra jone e dashur, MJELLMA jone shume e respektuar (Feride Dervishi) na la lamtumiren e fundit. Forumi eshte shume me i varfer pa te, ne jemi shume me te varfer pa te, kurse une jam i zbrazet pa miqesine e saj, pa keshillat e saj dhe pa fjalet e saja te embla. Ne vitrinen e shperblimeve qe Mjellma mori eshte dhe kupa qe mori ne Filadelfia per poezine ne te mire, qe ma tregonte ne kamere me shume dashuri, libri i perkthyer nga anglishtja qe ia dhuroi te gjitha institucioneve parashkollore ne Kosove veren para se te nderronte jete dhe shume e shume kujtime per te. Mjellmush, pusho e qete ne token qe e deshe shume.
    Mos u harrofte kurre kujtimi per TY.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28
    Te nderuar miq une disi po e ndaj dhimbjen me ju,jam shumë e nderuar qe varri i Mjellmes vizitohet nga miqt e saj.
    Kur e marr rrugen per tek varri i saj disi shkon por kur ja kthej shpinen më duket se me mbeti krahu i djathtë duke u perqafu me të. Ne jemi rritur bashk deri ne moshen 20 vejqare por studimet na dhan drejtime te ndryshme,une me Mjellmen jemi pa per her te parë pas 13 vitesh ne Kosovë tek varri i babes. Mjellma mu drejtu keshtu "toka po me dridhet nder këmbe"pa babin.Pushimi zgjati 10 dit dhe prap u ndam ne Kosovë. Para se te ndrronte jetë mu lut eja ne amerik dhe preva bileten per ne shkurt 2006.Do festojm me tha deri ne mengjes per qdo ditë.
    Por disi sikur tia dinte zemra me tha nese zoti don edhe atë veq nese eshtë kysmet.Hyri ne operacion dhe unë isha e fundit qe fola me të dhe me kujtohet shumë mirë qe me tha ,mirë jam momentalisht edhe te lutem qka do qe ndhodh mos e le pa ardh ne amerik si e kemi planifikuar.Ishte diku kah ora 14.00 ne evropë (07.01.2006)mundohem ta marr ne celular por nuk pergjigjet,un isha e sigurt qe ajo kur e sheh numrin tim nese ashtë gjallë do te lajmrohet,por ja qe veq ishte ne gjendje kome.
    Isha ne Amerikë pasi qe Mjellma ndrroi jetë por ishte bosh, vetura e saj rrinte disi edhe ajo e shkreta duke vajtu,dhoma e saj ishte bosh,librat ishin disa te hapura ashtu siq i lishte hapur ,lulet disa mjellma (te mermerit) te vogla rrinin ne dritare,fotografitë e saj ishin ne nji album qe i kisht mledhur dhe renditur (nana me tregonte ) kishe plot mirënjohje,kishe plot shkrime,kisht plot kartolina se ku kisht qenë ne vizitë ,Mjellma kishte qenë per vizit ne burgun famkeq te Alkatrazit pastaj ne Kaliforni,Florida gjithandej kishte miqë,kishe edhe nji fond qe mbante nji familje 7 antarshe diku ne Malishevë. O zot ... Vinte era e saj ende ne dhomë.
    Kishte paguar edhe semestrin e fundit po mendoj edhe qe ishte edhe perfundimi i magjistrimit por ja qe jeta qe aq e shkurtë.Me besoni qe ajo kishte miq edhe ne Holivod, Richard Geer na ka ngushlluar permes nji buketi me lule.
    Nana e Mjellmes e kishte shumë veshtir,ajo asesi nuk o pajtua me fatin e Mjellmes.Edhe sot kesaj dite ashtë enigmë pse vdiq Mjellma.Ishte vdekje natyrore apo llapsus i mjeksis...
    Shumë po me brengos kjo humbje.

    Ju falemnderit shumë o miqtë e Mjellmes.
    Ju uroj nji vit te mbar.
    Me respekt motra e Mjellmes.
    Unë skam mundur te flas me aske deri tash per ketë sepse skam dashur kurr ta besoj qe Feridja ime e dashur ka ndrru jetë...

  9. #49

    Shume e nderura z. Finete, dhembjen qe e keni ju familja e Mjellmes sone te dashur e ndajme edhe ne se bashku me ju...sepse per mua Mjellma ishte vertete nje mike qe nuk mund te vleresohet me asgje. Ajo ishte qe me futi ne ket forum, ajo ishte qe me shtyri te shkruaj. Nje kohe kur kisha nje internet kafe timen dhe punoj deri ne mengjes, flisnim se bashku me ore te tera, por kurre nuk me ka treguar per problemet qe kishte, kurre nuk eshte ankuar...
    Eh beri shume per Kosoven, por ajo nuk beri asgje per te pervec 2 metra vend...
    Ngushillime edhe nje here ty dhe familjes.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-08-2008
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    75

    Pusho e qete engjulli im ,ne Parajs

    Aq shume kam lexuar shkresa dhe poezi nga Mjellma jone e dashur ,sa qe me duket se Ajo tani me eshte pjese e jetes time dhe e kam njohur qe prej vitesh.
    Ndersa ju te nderuar Forumist-e te cilet keni pasur fatin t`a njihni per se afermi Mjellmen (Feriden) ju lus qe te shpalosni qaste apo leterkembimet qe keni pasur me Mjellmen ne shenje respekti dhe perkujtimi ,flm

    Znj.Fitnete me vjen keq qe ke shkuar mbas vdekjes se Mjellmes ne Amerik edhe ate pas 13 vitesh pa u pare ,per mua thjesht ke bere nje gabim te madhe qe nuk ke shkuar me heret,13 vite jane shume per nje qik te axhes mos me e taku !

    Me respekt Timi_1
    Më ka marrë malli t'ia puth mëngjeset Prishtinës!
    Mjellma e ndjerë

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215

    Në kujtim të Mjellmës - Feride Dervishi

    Pas një mungese të gjatë u ktheva në Forumin Shqiptar. U ktheva pikërisht për të gjetur ndonjë material të ri për Mjellmën - Feride Dervishi. Dhe më preku fakti se ajo jeton edhe sot në kujtesën e shumë miqve të saj. Unë suedezi kam qenë i pari të lajmërojë në forumet shqiptarë për humbjen e saj në janar 2006 dhe ky lajmërim i trishtueshëm solli mbi 170 përgjigje ngushëllimi.
    Më Mjellmën jam njohur përmes pullave postare - ishim koleksionistë të dy. Albumi i saj me pulla ishte kujtimi i saj i vetëm material nga vatra familjare në Kosovë - e shpëtoi ajo nga zjarri kur erdhën serbët për të djegur shtëpinë atje në Drenicë. Zhvilluam një korrespondencë të dendur, biseduam me telefon - por nuk u takuam. Zëri i kësaj gruaje trupshkurtër dhe me shpirt të madh edhe sot tingëllon në veshët e mi. Megjithëse nuk u takum kurrë ajo sikur u bë motra ime e vogël, motra e shpirtit, sepse motër nuk më kishtë dhënë Nëna ime e dashur.
    Për mua si albanolog ishte kënqësi e vecantë të ndihmoj Feriden me përkthimin e veprës që u quajt "Rënia e Gjethit Ilir". Një histori e bukur - por vetëm 6 muaj më vonë ndërroi jetë Feridja.
    Mirëpo, nga libri i saj dimë se vdekja nuk ekziston.... trupi ynë vetëm transformohet në një formë të re, një qenie të re. Kur shikoj mjellmat mendoj: pikërisht ajo mjellmë mund të ruajë shpirtin e së dashures Feride Dervishi.
    Dhe më në fund një lutje: Kush ka një fotografi të mirë të Ferides, ju lutem të ma dërgoni më postë elektronike. Jam duke përgatitur një artikull përkujtimor për një revistë suedeze "Nordisk Filateli" (Filateli Nordike) ku botojnë histori nga jeta a filatelistëve... Kam një fotografi të madhe që më dërgoi Feridja, por për revistën nuk është e përshtatshme. Ju lutem shumë të më ndihmoni, nëse keni fotografinë e saj.
    Me përshëndetje
    Ullmar Qvick, Suedi
    Ullmar Qvick

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28
    I nderuari Ullmar une kam fotografi te motrushe Feride. Nese mundesh me ma dergu edhe adresen ku jeton ne Suedi. Te pershendes shumë nga Kristiansandi.
    Me respekt Finete.
    Motra e Ferides.

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    E nderuar Finete:
    Sa mirë se mund të më dërgosh fotografinë e Ferides. Në atë mënyrë do të bëhet ilustrim i artikullit tim kujtimor në "Nordisk Filateli". Adresa ime: ULLMAR QVICK, TROZELLIGATAN 43, SE-603 52 NORRKÖPING, SVERIGE.
    Nëse fotografia është vetëm në një kopje, mund ta kthej, Në cdo rast, Finete, më jep edhe adresën tënde për kontakt.
    Përshëndetje miqësore nga
    Ullmari
    Ullmar Qvick

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28
    Shumë i nderuari Ullmar do ti dergoj sa ma shpejt fotot e Ferides,por edhe adresen time ta dergoj ne kartolinë.
    Te pershendes shumë dhe ju uroj punë te mbarë.
    Me respekt Motra e Ferides.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Mjellmush, më ka marrë malli...

    Sot eshte data 7 Janar 2012, 7 vjet nga dita kur Mjellma jone e dashur (Feride Dervishi) shkoi ne amshim. Sot u bene 7 vjet qekure semundja na e mori atehere kur veprat e saj, pune e saj filloi te lulezoj dhe te marre dhene nder shqiptar. Edhepse ne Ameriken e larget ajo kurr nuk iku nga Kosova, kur nuk e harroi Kosoven. Akoma dhe gjithenje do te me tingelloj ne vesh zeri i saj i embel dhe i dashur.
    Mjellmush vertete me ka marre shume malli per ty. Uroj te prehesh e qete ne Kosoven tende te lire e te pavarur. Kurre mos u harrofte emri yt. Lavdi jetes dhe vepres tende e dashur Feride.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  16. #56
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Mjellmush, më ka marrë malli...

    Shpirti ju prehte ne paqe Mjellmes sone ! perqafime Fitnete
    What goes around---comes around

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Mjellmush, më ka marrë malli...

    Ka qene ketu anetare e forumit?

    Ngushllime te gjitheve atyre qe e kane njohur!

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28

    Për: Mjellmush, më ka marrë malli...

    I nderuar,falemnderit ne emer te familjes se Ferides qe per qdo vit e perkujtoni ddhe e qmoni me mallë punen dhe vepren e saj. Semundja na e mori papritmas, por shyqyr zotit qe ka shokë dhe miq qe e perkujtojnë. Na jemi shumë krenar qe motrushja jonë ka miq te ketillë.Zoti e bekoft familjen tuaj dhe juve.
    Me respekt motra e Mjellmes.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28

    Për: Mjellmush, më ka marrë malli...

    Falemnderit e dashur.Edhe nga ketu keni perqafime.
    Me resspekt motra e Mjellmes.

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-01-2006
    Vendndodhja
    Norway
    Postime
    28

    Për: Mjellmush, më ka marrë malli...

    Po e nderuar ktu ka qenë antare per shumë vite,kerko me nofken Mjellma edhe gjen postime.
    Te pershendes.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •